Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 2026Main stream

08:45 Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

By: Kesjana
3 February 2026 at 08:45

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë përpara Kongresit amerikan në kuadër të hetimit për Jeffrey Epstein, financierin e dënuar për krime seksuale që vdiq në burg në vitin 2019.

Vendimi i tyre vjen vetëm pak ditë përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve që mund t’i shpallte ata në përbuzje penale të Kongresit, për shkak të refuzimit të mëparshëm për t’u paraqitur para Komitetit të Mbikëqyrjes, pas një përplasjeje që zgjati me muaj.

Komiteti i Mbikëqyrjes, i drejtuar nga republikanët, e miratoi masën për shpalljen e çiftit Clinton në përbuzje në fund të muajit të kaluar, me mbështetjen edhe të disa demokratëve. Megjithatë, siç shkruan BBC, të hënën në mbrëmje, një zyrtar i afërt me ish-presidentin konfirmoi se çifti do të bashkëpunojë dhe do të paraqitet për të dëshmuar.

Bill Clinton ka pranuar se ka pasur njohje me Epstein dhe se ka udhëtuar me avionin e tij privat në fillim të viteve 2000, por ka mohuar çdo dijeni apo përfshirje në krimet seksuale të këtij të fundit. Ai ka deklaruar se i ka ndërprerë kontaktet me Epstein rreth dy dekada më parë. Deri më tani, asnjë viktimë e abuzimeve të Epstein nuk e ka akuzuar Clinton për ndonjë shkeje të ligjit.

Sipas të dhënave zyrtare, ish-presidenti amerikan ka kryer katër fluturime ndërkombëtare me avionin privat të Epstein në vitet 2002 dhe 2003, ndërsa fotografi të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë e tregojnë atë në pronën e financierit të ndjerë. Përfaqësuesit e Clinton-it kanë theksuar se këto pamje janë të vjetra dhe i përkasin një periudhe para se krimet e Epstein të bëheshin publike.

Çifti Clinton ka deklaruar se tashmë i kanë dorëzuar komitetit deklarata nën betim dhe se kanë ofruar të gjithë informacionin e kufizuar që dispononin lidhur me Epstein. Ata kanë kritikuar drejtuesit e hetimit, duke e cilësuar procesin si të motivuar politikisht dhe jo si një përpjekje reale për të zbardhur të vërtetën.

Nga ana e tij, kryetari i Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, ka deklaruar se askush nuk është mbi ligjin dhe se thirrjet ligjore ndaj Clinton-ëve janë miratuar me votë dypartiake. Ai ka akuzuar ekipin ligjor të ish-presidentit për zvarritje të qëllimshme të procesit.

Dëshmia e dyshes do të shënojë një moment të rrallë në historinë politike amerikane, pasi është hera e parë që një ish-president amerikan pranon të dëshmojë përpara një paneli të Kongresit që nga viti 1983./kb

 

08:30 Prezantohen në Kuvend nëntë kandidatët e parë për në Këshillin Mbikëqyrës të BSH

By: Kesjana
3 February 2026 at 08:30

Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar  seancën dëgjimore me një pjesë të kandidatëve që kanë aplikuar për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Kandidatja Erjona Bejleri, në prezantimin e vizionit të saj, theksoi se mbikëqyrja duhet të vendosë theks më të madh te qëndrueshmëria e modeleve të biznesit të bankave, dhe jo vetëm te treguesit financiarë.

Sipas saj, kapitali dhe likuiditeti i fortë janë thelbësorë, por nuk garantojnë stabilitet afatgjatë nëse përfitueshmëria mbështetet në strategji të ngushta, të përqendruara ose afatshkurtra. Ajo nënvizoi se kuptimi i mënyrës se si bankat gjenerojnë të ardhura, menaxhojnë përqendrimin dhe përshtaten me ndryshimet strukturore është kyç për parandalimin e rreziqeve të ardhshme.

Znj.Bejleri u angazhua gjithashtu t’i japë prioritet forcimit të qeverisjes korporative në përmbajtje. Sipas saj, bordet efektive, mbikëqyrja e pavarur dhe një kulturë që sfidon vendimmarrjen e menaxhimit përbëjnë linjën e parë të mbrojtjes kundrejt paqëndrueshmërisë financiare.

Kandidati Arben Zibri e vendosi theksin te forcimi i kuadrit makroprudencial, përdorimi i hershëm i indikatorëve paralajmërues dhe instrumenteve makroprudencialë të mbështetur në të dhëna. Sipas tij, prioritet tjetër duhet të jetë rritja e aksesit të ekonomisë në financë. Sipas tij, niveli i ulët i kreditimit, veçanërisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kufizon rritjen e tyre dhe në përgjithësi rritjen e produktivitetit të ekonomisë shqiptare.

Kandidatja Matilda Shehu, në prezantimin e saj, vendosi theksin te mbrojtja e konsumatorit financiar. Ajo u shpreh në favor të krijimit të institucionit të ombudsmanit financiar. Gjithashtu, ajo vendosi theksin te nevoja e forcimit të zbatimit të ESG (mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes) në veprimtarinë e sistemit bankar në vend.

Kandidati Saimir Muçmata vendosi gjithashtu fokus te mbrojtja e konsumatorëve, nëpërmjet masave si standardizimi i informacionit parakontraktor, trajtimin e drejtë, ngritjen e mekanizmave efektivë për trajtimin e ankesave dhe masave kundër praktikave të padrejta dhe keqinformuese. Ai propozoi ngritjen e një zyre për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve në Bankën e Shqipërisë.

Kandidatja Eni Xheko vendosi theksin te kontributi për forcimin e pavarësisë së institucionit dhe vendimmarrjes transparente, te lidhja më e fortë e politikave të Bankës Qendrore dhe ekonomisë reale dhe te puna për të përmirësuar edukimin financiar dhe përgjegjësinë institucionale.

Kandidati Emis Cerava në prezantimin e tij, vendos fokus te nevoja e nxitjes së kreditimit në sektorët kyç të ekonomisë, si bujqësia dhe turizmi. Ai gjithashtu u shpreh për monitorim të kujdesshëm të financimit të sektorit të ndërtimit, si edhe nevojën për zhvillimin e produkteve të reja bankare dhe financiare

Kandidatja Fatmira Kola theksoi rëndësinë e rritjes së besimit të institucionit, nëpërmjet rritjes së transparencës dhe komunikimit me publikun.

Kandidati Aleksandër Çavo theksoi fokusin te forcimi i dimensionit ligjor në mbikëqyrjen bankare, me vëmendje të veçantë ndaj rreziqeve dixhitale. Ai propozoi ndërtimin e një kuadri ligjor për përdorimin e inteligjencës artificiale në sistemin bankar.

Kandidatja Adela Karapici propozoi ngritjen e një kurrikule për edukimin financiar në të gjithë sistemin arsimor. Ajo vendosi gjithashtu theksin te forcimi i pavarësisë institucionale të Bankës së Shqipërisë.

Në fund të vitit 2025, përfundoi mandati i gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Tre prej anëtarëve të rinj, duhet të propozohen nga vetë Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet Komisionit për Ekonominë dhe Financat, ndërsa tre kandidatë të tjerë do të propozohen nga Këshilli i Ministrave./ Monitor/kb

08:15 Reshjet e dendura të borës në Japoni/ Humbin jetën 30 persona

By: Kesjana
3 February 2026 at 08:15

Reshjet e dendura të dëborës kanë vrarë 30 persona në Japoni gjatë dy javëve të fundit. Qeveria japoneze ka dërguar ushtrinë për të ndihmuar banorët në prefekturën Aomori, e cila është goditur më rëndë, deri në 4.5 metra dëborë janë grumbulluar në zona të izoluara.

Kryeministrja Sanae Takaichi thirri dje një mbledhje urgjente të kabinetit të saj dhe kërkoi që ministrat të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Masat e forta të ftohta të ajrit kanë shkaktuar reshje të dendura dëbore në javët e fundit përgjatë bregdetit të Detit të Japonisë, me disa zona që kanë regjistruar më shumë se dyfishin e sasisë normale për sezonin.

Që nga 20 janari, 30 persona kanë vdekur nga reshjet e dëborës, sipas agjencisë japoneze të menaxhimit të zjarreve dhe fatkeqësive.

Guvernatori i prefekturës Aomori, Soichiro Miyashita, tha dje se i kishte kërkuar ushtrisë të ndërhynte dhe se ata kishin shkuar dhe kishin ndihmuar në pastrimin e borës nga shtëpitë e banorëve të moshuar.

Mure dëbore deri në 1.83 m mbuluan territorin e kryeqytetit të prefekturës, duke theksuar se personeli përgjegjës për pastrimin e borës nuk është në gjendje të përballojë situatën.

“Rreziku i aksidenteve, potencialisht fatale, për shembull për shkak të rënies së borës nga çatitë ose shembjes së ndërtesave, është i menjëhershëm”, tha prefekti gjatë një konference për shtyp. /Kb

08:00 Kursi i këmbimit, 3 shkurt 2026

By: Kesjana
3 February 2026 at 08:00

Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.3 lekë.

Euro blihet me 96.3 lekë dhe do të shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane blihet me 104.3 lekë dhe shitet me 105.4 lekë.

Paundi britanik blihet me 110.9 lekë dhe shitet me 111.9 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59.2 lekë në blerje dhe me 60.4 lekë në shitje./kb

07:45 Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të përfshijë jo vetëm tërmetet, por edhe përmbytjet

By: Kesjana
3 February 2026 at 07:45

Qeveria shqiptare ka ndryshuar përsëri projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave, duke përfshirë në rreziqet e siguruara edhe përmbytjet, përveç tërmeteve.

Projektligji është riemërtuar “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet” dhe qëllimi i tij do të jetë mbulimi humbjeve financiare të pësuara nga i siguruari, për shkak të dëmeve të ndodhura në banesën e siguruar, të shkaktuara nga tërmetet dhe përmbytjet.

Përfshirja e përmbytjeve do të zgjerojë rreziqet e siguruara nga skema e detyrueshme, por njëkohësisht pritet të sjellë edhe një prim sigurimi më të lartë krahasuar me modelin e mëparshëm, që detyronte vetëm sigurimin ndaj tërmeteve.

Edhe në variantin e përditësuar të projektligjit parashikohet ngritja e një Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet dhe Përmbytjet, që do të sigurojë administrojë skemën e detyrueshme dhe do të sigurojë banesat, por edhe seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi, zyra apo për qëllime të tjera të ngjashme.

Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet dhe Përmbytjet do të krijohet si person juridik publik, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare, pas ka sipas këtij ligji dhe të ligjit në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare Shuma e sigurimit maksimal do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për Financat.

Metodologjia e përcaktimit të primit për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet, termat, klasifikimi i banesave mbi bazë rreziku, do të llogaritet me metodologji aktuariale, bazuar në modelin përkatës të rrezikut nga tërmetet dhe përmbytjet të zhvilluar për Shqipërinë, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për Financat, pas marrjes së mendimit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Këshilli i Ministrave do të përcaktojë kriteret konkurruese të përzgjedhjes së agjentëve publikë dhe privatë dhe shoqërive të sigurimit për menaxhimin, shkallën e përfshirjes së tyre, shpërndarjen apo administrimin e shitjeve të kontratave të sigurimit, komisionet përkatëse dhe kushtet e bashkëpunimit.

Dëmshpërblimi në varësi të shkallës së dëmtimit dhe masës së dëmshpërblimit, duhet të paguhet brenda tre muajve, duke filluar nga momenti i plotësimit të plotë të otësimit të plotë të dokumentacionit përkatës përkatës. Projektligji ka zgjeruar gjithashtu mekanizmat e detyrimit të zbatimit të sigurimit të parashikuar në të.

Personat që kërkojnë regjistrimin, ndryshimin e regjistrimit të banesës apo marrjen e shërbimeve të tjera kadastrale pranë institucionit përgjegjës shtetëror për kadastrën, kane detyrimin të paraqesin paraprakisht një kontratë të vlefshme për sigurimin e detyrueshëm të banesave që disponojnë nga tërmetet dhe përmbytjet, të lidhur me Fondin, në mënyrë që të përfitojnë këto shërbime.

Mungesa e një kontrate të tillë pamundëson marrjen e këtyre shërbimeve kadastrale. Personat që nuk lidhin kontratën e detyrueshme me ligj, nuk do të përfitojnë shërbime elektronike përmes portalit qeveritar e-Albania, por shërbimet që do të kufizohen shprehimisht do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu, ata nuk do të përfitojnë shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Ndërkohë, shoqëritë e sigurimit privat nuk do të lejohen të lidhin kontrata sigurimi vullnetare për tërmetet apo përmbytjet për një banesë në kuptim të këtij ligji, që nuk ka lidhur më parë një kontratë sigurimi të detyrueshme me Fondin Kombëtar. /Monitor/kb

07:30 Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025-n, rriten India, Filipinet dhe Egjipti

By: Kesjana
3 February 2026 at 07:30

Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Deri në fund të vitit 2025, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 27,514 banorë sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë për Monitor nga Policia e Shtetit, duke shënuar një nivel rekord. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 65% janë për arsye pune dhe rreth 15% për bashkim familjar.

Në raport me 2024 numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi u rrit rreth 4,800 banorë apo 22%.

Nga totali prej 27,514 lejesh qëndrimi aktive deri në fund të vitit 2025, shumica e të huajve janë nga Kosova dhe Italia.

Numri i shtetasve nga Kosova të pajisur me leje qëndrimi arriti në 6,076 banorë, që përbën rreth 22% të totalit. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 32%.

Ndryshe nga shtetasit e tjera, banorët nga Kosova pajisen me leje qëndrimi me afat 5- vjeçar.

Pas Kosovës numrit më të lartë të shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi është nga Italia me 3,776 persona që përbëjnë 14% të totalit të të huajave. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 75%.

Krahas Italisë e Greqisë, që tradicionalisht kanë kryesuar për leje qëndrimi, një rritje e ndjeshme në 2025-n është shënuar nga shtetasit nga India dhe Filipinet e Egjipti, që janë ngjitur përkatësisht në vend të tretë, të katërt e të pestë.

Numri i shtetasve nga India në 2025 arriti në 2,399 apo 47%. Shtetasit nga India përbënë 14% të totalit të huajve të pajisur me leje qëndrimi. Këta punojnë kryesisht në shërbime dhe teknologji informacioni.

Shtetasit nga Filipinet të pajisur me leje qëndrimi në 2025 janë 2,213 persona apo 130% më tepër sesa 2024. Këta shtetas punojnë kryesisht në shërbimet shtëpiake dhe në hotele e restorante e më pak në fason.

Për 2025 numri i shtetasve të huaj nga Egjipti ishte 2,007 persona apo rreth 2 herë më shumë sesa në 2024 dhe punojnë në sektorë të ndryshëm, deri në bujqësi. Ata përbënë 7% të totalit të të huajve në 2025.

Numri i shtetasve nga Turqia ishte 1,862 persona apo përbënë 7% të totalit në 2025. Në raport me 2024 numri i tyre u rrit rreth 47%.

Nga i shtetasve të huaj nga SHBA arriti në 1,128 banorë apo 164% më shumë sesa në 2024.

Nga ana tjetër Miamare ka 445 persona (2% të totalit) apo 77% më shumë sesa në 2024.

Numri i shtetasve nga Kina arriti 362 persona apo 42% më shumë sesa në 2024.

Numri i shtetasve të huaj nga Nigeria arriti 184 persona për vitin 2025.

Aplikime të reja për 2025, kryesohen nga shtetasit indianë dhe filipinas

Gjatë vitit 2025, sipas Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER), janë përpunuar gjithsej 19,321 aplikime për leje qëndrimi, që tregon një rritje të dukshme krahasuar me 13,176 aplikime që u përpunuan gjatë vitit 2024. Krahasuar me vitin 2024 numri i tyre me 6,145 aplikime me apo 47% më shumë.

Gjatë vitit 2025, shtetësitë kryesore që kanë aplikuar për herë të parë për leje qëndrimi është India me 2,691 aplikime, që përbën 14% të totalit, Filipinet me 2,415 aplikime (13%), Italia me 2,239 aplikime (12%), Egjipti me 2,198 aplikime (11%), Kosova me 1,813 aplikime (9%), Turqia me 1,441 aplikime (7%), SHBA me 606 aplikime (3%), Mianmar me 506 aplikime (3%), Rusia me 442 aplikime (2%) dhe Ukraina me 312 aplikime (2%).

65% e aplikimeve të reja për punësim

Megjithatë motivi kryesor për pajisjen me leje qëndrimi në Shqipëri vijon të mbetet për çështje punësimi dhe bashkimi familjar.

Për vitin 2025, nga totali i aplikimeve të reja 65% e tyre ishin për leje unike punësimi, e ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar që përbënë 13% apo rreth 5% e tyre ishin për qëllime studimi. Ndërsa numri i shtetasve të huaj që aplikuan për leje të përhershme qëndrimi ishte 40 apo duke përbërë 0.2% të totalit të numrit të aplikimeve për 2025.

Nga totali i aplikimeve për 2025, sipas të dhënave 7,049 apo 36.4% prej tyre janë aplikime nga femra dhe 12,272 apo 63.6% nga meshkuj./ Revista Monitor /kb

07:15 Alternime vranësirash/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

By: Kesjana
3 February 2026 at 07:15

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike reletivisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore e në jug të vendit.
Sipas SHMU, nga orët e para të 24 orëshit deri gjatë orëve të mëngjesit reshje të dobëta shiu të karakterit lokal. Gjatë ditës kryesisht në orët e mesditës e pasdites reshjet parashikohen me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra në zonën qendrore. Në orët e mbrëmjes parashikohet ndërprerja e reshjeve.

Në lartësinë mbi 900-1000 metër në veri-verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare në jug në pjesën e parë të ditës era hera-herës me shpejtësi deri 10m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë./kb

07:00 Horoskopi ditor, 3 Shkurt 2026

By: Kesjana
3 February 2026 at 07:00

Dashi

Prezenca e Venusit ne qiellin e te dashuruarve do beje qe dita te jete me pozitive sot. Do bini ne konsensus me partnerin tuaj dhe nuk priten aspak mosmarrëveshje me te. Beqaret ka shume gjase qe jo vetëm te realizojnë takime, por mund te fillojnë edhe lidhje serioze. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i organizoni ato. Kujdes!

Demi

Me ne fund do pajtoheni me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. E ardhmja pritet te jete me e bukur. Beqaret do realizojnë takime pa fund dhe do ndihen mjaft mire me gjithçka qe do ju ndodhe. Financat do jene te mira, por kjo nuk do te thotë qe duke përfituar nga kjo ju te shpenzoni shume marramendëse.

Binjaket

Nëse lidhja juaj është vërtet e forte, do arrije t’i kaloje pa asnjë problem sfidat qe do dalin gjate kësaj dite. Fatmirësisht nuk priten probleme. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë atë. Ne planin financiar do i kaloni një e nga një te gjitha problemet dhe do ndiheni mjaft mire. Mund te shlyeni edhe borxhet.

Gaforrja

Dite goxha e vështire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ja kaloni mire pranë partnerit dhe shpesh do doni te arratiseni nga jeta qe bëni. Beqaret do lëvizin çdo lloj guri ne mënyrë qe te bëjnë për vete atë qe duan, por ne fakt nuk do jete dhe aq e thjeshte. Ne planin financiar duhet te mateni mire para se te shpenzoni ne mënyrë qe gjendja te mbetet e njëjte.

Luani

Do flisni hapur me njeri-tjetrin gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur. Shume gjera kane për te marre drejtimin e duhur sot. Beqaret nuk do kenë aspak mundësi te mira për te filluar një lidhje kështu qe me mire te qëndrojnë si janë. Merkuri do jete planeti qe do mundohet t’iu ndihmoje qe financat te përmirësohen.

Virgjeresha

Dite me shume fat kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit tuaj dhe do merrni edhe disa vendime shume te rëndësishme qe mund t’ua ndryshojnë te ardhmen. Beqaret do e ndryshojnë rutinën e jetës se përditshme fale disa takime mbresëlënëse. Financat do jene goxha me te qëndrueshme se me pare.
Peshorja

Duhet te veproni me shume takt dhe diplomaci gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje sepse ne te kundërt mund te lindin goxha probleme dhe vështirësi. Beqaret nuk duhet t’i humbin mundësitë qe do iu jepen për takime sepse jo gjithmonë vijnë raste te tilla. Ne planin financiar gjerat nuk do ecin ashtu si e kishit menduar kështu qe duhet ta shtrëngoni pak rripin e shpenzimeve.

Akrepi

Do jeni shume rivale gjate kësaj dite me partnerin tuaj dhe asnjeri prej jush nuk do pranoje ne asnjë moment te hape rruge. Beqaret do joshen nga persona te shumte, por duhet te mendohen mire dhe te bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat për pjesën me te madhe janë te qëndrueshme, gjithsesi mire është te mos kryeni shpenzoni te pamenduara me kujdes.

Shigjetari

Duhet te keni me tepër besim tek partneri juaj sot sepse përndryshe hendeku mund te thellohet akoma me shume. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe as qe do mendojnë te fillojnë një lidhje serioze. Ne fakt kane për te humbur mundësi vërtet te mira. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi. Gjendja nuk do jete shume e favorshme.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do ruani një komunikim te mire me partnerin dhe do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet. Beqaret nuk do jene me fat kështu qe do mbeten serish te vetmuar. Edhe për disa kohe nuk do e ndryshoni statusin. Gjendja e te ardhurave do lere goxha për te dëshiruar. Mos u nxitoni me shpenzimet.

Ujori

Dite e mbushur me pasion kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Priten momente te mrekullueshme pranë personin qe dashuroni kështu qe çdo çast duhet shfrytëzuar. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë me shume sesa duhet sepse realiteti do iu duket akoma me zhgënjyes. Financat do kenë përmirësime te menjëhershme qe dhe ju vete do ju habisin.

Peshqit

Dite e këndshme, por pa ndonjë emocion te madhe kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Komunikimi do e ruaje gjithë kohës klimën e ngrohte. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë për te filluar një lidhje dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat. Financat do jene përgjithësisht te ekuilibruara. Do arrini t’i kryeni te gjitha shpenzimet me te nevojshme./kb

Yesterday — 2 February 2026Main stream

14:00 Dita Botërore e Ligatinave/ Rama ndan pamjet: Pasuri natyrore dhe burim jetik për komunitetet

By: Kesjana
2 February 2026 at 14:00

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale dedikuar 2 Shkurtit, Ditës Botërore të Ligatinave.

Siç shprehet kryeministri, ligatinat përbëjnë pasuri natyrore të zonave të mbrojtura që ofrojnë jo vetëm ekosisteme të veçanta, por shërbejnë edhe si burim jetik për komunitetet që jetojnë pranë tyre.

“Dita Botërore e Ligatinave përmes një kolazhi pamjesh nga këto ekosisteme fantastike të biodiversitetit tonë, të cilat janë njëkohësisht pasuri natyrore të zonave të mbrojtura dhe burim jetik për komunitetet që jetojnë, punojnë dhe ndërveprojnë çdo ditë pranë tyre”,-shkruan Rama./Kb

13:54 Shqipëria nuk ka krizë partie. Ka krizë të thellë përgjegjësie politike

By: Kesjana
2 February 2026 at 13:54

Last Updated on 02/02/2026 by Kesjana

Nga Fejzo Subashi.
Shqipëria, në raport me teritorin dhe popullësin ka shumë parti se çdo vend në Botë, por fatëleqësisjt asnjëra nuk mban përgjegjësi reale, për situatën e Vendit dhe Kombit As i pari, as i fundit. Partitë nuk funksionojnë më si organizata politike në shërbim të shoqërisë, por si burime fitimi personal, si mekanizma pushteti për kryetarët dhe rrethin e tyre të ngushtë. Të zgjedhurit nuk i janë mirënjohës kontributit it të tyre, por as partisë, sepse partia është zbrazur nga përmbajtja. Ata i janë mirënjohës kryetarit. Dhe pikërisht për këtë filozofi dhe arsye kemi këtë administratë, jemi katandisur dhe kemi këto institucione kushtetuese të dobëta, kemi këtë shtet që nuk i shërben qytetarit. Kur besnikëria shkon te individi dhe jo te programi, ligji apo vota, shteti shndërrohet në vegël personale. Kryetarët e partive nuk i ndërtojnë strukturat mbi ideal, platforma politikr, kontribut dhe mendim kritik. I ndërtojnë mbi servilizëm, frikë dhe rreth besnikësh personalë. Nuk kërkohet mendje, por bindje. Në partit tona politike, nuk kërkohet debat, por heshtje. Nuk kërkohet përgjegjësi, por nënshtrim. Kush pyet, përjashtohet. Kush kritikon, etiketohet. Kush mendon ndryshe, largohet. Kjo është arsyeja pse partitë po shndërrohen në organizata bosh, pa jetë të brendshme, pa anëtarësi reale, pa ide dhe pa bosht filozofik. Partitë nuk janë krijuar kot, por sot po kthehen në diçka kot, sepse janë konsumuar nga brenda për interesa personale. Ndryshe nga shumë vende të botës, ku partitë prodhojnë ide edhe kur liderët janë të zakonshëm, në Shqipëri kemi liderë të dobët dhe organizata politike të zbrazura. Paftit tona politike jan pa program, pa vizion, pa filozofi politike. Ato janë të kryetarit dhe si në ideal, objektiv dhe qëllim kanë vetëm kolltukun, interesat e Kryetarit. Programi dhe veprimtaria e tyre është vetëm për grupe interesi, të lidhura pas pushtetit dhe parasë. Takimet politike janë degraduar në monologje të pambarimta. Lideri flet çdo ditë, për gjithçka, pa thënë asgjë të re., ku flet e flet por nuk thotë as edhe një gjë. Kemi lider megalloman që nuk dëgjon, nuk mban shënime, nuk kthen përgjigje, mendon se vetëm ai i di të gjitha. Kjo qasje dhe sjellje e liderit të partive, paraqitet si lidership, por në të vërtetë është frikë nga debati dhe llogaridhënia, frika e humbjes së karriges dhe e pushtetit. Ky realitet politik në Shqipëri tregon qartë se e vërteta është e thjeshtë dhe e rëndë: partitë shqiptare janë uzurpuar. Janë kthyer në prona private, ku vula vlen më shumë se ideja dhe kryetari më shumë se filozofia, se anëtari dhe qytetari. Për sa kohë kjo gjendje vazhdon, çdo lek nga taksat e qytetarëve që shkon për partitë politike është keqpërdorim i parasë publike. Sepse nuk financohet demokracia, por ushqehet një sistem që riprodhon mediokritet, servilizëm dhe dështim institucional. Nëse partitë nuk kthehen urgjentisht në organizata reale, me debat të brendshëm, ide, program dhe përgjegjësi, atëherë ato nuk janë as zgjidhje, as zgjidhje për vendin. Janë një nga shkaqet kryesore të krizës së tij.
Sot kemi parti pa limit. Por qytetari shqiptar ka mbetur pa përfaqësim, pa zë dhe pa besim. Kur nuk ke besim humbet dhe shpresa. Dhe kur humbet shpresa absolutiaht të gjithë e dim se çfarë na gjen dhe se çfarë na vjen…/kb

13:45 Shkaktoi aksidentin me 1 viktimë/ AMP arreston në flagrancë punonjësin e policisë

By: Kesjana
2 February 2026 at 13:45

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë një punonjës policie, pasi me automjetin e tij shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen.

Punonjësi E.B. me detyrë Trupë shërbimi/Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë u përfshi në aksident në orët e apra të mëngjesit në aksin Nikël-Larushkë, ku viktimë mbeti shtetasja N.Ç.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. B., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 05:45, duke drejtuar mjetin e tij në aksin Nikël – Larushkë, është përfshirë në një aksident rrugor, ku si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes shtetasja N. Ç.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë/kb

13:30 Ka ardhur koha e ndëshkimit

By: Kesjana
2 February 2026 at 13:30

Nga ARTUR  AJAZI

Realisht ka ardhur koha e ndëshkimit, ndaj çdo firmendertuese fiton tenderin, nis punimet rrugë, rrugica, akse nacionale dhe brenda qyteteve, dhe talletme paratë tona. Ka ardhur fiks, momenti tu tregohetvendi xhambazëve, derisa fitojnë tenderin e rrugës, ujesjellesit, apo dhe tendera tjera ndertimin e infrastrukturës brenda qyteteve dhe atyre nacionale, hiqen sikurkanë staf inxhinierësh, specialistësh, makineri, pajisje etjj”. Por fakt rezultojnë, pa staf, pa inxhinierë, me makineri marra borxh, madjeedhe pa buxhetin e mjaftueshëm financiar, për qenëdinjitozë konkurrencë mes firmave tjera. Ajo po ndodh me aksin rrugor Librazhd-Prrenjes, mbetetnjë gjë e tmerrshme, e pafalshme për ndertuesit dhemirëmbajtësit e akseve rrugore. Një fat i madh për atadhjetra e qindra makina dhe njerëz udhëtojnë atëaks, për ata qindra shoferë maunesh dhe autobuzësh, lëvizin lindje-perendim dhe anasjelltas. Dje ka paturinformacione se, firma po nderton aksinDragostunjë-Hotolisht, e cila mund jetë dhe një prejshkaktareve spostimit masivit shkembor drejtrrugës nacionale, nuk ka marrë mundimin dergojëmjetet e saj, pastrojë malin u shkëput dhe ra mbirrugë. Fatmirësisht nuk kishte viktima. Po ashtu ngjarje tilla, ka patur dhe ka plot akset rrugore, ndertuara me paratë e tamsapaguesve tanë dheinvestimet nga komuniteti nderkombetar. Atyre u besohet tenderi, u besohet investimi, dhe fakti është se puna e kryer, kushton miliona euro, rezulton me defekte konsiderueshme, me skarcitete, dhe pa zbatuar asnjë kriter Teknik. Ministria e Infrastrukturës, përmes levave saj ligjorë, duhet ti thotë “NDAL” njëkatrahure tillë me rrugët tona, duhet penalizojëçdo firmed he kompani ndertimi mashtruese, e cilaarrin fitojë tenderat dhe zhvasë paratë e teksapaguesve shqiptare, duke mos kryer punimecilësore. Mesazhi i kryeministrit Rama se “do ndëshkohet cilido guxon luajë me djersën e shqiptareve”, është paralajmerimi i fundit për ata janë lidhur me firmat dhe kompanitë e ndertimit, përmes mashtrimeve po pasurohen dhe zhvasin paratëtona. Eshtë momenti i ndëshkimit shembullor çdofirme dhe kompanie ndertimi, ka vite luan me paratë tona. Eshtë momenti shkojnë para ligjit ata përmes milionave tenderave, janë kthyer sot milionerë, dhe po rrezikojnë jetët tona. SPAK-u, duhet jetëzjarri duhet djegëkëdo, ka paturdhe ka kurajon zhvasë paratë tona, dhe ti kthejërrugët nacionale dhe urbane vende rrezikshme përjetët e qytetareve. Koha nuk pret./kb

13:15 Agjenci për Mbikëqyrjen e Burgjeve?/ Korreshi: Vdiqëm për pak Europë, por ka problem pjesa hetimore

By: Kesjana
2 February 2026 at 13:15

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi u shpreh kritik lidhur me projektligjin e ri “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale” që po shqyrtohet sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

Në fjalën e tij, Korreshi tha se edhe pse vendi po ndërmerr hapa të shumtë që e afrojnë me vendet dhe praktikat e Bashkimit Europian, një agjenci e tillë nuk është e zakontë, pasi veç të tjerash mund të ketë problematika në pjesën hetimore.

“Objektin e veprimtarisë së burgjeve nuk kemi pse e përziejmë më atë që ndodh jashtë. Më shqetëson edhe pjesa hetimore, lidhur me shkeljet peritenciale. Kjo do jetë në shtrirje territoriale dhe do ketë edhe agjenci nëpër qarqe. Në cilin kusht është apo në cilën prej paketave që po na kërkohet të hapim e mbyllim me këto kapitujt ? Duam një model se po hyjmë në Europë. Ne mezi po presim. Vdiqëm. Mbaruam për këtë Europë! Tani më thoni se cili vend i BE-së e ka një agjenci të tillë?”,- u shpreh Korreshi./Kb

12:45 GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës

By: Kesjana
2 February 2026 at 12:45

Gjykata e Posaçme pranoi në seancën paraprake sot, 2 shkurt, kalimin në gjyq themeli të kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësit të tij, nënkryetarit Abedin Kërnaja. Ata po hetohen për shpërdorim detyre.

Në gusht të vitit të kaluar, togat e zeza vendosën detyrim paraqitje një herë në muaj për ta.

Sipas prokurorisë, drejtuesi i bashkisë gjatë procesit për hapjen e rrugës me gjatës 3.2 kilometra, e cila në pjesën dërrmuese kalonte nëpër rrugën këmbësore ekzistuese, duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës.

Prokuroria thotë së “Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës si: Agjencia Kombëtare e Mjedisit për hartimin e Raportit të Vlerësimit për ndikimin në mjedis, si edhe me Ministrinë e linjës, për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit”.

Nga këto veprime dhe mosveprime, sipas SPAK është shkaktuar një dëm prej mbi 277 milionë lekë./kb

12:30 Ambasadori i Spanjës takon kreun e SPAK-ut, Klodjan Braho

By: Kesjana
2 February 2026 at 12:30

Këtë të hënë, mbërriti në SPAK ambasadori i Spanjës në Shqipëri.

Ambasadori Gabriel Cremades Ventura ndodhet në SPAK për një takim me kreun e institucionit, Klodjan Braho.

Pas marrjes së detyrës, Braho ka zhvilluar një sërë takimesh dhe ka pritur ambasadorë e zyrtarë të lartë të huaj, që i kanë konfirmuar edhe mbështetjen./kb

12:15 Opozita në Reformën Territoriale?/ Balla: Nuk vendos ultimatume, të vijnë për të mirën e integrimit

By: Kesjana
2 February 2026 at 12:15

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se nuk do të vendosë ultimatum ndaj opozitës, në mënyrë të tillë që deputetët e saj të marrin pjesë në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.

Në një komunikim për shtyp, Balla u shpreh se ky proces është i rëndësishëm, sikundër edhe procesi, që siç theksoi, lidhet me mundësitë e anëtarësimit të vendit në BE.

“Me këtë ritëm reformash, Shqipëria i ka të gjitha shanset të anëtarësohet në BE brenda vitit 2029.  Secili prej nesh, pavarësisht grupit politik, duhet të kuptoj se kjo legjislaturë është historike sa i përket intensitetit të punës në Kuvend. Kolegët e opozitës i kam dëgjuar të ankohen për seancat e gjata dhe dua t’u them se do të jenë më të shpeshta dhe me mundësinë për të shtuar seancat. Do të jetë një prej viteve parlamentare më të ngarkuara të punës sepse edhe një nen bën pjesë te parakushtet e BE-së. Unë nuk bëj ultimatume, nuk jam ajo natyrë, por kam bërë një kërkesë që grupi opiztar tëreflektojë lkidhur me grupin e posaçëm për Reformën Territoriale. Jemi në kushtet që pas 3 muajsh të ngritjes së një reforme të rëndësishme, deutetët nuk lejohen nga drejtuesit e tyre që të marrin pjesë. Besoj e shpresoj që të marrin edhe detyrat brenda kompozicionit të këtij komisioni që nesër të mos jemi të detyruar të vendosim mekanizmat zhbllokues. Gjithpërfshirja dhe dialogu janë parakusht i pjesëmarrjes”,-tha Balla./Kb

12:00 Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

By: Kesjana
2 February 2026 at 12:00

Kadastra e Vlorës është mbyllur përfundimisht mëngjesin e sotëm, pas urdhrit për transferimin e strukturës drejt Tiranës.

Pavarësisht kundërshtimeve të forta nga punonjësit dhe qytetarët, vendimi ka hyrë në fuqi. Një pjesë e stafit është zhvendosur sot drejt Tiranës, ndërsa një pjesë tjetër është transferuar në Fier.

Sipas burimeve, punonjësit që nuk kanë pranuar asnjërën nga këto dy mundësi do të largohen nga puna.

11:45 Medvedev: Rusia nuk përjashton plotësisht një konflikt më të gjerë global

By: Kesjana
2 February 2026 at 11:45

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë dhe ish-presidenti rus, Dmitri Medvedev, tha se bota po bëhet shumë e rrezikshme, por se Rusia nuk dëshiron një konflikt global.

Ai theksoi se situata globale është shumë e rrezikshme dhe pragu për përshkallëzim duket se po bie, duke rritur rrezikun e një konflikti të madh.

Medvedev u shpreh se rusët nuk janë të çmendur dhe nuk kërkojnë konflikt global, por një konflikt i tillë nuk mund të përjashtohet plotësisht.

Deklarata e tij erdhi në një intervistë ku ai foli për rritjen e tensioneve ndërkombëtare dhe rrezikun e eskalimit të luftës në Ukrainë drejt një gjendjeje më të gjerë të konfliktit.

Medvedev gjithashtu përmendi se kontaktet e rinovuara diplomatike me SHBA?në janë një shenjë pozitive, por situata mbetet delikate./Kb

08:01 Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%

By: Kesjana
2 February 2026 at 08:01

Çmimet e produkteve bazë në bare, kafeja dhe uji po rriten me shpejtësi kohët e fundit me nga 20-30% se secila. Një shishe ujë 0.5 litër tani është barazuar me kafenë ose në disa raste është edhe më shtrenjtë.

Të dhënat nga tregu  tregojnë se, një shishe ujë në rrjetet e mëdha të kafeve në kryeqytet ka shkuar në 120 lekë nga rreth 70-90 lekë që ka qenë deri para një muaji.

Ndërsa në baret e zakonshme të Tiranës një paketim  0.5 litër kushton jo më pak se 90 lekë nga 70 lekë që ishte në fund të 2025.  Rritja e çmimit të kafesë dhe ujit më shumë e ka çuar faturën për të dyja bashkë nga 170 lekë mesatarisht në 220-240 lekë.

Enri Jahaj nga Shoqata e Bareve e Restoranteve tha se, nuk as logjikë, as etikë të rritet çmimi i ujit dhe sidomos në disa raste me shumë se kafeja.

“Po kalojmë në të njëjtën logjike që ka kaluar Greqia kur nisën të abuzonin me çmimin e ujit dhe qeveria atje vendosi një çmim tavan më shumë se 0.5 cent”, tha ai.

Greqia është rasti unik në Europë ku miratoi ligjin që vendosi çmim tavan për ujin e thjeshtë të paketuar (zakonisht 500 ml), rreth 0.50 euro TVSH, i detyrueshëm për bare dhe restorante.

Ligji i detyron baret greke që të shënojnë çmimin e ujit në menu me arsyetimin se uji trajtohet si produkt bazë jetese, edhe kur shitet në ambient shërbimi.

Në Francë Ligji detyron lokalet të ofrojnë ujë rubineti falas  për klientët. Kjo krijon një presion indirekt mbi çmimin e shisheve, por restoranti është i lirë të vendosë çfarë çmimi të dojë për ujin e paketuar.

Marzhi i fitimit për një shishe ujë 0.5 litër nga marketi ose furnitorët e shumicës është i lartë. Nga 35-40 lekë në market uji tani kushton në një dysheme jo më pak se 100 lekë.

Kompanitë e prodhimit të ujit në vend pohuan se nuk e kanë ndryshuar çmimin e furnizimit me shumicë të shishes 0.5 litër, duke transferuar arsyet e rritjes së çmimit tërësisht tek baret dhe restorantet.

Po siç shpjegojnë vetë administratorët e bareve uji u aplikua për të maskuar çmimin e kafesë, i cili është rritur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër kërkesa për konsum në vend po rritet gjithnjë e më shumë nga turistët.

Për të mbajtur çmimin e kafesë nën kontroll po rritet çmimi i ujit përtej logjikës dhe etikës. Disa bare p.sh. mbajnë paketime të vogla në qelq që kushtojnë shpesh me shumë se kafeja duke i vënë konsumatorët para zgjedhjes së detyruar.

Zoti Jahja bëri thirrje që të bëhet një ndërhyrje e ngjashme me Greqinë, ku uji shpesh ofrohet falas ose me çmim shumë të lirë kundrejt një filxhani kafe që shkon 2.5-4 euro. Megjithatë, në Shqipëri uji i rubinetit nuk është i pijshëm, pavarësisht investimeve të shumta, duke e vështirësuar ndërhyrjen e qeverisë.

Në Shqipëri konsumatorët po përballen me barrë të rëndë të çmimeve të ujit të paketuar, pasi ai që vjen nga rubineti së paku në Tiranë dhe qytetet kryesore nuk është i konsumueshëm. Paketimet 1.5 litër apo më shumë aktualisht shiten në markete edhe me çmime më të larta se ne Europë./ Monitor/kb

Before yesterdayMain stream

15:30 Operacioni për zmadhimin e organit gjenital/ Miliarderi humbi jetën, dënohen 2 kirurgët

By: Kesjana
1 February 2026 at 15:30

Një gjykatë në Paris ka ndaluar dy kirurgë plastikë nga praktikimi i mjekësisë pas vdekjes së miliarderit belg-izraelit Ehud Arye Laniado gjatë një procedure kozmetike për zmadhimin e organit gjenital në vitin 2019.

Laniado, 65 vjeç, themelues i kompanisë Omega Diamonds, pësoi një sulm në zemër ndërsa i nënshtrohej injeksioneve që kishin për qëllim procedurën në klinikën estetike Saint-Honore-Ponthieu në Paris.

Hetimet zbuluan se procedura dhe substancat e përdorura nuk ishin shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes, por gjendja e tij e zemrës dhe përdorimi i substancave të ndaluara mund të kenë kontribuar në ngjarje.

Fillimisht prokuroria nisi një hetim për vrasje nga pakujdesia, por më pas akuzat u ndryshuan në mosndihmë ndaj një personi në rrezik, shkelje të rregullave për drogë dhe praktikim të mjekësisë pa licencë.

Kirurgu kryesor, i identifikuar si Guy H., mori një dënim me 15 muaj burg me kusht dhe i është pezulluar përjetë licenca e praktikimit mjekësor. Ndërsa asistenti që ishte prezent gjatë procedurës mori një dënim të pezulluar prej 12 muajsh, dhe ai gjithashtu është ndaluar përjetë nga ushtrimi i mjekësisë. Të dy u gjobitën përkatësisht me 50,000 € dhe 20,000 €.

Rasti ka ngritur shqetësime të reja mbi sigurinë dhe rregullimin e kirurgjisë estetike luksoze, veçanërisht kur procedurat kryhen jashtë protokolleve të rrepta mjekësore dhe për klientë shumë të pasur./Kb

❌
❌