Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Main stream

Dënohen Alba, Benita, Shkurta, Labi dhe Dolce - njëri prej tyre do të eliminohet sonte pa mundësi kthimi

26 December 2025 at 23:26


Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 pritet të sjellë emocione dhe tension të forta, pasi është paralajmëruar një eliminim i dyfishtë nga shtëpia më e famshme në vend.

Në nominim këtë javë ndodhen Shkurta, Benita, Dolce, Labinot Rexha dhe Alba, ndërsa njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga gara. Banorët janë në pritje të ankthshme për rezultatin që do të vendoset nga publiku dhe produksioni.

Kjo javë ka qenë e mbushur me debate, tensione dhe momente të ashpra, dhe pikërisht për këtë arsye, “Vëllai i Madh” ka vendosur që nominimi të mos vijë nga votimi i zakonshëm, por si një masë ndëshkuese.

Banorët e lartpërmendur janë futur në nominim për shkak të sjelljeve të papërshtatshme, ofendimeve dhe komenteve denigruese brenda shtëpisë, vendim i cili ka ndryshuar menjëherë atmosferën dhe ka bërë që shumë prej tyre të reflektojnë mbi sjelljen dhe mënyrën se si janë paraqitur para publikut.

Me një eliminim të dyfishtë në lojë, tensioni është rritur ndjeshëm. Banorët e dinë se çdo gabim mund të ketë pasoja direkte, ndërsa publiku tashmë ka filluar të ndajë mendimet e tij në rrjete sociale, duke komentu arritjet dhe gabimet e konkurrentëve. /Telegrafi/

Jasmin eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 4, pritet një eliminim i dytë

26 December 2025 at 22:05


Në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, publiku vendosi që të largohet nga shtëpia banorja Jasmin Kadriu. Qëndrimi i saj në format rezultoi të ishte relativisht i shkurtër, por i qetë dhe pa shumë përplasje.

Gjatë kohës që ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në vend, Jasmin u shqua për një sjellje të matur dhe të balancuar, duke u përpjekur të mos bëhej pjesë e debateve të forta që shpesh kanë dominuar javët e fundit.

Eliminimi i saj u prit me emocione si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, ndërsa banorët u shprehën se largimi i Jasminit ndryshon dinamikën e lojës.

Ndërkohë, produksioni paralajmëroi se sonte pritet edhe një eliminim tjetër, çka ka rritur pritshmëritë dhe tensionin mes konkurrentëve, të cilët tashmë e dinë se çdo gabim mund t’u kushtojë qëndrimin në BBVK.

Spektakli vazhdon të sjellë surpriza, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të jetë banori i radhës që do të lërë shtëpinë. /Telegrafi/

Yesterday — 26 December 2025Main stream

"Ngacmon gratë në dasma", "Të kam blerë një çefin" - debat i ulët mes Labinot Rexhës dhe Kushtrimit në Big Brother VIP Kosova 4

26 December 2025 at 21:48


Në mbrëmjen e spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova, u transmetuan pamje nga një debat i zjarrtë mes dy banorëve — Labinot Rexhës dhe Kushtrim Kelanit — që ka ngjallur reagime dhe interes të madh te publiku.

Gjithçka nis pasi, gjatë një përballjeje verbale, Kushtrimi i drejtohet Labit me fjalët:“Do të të blej një çefin”.

Kjo fjali mjaftoi që situata të përshkallëzohej, duke bërë që Labi të reagojë me tone të larta dhe akuza të rënda ndaj tij.

Në debat, Labinot Rexha ia ktheu: “Ti je serb, ti je sllav. Ti ke ngacmuar motrën e një dasmori dhe ke paguar 20 mijë euro për ta mbyllur këtë muhabet në Tetovë”.

- YouTube youtu.be

Akuza të tilla u pritën me habi nga banorët e tjerë, ndërsa produksioni vendosi t’i transmetojë sekuencat e plota gjatë spektaklit, duke e rikthyer debatin si një prej momenteve më të komentuar të javës.

Deri më tani, as brenda shtëpisë e as jashtë saj nuk ka pasur ndonjë sqarim shtesë për deklaratat e bëra, ndërsa publiku ka reaguar gjerësisht në rrjete sociale, duke ndarë mendime të ndara rreth mënyrës se si u menaxhua situata. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Si rrallë herë, Yll Limani rrëfehet për jetën e tij private: Shumë lidhje kanë mbaruar për shkak të punës

26 December 2025 at 20:30


Artisti i njohur Yll Limani ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Ndryshe”, me Elona Duro dhe Salsano Rrapi, ku në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio ka folur hapur jo vetëm për muzikën dhe albumin e tij më të ri, por edhe për jetën personale dhe raportin me dashurinë.

Gjatë bisedës, Yll Limani nuk u rezervua aspak në përgjigjet e tij, duke treguar se aktualisht është beqar. I pyetur nga Elona për statusin e tij sentimental, këngëtari pranoi se dy vitet e fundit kanë qenë të mbushura me ulje dhe ngritje në këtë aspekt, por se tashmë ka ardhur në një pikë reflektimi.

“Momentalisht jam single. Këto dy vitet e fundit kam pasur ulje–ngritje në atë departament. Në fakt tani kam shumë qejf, të them të drejtën, që siç thonë njerëzit të rehatohem. Çfarëdolloj përpjekje që e bëj, nëse shkruaj, nëse dal apo nëse flas me ty, përfundimi është që të jetë diçka serioze dhe me kuptim, që zgjat dhe që është një lloj qendre e ditës dhe e jetës”, u shpreh ai.

- YouTube youtu.be

Artisti u ndal edhe te sfidat që sjell profesioni i tij në ndërtimin e një lidhjeje të qëndrueshme. I pyetur nëse ndonjë lidhje e tij ka dështuar për shkak të karrierës, Ylli pranoi se dinamika e jetës artistike shpesh bëhet pengesë.

“Ajo është gjithmonë problematike dhe pengesë, sepse nuk e fajësoj fare këdo që ka problem me dinamikën dhe jetën si ne artistët. Mendoj që sa më shumë të dinë njerëzit, aq më shumë energjia shteron”, tha ai.

Në fund, këngëtari foli edhe për dallimin mes dashurisë që këndohet në këngë dhe asaj që jetohet në realitet, duke pranuar se kjo e fundit është shumë më e ndërlikuar.

“Është. Unë jam më i komplikuar. Mundohem që të mos bëhem shumë toksik. Tani, sa më shumë kalon koha, aq më shumë i shëndetshëm duhet të bëhem”, përfundoi Yll Limani.

Intervista u prit me interes të madh nga publiku, duke konfirmuar edhe një herë se Yll Limani mbetet një nga artistët më të ndjekur, jo vetëm për muzikën e tij, por edhe për sinqeritetin me të cilin flet për jetën personale. /Telegrafi/

Bebe Rexha vjen me poza atraktive për Krishtlindje: Ende beqare, Santa nuk më solli ndonjë këtë vit

26 December 2025 at 19:51


Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një seri fotografish festive në Instagram, ku shfaqet me një paraqitje elegante dhe provokuese njëkohësisht.

Në imazhet e shpërndara, artistja shfaqet e veshur me një kostum të bardhë, të kombinuar me detaje luksoze prej gëzofi, duke krijuar një stil që përçon elegancë, sensualitet dhe atmosferë dimërore.

Fotografitë janë realizuar në ambient të brendshëm, pranë pemës së Vitit të Ri, e dekoruar me drita dhe elemente festive, çka i jep setit një ndjesi intime dhe festive.

Bebe Rexha ka zgjedhur poza të ndryshme, nga ato më artistike deri te close-up-et që vënë në pah grimin e sofistikuar, flokët e kapura me aksesorë delikatë dhe detajet e manikyrit.

Paraqitja e saj është komentuar gjerësisht nga fansat, të cilët kanë vërshuar me komente pozitive për stilin dhe sharmin e këngëtares.

— (@)

Në njërin prej postimeve, Rexha ka shtuar edhe një mbishkrim me nota humori, duke shkruar: “Santa didn’t bring me anyone. Still single (Ende beqare, Santa nuk më solli ndonjë këtë vit)”, një koment që u prit me reagime të shumta nga ndjekësit e saj.

Fotografitë kanë marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje brenda një kohe të shkurtër, duke dëshmuar edhe një herë ndikimin e madh që Bebe Rexha ka në rrjetet sociale, si dhe aftësinë e saj për të kombinuar muzikën, stilin dhe personalitetin në mënyrë autentike. /Telegrafi/

Labi pi nga shishja e mbushur me detergjent nga Alba

26 December 2025 at 19:26


Një situatë e pazakontë dhe aspak e këndshme ka ndodhur brenda shtëpisë, duke shkaktuar reagime të menjëhershme mes banorëve.

Labi ka pirë nga një shishe uji, e cila rezultoi të përmbante detergjent dhe që, sipas situatës së krijuar, i ishte sjellë nga Alba. Veprimi i tij ka shkaktuar habi dhe tension në ambient, ndërsa reagimi i Albës ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër. Ajo i është drejtuar Labit me fjalët: “A je ti budalla”, duke shprehur nervozizimin dhe shqetësimin për atë që kishte ndodhur.

E habitur nga skena ka mbetur edhe Bia, e cila ka ndjekur momentin me surprizë, pa arritur të kuptojë menjëherë se çfarë kishte ndodhur.

Ndërkohë, pasi e ka kuptuar situatën, Labi është larguar me vrap për të pastruar gojën, duke u përpjekur të shmangë pasojat e mëtejme nga veprimi i tij i nxituar.

Ngjarja ka krijuar tension mes banorëve dhe pritet të ndikojë në raportet mes tyre, ndërsa situata ka ngritur pikëpyetje për kujdesin dhe komunikimin brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Gruaja e Bruce Willis prek me rrëfimin për bashkëshortin: Ai e donte këtë periudhë të vitit, demenca nuk i fshin ato kujtime

26 December 2025 at 18:38


Emma Heming, bashkëshortja e aktorit të famshëm Bruce Willis, foli në një ese emocionale të botuar në faqen e saj zyrtare të internetit rreth mënyrës se si ajo dhe familja e saj po përballojnë festat që kur aktori u diagnostikua me demencë. Emma Heming theksoi se festat për të janë të lidhura fort me kujtimet e Bruce, i cili dikur ishte në qendër të tubimeve familjare.

"Për mua, festat më sjellin kujtime të Bruce, i cili ishte në qendër të gjithçkaje", shkroi ajo.

Ajo kujtoi sa shumë e donte aktori këtë kohë të vitit, traditat familjare dhe momentet e përbashkëta.

"Ai e donte këtë kohë të vitit - energjinë, kohën me familjen, traditat. Ai ishte ai që bënte petulla, luante në dëborë me fëmijët, një prani e vazhdueshme që lëvizte nëpër shtëpi ndërsa dita kalonte. Kishte ngushëllim në rutinë, në të diturën saktësisht se si do të dukej dita, veçanërisht duke qenë se unë jam një krijesë e zakonit", tha Emma.

Ajo shtoi se demenca nuk i fshin kujtimet, por krijon një hendek të dhimbshëm midis së kaluarës dhe së tashmes.

"Demencia nuk i fshin ato kujtime. Por krijon një hapësirë midis atëherë dhe tani. Dhe kjo hapësirë mund të dhembë", tha ajo.

Ajo përmendi gjithashtu shëndetin e bashkëshortit të saj. Bruce Willis u diagnostikua me afazi, një çrregullim i të folurit, në vitin 2022, dhe më pak se një vit më vonë, familja njoftoi se ai vuante nga demenca frontotemporale, një sëmundje që ndikon në sjellje, të folur dhe lëvizje, për të cilën aktualisht nuk ka kurë.

Emma foli gjithashtu hapur se si trishtimi gjatë festave manifestohet në situata të përditshme.

"Trishtimi i festave mund të vijë në mënyra të papritura. Mund të vijë ndërsa nxirrni dekorimet nga depoja, mbështillni dhuratat ose dëgjoni një këngë të njohur. Mund t'ju habisë në mes të një dhome plot me njerëz ose në një moment të qetë kur të gjithë kanë rënë në gjumë", shkroi ajo.

Ajo përshkroi gjithashtu momente të vogla frustrimi që i kujtojnë ndryshimet që po kalojnë: "E gjej veten duke e mallkuar emrin e Bruce-it pafajësisht ndërsa luftoj me dritat e festave ose detyrat që dikur ishin të tijat. Jo sepse jam e zemëruar me të për këtë, por sepse më mungon mënyra se si ai drejtonte një fushatë festash. Po, ai më mësoi mirë, por prapë mund të jem e frustruar, sepse është një tjetër kujtesë se sa shumë kanë ndryshuar gjërat", tha ajo. /Telegrafi/

Yll Limani tregon emrin e vërtetë: Gjithë kohën më kanë prezantuar gabim në Shqipëri, ja si qëndron e vërteta

26 December 2025 at 18:04


Yll Limani ka qenë i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin në Top Albania Radio, ku ka zhvilluar një intervistë të hapur dhe pa filtra, duke ndarë me publikun detaje si nga krijimtaria muzikore, ashtu edhe nga jeta personale.

Që në nisje të bisedës, artisti ka ndalur në një keqkuptim që, sipas tij, përsëritet vazhdimisht në Shqipëri dhe lidhet me vetë emrin e tij artistik. Limani theksoi se emri i tij nuk është “Ylli”, siç shpesh prezantohet, por “Yll”, pa shkronjën “i”.

“Emrin Ylli nuk ma kanë vendosur kurrë. Unë e kam Yll, vetëm Yll pa ‘i’. Gjithmonë në Shqipëri e thoni Ylli Limani. Gjithë kohën më keni prezantuar gabim. Edhe kur shkoj në ndonjë event e shikoj nga pas aty Ylli Limani dhe them gjithmonë është Yll pa ‘i’”, u shpreh këngëtari.

- YouTube youtu.be

Gjatë intervistës, Yll Limani u pyet edhe për atë që e dallon nga artistët e tjerë në skenën muzikore shqiptare. Ai zgjodhi të mos vetëlavdërohet, duke folur me modesti për identitetin e tij artistik dhe lidhjen që publiku ka krijuar me muzikën e tij.

“Nuk e di, kam qenë gjithmonë ndoshta më specifik. Të gjithë njerëzit në stinën e vjeshtës dhe të shiut, të ftohtit e kanë lidhur me Yllin, me këngët e mia, me albumin”, tha ai, duke shtuar se nuk e ka të lehtë të flasë për veten në kuptimin pozitiv të fjalës.

Sipas tij, veçantia e muzikës së tij mund të lidhet me tekstet, ndjeshmërinë që përcjellin këngët apo edhe me ngjyrën e zërit, të cilën ai e konsideron dhuratë dhe jo meritë personale. “Ndoshta tekstet, ndoshta ngjyra e zërit që është meritë e Zotit nuk është e imja. Unë vetëm kam ditur ta përdor, mendoj. Është meritë edhe e prindërve të mi”, u shpreh Limani. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri u shfaq në koncertin recital me veshje të ngjashme si ajo e Jennifer Lopez në 'Grammy Awards 2025'

26 December 2025 at 17:08


Këngëtarja Dafina Zeqiri është shfaqur të enjten mbrëma në Prishtinë, në koncertin e saj recital, me një veshje që ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka nxitur menjëherë krahasime në rrjete sociale dhe media.

Dafina u ngjit në skenë me një kombinim elegant dhe provokues një trupore të zezë me mëngë të gjata dhe një fund të gjatë me shkëlqim, i theksuar me detaje voluminoze në pjesën e ijëve.

Silueta dhe koncepti i veshjes u perceptuan gjerësisht si një frymëzim i drejtpërdrejtë nga paraqitja ikonike e Jennifer Lopez në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2025”, ku artistja amerikane ishte shfaqur me një veshje pothuajse identike në formë dhe estetikë.

Dafina Zeqiri (Foto: Donika Gërvalla/Facebook)

Paraqitja e Dafina Zeqirit solli një kombinim të guximshëm mes elegancës dhe performancës skenike, duke e shndërruar veshjen në pjesë integrale të narrativës artistike të recitalit.

Krahasimet me Jennifer Lopez nuk munguan, por për shumë ndjekës, kjo paraqitje u pa si një homazh modern ndaj ikonave ndërkombëtare të skenës, më shumë sesa një kopjim i drejtpërdrejtë.

Foto: Getty Images

Koncerti recital në Prishtinë u shndërrua kështu jo vetëm në një ngjarje muzikore, por edhe në një moment mode që pritet të diskutohet gjatë, duke e vendosur sërish Dafina Zeqirin në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave. /Telegrafi/

Charlize Theron në filmin e ri të Netflix "Apex": Kam xhiruar me një gisht të thyer

26 December 2025 at 16:22


Netflix ka publikuar një trailer për filmin e ardhshëm "Apex", i cili sjell një histori të tensionuar rreth grabitqarit dhe presë, dhe me protagoniste Charlize Theron.

Me protagonist edhe Taron Egerton në rolin e një vrasësi serial të pamëshirshëm, filmi zhvillohet në natyrën e egër australiane. Filmi ndjek një grua që kërkon ngushëllim në natyrë pas një humbjeje, por paqja e saj shkatërrohet kur ajo bëhet shënjestër e një vrasësi.

Ai e shndërron peizazhin australian në një shesh lojërash vdekjeprurës. Tensioni është i prekshëm që nga fillimi i filmit, dhe zëri i personazhit të Egerton zbulon se ai e ka ndjekur viktimën e tij përpara se të fillojë gjuetia zyrtare.

- YouTube youtu.be

Regjisori Baltasar Kormakur dhe skenaristi Jeremy Robbins njoftuan një përvojë që i çon aktorët në kufijtë e tyre fizikë dhe mendorë. Theron deklaroi se xhirimet e "Apex" ishin ndër më të vështirat që ajo ka bërë. Ajo gjithashtu deklaroi se akrobacitë i tejkaluan ato të filmit "The Old Guard 2".

"Unë xhirova me një gisht të thyer për të përfunduar skena të vështira në një zonë të largët australiane", tha ajo.

"Apex" mbërrin në Netflix më 24 prill të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Bleona tregon se si e shpërbleu Trump për kontributin e saj në fushatë

25 December 2025 at 23:55


Këngëtarja dhe aktivistja Bleona Qereti ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një interviste për “Top Story”. Ajo rrëfeu eksperiencën e saj në fushatën presidenciale amerikane dhe përfshirjen e komunitetit shqiptar që jeton atje.

Qereti tregoi se synimi i saj ka qenë gjithmonë të lidhë Shqipërinë me administratën amerikane dhe të tregojë se shqiptarët mund të kenë besim tek SHBA si shtet dhe si koncept.

“Unë nuk mund të jem më krenare për këtë moment. Jemi një vend kaq i vogël, por që në momentin që nuk ke një forcë që të të ndihmojë, nuk ka kohë të të shohë njeri. Doja ta fusja Shqipërinë në administratën amerikane. Shqipëria dhe shqiptarët duhet të besojnë tek Amerika si shtet, si koncept”, tha ajo.


- YouTube youtu.be

Bleona nuk la pa përmendur edhe marrëdhëniet personale dhe profesionale me politikanët shqiptarë. Ajo tregoi se ka vendosur kufij të qartë dhe nuk merr telefonata nga politikanët apo meshkujt, duke theksuar se kjo e ndihmon të qëndrojë e lirë dhe e fokusuar.

“Shumë njerëz nuk më marrin në telefon sepse unë e kam vënë kufirin me kohë. Mua nuk më bie telefoni nga politikanë, nga meshkuj, nuk më bie telefoni. Kam dashur të jem e lirë, por kam kaluar nga ana tjetër. Duhet të të bie telefoni ndonjëherë”, shtoi Qereti.

Intervista e saj ofron një pasqyrë të rrallë për mënyrën se si një figurë shqiptare e njohur ndërkombëtarisht ndërthur artin me angazhimin qytetar dhe politik, duke treguar një eksperiencë personale dhe profesionale që i shërben edhe komunitetit shqiptar në SHBA. /Telegrafi/

Vdes aktori që luajti në serialet “Friends” dhe “Seinfeld”

25 December 2025 at 23:22


Aktori amerikan Pat Finn, i cili u shfaq në seriale të njohura televizive, përfshirë Friends, Seinfeld dhe The Middle, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

Komediani dhe improvizuesi vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles, pasi u trajtua për kancer që nga viti 2022, raportuan mediat amerikane.

"Pati nuk takoi kurrë një të huaj - vetëm miq që nuk i njihte ende. Ai e jetoi jetën e tij në maksimum - me gëzim dhe entuziazëm", tha familja.

Roli i parë televiziv i Finn ishte në The George Wendt Show në vitin 1995, ku ai u shfaq si vëllai i personazhit kryesor. Ai gjithashtu pati një rol të përsëritur në Murphy Brown midis viteve 1995 dhe 1997.

Ai luajti rolin e Joe May në serialin Seinfeld në vitin 1998, duke luajtur rolin e një organizatori feste të njohur për delegimin e detyrave të vështira te mysafirët e tij.

Ai luajti si i ftuar në seriale të njohura në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000, duke përfshirë "King of Queens", "Friends", "That '70s Show" dhe "Dr. House".

Finn ishte ndoshta më i njohur për rolin e tij si Bill Norwood në The Middle, i cili u transmetua për tetë sezone midis viteve 2011 dhe 2018.

Karrierat e tij në filma përfshijnë Complicated (2009) dhe Santa's Paws 2: Santa's Puppies (2012).

Përveç roleve të tij në ekran, Finn ishte improvizues dhe dha mësim edhe në Universitetin e Kolorados, ku ishte profesor i asociuar. Ai ishte pjesë e një trupe improvizuese me gjashtë anëtarë të quajtur Beer Shark Minj. /Telegrafi/

AAK prezanton Durim Halilajn: Kandidati me numër 110 që synon të bëhet deputet dhe të përfaqësojë zërin e Hasit në Kuvend

25 December 2025 at 23:20


Durim Halilaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me numër 110, vjen nga Hasi i Gjakovës — një trevë e njohur për qëndresë, punë e besë. I rritur në këtë mjedis, Halilaj e sheh përfshirjen e tij në politikë si vazhdimësi të përgjegjësisë ndaj vendlindjes dhe njerëzve të saj.

Në postimin e tij të fundit, ai ka theksuar se mbështetja që ka marrë nga Hasi është e veçantë, sepse lidhet me rrënjët dhe identitetin e tij.

Sipas Halilajt, Hasi gjithmonë “ka ditur të zgjedhë drejt” dhe sot qëndron krah Aleancës dhe njerëzve të punës. Kjo përkrahje, siç thekson ai, u dëshmua edhe gjatë takimit të fundit të mbajtur në Lipovec të Hasit, ku pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve u panë si sinjal i qartë besimi.

“Hasi nuk është vetëm mbështetje — është vendlindja ime, rrënja ime, forca ime. Si bir i kësaj treve, e ndiej obligim ta ngre zërin e Hasit në Parlament, me dinjitet, përgjegjësi dhe besnikëri”, u shpreh Halilaj, i cili karrierën e tij politike e ka të pasur me ushtrimin e dy mandateve si drejtor i financave në Komunën e Gjakovës.

Ai thekson se prioritetet e tij lidhen me: përfaqësim dinjitoz të trevës së Hasit, avancimin e projekteve zhvillimore, mbështetjen e iniciativave për punësim dhe mundësi të reja, si dhe me fuqizimin e bashkëpunimit në nivel lokal e qendror.

Halilaj shprehet i bindur se Hasi, ashtu si në të kaluarën, do të dijë të mbështesë vizionin për zhvillim, duke e vendosur interesin qytetar në plan të parë.

Në fund, ai rikujton votuesit për renditjen zgjedhore:

Nr. 01 – Ramush Haradinaj
Nr. 129 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Nr. 110 – Durim Halilaj

Alba Pollozhani e bindur që prek gjysmëfinalen

25 December 2025 at 22:43


Banorja e “shtëpisë më të madhe në vend”, Alba, është shprehur mjaft e sigurt për rrugëtimin e saj në garë, duke thënë se beson fort se do të prekë gjysmëfinalen e formatit.

Gjatë një bisede të qetë në lavanderi, ku po qëndronte së bashku me Ludon, Labin dhe disa konkurrentë të tjerë, Alba u hap për pritshmëritë e saj dhe e bëri të qartë se e sheh veten mes më të mirëve.

Ajo shtoi se, nëse do të gjendej në gjysmëfinale së bashku me ta, do të ndihej jashtëzakonisht e lumtur, duke lënë të kuptohet se për të, ky do të ishte një sukses i madh personal dhe emocional.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime brenda shtëpisë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse publiku do t’ia realizojë këtë dëshirë. /Telegrafi/

Piers Morgan përsëri iu desh të mohonte se kishte luajtur në filmin "Home Alone", shumë fansa vazhdojnë të besojnë se ai ishte ajo zonja me pëllumba?

25 December 2025 at 22:08


Për shumë njerëz, Krishtlindjet dhe Viti i Ri nënkuptojnë shikimin përsëri të filmit "Home Alone" dhe në këtë kontekst rikthehet "teoria e konspiracionit" se prezantuesi britanik Piers Morgan luan rolin e zonjës me pëllumba në pjesën e dytë të filmit.

Në postimin në Twitter, i cili është parë më shumë se një milion herë në rrjetin X, thuhej: “Është koha e vitit kur të gjithë e shohim Piers Morgan si Znj. Pëllumba”, duke bërë që prezantuesja britanike të kundërpërgjigjej, duke deklaruar: “Kjo. Jo. Unë.”

Shakaja dhe krahasimi me personazhin që shfaqet në pjesën e dytë të “Home Alone” u shfaq pasi djali i Morgan bëri shaka për ngjashmërinë, dhe u shfaq përsëri në emisionin “Good Morning, Britain” ku kolegia e tij Susanna Reid e ngacmoi duke i treguar foto të tij dhe personazhit nga filmi krah për krah.

— (@)

Morgan këmbënguli se ai absolutisht nuk është gruaja e pastrehë që miqësohet me Kevin McCallister në film.

Shtesa vetëm sa e ushqeu shakanë, veçanërisht pasi Reid zbuloi pamje të vjetra të Morganit të mbuluar me pëllumba.

- YouTube youtu.be

Në realitet, gruaja me pëllumbat në film nuk është Piers Morgan, por aktorja irlandeze Brenda Fricker.

Pavarësisht faktit që Morgan mohon rregullisht se është një personazh nga një film i preferuar i Krishtlindjeve, çdo vit tradicionalisht lançohet një "teori konspiracioni" para Krishtlindjeve se në të vërtetë është ai. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

“Mos ma përmend nënën”, Benita reagon me tone të larta ndaj Albës

25 December 2025 at 21:32


Situata mes Albës dhe Benitës ka eskaluar, duke u shndërruar në një debat me tone të larta dhe tension të dukshëm.

Gjatë përplasjes, Benita iu afrua shumë pranë fytyrës së Albës dhe, me zë të ngritur, i kërkoi që të mos e përmendte nënën e saj

Pavarësisht reagimit të ashpër dhe britmave të Benitës, Alba nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj.


Ajo vazhdoi të theksonte se nëna e Benitës është e sëmurë, duke e përmendur disa herë këtë fakt, çka shtoi edhe më shumë tensionin mes tyre.

Momenti ka zgjuar reagime të shumta, duke hapur debat rreth kufijve të komunikimit dhe respektit kur përmenden familjarët në situata konfliktesh. /Telegrafi/

"Çfarë i ndodhi Tommy Shelby-t?": Ka mbërritur traileri i filmit të shumëpritur "Peaky Blinders"

25 December 2025 at 21:23


Traileri i parë për filmin e shumëpritur "Peaky Blinders" ka mbërritur dhe fansat nuk e fshehën entuziazmin e tyre në rrjetet sociale. Në më pak se 24 orë, ai mblodhi tre milionë shikime në YouTube.

Katër vjet pas finales së dramës së njohur kriminale të Netflix, fituesi i çmimit Oscar, Cillian Murphy, do ta riluajë rolin e tij si gangsteri britanik i viteve 1920, Tommy Shelby, në filmin e ri "Peaky Blinders: The Immortal Man", i cili do të shfaqet premierë në kinema më 6 mars dhe do të jetë i disponueshëm në platformën e transmetimit më 20 mars.

Klipi njëminutësh fillon me pyetjen: "Çfarë i ndodhi Tommy Shelby-t?" përpara se të shfaqen shpërthimet dhe të shtënat me armë zjarri në Birmingham gjatë Luftës së Dytë Botërore.

- YouTube youtu.be

Shelby me flokë të thinjur pastaj thotë: "Unë nuk jam më ai burrë".

Në trailer shfaqen gjithashtu aktorët Rebecca Ferguson dhe Barry Keoghan, të cilët bashkohen si personazhe të rinj.

Vetëm pak orë pasi u publikua traileri në prag të Krishtlindjeve, fansat mbushën rrjetet sociale me reagime për rikthimin e personazheve të tyre të preferuar, me një përdorues të YouTube që shkroi: "Dhurata më e mirë e Krishtlindjeve ndonjëherë, rikthimi i Shelby-t".

Në kastin e aktorëve përfshihen edhe Tim Roth, Stephen Graham, Sophie Rundle, Packy Lee, Ian Peck, Ned Dennehy dhe Jay Lycurgo.

Krijuesi i serialit, Steven Knight, tha në një njoftim për shtyp: "Vendi është në luftë, dhe sigurisht, edhe Peaky Blinders tanë janë në luftë. Do të jetë një kapitull shpërthyes në historinë e Peaky Blinders. Nuk ka kufij. Peaky Blinders në luftë të vërtetë". /Telegrafi/

Pas problemeve me ish-shtëpinë diskografike, Bebe Rexha nënshrkaun marrëveshje të re bashkëpunimi me një tjetër label

25 December 2025 at 19:40


Ylli i muzikës pop, Bebe Rexha, ka arritur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë me nënshkrimin e një marrëveshjeje me një ekip të ri menaxhimi, duke sinjalizuar nisjen e një kapitulli të ri profesional në jetën e saj muzikore.

Sipas njoftimeve të fundit të Billboard, Rexha ka firmosur me Timeline Management, një kompani menaxhimi që synon ta mbështesë atë në zhvillimin e projekteve të ardhshme, bashkëpunimeve dhe punës kreative që pritet të shohin dritën e publikimit në periudhën në vijim..

Në një deklaratë të publikuar në lidhje me këtë bashkëpunim, Alexis Fleischer, CEO i Timeline Management, e përshkroi Rexhën si një artiste “të rrallë, një herë në një brez”, i cili ka lënë gjurmë të thella në industrinë e muzikës, si në performancë ashtu edhe si autore këngësh. Ai nënvizoi vizionin e saj krijues dhe guximin për të eksploruar zhanre dhe stile të ndryshme muzikore.

Rexha, e nominuar për çmime Grammy dhe e njohur për bashkëpunimet me emra të mëdhenj të industrisë si The Chainsmokers, Nicki Minaj, Florida Georgia Line dhe të tjerë, pritet të publikojë materiale të reja muzikore nën këtë drejtim të ri menaxhimi, duke krijuar pritshmëri të lartë te fansat dhe kritikët.

Kjo lëvizje vjen në një moment kur Rexha po konsolidohet si një nga zërat më të spikatur të pop-it bashkëkohor, me një karrierë që përfshin albume të suksesshme dhe bashkëpunime globale. Nën menaxhimin e ri, fansat shpresojnë të shohin projektet e saj të ardhshme të realizuara me një fokus edhe më të madh kreativ dhe strategjik. /Telegrafi/

Tensionohet situata në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce godet Albën

25 December 2025 at 18:35


Në shtëpi është regjistruar një tjetër moment tensioni i lartë, këtë herë mes Dolces dhe Albës, ku një debat verbal ka eskaluar në përplasje fizike, duke tronditur qetësinë mes banorëve.

Sipas pamjeve dhe reagimeve të çastit, Dolce është acaruar ndjeshëm ndaj Albës pas një situate që u perceptua si provokuese. Debati u ndez kur Alba iu drejtua me fjalët “Mos ma lag pellushin”, deklaratë që duket se ka shërbyer si pikë shpërthyese për reagimin e ashpër të Dolces.

Situata u përshkallëzua shpejt, duke kaluar nga fjalët në kontakt fizik, çka ka shkaktuar reagime të menjëhershme dhe shqetësim te banorët e tjerë, të cilët u përfshinë për të qetësuar gjendjen dhe për të parandaluar agravimin e mëtejshëm të konfliktit.


Ky incident ka rritur ndjeshëm tensionin brenda shtëpisë dhe ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet mes dy banoreve, ndërsa pritet të shihet se si do të ndikojë kjo përplasje në dinamikat e ardhshme dhe në qëndrimin e tyre brenda lojës. /Telegrafi/

Aktorja e parë në botë e krijuar nga inteligjenca artificiale - komuniteti i aktorëve thuhet se janë "në frikë" se ajo do t'i zëvendësojë

25 December 2025 at 17:20


Tilly Norwood është një aktore e krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale. Personazhi i saj virtual ishte arsyeja për reagime të shumta nga punëtorët e filmit të cilët besojnë se inteligjenca artificiale po ua vjedh vendet e punës.

Eline Van der Velder, drejtoreshë e kompanisë së prodhimit Particle6, e cila krijoi Tilly Noorwood, tha:

"Në shkurt të vitit 2025, pashë shumë ndikues të inteligjencës artificiale që po shfaqeshin. Ne kemi eksperimentuar me inteligjencën artificiale për tre vitet e fundit dhe mendova se do të ishte shumë argëtuese të krijonim një personazh të gjeneruar nga kompjuteri. Menduam gjatë dhe me kujdes se si duhet të quhej, si duhet të dukej dhe si do të ishte personaliteti i saj dhe kështu u bë Tilly Norwood." Kjo aktore e inteligjencës artificiale më pas e prezantoi veten shkurtimisht.

"Përshëndetje, unë jam aktorja e parë në botë e bazuar në inteligjencën artificiale. Gëzohem që ju njoh", tha ajo.

Regjisori i kompanisë së prodhimit të lartpërmendur deklaroi se ata po krijojnë një "univers" të quajtur Tillyverse rreth saj. Tilly Noorwood u prezantua në shtator të këtij viti në Festivalin e Filmit në Zyrih.

Pas kësaj, video të saj duke u shfaqur në reklama të rreme për filma fantastikë, horror dhe aksion u publikuan në rrjetet sociale, etj. Aktoret Melissa Barrera, Kiersey Clemons dhe Natasha Lyonne më pas bënë thirrje për bojkotimin e agjencive që promovojnë Tilly Noorwood. /Telegrafi/

❌
❌