Pas ditësh të ngarkuara me debate, tensione të larta dhe momente jo të këndshme brenda shtëpisë së Big Brother, në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi, duke rritur edhe më shumë kureshtjen dhe ankthin mes banorëve.
Ardhja e zarfit vjen pas situatave të fundit të tensionuara, ku në qendër të vëmendjes ishte përplasja mes Dolces dhe Albës.
Sipas asaj që është komentuar brenda shtëpisë, zarf i zi mund të lidhet me incidentin ku Dolce thuhet se e ka shtyrë Albën, një moment që ka shkaktuar diskutime të shumta si mes banorëve, ashtu edhe te publiku.
BBVK/Instagram
Banorët u shfaqën të shqetësuar dhe të tensionuar në momentin kur u bë e ditur mbërritja e zarfit, duke pritur me padurim përmbajtjen e tij dhe vendimin që mund të pasojë.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të përmbajë zarf i zi dhe nëse situata mes Dolces dhe Albës do të sjellë ndëshkime apo zhvillime të reja brenda shtëpisë. /Telegrafi/
Një moment i pazakontë dhe mjaft komik ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku Labinot Rexha ka shkaktuar të qeshura mes banorëve me veprimin e tij.
Ai është parë duke spërkatur këmbët me aromë, para se të mbathte çorapet, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga të tjerët.
Teksa banorët e shikonin të habitur, reagimet nuk munguan dhe situata u shndërrua shpejt në të qeshura kolektive.
BBVK/Instagram
I pyetur për këtë zakon të veçantë, Labi u përgjigj thjesht dhe me humor: “Kam qejf”.
Momente të tilla spontane vazhdojnë të sjellin atmosferë pozitive dhe argëtuese në shtëpi, duke treguar anën e çlirët të Labit dhe duke i bërë banorët të ndihen më të relaksuar mes dinamikave dhe tensioneve të lojës. /Telegrafi/
Imani Dia Smith, aktorja e njohur për rolin e saj si Nala e Re në versionin e Broadway-t të filmit të famshëm të Disney-t, “The Lion King”, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare pas një sulmi me thikë nga i dashuri i saj.
Lajmi i hidhur ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin teatral.
Sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Middlesex në New Jersey, incidenti ndodhi më 21 dhjetor.
Policia në Edison iu përgjigj një telefonate në 911 dhe gjeti aktoren me plagë nga thika.
Ajo u transportua urgjentisht në Spitalin Universitar Robert Wood Johnson, ku fatkeqësisht u shpall e vdekur, shkruan DailyMail.
I dashuri i saj, Jordan D. Jackson-Small, u arrestua menjëherë pas incidentit. Prokurorët e akuzuan për vrasje të shkallës së parë, rrezikim të mirëqenies së një fëmije të shkallës së dytë, posedim të armës për qëllim të paligjshëm dhe posedim të paligjshëm të armës së shkallës së katërt.
Ata theksuan se: “Smith dhe Jackson-Small njiheshin me njëri-tjetrin para incidentit; prandaj, nuk ishte një akt i rastësishëm dhune”.
Imani la pas djalin e saj trevjeçar, prindërit, dy vëllezërit dhe motrat më të vegjël, tezen dhe një familje të madhe miqsh dhe të afërmish.
Në përpjekje për të mbështetur familjen dhe veçanërisht rritjen e fëmijës së saj, halla e Smith, Kira Helper, krijoi një faqe GoFundMe.
Qëllimi i faqes ishte mbledhja e 55,000 dollarëve (afërsisht 51,150 euro), dhe brenda pak ditësh u arritën mbi 47,000 dollarë (afërsisht 43,710 euro), duke treguar mbështetjen e madhe të komunitetit për familjen në këtë kohë të vështirë. /Telegrafi/
Dritat brenda shtëpisë janë ndezur tashmë, duke shënuar fillimin e një dite të re për banorët e Big Brother VIP Kosova.
Shumica prej tyre janë ngjitur nga gjumi dhe kanë nisur rutinën e tyre të mëngjesit, por është Dolce ajo që tërheq vëmendjen si gjithmonë.
Ajo është ngritur e para, duke filluar ditën me një dush në banjo një rutinë e përditshme që duket se e ndihmon të mbajë energji dhe fokus gjatë gjithë ditës.
BBVK/Instagram
Dolce njihet për fizikun e saj të palestruar dhe të shëndetshëm.
Banorët e tjerë vazhdojnë të zgjojnë gradualisht, ndërsa Dolce duket e qetë dhe e përgatitur për ditën që ka përpara, duke treguar se disiplinimi dhe rutina e mëngjesit janë pjesë e përditshmërisë së saj, edhe brenda ambientit konkurrues të BBVK. /Telegrafi/
Ditët e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova kanë shënuar tensione të larta dhe debate të forta mes banorëve.
Një nga momentet më të ndezura ka përfshirë Albën, e cila spërkati me ujë disa banorë, përfshirë Dolcen dhe Beniten.
Në një video të publikuar, Benita shihet duke i thënë Albës: “Hajde, lagmë”.
BBVK/Instagram
Ajo vazhdon më pas: “Lagmë se veç me seksi me bën dhe me sheh Stitch-I yt”, ndërsa i afrohet Albës.
Alba vazhdon spërkatjet, ndërsa Benita shton: “Ne fytyrë dua”.
Ky incident ka nxitur reagime të shumta mes banorëve dhe ka rritur tensionin në shtëpi, duke e bërë situatën më të vështirë për t’u menaxhuar nga pjesëmarrësit dhe publiku. /Telegrafi/
Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, dhe partnerja e tij, Vesa Vllasaliu, ditë më parë dhanë publikisht lajmin e gëzueshëm se janë bërë prindër për herë të parë.
Ky moment i veçantë shënoi një kapitull të ri dhe shumë emocionues në jetën e çiftit.
Prindërit e rinj zbuluan gjithashtu se vajza e tyre quhet Miresa, një emër unik që përçon një lidhje simbolike me emrat e tyre.
Vesa Vllasaliu/Instagram
Deri më tani, çifti nuk kishte ndarë asnjë imazh krah vajzës së tyre.
Megjithatë, Vesa vendosi të ‘thyente akullin’. Ajo publikoi një video shumë të ëmbël në rrjetet sociale, ku Mirlindi shfaqet për herë të parë në rolin e babait, duke mbajtur në krahë vajzën e tij.
Pamja ka përcjellë shumë dashuri dhe emocione tek ndjekësit e tyre, duke i dhënë publikimit një nuancë shumë të ngrohtë dhe intime. /Telegrafi/
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Dolce dhe Albës, e cila ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Ngjarja ndodhi gjatë një situate ku Alba e spërkati Dolce me ujë, dhe ky i fundit reagoi duke e larguar për të shmangur që situata të eskalonte.
Pamjet e incidentit tregojnë momentin kur Alba bie mbi një kolltuk, gjë që shkaktoi spekulime se Dolce e kishte goditur.
Dolce/Instagram
Megjithatë, Dolce ka mohuar kategorikisht çdo veprim dhune. Ai deklaroi: “Po gënjen o burrë, si e godita unë, si mund të godas dikë. Ta thashë, po të godas dikë, unë e saldoj për muri”.
Nga ana tjetër, Alba tha se reagimi i Dolce duket si një justifikim: “Ky është justifikim”. Megjithatë, Dolce ia kthen menjëherë: “Nuk është justifikim, nuk të gjuajta me dorë”.
Ngjarja ka nxitur diskutime të shumta, ku fansat dhe ndjekësit kanë marrë pozicione të ndryshme, disa duke mbrojtur Dolcen dhe të tjerë duke kritikuar sjelljen e tij. /Telegrafi/
Tylor Chase, ish-ylli i Nickelodeon i njohur nga seriali “Ned’s Declassified School Survival Guide”, është shtruar në spital në Kaliforninë Jugore, pasi miqtë dhe familja e tij u bashkuan për ta ndihmuar të dilte nga situata e vështirë e pastrehësisë dhe problemet shëndetësore.
Sipas DailyMail, Chase po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor pasi një qendër krize vlerësoi se ai kishte nevojë për ndihmë të menjëhershme dhe e dërgoi për trajtim 72-orësh.
Iniciativa për ndihmë erdhi me udhëzimin e babait të tij, i cili kërkoi nga influencuesi Jake Harris të bënte gjithçka të mundur për ta futur në trajtim.
Harris tha se Chase tani është në duar të sigurta dhe se situata e tij po stabilizohet, duke shtuar se ai kishte nevojë vetëm për dikë që të vepronte.
Ndërkohë, ish-kolegu i tij Daniel Curtis Lee konfirmoi se miqtë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me aktorin për ta inkurajuar të pranojë trajtimin.
Lajmi i shtrimit në spital vjen pak ditë pasi Chase u pa në rrugët e Kalifornisë Jugore në prag të Krishtlindjeve, duke pranuar rroba dhe ushqim nga qytetarë që u lutën për mirëqenien e tij.
Pamjet prekëse ngjallën reagime të shumta në rrjet, duke shtyrë edhe ish-yllin Shaun Weiss të përfshihej aktivisht në përpjekjet për ta ndihmuar.
Edhe pse më herët Chase kishte refuzuar strehimin dhe trajtimin, ndërhyrja e koordinuar e miqve, familjes dhe autoriteteve duket se ka sjellë një kthesë pozitive, me shpresën që ky të jetë hapi i parë drejt një rikuperimi afatgjatë. /Telegrafi/
Dolce ka marrë sërish vëmendjen e publikut pas një videoje të publikuar nga Big Brother VIP Kosova.
Në pamje, ajo shihet duke dalë nga dushi e veshur me bikini, ndërsa poshtë trupit kishte lidhur një peshqir, po ashtu edhe në kokë.
Para se të fillonte përgatitjen dhe grimin, Dolce nisi një vallëzim sensual dhe provokues, duke krijuar një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga banorët dhe publiku.
BBVK/Instagram
Në një çast, edhe Fjolla iu bashkua vallëzimit, ndërsa Londrimi, i cili ndodhej në dush, reagoi me lëvizje ritmike.
Dolce është shpesh në qendër të vëmendjes për paraqitjet e saj dhe format elegante, duke u kthyer në një nga banoret më të komentuara brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/
Një tjetër moment tensioni është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Labi pati një përplasje të drejtpërdrejtë me Elijonën.
Debati nisi pas një komenti ironik të Elijonës, e cila iu drejtua Labit duke i thënë: “Më fal, a mund të të pyes, a e ke mirë syrin?”, duke iu referuar situatës së mëparshme kur Klodi i kishte hedhur pije në sy, ndërsa Labi kishte reaguar duke e ekzagjeruar gjendjen, duke thënë se nuk shihte.
Ky koment nuk u prit mirë nga Labi, i cili reagoi menjëherë dhe ia përmendi Elijonës një situatë të sajën me Edin, për të cilën banorja kishte folur më herët, duke përmendur raportin e tyre jashtë shtëpisë. Sipas Labit, ajo kishte tentuar të paraqitej ndryshe para publikut.
BBVK/YouTube
“Mund të paraqitesh e mirë, por publiku i di gjërat jashtë. Mund të gënjesh këtu, por publiku i di gjërat”, i tha Labi Elijonës, me një ton të ashpër.
Nga ana e saj, Elijona u mbrojt duke thënë se betohet që nuk ka gënjyer në asnjë fjalë dhe se nuk ka hyrë në BBVK për të gënjyer, duke insistuar se gjithçka që ka thënë ka qenë e vërtetë.
Ky debat shtoi edhe më shumë tensionin mes banorëve dhe u komentua gjerësisht edhe nga publiku jashtë shtëpisë. /Telegrafi/
“Mund të paraqitesh e mirë, por publiku i di gjërat jashtë” – Debati mes Labinotit dhe Elijonës! www.youtube.com
Në Teatrin Kombëtar po mbahet një mbledhje komemorative në kujtim të këngëtarit të ndjerë Shemsi Krasniqi, anëtar i grupit Ilirët, i cili la pas një trashëgimi të rëndësishme në muzikën urbane shqiptare.
Familjarë, miq, kolegë dhe artdashës janë mbledhur për të nderuar figurën dhe kontributin e tij artistik.
Mes të pranishmëve, fjalën e mori edhe vokalisti i grupit Minatori, Naser Gjinovci, i cili i pikëlluar kujtoi mikun e tij të ngushtë, Shemin, duke ndarë emocione të forta dhe kujtime personale: “E kam vështirë, sikur edhe ju. Mbrëmë isha në një intervistë në një televizion dhe gazetarja më pyeti a di diçka për Shemin. Thashë di gjithçka, një jetë të tërë e kam kaluar me të, edhe si komshi edhe si koleg në muzikë. Bashkë kemi bërë absolventiada, mbrëmje të maturës, humorin e përbashkët, gjithçka. Në fund të emisionit më tha se ka vdekur, thashë ‘nuk di’.
E thirra një mik tonin, në fund doli në fotografi, thashë: lajmet e këqija gjithmonë dalin të vërteta. Doli i vërtetë. U preka aq shumë, hyra në një dozë të madhe të mërzisë, vetëm fakti që u përmend vdekja, shuarja e tij”.
Gjinovci vlerësoi gjithashtu kontributin e jashtëzakonshëm të Shemsi Krasniqit në muzikën urbane të Prishtinës, duke theksuar se këngët e tij janë bërë pjesë e identitetit të qytetit.
Ai përmendi hitet e njohura “Merita” dhe “Moj Zogo”, për të cilat tha se “e kanë shtruar shtresën e asfaltit urban të Prishtinës”.
Në fjalën e tij, ai shtoi edhe një detaj personal për karakterin e Shemit: “Shemi nuk ka qenë alkoolist, por me Shemin e kemi pirë një cisternë çaj, e ka pasur shumë merak.
Ka qenë një personalitet, një njeri i rrallë. Një detaj po e përmendi, një prej karakteristikave, shenjë mbrojtëse identifikuese e Shemit është zëri i tij i vrazhdë. E mori kur i operoi bajamet, por ishte fat, sepse e fitoi një identitet në këndimin e ti”.
Mbledhja komemorative po zhvillohet në një atmosferë të ngarkuar emocionale, duke rikujtuar rolin dhe trashëgiminë që Shemsi Krasniqi ka lënë në historinë e muzikës shqiptare. /Telegrafi/
Zendaya dhe i fejuari i saj, Tom Holland, u panë duke bërë një shëtitje të qetë me qentë e tyre në Richmond Park, ndërsa përgatiten të kalojnë Krishtlindjet me familjen e Tomit.
Çifti 29-vjeçar u shfaq me pamje të thjeshta dhe u shoqërua nga dy anëtarë të stafit të Dog Protection dhe qeni i tyre miniaturë, Noon.
Vitin e kaluar, Zendaya dhe Tom festuan fejesën e tyre në SHBA me familjen e aktores, ndërsa këtë vit do ta kalojnë Krishtlindjen me babain e Tomit, komedianin Dominic, nënën fotografe Nicola dhe vëllezërit e tij, shkruan DailyMail.
Zendaya kishte veshur një pallto trençi, shall dhe xhinse, ndërsa Tom një pallto të zezë të mbushur dhe kapuç.
Përveç jetës private, çifti do të ndajë ekranin për herë të katërt në projektin më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”, pas tre filmave të Spider-Man ku luajtën role të dashuruarish.
Tom do të interpretojë Telemakun, djalin e Odiseut, ndërsa Matt Damon do të luajë Odiseun.
Roli i Zendayas ende nuk është zbuluar, por ajo u pa duke xhiruar në ishullin Favignana, e veshur me një fustan grek pa mëngë. /Telegrafi/
Elton Ilirjani ka publikuar një video të Parashqevi Simakut gjatë Sofrës së Kavajës, ku këngëtarja u nderua me titullin Qytetar Nderi i Kavajës.
Ai gjatë videos tha: “Parashqevi Simaku është gjithmonë kënaqësi të të kem pranë. Sonte është një ditë e veçantë sepse është Sofra e Kavajës dhe kavajasit e tu duan që ti t’u japësh një përshëndetje”.
Në fjalën e saj, Parashqevia tha: “Është bërë gati një vit që kur dëgjova Fisnik Qosjen, një djalë aq i hijshëm, si zog i trembur, mori Elton Ilirjanin dhe i tha: ‘Çfarë më të bëj për Parashqevinë të lutem, më thuaj!’ Edhe më ka ngelur në shpirt, se gjithë këtë kohë që jam rikuperuar nga gjithë këto ngjarje që ndodhën, dua ta falënderoj për këtë nder të madh që më ka bërë sonte.
Screenshot/YouTube
Fisnik Qosja, të falënderoj me gjithë shpirtin që më dhe mundësinë që të tregoj që jam kavajëse, sepse mund ta nxjerrësh Parashqevinë nga Kavaja, por nuk e nxjerr dot Kavajën nga Parashqevia. Jam me ju me gjithë zemër, me gjithë shpirt”.
Ajo kujtoi se ka nisur të këndojë që në fëmijëri, duke u mësuar nga gjyshërit dhe daja i saj, dhe më pas u prezantua për herë të parë me maestron e madh Rexhep Asimin, përmes të cilit mësoi të ruajë traditën muzikore të Kavajës, të cilën e konsideron fisnike dhe me rrënjë të thella.
Parashqevia theksoi edhe mësuesit e saj fisnikë, si Terezina Levi, dhe provat që bënte me ta, si dhe mbështetjen që ka marrë gjatë karrierës. “Edhe pse kam kënduar kudo në Shqipëri dhe botë, thelbi im mbetet shpirti dhe tradita e Kavajës, të cilën e përfaqësoj me thjeshtësi dhe përkushtim”, tha ajo.
Parashqevia përfundoi: “Guri i rëndë në vend të vet, themi ne. Kështu që unë akoma jam kavajësja, pavarësisht se kam kënduar kudo, në Shqipëri, në botë edhe këtu. Gjithmonë kudo që shkoj e përfaqësoj Kavajën me atë thjeshtësi, me atë ndershmërinë, me atë kënaqësinë që i ka dhënë kënga popullore të gjithë shqiptarëve. Kështu që i qofsha falë, si të them, djepit që më ka lindur e rritur kavajëse”. /Telegrafi/
Në një nga momentet qesharake të Big Brother VIP Albania, Kristi dhe Xhodi zhvilluan një bisedë që shkaktoi shumë të qeshura.
Ai tha se kur njerëzit i flisnin, zakonisht e shikonin në sy për të parë ngjyrën e tyre.
Por, biseda mori një kthesë të papritur kur Kristi shtoi se në kohët e fundit ka vënë re diçka të ndryshme.
BBVA/Instagram
Ai tha “Në fillim më shihnin në sy, tani më shohin nga dhëmbët”.
Kristi ka dhëmbë të rregulluar, të bardhë të cilët tërheqin menjëherë vëmendjen.
Xhodi nuk mundi të mbante të qeshurën dhe biseda mes tyre u kthye në një moment shumë të qeshur për banorët e tjerë.
Kristi shpjegoi se kjo ndryshon mënyrën se si perceptohen nga të tjerët dhe se tani çdo bisedë duket se përqendrohet edhe tek buzëqeshja e tij.
Ky moment i vogël, por qesharak, tregoi edhe një herë se Big Brother VIP Albania nuk është vetëm një reality show për konkurrencë, por edhe një vend ku banorët ndajnë momente të veçanta dhe të sinqerta që tërheqin vëmendjen e publikut. /Telegrafi/
Olta Gixhari ka qenë sërish në qendër të vëmendjes në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova, duke konfirmuar edhe një herë se di si të tërheqë vëmendjen si me dukjen, ashtu edhe me prezencën e saj në studio.
Aktorja u shfaq me një fustan elegant ngjyrë vjollcë, i gjatë dhe me prerje të ngushtë, që theksonte linjat e saj trupore.
Fustani kishte një dekolte të hapur dhe dizajn të butë në pjesën e sipërme, duke i dhënë një pamje shumë femërore.
Olta Gixhari/Instagram
Materiali i lehtë dhe me shkëlqim shtonte edhe më shumë hijeshinë e paraqitjes së saj nën dritat e studios.
Grimi i Oltës ishte po aq i kuruar, me fokus te sytë e theksuar me penel dhe hije të lehtë, ndërsa buzët ishin në ton natyral, duke ruajtur një ekuilibër perfekt mes elegancës dhe finesës.
Olta Gixhari/Instagram
Flokët i kishte të lëshuara, të drejta dhe të ndara në mes, një stil klasik që i shkonte shumë dhe kompletonte pamjen e saj të rafinuar.
Olta Gixhari njihet për paraqitjet e saj të veçanta dhe këtë herë nuk bëri përjashtim. Përveç dukjes që mori vëmendje të madhe në rrjete sociale, ajo vazhdoi të spikaste edhe me komentet e saj direkte dhe pa filtra për situatat dhe dinamikat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke e bërë prezencën e saj edhe më të fortë në spektakël. /Telegrafi/
Hilary Duff dhe Matthew Koma festuan përvjetorin e gjashtë të martesës të dielën, duke përdorur rrjetet sociale për të ndarë momente nga jeta e tyre dhe për t’u kundërpërgjigjur kritikëve.
Koma ndau një fotografi nga dita e dasmës së tyre dhe shkroi: “6 vjet me gruan time. Dhe thanë se nuk do t’ia dilnim. Të gjithë thanë ‘nuk do t’ia dilnim.’” Postimi u shpërnda nga Duff në InstaStory, duke shënuar përvjetorin me stil.
Në postimin e tij, Koman e krahasoi martesën me një përvojë nostalgjike: “Të jem i martuar me ty është si të hash Taco Bell në vitet e 90-ta, shkruan DailyMail.
Nuk e di kurrë se cilin do të marr, por kryesisht ka të njëjtët përbërës dhe euforia ia kalon shqetësimit të barkut. Dhe gjithmonë dukesh bukur”.
Çifti ka dy vajza së bashku, Banks dhe Mae dhe një djalë, Townes. Duff është gjithashtu nënë e Lucas, 13 vjeç, nga martesa e saj e mëparshme me Mike Comrie.
Nga ana e saj, aktorja dhe këngëtarja nderoi përvjetorin me një videomontazh të ditës së dasmës dhe kujtimeve të tjera, duke përdorur këngën e Adam Sandler, Grow Old With You, me mbishkrimin: “6 vjet në përjetësi”.
Hilary dhe Matthew u takuan para 10 vitesh gjatë bashkëpunimit në albumin Breathe In. Breathe Out., dhe Duff më parë ka rrëfyer se ata e dinin që duhej të ishin bashkë pasi përpjekjet për t’u ndarë nuk funksionuan. /Telegrafi/
Gjatë një bisede të qetë me disa nga banorët e Big Brother VIP Albania, Benita ka ndarë mendimet e saj për jetën në çift dhe për atë që ajo vlerëson më shumë te një mashkull.
Diskutimi u fokusua te marrëdhëniet, bashkëjetesa dhe vlerat familjare, tema që Benita i trajtoi me sinqeritet.
Ajo u shpreh se për të, një nga gjërat më të rëndësishme në një lidhje është lidhja e partnerit me familjen e tij. Sipas saj, ajo do të ndihej shumë mirë të jetonte së bashku me prindërit e bashkëshortit.
BBVK/Instagram
“Një gjë që më pëlqen te një mashkull është të jetojë me familje. Unë kam qejf të jetoj me nënën dhe babain e tij”, u shpreh Benita.
Më tej, ajo shtoi se e tërheq shumë jeta tradicionale familjare dhe rutina e mëngjesit, ashtu siç kanë jetuar brezat e mëparshëm.
“Kam qejf të zgjohem herët, si më parë që janë zgjuar nuset, kanë larë oborrin dhe kanë bërë bukën”, tha ajo.
Benita theksoi gjithashtu se e pëlqen shumë bashkëjetesën me vjehrrit dhe familjen e zgjeruar, duke treguar respekt dhe dashuri për të moshuarit.
“Kam qejf shumë të jetoj me vjehërr me familje. Pleqtë i adhuroj”, përfundoi ajo.
Deklarata e Benitës u prit me reagime të ndryshme nga banorët, duke hapur një debat interesant mbi traditën, bashkëjetesën dhe mënyrën se si shihen sot marrëdhëniet familjare. /Telegrafi/
Edhe pse u mendua se do të largohej nga gara, Toney vazhdon të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova, por tashmë i izoluar në të ashtuquajturën shtëpi kapsulë.
Prej disa ditësh, ai po qëndron larg banorëve të tjerë, në një ambient të veçantë, pa kontakt të drejtpërdrejtë me ta.
Sipas pamjeve të publikuara nga faqja zyrtare e BBVK-së, Toney duket se e ka nisur ditën me humor të mirë dhe energji pozitive.
BBVK/Instagram
Në videon e shpërndarë, ai shihet teksa rregullon shtratin dhe merret me rutinën e mëngjesit, duke dhënë përshtypjen se po e përballon situatën me qetësi.
Ndërkohë, banorët e shtëpisë kryesore ende nuk janë vënë në dijeni për fatin e Toneyt dhe nuk e dinë se ai nuk është eliminuar.
Kjo situatë ka shtuar kureshtjen dhe pritjen, si brenda shtëpisë ashtu edhe te publiku, për të mësuar se cili do të jetë roli i tij në vazhdim dhe se kur do të rikthehet në lojë.
Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo lëvizje e produksionit në dinamikat e BBVK-së dhe në rrjedhën e lojës në ditët në vijim. /Telegrafi/
Ndërsa Klodi vazhdon rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, jashtë saj vëmendja është kthyer te e kaluara e tij.
Disa imazhe të rralla po qarkullojnë në TikTok, duke treguar se si dukej banori shumë vite përpara se të bëhej pjesë e ekranit.
Në videot që kanë mbledhur mijëra shikime, Klodi duket krejt ndryshe. Me një stil flokësh të ndryshëm dhe tipare më të buta, transformimi i tij është aq i dukshëm sa shumë ndjekës mbeten të habitur: nga një djalosh i thjeshtë, ai ka arritur të krijojë një pamje të kuruar dhe të tonifikuar, siç shihet sot brenda BBVK.
Klodian/Instagram
Këto fotografi kanë ngjallur kureshtje për jetën jashtë shtëpisë së BBVK-së, duke treguar se disiplina, stili dhe koha kanë ndryshuar dukshëm pamjen e Klodit.
Ndërsa ai fokusohet te loja dhe dinamika brenda shtëpisë, publiku po zbulon një tjetër anë të tij, që dëshmon transformimin e plotë që ka pësuar me vite. /Telegrafi/