Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream
Yesterday — 25 December 2025Main stream

Sërish Krishtlindje të përgjakura në Ukrainë/ Krisafi: Kievi s’do ketë asnjë garanci, është një iluzion

By: Rovena
25 December 2025 at 21:31

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me luftën në Ukrainë dhe rolin e aktorëve ndërkombëtarë.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk e trajtojnë Ukrainën si një çështje etike dhe nuk ofrojnë garanci të drejtpërdrejta sigurie, duke mos hyrë në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Krisafi theksoi se Uashingtoni vijon të mbajë qëndrimin se barra kryesore e garancive duhet të bjerë mbi Europën, ndërsa zbatimi i tyre mbetet problematik për shkak të përballjes me Rusinë. Ai u shpreh se dhënia e garancive për Ukrainën mbetet një iluzion, sidomos në kushtet kur forcat ruse po shënojnë përparime në terren dhe kërkojnë zbatimin e shumicës së kushteve të tyre.

“Shtetet e Bashkuara nuk japin garanci dhe nuk e shikojnë Ukrainën si një çështje etike. Nuk bëjnë luftë me Rusinë për Ukrainën. Amerika vazhdon me të njëjtën logjikë se garancia më e madhe duhet që të jetë Europa. Problemi i zbatimit të garancive të Ukrainës është se nga ana tjetër është Rusia. Unë mendoj që Ukraina nuk do të ketë asnjëherë garanci, është një iluzion. Rusët për aq kohë sa janë duke fituar në terren, kërkojnë që të zbatohet pjesa më e madhe e kushteve”, tha Krisafi.

Before yesterdayMain stream

Kievi zbulon planin me 20 pika/ Eksperti: Ukraina kërkon garanci. Interesi më i madh i Rusisë integrimi në arenën europiane

By: Rovena
24 December 2025 at 21:50

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Andi Hoxhaj, pedagog në King’s College, tha se rruga drejt paqes në Ukrainë është më afër se kurrë, duke theksuar se vendi pritet të mos preket territoriallisht dhe kjo përbën një zhvillim pozitiv si për Ukrainën ashtu edhe për presidentin Volodymyr Zelensky.

I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, Hoxhaj nënvizoi se integrimi i Ukrainës në Bashkimin Europian deri në vitin 2028 shihet si një garanci alternative sigurie, në një kohë kur disa vende të BE-së kundërshtojnë anëtarësimin e saj në NATO, ndërsa garancia paqeruajtëse pritet të mbështetet nga Europa me SHBA-në në rolin e monitoruesit.

Thuhet që Ukraina nuk do të preket dhe kjo është diçka pozitive si për vendin ashtu edhe për Zelenskyn. Ukraina ka kërkuar gjithmonë që të ketë garanci në NATO, shikohet që Ukraina të bëhet pjesë e BE brenda vitit 2028 dhe kjo mund të jetë një garanci për të mbajtur Ukrainën.

Plani është goxha i qartë, ku thuhet se garancia paqeruajtëse do jetë nga europianët, kurse SHBA do jetë monitorues. Interesi më i madh i Rusisë është që të marrë një pjesë të atyre tokave që synon. Shumë vende të Bashkimit Europian janë shprehur kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Rusia ka objektiva të tjera, jo vetëm Ukrainën, do që të integrohet përsëri në arenën europiane.

Mendoj që rruga drejt paqes është shumë afër. Kjo është pjesë e një lojë të madhe gjeopolitike, që palët kërkojnë ta zgjidhin paqen në pak muaj”, tha Andi Hoxhaj.

“Ukraina fitues dhe humbës i madh”/ Prenga: Zelensky të pranojë humbjen e vogël, për të kursyer…

By: Rovena
24 December 2025 at 21:31

Gjenerali Dede Prenga, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë, duke theksuar se situata aktuale e vendit përfaqëson njëkohësisht një fitore dhe një humbje të madhe.

Sipas tij, çdo përpjekje drejt ndaljes së luftimeve do të thotë jetë të kursyera, si në front ashtu edhe mes civilëve, ndërsa paralajmëroi se mesazhet pesimiste mund të ndikojnë negativisht në moralin e ushtarëve. Prenga vlerësoi reagimin e presidentit Volodymyr Zelensky si pozitiv në kushtet e presionit të shtuar, por nënvizoi se një marrëveshje eventuale do të përbënte përfitim të padrejtë për Rusinë, në një kohë kur presionet ruse janë intensifikuar si në vijën e frontit, ashtu edhe në thellësi të territorit ukrainas.

Ai shtoi se Bashkimi Europian nuk është aktualisht në pozicion për të luajtur një rol vendimtar, duke theksuar nevojën për trysni më të madhe nga BE dhe SHBA për të shmangur humbje më të mëdha.

“Unë dua të besoj dhe të theksoj me forcë, se Ukraina në këtë rast është fitues i madh, por edhe humbës i madh. Fitorja do të thotë jetë të kursyera jo vetëm në frontin e luftës, por edhe në jetë të pafajshme. Nuk duhet të jepen lajme të tilla sepse jep motiv negativ në ushtarët në vijën e frontit. Unë e shikoj si një reagim pozitiv të Zelenskyt, në pozicionin mes presionit që ndodhet. Finalizimin e një marrëveshjeje unë e shikoj si një përfitim të padrejtë nga pala ruse.

Janë intensifikuar presionet në thellësi, por edhe në vijën e frontit të luftës nga ana ruse. BE për fat të keq nuk është në pozitë për të luajtur rol vendimtar. Në këto kushte do të thoja që BE dhe SHBA duhet të ushtrojë trysni dhe Zelensky duhet të pranojë një humbje të vogël, për të kursyer një humbje të madhe”, tha Dede Prenga./abcnews.al

Irani gati të sulmojë Izraelin?/ Neziri: S’heq dorë nga programi bërthamor. Ka pasur stërvitje me raketa balistike!

By: Rovena
23 December 2025 at 22:36

Kolonel Sami Neziri, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ka deklaruar se Irani vijon të mos heqë dorë nga programi i tij bërthamor dhe zhvillimi i raketave balistike, pavarësisht marrëveshjes së arritur pas përfundimit të luftimeve 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit në qershor të këtij viti.

Sipas Nezirit, Teherani ka shfrytëzuar periudhën pas konfliktit për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet izraelite dhe amerikane, si dhe për të rritur prodhimin e raketave balistike. Ai theksoi se ditët e fundit janë raportuar edhe stërvitje me raketa balistike, të konfirmuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, duke rritur shqetësimet për sigurinë në rajon.

“Ajo që vërtetohet edhe një herë është që Irani nuk heq dorë nga programi i saj bërthamor dhe nga raketat balistike. Kjo është gjëja e parë që vihet re nga të gjitha këto zhvillime, pavarësisht asaj marrëveshjeje që u arrit në fund të luftimeve 12 ditore mes Iranit dhe Izraelit ne qershor të këtij vitit.

Gjëja tjetër është që natyrisht që Irani e ka shfrytëzuar këtë periudhë nga qershori dhe e ka shfrytëzuar për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar që pati nga Izraeli dhe nga SHBA. Natyrisht që ka rritur edhe prodhimin e raketave balistike. Këto ditë madje edhe dje është njoftuar që ka pasur edhe stërvitje me raketa balistike. Kjo është njoftuar nga Shtetet e Bashkuara edhe nga Izraeli sepse natyrisht që ka ekzistuar edhe frika”, tha Neziri./abcnews.al

“Ushtria ukrainase në momente dobësie”, Krisafi: ‘Luftë sfilitjeje’, marrja e territoreve është pasojë e …

22 December 2025 at 21:37

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledjon Krisafi, ka deklaruar se luftimet në Ukrainë po zhvillohen si një luftë sfilitjeje, ku shkatërrimi i kundërshtarit është qëllimi kryesor dhe territori mbetet pasojë. Ai theksoi se Kupjansk ka qenë një nga qytetet më të luftuara, duke kaluar disa herë nga duart e rusëve te ukrainasit. Sipas Krisafit, beteja për Donetskun pritet të vijojë edhe në vitin 2026, me përplasje të forta në një territor rreth 5 mijë kilometra katrorë. Ai shtoi se rënia e Sivjenskut brenda shtatë ditësh, pas katër vitesh rezistencë ukrainase, tregon dobësi në ushtrinë ukrainase.

“Janë dy qytete që po luftohen. Kupjansk-u ka qenë qyteti më i luftuar; rusët e morën dhe u rimor sërish nga ukrainasit. Lufta vijon në çdo moment, është luftë sfilitjeje të kundërshtarit. Territori është pasojë, sepse qëllimi është shkatërrimi i kundërshtarit. Rusët po mundohen të shkatërrojnë sa më shumë ukrainas.

2026 është lufta për 5 mijë kilometra në Donetsk. Ushtria ukrainase ka luftuar katër vite në Sivjensk dhe u mor për shtatë ditë nga rusët. Kjo tregon dobësi nga ushtria ukrainase. Sivjensku është një lloj porte për të shkuar në dy territoret e papushtuara në Donetsk. Nëse lufta vijon në këtë mënyrë, do të kemi ndryshime në kilometra. Rusia ka marrë rreth 5 mijë kilometra gjatë këtij viti, sa qarku i Gjirokastrës.”  / abcnews.al /

“Europa, ‘e suksesshme’ në presionin ndaj SHBA”/ Rusi-Ukrainë, Shala: Zelensky, më i vendosur pasi…

17 December 2025 at 21:39

Eksperti Xhavit Shala komentoi zhvillimet në frontin e luftës, në tentative të vazhdueshme për një paqe të mundshme. Ai tha se presidenti amerikan Donald Trump po premton kthim territoresh që nuk i përkasin atij dhe se edhe plani fillestar me 28 pika u reduktua pas reagimeve të forta, përfshirë ato nga republikanët, në planin me 20 pika.

Sipas Shalës, europianët kanë qenë të suksesshëm në presionin që kanë ushtruar, gjë që e ka bërë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky më të vendosur. Ai theksoi se edhe plani europian nuk e përjashton shkëmbimin e territoreve, por kjo nuk duhet të paraqitet si dorëzim apo kapitullim.

“Këto plane nëse janë të vërteta siç flitet, nuk kishin pse të përmendeshin. Trump po premton kthim territoresh që nuk i ka të veta. Edhe plani me 28 pika që e proklamua në fillim pati një reagim të jashtëzakonshëm edhe nga vetë republikanët që u kalua në variantin me 20 pika. Edhe ky variant vijoi të reduktohej.

Europianët kanë qenë të suksseshëm në presionin që kanë treguar ndaj amerikanëve. Zelensky ka qenë më i vendosur sepse ka pasur një mbështetje më të madhe europiane. Edhe plani europian nuk është se e mohon shkëmbimin e territoreve, por nuk duhet të quhet që u dhanë në kushtet e kapitullimit. Duan ta kalojnë në aspektin e një kalimi paqësor, ndryshimi me dhunë legjitimon sistemin ndërkombëtar që ka funksionuar pas luftës së dytë botërore.”  / abcnews.al /

“Ukraina, garanci sigurie të detyrueshme”, Neziri: Rusia nuk është e interesuar për paqe, kërkon marrje territoresh

16 December 2025 at 21:35

Kolonel Sami Neziri ka deklaruar për War Report se Ukraina është e gatshme të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO në këmbim të garancive ligjore për sigurinë e saj. Ai theksoi se çështja e territoreve mbetet e komplikuar, pasi Rusia i ka aneksuar disa zona dhe Ukraina i konsideron pjesë natyrale të saj.

Neziri shtoi se Ukraina është më e interesuar për një marrëveshje paqeje, ndërsa Rusia synon të mbajë apo të zgjerojë territoret e pushtuara. Ai vuri në dukje se bisedimet në Berlin parashikojnë dërgimin e trupave ndërkombëtare nëse arrihet një marrëveshje paqeje.

“Ukraina e ka të drejtën të ketë garanci të ligjshme sigurie. Ukraina ka deklaruar se është e gatshme të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO në këmbim të garancive të sigurisë ligjërisht të detyrueshme, të parashikuara në ligj. Çështja e territoreve nuk i shërben zgjidhjes, pasi Rusia pretendon se i ka aneksuar ato dhe i ka bërë pjesë të kushtetutës së saj, ndërsa Ukraina i konsideron pjesë natyrale të territorit të vet.

Sa i përket interesave për një marrëveshje paqeje, Ukraina është më e interesuara, pasi është më e dëmtuara nga kjo luftë. Janë zhvendosur popullata të tëra dhe vendi kërkon një marrëveshje të drejtë. Rusia, nga ana tjetër, nuk duket e interesuar për një marrëveshje paqeje, pasi synon të mbajë territoret që ka pushtuar ose edhe të marrë më shumë.

Shtrohet pyetja se kush do ta garantojë që ato zona do të jenë neutrale dhe kush do të garantojë që Rusia nuk do t’i pushtojë sërish. Në bisedimet në Berlin, vendet ranë dakord që, nëse arrihet një marrëveshje, të dërgojnë trupa në terren.”  / abcnews.al /

Doktrina turke ‘Mavi Vatan’/ Shala: Turqia synon të zhvillojë interesat në daljet detare

15 December 2025 at 21:28

Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala, tha për War Report se disa shtete ballkanike po shtojnë problematikat e sigurisë në rajon për shkak të garës së armatimit. Shala theksoi se kjo situatë ka krijuar një spirale pasigurie, ku armatosja e një shteti nxit frikë dhe reagim te shtetet e tjera.

Ai u ndal edhe te tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, të cilat janë zgjeruar nga Egjeu deri në Mesdheun Lindor dhe Qipro, për shkak të pretendimeve mbi naftën dhe gazin. Sipas Shalës, në këtë klimë tensioni është e domosdoshme hapja e një shtegu për diplomaci.

“Janë dy shtete ballkanike që ia shtojnë Ballkanit problematikat në fushën e sigurisë. Vitet e fundit ka pasur një garë armatimi mes Serbisë dhe Kroacisë, e cila ka ardhur si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare. Ka një spirale drejt pasigurisë, pasi disa shtete, kur shohin një shtet që armatoset, përballen me dilemën e sigurisë.

Greqia ka pasur në themel të politikës së saj idenë e “Greqisë së Madhe” dhe synimi i saj nuk ka qenë vetëm në territoret shqiptare, por deri në Anadoll. Përplasjet mes tyre janë zgjeruar edhe në Mesdheun Lindor dhe në Qipro. Pas viteve 2010, në kërkimet në Mesdheun Lindor janë zbuluar rezerva nafte dhe gazi që ende nuk janë shfrytëzuara dhe për to ka pretendime.

Turqia është përpjekur të jetë aktive dhe ka doktrinën “Mavi Vatan”, ose “Atdheu Blu”, që synon të zhvillojë interesat turke në Detin Egje, Detin e Zi dhe në Mesdheun Lindor. Turqit pretendojnë se kanë të drejtat e tyre natyrore. Duhet t’i hapet një shteg diplomacisë.”  / abcnews.al /

“SHBA interes të ruajë dominancën kundër Europës”, Qirjazi: Fraksionimi i Europës ‘ushqen’ frymën e Trump për përçarje

10 December 2025 at 21:38

Eksperti Redjon Qirjazi ka komentuar strategjinë e SHBA në Europë dhe ndikimin e saj mbi aleancat dhe konfliktet rajonale. Ai thekson se SHBA e sheh veten si aktor dominues dhe kërkon mënyra të reja për t’u përfshirë në kontinentin europian, veçanërisht pas konfliktit Rusi-Ukrainë.

Qirjazi paralajmëron se një Europa me pavarësi më të madhe mund të reduktojë ndikimin e SHBA. Ai shton gjithashtu se fraksionimi i Bashkimit Europian dhe tensionet e brendshme ushqejnë frymën e politikanëve populistë si Trump dhe synojnë përçarjen e kontinentit.

“Kjo strategji lidhet me mënyrën sesi SHBA e sheh veten. Aktualisht kemi një konflikt Rusi-Ukrainë, ku vendet e Europës po fitonin pavarësi në çështjet e sigurisë nga SHBA. Amerika e gjente veten brenda NATO-s duke u dukur si jashtë mode dhe duhej të gjente forma të tjera për t’u përfshirë në kontinentin europian.

Shihen politika transaksionale tipike, si ato të Trump-it, ku nxitja e përçarjes në vendet e Europës shkon në interes të SHBA, sepse lejon riformulimin e aleancave të reja brenda strukturave të sigurisë. Në terma afatshkurtër, kjo krijon tensione dhe rrjedhimisht forcon vullnetin e SHBA. Ky është një indikator i një vlerësimi që SHBA bën edhe për vetveten: kur je në majë ke vetëm një drejtim ku mund të shkosh. SHBA ka interes që të orkestrojë vendet e tjera dhe të ruajë dominancën kundër Europës.

Edhe shumë aleanca të vjetra, që kanë shtetet europiane, duhet të vendosin nëse do të kthejnë fytyrën drejt Europës apo do të mbajnë lidhje të forta me SHBA. Nëse Europa vendos të ndjekë një politikë me pavarësi më të madhe, SHBA humb influencë. Nëse kemi një fraksionim të BE-së, si pasojë e politikave të ndryshme, sidomos në çështjen e emigracionit, mund të kemi një Europë të dobësuar. Kjo ushqen frymën e madhe të Trump-it dhe synon përçarjen e kontinentit.”  / abcnews.al /

“Rusia pushton 6 km katrorë në ditë”/ Sami Neziri: Nuk kemi një sukses të dukshëm të Rusisë në terren

By: Rovena
9 December 2025 at 21:25

Kolonel Sami Neziri vlerëson se situata në frontin ukrainas mbetet e qëndrueshme, pavarësisht përparimeve të vogla taktike të Rusisë. Ai thotë se ish-presidenti amerikan Donald Trump i është drejtuar Ukrainës duke theksuar admirimin për fuqinë dhe rezistencën e saj, ndërsa nënvizon se në konfliktet afatgjata “fiton madhësia”.

Sipas Nezirit, raporti i forcave aktualisht është 3 me 2 në favor të Rusisë, por kjo nuk përbën një sukses të dukshëm në terren dhe Ukraina nuk rrezikon humbje as në afat të shkurtër, as në afat të mesëm. Rusia, thotë ai, ka realizuar vetëm përparime graduale që mbeten në nivel taktik dhe ende nuk janë shndërruar në përfitime strategjike.

“Trump i është drejtuar Ukrainës, se admiron fuqinë dhe rezistencën, por që në fund fiton madhësia. Nuk kemi një sukses të dukshëm të Rusisë në terren. Nuk besoj se Ukraina në kontekst afatshkurtër ose afatmesëm është duke humbur luftën. Raporti i forcave në terren është 3 me 2 për Rusinë.

Forca që mësuan duhet të jetë më e fortë. Rusia ka një përparim gradual, nuk është një sasi e madhe. Këto quhen më shumë suksese të vogla taktike. Por, këto duhet që t’i kthejë në përparime strategjike. Rusia sot nuk është në parametrat e asaj fuqie që kishin separatistët”, tha Sami Neziri.

Paqja…larg sheshbetejës!/ Sotiri: Bisedime të dështuara, aq kohë sa Putin nuk dorëzohet! Ndihmat ndaj Ukrainës…

4 December 2025 at 21:23

Ekspertja e gjeopolitikës, Juxhina Sotiri ka analizuar për “War Report” zhvillimet e fundit rreth konfliktit Rusi–Ukrainë, duke theksuar se dinamika aktuale po tregon një rritje të tensioneve dhe një reduktim të shpresave për një marrëveshje të shpejtë paqeje.

Sipas saj, pozicionimet e reja të aktorëve kryesorë – veçanërisht SHBA-së, Rusisë dhe vendeve të BE-së – po ndikojnë drejtpërdrejt në terren, ndërsa raundet e fundit të negociatave kanë rezultuar të pasuksesshme. Sotiri vlerëson se situata është bërë edhe më komplekse nga mënyra se si Moska po e shfrytëzon kohën si avantazh strategjik, ndërkohë që Perëndimi po shton ndihmat financiare dhe ushtarake për Ukrainën.

“Duket sikur Trump është më pranë marrëveshjes së paqes. Duhet të analizohet se si po e përdor Putini kohën si një prej avantazheve më të rëndësishme. E kemi parë edhe në takimin në Alaska dhe para disa ditësh, agresioni rus ka qenë më i fortë kundër Ukrainës. Nga ana tjetër, ka një besim të tepruar se do të arrijë objektivat e tij dhe do të dalë i respektuar në sytë e botës.

Ky konflikt do të vazhdojë i tillë edhe për disa muaj. Edhe ky raund i negociatave ishte një nul dhe janë bisedime të dështuara për sa kohë Putini nuk dorëzohet. Ka një aspekt pozitiv nga ajo që dëgjuam mbrëmë, ku është shumëfishuar ndihma financiare dhe do të ketë blerje më të mëdha nga SHBA që do të shkojnë në Ukrainë. Nga ana e BE-së, është zotuar ulja e varësisë nga gazi rus dhe dje u shpall zotimi që deri në vitin 2027 kjo gjë të përmbyllet.”  / abcnews.al /

“Rusia nuk kërkon marrëveshje”, Krisafi: Ukraina s’lëshon territor, të dyja palët mendojnë se do fitojnë luftën

3 December 2025 at 21:26

Eksperti i gjeopolitikës, Ledjon Krisafi, ka komentuar për ‘War Report’ zhvillimet më të fundit në luftën Rusi–Ukrainë, duke theksuar se aktualisht nuk ekziston asnjë perspektivë reale për arritjen e një marrëveshjeje paqësore.

Sipas tij, qëndrimet ekstreme të të dyja palëve, mungesa e gatishmërisë për kompromis dhe roli joefektiv i SHBA-së si ndërmjetëse, e mbajnë konfliktin të bllokuar dhe e shtyjnë drejt një lufte të zgjatur në vendnumëro.

“Faji është i të gjithëve. Ukrainasit dukeshin qartë se nuk ishin të gatshëm të jepnin territor. Ka një pjesë shumë të fortë nacionalizmi në Ukrainë që nuk pranon të lëshojë asnjë territor. Nga ana tjetër, rusët janë të bindur se po fitojnë luftën dhe duan të arrijnë maksimumin e tyre. Rusia nuk ka ndërmend të bëjë asnjë marrëveshje. Rusët janë të gatshëm të vazhdojnë luftën dhe ta zgjidhin konfliktin në terren. Ose lufta do të mbetet në vendnumëro, dhe kjo mund të krijojë hapësirë për një marrëveshje.

Amerikanët nuk po e kryejnë rolin e tyre si ndërmjetës. Deklarata e vitit ishte se Ukraina nuk ka humbur, por fronti i luftës është në drejtimin e gabuar. Të dyja palët mendojnë se mund ta fitojnë luftën dhe, për pasojë, nuk ka asnjë shans që të arrihet një marrëveshje.”  / abcnews.al /

Plani i paqes në tryezën ruse/ Shala: Rusia ‘nuk lëshon pe’! Putin kërkon të arrijë maksimumin

2 December 2025 at 21:32

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala komentoi zhvillimet në frontin e luftës me një deklaratë të fortë të Putinit për Evropën dhe një plan paqeje në tryezë.

Shala tha se plani 24-pikësh i Europës nuk përmbush kriteret e Moskës dhe se Rusia është toleruar. Eksperti komentoi Rusinë duke thënë se në frontin e luftës “nuk po shkëlqejnë” ndryshe nga çfarë promovojnë, dhe se sa i takon territoreve mbeten kokëfortë duke mos lëshuar pe.

“Pushtimi i Pokrovskit dhe retorika e ashpër ndaj Europës janë dy gjëra që ndodhën përpara takimit të Putinit. Në këtë rast, ai deshi të sfumonte planin, sepse informacionin e ka. Planin që do të parashtrohej ai e dinte dhe ka dashur të shpallë fajtore Europën, jo Ukrainën. Plani 24-pikësh i Europës nuk plotëson kriteret e Moskës, por plotëson planin strategjik të Rusisë. Në një nga pikat thuhet se Ukraina duhet të falë territore.

Europa e toleroi shumë Putinin, por ai kërkon të arrijë synime maksimaliste. Ata nuk lëshojnë pe dhe synimi i tyre është që jo vetëm ato që pretendojnë, por edhe ato që nuk u takojnë, t’i marrin. Vetëm atëherë mund të kënaqen! Në frontin e luftës “nuk po shkëlqejnë”. Duhen 2–3 vjet që të marrin ato territore që i kanë përfshirë në Kushtetutën ruse.”  / abcnews.al /

❌
❌