Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

“Albin Kurti fitoi falë të ardhurve nga diaspora”, si u raportua në shtypin gjerman për zgjedhjet e 28 dhjetorit

30 December 2025 at 14:54

Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje zgjedhjeve në Kosovë dhe fitores së Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, duke theksuar, se rriten shpresat për fundin e bllokadës disamujore politike në Kosovë.

Në një analizë të portalit gjerman, “tagesschau” me titullin “Kurti triumfon qartë” theksohet se partia e Albin Kurtit fiton para së gjithash falë të ardhurve nga diaspora. “Vërtet pati një rritje çuditërisht të madhe të votave për partinë e Kurtit: ajo arriti 42 përqind në zgjedhjet parlamentare në shkurt dhe tani qëndron në rreth 50 përqind. Kjo do të thotë që kriza qeveritare, e cila ka zgjatur për më shumë se dhjetë muaj, mund të jetë duke marrë fund. Me këtë rezultat, Kurti nuk varet më nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, tre partitë kryesore opozitare nga spektri liberal deri te ai i qendrës së djathtë.” Por Kurti nuk qeveris dot i vetëm, por ka nevojë për votat e pakicave”, thekson tagesschau.

Revista e njohur gjermane “Der Spiegel” shkruan se në Kosovë duket se tani mund të marrë fund bllokada politike. Në Prishtinë po festohet, shkruan “Der Spiegel”, dhe kryeministri Kurti e ka zgjeruar mazhorancën duket marrë 56 nga 120 deputetë. “Kurti po përpiqet të zvogëlojë ndikimin serb në Kosovë, gjë që pritet me miratim nga shumë shqiptarë të Kosovës, por në të njëjtën kohë përkeqëson tensionet me Beogradin.”

Edhe portali i televizionit ntv i kushton vëmendje zgjedhjeve të së dielës, duke theksuar, se në Kosovë po shtohen shanset për t’i dhënë fund bllokimit politik. Kryeministri Kurti fitoi me një rritje të konsiderueshme të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare edhe me distancimin e qartë nga Serbia. “Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, partia e Kryeministrit Albin Kurti ka arritur një rezultat prej gati 50 përqind pasi janë numëruar pothuajse të gjitha votat. Partia e tij e majtë nacionaliste Vetëvendosje (VV) parashikohet të marrë 49.8 përqind të votave në zgjedhjet e së dielës, sipas komisionit zgjedhor. Me këtë rezultat, shanset e Kurtit për t’i dhënë fund bllokimit politik në vend janë rritur ndjeshëm.”

“Süddeutsche Zeitung” në artikullin “Nacionalisti Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë” shkruhet se kryeministri reformist i majtë siguroi shumicën dhe me ndihmën e minoriteteve mund të krijojë qeverinë. Gazeta gjermane thekson, se “nëse formimi i një qeverie do të jetë i pamundur përsëri, kriza politike do të përshkallëzohet në një pikë kritike. Parlamenti duhet të zgjedhë një president të ri në prill dhe të ratifikojë marrëveshjet e kredisë me BE-në dhe Bankën Botërore me një vlerë totale prej një miliard eurosh, të cilat skadojnë në muajt në vijim. Partitë opozitare refuzojnë një koalicion me Kurtin, duke kritikuar marrëdhëniet e tij me aleatët perëndimorë dhe qasjen e tij ndaj pakicës serbe në veri të vendit.

Edhe “Frankfurter Rundschau” i kushton vëmendje zgjedhjeve në Kosovë. “Sipas disa komentuesve, rezultati i fortë i VV-së mund të shpjegohet, pjesërisht, nga potenciali i saj për mobilizimin e elektoratit. Edhe data e zgjedhjeve ka të ngjarë të ketë luajtur një rol: midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, shumë kosovarë që jetojnë jashtë vendit vizitojnë atdheun e tyre, përfshirë njerëz nga Gjermania. VV është veçanërisht popullore në mesin e këtij grupi votuesish.

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan, se siç pritej kryeministri Kurti i fitoi zgjedhjet në Kosovë. Por habi shkaktoi forcimi i rezultatit. Po merr fund bllokada politike në vendin e vogël ballkanik, pyet FAZ? “Ndërsa kritikët e akuzojnë VV-në për mungesë gatishmërie për kompromis, Kurti theksoi natën e zgjedhjeve se donte të bashkëpunonte më ngushtë me opozitën në të ardhmen, pasi disa vendime në parlament kërkonin një shumicë prej dy të tretash.” Me këtë shtohet shpresa, se vendi do të dalë nga situata e patit politik, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”./DW/

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Albin Kurti fitoi falë të ardhurve nga diaspora”, si u raportua në shtypin gjerman për zgjedhjet e 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.

Policia gjen dhe kthen portofolin e humbur tek pronarja në Vushtrri

30 December 2025 at 14:39

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë treguar profesionalizëm dhe integritet gjatë një patrullimi këmbësor në qytetin e Vushtrrisë, duke gjetur dhe kthyer një portofol të humbur tek pronarja e tij.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites të së hënës, më 29 dhjetor 2025, në rrugën “Wesley Clark”, ku një njësi policore gjatë patrullimit ka hasur në një portofol të humbur. Në portofol ndodheshin një shumë parash, kartela bankare si dhe dokumente të ndryshme personale.

Falë dokumenteve identifikuese, policia ka arritur të identifikojë pronaren e portofolit. Pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme, portofoli i është kthyer asaj në gjendje të plotë.

Policia e Kosovës thekson se raste të tilla dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të zyrtarëve policorë për shërbim ndaj qytetarëve dhe ruajtjen e besimit publik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia gjen dhe kthen portofolin e humbur tek pronarja në Vushtrri appeared first on Sinjali.

U zgjodh kryeministrja e parë grua në Bangladesh, ndërron jetë në moshën 80-vjeçare Khaleda Zia

30 December 2025 at 14:29

Khaleda Zia, kryeministrja e parë femër në historinë e Bangladeshit dhe vetëm e dyta në botën myslimane pas Benazir Bhuttos, ka vdekur në moshën 80 vjeç, njoftoi Partia Nacionaliste e Bangladeshit (BNP).

Sipas deklaratës së Partisë Nacionaliste të Bangladeshit, Khaleda Zia vdiq pas një sëmundjeje të gjatë, pasi u përball me probleme serioze shëndetësore vitet e fundit. Sipas mjekëve të saj, ajo vuante nga cirroza e avancuar e mëlçisë, artriti, diabeti mellitus, si dhe probleme me zemrën, të cilat e kishin përkeqësuar ndjeshëm gjendjen e saj.

Khaleda Zia ishte një figurë ikonike në politikën e Bangladeshit dhe udhëheqëse e BNP-së, partisë së themeluar nga bashkëshorti i saj, Zia Rahman. Zia Rahman ishte një figurë qendrore në luftën për pavarësi të ish-shefit të ushtrisë së Pakistanit Lindor dhe presidentit të gjashtë të vendit para vrasjes së tij në vitin 1981.

Karriera politike e Khaleda Zias ishte e lidhur ngushtë me historinë post-koloniale të Bangladeshit, pasi ajo shërbeu si kryeministre gjatë një periudhe konflikti të fortë politik dhe ndryshimesh të thella shoqërore dhe institucionale. Prania e saj në pushtet shënoi një pikë kthese historike për pozicionin e grave në politikë, jo vetëm në vendin e saj, por edhe në botën myslimane në përgjithësi.

Vdekja e saj shënon fundin e një epoke për Bangladeshin, me skenën politike të vendit që i jep lamtumirën një prej figurave më të njohura dhe më kontroverse në historinë e saj moderne.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U zgjodh kryeministrja e parë grua në Bangladesh, ndërron jetë në moshën 80-vjeçare Khaleda Zia appeared first on Sinjali.

Nga Brigitte Bardot tek Robert Redford e Chris Rea, yjet që bota humbi këtë vit

30 December 2025 at 14:23

Bota e filmit, muzikës dhe televizionit humbi një sërë emrash të njohur këtë vit.

Kaq të ngjeshura ishin njoftimet e trishta, sa ndjesia e krijuar ishte sikur këtë radhë, lajmet e kobshme qenë më të shumta se herë të tjera, dhe rrallimi i plejadës së vjetër të të famshmëve anekënd globit, edhe më i dukshëm se më parë.

E fundit në listë, Brigitte Bardot, ylli i padiskutueshëm i kinemasë franceze në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, simbol i sensualitetit femëror, por edhe i thyerjes së tabuve e cila ndërroi jetë në moshën  91 vjeçare në Saint Tropez, ku jetonte prej vitesh e tërhequr nga publiku. Presidenti francez Emmanuel Macron e nderoi si “një legjendë të shekullit”. Ajo mishëroi një jetë të lirë, ishte mesazhi i tij në platformën X.

Përpara saj, bota u përball me lajmin e ndarjes nga jeta të një tjetër gruaje të rëndësishme të ekranit të madhe, që arriti të ngrihej në nivelet e legjendës në Hollivud, Diane Keaton, e famshme për rolet e saj ikonike në filma aq të dashur për publikun si Annie Hall, The First Wives Club, apo The Godfather, por edhe për faktin që falë shijeve personale, arriti të cimentonte statusin e vet edhe si një ikonë mode në majat e kësaj industrie. Keaton vdiq në 11 tetor në moshën 79 vjeç, larg shkëlqimit të Hollivudit që pati shënjuar vitet më të rëndësishme të jetës së saj. Në 2025-sën, publiku humbi edhe yllin italian, Claudia Cardinale, e cila la gjurmën e saj në disa prej filmave më të famshëm në historinë e kinemasë si krijimi i pavdekshëm i Sergio Leone-s, Once Upon a Time in the West.

“Djali i artë” i Hollivudit, Robert Redford, u shua dhe ai këtë vit. Redford, trashëgimia e të cilit mbetet e rrënjosur në historinë e kinematografisë, ishte edhe themeluesi i Festivalit të famshëm të Filmit Sundance.

Mbetet i paharruar për brezat interpretimi i tij në filma si Butch Cassidy, Three Days of the Condor apo All the President’s Men.

Michael Madsen nuk jetoi dot më shumë se 67 vjeç; ataku kardiak ia preu jetën në mes aktorit të njohur për bashkëpunimet me Quentin Tarantinon, e sidomos interpretimin brilant në Kill Bill me Uma Thurman.

Legjendari Ozzy Osbourne, vokalisti i Black Sabbath dhe ylli i reality show-t, u shua më 22 korrik. Ai ishte 76 vjeç dhe vetëm disa javë para vdekjes, së bashku me grupin e tij të famshëm të rokut performuan një shfaqje lamtumire para një turme prej 40,000 vetësh në qytetin e tij të lindjes.

Chris Rea, kantautori britanik me ndikim të patjetërsueshëm në muzikën rock dhe blues, ndërroi jetë vetëm 3 ditë përpara Krishtlindjes në moshën 74 vjeçare. Hitet e tij megjithatë, si “Auberge”, “On the Beach” dhe “Road to Hell”, do të vazhdojnë të jehojnë ndër vite.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga Brigitte Bardot tek Robert Redford e Chris Rea, yjet që bota humbi këtë vit appeared first on Sinjali.

Hodhi mbeturina në rrugë nga vetura, gjobitet një person në Prishtinë

30 December 2025 at 14:18

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, pasi i njëjti është hasur duke hedhur mbeturina nga vetura në rrugë.

Pas identifikimit të personit, ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hodhi mbeturina në rrugë nga vetura, gjobitet një person në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Mesazhi nga Spanja: Kuadri i ardhshëm evropian i sigurisë në rrezik, Ukraina duhet të ketë garanci të forta sigurie

30 December 2025 at 14:07

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, paralajmëroi të martën se kuadri evropian i sigurisë është në rrezik, duke shtuar se Kievi duhet të ketë “garanci të forta sigurie”.

Albares tha se foli në telefon me homologun e tij ukrainas Andrii Sybiha dhe shprehu dëshirën e tij që viti 2026 të jetë më në fund një vit paqeje për popullin ukrainas.

“Është e papranueshme që ukrainasit të jetojnë Krishtlindjet nën bomba”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X.

Javën e kaluar, sulmet ruse vranë tre persona dhe ndërprenë energjinë elektrike në disa rajone ukrainase, sipas zyrtarëve ukrainas.

Albares tha se e siguroi Sybihën për mbështetjen e Spanjës në negociatat për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

“Evropa duhet të mbetet e bashkuar dhe e vendosur sepse kuadri i ardhshëm evropian i sigurisë është në rrezik”, tha ai.

“Ukraina duhet të ketë garanci të forta sigurie. Çdo vendim për të ardhmen e saj, veçanërisht në lidhje me territoret e saj, mund të merret vetëm nga populli ukrainas”, shtoi kryediplomati spanjoll.

Komentet e tij erdhën pas një takimi të dielën midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në shtetin amerikan të Floridës, ku ata diskutuan për luftën midis Ukrainës dhe Rusisë.

Pas bisedimeve, Trumpi u tha gazetarëve se me presidentin rus Vladimir Putin diskutoi për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

“Moska do të ndihmojë, përfshirë furnizimin me energji, elektricitet dhe gjëra të tjera me çmime shumë të ulëta”, tha presidenti amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mesazhi nga Spanja: Kuadri i ardhshëm evropian i sigurisë në rrezik, Ukraina duhet të ketë garanci të forta sigurie appeared first on Sinjali.

“Merreni seriozisht”, thirrja e Guterres për liderët botërorë

30 December 2025 at 14:01

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u drejtohet liderëve botërorë para Vitit të Ri të inevstojnë kundër varfërisë dhe jo tek armët. Konfliktet në nivele që nuk i kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Merreni seriozisht! Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,  Antonio Guterres thirrje liderëve botërorë para Vitit të Ri të inevstojnë kundër varfërisë dhe jo tek armët.

“Ndërsa kthejmë faqen e një viti të trazuar, një fakt flet më shumë se fjalët: Shpenzimet ushtarake globale janë rritur në 2.7 trilionë dollarë, duke u rritur me pothuajse 10 përqind. Kjo është trembëdhjetë herë më shumë se e gjithë ndihma për zhvillim, ekuivalente me të gjithë produktin e brendshëm bruto të Afrikës.”, tha Guterres në fjalimin para Vitit të ri, duke theksuar, se e gjitha kjo ndodh, ndërsa konfliktet vazhdojnë të rriten në nivele që nuk i kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Në këtë vit të ri, le të vendosim të sqarojmë prioritetet tona, kërkoi Guterres. Një botë më e sigurt fillon duke investuar më shumë në luftimin e varfërisë dhe më pak në luftëra. Paqja duhet të mbizotërojë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres u drejton thirrje udhëheqësve kudo në botë: Merreni seriozisht. Zgjidhni njerëzit dhe planetin mbi dhimbjen. Dhe i bëj thirrje të gjithë atyre që e dëgjojnë këtë mesazh: Luani rolin tuaj. E ardhmja jonë varet nga guximi ynë kolektiv për të vepruar.” Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, theksoi në mesazhin e tij për Vitin e Ri: “Këtë vit të ri, le të ngrihemi së bashku: Për drejtësi. Për njerëzimin. Për paqen.” 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Merreni seriozisht”, thirrja e Guterres për liderët botërorë appeared first on Sinjali.

Trump kërkon nga Netanyahu të shmangë provokimet në Bregun Perëndimor

30 December 2025 at 13:30

Gjatë një takimi në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të përmbahet nga masat provokuese në Bregun Perëndimor dhe të rishikojë politikën e tij në zonë

Sipas mediave të huaja, Trump dhe ndihmësit e tij shprehën shqetësim për dhunën e kolonëve kundër civilëve palestinezë, paqëndrueshmërinë financiare të Autoritetit Palestinez dhe zgjerimin e vendbanimeve izraelite.

Administrata amerikane theksoi se çdo përshkallëzim në Bregun Perëndimor mund të dëmtojë përpjekjet për zbatimin e marrëveshjes së paqes në Gaza dhe marrëdhëniet e Izraelit me vendet evropiane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump kërkon nga Netanyahu të shmangë provokimet në Bregun Perëndimor appeared first on Sinjali.

“Nëna me fëmijët ishin në gjumë”, kryeprokurori i Prizrenit jep detaje për tragjedinë e zjarrit

30 December 2025 at 13:25

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka dhënë detaje rreth rastit tragjik që ka ndodhur sot në Prizren, ku si pasojë e zjarrit një fëmijë i moshës njëvjeçare ka humbur jetën.

Ai tha se në shtëpi kanë qenë nëna me katër fëmijët dhe që të gjithë ishin në gjumë.

Kryeziu tha se shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma por nuk ka dyshime që bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

“Sot më 30 dhjetor rreth orës 10 të mëngjesit kemi marrë informatë për një zjarr ku po digjej një shtëpi e banimit në qendër të qytetit, saktësisht afër Shtëpisë së Kulturës. Për fat keq kemi edhe një humbje jete. Ajo që dihet deri tani është fakti se në shtëpi ka qenë nëna së bashku me katër fëmijët e saj, ku tre prej tyre kanë shpëtuar, përderisa një fëmijë i moshës rreth 1 vjeç ka humbur jetën. Me të marrë informacionin, policia, hetuesit, zjarrfikësit dhe ekspertët e zjarrit dhe prokurori i rastit janë në vendin e ngjarjes. Është shuar zjarri dhe janë duke u bërë hetime për shkakun e zjarrit…”.

“Ende nuk është fikur në tërësi zjarri për t’i kryer ekspertizat sepse dihet që provat mblidhen në vendin e ngjarjes dhe prokurori i rastit gjendet aty, janë hetuesit dhe po bëhen të gjitha veprimet e duhura për të ardhur te vërtetimi i asaj që ka ndodhur. Deri më tani nuk kemi ndonjë dyshim që kemi zjarrvënie të qëllimshme, mund të ketë arsye tjera por ende është herët të konfirmojmë diçka”, tha ai në T7.

Ai shtoi se fëmijët tjerë janë jashtë rrezikut për jetë.

Kryeziu shprehu ngushëllime familjes për vdekjen e fëmijës dhe tha se institucionet do të punojnë në vërtetimin e shkaqeve që çuan në rastin tragjik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Nëna me fëmijët ishin në gjumë”, kryeprokurori i Prizrenit jep detaje për tragjedinë e zjarrit appeared first on Sinjali.

Kurti uron Veteranët e UÇK-së dhe rikujton aksionin e parë ndaj familjes Jashari më 30 dhjetor 1991

30 December 2025 at 12:55

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar sot Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke nderuar luftëtarët e lirisë dhe duke rikujtuar ngjarjet historike që shënuan fillimet e rezistencës së armatosur kundër regjimit serb.

Në një postim publik, Kurti theksoi se Dita e Veteranëve shënohet më 30 dhjetor për shkak të aksionit të parë policor serb ndaj familjes Jashari në Prekaz, i cili ndodhi në këtë datë në vitin 1991. Sipas tij, aksioni u ndërmor vetëm tre javë pasi Adem Jashari dhe një pjesë e vullnetarëve të stërvitur në Shqipëri ishin kthyer në Kosovë.

Kurti rikujtoi se forcat policore serbe kishin shkuar për ta arrestuar Adem Jasharin, por hasën në rezistencë të armatosur nga ai dhe vëllezërit e tij, Rifati dhe Hamza, si dhe nga familjarë, bashkëfshatarë dhe luftëtarë të tjerë. Gjatë asaj dite, Prekazi u shndërrua në zonë përballjeje, ku u plagosën dy persona, u bastisën 14 familje dhe u ndaluan dhjetëra qytetarë, ndërsa 27 prej tyre u arrestuan, përfshirë edhe Shaban Jasharin.

Sipas Kurtit, tre vëllezërit Jashari arritën të dilnin nga rrethimi policor, duke e vazhduar rezistencën që më vonë do të kulmonte me luftën çlirimtare. Ai përmendi edhe sulmin e radhës ndaj familjes Jashari më 22 janar 1998 dhe betejën finale të marsit 1998, ku Adem dhe Hamza Jashari ranë dëshmorë.

Në mesazhin e tij, Kurti vlerësoi veteranët e UÇK-së si bashkëluftëtarë dhe dëshmitarë të sakrificës së dëshmorëve, duke theksuar se kontributi i tyre ka qenë vendimtar në çlirimin e Kosovës dhe në ndërtimin e shtetit.

“Me veprën dhe luftën tuaj, ju e keni bërë historinë e çlirimit të Kosovës”, thuhet në mesazhin e kryeministrit drejtuar veteranëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti uron Veteranët e UÇK-së dhe rikujton aksionin e parë ndaj familjes Jashari më 30 dhjetor 1991 appeared first on Sinjali.

Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona

30 December 2025 at 12:29

Komuna e Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka vendosur për dhënien në shfrytëzim të 5288 pronave publike.

Asamblistja Jeta Rafuna ka thënë se kjo është çështje me rëndësi për menaxhimin e pronës publike dhe për zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.

Ajo ka  shtuar se dhënia në shfrytëzim të këtyre pronave, krijon hapësirë për rritjen e të hyrave vetanake të komunës.

Asamblisti i PDK-së, Leotrim Retkoceri ka thënë se shpreson që lista e pronave t’i përmbajë të gjitha elementet që kërkohen me ligj.

Besa Shahini nga PSD-ja ka thënë se ka keqmenaxhim të përmasave të mëdha të pronës publike në Prishtinë. Ka thënë se dëmi që i është shkaktuar komunës është mbi 200 mijë euro.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka thënë se nëse nuk miratohet kjo listë, i bie që komuna e Prishtinës vitin e ardhshëm nuk mund ta jep asnjë pronë në shfrytëzim.

Sipas tij, me sjell një listë me mbi 5288 prona në një seancë të jashtëzakonshme dhe të kërkojë nga asambleja të votojë pa plotësim të dokumentacionit, nuk është  në rregull.

Ka thënë se asamblistët nuk janë makineri votash që të votojnë prona që nuk e dinë kush i zotëron, e as kush i shfrytëzon.

“Kjo mund të shërbejë për shumë veprime të tjera të jashtëligjshme. Mund të ketë qytetarë që kanë ndërtu dhe është një lloj shantazhi kundër tyre. unë kërkoj që dokumentacioni të plotësohet sot dhe lista të miratohet”, ka thënë  ai. “Në këtë listë janë 17 parcela në të cilat është ndërtu një lagje luksoze, lagjja ‘Marigona’, sponsorëve të Ramës. Kjo është tentativë që të legjitimohet keqpërdorimi i pronës publike”, ka thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona appeared first on Sinjali.

Aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 13 civilëve në Gjilan

30 December 2025 at 12:08

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër S.A. për “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Ai akuzohet se gjatë periudhës 1998-1999, në fshatinë Llashticë, komuna e Gjilanit, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

“Sipas aktakuzës, më 30.04.1999, rreth orës 13:00, S.A, ka marrë pjesë në vrasjen e  trembëdhjetë (13) civilëve dhe në plagosjen e katër (4) personave të tjerë. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri e ka ekzekutuar viktimën H.H duke e qëlluar me armë zjarri në kokë, e më pas e ka urdhëruar një person tjetër që të shtinte me armë zjarri në drejtim të civilëve të tjerë, duke i ekzekutuar ata një nga një.”

Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të neneve 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse i  pandehuri S.A është i paarritshëm për organet e drejtësisë.”

AKTAKUZA E PLOTË

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 13 civilëve në Gjilan appeared first on Sinjali.

Avokati nga Los Angeles u qëllua për vdekje nga vëllai i tij pas një sherri të ashpër gjatë fundjavës së festave

30 December 2025 at 12:01

Një avokat nga Los Angeles dyshohet se u qëllua për vdekje nga vëllai i tij gjatë një debati në fundjavën e Krishtlindjeve, sipas policisë dhe një miku të ngushtë.

Krikor Kouyoumdjian, një avokat 33-vjeçar për të drejtat civile, u qëllua në shtëpinë e tij në zonën North Hills rreth orës 13:45 të së shtunës, njoftoi policia.

Oficerët u nisën me urgjencë drejt shtëpisë në bllokun 9000 të rrugës Noble Ave. pasi u dëgjuan të shtëna me armë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avokati nga Los Angeles u qëllua për vdekje nga vëllai i tij pas një sherri të ashpër gjatë fundjavës së festave appeared first on Sinjali.

ZRRE-ja ul çmimin për ngrohje

30 December 2025 at 11:54

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) ka ulur çmimin e ngrohjes nga ndërmarrjet publike për konsumatorët në Prishtinë dhe Gjakovë.

Me çmimin e ri, tani konsumatorët në Prishtinë do të paguajnë 73 cent për kilovat në muaj, ndërsa ata në Gjakovë 72 cent.

Termokos numëron rreth 25.000 konsumatorë në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ZRRE-ja ul çmimin për ngrohje appeared first on Sinjali.

“Kurti po e bllokon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, Ditmir Bushati polemizon me Carl Bildtin e Suedisë

30 December 2025 at 11:52

Ish-kryeministri i Suedisë dhe njohësi i çështjeve në Ballkan, Carl Bildt, tha se pas fitores në zgjedhjet e parakohshme, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duhet të formojë një qeveri të rregullt, por e akuzoi atë për mospërparim në dialogun me Serbinë dhe moszbatimin e marrëveshjes.

“Me 49% të votave në zgjedhjet në Kosovë, kryeministri Kurti duhet të jetë në gjendje të formojë një qeveri të rregullt. Megjithatë, perspektivat për përparim në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi duken të zymta, pasi Kurti po bllokon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, shkroi ai në X.

Kësaj deklarate i reagoi ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili tha se Serbia është pengesa për moszbatimin e kësaj marrëveshje.

“Jo Carl Bildt, është një fakt i njohur publikisht që presidenti i Serbisë ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen/aneksin. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi varet kryesisht nga pranimi i realitetit nga Serbia me fqinjët e saj, zgjedhja e rrugës europiane dhe demokratike, në vend që të veprojë si pengues i stabilitetit rajonal”.

Edhe Bild shfaqi pajtim për pjesën e fajit të Serbisë, por thotë se edhe Kosova ka përgjegjësinë e saj për respektim.

“Kjo është sigurisht e vërtetë sa i përket mangësive të Serbisë – por edhe Kosova duhet të respektojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Kurti po e bllokon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, Ditmir Bushati polemizon me Carl Bildtin e Suedisë appeared first on Sinjali.

Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem Jashari me shokë vepruan pa u ndalur deri në rënien e tyre heroike

30 December 2025 at 11:41

Bekim Hamëz Jashari sot në Ditën e Veteranit ka kujtuar se 34 vjet më parë, në ora 05:15, në një mëngjes të ftohtë dhe me borë, forcat serbe kishin filluar sulmet drejtë kullave, brenda të cilave gjendej Kryekomandanti Adem Jashari, Hamëza Jashari e Rifat Jashari dhe që të gjithë bashkë pas shumë orë luftimesh arritën të zmbrapsnin forcat serbe.

Jashari në një postim në Facebook shkruan se nga 30 dhjetori i vitit 1991 kryekomandanti Legjendar Adem Jashari dhe shokët e tij vepruan e punuan pa u ndalur në male e fusha deri në rënien e tyre heroike.

Lexoni të plotë postimin:

30 DHJETOR 1991

Në këtë ditë të shënuar për vendin kujtojmë e nderojmë luftën tonë shekullore, sakrificën e popullit tonë për Liri, luftën e Kryekomandantit Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së.

34 vite me parë, në ora 05:15, në një mëngjes të ftohtë dhe me borë, forcat serbe kishin filluar sulmet drejtë kullave, brenda të cilave gjendej Kryekomandanti Adem Jashari, babushi Hamëza, mixha Rifat dhe që të gjithë bashkë pas shumë orë luftimesh arritën të zmbrapsnin forcat serbe.

Nga kjo datë Kryekomandanti Legjendar Adem Jashari dhe shokët e tij vepruan e punuan pa u ndalur në male e fusha deri në rënien e tyre heroike.

Urime Dita e Veteranit!.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem Jashari me shokë vepruan pa u ndalur deri në rënien e tyre heroike appeared first on Sinjali.

E trishtë: Një 1-vjeçar vdes pas zjarrit që shpërtheu në një shtëpi në Prizren

30 December 2025 at 11:07

Një fëmijë rreth 1-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një shtëpi në Prizren.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Fëmija dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e thithjes së tymit.

“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit”.

“Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Një 1-vjeçar vdes pas zjarrit që shpërtheu në një shtëpi në Prizren appeared first on Sinjali.

Ndërron jetë avokati Aziz Rexha, OAK ngushëllon familjen, miqtë dhe komunitetin

30 December 2025 at 10:59

Ka vdekur sot avokati Aziz Rexha, i cili këtë presion e ka ushtruar për shumë vjet.

Për rastin ka reaguar edhe Oda e Avokatëve të Kosovë, e cila ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen e tij nga jeta dhe ka ngushëlluar familjen Rexha, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Sipas OAK-së, avokati Aziz Rexha do të kujtohet për profesionalizmin e lartë, integritetin moral dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj profesionit të avokatit, si dhe për respektin e veçantë ndaj sundimit të ligjit.

Oda e Avokatëve të Kosovës ka vlerësuar se kontributi i tij shumëvjeçar në avokatinë kosovare përbën një vlerë të çmuar dhe një shembull për brezat e ardhshëm të avokatëve.

Ceremonia e varrimit të Aziz Rexhës do të bëhet sot në ora 15:00, në varrezat e fshatit Barilevë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndërron jetë avokati Aziz Rexha, OAK ngushëllon familjen, miqtë dhe komunitetin appeared first on Sinjali.

Veteranët e UÇK-së bëjnë homazhe në Prekaz, Gucati: Ende nuk ndihemi plotësisht të lirë

30 December 2025 at 10:45

Me rastin e shënimit të Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, theksoi se kjo ditë ka rëndësi të veçantë, por sipas tij veteranët nuk e ndiejnë veten plotësisht të lirë, për shkak se institucionet e Kosovës ende nuk kanë miratuar ligjin për vlerat e luftës.

Ai kujtoi se në këtë vend, para 34 vjetësh, nisën shkëndijat e para të lirisë dhe lufta e parë frontale e familjes Jashari, ku Shaban Jashari me djemtë e tij, Hamzën dhe Ademin, së bashku me gjithë familjen, u përballën me forcat serbe për të hapur rrugën e lirisë së sotme.

“Mu në këtë vend para 34 viteve, kanë qenë shkëndijat e para të lirisë dhe mund të them luftës së parë frontale të bacës Shaban me dy djemtë me Hamzën dhe Adem dhe rrethi i gjithë Jasharit u përballen me forcat çetnike parlamentare serbe që luftuan për ditën e sotme. Dhe ne sot si veteranë nuk e ndjejmë vetën aq të lirë për arsye se ende kemi problem me institucionet tona ku ligji për vlerat e luftë nuk është bërë ende”, tha Gucati.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Veteranët e UÇK-së bëjnë homazhe në Prekaz, Gucati: Ende nuk ndihemi plotësisht të lirë appeared first on Sinjali.

ZRRE-ja pritet ta ulë çmimin për ngrohje

30 December 2025 at 10:40

ZRRE-ja pritet ta miratojë këtë ulje sot gjatë një mbledhjeje.

Çmimi i tanishëm për ngrohjen me matje është 76 centë për kilovat në muaj, i vendosur vitin e kaluar.

Me çmimin e ri, tani konsumatorët në Prishtinë do të paguajnë 73 cent për kilovat në muaj, ndërsa ata në Gjakovë 72 cent.

Termokos numëron rreth 25.000 konsumatorë në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ZRRE-ja pritet ta ulë çmimin për ngrohje appeared first on Sinjali.

❌
❌