Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

In Hoc Anno Domini

By: Mira Leka
25 December 2025 at 00:05

Të nderuar lexues, shkrimi që po ju sjellim më poshtë është përkthimi i një editoriali të botuar në të famshmen “Wall Street Journal” (WSJ), në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1949. Që nga ai vit, gazeta amerikane e riboton çdo vit, më 24 Dhjetor, në vlerësim të mesazhit shumë të fortë që tenton të përçojë, shkruar me një stil biblik, për lirinë e individit si nocion dhe çmimin e patjetërsueshëm që ka për njeriun, kombin e gjithë njerëzimin

E sjellim edhe për ju në shqip me të njëjtin synim.

 

In Hoc Anno Domini

Kur Sauli nga Tarsa nisi rrugëtimin për në Damask, e gjithë bota ishte e nënshtruar e në robëri. Kishte një shtet të vetëm, që ishte Perandoria Romake.

Kishte një padron të gjithçkaje dhe ky ishte Cezari Tiber.

Kudo kishte rend civil, sepse krahu i ligjit romak qe i gjatë. Kudo kishte stabilitet, në qeverisje dhe në shoqëri, sepse centurionët vigjilonin për të garantuar këtë.

Por kishte dhe diçka tjetër që mbizotëronte ngado. Kishte shtypje – për të gjithë ata që nuk ishin miq të Cezarit Tiber.

Kishte një tagrambledhës, i cili merrte grurin nga arat dhe lirin nga fuga, për të ushqyer legjionet apo për të mbushur thesarin gjithmonë të uritur, e nga i cili, Cezari hyjnor shpërndante me bujari pasuri për mbështetësit e tij.

Kishte përzgjedhës, të cilët gjenin e zgjidhnin rekrutë për cirqet e lojërat. Sikurse kishte xhelatë të cilët bënin të heshtnin përgjithmonë ata armiq që dënoheshin nga Perandori. E përse vlente tjetër jeta e njeriut, veçse për t’i shërbyer Cezarit?

Persekutoheshin njerëzit që guxonin të mendonin ndryshe, të cilët ua vinin veshin zërave të çuditshëm, apo lexonin dorëshkrime të çuditshme.

Skllavëroheshin njerëzit, fiset e të cilëve nuk vinin nga Roma, përçmoheshin e poshtëroheshin ata që nuk kishin një fytyrë familjare.

Dhe, mbi të gjitha, kudo vërehej një nënvlerësim për jetën njerëzore. Ç’ndryshim kishte për të plotfuqishmit një njeri më pak a më shumë, në një botë plot turma?

Pikërisht në një botë si kjo, papritmas shfaqet një dritë dhe një burrë në Galilea, u thotë njerëzve: “Jepini Cezarit atë që i takon Cezarit dhe Zotit atë që i takon Zotit”.

Dhe zëri nga Galilea, i cili do të sfidonte Cezarin, ofronte një Mbretëri të re, ku çdokush mund të ecte me kokën lart dhe të mos përkulej para askujt, përveç Zotit të tij.

Çfarëdo që t’i keni bërë edhe më të voglit prej këtyre vëllezërve të mi në tokë, ma keni bërë mua. Dhe ai e shpërndau këtë ungjill-testament të Mbretërisë së Njeriut në skajet më të largëta të tokës.

Kështu në botë erdhi drita dhe njerëzit që jetonin në errësirë e të mësuar me të, i zuri frika dhe u përpoqën të ulnin një perde, në mënyrë që njeriu të vazhdonte të besonte ende se çelësi i shpëtimit ishin udhëheqësit.

Por, pas njëfarë kohe, në vende të ndryshme, e vërteta e çliroi më në fund njeriun, ndonëse njerëzit e errësirës, të mërzitur, u përpoqën të shuanin dritën.

Zëri tha: Nxitoni. Ecni sa keni dritën, mos lejoni t’ju zërë errësira, sepse kush ecën në errësirë, nuk e di nga shkon.

Përgjatë rrugës për në Damask, drita shkëlqente fort. Por më pas, edhe vetë Pali nga Tarsa, u pushtua nga frika.

Ai i druhej faktit se mos të tjerë Cezarë apo profetë të tjerë të rremë, një ditë mund t’i bindnin njerëzit se njeriu nuk ishte, gjë tjetër, veçse një shërbëtor për ta, se njerëzia mund të dorëzonin për një pjatë supe, të drejtën që Zoti u kishte dhënë që në lindje dhe të mos ecnin më të lirë.

E kështu, mbase mund të vinte përsëri një kohë kur errësira do të sundonte sërish mbi tokë, kur librat do të digjeshin dhe njerëzit do të vrisnin mendjen vetëm se çfarë do të hanin dhe çfarë do të vishnin, dhe do t’i përuleshin vetëm Cezarëve të rinj apo profetëve të rremë.

E më keq akoma, mbase njerëzit nuk do të ngrinin as sytë lart në qiell për të parë qoftë edhe një yll dimëror në Lindje, dhe kështu sërish, nuk do të kishte më fare dritë në errësirën mbretëruese.

Dhe kështu Shën Pali, apostulli i Birit të Njeriut, ju drejtua vëllezërve të tij, Galatasve, me fjalët që do të donte që ne t’i kujtonim në vijimësi, në secilin prej viteve të Zotit:

“Krishti ju çliroi, e prandaj qëndroni fort e të patundur në mbrojtje te lirisë e mos pranoni kurrë më të lidheni nën zgjedhën e robërisë”./ WSJ

The post In Hoc Anno Domini appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 24 December 2025Main stream

Vendimi / Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do gjenerohen në e-Albania

By: Mira Leka
24 December 2025 at 17:36

Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e pasurive të paluajtshme për ndërtesat e banimit, ndërsa nga 2030 do të nisë zbatimin taksimi për truallin.

Ndërsa periudha nga  2026 deri 2027 në do të shërbejë si fazë tranzitore deri në aplikimin e ligjit të ri.

Po ashtu Ministria e Financave parashikon që brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë të jenë të integruara në sistemin e Kadastrës Fiskale. Ky është konsideruar edhe  parakushti thelbësor për çdo hap të mëtejshëm.

Në kuadër të këtij procesi Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në vendimin nr.171, datë 28.3.2018,  të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme  të Taksës së Pasurisë”.

Vendim përcakton ndryshime në organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, duke theksuar rolin e saj në mbështetje të bashkive për administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme.

Drejtoria ka përgjegjësi për menaxhimin e regjistrit qendror të pasurive (Kadastra fiskale), përditësimin e të dhënave, asistencën teknike ndaj bashkive dhe zbatimin e legjislacionit për taksën mbi ndërtesat.

Ajo gjithashtu monitoron saktësinë e të dhënave, verifikon përputhshmërinë e vendimeve të këshillave bashkiakë me ligjin, asiston në shërbimin ndaj taksapaguesve dhe organizon fushata informuese. Drejtoria bashkëpunon me institucionet shtetërore si AKSHI, përgatit manuale dhe trajnon stafet e bashkive, dhe informon periodikisht ministrin e Financave mbi ecurinë e procesit dhe të ardhurat e mbledhura.

Ndër të tjera vendimi gjithashtu parashikon që Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë të asistojë bashkitë në regjistrimin e pagesave të taksës mbi pasurinë e paluajtshme në pikat e autorizuara, si dhe përmes portalit “e-Albania”.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë do të japë udhëzime për llogaritjen e taksës dhe për procesin e dërgimit të njoftimeve të vlerësimit të taksapaguesve, duke siguruar që pagesat të kryhen korrekt dhe në kohë. Gjithashtu, Drejtoria monitoron dhe verifikon saktësinë e të ardhurave të mbledhura nga këto taksa.

Vendimi ngarkon Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Taksës për zbatimin e tij dhe hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Vendimi i miratuar

  1. Pikat 2 dhe 3, të vendimit nr.171, datë 28.3.2018, të Këshillit të Ministrave ,“Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë”,  ndryshohen, si më poshtë vijon:

“2. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka si mision kryesor mbështetjen e njësive të vetëqeverisjes vendore (bashkitë) në zbatimin e legjislacionit që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme.

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka këto kompetenca dhe përgjegjësi:
  2. a) Administron regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra  fiskale) dhe është dhënësja e vetme e të dhënave që përmban ai;
  3. b) Ofron asistencë për bashkitë gjatë procesit të regjistrimit, përditësimit dhe korrigjimit të të dhënave në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), duke siguruar që informacioni të jetë i saktë dhe i përditësuar;
  4. c) Monitoron rregullisht të dhënat e regjistruara nga bashkitë në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) duke identifikuar mangësitë, gabimet ose mospërputhjet, si dhe u jep udhëzime bashkive mbi mënyrën e adresimit të tyre;

ç) Regjistron dhe përditëson të dhënat në  regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), siç përcaktohet në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për krijimin e  bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri qendror  i bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale)”;

  1. d) Pajis përdoruesit e sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) me kode hyrjeje dhe u vë në dispozicion kredencialet e përdoruesve (aksesit), në përputhje me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri qendror i bazës së të dhënave pasurive të paluajtshme (Kadastra Fiskale )”;
  2. dh)  Miraton me vendim të drejtorit të Përgjithshëm modelet tip të:
  3.  njoftimit të vlerësimit të taksës mbi ndërtesën;
  4. kërkesës për korrigjim;

iii. formularit të vetëdeklarimit;

  1. formularit të evidentimit në terren;
  2. kërkesës për pajisjen me kod hyrës dhe kredencialet e aksesit në sistemin informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
  3. ekstraktit të të dhënave nga regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale).
  4. e) Asiston bashkitë në adresimin e kërkesave dhe problematikave që mund të lindin gjatë punës për administrimin e taksës mbi ndërtesën, si më poshtë:
  5. Jep  udhëzime teknike për hyrjen dhe përdorimin e funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
  6. Jep udhëzime për përcaktimin e bazës së taksës për njësitë e ndërtesës dhe llogaritjen e taksës për to;

iii. Jep asistencë për adresimin e kërkesave dhe problematikave që lidhen me procesin e gjenerimit dhe dërgimit të njoftimeve të vlerësimit të taksës së taksapaguesit, përmes portalit “e-Albania”, si dhe regjistrimin e pagesave në pikat e autorizuara të pagesës;

  1. Jep asistencë për çështje ose kërkesa të tjera që lidhen me proceset e ndryshme të punës së bashkive në administrimin e taksës mbi ndërtesën.

ë) Monitoron dhe vlerëson rregullisht zbatimin e legjislacionit që lidhet me përcaktimin e bazës së taksës (vlerës së taksueshme), detyrimit për taksën dhe aspekte të tjera të administrimit të taksës mbi ndërtesat në bashkitë e Republikës së Shqipërisë, si pjesë e udhëheqjes së këtij procesi;

  1. f) Kërkon nga bashkitë korrektimin e të dhënave të ndryshme, që përcaktojnë bazën e taksës mbi ndërtesën dhe detyrimet tatimore, si dhe adresimin e çështjeve të tjera, kur konstaton parregullsi dhe gabime në zbatimin e legjislacionit;
  2. g) Verifikon përputhshmërinë e parashikimeve të vendimeve të këshillave bashkiakë për taksën mbi pasurinë e paluajtshme me legjislacionin që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe informon bashkitë për rezultatet e verifikimit;
  3. gj) Administron procesin e mirëmbajtjes, operimit dhe zhvillimit të funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), që kanë lidhje me procesin e regjistrimit, përcaktimit të bazës së taksës, taksimit, faturimit, mbledhjes së detyrimeve tatimore apo aspekte të tjera të sistemit informatik, me qëllim sigurimin e pajtueshmërisë së sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) me legjislacionin në fuqi dhe nevojat funksionale;
  4. h) Bën testimin dhe pranimin përfundimtar të funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
  5. i) Bashkëpunon dhe mban takime të rregullta me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për:
  6. adresimin e kërkesave dhe problematikave që lidhen me mirëmbajtjen, operimin dhe zhvillimin e funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra Fiskale); dhe
  7. sigurimin e ndërveprimit dhe adresimit të nevojave për përmirësimin e ndërveprueshmërisë së regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) me bazat e tjera shtetërore të të dhënave.
  8. j) Asiston bashkitë në aktivitetet dhe proceset e punës që lidhen me informimin dhe shërbimin ndaj taksapaguesve si dhe organizon, kur është e mundur,  fushata informuese dhe ndërgjegjësuese për të promovuar përmirësimin e nivelit të pajtueshmërisë me detyrimet ligjore;
  9. k) Kërkon nga bashkitë informacion të detajuar mbi:
  10. procesin e administrimit të taksës mbi pasurinë e paluajtshme;
  11. shërbimin ndaj taksapaguesve;

iii. të ardhurat e mbledhura nga taksa mbi pasurinë e paluajtshme;

  1. l) Harton dhe i propozon ministrisë përgjegjëse për financat ndryshime në kuadrin ligjor që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme;
  2. ll) Trajnon stafet përgjegjëse për administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme në të gjitha bashkitë;
  3. m) Përgatit manuale informuese për zbatimin e legjislacionit që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe për përdorimin e funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
  4. n) Informon në mënyrë periodike ministrin përgjegjës për financat mbi ecurinë e procesit të regjistrimit të të dhënave në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe mbi të ardhurat e mbledhura nga këto taksa;
  5. nj) Bashkëpunon dhe mban marrëdhënie institucionale me agjentin përgjegjës për mbledhjen e taksës mbi ndërtesat, ofruesit e shërbimeve dhe autoritetet e tjera që janë përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit në fuqi që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme.”.
  6. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

Lexoni edhe:

Taksa e re për pronën, Malaj: Në 2028 nis për ndërtesat, në 2030 për truallin

 

The post Vendimi / Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do gjenerohen në e-Albania appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Statistika / Bimët mjekësore, eksportet

By: Mira Leka
22 December 2025 at 11:37

Pas 3 viteve jashtëzakonisht të vështira, kur zhvlerësimi i euros dhe dollarit goditi fort të ardhurat e sektorit, eksportet e bimëve mjekësore kanë nisur të përmirësohen. Për periudhën janar–tetor 2025, të dhënat e INSTAT tregojnë një rritje prej rreth 8% të eksporteve për grupin “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët”, duke sinjalizuar rikuperim të sektorit pas krizë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Statistika / Bimët mjekësore, eksportet appeared first on Revista Monitor.

Librat më të mirë të vitit 2025

By: Mira Leka
22 December 2025 at 11:24

Gladiatorë dhe diktatorë, ujq dhe Beatles shfaqen në listën e këtij viti të The Economist   BIOGRAFI DHE KUJTIME Buckley: The Life and the Revolution That Changed America. Nga Sam Tanenhaus. Random House; 1,040 faqe; 40 dollarë Një biografi e shkëlqyer për William F. Buckley, gazetarin më me ndikim amerikan të shekullit të 20-të. Për këtë libër, i cili ka qenë në punim për më shumë se një çerekshe...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Librat më të mirë të vitit 2025 appeared first on Revista Monitor.

IA po përshpejton kundër-reagimin ndaj teknologjisë në klasat amerikane

By: Mira Leka
22 December 2025 at 11:08

Të mësuarit si dikur. Provimet me shkrim dore dhe me gojë po rikthehen, shkruan The Economist   Rreth 150 vjet përpara se Apple të shiste iPad-e për shkollat, në vitin 1857, një profesor i Harvardit me origjinë greke, Evangelinus Apostolides Sophocles, protestoi duke djegur publikisht “blue books”, broshura të reja provimesh me laps e letër, që po zëvendësonin provimet me gojë. Ai nuk ia doli t’i...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post IA po përshpejton kundër-reagimin ndaj teknologjisë në klasat amerikane appeared first on Revista Monitor.

Revolucioni i taksive pa shoferë më në fund po fillon

By: Mira Leka
22 December 2025 at 11:02

Robotët nëpër rrugë. Është më e ndërlikuar se sa duket, shkruan The Economist   Në vitin 1995, studiuesit nga Universiteti Carnegie Mellon udhëtuan rreth 5000 km nga Pittsburgh në San Diego pa e prekur timonin me dorë. Turneu "No Hands Across America" shënoi fillimin e një udhëtimi të gjatë drejt udhëtimit autonom në SHBA. Tridhjetë vjet më vonë, mund të shihni më në fund frytet e atij udhëtimi në...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Revolucioni i taksive pa shoferë më në fund po fillon appeared first on Revista Monitor.

Maqedoni e Veriut, gjobiten 10 kompani sigurimesh për koordinimin e rritjes së primeve

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:56

Komisioni i Maqedonisë së Veriut për Mbrojtjen e Konkurrencës (CPC) tha se ka gjobitur dhjetë kompani lokale sigurimesh me një shumë totale prej 17.27 milionë denarësh (326,425 dollarë / 279,816 euro) për koordinimin e rritjes së primeve të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Në periudhën midis 1 marsit 2024 dhe 7 majit 2024, kompanitë e sigurimeve shkëmbyen informacione të ndjeshme, koordinu...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Maqedoni e Veriut, gjobiten 10 kompani sigurimesh për koordinimin e rritjes së primeve appeared first on Revista Monitor.

Serbi, NIS fillon mbylljen e rafinerisë mes sanksioneve të SHBA-së

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:52

Prodhuesi i naftës dhe gazit NIS, i kontrolluar nga Rusia dhe i sanksionuar nga SHBA-ja, deklaroi se ka filluar procesin e mbylljes së rafinerisë së saj në qytetin verior të Pancevos, e vetmja rafineri e Serbisë, për shkak të mungesës së naftës bruto për përpunim si rezultat i sanksioneve. Aktivitetet në rafineri gjatë procesit të mbylljes janë organizuar në mënyrë të tillë që impiantet të jenë ga...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbi, NIS fillon mbylljen e rafinerisë mes sanksioneve të SHBA-së appeared first on Revista Monitor.

Slloveni, EasyJet do të blejë kompaninë sllovene Adria Tehnika

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:49

Kompania britanike e fluturimeve me kosto të ulët, EasyJet, deklaroi se ka rënë dakord të blejë kompaninë sllovene të mirëmbajtjes së avionëve, Adria Tehnika, për një shumë që nuk është bërë publike. Fabrika e mirëmbajtjes së avionëve Adria Tehnika me pesë hangarë në Brnik ka kryer prej vitesh mirëmbajtje për flotën e EasyJet, dhe linja ajrore synon të bëjë investime afatgjata në këtë objekt. Marr...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Slloveni, EasyJet do të blejë kompaninë sllovene Adria Tehnika appeared first on Revista Monitor.

Rumani, dekret i ri për të kontrolluar asetet lokale të Lukoil

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:46

Qeveria e koalicionit në Rumani miratoi një dekret që i lejon asaj të kontrollojë asetet lokale të kompanive që u nënshtrohen sanksioneve ndërkombëtare, siç është Lukoil i Rusisë. Lukoil operon 320 stacione karburanti nëpër Rumani. Ajo është rafineria e tretë më e madhe në vend dhe ka të drejta kërkimi në det të hapur për një pjesë të Detit të Zi. Prej javësh, rafineria ka qenë e mbyllur për mirëm...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rumani, dekret i ri për të kontrolluar asetet lokale të Lukoil appeared first on Revista Monitor.

Shitjet e pasurive të paluajtshme në Kroaci bien ndjeshëm ndërsa çmimet e larta largojnë blerësit

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:44

Tregu i pasurive të paluajtshme në Kroaci po përjeton një ngadalësim të theksuar këtë vit, me rënien e vazhdueshme të shitjeve në kushtet e çmimeve që mbeten të larta, paralajmëruan ekspertët në Forumin e 40-të të Biznesit të Pasurive të Paluajtshme. Sipas Dhomës Kroate të Ekonomisë (HGK), transaksionet kanë rënë në të gjithë vendin, ndërsa blerësit e huaj, dikur një forcë dominuese në tregjet bre...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shitjet e pasurive të paluajtshme në Kroaci bien ndjeshëm ndërsa çmimet e larta largojnë blerësit appeared first on Revista Monitor.

Si mund ta kthejë Shqipëria kontabilitetin në eksport

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:28

Intervistë me Sean Sweeney, ekspert irlandez, i angazhuar në zbatimin e projektit për rritjen e kapacitetit të eksportit të shërbimeve të kontabilitetit në Shqipëri.   Eksporti i shërbimeve të kontabilitetit po shfaqet si një nga mundësitë më premtuese për të diversifikuar ekonominë shqiptare dhe për ta orientuar atë drejt aktiviteteve me vlerë të lartë të shtuar. Me një fuqi punëtore relativ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Si mund ta kthejë Shqipëria kontabilitetin në eksport appeared first on Revista Monitor.

Potenciali i Shqipërisë deri në Gjermani, Francë e Mbretëri të Bashkuar

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:24

Një vlerësim i detajuar i 168 profesionistëve dhe subjekteve të sektorit, kontabilistë individualë, firma të vogla dhe të mesme kontabël dhe auditues, nxori në pah një tablo më pozitive sesa perceptimi i zakonshëm për kapacitetet e Shqipërisë në eksportin e shërbimeve të kontabilitetit. Analiza tregoi se njohuritë teknike të profesionistëve shqiptarë janë solide dhe në përputhje me standardet ndër...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Potenciali i Shqipërisë deri në Gjermani, Francë e Mbretëri të Bashkuar appeared first on Revista Monitor.

Modeli operacional i eksportit të shërbimeve kontabël – si funksionon në praktikë

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:21

Eksporti i shërbimeve kontabël zakonisht nis me një ndarje të qartë të shërbimeve që ofrohen. Në fazën e parë, firmat hyjnë në treg përmes shërbimeve më standarde dhe rutinore, të ashtuquajturat shërbime me intensitet transaksional. Këtu përfshihen përpunimi i faturave për t’u paguar dhe për t’u arkëtuar, administrimi i listë-pagesave, rakordimi i llogarive bankare, përpunimi i shpenzimeve të udhë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Modeli operacional i eksportit të shërbimeve kontabël – si funksionon në praktikë appeared first on Revista Monitor.

Potenciali i eksportit të shërbimeve të kontabilitetit

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:19

Shumë shoqëri audituese kanë filluar të ofrojnë shërbime kontabiliteti për sipërmarrje të huaja, kryesisht italiane. Një program i specializuar zhvillimi profesional dhe promovimi ndërkombëtar po vendos themelet që Shqipëria të bëhet ofrues rajonal i shërbimeve kontabël për tregjet e BE-së. Rezultatet e para tregojnë kapacitete të qëndrueshme teknike, interes real nga firmat vendase dhe ndikim të ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Potenciali i eksportit të shërbimeve të kontabilitetit appeared first on Revista Monitor.

Statistikat e BSH tregojnë ngadalësim të fortë të kredisë nga institucionet jobanka

By: Mira Leka
22 December 2025 at 08:35

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi i dhënë nga institucionet financiare jobanka ka pësuar ngadalësim të ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e portofolit të kredisë të dhënë nga këto institucione arriti në 62.7 miliardë lekë, në rritje me vetëm 1.9% që nga fillimi i vitit dhe 2.6% krahasuar me një vit më parë. Rritja e portof...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Statistikat e BSH tregojnë ngadalësim të fortë të kredisë nga institucionet jobanka appeared first on Revista Monitor.

Frenimi i mikrofinancës

By: Mira Leka
22 December 2025 at 08:31

Në fillim të këtij viti, hyri në fuqi paketa e Bankës së Shqipërisë, që synonte të mbronte konsumatorët, kryesisht në raport me produktet e mikrofinancës. Në fund të vitit të parë të aplikimit të këtyre masave, përfaqësuesit e institucioneve të sektorit shprehen se, megjithëse huadhënia ka vazhduar rritjen, masat e reja kanë dhënë ndikim të dukshëm në uljen e shkallës së miratimit të kredive dhe n...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Frenimi i mikrofinancës appeared first on Revista Monitor.

“Prodhimi vendas paragjykohet, kantinat në luftë mbijetese me kostot në rritje”

By: Mira Leka
22 December 2025 at 08:23

Flet Flori Uka, “Uka Farm”   Produktet shqiptare vijojnë të mbeten peng i paragjykimit duke e bërë përfitimin e prodhuesve minimal. Të paktën kjo është ajo që ndodh me verën, sipas Flori Ukës, nga Uka Farm. Ai nënvizon se ka një tendencë më të madhe për të shkuar drejt verës së importit, pavarësisht se cilësia e saj mund të jetë më e ulët se prodhimi shqiptar. Interesi turistik ndaj Shqipërisë po ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Prodhimi vendas paragjykohet, kantinat në luftë mbijetese me kostot në rritje” appeared first on Revista Monitor.

“Masa për formalizim dhe rritje të konkurrueshmërisë para BE-së”  

By: Mira Leka
22 December 2025 at 08:20

Flet Rigers Kaçorri, Kantina Arbëri   Integrimi në Bashkimin Europian është bërë pjesë e diskursit të përditshëm politik dhe ekonomik të vendit dhe kjo duket se po nxit gjithmonë e më shumë bizneset të shohin përtej panoramës lokale. Rigers Kaçorri, nga Kantina Arbëri, shprehet se sektori i verës ka nevojë për një seri masash që duhet të merren përpara se të bëhemi pjesë e këtij tregu, në mënyrë q...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Masa për formalizim dhe rritje të konkurrueshmërisë para BE-së”   appeared first on Revista Monitor.

Vera lokale, rritje mes paragjykimit

By: Mira Leka
22 December 2025 at 08:15

Vitet e fundit, turizmi u ka dhënë një shtysë të rëndësishme kantinave të verës, por ky impuls mbetet larg potencialit real për shkak të një zinxhiri mbështetës që ende nuk funksionon si duhet. Kantinat theksojnë se vera vendase vijon të paragjykohet dhe shpesh mbetet jashtë rafteve të bareve dhe restoranteve, të cilat favorizojnë produktin e importuar. Nga ana tjetër, konsumatori po ndryshon sjel...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Vera lokale, rritje mes paragjykimit appeared first on Revista Monitor.

❌
❌