Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Anulohet seanca për rastin "Besa Trans", gjykata s'ka përkthyes

19 December 2025 at 16:40


Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Besa Trans”, në të cilën duhej të dëshmonin përfaqësuesit e Doganës u anulua për më 29 dhjetor. Arsyeja ishte mungesa e përkthyesit gjyqësor, pasi siç shpjegoi gjykatësi Ivica Stefanovski, nga katër përkthyes sa ka gjykata, tre janë në pushim mjekësor, ndërsa njëri është i zënë.
Procesi gjyqësor nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me aksidentin, respektivisht shkaqeve të tragjedisë së nëntorit të vitit 2021 ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan.
Lënda ka të bëjë certifikatën e licencës së autobusit të aksidentuar që sipas Prokurorisë, pronari i kompanisë “Besa Trans”, Bekim Haxhiu e ka falsifikuar.
Megjithatë, Haxhiu është shprehur se ndjehet i pafajshëm për këtë akuzë. Procesi gjyqësor mbi 3 vite nuk po merr epilog të plotfuqishëm. Fillimisht Haxhiu u dënua me 20 muaj burg, por Gjykata e Apelit e ktheu lëndën në rigjykim.

Hetimi kundër policëve të përfshirë në tragjedinë në Koçan ka përfunduar, por aktakuza ende nuk është dorëzuar në gjykatë

16 December 2025 at 21:07


Hetimi kundër policëve të përfshirë në tragjedinë e zjarrit në Koçan, i cili po udhëhiqet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka përfunduar, por aktakuza ende nuk është dorëzuar në gjykatë.

Nga Prokuroria thonë se ende po u dërgohen njoftimet palëve në procedurë, dhe pasi të përfundojë ky proces, do të fillojë afati ligjor prej 15 ditë, gjatë të cilit avokatët do të mund të paraqesin prova.

Nga kjo prokurori thonë se vetëm pasi të përfundojë ky afat prej 15 ditë do të merret edhe vendimi i prokurorisë për rastin. Zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan ndodhi më 16 mars, ku 63 persona humbën jetën, ndërsa mbi 200 u lënduan.

Hetimi i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit për zyrtarët e dyshuar të policisë, për mosshyqrtim të licencës së diskotekës, ka zgjatur që nga fundi i marsit, dhe deri më tani janë përfshirë 30 persona. /Alsat/

Pronari i “Durmo Turs” kërkon sërish shtyrje të dënimit me burg

16 December 2025 at 15:43


Durmish Beluli, pronari i “Durmo Turs”, i dënuar për tragjedinë në Llaskarcë ku mbetën të vdekur 16 udhëtar, po kërkon një shtyrje të re të vuajtjes së dënimit me 10 vite burg.

Gjyqtari Qirko Mihajlloski tha për TV Telmën se të premten, në Gjykatën e Gostivarit, ka mbërritur një kërkesë e shoqëruar me raport të mjekut specialist, sipas të cilit Belulit i nevojitet pushim postoperativ për së paku 20–30 ditë nga operacioni i kryer më 1 dhjetor.

Mihajlloski tha se do të marrë sërish deklaratë nga mjeku që e ka operuar Belulin për hernie testikulare në spitalin e Tetovës dhe do të vendosë para skadimit të afatit, sipas të cilit pronari i “Durmo Turs” duhet të paraqitet në burgun e Idrizovës deri sot në ora 15:00.

Hajrullahi: Iku kryeprokurori më analfabet që kemi pasur deri sot, vepronte në bazë të urdhrave partiake

16 December 2025 at 14:48


Ish-shefi i Prokurorisë së Lartë Publike, Mustafa Hajrullahi, i cili së fundmi kërkoi ndërprerjen e funksionit në Prokurorinë e Lartë Publike, ka komentuar dorëheqjen kryeprokurorit Lubço Kocevski.

Ai ka adresuar serioze për gjendjen në Prokurori, duke theksuar se nën udhëheqjen e Lupço Kocevskit lëndët zvarriten qëllimisht dhe trajtohen pa një synim të qartë për të arritur në një vendim gjyqësor.

“Ja, Kocevski dha dorëheqje – ky është karakteri i tij. Ai është një njeri gënjeshtar, pa as edhe një grimë vlerash morale. Për mua ishte e pashpjegueshme se si një profil i tillë njeriu, analfabet dhe që nuk e njeh mjaftueshëm gjuhën maqedonase, mund të arrijë në këtë pozitë. Ai është i prirur ndaj çdo urdhri të dhënë nga partitë politike. Kur pa se rrethi po i ngushtohej, dha dorëheqje”, deklaroi Hajrullahi për "Mkd.mk".

Hajrullai thekson se kërkesën për ndërprerjen e funksionit e ka paraqitur pas më shumë se një viti pezullimi që e mori nga Kocevski, dhe kjo, siç thotë ai, nën kontroll dhe me urdhër të ish-prokurorëve nga Prokuroria Speciale Publike (PSP).

Deanovski: Punonjësit e gjykatave po ikin për shkak të pagave të ulta

11 December 2025 at 18:29


Gjykatësit nuk kanë të drejtë të kërkojnë të drejta që burojnë nga marrëveshjet kolektive të nënshkruara nga sindikatat. Kështu vlerëson Tërpe Deanovski kryetar i Sindikatës së punonjësve administrativ, organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare, pasi sipas tij, gjykatësit janë zyrtarë dhe jo punonjës dhe prandaj edhe nuk kanë të drejtë të mbështeten dhe të kërkojnë në të drejta që punëtorët i kanë fituar nga Marrëveshja Kolektive.

Për të është i palogjikshëm është fakti se gjykatësit padisin dhe ngrenë procedura penale për të fituar nga ato të drejta.

“E thamë disa herë, gjyqtarët në mënyrë të pabazuar dhe jashtë çdo logjike, padisin në bazë të marrëveshjeve kolektive, të cilat janë nënshkruar nga sindikatat. Duhet ta dini se gjykatësit janë funksionarë, gjykatësit nuk janë punëtorë. Gjykatësit janë të njëjtë funksionarë si të tjerët, qoftë ministër, deputet, zëvendësministër, kryeministër, po edhe kryeparlamentar. Nuk mundet që një funksionarë të padis për të drejta nga marrëveshja kolektive të cilat vlejnë për ne punonjësit”, tha ai.

Deanovski njofton se tre vitet e fundit nuk është miratuar asnjë plan për punësime të reja në gjykata edhe pse shumë punonjës ikin për shkak të pagave të vogla. Thotë se situata është alarmante.

“Askush nuk ka rroga momentalisht, derisa të lëshohen rrogat për të gjithë të punësuarit në gjykata. As gjykatësit, askush. Sot pritet të merret vendim lidhur me Buxhetin e Këshillit Gjyqësor. Ju rekomandoj që të marrin vendim që rrogat të lëshohen edhe me shtesa për të gjithë të punësuarit. Nëse nuk merret një vendim i tillë, veçmë punonjës të katër gjykatave kërkojnë ndërprerje të punës, presim të vendosim nëse do të jetë protestë. Nga ana jonë e thamë që nuk do t'i presim të gjithë, ata që duan të shprehin paknaqësi le të na bashkohet”, tha Deanovski.

Thotë se nga protestat eventuale të gjykatave më së shumti do të humbin qytetarët, megjithatë thotë se protesta sjell dënime për punonjësit e gjykatave të cilët në fund dënohen me minus 40 përqind nga rroga. Ai shtoi se pavarësisht protestave të shumta, shteti dhe institucionet deri më tani nuk kanë dëgjuar kërkesat dhe për nevojat reale të punëtorëve gjyqësorë.

Mustafa Harjullahu ka dhënë dorëheqjen nga pozita e prokurorit të lart

9 December 2025 at 18:58


Ish-shefi i prokurorisë së lartë, Mustafa Harjullahu ka dhënë dorëheqjen nga pozita e prokurorit të lart.

Informacionin për "Alsat" e ka konfirmuar vetë Hajrullahu duke shtuar se ka kërkuar vetë ai nga Këshilli i Prokurorëve t’i ndërpritet mandati.
Këshilli e ka konstatuar sot dorëheqjen e tij.

Së fundi ai ka qenë i suspenduar nga pozita e prokurorit dhe shefit të prokurorisë së lartë si pasojë e pesë akuzave që rëndojnë ndaj tij për “maltretim në vendin e punës” dhe “shpërdorimi i detyrës zyrtare”.

Akuzat ndaj tij Hajrullahu i kishte cilësuar si tendencioze dhe me motive politike.

Kambovski: Pajtohem me Mickoskin, duhet të bëjmë një plan se çfarë fondesh na nevojiten në gjyqësor

3 December 2025 at 12:35


Këshilli Gjyqësor aktualisht po bën parashikime buxhetore për vitin e ardhshëm me plane për punësim dhe auditim të të gjitha gjykatave, thotë Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, duke theksuar se buxheti për vitin e ardhshëm tashmë është drejt përfundimit dhe se ndryshimi në krahasim me vitin e kaluar do të jetë në punësimet e reja të planifikuara, ndërsa burimet, siç janë investimet kapitale, rinovimi i ndërtesave të gjykatave, furnizimi i pajisjeve etj., planifikohen çdo vit.

I pyetur se si e komenton propozimin e Kryeministrit Hristijan Mickoski, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë për të përgatitur një listë të asaj që u nevojitet në aspektin financiar dhe ta dorëzojnë atë, Kambovski tha se pajtohet me Kryeministrin që ata duhet të kenë një plan se çfarë fondesh u nevojiten.

"Absolutisht, mendoj se pajtohem me Kryeministrin. Duhet të kemi një buxhet, në mënyrë që të dimë se çfarë duam, në mënyrë që buxheti qendror të mund të ndajë fondet që na nevojiten. Dhe nga deklaratat e tij, kuptoj se ai gjithashtu pranon të vazhdojë në atë mënyrë", tha Kambovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para seancës së sotme të 532-të të Këshillit Gjyqësor.

Kambovski theksoi se buxheti për vitin e ardhshëm është tashmë drejt përfundimit ose është përgatitur, dhe se po bëhen plane për të punësuar numrin minimal të njerëzve të nevojshëm në gjykata./Telegrafi/

Të akuzuarit për zjarrin në "Pulse" ndihen të pafajshëm

2 December 2025 at 11:52


Të gjithë të akuzuarit për zjarrin në diskoteken "Pulse" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, kanë deklaruar se nuk ndihen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen.

Në seancën e sotme në gjykatën e Idrizovës, disa prej tyre shprehën keqardhje dhe deklaruan se e kuptonin akuzën, por megjithatë nuk e pranuan fajësinë për "krime të rënda kundër sigurisë publike".

Gjykimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, me praninë e të pandehurve, të afërmve të viktimave, prokurorisë, mbrojtjes, gazetarëve dhe publikut.

Prokuroria, e përfaqësuar nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë, njoftoi se provat do të tregojnë se klubi Pulse ishte një kurth vdekjeprurës që nga fillimi, rezultat i neglizhencës sistematike dhe dështimeve institucionale.

37 të pandehur u ulën në bankën e të akuzuarve - pronarë, menaxherë, inspektorë, ish-kryetarë komune, roje sigurie dhe nëpunës civilë.

Në seancën e mëparshme, Gjykata pranoi kundërshtimet e disa prej avokatëve mbrojtës se aktakuza e integruar me listën e provave nuk u ishte dorëzuar të pandehurve, dhe i informoi ata se ajo do t'u dorëzohej atyre, ndërsa seanca e radhës e caktuar u shty në mënyrë që ata të kenë kohë të njihen me materialet.

Për të shmangur problemin e vonesës së procedurës, Gjykata vendosi të vazhdojë seancën kryesore me deklarata në lidhje me kërkesat e dëmit dhe ndjekjen penale të palëve të dëmtuara dhe përfaqësuesve të tyre ligjorë. Përfaqësuesit ligjorë të palëve të dëmtuara të pranishëm para Gjykatës deklaruan se po i bashkohen ndjekjes penale dhe se do të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe kërkesën për dëmshpërblim në procedurat civile.

Përveç të akuzuarve, në sallën e gjyqit janë të pranishëm edhe të afërm të viktimave të aksidentit, përfaqësues të prokurorisë dhe mbrojtjes, si dhe gazetarë vendas dhe të huaj. Gjykimi zhvillohet nga gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska.

Prokurori Borçe Janev në seancën e parë dëgjimore për zjarrin tragjik theksoi se po kërkohet përgjegjësi me emër dhe mbiemër, dhe shoqëria duhet të përballet me të vërtetën e dhimbshme dhe të nxjerrë përgjigje legjitime se kush e lejoi, kush heshti dhe kush nuk e parandaloi, sepse, siç tha ai, drejtësia nuk po kërkohet si ngushëllim apo hakmarrje, por si pasojë e paligjshmërisë.
Prokurori theksoi se provat do të tregojnë se klubi Pulse ishte një kurth vdekjeje që nga fillimi.

Tragjedia e 16 marsit 2025, sipas Prokurorisë, është rezultat i neglizhencës sistematike dhe injorimit të kërcënimeve të sigurisë: diskoteka funksiononte pa sistem mbrojtjeje nga zjarri, me dritare të mbyllura, materiale të ndezshme dhe toksike dhe vetëm një dalje evakuimi, ndërsa në mbrëmjen kritike, mbi 600 mysafirë, përfshirë fëmijë, u lejuan të hynin pa kontroll.

Ndryshe, tetë muaj pas ngjarjes, 37 të pandehur u ulën në bankën e të akuzuarve, nga të cilët 34 ishin individë dhe tre ishin persona juridikë. Midis tyre janë pronarë baresh, menaxherë, inspektorë, ish-kryetarë bashkie, roje sigurie dhe nëpunës civilë.

Të pandehurit janë Dejan Jovanov, Mitko Stojanov, Mihail Jovanov, Grozdan Milkovski, Milka Edrovska, Todor Jovanov, Ognjan Georgiev, Ljupço Stamenkov, Nikolço Gotçev, Ratko Dimitrovski, Nikolço Iliev, Ljupço Papazov, Jane Jançeski, Lazar Zhariev, Ivica Groszanov, Martin Gorgiev, Stojanço Dimitriev, Shaban Saliu, Adnan Xhaferoski, Bekim Maksuti, Xhevat Selami, Ljupço Grnçishtanov, Valon Saraqini, Kreshnik Bekteshi, Xhevair Kamberi, Shovket Hazari, Zoran Nikolovski, Bekim Haxhiu, Arlinda Kasapi, Blashkana Eftimovav Mitev, Razmena Çekiq-Duroviq, "MMMM KAFE" SHPK Kocani, RUBICON SECURITY SOLUTIONS, VENCI PROEKT SHPK Koçani./Telegrafi/

Pronari i "Durmo Tours" kërkon sërish shtyrjen e vuajtjes së dënimit, ka caktuar ndërhyrje kirurgjikale

1 December 2025 at 14:17


Pronari i “Durmo Tours”, Durmish Behluli, i dënuar me 10 vite burg për aksidentin e rëndë me autobus pranë Laskarcës, nuk u paraqit sot në burgun e Idrizovës për të filluar dënimin e tij.

Në vend të kësaj, ai u shtrua në spital në Spitalin Klinik të Tetovës, ku sot ishte planifikuar t'i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Behluli paraqiti kërkesë për shtyrje, duke deklaruar në shpjegim se ishte pranuar në spital më 28 nëntor për shkak të problemeve shëndetësore.

"Data e re për fillimin e dënimit është 17 dhjetori.

Kjo është shtyrja e tretë radhazi për Behlulin për shkak të arsyeve shëndetësore.

Ndërkohë, i pandehuri i dytë, Remzi Miftari, kreu i kompanisë së Durmo Tours, është në arrati. Ai kërkoi gjithashtu shtyrje të dënimit për shkak të operacionit të hernies, por më pas nuk u paraqit në Idrizovë, pas së cilës u lëshua urdhër arresti.

Nikollovska: Të gjithë politikanët flasin për pandëshkueshmërinë, por ata e krijuan atë pandëshkueshmëri

27 November 2025 at 22:43


Gjyqtarja e parë e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe kryetarja e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikolloska, komentoi mbi perceptimin e pandëshkueshmërisë në sistemin gjyqësor në emisionin “Click Plus” të TV21.

Nikolloska theksoi se publiku shpesh kritikon gjyqësorin për pandëshkueshmëri, por se gjyqësori nuk është gjithmonë fajtor.
“Të gjithë politikanët flasin për pandëshkueshmërinë, dhe ata vetë e krijuan atë pandëshkueshmëri”, tha ajo, duke theksuar se problemet rrjedhin, ndër të tjera, nga vjetërsimi i procedurave për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal dhe zgjidhjeve të pamjaftueshme ligjore.

Sipas Nikolloskës, është e nevojshme të kuptohet se arsyet për ngërçin dhe perceptimin e pandëshkueshmërisë janë shpesh politike, dhe jo ekskluzivisht gjyqësore.

Nikolloski: Mosfunksionimi i gjyqësorit është ndër problemet më të mëdha në vend

27 November 2025 at 21:33


Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së tha se mosfunksionimi i gjyqësorit është ndër problemet më të mëdha në vend, duke theksuar se Qeveria nuk mund të jetë e pavetëdijshme për këtë.

"Problemi është se ata ose nuk punojnë ose i fshehin gjërat nën qilim, ose nëse punojnë, më shpesh godasin ndonjë biznesmen. Kjo është ajo në të cilën kanë ardhur gjyqësori dhe prokuroria në Maqedoni, dhe të ulen nëpër kafene", tha Nikolloski për "Kanal5".

Sipas Nikolloskit, ligjet janë të mira dhe nuk kemi problem me ligjet.

"Pagat e tyre tani janë të ulëta. Ata kanë paga më të larta se ministrat, kryeministrat dhe presidentët", theksoi Nikolloski./Telegrafi/

Aggeler: Nuk më pëlqen aspak situata në gjyqësor, edhe pse kemi investuar shumë vite dhe shumë para

26 November 2025 at 21:34


Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler foli ashpër për gjendjen në sistemin gjyqësor, si dhe për qasjen e kryeministrit Hristijan Mickoski ndaj Prokurorisë.

Aggeler në intervistën e saj në emisionin “Click Plus” në "TV21", rikujtoi se SHBA deri tani kanë investuar “gjysmë miliardi euro” në gjyqësor, por rezultatet ende nuk janë në nivelin e pritur.

“Nuk më pëlqen aspak situata në gjyqësor. Dua të shoh më pak deklarata nga kryeministri dhe më shumë veprim konkret në kuadër të sistemit gjyqësor”, theksoi Aggeler, duke shtuar se fokusimi tek deklaratat publike nuk i zgjidh problemet sistemike.

Ajo sqaroi se, edhe pse kryeministri nuk duhet drejtpërdrejt të zgjedhë prokurorë, ai ka përgjegjësi politike për të siguruar funksionimin e sistemit.

“Politikanët flasin për shumë gjëra, kjo është pjesë e rolit të tyre. Por në fund, kur shihen rezultatet, konfirmohet se ka ngecje”, shtoi Aggeler.

Ambasadorja u shpreh se e ka inkurajuar arrestimi i fundit i lidhur me keqpërdorimet e fondeve IPARD, por theksoi se përgjegjësia nuk mund të reduktohet vetëm te një person.

“Kemi investuar shumë vite dhe shumë para. Tani njerëzit e këtij vendi dhe kjo qeveri duhet të tregojnë rezultate”, tha ajo, duke shtuar se institucionet duhet të jenë motori i reformave, e jo përplasjet politike.

Sasho Georgievski, Jordan Apostolski, Natasha Boshkovska janë propozuar për gjyqtarë në Strasburg

26 November 2025 at 20:18


Profesori Sasho Georgievski si dhe avokatët Jordan Apostolski dhe Natasha Boshkovska janë propozuar për gjyqtarë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Siç informoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, vendimi është marrë mbi bazën e kritereve për integritet të lartë moral dhe autoritet i konfirmuar profesional në fushën e së drejtës.

Tre emrat e propozuar nga Komisioni për përzgjedhjen e kandidatit të Maqedonisë për gjykatës në Strasburg do t’i dërgohen panelit të ekspertëve të Këshillit të Evropës për shqyrtim. Qeveria më 22 korrik e anuloi listën paraprake prej tre kandidatëve dhe e ndryshoi përbërjen e Komisionit përzgjedhës.

MPB lëshon fletarrest për Remzi Miftarin, i dënuar për aksidentin në Llaskarcë

24 November 2025 at 19:05


Pas urdhrit të Gjykatës së Gostivarit, Ministria e Punëve të Brendshme e shpalli fletëarrestin për Remzi Miftarin, të dënuarin me 10 vite burg në rastin “Durmo Turs” apo aksidentin tragjik në Llaskarcë ku humbën jetën 16 persona dhe 38 të tjerë u lënduan.

“MPB po ndërmerr masa për gjetjen e tij dhe privimin nga liria”, thonë nga MPB.

Sipas informatave, në asnjërën prej pikave kufitare nuk është regjistruar dalja e Miftarit dhe kjo është arsyeja pse fletëarresti është i brendshëm dhe jo ndërkombëtar.

Miftari, i cili disa muaj e zvarriti mbajtjen e dënimit nën arsyetimin për probleme shëndetësore e së fundmi për shkak të operacionit për “Hernia”, është bërë i pakapshëm për organet e rendit pasi më 18 nëntor Gjykata e Gostivarit ka lëshuar urdhër për ta dërguar në burgun e Idrizovës.

Ndërkohë pronarit të kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, më 1 dhjetor i mbaron afati i shtyrjes së dënimit, i cili është dhënë nga gjykata gjithashtu për arsye shëndetësore dhe së fundmi njësoj si Miftarit, për shkak ndërhyrjes kirurgjikale për “Hernia”.

Ndërkohë, nga Gjykata Penale e Shkupit sot njoftuan se pas katër muaj shtyrjes, prej më 9 tetor është dërguar në mbajtje të dënimit me burg prej 5 vitesh, kontrollori teknik Jane Babarovski.

Për aksidentin tragjik, në burg janë shoferi Manoil Trifunovski, i cili mori dënimin më të lartë në këtë lëndë – 14 vjet burg. Prej 6 qershorit, në Burgun e Idrizovës ndodhen edhe udhëheqësi i Stacionit të Kontrollit Teknik, Igor Gjorgjievski i cili është dënuar me 7 vjet burg, por edhe kontrollori teknik Goran Dukovski, i cili gjithashtu është dënuar me 7 vjet burg.

Aksidenti i Llaskarcës ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, ndërsa në të humbën jetën 16 persona dhe 38 të tjerë u lënduan. Sipas aktgjykimit, autobusi i aksidentuar ka qenë teknikisht i parregullt, ndërsa të gjithë të akuzuarit nuk i kanë respektuar detyrimet ligjore për sigurinë e udhëtarëve. /Alsat/

Drexler: Është e gabuar përshtypja se Gjermani investon më pak se Maqedonia në gjyqësor

21 November 2025 at 11:29


Ambasadorja gjermane në Maqedoni, Petra Drexler, thotë se përshtypja që i jepet publikut vendas se Maqedonia ndan më shumë se Gjermania për gjyqësorin është e gabuar. Ajo këtë e deklaroi këtë në kontekstin e mesazheve të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kërkesës së gjyqësorit në RMV për një buxhet më të madh dhe pavarësi financiare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Përshtypja që mund të jetë shfaqur në vend ditët e fundit është se Gjermania investon më pak në gjyqësor sesa Maqedonia e Veriut. Kjo përshtypje është e gabuar.

Duhet t'i shikoni me kujdes shifrat. Nëse krahasoni të dhënat që Komisioni Evropian mbi efikasitetin e gjyqësorit mori si rezultat i anketës në vitin 2022, do të shihni se Gjermania investoi pesë herë më shumë në gjyqësor për frymë sesa Maqedonia e Veriut në atë kohë", tha ambasadorja gjermane në një deklaratë për "360°".

Ajo theksoi se BE-ja mund të pranojë vetëm anëtarë të rinj që punojnë vazhdimisht për të siguruar që sundimi i ligjit të garantohet.
Dje, Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sot, tha se është e pranueshme të ndahen 0.35 përqind e BPV-së për gjyqtarët dhe prokurorët. Ai tha se si vend, ne kemi ndarë më shumë se 75 përqind të vendeve anëtare të BE-së për sistemin ligjor.

"Po e studioj këtë rast në detaje gjatë kësaj periudhe, përfshirë pjesën me buxhetin e destinuar për gjyqësorin dhe Prokurorinë.Edhe Komisioni i Venecias ka vërejtje për atë nen ku buxheti gjyqësor është praktikisht i përcaktuar.

Disa ditë më parë, unë ofrova një analizë më gjithëpërfshirëse të gjendjes së financimit të sistemit ligjor në Evropë. Dhe nga kjo analizë, e kryer dhe e financuar nga institucioni evropian, përkatësisht Këshilli i Evropës, për të dhënat nga viti 2022, të publikuara në vitin 2024, arritëm në përfundimin se ne si shtet ndajmë para nga buxheti për sistemin gjyqësor më shumë se 75 përqind të shteteve anëtare të BE-së.

Ne ndajmë 0.39 përqind të BPV-së sonë nga viti 2022, tani imagjinoni në vitin 2023 dhe 2024 BPV-ja është rritur më shumë se në vitin 2022. Franca është 0.2 përqind, ndërsa Gjermania është 0.3 e BPV-së. Mesatarja evropiane është 0.3", tha Kryeministri.

Mickoski: Maqedonia për sistemin juridik ka ndarë buxhet më shumë se 75 për qind e vendeve anëtare të BE-së

20 November 2025 at 18:31


Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha se është e pranueshme përqindja prej 0,35 për qind e PBV-së të ndahet për gjyqtarët dhe prokurorët.

Thotë se si shtet për sistemin juridik kemi ndarë më shumë se 75 për qind e vendeve-anëtare të BE-së.

“Jam duke e studiuar detajisht këtë periudhë këtë rast, duke përfsirë pjesën me buxhetin që ndahet për gjyqësor dhe për Prokurori. Madje edhe Komisioni i Venecies ka vërejtje për atë nen ku përcaktohet buxheti gjyqësor, praktikisht. Para disa ditëve kam dhënë analizë më gjithpërfshirëse për gjendjen në pjesën e financimit të sistemit juridik në Evropë. Dhe nga kjo analizë, e bërë dhe e financuar nga institucioni evropian – ai është Këshilli i Evropës, për të dhënat nga viti 2022, i publikuar në vitin 2024, kemi ardhur deri në konskluzionin se ne si shtet ndajmë para nga buxheti për sistemin gjyqësor më shumë se 75 për qind e vendeve-anëtare të BE-së. Ne ndajmë 0,39 për qind nga BPV-ja jonë që në vitin 2022, tani imagjinoni në vitin 2023 dhe 20224 BPV-ja është rritur më shumë sesa në vitin 2022. Franca është 0,2 për qind, ndërsa Gjermania 0,3 nga BPV-ja e tyre. Mesatarja evropiane mesatarisht është 0,3”, tha Mickoski.

Sipas kryeministrit, si shtet nuk mund të lejojmë rritje prej 1,3 për qind, nga të cilat 0,8 për gjykata dhe 0,5 për prokuror të BPV-së.

“Kjo do të ishte diku rreth 260 milionë dollarë në vit, kur ne nuk i kemi ato para. Nga ana tjetër, kërkohet konsolidim fiskal nga ne, sepse qeveria e mëparshme nuk bëri konsolidim fiskal dhe ne po konsolidohemi nga një deficit i lartë buxhetor prej pak më pak se 5 për qind këtë vit në nën 4 për qind, ndërsa vitin tjetër po përpiqemi të arrijmë 3,5 për qind dhe pse jo edhe nën 4 për qind deficit buxhetor. Kështu që, mendoj se 0,25 për qind është diçka që është e pranueshme për gjykatat dhe 0,1 për qind për prokurorët ose gjithsej 0,35 për qind e BPV-së sonë”, theksoi Mickoski.

Ai përsëriti se ka kryetarë të gjykatave që kanë të ardhura mujore prej rreth 180 mijë denarë, rreth tre mijë euro në muaj.

“Unë si kryeministër, paga ime me stazhin e viteve që e kam nga më parë është 155 mijë denarë, gati 2,5 mijë euro. Gjyqtarët nuk janë nën 100 mijë, Gjyqtari fillestar për shembull për Maqedoninë ka bruto pagë vjetore rreth 19 mijë e 134 euro. Në Slloveni është 34 mijë euro. Domethënë diku rreth 85 për qind më shumë në kushte kur BPV-ka e Sllovenisë është 350 për qind më e madhe se e jona, që është katër herë më shumë. Kështu që, ne do të bëjmë ligj, me të cilin do të lejojmë që planet më punësim, planet për avancim t’i miratojnë Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publikë, ndërsa ne le të na informojmë, ne nuk do të përzihemi. Si të duan, siç e mendojnë, ashtu le të bëjnë. Ne si Qeveri jemi përgjegjës para qytetarëve se për çka shpenzohen paratë”, tha Mickoski.

Kryeministri tha se “pak persona e kontaminojnë shumicën e madhe e njerëzve dhe prokurorëve të ndershëm”. “Ky është qëndrimi dhe jam i gatshëm politikisht që këtë ta paraqes atë për këtë situatë në të cilën do të kritikohem në raportet e ardhshme”, shtoi Mickoski.

Gjykimi për rastin "Onkologjia 2" nis nga fillimi

20 November 2025 at 13:18


Gjykimi për rastin “Onkologjia 2” në Gjykatën Themelore Publike Shkup ka filluar nga fillimi për shkak të ndërrimit të një anëtari të trupit gjykues. Në seancën e sotme palët kanë qënruar në fjalët hyrëse dhe janë dakorduar që deklaratat e dëshmitarëve të marrë deri më tani të lexohen, pas së cilës procesi vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Në fjalën hyrëse, ,mbrojtësi i të pandehurit Nikolla Vasev sot shtoi se veprimet për të cilat ngarkohet i pandehurit nuk paraqesin vepra penale, por siç tha, procedura administrative konform akteve ligjore, për të cilat kanë qenë të angazhuar punëtorë tjerë në klinika, e jo drejtorët. Ai kërkoi që i plandehuri të lirohet nga aktakuza.

Të pandehurit në këtë rast janë ish-drejtori mjekësor i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Nino Vasev, dhe drejtori ekonomik Nehad Nuhi. Prokurorja publike Ana Gogovska Jakimovska përfaqëson aktakuzën, e cila u miratua në qershor të këtij viti.
Sipas aktakuzës, Vasev dhe Nuhi kanë blerë ilaçe në mënyrë të paligjshme nga viti 2018 deri në vitin 2022, i kanë fshehur ato përmes tenderëve fiktivë dhe kanë përvetësuar një pjesë të terapisë, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit me gati 36 milionë euro.

Dy të pandehurit mohojnë fajësinë, duke pretenduar se aktakuza është e pabazuar dhe e sajuar politikisht, bazuar në ekspertizën ekonomike nga individë që vetë janë të inkriminuar.

Përveç “Onkologjia 2”, kundër Vasev dhe dy mjekëve të tjerë është duke u zhvilluar një proces tjetër – “Onkologjia 1”, për trajtim joadekuat të pacientëve.

Superekspertiza konstaton lëshime pas operacionit në rastin e lehonës, Jilldiz Veaposka nga Dibra

19 November 2025 at 18:51


Rezultatet nga superekspertiza nga këshilli mjekësor gjyqësor në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë nga Shkupi, treguan lëshime në periudhën pas operacionit cezarian te Jilldiz Veaposka, lehona nga Dibra, të cilës pas lindjes i ishin hequr tre organe, mitra, vezorja dhe veshka.

Përgjegjësinë, sipas raportit të prezantuar në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Strugë, e mban mjeku – kirurg i cili e ka realizuar intervenimin, në këtë rasti i dyshuari i parë, gjinekologu Muhamed Asani.

Nga padia e bashkëngjitur, gjegjësisht aktakuza, siç theksoi mjekja në pension, Verica Poposka nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Kriminalistikës, tregoi se i akuzuari i dytë, dr. Blerton Asani, ishte specializant gjatë ndërhyrjes kirurgjikale dhe nuk mund të mbante përgjegjësi për ndërhyrjen dhe çdo ndërlikim pas ndërhyrjes. Përgjegjësi për këtë rast nuk theksoi as te i akuzuari i tretë, dr. Liljana Jovanovska, e cila nuk punonte në periudhën pas operacionit.

Në ekspertizë, siç tha mjekja Poposka, ishte bërë e ditur se pas operacionit cezarian, më 27 gusht të vitit 2020 pacientes i ishte përkeqësuar gjendja dhe analizat e bëra të gjakut treguan ulje të vlerave.

“Pas operacionit u bënë lëshime, nuk u morën masa diagnostikuese për të zbuluar shkakun e një gjendjeje të tillë. Nëse do të ishin ndërmarrë procedura diagnostikuese në kohë për të përcaktuar shkakun e gjendjes së kësaj pacienteje, ndërhyrja kirurgjikale duhej të kryhej menjëherë për të ndaluar humbjen e gjakut. Kjo do të kishte shmangur përkeqësimin e madh të gjendjes së pacientes në ditën e katërt pas operacionit, të shprehur në formën e shokut hemorragjik. Pas përcaktimit të gjendjes, pacientja u soll në repart në ditën e katërt dhe gjithçka që u mor ishte për të shpëtuar jetën e saj”, shpjegoi Poposka.

Sipas raportit, pacientes në Spitalin e Strugës në gjendje shoku së pari i ishin hequr mitra dhe vezorja e majtë, ndërsa pastaj edhe veshka e majtë, pas çka ishte dërguar në Qendrën Klinike në Shkup ku ishte konstatuar se ende humb gjak dhe ishte bërë ndërhyrje e re kirurgjike në të cilën i është lidhur arteria renale e majtë.

Sipas kësaj, siç shtoi Poposka, pacientja ende ishte në rrezik dhe po të mos dërgohej në Shkup do të përfundonte në mënyrë fatale.
Tre mjekët të cilët e përgatitën superekspertizën theksuan se në karrierën e tyre të deritanishme nuk janë përballur me rast të tillë.
Në fillim të seancës gjyqësore , prokurorja publike Ermira Musa-Nura propozoi ndryshim në pjesën dispozitive të aktakuzës, pas çka mbrojtja e të akuzuarve kërkoi kohë për të shqyrtuar ndryshimet. Të akuzuarit, nga ana tjetër, deklaruan se nuk e kishin kuptuar aktakuzën e ndryshuar dhe thanë se nuk ishin në punë gjatë periudhës pas operacionit të lehonës.

Gjykimi duhet të vazhdojë të premten me marrjen në pyetje të të akuzuarve dhe fjalëve përfundimtare

Këshilli Gjyqësor: Mungesë gjyqtarësh dhe mbingarkesë rastesh në gjykata ka në të gjithë Maqedoninë

19 November 2025 at 16:48


Në seancën e sotme të 531-të, Këshilli Gjyqësor shqyrtoi raportet mbi punën e gjykatave për tremujorin e tretë të vitit 2025, të cilat tregojnë se gjykatat në të gjithë vendin vazhdojnë të përballen me një numër të konsiderueshëm lëndësh të pazgjidhura, si dhe me mungesë të gjyqtarëve dhe zyrtarëve gjyqësorë.

Siç theksoi anëtarja e Këshillit, Antoaneta Dimovska, gjykatat themelore në Prilep, Resnjë dhe Dellçevë vlerësohen si të shpejta, ndërsa gjykatat në Strugë, Shtip, Berovë, Vinicë, Radovish, Sveti Nikollë dhe Strumicë kanë një numër të konsiderueshëm lëndësh të pazgjidhura dhe mungesë të gjyqtarëve. Gjykata Themelore në Strumicë ka numrin më të madh, gjithsej 817 lëndë të pazgjidhura.
Anëtarët e Këshillit theksuan se pothuajse të gjitha gjykatat në vend përballen me një problem identik, që është mungesa e gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore.

Anëtari i Këshillit, Ivica Nikollovski, paralajmëroi se mosfunksionimi afatgjatë i sistemit zvogëlon besimin e qytetarëve dhe e vështirëson ofrimin e drejtësisë në kohë dhe cilësore.

Nikollovski bëri thirrje për një bisedë thelbësore me Ministrinë e Drejtësisë për të kapërcyer së bashku dobësitë sistemike, për të përmirësuar burimet dhe për të rishikuar rrjetin e gjykatave.

Për të zgjidhur problemet e akumuluara, Nikollovski tha se nevojitet vullnet politik dhe koordinim i të tre autoriteteve, duke theksuar se "drejtësia e gjatë nuk është e drejtë" dhe se pa burime reale dhe zgjidhje normative, gjyqësori nuk mund të përmbushë standardet evropiane.

Këshilli vendosi gjithashtu të zgjasë mandatin e 14 gjyqtarëve që paraqitën një deklaratë për të vazhduar funksionin e tyre gjyqësor./Telegrafi/

Babai i njërit prej viktimave në Koçan: Frikësohemi se rasti jonë do të përfundojë si Llaskarca, Spitali Modular dhe Besa Trans

19 November 2025 at 15:56


Disa nga prindërit e fëmijëve që vdiqën në tragjedinë e Koçanit kanë frikë se drejtësia nuk do të vihet në vend. Që në fillim të seancës së parë të sotme, babai i të ndjerit, Andrej Stojanov, tregoi se kanë frikë se do të manipulohen.

"Që në fillim të seancës gjyqësore, hasim skepticizëm të madh dhe një plan të përpunuar loje nga përfaqësuesit e avokatëve dhe të pandehurve që manipulojnë në mënyra të ndryshme të mundshme për të thelluar dhimbjen tonë. Ne jemi bërë si figura dhe meqenëse fëmijët tanë kanë ikur, edhe ne do të zhdukemi në një mënyrë, si të thuash, në mënyrë që të mos ketë askush për të vizituar varret e tyre".

"Jam i habitur me atë vetëdije dhe fytyrë që kanë avokatët e të pandehurve për këtë dhe do të marrin para gjaku dhe me çfarë krenarie bëjnë deklarata se ky gjyq do të zgjasë 15-20 vjet. Për ne, 15 ditë ose 15 muaj janë shumë. Tetëmbëdhjetë muaj kanë kaluar tashmë", tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se frikësohen se ky rast do të përfundojë njëjtë sikur ai i Spitalit Modular, Llaskarcës dhe Besa Trans.

"Tani ne prindërit ndihemi të manipuluar në një farë mënyre dhe kemi frikë se situata jonë do të rezultojë si gjyqet e rastit Llaskarca, do të rezultojë si tragjedia e autobusit në Bullgari, si ajo e spitalit modular. Dhe kur patëm takime me kryeministrin dhe me ministrin e Punëve të Brendshme gjithashtu na u tha se rasti në Koçan është ekstremi që mund të jetë dhe është kulmi i të gjitha krimeve dhe ngjarjeve të këqija. Dhe duhet bërë një prerje, sepse nëse nuk bëhet ajo prerje, ne nuk duhet të ekzistojmë si shtet", tha ai.
Ai gjithashtu shtoi se rasti i Koçanit është një nga testet më të rëndësishme për shtetin.

Gjyqi për tragjedinë e Koçanit filloi sot në sallën e gjyqit në "Idrizovë", ndërsa në këtë tragjedi humbën jetë 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan./Telegrafi/

❌
❌