Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 January 2026Main stream

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

By: Os De
17 January 2026 at 15:00

Kreu i PD, Sali Berisha foli sot për protestën e opozitës në 24 Janar, para Kryeministrisë. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se opozita nuk synon të marrë pushtet me dhunë. 

Ai shtoi se beson tek një kryengritje paqësore dhe të qëndrueshme prej të cilës mund të cilës mund të ndryshojë pushtet. 

“Ne besojmë se me një kryengritje paqësore të qëndrueshme, është plotësisht e mundur largimi i tyre nga pushteti. Ndaj dhe duhet të krijojmë një bindje të gjerë, tek qëndrestarët, opozitarët, tek të gjithë ata që duan të shpëtojnë Shqipërinë nga kjo e keqe; se një kryengritje e zgjatur, paqësore është jetike dhe vendimtare për fatin e Shqipërisë, për shpëtimin nga kjo bandë, organizatë kriminale të vendit.
Po bëjmë përgatitjet tona dhe besojmë se shumë shpejtë qytetarët, opozitarët do të jenë të gatshëm për këtë akt, proces, lëvizje.” – u shpreh, mes të tjerash, Berisha. 

“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

By: Os De
17 January 2026 at 14:53

“Mjaft më me këtë telenovelë. Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj.”

Ky është apeli i bërë publik nga Xhuli Meçaj, motra e të dhunuarit Altin Meçaj, në një prononcim për mediat. Ajo kërkon që ngjarja të trajtohet me qetësi dhe pa spekulime, duke ia lënë zbardhjen e plotë të së vërtetës organeve të drejtësisë.

Reagimi i saj vjen pas publikimit gjatë ditës së djeshme të disa mesazheve në rrjete sociale, të cilat, sipas familjes Meçaj, janë të manipuluara dhe nuk pasqyrojnë realitetin. Xhuli Meçaj thekson se familja e saj këmbëngul në hetim të plotë dhe transparent të ngjarjes, duke shtuar se askush nuk duhet të paragjykohet përpara vendimit të drejtësisë.

“Ne nuk mbajmë përgjegjësi për disfatat që vajza ka pasur në jetë, por nuk mund të lejojmë që ato të kthehen në trauma për familjen tonë,” është shprehur Meçaj, duke nënvizuar se përhapja e akuzave dhe interpretimeve të pabazuara po rëndon padrejtësisht mbi familjen e saj.

Ajo ka theksuar gjithashtu se familja Meçaj ruan respekt maksimal për familjen Lamaj, pavarësisht situatës së rëndë të krijuar. Sipas saj, dhuna ndaj një të moshuari është e pafalshme dhe e dënueshme moralisht dhe ligjërisht, por familja nuk kërkon hakmarrje dhe as përshkallëzim të konfliktit.

“Ne nuk e dëshirojmë hakmarrjen. Kërkojmë vetëm drejtësi dhe zbardhje të së vërtetës,” ka deklaruar Xhuli Meçaj, duke apeluar për ndalimin e gjuhës së urrejtjes dhe presionit publik mbi palët e përfshira.

Ndërkohë, pritet që institucionet përgjegjëse të vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa familjarët kërkojnë që çështja të mos shndërrohet në një “gjyq publik”, por të trajtohet sipas ligjit.

 

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

By: Os De
17 January 2026 at 14:39

Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Matit, për gjetjen e 30-vjeçarit, Jurgen Karaj.

Prej datës 10 janar 2026, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e 30 vjeçarit, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, duke e çuar më pas në lumin Mat.

Ai ndodhej në automjet si pasagjer me shoferin 24-vjeçar, Andi Losha, kur mjeti kumbi kontrollin dhe ra në përrua. Losha arriti që të dalë nga makina dhe të mbijetojë, ndërsa 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit.

Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forca e Posaçme “Shqiponja”, e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e 30-vjeçarit.

“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

By: Os De
17 January 2026 at 14:08

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që kryebashkiakët të japin kontributin e tyre për Samitin e Diasporës, që do të organizohet në pranverë. 

Në takimin në Golem, Rama tha se bashkitë duhet t’i mbajnë të integruar dhe informuar komunitetet që jetojnë jashtë vendit. 

“Do flasim pastaj edhe për një kompoment të rëndësishëm në këtë proces, diaspora. Diaspora, jo vetëm si potencial për investime, por si pjesë e pandashme e popullit, të komuniteteve tona. Do jetë shumë e rëndësishme të kemi angazhimin tuaj, qoftë për organizimin e samitit të diasporës në pranverë, ku do jetë shumë i vyer çdo rekomandim nga ana juaj, për njerëzit që ju mendonin se duhet të jenë të ftuar në këtë samit, por edhe mënyrat sesi do ta qasim dhe do ta mbajmë komunitetin e çdo bashkie jashtë vendit, pjesë gjithmonë e më të integruar të jetës së përditshme të komunitetit dhe pjesë të informuar për zhvillimet në komunitetit përkatës.“, theksoi Rama. 

Anëtarësimi në BE, Rama: Disa nga sfidat janë komplekse dhe të rënda! Bashkitë të krijojnë grupe pune të përbashkëta me qeverinë 

Kryeministri Edi Rama thotë se anëtarësimi i vendit në BE, kalon nëpër disa sfida komplekse dhe të rënda.  

Rama, në takimin me kryebashkiakët në Golem deklaroi se BE ka një mekanizëm që u mundëson vendeve anëtare, periudha tranzitore, për t’iu nënshtruar të njëjtave rregulla.  

Sipas kreut të qeverisë, vendi ka probleme të theksuara me mjedisin dhe sigurinë ushqimore dhe shtoi se bashkitë duhet të krijojnë sistem dhe grup pune të përbashkët me qeverinë. 

“Angazhimi që nevojitet lidhur me negociatat e anëtarësimit dhe me Shqipërinë, anëtare të BE. Atë që kemi diskutuar në mbledhjen maratonë të qeverisë në fundt të vitit, edhe dje në mbledhjen e grupit parlamentar, dua ta prek këtu edhe me ju. Kam shqetësimin që jo të gjithë në nivelin udhëheqës, e kanë idenë e qartë se çfarë sfidash presin vendin, qyetarët dhe sipërmarrjet në këtë vend me hyrjen e vendit në BE. Disa nga sfidat janë jashtëzakonisht komplekse dhe të rënda, BE ka një mekanizëm që u mundëson vendeve anëtare, periudha tranzitore, për t’iu nënshtruar të njëjtave rregulla. Sfida më e rëndë që janë përballur edhe vendet e tjera para nesh, Kroacia ka marrë 10 vjet periudhë tranzitore, nuk ka pasur kaq probleme si ne me mjedisin. Nëse gjithçka do shkojë sipas planit të dakordësuar me komisionin, do duhen edhe dy vite për të bërë ratifikimin, në 2030 Shqipëria do ulet në tryezën e BE, do ketë edhe 10 vjet për mjedisin. Pra, 15 vjet nga sot. Duken shumë, por janë pak vite. Ne duam një fazë 5 vjeçare tranzitore për sigurinë ushqimore. Gjatë faze tranzitore do jesh në gjendje të mos eksportosh, por je i lejuar të konsumosh vetë. Pastaj, mbas fazës tranzitore, të mos jesh në gjendje të konsumosh vetë, nga ato që prodhon këtu dhe nuk janë të një standardi me BE. Do t’i nënshtrohesh atij tregu. Ne duhet të jetë të vetëdijshëm sot për këtë, që fermerët, sipërmarrjet tona në fshat të jenë të qartë, nëse nuk janë gati duhet të mbyllin qepenin. Kaq e thellë është nevoja për transformim dhe kaq e thellë duhet të jetë nevoja për informim. Nuk është nevoja të shkojmë në Spanjë, ja në Greqi. Çdo bashki ka ortakëri me privatët, në strukturat e agroturizmit, agropërpunimit. Është ortak bashkia dhe merr të ardhura. Do duhet të krijojmë sistem pune. Duhet grup pune i përbashkët për të trajtuar këto probleme. Në këtë grup të ishte ministri i Pushtetit Vendor, i Ekonomisë, i Turizmit, nga ana juaj të ishte kryetari i Bashkisë Lezhë, Maliq, Shkodër, Himarë, Durrës, Roskovec”, theksoi ai. 

 

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 18 janar 2026

By: Os De
17 January 2026 at 13:59

Dashi

Shqisa e gjashte do te jete ajo qe do t’iu udhëheqë sot. Sot është momenti qe mund t’i besoni verbërisht zërit te brendshëm, qe sot do te përfaqësohet nga Hëna, e cila sot është prezent ne aspektin harmonik me shenjen e Ujorit, dhe din saktësisht se ku t’iu çojë

Demi

Hyrja e Venusit ne shenjen e Virgjëreshës do t’iu beje qe te vlerësoni edhe me shume cilësitë e njeriut me te dashur. Ka ende disa elemente qe do te shihni ne te dhe qe do t’iu mbushin zemrën me kënaqësi duke ju dhënë njëkohësisht mundësinë te kuptoni qe edhe gjerat e vogla janë ne gjendje te bëjnë diferencën

Binjaket

Suksesi sot do te jete veçse një hap larg jush dhe nuk do te jete e nevojshme te bëni as edhe një gjë tjetër për tu ndiere plotësisht te qete dhe te realizuar. Prezenca e Hënës ne shenjen e Ujorit do t’iu inkurajoje qe te kaloni një dite ku buzëqeshja do te jete e pranishme ne fytyrën tuaj

Gaforrja

Venusi qe sot është prezent ne shenjen tuaj mike te Virgjëreshës, sot do te dëshironte qe tu shihte te relaksuar dhe te qete. Përkushtojani këtë dite aktiviteteve qe i bëjnë mire shpirtit dhe trupit, dhe qe do t’iu ndihmojnë te tregoni te gjitha aftësitë tuaja krijuese, qe zakonisht i mbani te ndrydhura

Luani

Emocionet do t’iu bëjnë qe gjate ditës se sotme te ndjeheni pak te turbullt. Sot do te ndjeheni sikur e keni humbur kontrollin e situatës, kjo për shkak te kundërshtimit te Hënës ne shenjen e Ujorit. Kjo me se shumti do te jete e lidhur me anën tuaj emocionale dhe qe është e shkaktuar nga forca ne dukje misterioze

Virgjeresha

Sot është dita kur nuk do te dëshironit te kënaqnit personat qe duan t’iu imponojnë këndvështrimin e tyre për gjera te ndryshme. Me Marsin dhe Saturnin ne harmoni me shenjen e Akrepit, do te dini te shprehni mendimet tuaja ne një mënyrë te vendosur dhe pa lëkundur, duke qene njëkohësisht shume te sigurt ne ato qe thoni

Peshorja

Merkuri qe gjendjet ne shenjen tuaj ju fton qe te gjeni kohen për tu kënaqur sa me shume sot. Sot do te njihni shume persona interesante qe do te ndihmojnë me pikëpamjet e tyre, ndonëse te ndryshme nga tuajat, te zgjeroni horizontin tuaj kulturor.

Akrepi

Sot do te jeni te tërhequr nga situata te vështira, dhe kjo fale ndikimit jo harmonik te Hënës ne shenjen e Ujorit. Nuk do te jeni ne gjendje te përmbaheni dhe do te përfundoni ne situata te komplikuara sikur te ishit kamikaz te vërtetë. Sot nuk do te keni dëshirën qe te dëgjoni asnjeri, as një këshillë

Shigjetari

Sot ndikimi pozitiv i Hënës ne shenjen e Ujorit do te beje te mundur te çojë qe ta kaloni sot ditën me kënaqësi te cilën nuk e keni përjetuar prej kohesh. Sot do te lëvizni me shume gjallëri dhe do te jeni te shpenguar ne marrëdhëniet me te tjerët, madje duke marre edhe rolin e ndërmjetësit ndërmjet miqve tuaj

Bricjapi

Sot do te ndjeheni pa busull, te çorientuar, por nuk është vendi për tu shqetësuar. Prania e Merkurit ne shenjen e Peshores do te mund te sjelle diskutime, por qe me kalimin e kohës do te gjeni mirëkuptimin dhe sqarimin e disa heshtjeve te mbetura pezull prej kohesh

Ujori

A jeni sot gati te provoni disa emocione? Sot zemra do t’iu rrahe fort, fale kjo edhe ndikimit pozitiv te Hënës ne shenjen tuaj. Ndaj përqendrojuni ne dashurinë tuaj pa menduar për pasojat e mundshme qe mund te krijohen ne te ardhmen. Shijoni te sotmen

Peshqit

Dielli dhe Venusi ne shenjen e Virgjëreshës, nuk janë ne harmoni dhe nuk mund te keni garancinë e një te hëne te qete. Disa plane qe keni bere qe me pare, me shume gjasa do te jeni te detyruar t’i kaloni, por jo për fajin tuaj, por për faj te dikujt tjetër dhe qe do te pasohet me nervozizmi nga ana juaj

Trump përsërit kërcënimin për../ Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

By: Os De
17 January 2026 at 13:57

Qindra demonstrues janë mblidhur para Bashkisë në Kopenhagen, si pjesë e një sërë veprimesh të planifikuara në të gjithë Danimarkën dhe Groenlandën në shenjë proteste kundër Donald Trump dhe planeve të tij për të marrë kontrollin e Groenlandës.

Plani në Kopenhagen është marshimi drejt ambasadës amerikane në kryeqytetin danez. Tubime të tjera janë paralajmëruar në Groenlandë dhe në pjesë të tjera të Danimarkës.

“Po demonstrojmë kundër deklaratave dhe ambicieve amerikane për të aneksuar Groenlandën. Ne kërkojmë respekt për Mbretërinë Daneze dhe për të drejtën e Groenlandës për vetëvendosje. Shpresojmë të tregojmë se ka shumë prej nesh që e mbështesin Groenlandën”, tha në një deklaratë Camilla Siezing, kryetarja e Shoqatës Inuit.

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

By: Os De
17 January 2026 at 13:44

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me kryebashkiakët, bëri thirrje për krijimin e një grupi të përbashkët pune mes qeverisë dhe bashkive, me qëllim trajtimin e problematikave dhe përmirësimin e kuadrit rregullativ. 

Rama propozoi që grupi të drejtohet nga Ministria për Pushtetin Vendor, me përfshirjen e ministrive të Ekonomisë dhe të Mjedisit, Turizmit dhe Kulturës, si dhe përfaqësues të disa bashkive kryesore. Sipas tij, ky grup do të shërbejë për të propozuar ndryshime ligjore, urdhëresa të reja dhe krijimin e sinergjive për zhvillimin e shtetit sipërmarrës. 

“Është koha të krijojmë një grup pune të përbashkët midis qeverisë dhe bashkive, për të trajtuar problematikat dhe për t’i futur ato në vijë, si në aspektin rregullativ ashtu edhe në atë të çështjeve të natyrave të ndryshme. 

Do të propozoja që ky grup të drejtohej nga Ministria për Pushtetin Vendor dhe të përfshinte Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Mjedisit, Turizmit dhe Kulturës. Nga ana juaj, në këtë grup pune do të përfaqësoheshin kryetarët e bashkive Lezhë, Maliq, Shkodër, Himarë, Durrës, si edhe një kryetar tjetër, ai i Roskovecit. 

Këta do të ishin përfaqësuesit tuaj në këtë grup, ku do të trajtohen çështje specifike, ndërsa Ministria për Pushtetin Vendor do t’i paraqesë qeverisë propozime për ndryshime ligjore, urdhëresa të reja dhe krijimin e sinergjive të reja për zhvillimin e shtetit sipërmarrës.”, tha Rama. 

 

 

 

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

By: Os De
17 January 2026 at 13:36

Gjykatës e Durrësit vendosi masat e sigurisë për 8 të arrestuarit lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. 

Sipas vendimit të gjykatës, masa “arrest në burg” është caktuar për Komisarin Dezdemon Pazaj dhe dy inspektorët Sali Ferrollari dhe Fatjon Braçi. 

Masa “arrest në shtëpi” është dhënë për Komisaren Violeta Uka dhe kryeinfermierin e burgut, Aulon Quku. 

Ndërsa masa “detyrim paraqitjeje” është caktuar për Kryeinspektorët Dorjan Saraçi dhe Aranit Çela, si dhe për inspektorin Preng Marvataj. 

Masat e sigurisë për të arrestuarit:  

Komisar Dezdemon Pazaj, punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg 

Komisar Violeta Uka, punonjëse e Policisë së Burgjeve – Arrest në shtëpi 

Kryeinspektor Dorjan Saraçi, punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitjeje 

Inspektor Sali Ferrollari, punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg 

Inspektor Fatjon Braçi, punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg 

Inspektor Preng Marvataj, punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitjeje 

Kryeinspektor Aranit Çela, punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitjeje 

Kryeinfermier Aulon Quku, punonjës i IEVP Durrës – Arrest në shtëpi 

Gjithashtu, ditën e djeshme u arrestua edhe ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, në kuadër të të njëjtit operacion. 

Arrestimi i tij vjen pas shkarkimit nga detyra me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari. 

NGJARJA 

Ngjarja ndodhi mesditën e 13 janarit, në Spitalin e Durrësit. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga 2 policët që e ruanin te dera e dhomës spitalore, por gjatë këtij momenti i sulmoi dhe u arratis. 

Plani i arratisë ishte i mirorganizuar pasi në dalje të spitalit të Durrësit e priste një “Audi A7”, me targë të vjedhur ditët të para të këtij viti. 

Sipas të dhënave policore, dyshohet se ky automjet është kapur nga kamerat në autostradën Durrës-Tiranë duke bërë të mundur kështu edhe ushtrimin e dhjetëra kontrolleve në zona të ndryshme të Tiranës. 

Gjatë mbrëmjes së të martës forca të shumta policie ushtruan kontrolle edhe në vendlindjen e tij, në fshatin Krajen të Lezhës, por edhe në disa vende ku ai dyshohet se ka njerëz të besuar, ndërkohë që në fakt ende është e dyshimtë fakti që policia të ketë informacion të saktë mbi mjetin me të cilin mund të ketë lëvizur i arratisuri, pasi sipas informacioneve konfidenciale ka dyshime që numri i personave të përfshirë në realizimin e planit të Ndocit është i madh. 

Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

By: Os De
17 January 2026 at 13:30

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei thotë se presidenti amerikan, Donald Trump është përgjegjës për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai ka bërë kundër kombit iranian gjatë protestave.

Khamenei më parë i akuzoi protestuesit se po vepronin në emër të Trump dhe terroristëve të tjerë të huaj. 

“Ne e shpallim Presidentin e SHBA-së fajtor për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai i shkaktoi kombit iranian.”, shkroi ai në rrjetet sociale. 

Disa protestues kanë djegur imazhe të Khameneit gjatë trazirave. Djegia e fotove të liderit 86-vjeçar duke përdorur cigare, u bë simbol i sfidës kombëtare kundër regjimit të tij. 

Protestat nisën më 28 dhjetor për shkak të pakënaqësive me krizën ekonomike, zhvlerësimin e monedhës kombëtare dhe krizës energjetike. Protestat më masive deri më tani janë regjistruar më 8 janar. 

Veprimet kanë përfshirë edhe thirrje në mbështetje të udhëheqësit të Iranit para revolucionit, shahut, djali i të cilit, Reza Pahlavi, ka bërë thirrje për protesta të mëtejshme. 

Demonstratat kanë rindezur gjithashtu përballjen midis Iranit dhe SHBA-së. 

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për protestuesit iranianë, me presidentin amerikan, Donald Trump, që ka paralajmëruar autoritetet në Teheran se Uashingtoni do të ndërhyjë nëse Irani vret protestues. 

 

Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

By: Os De
17 January 2026 at 13:24

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi paraditen e së shtunës një bashkëbisedim me gazetarët ku komentoi edhe zhvillimet brenda PD.

Berisha u pyet lidhur me foltoren e ish-deputetit Ervin Salianji, të cilin e quajti një të vetëpërjashtuar që ka vetëm interesa private, të faktuara me dokumente

“Ju garantoj që ai ka vetëm interesa private, strikt private, të faktuara me dokumente, ndaj dhe i është thënë anëtarësisë se ai zotëria ka përjashtuar veten nga PD. Kemi një nen ne, neni 24 i statutit, kur kapesh në shkelje flagrante të tij, dhe të detyrojnë pastaj të shëtisësh poshtë e përpjetë, ajo është veprimtari private e jotja, nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Kjo është përgjigjja ime për ju dhe çdo demokrat. Mos harroni një gjë, opozitarizmi është i vështirë, nuk është i thjeshtë, dhe të mos mendojë kush se ndarja me këta njerëz, e dëmton PD-në. U garantoj se e forcon. A e patë tjetrin? Disa vrapojnë drejtorë, disa vrapojnë andej, nuk na duhen ne këta, ata janë mish i huaj në opozitë. Ata nuk janë opozitarë, janë pseudo opozitarë. Ne duhet të qëndrojmë parti e hapur pa asnjë mëdyshje, por kurë ndaj atyre që interesave të tyre personale përpiqen të shfrytëzojnë partinë për të avancuar interesa të paligjshme apo veprimtari në shkelje të rënda të ligjeve”, tha Berisha.

U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

By: Os De
17 January 2026 at 13:19

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona pasi janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me njëri tjetrin ku u përdor edhe armë zjarri. Në kërkim u shpallën shtetasit E. K., 32 vjeç, dhe A. M., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë e Re.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. K, i cili ka përdorur armë zjarri gjatë sherrit, është gjetur një pushkë pneumatike sportive, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit E. K., 32 vjeç, dhe A. M., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë e Re, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur kryqëzimi i Vinotekës, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi E.K, ka përdorur edhe armë zjarri pa shkaktuar pasoja. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. K. është gjetur një pushkë pneumatike sportive, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e tyre”, bëri me dije policia.

 

Berisha-diasporës: Protestoni para ambasadave! Gjuani me vezë, domate…

By: Os De
17 January 2026 at 13:16

Në një bashkëbisedim me qytetarët, këtë të shtunë, 17 janar, kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje diasporës të protestojë para atyre që i quajti “ambasadat e narkoshtetit”. Berisha tha se Republika nuk ekziston më, pasi sipas tij e ka asgjësuar Edi Rama.

Pyetje: Në protestën e ardhshme do të rrimë 1 orë para Kryeministrisë, apo do të bllokojmë të gjitha rrugët e Shqipërisë, se të vijmë nga Greqia në Tiranë që të pimë një kafe nuk kemi mundësi.

Sali Berisha: Unë të falenderoj shumë për pyetjen dhe gatishmërinë. Sugjerimi im për ju dhe për të gjithë opozitarët në diasporë është të organizojnë protesta para ambasadës që përfaqëson narkoshtetin shqiptar, në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së dhe para këtyre ndërtesave, në mënyrë që bota të mësojë se ato nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë, por përfaqësojnë narkoshtetin e Edi Ramës. Përfaqësojnë kryeministrin më të korruptuar në Europë dhe botë, përfaqësojnë njeriun që me grusht shteti po asgjëson edhe sistemin e drejtësisë.

Pyetje: Po nuk u bëmë ne palë, nuk ikën Rama. A duhet t’i bëjmë ne thirrje diasporës për protestë ndërkombëtare?

Sali Berisha: Diaspora është e ftuar të organizojë protesta të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit. Republika nuk ekziston më, Edi Rama e ka asgjësuar Republikën. Në një vend ku Kushtetuta shkelmohet, ku drejtësia bllokohet, Republika është një letër e vdekur. Ndaj dhe të ndërmerrni protesta të fuqishme para ambasadave, të gjuani vezë dhe domate në drejtim të tyre, si dhe protesta pranë institucioneve ndërkombëtare për të demaskuar Ramaduron, ndërtuesin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Miliarderin, hajdutin më të madh që kanë pasur shqiptarët në të gjitha kohërat.

Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve

By: Os De
17 January 2026 at 13:13

Sistemi bonus-malus penalizon drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme, ndërsa nxit ata që nuk kanë shkaktuar dëme. Bonusi do të jetë rreth 3% dhe llogaritet se prej tij do të përfitojnë rreth 96% e drejtuesve. Ndërkohë, malusi për shkaktarët e dëmeve fillon nga 18%. Siguruesit e cilësojnë si një hap të rëndësishëm, sepse për herë të parë, shkaktarët e dëmeve do të penalizohen në primin e sigurimit.

Nga 1 janari 2026, nisi aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimet e detyrueshme motorike.

Sistemi bonus-malus parashikon që drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme do të paguajnë një prim sigurimi më të lartë në vitin pasardhës, ndërsa ata që nuk shkaktojnë dëme, një prim më të ulët.

Për drejtuesit që kanë shkaktuar një dëm të vetëm do të llogaritet një koeficient 1.18 mbi primin bazë, ndërsa për ata që kanë shkaktuar dy ose më shumë dëme do të aplikohet një koeficient 1.39.

E thënë ndryshe, drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar një dëm vitin e kaluar do të penalizohen me një malus në masën 18%, ndërsa ata që kanë shkaktuar dy dëme ose më shumë, do të penalizohen me një malus në masën 39%.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve që nuk kanë shkaktuar dëme gjatë vitit 2025 do të përfitojnë një bonus prej 3% në çmimin e sigurimit të detyrueshëm TPL.

Aplikimi i sistemit bonus-malus është i parashikuar në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që ka hyrë në fuqi në vitin 2021. Megjithatë, ligji e parashikon si të drejtë të kompanive të sigurimit, por jo si një detyrim.

Zbatimi i parimit bonus-malus u bë i mundur vetëm pas miratimit të rregullores “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Kjo rregullore hyri në fuqi në fillim të vitit 2025, por pa përfshirë elementin bonus-malus, që ka nisur të aplikohet prej 1 janarit të këtij viti.

Siguruesit: 96% e shoferëve me sigurim më të ulët në 2026

Siguruesit parashikojnë që fillimi i aplikimit të sistemit bonus-malus do të ketë një efekt negativ në nivelin 4.5-5 milionë euro mbi primet e shkruara bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik.

Drejtues të kompanive shprehen për “Monitor” se llogaritet që nga 100 drejtues mjetesh që kanë kryer sigurimin e detyrueshëm TPL vitin e kaluar, rreth 4% e tyre kanë shkaktuar dëme.

Kjo kategori e drejtuesve do të paguajë një prim sigurimi më të lartë për vitin 2026 (rreth 18% më shumë). Ndërkohë, pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve, rreth 96% e tyre do të përfitojnë një bonus ose ulje të çmimit të sigurimit të detyrueshëm motorik me afërsisht 3% për vitin 2026.

Duke qenë se numri i drejtuesve të mjeteve që nuk kanë shkaktuar dëme është shumë më i lartë se ai që kanë shkaktuar dëme, efekti në vlerën totale të primeve që do të arkëtojnë kompanitë këtë vit pritet të jetë negativ. Sipas përllogaritjeve të siguruesve, ky efekt pritet të jetë rreth 4.5-5 milionë euro.

Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 12 muajt e fundit statistikorë (dhjetor 2024 – nëntor 2025) kompanitë e sigurimit kanë lidhur gjithsej afërsisht 747 mijë kontrata sigurimi.

Mbi këtë shifër, mund të vlerësohet se rreth 30 mijë drejtues mjetesh do të paguajnë një prim më të lartë gjatë vitit 2026. Pjesa e mbetur, rreth 717 mijë drejtues mjetesh, do të paguajnë një prim sigurimi më të ulët.

Sigurimi TPL ngelet kolona kryesore e tregut

Sigurimi i brendshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta ngelet produkti dominues në tregun shqiptar të sigurimeve.

Të dhënat e AMF-së tregojnë se për 11 muajt e vitit 2025, primet e sigurimit TPL përbënin 57.6% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e Jo-Jetës.

Pesha e këtij produkti është rritur më tej nga niveli prej 57.6% i një viti më parë.

Volumi i primeve në këtë produkt është në rritje me 18.5% krahasuar me një vit më parë. Pjesërisht, kjo rritje i detyrohet edhe sistemit të ri të llogaritjes së primeve mbi bazën e faktorëve të rrezikut, që vlerësohet se ka sjellë një rritje të primit mesatar të sigurimit TPL me afërsisht 7%.

Volumi vjetor i primeve të shkruara bruto pritet të arrijë në afërsisht 145 milionë euro për të gjithë vitin 2025.

Nëse shtojmë edhe produktet e tjera të sigurimit të detyrueshëm motorik, Kartonin Jeshil dhe Policën Kufitare, pesha e sigurimeve të detyrueshme motorike arrin në 68.2% të tregut.

Këto shifra tregojnë qartë se tregu i sigurimeve ngelet i varur në masën më të madhe prej produkteve të detyrueshme motorike.

Pesha e këtyre produkteve është edhe pak më e lartë në strukturën totale të dëmeve. Për 11 muajt e vitit 2025, dëmet në sigurimet TPL përbënin 70.4% të dëmeve bruto të paguara nga kompanitë e sigurimit në vend.

Prej tyre, pothuajse 60% i takonin sigurimit të brendshëm TPL. Për 11 muajt e vitit 2025, kompanitë e sigurimit paguan 4.1 miliardë lekë dëme bruto të lidhura me sigurimin e brendshëm motorik TPL, ndërsa për të gjithë vitin 2024, dëmet e paguara kishin vlerën e pothuajse 4.3 miliardë lekë.

Aksidentet, 88% për faj të shoferëve

Të dhënat e INSTAT tregojnë se për 11 muajt e vitit të kaluar në Shqipëri u regjistruan zyrtarisht 1245 aksidente rregullore. Tendenca e aksidenteve është në rënie me 17.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave të dëmtuar në aksidente arriti në 1737, 15.7% më pak krahasuar me një vit më parë. Por, pavarësisht se numri i aksidenteve të ndodhura gjatë periudhës dhe i personave të dëmtuar ka pësuar rënie, dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit janë në rritje të ndjeshme.

Për 11 muaj, dëmet bruto të paguara në sigurimin TPL arritën në 4.1 miliardë lekë, me një rritje prej 6.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ekspertiza ka konkluduar se në 88% të aksidenteve të ndodhura gjatë vitit të kaluar, përgjegjësia ka rezultuar e drejtuesit të mjetit. Sistemi bonus-malus synon të ndëshkojë pikërisht këtë kategori të drejtuesve të mjeteve, të cilësuar fajtorë për aksidentet.

Për të gjithë vitin 2024 ishin raportuar gjithsej 1666 aksidente rrugore, në rritje vjetore me 29.6%.

Ndërsa numri i të dëmtuarve në aksidente arriti në 2255, 30% më shumë krahasuar me një vit më parë. Vlera e dëmeve të paguara në sigurimin TPL arriti në afërsisht 4.3 miliardë lekë, në rritje vjetore me 26%./Marrë nga Monitor

Përmbytjet, Rama: Mbetjet, dëm i pariparueshëm për natyrën! Do ngremë Task-Forcë

By: Os De
17 January 2026 at 12:57

Kryeministri Edi Rama tha në takimin me kryebashkiakët në Golem, se përmbytjet nuk erdhën vetëm nga faktorë natyrorë, por edhe nga dora e njeriut. 

Sipas kreut të qeverisë, nga qytetarët ka hedhje të plastikës në rrugë, çka ka sjellë dhe bllokim të kanaleve. 

Rama paralajmëroi se do të ngrihet një Task Forcë kundër mbetjeve plastike. 

“Meqë është takimi i parë i vitit edhe takohemi sy më sy, ju uroj të keni vit sa më të mbarë familjarisht dhe profesionalisht, patjetër politikisht të gjithë bashkë. Sot jemi këtu, në vijim të takimve të organizuara, për të çelur vitin, duke diskutuar për sfida dhe për të vënë disa piketa rrugës dhe për të përcaktuar çështjet kryesore që do duhet të merremi bashkarisht. Dua ta filloj me faktin që viti nisi me një situatë tejet të vështrë atmosferike, që preku një pjesë jo të vogël të komunitetit, të territoreve  dhe që na përballi me sfidën e emergjencës, në kushtet që emergjencat po bëhen sistematike dhe po marrin një profil tjetër, si rezultat i ndryshimeve klimatike. Kemi më shumë thatësirë, zjarre dhe kemi më shumë befasira në aspektin e atmosferës ku krijohen vorbulla si ajo e ditëve të para të vitit, të cilat sipas ekspertëve janë vorbulla që mund të trajtohen në gjuhën e përditshme si ngërçe në fluksin e qarkullimeve të ajrit dhe krijojnë reshje shiu dhe dëbore me intensitet shumë të lartë. 

Në këto kushte, nuk ka shumë për të bërë në përballimin e intensitetit të lartë të reshjeve, por ka elementë që lidhen me njeriun dhe pamë sesi kjo situatë u ndërlikua edhe nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e shumëkujt ndër ne, që si qytetar apo si vizitor shqip folës kryesor, sepse nuk janë turistët e huaj që hedhin shishe plastike në rrugë, që e konsideron këtë vend si landfill dhe hedh shishen e zbrazur të ujit, të pijes alkoolike dhe gjithë kjo sasi e madhe që hidhet rrugëve, ku lidhet edhe mungesa e menaxhimit të mbetjeve në territoret rurale, mblidhet dhe falë erës dhe ujërave nga këto situata, vjen dhe bllokon pika kyçe të rrjetit të kullimit, siç ndodhi në Shkozet, Gjirokastër, në disa pika të tjera, ku pavarësisht punës së bërë dhe kemi raportin e përditësuar të ministrisë së Bujqësisë, në bashkëpunimin me çdo bashki, në nëntor ishin pastruar të gjitha. Kryetarja e bashkisë Durrës më çoi video, se si po mbushej pika kyçe në Shkozet pasi u pastrua. Kur gjendemi para kësaj situate agresioni të mbetjeve të plastike, që është ndikimi i njeriut, duhet të angazhohemi për të marrë ofensivë të përbashkët, të rrisim ndjeshmërinë, të krijojmë për ta vënë në kontroll këtë faktor. Ajo që ndodh me plastikën, derdhet në det, ka dëme të pariparueshme për jetesën e detit, ka dëme të pariparueshme për cilësinë e ushqimeve tona. Duhet të bëjmë çmos për ta frenuar këtë lemeri papërgjegjshmërie qytetare. Ky është krim shqiptar, nuk është krim ku mund të vëmë gishtin për të gjetur bashkëfajtorë. Për këtë duhet të marrim masa të shpejta. I kam kërkuar ministrit të Pushtetit Vendor të ngrejë një Task Force, për të konceptuar një plan me 3 faza, të përbashkët, që nga sensibilizimi, tek veprimi në shumë dimensione.”, theksoi ai. 

 

“Një staf me njerëz të ndyrë”, kryebashkiaku i 3,8 milionë banorëve kërkon falje

By: Os De
17 January 2026 at 12:55

Kryebashkiaku i Yokohamës, qytet me rreth 3.8 milionë banorë, Takeharu Yamanaka, ka kërkuar falje publike pasi u akuzua për fyerje dhe sjellje fyese ndaj stafit të bashkisë. Skandali shpërtheu pasi drejtori i burimeve njerëzore të qytetit, Jun Kubota, e akuzoi publikisht kryebashkiakun se kishte përdorur terma si “idiot” dhe “llum njerëzor” ndaj punonjësve.

Akuza të tilla janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni, veçanërisht kur bëhen publikisht nga një zyrtar aktiv ndaj një kryebashkiaku në detyrë. Fillimisht, Yamanaka i mohoi pretendimet përmes një deklarate në faqen e tij personale, por më pas pranoi disa prej tyre dhe kërkoi falje.

“Dua të kërkoj sinqerisht ndjesë për barrën psikologjike që i kam shkaktuar drejtorit të personelit,” u shpreh ai, duke shtuar se do të tregojë më shumë kujdes në sjellje dhe komunikim. Megjithatë, Yamanaka mohoi akuza të tjera, përfshirë komentet mbi pamjen fizike të kolegëve apo krahasimet me kafshë.

Ndërkohë, Jun Kubota deklaroi se falja nuk është e mjaftueshme dhe kërkoi hetim zyrtar, duke theksuar se kryebashkiaku “nuk e kupton seriozitetin e situatës”. Autoritetet lokale po shqyrtojnë hapjen e një hetimi administrativ.

Paketa e Maleve/ Rama: Ç’është kjo shkencë e madhe për të përcaktuar hartën. Ambicia jonë 1 mijë investime

By: Os De
17 January 2026 at 12:52

Me tone të ashpra i është drejtuar kryeministri Rama kryebashkiakëve sa i takon Paketës së Maleve, për të cilën tha se ka ende bashki që nuk kanë përmbyllur fazën e parë të kësaj nisme.

Ndërsa shpalosi ambicien për 1 mijë investime, Rama tha se nuk do të ketë asnjë rikandidim nëse nuk do të plotësohet kjo ambicie.

“Nuk mundet dot të rrini e të prisni vetëm nga buxheti i shtetit, duhet të kaloni në një fazë tjetër sidomos disa bashki që i kanë të gjitha mundësitë. Bëmë një takim për Paketën e Maleve, sot jot ë gjitha bashkitë e kanë kryer fazën e parë. Është e papranueshme.

Cili duhet të jetë objektivi? Ditë e parë që u shpall në website kishte mbi 700 interesime nga shqiptarë jashtë atdheut, është instrument i sigurtë për të tërhequr cdo shqiptar nga jashtë. Si ka mundësi që nuk ka mbaruar ende faza e parë. C’është kjo shkencë e madhe për të përcaktuar hartën. Megjithatë i kam kërkuar drejtores së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të jetë në dispozicion të secilës bashki për harta për cfarëdo që keni nevojë. Dhe i kam kërkuar ministrit Demo të vendoset një target për cdo bashkie.

Ambicia është 1 mijë investime nga kjo paketë. Nuk do të ketë asnjë rikandidim nëse nuk do jetë arritur targeti i këtij projekti. Është plotësisht e mundshme por ama 1 mijë investime nëse marrim një shifër më modesten të mundshme për secilin nga këto investime, prej 50 mijë eurosh që është shumë e ulët, mendoni c’i ndodh ekonomisë në tre vjet. Kështu që, fokusoheni dhe merreni shumë seriozisht. Kuptojeni se është një celësh për të tërhequr njerëz aty ku duket se nuk ka njerëz.

Një element tjetër është të bëjmë një hap për të rritur cilësinë e planifikimit dhe projektimit, për këtë agjencia e re do ketë mision të vetin të asistojë bashkitë në planifikim dhe të krijohet një kanal më i shpejtë ndërveprimi.” tha Rama.

“Asnjë aset shtetëror s’do jepet pa sjellë përfitime”/ Rama: Boll pritët nga financimi i shtetit! Së shpejti, agjencia..

By: Os De
17 January 2026 at 12:42

Kryeministri Edi Rama mbajti mesditën e sotme një takim me kryebashkiakët për sfidat e bashkive për 2026, sezonin turistik dhe betejat e përbashkët politike e shoqërore kundër mbetjeve plastike. 

Kryeministri Rama theksoi se këtë vit duhet të bëhet një hap kuptimplotë për bashkitë sipërmarrëse, duke i kthyer ato në aktorë aktivë të zhvillimit ekonomik dhe përfitues të të ardhurave. Ai njoftoi se çdo tokë shtetërore do të përdoret me kusht për përfitim të shtetit dhe se së shpejti do të krijohet një agjenci ku planifikimi dhe strehimi do të jenë të integruara, në shërbim të pushtetit vendor dhe nën monitorimin e Ministrisë së Energjisë. 

Rama nënvizoi nevojën për iniciativë dhe qasje sipërmarrëse nga pushteti vendor, duke mos u mbështetur vetëm te buxheti i shtetit. 

“Nevoja që këtë vit të bëhet një hap kuptimplotë për bashkitë sipërmarrëse është e domosdoshme. Jemi akoma shumë larg krijimit të një force lokale, vendore, që të mund të marrë pjesë në jetën ekonomike të territorit dhe të bëhet një faktor ndikues për zhvillimin ekonomik, duke gjeneruar edhe të ardhura. 

Vazhdojmë të mbetemi vendi i fundit në çdo klasifikim në Evropë, por edhe në nivele shumë të ulëta në botë, ku pushteti vendor shfrytëzon taksat vetëm për të funksionuar. Hapsira është shumë e madhe për të bërë bashkitë aktorë aktivë të zhvillimit ekonomik dhe përfitues të tij. 

Në nivelin qendror jemi shumë mbrapa, por janë krijuar kushtet për të filluar të krijojmë shtetin sipërmarrës, duke u bërë partner me sektorin privat. Ministria e Ekonomisë ka përgatitur një matrice për të gjitha ministritë, me qëllim të matur sesa të ardhura jashtë buxhetit gjenerojnë këto institucione. Vendet e tjera e kanë bërë këtë me kohë. 

Deri dje, janë dhënë shumë asete falas; janë dhënë dhe janë lënë rrugëve asete që nuk numerohen. Shumë prona shtetërore janë lënë në duar të pasigurta, pa u shndërruar në të ardhura për shtetin. 

Ne nuk japim asnjë metër katror toke në rastet kur një ndërtues kërkon 95% të tokës. Për çdo metër katror toke që është pronë e shtetit, kemi kushtëzuar pjesëmarrjen e investitorit si pronar, për të marrë pjesën që i takon shtetit. I vetmi motiv për të dhënë tokë me kontratë simbolike është sektori i hotelerisë. Së shpejti do të kemi një agjenci ku planifikimi dhe strehimi do të jenë të integruara, e cila do të jetë në dispozicion të pushtetit vendor, së bashku me AIC, nën monitorimin e Ministrisë së Energjisë. Kërkohet një qasje vullnetare nga ana juaj, iniciativë dhe të shikoni çdo pjesë të territorit me një perspektivë sipërmarrëse, pasi nuk mund të mbeteni vetëm duke pritur financimin nga buxheti i shtetit.” 

Rama: Fond 20 milionë euro në mbështetje të zhvillimit rural, do të vendosen në shërbim të kullimit

By: Os De
17 January 2026 at 12:32

Në mbledhjen me kryebashkiakët Rama tha se ka mbështetur propozimin e ministrit Demo për të vënë në mbështetje të zhvillimit rural, një fond prej 20 milionë eurosh të sigurara nga Emiratet e Bashkuara. 

“Një tjetër element që ndikon në këto situata emergjencash është niveli i rezistëncës së infrastrukturës mbrojtësve, kam parasysh kanalet e kullimit, argjinaturat, hidrovoret. Analiza tregon se ka pika ku rezistenca është më e dobët, për këtë arsye duhet të vendosim me shumë saktësi piketat për të forcuar më tej infrastrukturën mbrojtëse dhe nga ana tjetër për të adresuar të gjitha ato aspekte që kanë të bëjnë me fuqizimin e ndërveprimit mes pushteteve. 

Demo ka propozuar dhe ka gjetur mbështetje është që me një fond të siguruar nga miqtë tanë të cmuar të Emirateve të Bashkuara prej 20 mln eurosh në mbështetje të zhvillimit rural të blejmë një sasi domethënëse mjetesh që vendosen në shërbim të kullimit, pastrimit të kanaleve kulluese dhe të funksionojnë sipas nevojave të bashkive. 

E kemi një shembull në Dibër, ka funksionuar më së mirë, është koha të rrisim kapacitetin, sipas qarqeve dhe kështu kjo flotë përqëndron më shumë forca ku ka më shumë emergjenca ose në ditët e punës normale do të jetë një forcë e shtuar për të gjitha bashkitë sipas sasisë së kanaleve për t’u pastruar dhe mirëmbajtur sipas nevojës për të adresuar edhe problemin e argjinaturave. Është ministri që do e cojë përpara këtë projekt” u shpreh Rama. 

 

Mitsotakis – Ramës: Rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon edhe nga Greqia!

By: Os De
17 January 2026 at 12:25

Replikat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, lidhur me ato se çfarë u thanë ndaj gazetarit greko-amerikan, John Defterios, në panelin e samitit të Abu Dhabit për “Korridoret e Energjisë për një të Ardhme të Qëndrueshme”, më 14 janar, nuk kaloi pa i marrë vëmendjen dhe homologut të tij, Kyriakos Mitsotakis.

Ky i fundit, i ftuar më 17 janar në një emision grek “Savatokiriako me ton Manesi”, në Alpha Tv, dha një përgjigje Ramës lidhur me deklaratat e kryeministrit tonë.

Mitsotakis u shpreh se e njeh Ramën prej vitesh, e që sipas tij “i shpëtojnë disa gjëra që nuk duhen thënë. Duke i cilësuar deklaratat e kryesocialistit “gabim”, kryeministri grek theksoi se Shqipëria është kandidate për unionin evropian. Për këtë, duket se kryeministri grek bëri një rikujtesë, duke u shprehur se “Zoti Rama e di shumë mirë se rruga e Shqipërise drejt Evropës kalon edhe nga Greqia”.

“Dëgjo, dua të jem i sinqertë. E njoh Edi Ramën prej vitesh, e kam parë se si shprehet dhe ndonjëherë i shpëtojnë gjëra që nuk duhen thënë. Ajo që tha ishte një gabim i kotë. Dhe mendoj se jam i kënaqur që gjeti një mënyrë për ta korrigjuar. Nuk ka asnjë arsye. Shqipëria është një vend fqinj dhe kemi shumë tematika me Shqipërinë. Është një vend kandidat për në BE. Z. Rama e di shumë mirë se rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon edhe nga Greqia. Mendoj se ishte një deklaratë e papërshtatshme, le ta lëmë pas”, tha kryeministri grek.

LIVE-Rama mbledh kryebashkiakët: Përmbytjet treguan papërgjegjshmëri qytetare, duke e trajtuar vendin si landfill kudo

By: Os De
17 January 2026 at 12:10

Bashki më të forta, më funksionale më të qëndrueshmë, nën këtë moto kryeminsitri Edi Rama mblodhi këtë të shtunë në një takim krerët e bashkive në vend.

“Meqë është takimi I parë I vitit dhe shihemi sy më sy të gjithë ju uroj një vit të mbarë familjarisht dhe profesionalisht patjetër politikisht të gjithë bashkë. Jemi këtu në vijim të takimeve të organizuara për të celur vitin, duke diskutuar për sfidat e për të vënë disa piketa dhe për të përcaktuar cështjet kryesore me të cilat do të duhet të merremi bashkarisht. Viti nisi me një situatë tejet të vështirë atmosferike preku një pjesë jot ë vogël të territorit dhe që na përballi me sfidën e emegjencës në kushtet që emergjencat po bëhen sistematike dhe po marrin një profil tjetër si rezultat I ndryshimeve klimatike. Kemi më shumë thatësirë e zjarre dhe më shumë befasira në aspektin e atmosferën ku krijohen vorbulla si ajo e ditëvë të para të vitit që sipas ekspertëve janë vorbulla që mund të trajtohen me gjuhën e përditshme si ngërce në qarkullimin e flukseve të ajrit dhe krijojnë përqëndrime dhe reshje shiu e borë me intensitet të lartë. Në këto kushte nuk ka shumë për të bërë por patjetër që ka elementë të kësaj situate që lidhen me njeriun dhe pamë se si kjo situatë u ndërlikua ndër të tjera edhe nga papërgjegjshmëria rrënshqethëse e shumë kujt ndër ne që si qytetar I kësaj Republike apo si vizitorë shqipfolës, se nuk hedhin turistët mbetje plastike në rrugë e konsideron këtë vend si një landfill kudo ku ndodhet. Dhe gjithë kjo sasi e madhe që hidhet rrugëve ku këtu hyn edhe mungesa e menaxhimit të mbetjeve në territoret rurale mblidhet dhe falë erës vjen e bllokon pika kyce të rrjetit të kullimit sic ndodhi në Shkozet, Gjirokastër, në disa pika të tjera.” tha Rama.

 

❌
❌