Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Main stream

Labit i shprehin sërish ngushëllime banorët pas rikthimit në Big Brother

20 January 2026 at 15:56


Labinot Rexhës i është lejuar të marrë pjesë në varrim të gjyshit të tij në Rahovec.

Ai ishte i pranishëm në ceremoninë mortore me kamera duke u përcjell nga produksioni.

Të njëjtit nuk iu lejua që të fliste me familjarët dhe as me të pranishmit atje.

Foto: Instagram

Pas kësaj, këngëtari u kthye në shtëpi dhe u prit nga banorët me duartrokitje.

Ata i shprehën sërish ngushëllime dhe e përqafuan me rikthimin në shtëpinë e famshme.

Foto: YouTube

"Emocione të papërshkrueshme, faleminderit shumë", tha ai.

Labi nga ana tjetër do të vazhdoj rrugëtimin në Big Brother me përkrahjen e familjes. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Zbulohen detaje të reja të sulmit të aktorit Kiefer Sutherland ndaj shoferit

20 January 2026 at 15:22


Aktori amerikan, Kiefer Sutherland, u arrestua më 14 janar në Los Angeles për një incident me një shofer i cili ofron shërbime transporti pasagjerësh nëpërmjet një platforme dixhitale dhe burimet nga Policia tani po zbulojnë detaje të reja të sulmit të dyshuar fizik.

Siç konfirmuan burimet për ABC News, Sutherland dyshohet se "e ka goditur shoferin disa herë dhe është përpjekur ta mbytë" ndërsa drejtonte makinën.

Shoferi i tha policisë se, nga frika për sigurinë e tij, ai iku me vrap nga makina për t'iu larguar aktorit.

Foto: EPA-EFE

Sipas informacioneve në dispozicion, shoferi nuk pësoi ndonjë lëndim që do të kërkonte ndërhyrje mjekësore.

Dëshmitarët e incidentit, i cili ndodhi më 12 janar, pohojnë se Sutherland ishte nën ndikimin e alkoolit dhe se shoferi kërkoi ndihmë ndërsa përpiqej të arratisej.

Policia deklaron se në automjet ishte instaluar një kamerë, e cila mund të përmbajë pamje të një pjese të incidentit, të cilat mund të kenë rëndësi në procedurat e mëtejshme.

Edhe pse aktori nuk është akuzuar ende, Zyra e Prokurorit të Qarkut të Los Angelesit i tha ABC News se akuzat mund të ngrihen muajin tjetër, pas paraqitjes së tij të planifikuar në gjykatë.

Sutherland u arrestua me dyshimin për kërcënime serioze dhe u lirua nga paraburgimi pasi pagoi një garanci prej 50,000 dollarësh. Ai është planifikuar të paraqitet në gjykatë më 2 shkurt. /Telegrafi/

“Palimet që i kam bërë unë, ti edhe në tre Big Brother-a”, Londrimi i ashpër me Hygertën

20 January 2026 at 14:40


Gjatë ditës së sotme (e martë) ka ndodhur një diskutim i ashpër mes Londrim Mekajt dhe Hygerta Sakos.

Hygerta i tha Londrimit se që të dy kanë bërë lojë të njëjtë, por banori nuk u pajtua me këtë fakt.

“Palimet që i kam bërë unë, ti edhe në tre Big Brother-a nuk mund t’i bësh”, tha ai.

Foto: YouTube

Kjo nisi gjatë Prime-t ku banorja e akuzoi se vetëm ka kërcyer dhe se për vete vetëm ka fjetur.

E njëjta ia theksoi disa herë se kanë bërë lojën e njëjtë dhe se nuk ka ndonjë dallim të madh.

Megjithëse tani kanë kaluar dy muaj që nga nisja e spektaklit dhe gara veçse po bëhet më e ashpër.

'Lufta' ka nisur në shtëpi pasi të gjithë synojnë finalen e çmimin e madh. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Edhe pse është 'në luftë' me familjen, Brooklyn Beckham dëshiron të pajtohet me motrën e tij

20 January 2026 at 14:02


Brooklyn Beckham po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me motrën e tij 14-vjeçare Harper Beckham, pavarësisht se është 'grindur' me pjesën tjetër të familjes së tij.

Qëndrimi i tij ndaj motrës më të vogël është i ndryshëm nga qëndrimi që ka ndaj prindërve të tij, Victoria dhe David Beckham dhe ai dëshiron ta mbrojë atë nga grindjet familjare, sipas një burimi.

Ai vazhdoi duke thënë se situata bëhet më e vështirë nga fakti që ajo jeton me ta dhe se Brooklyn Beckham dëshiron të jetë në marrëdhënie të mira me të gjithë në familje përveç prindërve të tij.

Foto: EPA-EFE

"Kjo është arsyeja pse ai ende flet me gjyshërit e tij dhe e ka bërë këtë që nga fillimi i gjithë kësaj", shtoi burimi për Daily Mail.

Brooklyn shkaktoi një ortek reagimesh në rrjetet sociale dje pasi akuzoi Victorian dhe Davidin se ia kishin sabotuar martesën me Nicola Peltz.

Pretendon se sjellja e tyre ua prishi dasmën.

Ndër të tjera, tha se Victoria kërceu në mënyrë të papërshtatshme për të dhe kështu prishi momentin e veçantë që ai duhej të kishte me gruan e tij. /Telegrafi/

Labinot Rexhës nuk i lejohet të flasë me familjarë - pamje nga varrimi i gjyshit të tij

20 January 2026 at 13:39


Ka përfunduar ceremonia mortore e gjyshit të banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexhës.

Në "Kosova Today" u bë e ditur se Labi nuk mund të flasë me asnjë familjarë, për shkak që është pjesë e një formati si BBVK.

Labi u tha tutje se është në emocione shumë të forta për shkak të këtij lajmi të rëndë për të.

I njëjti e kishte paralajmëruar këtë edhe me hyrjen në reality shou meqë ishte i sëmurë.

Labi ka bërë thuajse dy muaj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ku përgjatë kësaj kohe ka zhvilluar debate e ka pasur përplasje të shumta.

Rrjedha e tij e lojës duket se vazhdon njëjtë pavarësisht ngjarjes familjare.

Mbetet për t'u parë nëse mund të vazhdoj qëndrimin brenda shtëpisë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Labinoti shfaqet i përlotur pasi e dashura i dërgoi mesazh se u ndje e tradhtuar pas puthjes me Bian

20 January 2026 at 12:20


Labinot Haxhiu në spektaklin e së hënës mori një letër nga ish-e dashura e tij gjermane, Matilda.

Ajo i dërgoi një mesazh të gjatë, ku në një anë edhe i kumtoi ndarjen, edhe pse banori tha se i kanë ndarë rrugët përpara se të hynte në këtë format.

Kjo erdhi pas puthjes që Labi shkëmbeu me Bia Khalifën, gjë që e zhgënjeu pa masë atë.

Pas gjithë kësaj situate, i njëjti u pa në oborr duke qëndruar vetëm e në lot.

Duket se ai ndihet fajtor për gjithë këtë që u krijua, ndonëse i kërkoi falje ish-partneres.

Labinoti theksoi se ata ishin ndarë pasi nuk përputheshin idetë mes tyre e mentalitetet.

Një ndër arsyet e tjera ishte pasi influencuesi vendosi të kthehej për të jetuar në Kosovë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Olta i drejtohet Dolces: Po sillesh arrogante, ke ndërhyrë në një marrëdhënie të pasqaruar

20 January 2026 at 11:39


Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, Olta Gixhari, i ka thënë Dolces se po sillet në mënyrë arrogante ndaj Alba Pollozhanit.

Ndërkaq, për raportin me Limin, ajo i tha Dolces që ka ndërhyrë në një marrëdhënie që s’ka qenë e sqaruar.

“Më bën shumë përshtypje sjellja jote, ke filluar të sillesh në mënyrë shumë arrogante", u shpreh ajo.

Foto: YouTube

Tutje shtoi: "Ti ke ndërhyrë padiskutim në një marrëdhënie që nuk ishte aspak e sqaruar”.

Dolce nuk e pranoi këtë dhe tha se Limi kur ka hyrë brenda shtëpisë ishte beqar.

E njëjta po vazhdon romancën pavarësisht fjalëve të opinionisteve dhe banorëve të tjerë.

Alba nga ana tjetër kërkoi largimin sërish nga Big Brother për shkak të këtyre situatave. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Kërkoi largimin nga Big Brother, por Alba Pollozhani i bie sërish pishman

20 January 2026 at 11:16


Alba Pollozhani ka kërkuar sërish largimin nga Big Brother VIP Kosova 4.

Kjo ndodhi gjatë Prime-t të së hënës, ku pas debateve për Lim Hotin, ajo bëri sërish kërkesë.

"Alba dua të dal nga Big Brother dhe e kam të vulosur", tha ajo në një moment.

Më pas u njoftua se banorja është në një gjendje të rënduar emocionale dhe se po merren mjekët me të.

E njëjta në vazhdim u shfaq në dhomë të rrëfimit dhe theksoi se ka mbledhur forcat për të vazhduar sërish.

Alba bëri me dije se do ta shikoj gjendjen deri të premten e më pas të vendos.

Mbetet për t'u parë ditëve në vijim se si do të ecë kjo lojë e situatë e konkurrentes. /Telegrafi/


Derisa Labi ndodhet në Big Brother, njoftohet se i ka vdekur gjyshi

20 January 2026 at 10:36


Ka ndërruar jetë gjyshi i banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexhës.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e këngëtarit përmes një postimi të shpërndarë në Facebook.

"Me keqardhje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të gjyshit të Labit. Qoftë i xhenetit", thuhet në postim.

Foto: Facebook

Labi ndërkohë ndodhet akoma brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Nuk dihet nëse do t'i kumtohet lajmi konkurrentit apo nëse do të largohet nga BBVK.

I njëjti e ka pasur këtë hall që në hyrje të këtij formati pasi kishte njoftuar që ka gjyshin e sëmurë.

Sidoqoftë, ai po vazhdon të jetë një nga banorët më të zhurmshëm e më të komentuar brenda. /Telegrafi/

"Kam ruajtur lopët që fëmijë" - Londrim Mekaj rrëfen sfidat e jetës, nga jeta në fshat deri te zhvendosja në Prishtinë

20 January 2026 at 08:34


Banori Londrim Mekaj ka ndarë në Prime-n e së hënës linjën e tij të jetës.

Ai ka rrëfyer detaje nga fëmijëria e tij, jeta në fshat e deri te zhvendosja në Prishtinë.

Këngëtari shqiptar tregon se i është dashur të punoj që fëmijë pasi kishin një fermë me lopë.

- YouTube www.youtube.com

Më pas tregoi edhe lidhjen me prindërit, veçanërisht me të ëmën dhe për atë se si vendosi të shpërngulej në Prishtinë.

Rrëfimi i plotë (pa ndërhyrje):

"Si fmi kam qenë shumë i lumtur pozitiv, kam pasur qejf të ndihem gjallë të bëj gjëra që më kanë pëlqyer në të njëjtën kohë nuk kam mundur ta shijoj fëmijërinë shumë sikur me u rrit para kohës e kemi pas fermën tonë, prej një moshe shumë të vogël që t'i ruaj lopët me i ndihmu nënës babait në vend se të luaj të kënaqem nuk jam pishman as edhe një herë, por si fëmijë e meriton me shiju fëmijërinë.

Kam filluar të punoj si 7-8 vjeç dhe deri në moshën 22-vjeçare kam jetuar një rutinë të njëjtë gjithmonë me shpresën se kur po ndërron diçka, gjithmonë e kam ditur se i përkas jetës së katunit.

Ka pasur raste që më është dashur të zgjohem herët në mëngjes me i mjel lopët, me u pastru me shku në shkollë tani me i rujt.

Ka qenë ngarkesë që s'kam mundur ta shpreh me askënd. Nga fëmijëria kisha dashur të përjetoj si fëmijë e jo të rritem para kohës.

Me nënën ka qenë një person që e kam pasur për gjithçka. Ka qenë, shok, nënë, babë.

Nëna është forca ime dhe është problem të flas me të. Babai ka qenë i fokusuar shumë te puna si të arrij të bëj diçka më mirë, e kam ndjerë një farë zbrazëtie mungese që s'kam mundur t'ia them kurrë.

Lidhjen me babanë sot e kam shumë shumë mirë, por kam qenë më i ftohtë.Adoleshenca ka qenë periudha kur e kam zënë veten duke menduar për ëndrrat e mia, e kam ditur qëllimin në jetë.

Në fshat kam jetuar deri në moshën 21-vjeçare dhe ka qenë një moment që kam thënë është bërë boll.

Puna që e kam bërë nuk më ka kënaqur, kam ardhur në Prishtinë.

I vetmi person që meriton me ia dëshmu çka si tek është vetja ime.

Deri tash Big Brother për mua është eksperienca më e bukur, e kam përjetuar një fëmijëri.

Më ka mësuar të jetoj 100 për qind ashtu si do, pa marrë parasysh nëse paragjykohesh". /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Gwyneth Paltrow flet për skenat intime me Timothee Chalamet: Mendova se diferenca në moshë do ta bënte situatën të çuditshme

20 January 2026 at 07:30


Gwyneth Paltrow ka pranuar se ka ndjerë njëfarë sikleti para xhirimit të skenave romantike me kolegun e saj shumë më të ri, Timothee Chalamet, në filmin e ri "Marty Supreme".

Ajo tha se diferenca e madhe në moshë fillimisht i dukej e çuditshme, por në fund gjithçka shkoi më mirë nga sa priste dhe xhirimet rezultuan të qeta e profesionale.

Paltrow theksoi se kishte pak nervozizëm pasi nuk kishte realizuar skena të tilla prej kohësh, por përvoja doli të ishte komode.

- YouTube www.youtube.com

Ajo e lavdëroi Chalamet si shumë të lehtë për t’u punuar, brilant, të përkushtuar dhe të sigurt në vete.

Sa i përket reagimit të fëmijëve të saj, djali Moses u ndje shumë në siklet nga skenat romantike të nënës së tij, ndërsa vajza Apple i pa ato ndryshe dhe madje e quajti nënën e saj 'më cool'.

Aktorja shpjegoi gjithashtu se skenat e dashurisë në film nuk janë romantike siç duken për publikun, por shumë mekanike dhe të ngjashme me një koreografi teknike mes aktorësh.

Filmi "Marty Supreme" zhvillohet në New York-un e viteve 1950 dhe ndjek historinë e Marty Mauser, një shitës këpucësh me ambicie të mëdha në pingpong, i cili përfshihet në një marrëdhënie të ndërlikuar me një ish-aktore dhe bashkëshortin e saj të fuqishëm.

Foto: EPA/Profimedia

Roli e ka forcuar më tej pozitën e Chalamet në sezonin e çmimeve, duke kulmuar me fitimin e një 'Golden Globe'. /Telegrafi/

Dolce thotë se nuk ka hyrë në mes të Limit dhe Albës

19 January 2026 at 23:25


Dolce ka folur sërish për raportin me Lim Hotin pasi u publikua një klip ku banorët flisnin rreth tyre.

Pas fjalëve të konkurrentëve, Dolce ka reaguar duke thënë se nuk është futur në mes tyre.

Ajo thekson se Limi dhe Alba janë ndarë kohë më parë dhe se nuk është kjo që u fut në mes të një çifti.

Foto: YouTube

“Dolce nuk është futur në mes të askujt. Limi më ka dhënë hapësirën, unë e di shumë mirë që këta nuk janë të lidhur, nuk kanë asgjë bashkë”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Më dha hapësirën t’i afrohem iu afrova kaq. Do të ndodhte edhe jashtë”.

Foto: YouTube

Mes tjerash banorja shtoi se nëse nuk do të ndodhte këtu, takimi i tyre do të bëhej jashtë.

Dolce duket se nuk i ka problem mendimet e të tjerëve dhe se nuk i interesojnë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Yesterday — 19 January 2026Main stream

Puthja me Bian, Labinotit i vjen letër nga e dashura - i jep fund lidhjes me të pasi thotë se ndihet e tradhtuar

19 January 2026 at 22:51


Labinot Haxhiu ka marrë një letër apo një audio-mesazh nga ish-partnerja e tij, Matilda.

Ajo ka reaguar pas puthjes që Labinoti ka pasur me Bia Khalifën pak ditë më parë.

E njëjta u ndje e tradhtuar nga e gjithë kjo që ndodhi, ndonëse banori thekson se lidhja e tyre ka qenë e përfunduar.

Foto: YouTube

Reagimi i plotë i ish-partneres së Labit:

"Përshëndetje Labi, Dua të dish se sa shumë më ke lënduar dhe sa e pa respektuar jam ndjerë nga ti.

Prej javësh jam këtu duke të pritur

Të kam mbështetur dhe të kam dhënë miratimin tim që të ndjekësh atë që të bën të lumtur

Por nëse do më kishe treguar sinqerisht që në fillim se si do ta bëje këtë rrugë, nuk do të kisha pranuar kurrë

Ne u morëm vesh për një gjë të thjeshtë: të mos e fshihje marrëdhënien tonë, të ishe i sinqertë për ne

Sot jam e bindur se ti e dije që atëherë që nuk do ta mbaje këtë fjalë

Ti si individ duhet të jesh mjaftueshëm interesant sa të mos kesh nevojë të luash rolin e beqarit, kur nuk je

Dhe pse duhet të mar vesh nga një livestream se ti do të shpërngulesh në Kosovë kur vetëm 6 javë më parë flisnim që pas kësaj do të ndërtonim një shtëpi bashkë

Pse bëmë marrëveshje kur te ty ishte e qartë që do të tregoje një version tjetër

Duhej të qëndroje pas asaj që doje të bëje që unë të kisha mundësinë të zgjedh, të dija ku jam...dhe me kë jam

Tani kam ndjesinë sikur nuk të njoh më dhe po e pyes veten çfarë kuptimi ka pasur për ty ky viti ynë bashkë ne kishim kaq shumë plane dhe asgjë nuk është ndjerë më e drejtë se sa të jem pranë teje

Nuk mund ta përshkruaj si jam ndjerë gjithë këtë kohë por sidomos prej momentit kur ti puthe një grua tjetër të më tradhtosh në televizion duke e ditur se unë dhe i gjithë rrethi im po e shohim është gjëja më e rëndë që mund të më bëje

Ma theve zemrën dhe unë meritoj shumë më mirë

Çdo grua meriton më mirë, asnjë nuk meriton një burrë që nuk e respekton

Ti predikon moral e korrektësi, predikon mbështetje për gratë...por nuk e vlerëson gruan që duhet të ishte më e rëndësishmja në jetën tënde

Shpresoj që këto javë të të bëjnë të reflektosh

Të kuptosh çfarë ke bërë, kë ke lënë pas, duke pritur dhe çfarë është vërtet e rëndësishme në jetë sepse ti nuk je as gjysma e burrit që mendon se je dhe as gjysma e burrit që unë besoja se kisha".

Foto: YouTube

Pas kësaj që u shfaq, Labinoti ka treguar historinë me të duke i kërkuar edhe falje.

"Unë së pari i kërkoj falje shumë që është lënduar prej lojës që kemi luajtur. Kemi pasur plane për të ardhmen kemi pasur lidhje të shëndoshë. Gjithçka ka përfunduar në krizën që kemi pasur. Arsyeja kryesore e ndarjes ka qenë pikërisht ajo që unë kur kam filluar të depërtoj në Kosovë e kam pasur në mendje të vij të jetoj këtu dhe të vazhdoj karrierën këtu dhe kjo ide nuk i ka pëlqyer asaj dhe nga aty kanë dalë keqkuptime të tjera. Ka pasur edhe probleme tjera. Respektin për të e mbaj, kam kujtime shumë të mira. Jam i shqetësuar", u shpreh ai mes tjerash. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

- YouTube www.youtube.com

- YouTube www.youtube.com

- YouTube www.youtube.com

Brooklyn Beckham thotë se nuk do të pajtohet me prindërit e tij: Kam qenë i kontrolluar për pjesën më të madhe të jetës sime

19 January 2026 at 22:21


Konflikti i familjes Beckham ka dalë përfundimisht nga korniza e thashethemeve tabloide dhe është shndërruar në një skandal të hapur që po trondit Hollywood-in.

Brooklyn Beckham ka reaguar publikisht përmes një deklarate të gjatë në Instagram, ku akuzon prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, se kanë tentuar prej vitesh të “kontrollojnë narrativën” e jetës së tij dhe se janë përpjekur “në mënyrë të vazhdueshme të shkatërrojnë” martesën e tij me Nicola Peltz.

Brooklyn, i cili është i distancuar nga familja prej rreth tre vitesh, shpjegon se ka zgjedhur të heshtë për një kohë të gjatë për të ruajtur privatësinë, por sipas tij, kjo heshtje është shfrytëzuar kundër tij.

Foto: Instagram

“Kam heshtur për vite me radhë dhe kam bërë çdo përpjekje që këto çështje të mbeten private. Fatkeqësisht, prindërit e mi dhe ekipi i tyre kanë vazhduar t’i drejtohen mediave, duke mos më lënë asnjë zgjidhje tjetër veçse të flas vetë dhe të tregoj të vërtetën për disa nga gënjeshtrat që janë publikuar".

Ai thekson qartë se nuk kërkon pajtim me familjen dhe se kjo deklaratë është një akt vetëmbrojtjeje.

Foto: Instagram

“Nuk dua të pajtohem me familjen time. Nuk jam duke u kontrolluar nga askush. Për herë të parë në jetën time po qëndroj për veten time".

Në deklaratën e tij, Brooklyn e përshkruan marrëdhënien me prindërit dhe vëllezërit si të rreme dhe të ndërtuar mbi fasada publike. Sipas tij, lidhjet familjare janë mbajtur gjallë vetëm përmes “postimeve të sforcuara në rrjetet sociale” dhe daljeve formale në evente familjare.

Foto: Instagram

Ai i akuzon prindërit se kanë shpërndarë “gënjeshtra të panumërta” në media për jetën e tij personale dhe për gruan e tij.

Një pjesë e rëndësishme e deklaratës i kushtohet marrëdhënies me Nicola Peltz, për të cilën Brooklyn thotë se prindërit e tij kanë bërë gjithçka për ta penguar.

I njëjti pretendon se nëna e tij, Victoria Beckham, e anuloi në momentin e fundit realizimin e fustanit të nusërisë së Nicolas dhe madje u përpoq ta bindte atë të nënshkruante dorëheqjen nga të drejtat mbi emrin e tij përpara se të martohej.

Foto: Instagram

Brooklyn ndalet edhe te një moment shumë i ndjeshëm nga dita e dasmës, duke treguar se si nëna e tij ia prishi vallëzimin e parë me bashkëshorten.

“Marc Anthony më thirri në skenë, ku sipas programit duhej të ishte vallëzimi im romantik me gruan time, por në vend të saj, nëna ime po më priste aty. Ajo kërceu në mënyrë shumë të papërshtatshme me mua, përpara të gjithëve. Nuk jam ndjerë kurrë më i parehatshëm dhe më i poshtëruar në gjithë jetën time".

Foto: Instagram

Në fund të deklaratës, Brooklyn kundërshton narrativën e përhapur se Nicola Peltz e kontrollon jetën e tij, duke e quajtur këtë pretendim “krejtësisht të rremë".

“E vërteta është e kundërta. Janë prindërit e mi ata që janë përpjekur të më manipulojnë".

Ai e mbyll mesazhin me një deklaratë të qartë për mënyrën se si dëshiron të jetojë.

“Unë dhe gruaja ime nuk duam një jetë të formësuar nga imazhi, shtypi apo manipulimi. Gjithçka që duam është paqe, privatësi dhe lumturi për ne dhe familjen tonë të ardhshme".

Foto: Instagram

Deklarata e Brooklyn ka shkaktuar reagime të forta në media dhe publik, duke vënë në pikëpyetje imazhin e familjes Beckham, e cila për vite me radhë është perceptuar si një nga familjet më të unifikuara dhe më të mbrojtura në botën e famës. /Telegrafi/

Londrimi hedh dyshime tek Klodi nëse është biseksual

19 January 2026 at 21:51


Londrim Mekaj ka hedhur dyshime për Klodian Mihajn nëse është biseksual.

Në klipin përmbledhës që u publikua në Prime shihet një bisedë mes tyre.

Ka qenë Londrimi që e ka pyetur Klodin nëse është biseksual pasi ka pasur dyshime për këtë.

Foto: YouTube

Teksa pyetet për këtë, Klodi ka qenë i habitur dhe ka reaguar menjëherë.

I njëjti thekson se nuk është biseksual dhe se e pyet më tej për arsyet se pse mendon një gjë të tillë.

"Më beso, kjo për mua është e çuditshme", i tha në fund Klodi.

Ata janë sqaruar edhe në Prime, gjë që nuk u pranua nga banori shkodran. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Është koha të luajmë secili për vete", prishet miqësia mes Londrimit, Klodit e Elijonës

19 January 2026 at 21:30


Është shfaqur një klip në Prime të Big Brother VIP Kosova 4 për Klodian Mihajn, Elijona Binakajn e Londrim Mekajn.

Duket se është prishur miqësia mes tyre dhe se në këtë pikë të lojës duan të ndahen nga njëri-tjetri.

Klodi ka qenë i pari që është distancuar nga Londrimi dhe Elijona, kjo edhe për shkak të raporteve e keqkuptimeve me këtë të fundit.

Foto: YouTube

Elijona nga ana tjetër theksoi se ka qenë ajo që ka dashur të distancohet vet nga Klodi.

Sa i përket Londrimit, banori u shpreh që ka ardhur koha të luajnë secili për vete.

"Është koha të luajmë secili për vete", u shpreh ai.

Ata lanë të nënkuptohet se çmimi nuk fitohet në grup dhe se kanë hyrë vetëm. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Shtëpia jonë", kënga e realizuar nga banorët e Big Brother VIP Kosova 4

19 January 2026 at 21:19


Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është realizuar një këngë nga banorët.

"Shtëpia jonë" mban titullin ky projekt, ku ka përmbledhur momentet më të mira të konkurrentëve brenda.

Disa nga ta që zotërojnë edhe këtë profesion janë shfaqur duke interpretuar.

Foto: YouTube

Banorët u shprehën të emocionuar pasi panë klipin duke e cilësuar si një kujtim të bukur.

Ky videoklip përfshin edhe banorët e tjerë që tashmë ndodhen jashtë Big Brother.

Në ndihmë për të realizuar këtë ishte edhe Mentor Haziri, i cili hyri një ditë enkas për këngën.

Sidoqoftë, kjo është kënga e tyre zyrtare, një kujtim që do të mbahet mend gjatë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Miliona bien pre e saj: Si e mashtroi internetin modelja e inteligjencës artificiale, Nia Noir

19 January 2026 at 20:38


Një modele e krijuar nga inteligjenca artificiale, e njohur si Nia Noir, ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve në rrjetet sociale, duke ngritur diskutime rreth mënyrave për të identifikuar përmbajtjen e gjeneruar nga AI.

Llogaria e Nia Noir në TikTok ka arritur të grumbullojë rreth 2.7 milionë ndjekës, ndërsa një nga videot e saj ka mbledhur pothuajse 199 milionë shikime.

Megjithatë, Nia nuk është një person real, por një krijim i plotë i teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Foto: TikTok

Shumë përdorues kanë vënë re se lëvizjet e saj në video, si kërcimet, dhe ndonjëherë edhe veshjet, përputhen me ato të krijuesve të vërtetë të përmbajtjes.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen është sfondi i videove, i cili shpesh duket i qëndrueshëm dhe i papërshtatshëm me figurën e modeles, duke treguar mungesën e natyrshmërisë që zakonisht shfaqet tek njerëzit realë.

Misteri pas Nia Noir

Nuk dihet kush qëndron pas llogarisë së Nia, dhe nuk është e qartë nëse personazhi është bazuar në një person real apo është rezultat i kombinimit të imazheve të ndryshme të grave.

Megjithatë, përmbajtja e krijuar ka rezultuar jashtëzakonisht bindëse për miliona shikues, duke treguar se teknologjia e inteligjencës artificiale është arritur një nivel shumë të avancuar dhe sfidues për t’u dalluar nga realiteti.

Ky fenomen nënvizon rëndësinë e edukimit të publikut për të njohur dhe identifikuar përmbajtjen digjitale të krijuar nga AI, duke shmangur keqinformimin dhe duke rritur vetëdijen mbi ndikimin e teknologjisë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

"Limi nuk njeh limite", Limi befasohet me dron në Big Brother VIP Kosova

19 January 2026 at 20:00


Një moment i veçantë emocionues ndodhi në Big Brother VIP Kosova 4, ku Lim Hoti u befasua nga një dhuratë e pazakontë e vëllait të tij.

Para Prime-t, vëllai i Limit i dërgoi një dron me një mesazh mbështetës, ku shkruhej: "Limi nuk njeh limite".

Ky gjest i tregoi Limit se familja e tij është duke e mbështetur dhe motivuar edhe nga larg.

Foto: Instagram

Reagimi i Limit ishte i menjëhershëm dhe i sinqertë, duke shfaqur emocione të forta dhe falënderime për këtë surprizë të veçantë.

Për të, droni nuk ishte thjesht një befasi, por një shenjë e dashurisë dhe mbështetjes së familjes.

Foto: Instagram

Mesazhi i vëllait dhe dhurata e veçantë theksojnë rëndësinë e lidhjeve familjare dhe ndikimin e tyre në lojën dhe emocionet e banorëve.

Limi ka pak ditë që ka hyrë në shtëpi dhe lirshëm mund të thuhet se ka trazuar ujërat brenda. /Telegrafi/

Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare dizajneri i famshëm italian, Valentino Garavani

19 January 2026 at 19:22


Valentino Garavani, dizajneri italian i modës dhe themeluesi i markës së njohur luksoze “Valentino”, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Romë, i rrethuar nga të afërmit, sipas një njoftimi të postuar në rrjetet sociale të shtëpisë së modës.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.

Valentino Garavani

Valentino u bë një nga emrat më të njohur të modës në vitet 1960 dhe u dallua për krijimet e tij elegante dhe të rafinuara, veçanërisht për fustanet e kuq që u bënë simbol i stilit të tij.

Ai rrallë përdorte mbiemrin e tij, duke e shndërruar emrin e parë “Valentino” në markë globale të modës luksoze.

Një nga momentet më të famshme të karrierës së tij ishte bashkëpunimi me Jacqueline Kennedy, zonjën e parë të ShBA-së, për të cilën dizajnoi edhe fustanin e nusërisë me Aristotle Onassis.

Ky bashkëpunim e bëri atë dhe Kennedyn dy nga ikonat më të mëdha të modës të asaj kohe.

Valentino Garavani

Valentino gjithashtu njihej për filozofinë e tij të modës dhe përkushtimin ndaj bukurisë femërore.

Në një dokumentar të vitit 2008, “Valentino: The Last Emperor”, ai deklaroi: “E di çfarë duan gratë. Ato duan të jenë të bukura".

Kjo frazë përmbledh shumë nga qëllimi i tij artistik dhe qasja ndaj modës: të krijojë elegancë, sofistikim dhe bukuri për gratë kudo në botë.

Valentino la pas një trashëgimi të paharrueshme në botën e modës dhe markën e tij që vazhdon të jetë simbol i luksit dhe elegancës. /Telegrafi/

❌
❌