❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 January 2026Main stream

Sektori bankar e shpejtoi rritjen për të dytin vit radhazi në 2025

15 January 2026 at 10:00

Sektori bankar ka shpejtuar ritmin e rritjes për të dytin vit radhazi gjatë 2025.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit nëntor 2025, aktivet e sektorit bankar arritën vlerën e 2.29 trilionë lekëve, në rritje vjetore me 9.4%. Ky ritëm rritje është më i lartë krahasuar me atë prej 7.7% të një viti më parë dhe 1.8% të dy viteve më parë.

Ecuria e totalit të aktiveve në vitet e fundit është ndikuar ndjeshëm edhe nga ecuria e kursit të këmbimit. Forcimi i vazhdueshëm i Lekut ndaj Euros ka dhënë një efekt negativ mbi vlerën e aktiveve valutore, të raportuara statistikisht në monedhën vendase.

Në fund të vitit 2025, kursi i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie të mëtejshme me 1.4% krahasuar me fundin e vitit 2024. Megjithatë, ritmet e rënies ishin më të ulëta krahasuar me zhvlerësimin prej 5.5% që monedha europiane kishte pësuar një vit më parë. Ecuria më e stabilizuar e kursit, mes të tjerash, ka ndikuar në një rritje më të larta të aseteve të sektorit bankar gjatë vitit 2025.

Rritja e sektorit bankar është mbështetur kryesisht nga zgjerimi i depozitave të publikut. Në fund të nëntorit, totali i depozitave u rrit me 8.9% krahasuar me një vit më parë. Vitin e kaluar, rritja e depozitave kishte qenë 5%.

Shtesa e depozitave është përkthyer, në krahun tjetër të bilancit, në një zgjerim të shpejtë të grupeve kryesore të aseteve, kredisë për sektorin privat dhe investimit në letra me vlerë.

Portofoli i kredisë (duke përfshirë edhe kredinë për jorezidentët) arriti vlerën e 986 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 14.8%. Kreditimi po rritet me ritmet më të larta në 16 vitet e fundit, i mbështetur sidomos nga kredia për individët. Pavarësisht masave frenuese të bankës së Shqipërisë, kredia madje po rritet me një ritëm lehtësisht më të ngadaltë krahasuar me ritmet e vitit 2024.

Paralelisht, bankat kanë zgjeruar edhe portofolin e letrave me vlerë, që arriti në 900.5 miliardë lekë, me një rritje prej 7.2% krahasuar me një vit më parë. Bankat kanë rritur njëkohësisht investimin në letrat me vlerë të qeverisë shqiptare dhe ato në titujt e emetuesve të huaj. Rritja e vazhdueshme e depozitave në valutë ka bërë që në vitet e fundit edhe investimet në letra me vlerë jashtë vendit të rriten.

Zgjerimi i aktiveve, rritja e normave të interesit dhe përmirësimi i mëtejshëm i cilësisë së portofolit të kredisë ka ndikuar pozitivisht edhe performancën financiare të sektorit.

Sipas të dhënave mbështetur në standardet mbikëqyrëse të raportimit, fitimi neto në fund të 11-mujorit 2025 arriti në 32.1 miliardë lekë. Megjithatë, fitimi i sektorit ka pësuar rënie me 4.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kryesisht për shkak të uljes së normave të interesit të Lekut dhe Euros.

Edhe kthimi nga kapitali ka shënuar rënie në nivelin 15.77%, nga 17.96% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. / E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Sektori bankar e shpejtoi rritjen për të dytin vit radhazi në 2025 appeared first on Revista Monitor.

Bankat shqiptare presin rritje të huave me probleme, raportojnë përfitueshmëri më të ulët se rajoni

15 January 2026 at 00:02

Bankat që operojnë në Shqipëri presin një rritje të kredive me probleme (NPL) në periudhën në vijim, ndërkohë që përfitueshmëria e sektorit bankar mbetet nën mesataren e vendeve të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, gjetjeve të Anketës së kreditimit bankar Europën Qendrore dhe Juglindore  (EQLJL) për gjysmën e dytë të vitit 2025, e kryer nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI), në të cilën përfshihet dhe Shqipëria.

Sipas raportit, ndonëse kërkesa për kredi në Shqipëri vijon të jetë e fortë, veçanërisht nga bizneset dhe familjet, bankat shfaqin kujdes të shtuar për cilësinë e portofolit, duke sinjalizuar se rreziqet e kreditimit po rriten. Shqipëria renditet ndër vendet ku bankat presin përkeqësim të lehtë të cilësisë së aktiveve, në kontrast me disa tregje të tjera të rajonit ku pritshmëritë janë më të qëndrueshme.

BEI thekson se pritshmëritë për rritjen e kredive me probleme lidhen me ngadalësimin e disa sektorëve kyç, rritjen e kostove për bizneset dhe pasiguritë strukturore të ekonomisë, të cilat mund të ndikojnë aftësinë e huamarrësve për të shlyer detyrimet. Në këtë kontekst, bankat raportojnë një qasje më konservatore në dhënien e kredive, edhe pse kërkesa mbetet e lartë.

Nga ana e fitueshmërisë, raporti evidenton se bankat në Shqipëri raportojnë nivele më të ulëta të rentabilitetit krahasuar me mesataren e rajonit CESEE. Kjo diferencë shpjegohet me faktorë si madhësia relativisht e vogël e tregut, presioni mbi marzhet e interesit, konkurrenca e lartë dhe struktura e kreditimit, e cila mbetet e përqendruar në sektorë me vlerë të shtuar më të ulët.

Megjithatë, pavarësisht fitueshmërisë më modeste dhe pritshmërive për rritje të kredive me probleme, bankat vijojnë ta konsiderojnë tregun shqiptar si relativisht tërheqës, duke theksuar stabilitetin makroekonomik dhe potencialin për rritje të kreditimit në afatmesëm, nëse përmirësohet klima e biznesit dhe ulen rreziqet strukturore.

Raporti nënvizon se sfida kryesore për sistemin bankar në Shqipëri mbetet ruajtja e ekuilibrit mes zgjerimit të kreditimit dhe menaxhimit të rrezikut, në një ekonomi ku rritja mbështetet ende fort te konsumi dhe shpenzimet publike, ndërsa investimet private dhe produktiviteti mbeten nën potencial.

Anketa e huadhënies bankare në EQLJL tregon tendencë pozitive në kërkesën për kredi dhe shenja të përmirësimit të ofertës

Sipas një njoftimi zyrtar të BEI, Bankat në Europën Qendrore dhe Juglindore (EQLJL) raportojnë tendenca përmirësimi. Kërkesa për kredi mbetet e fortë, veçanërisht nga kompanitë, ndërsa bankat parashikojnë një përmirësim të lehtë në ofertën e kredisë pas një periudhe tkurrjeje. Predispozita për huadhënie nga bankat pritet të rritet, veçanërisht për NVM-të dhe kredinë konsumatore, megjithëse bankat tregojnë gatishmëri më të kufizuar për të zgjeruar kredinë për kompanitë e mëdha dhe për hipotekat. Një besim i tillë në rritje rreth ofertës së kredisë mund të ndihmojë në ngushtimin e hendekut ofertë-kërkesë që ka vazhduar vitet e fundit, për shkak të kërkesës së fortë për kredi dhe ofertës më të kufizuar.

Anketa e kreditimit bankar e EQLJL-së për gjysmën e dytë të vitit 2025, e kryer nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe e prezantuar në Forumin EQL 2026 në Vjenë, tregon se dy të tretat e grupeve bankare ndërkufitare të anketuara në lidhje me planet e ardhshme afatgjata synojnë të zgjerojnë operacionet e tyre. Në Shqipëri, kërkesa për kredi është rritur më tej, ndërsa kushtet e ofertës janë shtrënguar. Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, pritet një tendencë e ngjashme nga ana e kërkesës, ndërsa kushtet e ofertës ka të ngjarë të mbeten neutrale. Likuiditeti dhe cilësia e kredive janë përmirësuar, megjithëse pritet një rritje e moderuar e kredive me probleme në periudhën në vijim.

“Anketa e fundit konfirmon qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« dhe potencialin e fortĂ« tĂ« sektorit bankar nĂ« EvropĂ«n Qendrore, Lindore dhe Juglindore”, u shpreh Marek Mora, zĂ«vendĂ«spresident i BEI-t. “KĂ«rkesa pĂ«r kredi mbetet e fortĂ«, kushtet e ofertĂ«s po tregojnĂ« shenja pĂ«rmirĂ«simi dhe cilĂ«sia e kredive ka vazhduar tĂ« pĂ«rparojĂ« gjatĂ« gjashtĂ« muajve tĂ« fundit. KĂ«to tendenca janĂ« shumĂ« inkurajuese pĂ«r investimet dhe zhvillimin ekonomik nĂ« rajon. Dy tĂ« tretat e bankave tĂ« pranishme nĂ« rajon po planifikojnĂ« tĂ« rrisin ekspozimin e tyre afatgjatĂ« atje. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« shenjĂ« e shkĂ«lqyer e potencialit pĂ«r rritje nĂ« EQLJL-sĂ«. BEI plotĂ«son pĂ«rpjekjet e bankave tregtare dhe do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« kontribuojĂ«, duke adresuar mangĂ«sitĂ« e tregut dhe prioritetet e politikave tĂ« BE-sĂ«.“

Potenciali i tregut nĂ« rajonin e EQLJL-sĂ« konsiderohet gjerĂ«sisht si i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, ku shumica e bankave tĂ« anketuara e vlerĂ«sojnĂ« atĂ« si tĂ« lartĂ« – veçanĂ«risht nĂ« vende si Çekia, Rumania dhe Sllovakia – ose mesatar, kryesisht nĂ« tregjet e Ballkanit PerĂ«ndimor. Rentabiliteti nĂ« EvropĂ«n Qendrore, Lindore dhe Juglindore mbetet gjithashtu i fortĂ« krahasuar me operacionet e pĂ«rgjithshme tĂ« grupit, e karakterizuar nga njĂ« performancĂ« veçanĂ«risht tĂ« fortĂ« nĂ« BosnjĂ«-HercegovinĂ«, Bullgari, Çeki, Hungari, *KosovĂ« dhe MaqedoninĂ« e Veriut.

Debora Revoltella, shefe e Departamentit tĂ« EkonomisĂ« nĂ« BEI, , u shpreh: “KĂ«to rezultate nxjerrin nĂ« pah tendenca shumĂ« pozitive tĂ« kreditimit pĂ«r bankat qĂ« operojnĂ« nĂ« zonĂ«n e EQLJL-sĂ«, tĂ« cilat po pĂ«rfitojnĂ« nga performanca e fortĂ« e sektorĂ«ve bankarĂ« globalĂ« dhe evropianĂ«. MegjithatĂ«, faktorĂ« tĂ« ndryshĂ«m – si vendas ashtu edhe ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, veçanĂ«risht zhvillimet rregullatore – vazhdojnĂ« tĂ« peshojnĂ« nĂ« kushtet e ofertĂ«s sĂ« kreditimit nĂ« rajon.”

Për më tepër, aksesi në financim në EQLJL si për grupet bankare ndërkufitare ashtu edhe për degët e tyre ka mbetur i fortë gjatë gjashtë muajve të fundit dhe pritet të përmirësohet më tej. Kjo perspektivë pozitive mbështetet nga rritja e depozitave me pakicë dhe të korporatave dhe aksesi i vazhdueshëm në financim nga institucionet financiare ndërkombëtare (IFN), siç është BEI.

Cilësia e kredive ka vazhduar të përmirësohet gjatë gjashtë muajve të fundit, me më pak kredi të këqija të raportuara. Këto fitime kanë qenë veçanërisht të forta në segmentin e shitjes me pakicë dhe në sektorin e korporatave. Pavarësisht këtyre zhvillimeve pozitive, bankat mbeten të kujdesshme për gjashtë muajt e ardhshëm, duke parashikuar një përkeqësim të mundshëm të cilësisë së kredisë.

 

The post Bankat shqiptare presin rritje të huave me probleme, raportojnë përfitueshmëri më të ulët se rajoni appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Sejko: Monedha dixhitale kërkon qasje të kujdesshme

14 January 2026 at 14:19

Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko, mori pjesĂ« nĂ« punimet e Forumit tĂ« Vendeve tĂ« EuropĂ«s Qendrore dhe Lindore (EQL), organizuar mĂ« 13–14 janar 2026 nga FT Live nĂ« VjenĂ«, Austri.

Ky forum i përvitshëm mbledh personalitete të spikatura nga akademia, ekonomia dhe sektori financiar i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, për të diskutuar zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare, me fokus të veçantë rajonin lindor dhe juglindor të Evropës.

Punimet e forumit u zhvilluan në disa panele dhe Guvernatori Sejko ishte i ftuar si folës në panelin e guvernatorëve të bankave qendrore të këtij rajoni. Temat e diskutuara në forum lidhen me kthimin te bazat e politikës monetare, normat e interesit dhe stabilitetin e çmimeve, goditjet nga ana e ofertës, financimin e gjelbër dhe rolin e politikës monetare, rreziqet klimatike, mbikëqyrjen bankare, pavarësinë e bankave qendrore, SEPA-n, përfshirjen financiare përmes bankingut digjital, si dhe perspektivat e monedhës digjitale të bankës qendrore.

Në fjalën e tij, Guvernatori u ndal në tre çështje kryesore: kthimin te bazat e politikës monetare dhe menaxhimin e goditjeve nga ana e ofertës; rolin e politikës monetare në mbështetjen e financimit të gjelbër; si dhe perspektivat e monedhës digjitale të bankës qendrore.

Ai theksoi se Banka e ShqipĂ«risĂ« arriti tĂ« pĂ«rballojĂ« me sukses goditjet inflacioniste tĂ« viteve 2022–2023, duke siguruar njĂ« kosto tĂ« ulĂ«t pĂ«r rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar. Politika monetare e ndjekur kontribuoi nĂ« ankorimin e pritjeve inflacioniste, ndĂ«rkohĂ« qĂ« zhvillimet pozitive nĂ« turizĂ«m mbĂ«shtetĂ«n stabilitetin makroekonomik.

Në lidhje me financimin e gjelbër, Guvernatori nënvizoi angazhimin e Bankës së Shqipërisë për integrimin e rreziqeve klimatike dhe mjedisore në kuadrin mbikëqyrës, në përputhje me procesin e integrimit evropian, duke ruajtur njëkohësisht fokusin parësor te stabiliteti i çmimeve.

Sa i përket monedhës dixhitale, ai theksoi se Banka e Shqipërisë po ndjek një qasje të kujdesshme dhe të mirëanalizuar, duke vlerësuar kostot, përfitimet dhe parakushtet e nevojshme për një zbatim të suksesshëm, në një mjedis me zhvillime teknologjike.

Gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve, Guvernatori theksoi rëndësinë e faktorëve vendas në përcaktimin e politikës monetare, si dhe nevojën për mbrojtjen e pavarësisë së bankave qendrore. Ai nënvizoi se procesi i integrimit evropian forcon kornizën institucionale dhe besueshmërinë e Bankës së Shqipërisë, duke garantuar stabilitetin afatgjatë ekonomik të vendit.

Gjatë punimeve të forumit, një vëmendje e veçantë iu kushtua Shqipërisë, përmes një tryeze të posaçme diskutimi, ku Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, duke theksuar rëndësinë e investimeve të huaja direkte, në mbështetje të rritjes ekonomike. Ai u ndal gjithashtu në zhvillimet në sektorin bankar shqiptar, duke theksuar se treguesit financiarë dëshmojnë për një sistem bankar të shëndetshëm, rezistent ndaj goditjeve dhe të aftë të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Guvernatori vlerësoi se sistemi financiar shqiptar paraqitet i qëndrueshëm e i mirëkapitalizuar, ku depozitat mbështesin kreditimin dhe investimet në instrumente financiare. Ai nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm për harmonizimin e kuadrit ligjor dhe praktikave mbikëqyrëse me standardet e Bashkimit Europian, përfshirë zbatimin e standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar (IFRS) dhe kërkesat prudenciale të BE-së.

Në kuadër të vizitës në Vjenë, Guvernatori Sejko zhvilloi takime me drejtues të lartë të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Gjatë këtyre takimeve, Guvernatori vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të BERZH-it në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, përmes investimeve financiare në sektorë kyç të ekonomisë dhe asistencës teknike ofruar Bankës së Shqipërisë. Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit të tregjeve të kapitaleve në Shqipëri dhe nevojën për mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim, duke nënvizuar se zhvillimi i këtyre tregjeve do të kontribuonte ndjeshëm në financimin e bizneseve në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore.

 

The post Sejko: Monedha dixhitale kërkon qasje të kujdesshme appeared first on Revista Monitor.

Yield-et e bonove 12-mujore u rritën lehtë për herë të parë në shtatë muaj

14 January 2026 at 00:02

Yield-et e bonove 12-mujore të thesarit u rritën lehtë në ankandin e parë të këtij viti, por duke qëndruar në nivele relativisht të ulëta dhe ende poshtë normës bazë të interesit.

Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar arriti në 2.47%, nga 2.44% që kishte qenë në ankandin e fundit të vitit 2025.

Nga 8.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave në ankand arriti në 10.44 miliardë lekë. Por rata apo pjesa e pranuar e ofertave konkurruese ishte përsëri mjaft e ulët, në nivelin 3.11%.

Rritja e yield-eve, sadoqë shumë e lehta, ishte e para që prej mesit të vitit të kaluar.

Tremujori i parë i vitit është ka edhe përqendrimin më të larta të huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm financiar. Për këtë arsye, në përgjithësi ndodh që yield-et të shënojnë një korrektim të lehtë në rritje krahasuar me nivelet e vitit paraardhës.

Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, për tremujorin e parë 2026 huamarrja e planifikuar do të ketë vlerën e 134 miliardë lekëve, në rritje me 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo shumë përbën më shumë se 35% e vlerës totale vjetore të emetimeve të parashikuara në tregun e brendshëm nga qeveria shqiptare.

MegjithatĂ«, nĂ« tĂ«rĂ«si pĂ«r vitin 2026, vlera e pĂ«rgjithshme e huamarrjes sĂ« re tĂ« parashikuar pĂ«r t’u financuar nĂ« tregun e brendshĂ«m Ă«shtĂ« 45 miliardĂ« lekĂ«, vlerĂ« kjo 10% mĂ« e ulĂ«t krahasuar me huamarrjen e parashikuar nĂ« buxhetin e vitit 2025.

Yield-et e ulëta të titujve qeveritarë dhe sidomos të instrumenteve afatshkurtra ndikojnë edhe koston e kredisë në Lekë për sektorin privat. Duke qenë se kreditë afatgjata në monedhën vendase në përgjithësi kuotohen mbështetur mbi ecurinë e bonove të thesarit, yield-et e ulëta të tyre ndikojnë edhe nivele të ulëta të normave të interesit të kredive.

Megjithatë, ecuria e yield-eve dhe normave të interesit gjatë vitit 2026 do të përcaktohet edhe kursi i politikës monetare që do të ndjekë Banka e Shqipërisë.

Inflacioni bazë erdhi në rritje gjatë vitit 2025, duke forcuar pritshmëritë e Bankës Qendrore për një kthim të inflacionit pranë objektivit prej 3% në pjesën e dytë të vitit 2026. Rritja e inflacionit mund të sjellë një korrektim në rritje të normës bazë të interesit, që sipas vlerësimeve teorike ndodhet poshtë nivelit të saj neutral. / E.Shehu

Burimi: BSH

The post Yield-et e bonove 12-mujore u rritën lehtë për herë të parë në shtatë muaj appeared first on Revista Monitor.

Strategjia afatmesme e BSH parashikon hartimin e një ligji të ri për bankat

13 January 2026 at 10:00

Banka e Shqipërisë miratoi në fund të vitit të kaluar strategjinë e përditësuar afatmesme të zhvillimit, për periudhën 2026-2028.

Ndër objektivat afatmesme të parashikuara në dokument, është edhe miratimi i një ligji të ri për bankat, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Ndër objektivat e tjerë kryesorë të lidhur me sigurinë dhe shëndetin e sistemit bankar, është edhe adoptimi i standardeve Bazel III dhe të akteve të tyre zbatuese në Bashkimin Europian, synon forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit bankar për përthithjen e goditjeve, në mënyrë që bankat të vazhdojnë të financojnë aktivitetin dhe rritjen ekonomike.

Gjithashtu, objektiv është sigurimi i ekuivalencës dhe përshtatja e mëtejshme e kuadrit ligjor dhe nënligjor me legjislacionin europian.

Strategjia parashikon edhe hartimin e instrumenteve metodologjike dhe operacionale për një kalibrim më të mirë të kërkesave për kapital të diferencuar, në përputhje me profilin e rrezikut të çdo banke. Metodologjitë e reja do të zbatohen paralelisht me ato ekzistuese gjatë një periudhe kalimtare.

Banka e ShqipĂ«risĂ« synon pĂ«rmirĂ«simin e cilĂ«sisĂ« sĂ« drejtimit, rritja e rolit dhe pavarĂ«sisĂ« sĂ« strukturave pĂ«r administrimin e rreziqeve dhe tĂ« funksioneve tĂ« kontrollit tĂ« brendshĂ«m. − Monitorimi i kujdesshĂ«m i rrezikut tĂ« kredisĂ« dhe cilĂ«sisĂ« sĂ« aktiveve, veçanĂ«risht i ekspozimeve tĂ« ndjeshme ndaj zhvillimeve makroekonomike. Provigjionimi dhe klasifikimi i ekspozimeve nĂ« sektorĂ« vulnerabĂ«l.

Strategjia parashikon edhe shkëmbimin e informacionit dhe ndërmarrja e ekzaminimeve të përbashkëta me autoritete të ndryshme brenda vendit (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Agjencia e Sigurimit të Depozitave, dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare) dhe autoritete të huaja.

Rritje e pjesëmarrjes në kolegjet mbikëqyrëse të grupeve të rëndësishme bankare evropiane dhe lidhja e marrëveshjeve të bashkëpunimit me banka të tjera qendrore.

Edhe në strategjinë e radhës parashikohet rishikimi i procesit të raportimit të pasqyrave financiare të bankave sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), për qëllime të raportimit prudencial, duke ruajtur parametrat mbikëqyrës dhe serinë kohore të të dhënave të raportuara.

Një objektiv tjetër është edhe integrimi i faktorëve ESG (mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes) në procesin mbikëqyrës. Kjo përfshin edhe vlerësimin e ndikimit të rreziqeve financiare të lidhura me klimën dhe mjedisin në bilancet e bankave.

Strategjia parashikon edhe ndërmarrjen e iniciativave për të garantuar interesat e konsumatorëve dhe për të rritur besimin në sistemin financiar, përmes rregullimit efektiv dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucione të tjera shtetërore.

Objektiv i strategjisë është edhe rishikimi periodik i cilësisë së kontrolleve të bankave për vlerësimin e ekspozimit ndaj rrezikut kibernetik. Ky objektiv përfshin vlerësimin e adoptimit të teknologjisë digjitale, veçanërisht në drejtim të mbështetjes në palë të treta, vlerësimi i rezistencës së subjekteve ndaj sulmeve kibernetike dhe monitorimi i përshtatjes së sistemeve të bankës me integrimin e inteligjencës artificiale./ E.Shehu

 

The post Strategjia afatmesme e BSH parashikon hartimin e një ligji të ri për bankat appeared first on Revista Monitor.

BSH: Pritshmëritë për ekonominë janë pozitive, por duhet ulur varësia nga sektorët e veçantë

By: Mira Leka
9 January 2026 at 22:02

Prononcim i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r revistĂ«n “Monitor”

 

Pavarësisht ecurisë pozitive, ekonomia shqiptare vijon të shfaqë disa probleme strukturore.

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r “Monitor”, Banka e ShqipĂ«risĂ« shprehet se baza sektoriale e rritjes ekonomike nuk Ă«shtĂ« e plotĂ«, ndĂ«rsa tregu i punĂ«s po shfaq mungesa nĂ« rritje, si pasojĂ« e tendencave tĂ« pafavorshme demografike, emigracionit, si dhe e mospĂ«rputhjes sĂ« pjesshme midis aftĂ«sive tĂ« kĂ«rkuara dhe atyre tĂ« ofruara nĂ« tregun e punĂ«s.

Banka e Shqipërisë, në përgjithësi, ngelet optimiste për perspektivën e rritjes ekonomike gjatë tre viteve të ardhshme.

Ajo pret njĂ« rritje ekonomike tĂ« qĂ«ndrueshme dhe pranĂ« potencialit, tĂ« udhĂ«hequr nĂ« masĂ«n mĂ« tĂ« madhe nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve tĂ« sektorit privat, por tĂ« mbĂ«shtetur edhe nga njĂ« kontribut margjinal pozitiv – ndonĂ«se nĂ« ngadalĂ«sim – tĂ« sektorit tĂ« turizmit.

Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, sfidat mbeten të pranishme. Përveç rreziqeve që mund të vijnë nga jashtë, zhvillimet e pafavorshme demografike, ndryshimet klimatike, si dhe revolucioni teknologjik e digjital, mbeten sfida afatgjata strukturore me të cilat do të përballet zhvillimi i vendit.

Banka Qendrore sugjeron që adresimi i tyre kërkon investime të mëtejshme në arsim e shëndetësi, si instrumente të domosdoshme për rritjen afatgjatë të produktivitetit, si dhe forcimin e rrjeteve të sigurisë, përfshi edhe një rishikim e reformë të sistemit të pensioneve.

 

Si e vlerësoni ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2025?

Ekonomia shqiptare ka pasur, në tërësi, një ecuri pozitive gjatë vitit 2025.

Vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3.6% gjatë gjysmës së parë të vitit; analiza e informacionit të disponuar na shtyn të besojmë se ritmi i rritjes ka qenë i ngjashëm edhe gjatë gjysmës së dytë. Ndonëse në ngadalësim krahasuar me dy vitet paraardhëse, kjo është një rritje solide dhe pranë vlerësimit tonë për potencialin afatmesëm të këtij treguesi.

Në të njëjtën kohë, rritja e kërkesës agregate dhe e prodhimit ekonomik është pasqyruar edhe në tregun e punës.

Punësimi në sektorin privat jobujqësor është rritur me një mesatare prej 4.7% gjatë tre tremujorëve të parë të vitit, ndërkohë që norma e papunësisë qëndron në nivele minimale historike prej 8.1%.

Po ashtu, pagat në sektorin privat janë rritur me një ritëm mesatar prej 9.7% në terma nominale dhe 7.4% në terma reale. Këto zhvillime sugjerojnë se rritja ekonomike po pasqyrohet në rritje të mirëqenies për një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare.

Në të njëjtën kohë, parametrat kryesorë të stabilitetit ekonomik e financiar të vendit kanë ardhur në përmirësim.

Së pari, inflacioni i çmimeve të konsumit ka qenë i ulët dhe i qëndrueshëm, duke u luhatur rreth një niveli mesatar prej 2.3%. Kjo ecuri është diktuar nga balancimi më i mirë i kërkesës dhe ofertës në tregun e produkteve dhe të shërbimit, nga amortizimi që trendi forcues i kursit të këmbimit ka bërë ndaj presioneve të huaja inflacioniste, si dhe nga pritjet e stabilizuara për të ardhmen.

Së dyti, pozicioni fiskal dhe ai i huaj i vendit janë forcuar më tej. Raporti i borxhit publik dhe borxhit të huaj ndaj PBB-së ka shënuar rënie të mëtejshme, duke qëndruar në minimumet historike të dy dekadave të fundit dhe duke rritur rezistencën e ekonomisë sonë ndaj goditjeve potenciale të brendshme e të huaja.

SĂ« treti, tregjet financiare kanĂ« qenĂ« tĂ« qeta dhe shĂ«ndeti i bilanceve tĂ« ndĂ«rmjetĂ«sve financiarĂ« – dhe nĂ« veçanti ai i bankave – mbetet i kĂ«naqshĂ«m. Tregjet financiare janĂ« karakterizuar nga likuiditeti i bollshĂ«m, volatiliteti i ulĂ«t i normave tĂ« interesit dhe kursit tĂ« kĂ«mbimit, prime tĂ« ulĂ«ta rreziku dhe kosto tĂ« ulĂ«ta kreditimi.

Po ashtu, sektori bankar ka tregues mjaft të mirë likuiditeti, kapitalizimi dhe përfitueshmërie, ndërkohë që oferta e kredisë është e mjaftueshme për të mbuluar kërkesën dhe gama shërbimeve financiare është në zgjerim.

Të gjithë këta tregues sugjerojnë se rritja ekonomike nuk është e sforcuar. Përkundrazi, ajo ka forcuar më tej stabilitetin makroekonomik dhe ka forcuar më tej perspektivat e zhvillimit afatgjatë.

Paralelisht me treguesit ekonomikë, viti 2025 shënoi dhe hapa konkretë e historikë në procesin e integrimit europian të vendit.

Hapja e tĂ« gjithĂ« grup-kapitujve tĂ« negociatave pĂ«r anĂ«tarĂ«sim, sĂ« bashku me angazhimin e partnerĂ«ve europianĂ«, ofrojnĂ« njĂ« perspektivĂ« realiste anĂ«tarĂ«simi – gjithmonĂ« tĂ« bazuar nĂ« merita dhe subjekt i proceseve tĂ« brendshme politike tĂ« Bashkimit Europian – nĂ« njĂ« horizont jo shumĂ« tĂ« gjatĂ« kohor.

Një produkt konkret dhe inkurajues i këtij procesi është anëtarësimi i Shqipërisë në zonën unike të pagesave në euro (SEPA).

Ky anëtarësim është dëshmi e konvergjencës teknologjike dhe rregullatore të Shqipërisë me standardet e BE-së. Gjithashtu, ai ofron përfitime konkrete në drejtim të reduktimit të kostove të transaksioneve ndërkufitare, me përfitime direkte në formën e kursimeve më të larta për bizneset dhe familjet shqiptare dhe në formën e incentivave për rritjen e tregtisë ndërkufitare.

Ky kontekst zhvillimi ka marrë një përgjigje pozitive edhe nga investitorët vendas e të huaj. Brenda vendit, besimi i biznesit dhe konsumatorit është në nivele konsistente me një ekonomi në rritje e zgjerim.

Jashtë vendit, përmirësimi i mëtejshëm i renditjes së rrezikut sovran të vendit gjatë vitit 2025 është shoqëruar me rritjen e mëtejshme të investimeve të portofolit në tregun tonë financiar dhe të Investimeve të Huaja Direkte në ekonomi, duke treguar besim në rritje në perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit.

Paralelisht me këto zhvillime, viti 2025 vijoi të ilustrojë disa probleme strukturore të ekonomisë shqiptare. Në veçanti, baza sektoriale e rritjes ekonomike nuk është e plotë, ndërsa tregu i punës po shfaq mungesa në rritje, si pasojë e trendeve të pafavorshme demografike, emigracionit, si dhe mospërputhjes së pjesshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe atyre të disponuara nga punëmarrësit.

Megjithatë, stabiliteti ekonomik e financiar i vendit, bilancet e shëndosha të sektorit privat dhe atij financiar, si dhe besimi për të ardhmen, ofrojnë premisa inkurajuese se trendet pozitive të viteve të fundit do të vijojnë edhe në të ardhmen.

Nga këndvështrimi institucional, Banka e Shqipërisë do të vijojë të kujdeset që politikat e saj monetare e financiare, si dhe nismat rregullatore e zhvillimore, të japin një kontribut pozitiv në stabilitetin monetar e financiar të vendit, si një parakusht për një zhvillim të shpejtë, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në afatin e gjatë.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Të dhënat paraprake kanë treguar se edhe për vitin 2025, rritja ekonomike është mbështetur kryesisht në sektorët e lidhur me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme. Shihni rreziqe në perspektivë të lidhura me varësinë e lartë të ekonomisë nga këta sektorë dhe me një zbehje të ciklit rritës të tyre? Si mund të ulet kjo varësi dhe çfarë duhet bërë për të ruajtur ritme të shëndetshme të rritjes ekonomike në horizontin afatmesëm dhe afatgjatë?

Rritja ekonomike e dy viteve të fundit ka pasqyruar zgjerimin e sektorit të ndërtimit dhe të shërbimeve, ky i fundit me një kontribut pa diskutim primar nga të ardhurat e turizmit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe ai i bujqësisë kanë shënuar rënie të aktivitetit.

Ky zhvillim i diferencuar sektorial meriton padyshim diskutim e vëmendje.

Nga këndvështrimi i Bankës së Shqipërisë, kjo ecuri pasqyron si faktorë tranzitorë, ashtu edhe faktorë më të qëndrueshëm strukturorë.

FaktorĂ«t tranzitorĂ« kanĂ« natyrĂ« tĂ« dyfishtĂ«. SĂ« pari, kĂ«rkesa pĂ«r turizĂ«m nĂ« rajon e nĂ« ShqipĂ«ri ka pasur njĂ« rritje tĂ« shpejtĂ«, e cila ka sjellĂ« zgjerimin e sektorit tĂ« shĂ«rbimit dhe – bashkĂ« me tĂ« – atĂ« tĂ« ndĂ«rtimit, nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« nevojave pĂ«r zgjerimin e kapaciteteve akomoduese.

Përkundrejt tyre, kërkesa për artikuj industrialë ka qenë relativisht e dobët dhe çmimet në rënie, sidomos në segmentet tradicionale të eksportit shqiptar.

SĂ« dyti, faza pozitive e pozicionit ciklik tĂ« vendit ka bĂ«rĂ« qĂ« kjo rritje kĂ«rkese nĂ« dy sektorĂ«t e mĂ«sipĂ«rm t’i vendosĂ« ata nĂ« pozita mjaft konkurruese nĂ« tregjet e brendshme tĂ« punĂ«s e tĂ« kapitalit, duke vĂ«shtirĂ«suar mĂ« tej pozicionin e sektorit tĂ« bujqĂ«sisĂ« e tĂ« industrisĂ«.

Maturimi i sektorit të turizmit në një horizont afatmesëm dhe balancimi më i mirë i kërkesës dhe i ofertës në ekonomi, do të pasqyrohen në një zbutje të këtyre presioneve gjatë dy viteve në vijim.

Nga ana tjetër, faktorët strukturorë pasqyrojnë një kombinim të problemeve specifike të sektorëve të industrisë dhe të shërbimit, të cilët kanë si emërues të përbashkët shkallën relativisht të ulët të produktivitetit dhe të konkurrueshmërisë në tregjet botërore.

Adresimi i këtyre problemeve kërkon natyrisht vëmendje, si nga vetë bizneset private që ushtrojnë aktivitetet në këta sektorë, ashtu edhe nga reforma të mëtejshme strukturore, të cilat ndihmojnë në rritjen e produktivitetit të përgjithshëm të ekonomisë shqiptare.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Në pjesën e dytë të vitit 2025, inflacioni bazë dhe në përgjithësi inflacioni i gjeneruar nga ekonomia e brendshme kanë shfaqur një tendencë të qartë në rritje. Cilët kanë qenë faktorët kryesorë dhe a shihni rreziqe për inflacionin të lidhura me rritjen e vazhdueshme të pagave?

Faktori kryesor i rritjes së inflacionit bazë dhe atij të brendshëm ka qenë përshpejtimi i çmimit të qirasë, inflacioni i të cilit u rrit nga 2.1% në muajin mars në 6.7% në muajin tetor, duke mbetur i pandryshuar në muajin nëntor.

Ndërkohë, rritja e disa prej çmimeve të shërbimeve të lidhura me turizmin është balancuar nga rënia e çmimeve të disa mallrave, pjesë e këtyre matjeve të inflacionit bazë e të brendshëm.

Aktualisht, rritja e qirasĂ« pĂ«rbĂ«n burimin kryesor tĂ« presioneve tĂ« brendshme inflacioniste, por nĂ« mungesĂ« tĂ« rritjeve tĂ« pĂ«rsĂ«ritura nĂ« tĂ« ardhmen, efekti i saj mbi inflacionin pritet tĂ« jetĂ« i pĂ«rkohshĂ«m. Nga ana tjetĂ«r, presionet qĂ« lidhen me gjendjen e ekonomisĂ« dhe tregun e punĂ«s mbeten tĂ« qĂ«ndrueshme dhe nĂ« linjĂ« me objektivin tonĂ« pĂ«r inflacionin, duke reflektuar njĂ« ekonomi e cila po rritet pranĂ« potencialit. Sikurse rezulton nga analizat tona, nivelet e ulĂ«ta tĂ« inflacionit tĂ« importuar dhe tĂ« çmimeve tĂ« ushqimeve – subjekt i goditjeve tĂ« ofertĂ«s – mbajnĂ« inflacionin poshtĂ« objektivit 3%.

Sa u takon pagave, rritja e tyre ka reflektuar rritjen e aktivitetit ekonomik dhe të produktivitetit në disa sektorë, si dhe mungesat në fuqinë punëtore dhe formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë.

Deri tani, përcjellja e pagave në çmime ka qenë e kufizuar dhe nuk ka gjeneruar efekte të raundit të dytë, e mbështetur nga rritja e produktivitetit, rënia e marzheve të fitimit të bizneseve, si dhe nga qëndrimi i kujdesshëm i politikës monetare, i reflektuar në pritjet e ankoruara për inflacionin.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë po monitoron nga afër raportin mes rritjes së pagave dhe produktivitet, pasi një divergjencë afatgjatë e tyre do të përbënte një rrezik për inflacionin në të ardhmen. Në këtë kuadër, politika jonë monetare do të mbetet e orientuar nga të dhënat e reja, qasje kjo që na mundëson të jemi fleksibël dhe efikas ndaj zhvillimeve të reja.

 

Gjatë dy viteve të fundit, Banka e Shqipërisë ka kryer ndërhyrje të përmasave të mëdha në tregun e këmbimit valutor. Mendoni se ndërhyrjet e zgjatura në tregun e këmbimit e kanë shmangur Bankën e Shqipërisë nga objektivi i saj primar i shënjestrimit të inflacionit dhe nga përdorimi i instrumentit të saj kryesor të ndërhyrjes në funksion të këtij objektivi, normave të interesit?

Kursi i këmbimit të Lekut ka ardhur në forcim të vazhdueshëm gjatë tre viteve të fundit, i cili ka pasqyruar përmirësimin e vazhduar të bilancit të shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë të vendit, si dhe reduktimin e primeve të rrezikut dhe rritjen e besimit në monedhën kombëtare.

Në mënyrë të përmbledhur:

Deficiti i llogarisĂ« korrente ka regjistruar rĂ«nie, nga niveli mesatar prej 7.5% tĂ« PBB-sĂ« nĂ« periudhĂ«n 2015 – 2021, nĂ« njĂ« mesatare prej 3.4% tĂ« PBB-sĂ«, nĂ« periudhĂ«n 2022 – 2024 dhe njĂ« suficit 0.3% nĂ« tre tremujorĂ«t e parĂ« tĂ« vitit 2025.

Kjo ecuri Ă«shtĂ« diktuar nga rritja e shpejtĂ« e eksporteve, e nxitur nga rritja e eksporteve tĂ« turizmit. PĂ«r ilustrim, eksportet totale shqiptare janĂ« rritur nga 4.7 nĂ« 9.1 miliardĂ« euro nĂ« horizontin 2021 – 2024, duke shĂ«nuar rritje tĂ« mĂ«tejshme prej rreth 10% nĂ« tre tremujorĂ«t e parĂ« tĂ« vitit 2025.

Po ashtu, eksportet e turizmit janĂ« rritur nga 1.9 nĂ« 5 miliardĂ« euro nĂ« horizontin kohor 2021 – 2024, duke u rritur mĂ« tej me 14.5% nĂ« tre tremujorĂ«t e parĂ« tĂ« vitit 2025.

Paralelisht me to, fluksi i Investimeve tĂ« Huaja Direkte ka ardhur nĂ« rritje, duke kaluar nga 1 nĂ« 1.6 miliardĂ« euro nĂ« horizontin kohor 2021 – 2024, pĂ«r t’u rritur mĂ« tej me 4.3% nĂ« tre tremujorĂ«t e parĂ« tĂ« vitit 2025.

KĂ«to zhvillime kanĂ« gjeneruar njĂ« tepricĂ« valute nĂ« tregun e brendshĂ«m, tepricĂ« e cila – sĂ« bashku me rritjen e besimit nĂ« monedhĂ«n tonĂ« kombĂ«tare – ka sjellĂ« presione pĂ«r forcimin e Lekut.

Në këto rrethana, Banka e Shqipërisë ka rritur praninë në tregun valutor gjatë dy viteve të fundit, duke tërhequr një pjesë të konsiderueshme të kësaj oferte të shtuar dhe duke zbutur ritmin e forcimit të kursit të këmbimit.

Në këtë kontekst, gjejmë me vend të bëj tre sqarime.

Së pari, ndërhyrja jonë në tregun e brendshëm valutor ka qenë dhe mbetet një ndërhyrje e përkohshme. Synimi i kësaj ndërhyrjeje nuk ka qenë mbrojtja e ndonjë niveli të caktuar të kursit të këmbimit, por amortizimi i shpejtësisë së ndodhjes së këtij fenomeni.

PĂ«rmbushja e kĂ«tij objektivi u gjykua e dobishme, sepse cektĂ«sia e tregut tĂ« brendshĂ«m valutor ishte premisĂ« pĂ«r njĂ« volatilitet tĂ« shtuar tĂ« kursit dhe – nĂ« raste ekstreme – potencialisht edhe pĂ«r shmangie tĂ« tij nga fondamentet.

Si volatiliteti i shtuar, ashtu edhe një shmangie nga fondamentet mund të kishin pasoja potenciale negative në stabilitetin monetar dhe financiar të vendit. Sa më sipër, kjo ndërhyrje nuk e cenon regjimin valutor të aplikuar në Shqipëri, i cili ka qenë dhe mbetet një regjim i lirë i kursit të këmbimit.

Niveli i kursit të këmbimit në afatin e gjatë do të diktohet gjithnjë nga raporti i kërkesës dhe ofertës për valutë në tregun e brendshëm. Banka e Shqipërisë, në përputhje me regjimin valutor, politikën dhe rregulloret përkatëse, do të jetë e pranishme në treg vetëm nëse konstaton një funksionim jo-normal të tregut valutor apo premisa për cenimin e stabilitetit monetar e financiar të vendit.

Së dyti, ecuria e kursit të këmbimit ka qenë dhe mbetet një faktor me peshë jo të vogël në inflacion dhe për rrjedhojë në qëndrimin e politikës monetare. Kjo do të thotë që politika monetare e Bankës së Shqipërisë i ka kushtuar gjithnjë vëmendje ecurisë së kursit të këmbimit dhe e ka faktorizuar atë në vendimmarrjen e politikës monetare.

PĂ«r ilustrim, forcimi i shpejtĂ« i kursit gjatĂ« viteve 2022-2024 ishte faktori primar, i cili i mundĂ«soi ekonomisĂ« shqiptare tĂ« kishte njĂ« nivel mjaft mĂ« tĂ« ulĂ«t inflacioni nĂ« raport me partnerĂ«t tanĂ« tregtarĂ« dhe – po ashtu – njĂ« normalizim mjaft mĂ« tĂ« moderuar tĂ« politikĂ«s monetare dhe nivel mĂ« tĂ« ulĂ«t normash interesi krahasuar me ta.

Po ashtu, politika jonë monetare ka faktorizuar edhe ndikimin e kursit të këmbimit në kushtet monetare dhe inflacion gjatë vitit 2025, duke u kujdesur që qëndrimi i saj të jetë gjithnjë konsistent me përmbushjen e objektivit tonë të inflacionit.

Së treti, në një perspektivë më afatgjatë, niveli i rezervave valutore të Bankës së Shqipërisë ka qenë dhe do të jetë konsistent me kriteret e brendshme të mjaftueshmërisë.

Kjo rezervë valutore shërben si garantues i aftësisë paguese të vendit, si parandalues i goditjeve spekulative, si dhe si instrument përballimi i goditjeve ekstreme të paparashikuara ekonomike apo financiare.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Si e parashikoni ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2026? Cilat besoni se do të jenë sfidat kryesore për ekonominë shqiptare?

Projeksionet tona për të ardhmen janë pozitive.

NĂ« vija tĂ« pĂ«rgjithshme, nĂ« horizontin afatmesĂ«m qĂ« mbulon periudhĂ«n 2026 – 2028, ne presim njĂ« rritje ekonomike tĂ« qĂ«ndrueshme dhe pranĂ« potencialit, tĂ« udhĂ«hequr nĂ« masĂ«n mĂ« tĂ« madhe nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve tĂ« sektorit privat, por tĂ« mbĂ«shtetur edhe nga njĂ« kontribut margjinal pozitiv – ndonĂ«se nĂ« ngadalĂ«sim – tĂ« sektorit tĂ« turizmit.

Nga ana tjetër, inflacioni i çmimeve të konsumit pritet të kthehet gradualisht në objektiv gjatë vitit të ardhshëm, i nxitur nga një ecuri e balancuar e kërkesës dhe ofertës agregate, nga një stabilitet më i madh i kursit të këmbimit dhe nga pritje të ankoruara për të ardhmen.

KĂ«to projeksione faktorizojnĂ« gjykimin tonĂ« se ambienti i huaj do tĂ« ketĂ« ecuri relativisht tĂ« stabilizuar, tĂ« karakterizuar nga njĂ« rritje pozitive – ndonĂ«se e ngadaltĂ« – e partnerĂ«ve tanĂ« tregtarĂ« tĂ« EurozonĂ«s. Po ashtu, ato faktorizojnĂ« pritjet pĂ«r njĂ« ecuri tĂ« stabilizuar tĂ« politikĂ«s fiskale, brenda kontureve aktuale tĂ« deficitit dhe duke vijuar tĂ« gjenerojĂ« njĂ« trajektore rĂ«nĂ«se tĂ« borxhit publik.

Megjithatë, sfidat natyrisht mbeten të pranishme.

Materializimi i rreziqeve gjeopolitike në ambientin e jashtëm apo intensifikimi i konflikteve tregtare mund të devijojnë trajektoren e zhvillimit të vendit nga parashikimet tona, duke kërkuar monitorim të vazhdueshëm dhe reagim të hershëm.

Po ashtu, zhvillimet e pafavorshme demografike, ndryshimet klimatike, si dhe revolucioni teknologjik e digjital, mbeten sfida afatgjata strukturore me të cilat do të përballet zhvillimi i vendit.

Adresimi i tyre kërkon investime të mëtejshme në arsim e shëndetësi, si instrumente të domosdoshme për rritjen afatgjatë të produktivitetit, si dhe forcimin e rrjeteve të sigurisë, përfshi edhe rishikimin e reformës të sistemit të pensioneve.

Në gjykimin tonë, momenti pozitiv i zhvillimeve ekonomike në vend, si dhe përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian ofrojnë një oportunitet që nuk duhet humbur për implementimin e agjendës së reformave strukturore.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Si e vlerësoni ecurinë e sistemit bankar dhe financiar gjatë vitit 2025 dhe cilat janë pritshmëritë tuaja kryesore për ecurinë e sektorit në vitin 2026?

Viti 2025 ishte një tjetër vit pozitiv për sektorin tonë bankar. Veprimtaria e tij u zgjerua me ritme të kënaqshme, e mbështetur nga rritja e depozitave të publikut dhe e orientuar drejt kreditimit dhe investimeve në tituj.

Veprimtaria bankare mbeti fitimprurëse, në nivele të afërta me vitin e kaluar. Treguesit e kapitalizimit të sektorit bankar dhe ata të likuiditetit, rezultuan në nivele shumë të mira. Kreditimi ruajti ritmet e larta të rritjes, ku kontributi pozitiv i kreditimit në Lek ishte më i lartë se ai i valutës.

Kredia për individët shkoi kryesisht drejt kredisë për konsum dhe asaj për blerje të pasurive të paluajtshme. Kredia për biznese u përdor kryesisht për kapital qarkullues dhe për investime.

Për vitin 2026, ne presim që ecuria pozitive e veprimtarisë së sektorit bankar të vazhdojë. Ritmet e kreditimit do të vijojnë të mbeten të mira, në kushtet kur kërkesa mbetet e qëndrueshme, e mbështetur mbi ecurinë pozitive të të ardhurave.

Nga ana e ofertës, rritja e depozitave do të mbështesë rritjen e kredisë, ndonëse në këtë drejtim, bankat duhet të konsiderojnë edhe kërkesat për kapital që kërkohen nga kuadri rregullator. Veprimtaria do të vijojë të gjenerojë nivele të mira të fitimit, e mbështetur nga ecuria pozitive e të ardhurave neto nga interesi, dhe të ardhurave të tjera.

GjatĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m, performanca e sistemit financiar dhe e sektorit bankar, si dhe rregullimit dhe mbikĂ«qyrjes sĂ« tij, do t’i nĂ«nshtrohet vlerĂ«simit profesional tĂ« ekipit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar dhe tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore, si pjesĂ« e Programit tĂ« VlerĂ«simit tĂ« Sektorit Financiar (FSAP).

Ne presim që ky vlerësim të konfirmojë gjendjen e qëndrueshme të sektorit bankar, dhe të ofrojë drejtimet për përmirësime të mëtejshme. Gjatë vitit 2026, ne presim që të nisin veprimtarinë e tyre të plotë dy banka të cilat në 2025-n morën licencën paraprake.

Në këtë mënyrë, struktura e sektorit tonë bankar do të bëhet më e larmishme, konkurrenca do të rritet dhe mundësitë e zgjedhjes së publikut shqiptar për shërbime bankare do të zgjerohen.

 

Raporti i kredive me probleme ka qenë në stanjacion gjatë vitit 2025, pas një tendence disavjeçare në rënie. Cilat kanë qenë arsyet dhe a shihni rreziqe për rikthim të rritjes së këtij treguesi gjatë 2026?

ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« raporti i kredive me probleme, pas njĂ« rĂ«nieje tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« vitet e kaluara, Ă«shtĂ« luhatur gjatĂ« pjesĂ«s mĂ« tĂ« madhe tĂ« kĂ«tij viti pranĂ« nivelit 4% dhe pritet ta mbyllĂ« kĂ«tĂ« vit nĂ« njĂ« nivel lehtĂ«sisht mĂ« tĂ« lartĂ«.

Moderimi i rënies së treguesit të kredive me probleme ishte i pritshëm, në kushtet e rritjes së shpejtë të kredisë në vitet e fundit, por ecuria e tyre gjatë këtij viti është përcaktuar nga raste të veçanta.

Sidoqoftë, është e nevojshme që bankat të ruajnë vëmendjen në procesin e analizës së aplikimeve për kredi, si dhe gjatë monitorimit të saj.

Në një qasje më të përgjithshme, duhet bërë kujdes që të kontrollohet dhe të moderohet efekti i mundshëm i zgjerimit të shpejtë të kredisë dhe i rritjes së konkurrencës në treg në relaksimin e standardeve të kreditimit.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Gjatë vitit 2025, Banka e Shqipërisë aplikoi disa masa kufizuese për kredinë për blerjen e banesave nga individët. Si i vlerësoni rezultatet e deritanishme të këtyre masave dhe çfarë ndikimesh prisni të japin në ecurinë e kredisë për shtëpi në vitin 2026?

Masat që mori Banka e Shqipërisë në maj të 2025-s filluan të zbatohen nga sektori bankar në tremujorin e tretë të vitit. Këto masa synojnë ruajtjen e cilësisë së mirë të ekspozimeve të sektorit bankar në tregun e pasurive të paluajtshme rezidenciale, në kushtet e rritjes së shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme dhe të çmimeve të banesave në vitet e fundit.

Masat konsistonin në vendosjen e kufijve të sipërm mbi dy treguesit e standardeve të kredisë së re për blerjen e pasurive të paluajtshme rezidenciale, konkretisht mbi raportin e vlerës së kredisë ndaj vlerës së kolateralit dhe raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave të kredimarrësit.

Këto masa, të cilat u kalibruan duke u nisur nga struktura ekzistuese e kredisë për blerje të pasurive të paluajtshme rezidenciale në sektorin bankar, u zbatuan duke konsideruar llojin e monedhës dhe qëllimin e përdorimit të pronës së blerë.

NĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kĂ«to masa tĂ« mos paraqisnin njĂ« kufizim tĂ« tepruar pĂ«r aplikime specifike qĂ« bankat do t’i vlerĂ«sonin me interes, atyre iu lejua tĂ« kapĂ«rcenin kufijtĂ« e pĂ«rcaktuar nĂ« treguesit e pĂ«rzgjedhur, brenda njĂ« kuote tĂ« caktuar.

Aktualisht, jemi duke analizuar të dhënat që kanë sjellë bankat për tremujorin e tretë të vitit dhe rezultatet konkrete nuk i kemi ende.

Megjithatë, do të nevojitet më shumë se një tremujor me të dhëna, për të kuptuar drejt ecurinë e ekspozimeve të targetuara dhe efektin e masave. Më tej, rezultatet do të vendosen në kontekstin e përgjithshëm të ecurisë së kredisë dhe të ecurisë së çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme.

Në këtë mënyrë do të gjykohet lidhur me nevojën për ndryshimin e këtyre masave, në formën e plotësimit të tyre me masa të tjera ose me rikalibrim të vlerave të kufijve të caktuar. Me kalimin e kohës, ne presim që këto masa të ulin ndjeshëm ekspozimet e bankave që i kanë treguesit e përmendur më sipër mbi vlerat kufi.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

 

Lexoni edhe:

Dilemat e ekonomisë, nga pesimismi i bizneseve te rreziku i flluskës në ndërtim

The post BSH: Pritshmëritë për ekonominë janë pozitive, por duhet ulur varësia nga sektorët e veçantë appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë bleu 826 milionë euro për 9-mujorin 2025

7 January 2026 at 16:27

Banka e Shqipërisë bleu në tremujorin e tretë të vitit të kaluar një shumë rekord prej afro 631 milionë eurosh në tregun e brendshëm valutor.

Sipas informacionit nga Banka Qendrore, në ankandet e planifikuara me qëllim rritjen e rezervës valutore gjatë tremujorit të tretë u blenë 108.2 milionë euro. Ndërsa shuma e blerjeve direkte, me qëllim për të frenuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit Euro-Lek, ishte gati pesë herë më e madhe, me gjithsej 522.6 milionë euro.

Banka e Shqipërisë i nisi blerjet direkte të valutës qysh në muajin maj dhe i ka vazhduar ato gjatë gjithë pjesës së mbetur të vitit 2025.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 52.2%.

Pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 72% ishin blerje direkte me qëllim kontrollin e kursit të këmbimit, ndërsa pjesa e mbetur prej 28% ishin blerje të kryera nëpërmjet ankandeve, në kuadrin e objektivave të lidhura me rritjen e rezervës valutore.

Pavarësisht blerjeve të mëdha të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka vijuar rënien edhe gjatë vitit 2025, duke prekur rekorde të reja historike, pranë nivelit të 95 lekëve.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme. Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023.

Megjithatë, ngadalësimi i rënies së kursit duket se mund të shpjegohet në një masë të konsiderueshme me ndërhyrjet e Bankës Qendrore. Në mungesë të këtyre blerjeve, kursi i këmbimit do të kishte pësuar një rënie edhe më të madhe.

Vitin e ardhshĂ«m, Banka e ShqipĂ«risĂ« do tĂ« rrisĂ« mĂ« tej blerjet e planifikuara tĂ« valutĂ«s nĂ« tregun e brendshĂ«m. Ajo synon tĂ« blejĂ« pĂ«rmes ankandeve 330 – 450 milionĂ« euro, me objektiv rritjen e rezervĂ«s valutore. Objektivi i blerjeve Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m krahasuar me projeksionet nĂ« intervalin 270-350 milionĂ« euro tĂ« parashikuar pĂ«r vitin 2025.

Gjatë vitit 2026, janë programuar gjithsej 26 ankande për blerje valute, që do të zhvillohen mes muajve shkurt dhe dhjetor. Prej tyre, 9 do të jenë ankande për blerje në të ardhmen (forward) njëmujore dhe tremujore, ndërsa 17 do të jenë ankande me blerje në datën përkatëse (spot).

Edhe për vitin 2026, përqendrimi më i lartë i blerjeve parashikohet në sezonin veror, kur edhe oferta valutore është më e madhe. Sipas kalendarit, në periudhën mes muajve qershor dhe gusht do të zhvillohen gjithsej 12 ankande për blerje valute.

Shuma maksimale e planifikuar pĂ«r t’u blerĂ« nĂ« raundin e parĂ« do tĂ« jetĂ« 10-12 milionĂ« euro, nĂ« varĂ«si tĂ« ankandit. MegjithatĂ«, rregulloret i lejojnĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« kryejĂ« edhe blerje nĂ« njĂ« raund tĂ« dytĂ«, me kursin mesatar tĂ« blerjeve nĂ« raundin e parĂ«.

Shumat e mësipërme nuk përfshijnë blerjet e mundshme për qëllime të ndërhyrjes në tregun valutor, në funksion të stabilizimit të tregut apo objektivave të politikës monetare.

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

 

The post Banka e Shqipërisë bleu 826 milionë euro për 9-mujorin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë shtyn edhe një vit programin për mbështetjen e SME-ve

7 January 2026 at 00:01

Banka e Shqipërisë ka vendosur të shtyjë edhe me një vit programin e mbështetjes me kredi të biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm. Në mbledhjen e fundit të vitit të kaluar, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore vendosi disa ndryshime në rregulloren përkatëse, që ishte miratuar në janar 2025.

Sipas ndryshimeve në rregullore, afati maksimal kohor për disbursimin e kredive që do të jenë pjesë e këtij programi dhe për aksesin fillestar të tyre në instrumentin e rifinancimit të Bankës së Shqipërisë do të jetë data 31 dhjetor 2026, ndërsa afati i mëparshëm kishte qenë data 31 dhjetor 2025. Për të ruajtur afatin maksimal 5-vjeçar të huave të dhëna në kuadrin e këtij programi, kohëzgjatja e zbatimit të nismës është shtyrë deri në 31 dhjetor 2031.

Kjo iniciativë e Bankës së Shqipërisë ishte i pari program me anë të të cilit u ofrua mbështetje direkte për një segment të veçantë të biznesit në treg, nëpërmjet financimit me kushte të lehtësuara.

Likuiditeti i vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë për bankat, në kuadër të programit, ka një normë interesi vjetor prej 0.5%. Rregullorja parashikon edhe mundësinë që kostoja e rifinancimit të barazohet me atë të normës bazë të interesit të vendosur nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në rast se kjo normë bie poshtë nivelit 0.5%.

Sektori bankar mund të japë kredi për SME-të në kuadër të këtij programi me një normë interesi vjetore jo më të madhe se 3.5% në vit. Banka e Shqipërisë vlerëson se vendosja e një tavani maksimal për kreditë e disbursuara si pjesë e këtij programi ju ofron SME-ve më shumë siguri e garanci në planet e tyre të investimit dhe zhvillimit. Diferenca prej 3 pikësh përqindjeje midis kostos së likuiditetit të vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë dhe çmimit të një kredie individuale është e përafërt, ndonëse më e ulët, me diferencën midis çmimit mesatar të një kredie për SME-të gjatë tre viteve të fundit dhe kostos së depozitave me afat për këtë periudhë.

NĂ« rast se kĂ«to kredi do tĂ« garantohen me garanci shtetĂ«rore, norma tavan e interesit do tĂ« jetĂ« edhe mĂ« e ulĂ«t. NĂ« rastin kur garancia mbulon 15% – 35% tĂ« rrezikut tĂ« kredisĂ«, interesi nuk mund tĂ« jetĂ« mĂ« i lartĂ« se 3%. NĂ« rast se garancia sovrane mbulon 35% – 55% tĂ« rrezikut tĂ« kredisĂ«, interesi maksimal do tĂ« jetĂ« 2.5%. NĂ« rast se garancia sovrane mbulon 55% – 75% tĂ« rrezikut tĂ« kreditit, norma tavan e interesit do tĂ« jetĂ« 2%.

Deri tani, Banka e Shqipërisë nuk ka publikuar informacion lidhur me shkallën e përdorimit të këtij programi gjatë vitit të parë të zbatimit të tij.

Megjithatë, statistikat tregojnë se në fund të nëntorit 2025, portofoli i kredisë për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme arriti në 236.5 miliardë lekë, në rritje me 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo normë rritje ishte lehtësisht më e lartë se rritja mesatare e kredisë për bizneset në total për të njëjtën periudhë.

Gjithashtu, norma e rritjes së kredisë për SME-të ishte afërsisht dy herë më e lartë krahasuar me rritjen prej 4.6% që ishte regjistruar në vitin e mëparshëm (nëntor 2023-nëntor 2024).

 

The post Banka e Shqipërisë shtyn edhe një vit programin për mbështetjen e SME-ve appeared first on Revista Monitor.

Kredia për shtëpi ngelet e shëndetshme, rreziqet janë të kontrolluara

By: Mira Leka
5 January 2026 at 09:42

IntervistĂ« me Spiro Brumbulli, sekretar i pĂ«rgjithshĂ«m i ShoqatĂ«s Shqiptare tĂ« Bankave   Masat e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r kredinĂ« pĂ«r shtĂ«pi kanĂ« ndikuar kryesisht atĂ« segment tĂ« huamarrĂ«sve qĂ« duan tĂ« investojnĂ« nĂ« pasuri tĂ« paluajtshme pĂ«r qĂ«llime fitimi. Spiro Brumbulli, sekretar i pĂ«rgjithshĂ«m i ShoqatĂ«s Shqiptare tĂ« Bankave, thotĂ« pĂ«r “Monitor” se kĂ«to masa nuk i kanĂ« prekur shumĂ« ata hu...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kredia për shtëpi ngelet e shëndetshme, rreziqet janë të kontrolluara appeared first on Revista Monitor.

BSH: Pritshmëritë për ekonominë janë pozitive, por duhet ulur varësia nga sektorët e veçantë

By: Mira Leka
5 January 2026 at 09:20

Prononcim i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r revistĂ«n “Monitor”   PavarĂ«sisht ecurisĂ« pozitive, ekonomia shqiptare vijon tĂ« shfaqĂ« disa probleme strukturore. NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r “Monitor”, Banka e ShqipĂ«risĂ« shprehet se baza sektoriale e rritjes ekonomike nuk Ă«shtĂ« e plotĂ«, ndĂ«rsa tregu i punĂ«s po shfaq mungesa nĂ« rritje, si pasojĂ« e tendencave tĂ« pafavorshme demografike, emigracionit, si dhe e mosp...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post BSH: Pritshmëritë për ekonominë janë pozitive, por duhet ulur varësia nga sektorët e veçantë appeared first on Revista Monitor.

Shpenzimet e bankave për personelin, në rritje për të pestin vit radhazi

By: Mira Leka
26 December 2025 at 22:04

Shpenzimet e sektorit bankar për personelin po rriten për të pestin vit radhazi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet për personelin gjatë 9-mujorit 2025 arritën në më shumë se 14.4 miliardë lekë, në rritje me 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe në nivelin më të lartë regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.

Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave treguan se në fund të muajit shtator bankat raportuan 7 445 të punësuar, në rritje me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shtimi i numrit të punësuarve duket se ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve të personelit, por megjithatë efektin më të madh po vazhdon ta japë rritja e pagave.

Sipas të dhënave të INSTAT, për tremujorin II 2025, paga mesatare bruto në sektorin financiar arriti nivelin rekord prej afërsisht 175 mijë lekësh në muaj, në rritje vjetore me 5.3%.

Procesi i konsolidimit të sektorit bankar, deri në vitin 2019, solli përkohësisht edhe një rënie të shpenzimeve të personelit. Por, në vitet pas pandemisë, ky zë i shpenzimeve i është kthyer rritjes me ritme të përshpejtuara dhe ka arritur nivelet më të larta historike.

Sektori bankar dhe financiar është përballur me trysni në rritje nga tregu i punës, sidomos në pozicionet e nivelit të ulët dhe të mesëm, duke i detyruar këto institucione të rishikojnë në rritje pagat.

Rritja e pagave sidoqoftë është mbështetur edhe nga performanca pozitive e sektorit dhe rritja e fitimeve të vitet e fundit. Bankat po vazhdojnë të shfrytëzojnë efektin e rritjes së normave të interesit, por megjithatë ky efekt gradualisht po zbehet dhe rritja e të ardhurave neto nga interesat është frenuar këtë vit.

Këta faktorë kanë sjellë edhe një ulje të fitimit. Fitimi neto i sektorit bankar për 9-mujorin 2025 arriti vlerën e 26.2 miliardë lekëve, në rënie me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare është përballur me rritje të ndjeshme të kostos së punës, të shkaktuar kryesisht nga tendencat negative demografike, emigracioni i të rinjve dhe konkurrenca nga tregjet e huaja në tërheqjen e forcës së specializuar të punës.

Në raportin e politikës monetare për tremujorin e katërt të vitit, Banka e Shqipërisë vlerëson se presionet e brendshme inflacioniste janë forcuar, në pasqyrim të zgjerimit të aktivitetit ekonomik, kushteve të shtrënguara në tregun e punës, si dhe rritjes së çmimit të qirave. / E.Shehu

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

The post Shpenzimet e bankave për personelin, në rritje për të pestin vit radhazi appeared first on Revista Monitor.

Anketimi, bankingu i hapur si “angari” pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« pĂ«rputhje me rregullat

26 December 2025 at 12:00

Sektori financiar në vend e sheh ende bankingun e hapur si detyrim ligjor dhe jo si një platformë të mirëfilltë inovacioni.

Sipas një anketimi të bërë nga ekspertë të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC, pjesë e Bankës Botërore), të zhvilluar me 13 banka dhe institucione financiare, rezultoi se pak prej këtyre institucioneve zhvillojnë aktualisht shërbime me vlerë të shtuar, të bazuar në bankingun e hapur.

Vetëm 27% e institucioneve të anketuara kanë zhvilluar API (ndërfaqe të programimit të aplikacioneve) përtej kërkesave minimale rregullatore të Bankës së Shqipërisë dhe direktivës PSD 2.

Anketimi evidentoi gjithashtu problematika të lidhur me kontrollin dhe auditimin e pavarur.

Auditimet e jashtme të sigurisë së IT-së të kuadrit të bankingut të hapur janë të rralla. Shumica e vlerësimeve të sigurisë kryhen vetëm brenda kompanisë.

Dy prej bankave nuk kanë një kuadër të bankingut të hapur të dokumentuar dhe specifik për përputhshmërinë, të ndara nga politikat e përgjithshme.

Bankingu i hapur nuk është i integruar në mënyrë sistematike në planet e auditimit të brendshëm ose ciklet e vlerësimit të riskut.

Ekspertët e IFC rekomandojnë që bankat të zhvendosen nga konceptimi i përputhshmërisë me PSD2 drejt konceptit të bankingut të hapur si produkt, me API të zgjeruara dhe tregues performance të qartë dhe të monitoruar.

Gjithashtu, rekomandohet që bankat të shohin me përparësi formalizimin e kornizave të bankingut të hapur, duke përfshirë politikat, miratimet e bordit, fushëveprimi i auditimit të brendshëm dhe llogaridhënia e qartë.

Bankingu i hapur ishte njĂ« nga risitĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« ligjit tĂ« ri “PĂ«r shĂ«rbimet e pagesave”,

që ka hyrë në fuqi qysh në janar 2021, mbështetetur mbi parimet kryesore të Direktivës së Dytë të Bashkimit Europian për pagesat (PSD 2) dhe synon të sjellë më shumë konkurrencë në këtë treg, duke krijuar më shumë hapësira për institucionet financiare të pagesave.

Open banking duhet t’i mundĂ«sojĂ« çdo individi apo subjekti me njĂ« llogari pagese ta pĂ«rdorĂ« atĂ« pĂ«r tĂ« kryer shĂ«rbime pagesash tĂ« ofruara nga institucione tĂ« tjera financiare.

Bankat duhet të japin akses me aprovimin e titullarit të llogarisë dhe vetëm për qëllime të transaksioneve të pagesave. Ky koncept është i lidhur kryesisht me dy shërbime të reja, atë të inicimit të shërbimit të pagesës dhe të informimit mbi llogaritë.

Bankingu i hapur krijon hapësirë për më shumë konkurrencë në tregun e shërbimeve të pagesave, veçanërisht për institucionet financiare fintech. Megjithatë, deri më sot vetëm dy prej këtyre institucioneve janë licencuar nga Banka e Shqipërisë për shërbimet e bazuara në bankingun e hapur. Shërbimet e open banking janë bërë operacionale gjatë vitit 2025, por ende në një shkallë të kufizuar. / E.Shehu

The post Anketimi, bankingu i hapur si “angari” pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« pĂ«rputhje me rregullat appeared first on Revista Monitor.

Si do të funksionojë banka e parë 100% digjitale në vend, cilat do jenë shoqëritë investitore

23 December 2025 at 00:02

ShqipĂ«ria pritet tĂ« ketĂ« bankĂ«n e parĂ« plotĂ«sisht digjitale, nĂ« njĂ« moment kur sistemi financiar po pĂ«rballet me sfida tĂ« formalizimit, pĂ«rfshirjes financiare, digjitalizimit dhe ambicies sĂ« qeverisĂ« pĂ«r njĂ« ekonomi pa para nĂ« dorĂ« “cashless”.

Në një intervistë për Monitor, Fatbardha Rino, CEO e JET Bank, që së fundmi ka marrë licencën paraprake nga Banka e Shqipërisë, shpjegon arsyet pas krijimit të bankës së re, modelin e funksionimit, tregun e synuar, strukturën e pronësisë dhe dallimet kryesore nga bankat tradicionale.

Intervistë me Fatbardha Rino, CEO e JET bank

  1. Pse u mor vendimi që të hapet një bankë digjitale në Shqipëri?

Vendimi për të ndërtuar një bankë digjitale në Shqipëri ka ardhur si rezultat i një analize afatgjatë të zhvillimeve në sistemin financiar, por mbi të gjitha nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë i nevojave reale dhe mungesave në shërbimin ndaj klientëve. Pas 24 vitesh përvojë në bankim, kam parë nga afër se si modeli bankar ka evoluar, nga banka me limite në akses, te retail-i tradicional dhe më pas drejt digjitalizimit, jo si një trend teknologjik, por si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kërkesave në ndryshim të klientëve.

Bankat digjitale nuk ndĂ«rtohen pĂ«r tĂ« zĂ«vendĂ«suar degĂ«t apo edhe bankat tradicionale, por pĂ«r tĂ« zgjidhur probleme konkrete: procese tĂ« gjata, produkte tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u kuptuar, akses tĂ« kufizuar dhe pĂ«rvoja, qĂ« shpesh nuk Ă«shtĂ« e ndĂ«rtuar rreth individit. PikĂ«risht kĂ«to boshllĂ«qe krijojnĂ« nevojĂ«n pĂ«r njĂ« model tĂ« ri bankar, mĂ« tĂ« thjeshtĂ«, mĂ« transparent dhe mĂ« tĂ« aksesueshĂ«m.

Shqipëria ndodhet sot në një moment kyç zhvillimi. Digjitalizimi është një prioritet kombëtar, ndërsa reformat në drejtim të formalizimit të ekonomisë, transparencës dhe përafrimit me standardet evropiane kanë rritur ndjeshëm besimin e aktorëve ndërkombëtarë, për të investuar në vend. Kjo vëmendje ndërkombëtare nuk vjen rastësisht, por si reflektim i hapave konkrete që Shqipëria po ndërmerr drejt një ekonomie më europiane.

Në këtë kontekst, JET Bank u konceptua si një bankë 100% digjitale, e ndërtuar mbi nevojat reale të klientëve dhe në harmoni të plotë me këtë moment zhvillimi të vendit. Një bankë me procese të thjeshta, siguri të lartë dhe qeverisje të fortë, e përputhshme me standardet evropiane dhe e aftë të kontribuojë në rritjen e përfshirjes financiare dhe alternative e re e sistemit bankar shqiptar.

  1. JET Albania është e para që ka aplikuar për licencë dixhitale në Shqipëri, në një vend ku informaliteti është i lartë dhe përdorimi i shërbimeve bankare mbetet relativisht i ulët. Si i shihni sfidat e të bërit biznes.

Informaliteti dhe përdorimi relativisht i ulët i shërbimeve bankare janë realitete të njohura, por nuk janë arsye për të mos investuar; përkundrazi, janë tregues të qartë oportunitetesh se ka hapësirë për modele të reja. Përvoja e gjatë në këtë industri si brenda dhe jashtë vendit, më ka mësuar se imponimi nuk është mjeti më i qëndrueshëm drejt formalizimit.

Të gjitha studimet më relevante tregojnë se këto tregje karakterizohen nga përdorim i gjerë i cash-it, akses i kufizuar në shërbime bankare formale, mungesë edukimi financiar dhe një nivel i ulët besimi ndaj institucioneve financiare.
Këta faktorë krijojnë barriera reale për formalizimin, rritjen e bizneseve dhe përfshirjen financiare të individëve, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në mënyrën se si operojnë institucionet financiare dhe si ndërtohet marrëdhënia me klientin.

Pikërisht në këtë kontekst, sfida kryesore nuk është vetëm ofrimi i produkteve bankare, por ndërtimi gradual i besimit, thjeshtimi i aksesit dhe krijimi i një përvoje financiare, që i përgjigjet realiteteve lokale, pa kompromentuar standardet rregullatore dhe të sigurisë.

Kjo kërkon kohë, edukim financiar dhe mbi të gjitha një kuadër të fortë rregullator dhe sigurie.

JET Bank e sheh veten si një alternativë moderne që mund të kontribuojë në rritjen e përfshirjes financiare dhe formalizimit, në mënyrë graduale dhe të qëndrueshme.

  1. Kur pritet të fillojë aktiviteti dhe si do të funksionojë kjo bankë digjitale?

JET Bank do tĂ« nisĂ« aktivitetin vetĂ«m pasi tĂ« pĂ«rfundojĂ« plotĂ«sisht i gjithĂ« procesi rregullator dhe certifikues, si dhe faza e testimit tĂ« detajuar tĂ« sistemeve. Procesi i licencimit pĂ«r njĂ« bankĂ« Ă«shtĂ« i strukturuar dhe kĂ«rkon kohĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« verifikime tĂ« shumta teknike, operacionale, organizative dhe tĂ« sigurisĂ«. LigjĂ«risht, ky proces mund tĂ« zgjasĂ« deri nĂ« 12 muaj dhe synon tĂ« garantojĂ« qĂ« çdo element i bankĂ«s tĂ« jetĂ« plotĂ«sisht i qĂ«ndrueshĂ«m, pĂ«rpara se t’i ofrohet publikut.

Aktualisht ndodhemi në një fazë shumë të rëndësishme përgatitore, ku çdo hallkë e operacioneve po testohet dhe certifikohet në detaje, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetin mbikëqyrës. Ky është një proces thelbësor, për të garantuar sigurinë e klientëve, stabilitetin operacional dhe përputhshmërinë e plotë rregullatore.

JET Bank do të funksionojë si një bankë 100% digjitale, kryesisht përmes aplikacionit mobil. Onboarding-i i klientëve do të jetë tërësisht digjital, i sigurt dhe në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore por dhe standarte Europiane. Core banking i bankës është ndërtuar mbi Oracle Banking Services, një platformë e përdorur gjerësisht nga institucione bankare ndërkombëtare, që garanton stabilitet, integritet të të dhënave dhe vazhdimësi operacionale.

Për përvojën e përdoruesit dhe ndërveprimin digjital përdoret Backbase, ndërsa automatizimi i proceseve dhe integrimet mbështetet nga Facilization. Identifikimi dhe verifikimi i klientëve realizohet përmes Jumio, ndërsa monitorimi i riskut, AML dhe përputhshmëria rregullatore sigurohen përmes ComplyAdvantage.

Infrastruktura teknologjike është ndërtuar mbi platformat më të sigurta globale, duke kombinuar Oracle Cloud Infrastructure, Microsoft Azure dhe Amazon Web Services, ndërsa siguria forcohet përmes përdorimit të firewalls të dedikuara nga Palo Alto. Të dhënat e klientëve ruhen brenda Bashkimit Evropian, në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe rregulloret më strikte të BE-së për mbrojtjen e të dhënave. Pra deri sa të sigurojmë, që të gjitha këto komponente janë stable, të sigurtë dhe të certifikuar, do të duhet të merret koha e nevojshme.

  1. Cili është tregu juaj i synuar?

JET Bank fokusohet nĂ« ofrimin e shĂ«rbimeve bankare tĂ« thjeshta, tĂ« sigurta dhe tĂ« lehta pĂ«r t’u pĂ«rdorur, tĂ« ndĂ«rtuara mbi nevojat reale tĂ« tregut dhe analizat e sjelljes sĂ« klientĂ«ve. Qasja jonĂ« nuk nis nga segmentimi tradicional, por nga identifikimi i kĂ«rkesave konkrete pĂ«r shĂ«rbime mĂ« tĂ« aksesueshme, mĂ« transparente dhe mĂ« efikase.

Si bankë digjitale, JET Bank ndjek një model zhvillimi progresiv. Produktet nuk ndërtohen të gjitha njëkohësisht, por hap pas hapi, duke filluar nga funksionet bazë bankare dhe duke u zgjeruar gradualisht mbi bazën e përdorimit real, kërkesës së tregut dhe stabilitetit operacional. Kjo qasje siguron që çdo shërbim i ri të jetë i kuptueshëm, i testuar dhe i përshtatur me kërkesat e klientëve.

Qasja jonë është gjithëpërfshirëse. Synimi është të ulim barrierat e hyrjes në sistemin bankar formal përmes shërbimeve të thjeshta dhe proceseve të qarta, duke ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë me klientët, në përputhje me zhvillimet e tregut dhe standardet rregullatore.

  1. Në planin tuaj të biznesit, cilat janë disa pritshmëri në vitin e parë të aktivitetit në drejtim të numrit të klientëve, volumit të transaksioneve etj.

Viti i parë është konceptuar si një vit konsolidimi dhe ndërtimi i besimit. Objektivat janë të matur dhe realiste, duke pasur parasysh natyrën e një institucioni të ri bankar. Prioriteti është stabiliteti operacional, cilësia e shërbimit dhe adoptimi gradual nga klientët. Suksesi për ne matet jo vetëm me numrin e klientëve, por me nivelin e përdorimit aktiv të shërbimeve, besimin që klientët krijojnë ndaj bankës dhe qëndrueshmërinë e operacioneve.

Për një bankë digjitale të re, sidomos në një treg në zhvillim, objektivi kryesor nuk është përshpejtimi i volumit, por vendosja e ekuilibrave të duhur mes rritjes, kontrollit dhe qëndrueshmërisë.

Pritshmëritë për numrin e klientëve dhe aktivitetin transaksional janë ndërtuar mbi parimin e adoptimit progresiv. Fokusimi është te krijimi i një baze përdoruesish që e përdorin bankën realisht, e kuptojnë modelin digjital dhe ndërtojnë një marrëdhënie afatgjatë me institucionin, më shumë sesa te zgjerimi i shpejtë numerik.

Nga këndvështrimi financiar, viti i parë shërben edhe si një fazë vëzhgimi dhe kalibrimi: si reagojnë klientët ndaj produkteve, si funksionojnë proceset e automatizuara në praktikë dhe si përkthehet përvoja digjitale në besim dhe përdorim të qëndrueshëm. Volumet dhe ritmet e aktivitetit janë të menduara të rriten në mënyrë organike, në përputhje me kapacitetin operacional dhe maturimin e tregut.

Për ne, suksesi nuk lexohet vetëm në rritje, por në cilësinë e asaj rritjeje. Besimi i klientëve, përdorimi aktiv i shërbimeve dhe stabiliteti i operacioneve janë tregues shumë më domethënës në këtë fazë sesa rezultatet afatshkurtra. Kjo qasje krijon bazën që vitet pasuese të ndërtohen mbi një strukturë të shëndoshë dhe financiarisht të balancuar.

  1. Në raport me bankat tradicionale, çfarë do të jetë ndryshe nga JET Albania?

Dallimi kryesor qëndron në faktin se JET Bank është ndërtuar digjitale që nga themeli. Kjo do të thotë se proceset, sistemet dhe mënyra e funksionimit nuk janë përshtatur mbi struktura ekzistuese, por janë projektuar që në fillim për një bankë pa degë fizike dhe me ndërveprim kryesisht digjital.

Nuk kemi sisteme të vjetra (legacy) apo procese manuale të trashëguara nga modele tradicionale. Proceset e panevojshme janë eliminuar dhe ato që mbeten janë automatizuar, në mënyrë që teknologjia të merret me volumin dhe rutinën, ndërsa njerëzit të fokusohen te vendimmarrja, mbikëqyrja dhe marrëdhënia me klientin.

Paralelisht me këtë, JET Bank po ndërton një strukturë të fortë organizative, përfshirë një Drejtori funksionale dhe një Qendër të dedikuar të Shërbimit ndaj Klientit, me ekipe të shumta dhe të trajnuara posaçërisht. Këto ekipe janë pjesë qendrore e modelit tonë operativ dhe do të jenë të pranishme për të mbështetur klientët, për të menaxhuar rastet komplekse dhe për të garantuar që çdo proces digjital të ketë gjithmonë një përgjegjësi njerëzore pas tij.

Ky kombinim mes teknologjisë dhe njerëzve na lejon të jemi më efikasë, më të shpejtë dhe më fleksibël, duke ruajtur në të njëjtën kohë të njëjtin rigorozitet rregullator, nivel sigurie dhe standarde kontrolli që aplikohen për bankat tradicionale.

  1. A do të jetë aksionar i vetem i JET Bank Idan Avishai apo në projekt do të përfshihen investitorë të tjerë individuale apo institucionale?

JET Bank është në pronësi të JET Holding, një konsorcium kompanish ndërkombëtare me qender ne Amsterdam. Struktura e pronësisë nuk përfshin aksionarë individualë të drejtpërdrejtë, por realizohet përmes shoqërive që kanë investitorë të ndryshëm dhe pronarë përfitues përfundimtarë (UBO) të identifikuar, në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore.

Z.Idan Avishai, shtetas britanik, është një nga investitorët kryesorë përmes strukturave përkatëse dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fazat e hershme të projektit, por nuk është aksionari i vetëm dhe nuk përfaqëson i vetëm pronësinë e bankës.

Më lejoni të sqaroj se JET Bank nuk është ende e regjistruar si shoqëri bankare, pasi përpara regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ekziston një proces i detajuar miratimi nga Banka e Shqipërisë. Ky proces përfshin aprovimin e strukturës së qeverisjes, organeve drejtuese dhe modelit organizativ të bankës. Vetëm pas përfundimit të këtij procesi rregullator dhe marrjes së miratimeve përkatëse, banka do të regjistrohet zyrtarisht dhe do të nisë veprimtarinë e saj.

TĂ« gjitha shoqĂ«ritĂ« aksionare dhe pronarĂ«t pĂ«rfitues pĂ«rfundimtarĂ« kanĂ« kaluar procesin rigoroz tĂ« vlerĂ«simit “fit & proper” nga Banka e ShqipĂ«risĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« verifikimin e integritetit, burimit tĂ« kapitalit dhe pĂ«rputhshmĂ«risĂ« rregullatore, nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet evropiane.

  • Cili Ă«shtĂ« background i z.Avishai nĂ« biznes dhe a ka pĂ«rvojĂ« nĂ« aktivitete tĂ« tjera financiare, pĂ«rveç platformave tĂ« trading?

Z.Idan Avishai është një investitor ndërkombëtar me përvojë në ndërtimin dhe financimin e projekteve në sektorë të ndryshëm, përfshirë teknologjinë, shërbimet financiare dhe struktura investimi. Profili i tij është ai i një investitori strategjik, i fokusuar në qeverisje korporative, strukturim kapitali dhe mbështetje të projekteve afatgjata.

Në JET Bank, roli i tij është qartësisht ai i pronarit përfitues përfundimtar dhe investitorit, ndërsa banka është konceptuar, ndërtuar dhe do të operohet nga një ekip profesional lokal, nën mbikëqyrjen e plotë të Bankës së Shqipërisë dhe në përputhje me kuadrin rregullator shqiptar dhe evropian.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« licencimit, e theksoj sĂ«rish, tĂ« gjithĂ« aksionarĂ«t kanĂ« kaluar procedura tĂ« detajuara “fit & proper”, ku janĂ« vlerĂ«suar integriteti, reputacioni, burimi i kapitalit dhe pĂ«rputhshmĂ«ria rregullatore, sipas standardeve mĂ« strikte bankare.

  1. Një koment rreth faktit që platformat e tij, FXLider/Fortrade janë raportuar në vitin 2018 nga AMF, për ushtrim të palicencuar të aktivitetit si agjent për shërbime investimi në Republikën e Shqipërisë.

Lidhur me kĂ«tĂ« temĂ«, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« bĂ«het njĂ« qartĂ«sim faktik. Nuk ekziston asnjĂ« dokument zyrtar apo vendim rregullator qĂ« lidh Z. Idan Avishai personalisht me platformat e pĂ«rmendura. Çdo pretendim nĂ« kĂ«tĂ« drejtim nuk mbĂ«shtetet nĂ« akte ligjore apo dokumente tĂ« autoriteteve pĂ«rkatĂ«se dhe Ă«shtĂ« spekulativ, mĂ«nyrĂ« e pĂ«rdorur shumĂ« pĂ«r qĂ«llime jo tĂ« drejtĂ«pĂ«rdrejta.

Referencat që qarkullojnë herë pas here në media lidhen nuk pasqyrojnë realitetin juridik dhe nuk bazohen në verifikime formale mbi pronësinë apo rolet ekzekutive të individëve të veçantë.

PĂ«r JET Bank, kriteri i vetĂ«m relevant Ă«shtĂ« procesi rigoroz dhe shumĂ« i thellĂ« i licencimit dhe vlerĂ«simit “fit & proper” nga Banka e ShqipĂ«risĂ«, ku çdo aksionar Ă«shtĂ« verifikuar mbi bazĂ« dokumentesh zyrtare, burimi kapitali tĂ« gjera dhe integriteti personal, nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet evropiane.

 

The post Si do të funksionojë banka e parë 100% digjitale në vend, cilat do jenë shoqëritë investitore appeared first on Revista Monitor.

Sejko – bankave: Brenda dy viteve ligjet dhe rregulloret do tĂ« pĂ«rafrohen plotĂ«sisht me BE-nĂ«

18 December 2025 at 11:58

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, paralajmëroi dje bankat se në dy vitet e ardhshme kuadri ligjor dhe rregullator i sektorit bankar do të përafrohet plotësisht me atë të Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij në takimin e fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, Guvernatori tha se, në këtë proces, është i domosdoshëm mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i industrisë bankare, në mënyrë që ndryshimet të adoptohen drejt dhe përfitimet të materializohen sa më shpejt.

“GjatĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m, sistemi financiar dhe sektori bankar do t’i nĂ«nshtrohen vlerĂ«simit tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar dhe BankĂ«s BotĂ«rore, nĂ« kuadĂ«r tĂ« FSAP 2026. Ky vlerĂ«sim do tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« certifikatĂ« ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r cilĂ«sinĂ« e kuadrit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m ligjor dhe nĂ«nligjor, praktikave tĂ« mbikĂ«qyrjes dhe administrimit tĂ« rrezikut pĂ«r veprimtarinĂ« financiare, duke evidentuar njĂ«kohĂ«sisht boshllĂ«qet dhe duke orientuar drejt pĂ«rmirĂ«simeve tĂ« nevojshme. Jam i bindur se bashkĂ«punimi i industrisĂ« bankare gjatĂ« kĂ«tij procesi do tĂ« jetĂ« i plotĂ« dhe konstruktiv,” tha Sejko.

Duke folur për sfidat e tjera në vazhdim, Guvernatori tha se ruajtja e vëmendjes në zgjerimin e ofrimit të shërbimeve bankare cilësore dhe transparente, të diversifikuara në mënyrë të drejtë dhe të mbështetura në kritere të përshtatshme të administrimit të rrezikut, do të mbetet thelbësore për forcimin e besimit të publikut dhe për mbështetjen e rritjes së aktivitetit tuaj. Në veçanti, ai vendosi theksin në investimet në inovacion teknologjik dhe digjitalizim, paralelisht me vendosjen e standardeve më të larta të mbrojtjes kibernetike, si domosdoshmëri për të ruajtur një pozicion konkurrues të shëndetshëm bankave.

“Roli i bankave nĂ« mbĂ«shtetjen e sektorit privat dhe nĂ« rritjen ekonomike tĂ« vendit mbetet i pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m. NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« financimet tĂ« orientohen drejt sektorĂ«ve produktivĂ« dhe me nivel tĂ« lartĂ« tĂ« vlerĂ«s sĂ« shtuar, duke mbĂ«shtetur mĂ« shumĂ« bizneset e vogla dhe tĂ« mesme. NdonĂ«se janĂ« sipĂ«rmarrje private me qĂ«llim kryesor fitimin, bankat mbeten institucione me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« theksuara sociale dhe duhet tĂ« vijojnĂ« tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« edukimin financiar, pĂ«rfshirjen financiare, financat e gjelbra dhe mbĂ«shtetjen e zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« vendit,” u shpreh ai.

Sejko vlerësoi pozitivisht ecurinë e ekonomisë dhe sektorit financiar gjatë këtij viti. Ai tha se gjatë vitit 2025, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rritje ekonomike rreth nivelit 4%, duke gjeneruar më shumë punësim, paga më të larta dhe më shumë të ardhura për familjet dhe bizneset.

“Paralelisht me to, treguesit kryesorĂ« financiarĂ« dhe ekonomikĂ« shĂ«nuan pĂ«rmirĂ«sime tĂ« dukshme. Borxhi publik dhe ai i jashtĂ«m shĂ«nuan rĂ«nie tĂ« mĂ«tejshme dhe janĂ« nĂ« nivelet mĂ« tĂ« ulĂ«ta tĂ« tre dekadave tĂ« fundit, bilancet financiare tĂ« familjeve dhe bizneseve paraqiten solide, ndĂ«rsa sektori bankar ka vijuar tĂ« konsolidojĂ« rolin e tij si njĂ« ndĂ«rmjetĂ«s financiar efektiv. Ambienti financiar me norma tĂ« ulĂ«ta interesi, sĂ« bashku me qasjen proaktive tĂ« bankave ndaj kreditimit, nxiti njĂ« rritje tĂ« fortĂ« tĂ« kredisĂ«, e cila rezultoi rreth 14-15% mĂ« e lartĂ« se nĂ« vitin 2024, duke dhĂ«nĂ« njĂ« mbĂ«shtetje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r aktivitetin ekonomik,” tha ai.

The post Sejko – bankave: Brenda dy viteve ligjet dhe rregulloret do tĂ« pĂ«rafrohen plotĂ«sisht me BE-nĂ« appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë do të rrisë blerjet e planifikuara të valutës në 450 milionë euro për 2026

18 December 2025 at 00:01

Banka e ShqipĂ«risĂ« do tĂ« rrisĂ« mĂ« tej blerjet e planifikuara tĂ« valutĂ«s nĂ« tregun e brendshĂ«m pĂ«r vitin 2026. Sipas informacioneve nga Banka Qendrore, ajo synon tĂ« blejĂ« pĂ«rmes ankandeve 330 – 450 milionĂ« euro, me objektiv rritjen e rezervĂ«s valutore. Objektivi i blerjeve Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m krahasuar me projeksionet nĂ« intervalin 270-350 milionĂ« euro tĂ« parashikuar pĂ«r vitin 2025.

Gjatë vitit 2026, janë programuar gjithsej 26 ankande për blerje valute, që do të zhvillohen mes muajve shkurt dhe dhjetor. Prej tyre, 9 do të jenë ankande për blerje në të ardhmen (forward) njëmujore dhe tremujore, ndërsa 17 do të jenë ankande me blerje në datën përkatëse (spot).

Edhe për vitin 2026, përqendrimi më i lartë i blerjeve parashikohet në sezonin veror, kur edhe oferta valutore është më e madhe. Sipas kalendarit, në periudhën mes muajve qershor dhe gusht do të zhvillohen gjithsej 12 ankande për blerje valute.

Shuma maksimale e planifikuar pĂ«r t’u blerĂ« nĂ« raundin e parĂ« do tĂ« jetĂ« 10-12 milionĂ« euro, nĂ« varĂ«si tĂ« ankandit. MegjithatĂ«, rregulloret i lejojnĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« kryejĂ« edhe blerje nĂ« njĂ« raund tĂ« dytĂ«, me kursin mesatar tĂ« blerjeve nĂ« raundin e parĂ«.

Shumat e mësipërme nuk përfshijnë blerjet e mundshme për qëllime të ndërhyrjes në tregun valutor, në funksion të stabilizimit të tregut apo objektivave të politikës monetare.

Sipas informacionit të publikuar deri tani, për 9-mujorin 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë afërsisht 800 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Në pjesën më të madhe, bëhet fjalë për blerje jashtë kalendarit të ankandeve, të kryera me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Ndërkohë, sipas shifrave finale zyrtare, për vitin 2024 Banka e Shqipërisë pati blerë gjithsej 933 milionë euro në tregun valutor, në vlerën më të lartë të të gjitha kohërave.

Blerjet gjithnjë e më të mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë i detyrohen tendencës së vazhdueshme rënëse të kursit Euro-Lek. Oferta e lartë valutore ka bërë që kursi i monedhës europiane këtë vit të arrijë nivele të reja minimale historike, poshtë kufirit të 96.5 lekëve. Megjithatë, zhvlerësimi i monedhës europiane me bazë vjetore ka zbritur poshtë nivelit të 2%, duke u frenuar ndjeshëm krahasuar me tre vitet e mëparshme.

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë ka qenë thelbësore në ngadalësimin e rënies së Euros, që përndryshe do të kishte prekur nivele edhe më të ulëta. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e këmbimit valutor janë argumentuar në funksion të objektivit të inflacionit. Në kushtet kur inflacioni i ulët i detyrohet kryesisht komponentit të tij të importuar, Banka e Shqipërisë ka blerë Euro për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të Lekut, sepse kjo do të ushtronte presione të mëtejshme rënëse mbi inflacionin./ E.Shehu

 

 

The post Banka e Shqipërisë do të rrisë blerjet e planifikuara të valutës në 450 milionë euro për 2026 appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë mban në 2.5 % normën bazë të interesit për lekun

By: redi
17 December 2025 at 17:08

Banka e ShqipĂ«risĂ« mban tĂ« pandryshuar nĂ« 2.5 % normĂ«n bazĂ« tĂ« interesit pĂ«r lekun. Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko flet pĂ«r vendimmarrjen e politikĂ«s monetare pĂ«r muajin dhjetor 2025. Sipas Sejkos, ekonomia Ă«shtĂ« nĂ« mjedis pozitiv, inflacioni Ă«shtĂ« ulur ndĂ«rkohĂ« Ă«shtĂ« rritur punĂ«simi. Bazuar mbi kĂ«to rezultate sipas Sejkos, Banka e ShqipĂ«risĂ« vendosi tĂ« mos e ndryshojĂ« normĂ«n bazë 

Source

Euro prek një minimum të ri historik poshtë 96.5 lekëve

16 December 2025 at 13:50

Kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdon të shfaqë tendenca rënëse. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane e ka nisur këtë javë me një tjetër rënie të lehtë dhe ka prekur një minimum të ri historik në vlerën e 96.49 lekëve.

Agjentët shprehen se tregu i këmbimit valutor në këtë periudhë karakterizohet nga flukse të shtuara të monedhës europiane, duke reflektuar në, vija të përgjithshme, edhe një efekt sezonal.

Sidoqoftë, rënia e kursit me bazë vjetore paraqitet relativisht e vogël. Krahasuar me një vit më parë, kursi i këmbimit Euro-Lek është në rënie me 1.8%

Stabiliteti relativ i kursit vazhdon të mbështetet te ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë. Banka Qendrore po kryen operacione periodike të blerjes së valutës, me qëllim për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të monedhës vendase. Këto ndërhyrje justifikohen me objektivin ligjor të inflacionit.

Të dhënat e fundit treguan se inflacioni vjetor në muajin nëntor zbriti në 2.1% dhe besohet se efektin kryesor po e jep komponenti i tij i importuar. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë po tenton të frenojë një mbiçmim të mëtejshëm të Lekut në kursin e këmbimit.

Sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko, deri në fund të 9-mujorit 2025, blerjet kanë arritur në rreth 800 milionë euro. Në rast se edhe në tremujorin e fundit blerjet kanë vijuar të paktën në ritmet e mesatares së tre tremujorëve të mëparshëm, gjasat janë që valuta e tërhequr nga tregu këtë vit nga Banka e Shqipërisë të kalojë kufirin e 1 miliard eurove.

Mbështetur në statistikat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2025 bilanci i llogarisë korrente ishte pozitiv në vlerën e 658 milionë eurove. Suficiti i llogarisë korrente shënoi një rritje të fortë me 90% (rreth 312 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Suficiti i tremujorit të tretë solli edhe daljen e përkohshme të ekonomisë shqiptare nga pozicioni i jashtëm negativ.

Për të gjithë 9-mujorin e parë, bilanci i llogarisë korrente ishte pozitiv në vlerën e 51 milionë eurove, ndërkohë që një vit më parë kishte shënuar një deficit në vlerën e 233 milionë eurove. Duke shtuar edhe flukset e investimeve të huaja direkte (të vlerësuara në më shumë se 1.2 miliardë euro) bilanci i hyrje-daljeve të valutës në ekonomi duket ketë qenë pozitiv dhe do të shpjegonte tendencat e mëtejshme rënëse të kursit Euro-Lek.

Megjithatë, statistikat e bilancit të pagesave nuk mbështeten plotësisht në matje direkte, por në disa prej zërave janë edhe vlerësime të kryera, mbështetur në metoda të tërthorta statistikore.

Për këtë arsye, këto statistika duhen interpretuar me disa rezerva.

Në perceptimin e agjentëve të tregut flukset informale të valutës ngelen gjithashtu një faktor që e ndikon vazhdimisht kursin e këmbimit, por masa e ndikimit të këtij faktori është e vështirë të vlerësohet.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Euro prek një minimum të ri historik poshtë 96.5 lekëve appeared first on Revista Monitor.

Shteti si tregtar i vogël, komisionet për pagesat me kartë ia ngarkon klientit

16 December 2025 at 00:03

Javën e kaluar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njoftoi rikthimin, pas disa vitesh, të shërbimit të kryerjes së pagesave online për shërbimet e saj, nëpërmjet portalit e-Albania.

Pagesa do të mund të kryhet nëpërmjet terminalit POS virtual të ofruar nga një bankë tregtare, me të gjitha kartat e pagesave (të debitit apo kreditit), të lëshuara nga bankat dhe institucionet e tjera të pagesave në vend.

Megjithatë, ofrimi i këtij shërbimi do të shoqërohet me kosto shtesë për qytetarët. Në informacionin zyrtar për përdoruesit në portalin e-Albania, përcaktohet se, për pagesat e kryera me kartë krediti/debiti zbatohet një komision që aplikohet dhe mblidhet nga lëshuesi i kartës.

Për pagesat në vlerë deri në 1,800 lek, aplikohet një komision prej 50 lekësh; ndërsa, për pagesat në vlera mbi 1,800 lekësh, aplikohet një komision prej 3% e vlerës.

Një praktikë e njëjtë aplikohet edhe në shërbime të tjera. Për shembull, në rastet kur bizneset paguajnë me kartë në e-Albania për tarifën e certifikatës elektronike të fiskalizimit, ata duhet të paguajnë gjithashtu një tarifë shtesë prej 3% mbi shumën prej 4 mijë lekësh.

Në mënyrë paradoksale, qytetari mund ngarkohet me komisione më të larta për pagesat online, krahasuar me ato që do të paguante nëse do ta kryente pagesën në cash, pranë sporteleve të institucioneve financiare.

Ndërkohë që për pagesat në sportel në përgjithësi banka i ngarkon klientëve komisione fikse, për pagesat online në vlera të mëdha kostoja (3% e tarifës) në shumicën e rasteve do të rezultojë më e lartë.

Si rregull, komisionet e lidhura me pranimin e pagesave me kartë i ngarkohen subjektit që kontrakton përdorimin e shërbimit të pagesës, pra, tregtarit, ose në rastin konkret, institucionit publik. Kjo është arsyeja pse, në përgjithësi, secili prej nesh mund të paguajë me kartë në dyqane apo në blerjet online, pa kosto shtesë.

Por, në disa raste, tregtarët, sidomos ata të vegjël, ia ngarkojnë komisionin e pagesës me POS klientit. Në përgjithësi, kosto që i transferohet klientit është në intervalin e 2.5% deri në 3%, megjithëse sipas ekspertëve të sektorit bankar komisioni që i banka i ngarkon tregtarit në vitet e fundit është ulur poshtë këtyre niveleve.

Në rastin e pagesave në e-Albania, institucionet shtetërore po sillen në mënyrë të ngjashme me pronarët e restoranteve apo njësive të vogla të shitjes.

Qeveria shqiptare ka shpallur objektivin pĂ«r njĂ« ekonomi cashless brenda vitit 2030, qĂ« synon zhvendosjen e pjesĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« pagesave nga para fizike drejt kanaleve dixhitale. NĂ« ligjin pĂ«r “Procedurat Tatimore”, tĂ« sapoamenduar nga Kuvendi i ShqipĂ«risĂ«, u vendos edhe detyrimi pĂ«r pajisjen e bizneseve (me disa pĂ«rjashtime) me terminal POS pĂ«r pagesa elektronike brenda vitit 2026.

Por, ndërkohë që dëshiron të promovojë pagesat elektronike, vetë shteti i ngarkon këto pagesa me kosto shtesë për qytetarët.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, Banka e ShqipĂ«risĂ« ka paralajmĂ«ruar qĂ« vitin e ardhshĂ«m do tĂ« adoptojĂ« direktivĂ«n e Komisionit Europian pĂ«r “Interchange Fee Regulation”, qĂ« pritet tĂ« sjellĂ« njĂ« ulje tĂ« ndjeshme tĂ« komisioneve qĂ« paguhen nga tregtarĂ«t pĂ«r pranimin e pagesave me kartĂ«.

Ngarkesa me kosto shtesĂ« mund t’i dekurajojĂ« qytetarĂ«t tĂ« pĂ«rdorin kanalet elektronike tĂ« pagesave dhe t’i mbajĂ« ata tĂ« lidhur me pagesat nĂ« cash nĂ« sportelet e bankave apo institucioneve tĂ« pagesave.

Në rastin konkret, tarifat e shërbimit të ASHK-së për veprimet e kryera nga qytetarët pranë saj nuk mund të konsiderohen aspak simbolike. Për shembull, regjistrimi i një kontrate shitblerjeje për pronën i kushton qytetarit apo subjektit një tarifë prej 5 mijë lekësh, ndërsa lëshimi i certifikatës elektronike të pronësisë kushton 3 mijë lekë. Regjistrimi i një kontrate hipotekimi për kreditë deri në 10 milionë lekë kushton 17 mijë lekë, ndërsa për kreditë me vlerë mbi 10 milionë lekë kushton 30 mijë lekë.

PavarĂ«sisht tarifave tĂ« larta, duket se institucionet shtetĂ«rore nuk janĂ« aspak tĂ« gatshme tĂ« paguajnĂ« vetĂ« njĂ« kosto pĂ«r pranimin e pagesave elektronike, por faturĂ«n e “ekonomisĂ« cashless” duan t’ia transferojnĂ« qytetarit. / E.Shehu

 

The post Shteti si tregtar i vogël, komisionet për pagesat me kartë ia ngarkon klientit appeared first on Revista Monitor.

Cilët janë aksionerët e dy bankave të reja në vend

16 December 2025 at 00:02

Dy banka të reja pritet që ti shtohen së shpejti sistemit bankar shqiptar, Zirat bank dhe banka digitale, JET Bank, duke e çuar numrin e bankave në vend në 13. Po cilët janë aksionerët e këtyre bankave të reja?

Ziraat Bank

Në muajin gusht, Banka e Shqipërisë dha miratimin paraprak për licencimin në Shqipëri të degës së bankës më të madhe në Turqi, Ziraat.

Ziraat do tĂ« bĂ«het banka e dytĂ« me kapital turk nĂ« ShqipĂ«ri, pas bankĂ«s mĂ« tĂ« madhe nĂ« vend, Banka KombĂ«tare Tregtare (BKT), zotĂ«ruar nga grupi turk i biznesit, Çalik. MegjithatĂ«, ndryshe nga Çalik, Ziraat Ă«shtĂ« njĂ« investitor institucional i specializuar nĂ« sektorin bankar.

Ziraat Bank (në turqisht Banka Bujqësore) është bankë me kapital shtetëror turk. 100% e aksioneve zotërohen nga Fondi Turk i Pasurisë, fond publik në pronësi të shtetit të Turqisë.

Duke qenë një bankë me kapital shtetëror, hyrja e Ziraat në Shqipëri mund të lexohet edhe në këndvështrimin e interesit gjeopolitik të Turqisë për të rikthyer influencën e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ziraat e ka origjinën e saj qysh në shekullin e 19-të, në epokën e Perandorisë Osmane.

Ajo u themelua në vitin 1863, fillimisht si një fond kooperativ për financimin e bujqësisë, ndërsa në vitin 1888 u shndërrua zyrtarisht në bankë, me emrin që mban edhe sot, Ziraat.

Aktualisht, Ziraat Bank është banka më e madhe në Turqi, ku mban afërsisht 16.5% të tregut, me asete totale për një vlerë prej rreth 133 miliardë USD, në fund të vitit 2024.

Në bilancin e konsoliduar, në nivel grupi (duke përfshirë edhe bankat dhe kompanitë e tjera të zotëruara prej saj brenda dhe jashtë Turqisë), Ziraat raporton asete totale për afërsisht 147 miliardë USD.

Përveç bankave dhe kompanive financiare në Turqi, Ziraat zotëron banka të kontrolluara prej saj në Gjermani, Rusi, Kazakistan dhe një sërë vendesh të Kaukazit apo të ish-republikave të ish Bashkimit Sovjetik në Azinë Qëndrore.

Ndërkaq, Ziraat Bank është një aktor prezent në zonën e Ballkanit Perëndimor me Banka operative prej vitesh në Bosnje Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Kosovë.

Banka turke është e pranishme me degët e saj (që nuk veprojnë si banka të ndara) dhe në Angli, Irak, Greqi, Bullgari, Arabinë Saudite, Qipron Turke, Bahrein, ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në Emiratet e Bashkuar Arabe dhe në Egjipt.

Nga informacionet në treg Banka Ziraat është në faza të avancuara të përgatitjes së premisat ku do ofrojë shërbimin , marrjen e stafit dhe të ngritjes së sistemit.

Duke qënë një Bankë me kaq peshë në Turqi e një prezencë rajonale dhe ndërkombëtare mendohet të jetë një konkurrente sidomos ndaj bankave rajonale si RZB apo OTP me ofrimin e shërbimeve për tregjet ku ajo ka prezencë direkte, por edhe ndaj bankës së vetme turke aktive deri tani në Shqipëri, BKT për marrjen e klientelës së biznesit turk të vendosur në Shqipëri.

JET Bank

Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës JET Bank, për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.

Ndryshe nga të gjitha bankat e licencuara ose të blera në 20 vitet e fundit, aksionar kontrollues në bankën e re, të paktën deri në këtë moment, nuk është një shoqëri tregtare, por një individ.

Sipas Bankës së Shqipërisë dhe ekstraktit zyrtar të shoqërisë, në momentin e aplikimit për licencë kompania Jet Albania (JET Bank) zotërohej nga shtetasi me pasaportë britanikw, Idan Avishai. Avishai është i prezantuar ligjërisht si shtetas britanik, i lindur në Hadera të Izraelit, në 8 janar 1980. Kapitali fillestar i regjistruar i kompanisë është vetëm 3.5 milionë lekë.

Idan Avishai ka mbajtur deri tani një profil të ulët dhe informacioni publik rreth tij është i pakët.

NdĂ«rkohĂ«, pĂ«rvoja e deritanishme e aksionarit zyrtar tĂ« JET Bank, Idan Avishai, sipas profilit tĂ« tij nĂ« rrjetet profesionale, Ă«shtĂ« e lidhur kryesisht me aktivitetin e platformave tĂ« tregtimit online ose siç njihen nĂ« zhargonin financiar “platforma forex”.

NĂ« njĂ« nga platformat profesionale, Idan Avishai, i prezantuar si pjesĂ« e Leader Capital-Online CFD, e pĂ«rshkruan veten si “njĂ« profesionist inovativ dhe me pĂ«rvojĂ« nĂ« marketing me njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« fortĂ« nĂ« sektorĂ«t e tregtimit online, duke pĂ«rfshirĂ« Kontratat pĂ«r DiferencĂ« (CFD) dhe kĂ«mbimin valutor (forex). Ai Ă«shtĂ« gjithmonĂ« nĂ« kĂ«rkim tĂ« sipĂ«rmarrjeve tĂ« reja emocionuese online CFD dhe forex, duke demonstruar angazhimin e tij pĂ«r tĂ« avancuar peizazhin e tregtimit. Ai mĂ« parĂ« ka mbajtur rolin e Drejtorit tĂ« Marketingut nĂ« Interlogic, ku luajti njĂ« rol vendimtar nĂ« udhĂ«heqjen e strategjive tĂ« marketingut qĂ« pĂ«rputheshin me vizionin dhe qĂ«llimet e kompanisĂ«. Me njĂ« fokus nĂ« marketingun dixhital dhe njĂ« pasion pĂ«r financat, Idan ka lundruar me sukses nĂ« botĂ«n dinamike tĂ« tregjeve tĂ« tregtimit online. Ekspertiza e tij qĂ«ndron nĂ« zhvillimin e fushatave gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se tĂ« marketingut tĂ« dizajnuara pĂ«r tĂ« angazhuar tregtarĂ«t dhe investitorĂ«t, duke nxitur njĂ«kohĂ«sisht besnikĂ«rinĂ« ndaj markĂ«s brenda industrisĂ« konkurruese tĂ« tregtimit. AftĂ«sitĂ« e tij pĂ«r tĂ« analizuar trendet e tregut dhe sjelljen e konsumatorit kanĂ« hapur rrugĂ«n pĂ«r strategji me ndikim dhe tĂ« bazuara nĂ« tĂ« dhĂ«na qĂ« rezonojnĂ« nĂ« mjedisin financiar me ritĂ«m tĂ« shpejtĂ«. Me vite pĂ«rvojĂ« nĂ« karrierĂ«n e tij, Idan Avishai vazhdon tĂ« shtyjĂ« kufijtĂ« duke eksploruar zgjidhje inovative tĂ« marketingut tĂ« pĂ«rshtatura pĂ«r tregtimin CFD dhe forex, duke kĂ«rkuar gjithmonĂ« tĂ« rrisĂ« angazhimin e pĂ«rdoruesve dhe tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« pĂ«rvojat e tregtimit,” thuhet nĂ« profilin e tij.

Në regjistrin e bizneseve të Britanisë së Madhe, shtetasi Idan Avishai, i datëlindjes janar 1980, rezulton gjithashtu aksionar dhe drejtor në S.O.N MANAGEMENT LTD, kompani e regjistruar në vitin 2017, me objekt kryesor aktiviteti menaxhimin dhe konsulencën në aktivitete jashtë menaxhimit financiar.

Informacioni i pakët i disponueshëm rreth aksionarëve ngre natyrshëm pikëpyetje lidhur me përvojën, reputacionin dhe kapacitetet financiare për të përballuar si aksionar i vetëm ngritjen e një banke tregtare, gjithësesi marrja e një license paraprake për hapjen e Bankës nga Banka e Shqipërisë, flet edhe për përmbushjen e kritereve të kërkuara në këtë aspekt të rëndësishëm nga ana e aplikuesit.

“Monitor” iu drejtua JET Bank me njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r informacion tĂ« mĂ«tejshĂ«m rreth aksionarit tĂ« saj, por pa marrĂ« njĂ« pĂ«rgjigje, deri nĂ« kĂ«tĂ« moment.

Licencimi i JET Bank përfaqëson një shmangie nga politikat e deritanishme të licencimit të ndjekura nga Banka e Shqipërisë, që prej vitesh kanë përjashtuar mundësinë e dhënies së licencave apo aprovimit të blerjes së bankave nga aksionarë pa përvojë në sektorin financiar, në përputhje edhe me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

JET Bank ishte subjekti i dytë që mori këtë vit miratimin paraprak nga Banka e Shqipërisë për të hyrë në tregun bankar, pas bankës turke Ziraat.

Këto licencime po sjellin një tendencë të re zgjerimi të numrit të aktorëve në tregun bankar shqiptar. Pas vitit 2015, tregu bankar shqiptar ka hyrë në një cikël përqendrimi, që solli uljen e numrit të bankave tregtare nga 16 në 11 të tilla.

Me përjashtim të Bankës së Kreditit të Shqipërisë, që doli nga tregu nëpërmjet likuidimit, zvogëlimi i numrit të bankave ka ardhur nëpërmjet blerjes dhe përthithjes nga bankat konkurrente në treg. Etapa e fundit në këtë proces u zhvillua në vitin 2022, kur Alpha Bank Albania u ble dhe u përthith nga Banka OTP Albania.

Por, rritja e shpejtë e sektorit në vitet e fundit dhe përmirësimi i treguesve të përfitueshmërisë duket se e ka bërë atë tërheqës edhe për hyrjen e aktorëve të rinj. Me dhënien e miratimit paraprak për JET Bank dhe Ziraat, vitin e ardhshëm pritet që numri i bankave tregtare në vend do të rritet në 13.

The post Cilët janë aksionerët e dy bankave të reja në vend appeared first on Revista Monitor.

Masat ndaj cash, sektori financiar i mirëpret
 me rezerva

By: Mira Leka
13 December 2025 at 22:12

Qeveria shqiptare ka propozuar disa masa që tentojnë të ulin përdorimin e parasë fizike në transaksionet ekonomike. Në tërësinë e tyre, palët e interesit i vlerësojnë pozitivisht propozimet. Megjithatë, Shoqata e Bankave kërkon një kufi më të ulët për pagesat në cash të individëve, ndërsa Shoqata e Mikrofinancës thekson rëndësinë për të shmangur krijimin e kostove të rëndësishme te bizneset.

 

Ersuin Shehu

Në paketën fiskale që shoqëron buxhetin e vitit 2026, qeveria shqiptare ka propozuar disa masa të reja që synojnë reduktimin e përdorimit të parasë fizike në ekonomi.

NĂ« ndryshimet e propozuara tĂ« ligjit “PĂ«r procedurat tatimore”, pĂ«rcaktohet njĂ« kufi prej 500 mijĂ« lekĂ«sh pĂ«r pagesat qĂ« individĂ«t, tregtarĂ«t e vegjĂ«l dhe tĂ« vetĂ«punĂ«suarit kryejnĂ« me konsumatorĂ«t.

Gjithashtu, projektligji parashikon uljen e kufirit maksimal të pagesave me para në dorë për transaksionet ndërmjet subjekteve nga 150 mijë lekë në 100 mijë lekë.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm i parashikuar në projektligj është detyrimi për pajisjen me pajisje për pranimin e pagesave elektronike në pikat e shitjes.

Kategori të caktuara, si strukturat akomoduese, sektori i transportit, institucionet publike dhe shoqëritë me kapital shtetëror duhet të pajisen brenda datës 30 maj 2026. Për tatimpaguesit e tjerë, afati është 31 dhjetor 2026.

Megjithatë, nga ky detyrim përjashtohet një pjesë e madhe e subjekteve, duke filluar nga ato që operojnë në zona pa infrastrukturë interneti, bizneset që nuk janë subjekt i TVSH-së, të vetëpunësuarit që ushtrojnë aktivitet vetëm në një vendndodhje dhe ata që nuk janë të detyruar të lëshojnë fatura.

Kjo masë synon të reduktojë evazionin dhe të rrisë transparencën fiskale, si dhe të nxisë përdorimin e mjeteve moderne të pagesave.

 

Banka e Shqipërisë: Cash ka kosto të lartë, masat për uljen e tij janë të mirëpritura

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r “Monitor”, Banka e ShqipĂ«risĂ« thekson se, nĂ« pĂ«rmbushje tĂ« mandatit tĂ« saj ligjor pĂ«r sigurimin e stabilitetit financiar dhe promovimin e funksionimit efikas tĂ« sistemeve tĂ« pagesave, prej vitit 2018 ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« sĂ«rĂ« reformash tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me industrinĂ« financiare dhe institucionet shtetĂ«rore, nĂ« kuadĂ«r tĂ« StrategjisĂ« KombĂ«tare tĂ« Pagesave me VlerĂ« tĂ« VogĂ«l (2018–2023).

Qëllimi kryesor i këtyre reformave ka qenë promovimi i pagesave elektronike, rritja e sigurisë së transaksioneve dhe lehtësimi i aksesit të qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet financiare, duke nxitur njëkohësisht përfshirjen financiare në vend.

Reformat dhe masat e ndĂ«rmarra janĂ« mbĂ«shtetur nĂ« analiza dhe studime tĂ« detajuara, ndĂ«r tĂ« cilat mĂ« i rĂ«ndĂ«sishmi nĂ« kĂ«tĂ« kontekst Ă«shtĂ« studimi “Mbi matjen e kostove dhe kursimeve tĂ« instrumenteve tĂ« Pagesave me VlerĂ« tĂ« VogĂ«l”.

Studimi identifikon qartazi se përdorimi i parasë fizike në ekonomi mbart kosto shumë më të larta sesa instrumentet elektronike të pagesës.

NĂ« terma makroekonomikĂ«, kostoja e parasĂ« fizike vlerĂ«sohet tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 1.7% tĂ« Prodhimit tĂ« BrendshĂ«m Bruto, ndĂ«rsa pĂ«r bizneset, kjo kosto Ă«shtĂ« rreth 0.3% tĂ« PPB-sĂ« – shumĂ« mĂ« e lartĂ« krahasuar me kostot pĂ«r pĂ«rdorimin e kartave, tĂ« cilat pĂ«rllogariten nĂ« vetĂ«m 0.03% dhe 0.028% tĂ« PPB-sĂ«.

Kjo tregon se përdorimi i cash-it gjeneron kosto të ndjeshme për të gjithë aktorët ekonomikë, të cilat shpeshherë mbeten të nënvlerësuara, pasi nuk shfaqen drejtpërdrejt sikurse komisionet e transaksioneve elektronike.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Sipas Bankës së Shqipërisë, çdo nismë që synon rritjen e përdorimit të mjeteve elektronike të pagesës, uljen e varësisë nga paraja fizike dhe rritjen e formalizimit të ekonomisë vlerësohet si pjesë integrale e përpjekjeve të gjera për modernizimin e infrastrukturës së pagesave në Shqipëri.

Banka Qendrore vlerĂ«son se masat e propozuara nĂ« projektligjin “PĂ«r procedurat tatimore”, pĂ«rfshirĂ« kufizimin e pĂ«rdorimit tĂ« parasĂ« nĂ« dorĂ« dhe zgjerimin e aksesit nĂ« terminalet POS, janĂ« nĂ« linjĂ« me objektivat afatgjata tĂ« StrategjisĂ« KombĂ«tare dhe pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« element tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« agjendĂ«s qeveritare “Cashless”.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë theksoi se çdo ndryshim i kësaj natyre kërkon një vlerësim të kujdesshëm të ndikimeve praktike, përfshirë kostot për bizneset dhe nevojat e tyre operative.

“PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, prioritet mbetet qĂ« masat e reja tĂ« shoqĂ«rohen me komunikim tĂ« qartĂ«, mbĂ«shtetje tĂ« nevojshme dhe instrumente lehtĂ«suese, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tranzicioni drejt pagesave elektronike tĂ« jetĂ« sa mĂ« i qetĂ«, i qĂ«ndrueshĂ«m dhe i pranueshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« aktorĂ«t e tregut”, thotĂ« Banka e ShqipĂ«risĂ« nĂ« reagimin e saj.

Në vijim të këtyre përpjekjeve, Banka e Shqipërisë bën të ditur se po punon për transpozimin e rregullores së Bashkimit Europian mbi tavanet e tarifave të shkëmbimit, duke i vendosur ato në nivelin 0.2% për kartat e debitit dhe 0.3% për kartat e kreditit.

Kjo nismë pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e kostove të bizneseve për përdorimin e POS-eve.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka kërkuar që hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve të koordinohet me masat që synojnë reduktimin e komisioneve të shkëmbimit të aplikuara nga bankat.

Paralelisht, po vijon puna për operacionalizimin e TIPS Clone, një zhvillim që do të zgjerojë ndjeshëm gamën e instrumenteve elektronike të pagesave, duke krijuar një alternativë më efikase dhe më pak të kushtueshme krahasuar me pagesat tradicionale me kartë.

“NĂ« kĂ«tĂ« kĂ«ndvĂ«shtrim, Banka e ShqipĂ«risĂ« ka synuar tĂ« ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha masat brenda kompetencave tĂ« saj pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« propozimet e reja tĂ« mund tĂ« zbatohen nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme dhe mĂ« tĂ« lehtĂ« pĂ«r aktorĂ«t e tregut.

Institucioni mbetet plotĂ«sisht i angazhuar pĂ«r tĂ« vijuar bashkĂ«punimin me institucionet publike dhe sektorin privat, me synimin pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« treg pagesash modern, efikas dhe tĂ« aksesueshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t dhe bizneset e vendit”, – thuhet nĂ« reagimin e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r “Monitor”.

 

Shoqata e Bankave: Kufiri prej 500 mijë lekësh për individët, shumë i lartë

Shoqata Shqiptare e Bankave, në parim, është shprehur dakord me propozimet e qeverisë që synojnë të reduktojnë uljen e përdorimit të parasë fizike në ekonomi.

Gjatë komenteve në Komisionin Kuvendor për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, sekretari i Shoqatës, Spiro Brumbulli, tha se, në përgjithësi, Shoqata i vlerëson hapat e propozuar lidhur me reduktimin e parasë cash dhe formalizimin e transaksioneve të shitblerjes, pavarësisht se nënvizoi që Ministria e Financave nuk bëri konsultime paraprake për të kërkuar mendimet e Shoqatës, si palë interesi, lidhur me ndryshimet e propozuara.

Shoqata e Bankave, megjithatë, e kundërshton kufirin prej 500 mijë lekësh, të propozuar nga qeveria shqiptare si limit për veprimet në cash dhe kërkon vendosjen e një vlere tavan më të ulët.

“Masa qĂ« vendoset nĂ« ndryshimet e propozuara ligjore nuk shkon nĂ« drejtim tĂ« objektivit tĂ« ekonomisĂ« cashless. Ne kemi kĂ«rkuar me kohĂ« qĂ« tĂ« vendosen tavane nĂ« pagesat cash.

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« vendoset edhe njĂ« tavan pĂ«r individĂ«t nĂ« kĂ«to ndryshime. Por, raportet e trajtimit tĂ« biznesit dhe individit nĂ« tavanet e propozuara na duken tĂ« palogjikshme dhe tĂ« paargumentuara. ËshtĂ« pozitive qĂ« ulet kufiri pĂ«r bizneset, nga 150 mijĂ« lekĂ« nĂ« 100 mijĂ« lekĂ«.

Kjo tregon një frymë në favor të formalizimit të ekonomisë. Por, vendosja për individët e një tavani në shumën 500 mijë lekë është jashtë çdo analize dhe eksperience. Vendet e rajonit, si Greqia, Maqedonia e Veriut e kanë limitin 500 euro dhe e kanë njësoj, si për bizneset, ashtu edhe për individin.

ÇfarĂ« kuptimi ka tĂ« vendosim njĂ« limit prej 500 mijĂ« lekĂ«sh pĂ«r individin, kur paga mesatare Ă«shtĂ« rreth 90 mijĂ« lekĂ« dhe ndĂ«rkohĂ« qĂ« limiti pĂ«r biznesin parashikohet nĂ« 100 mijĂ« lekĂ«? Propozimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« tavani pĂ«r veprimet nĂ« cash tĂ« jetĂ« diku te 50-60 mijĂ« lekĂ«.

Nuk e kuptoj cili Ă«shtĂ« argumenti pĂ«r njĂ« tavan prej 500 mijĂ« lekĂ«sh. Ne nuk jemi as Gjermani, as HolandĂ«, qĂ« janĂ« vende me shkallĂ« shumĂ« tĂ« ulĂ«t informaliteti. Kjo masĂ« nuk pĂ«rputhet me tĂ« gjitha pĂ«rpjekjet qĂ« po bĂ«jmĂ« pĂ«r tĂ« luftuar informalitetin dhe paranĂ« cash nĂ« ekonomi”, – tha z. Brumbulli.

Ndërkohë, Shoqata e Bankave shprehet pozitivisht rreth propozimit për pajisjen e bizneseve me POS, por ndërkohë mendon se afati i përcaktuar në projektligj, fundi i vitit 2026, mund të jetë i shkurtër.

Shoqata e Bankave mendon se për këtë proces mund të përcaktohet një afat më i gjatë, duke pritur ndërkohë edhe finalizimin e projektit të instant payments, që mund të sjellë një alternativë me kosto më të ulët se pagesat me kartë.

“Vendosja e njĂ« kanali pĂ«r pagesa alternative Ă«shtĂ« njĂ« gjĂ« shumĂ« e mirĂ« dhe kemi vite qĂ« e kĂ«rkojmĂ«. MegjithatĂ«, kemi frikĂ« se afati deri nĂ« fund tĂ« vitit 2026 mund tĂ« jetĂ« i parealizueshĂ«m. Sot pĂ«r sot, e vetmja zgjidhje Ă«shtĂ« POS. Ne po bĂ«jmĂ« shumĂ« pĂ«rpjekje sot, por jo tĂ« gjitha bizneset e duan dhe e pĂ«rqafojnĂ«.

Brenda vitit 2026 do tĂ« pĂ«rfundojĂ« projekti tjetĂ«r, i instant payments. Kjo do tĂ« jetĂ« njĂ« alternativĂ« mĂ« e thjeshtĂ« dhe me kosto mĂ« tĂ« ulĂ«t pĂ«r njĂ«sitĂ« e biznesit. Mund tĂ« jetĂ« mĂ« e thjeshtĂ« qĂ« tĂ« ofrohet ky kanal si alternativĂ« ndaj cash”, – u shpreh z. Brumbulli.

 

 

AMA: Masat pozitive, por duhet kujdes për të mos krijuar kosto shtesë te biznesi i vogël

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r “Monitor”, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (AMA) shprehet se propozimet e pĂ«rfshira nĂ« projektligjin “PĂ«r procedurat tatimore”, qĂ« synojnĂ« kufizimin e pagesave me para fizike dhe zgjerimin e detyrimit pĂ«r pajisjen me pajisje tĂ« pranimit tĂ« pagesave me kartĂ«, pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« hap nĂ« drejtimin e duhur pĂ«r modernizimin e sistemit tĂ« pagesave dhe rritjen e formalitetit nĂ« ekonomi.

Praktikat e vendeve europiane tregojnë qartë se kufizimi i përdorimit të parasë fizike sjell transparencë më të lartë dhe redukton hapësirat për informalitet dhe evazion.

“Shoqata Mikrofinanca Shqiptare e ka pĂ«rshĂ«ndetur iniciativĂ«n e Kryeministrit dhe QeverisĂ« pĂ«r reduktimin e parasĂ« cash nĂ« ekonominĂ« shqiptare, nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« rritjes sĂ« formalizimit dhe potencialit tĂ« saj.

Institucionet tona anëtare kanë investuar për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të tyre nëpërmjet kanaleve digjitale, duke mundësuar komoditet dhe shpejtësi për klientët tanë.

Reduktimi i transaksioneve cash do të rrisë transparencën e situatës financiare të klientëve tanë, duke mundësuar një analizë rreziku reale dhe brenda një kohe të shkurtër edhe për klientët huamarrës që u drejtohen institucioneve mikrofinanciare.

Nga përvoja jonë me sektorin financiar, është e dukshme se bizneset që kalojnë gradualisht drejt pagesave elektronike përfitojnë në disa drejtime: nga menaxhimi më efikas i të ardhurave, tek ulja e rreziqeve operative dhe rritja e gjurmueshmërisë.

Po ashtu, proceset e aplikimit për financime te sektori bankar dhe ai jobankar, por edhe raportet me investitorët lehtësohen nga ekonomia digjitale, për shkak të mundësisë të procesimit të të dhënave në një kohë të shkurtër dhe me transparencë maksimale.

Ndaj, nĂ« parim, kĂ«to propozime i shĂ«rbejnĂ« rritjes sĂ« aksesit nĂ« financa dhe konsiderohen tĂ« nevojshme, veçanĂ«risht duke pasur parasysh angazhimin e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« harmonizuar sistemet e saj me standardet e BE-sĂ«â€, – thuhet nĂ« reagimin e ShoqatĂ«s Mikrofinanca Shqiptare.

Megjithatë, AMA thekson se suksesi i këtyre masave varet tërësisht nga mënyra se si do të zbatohen. Për bizneset e vogla, do të nevojitet një qasje shumë më e kujdesshme: procedura të thjeshtuara, kosto të përballueshme dhe mbështetje praktike.

Vetëm kështu, sipas kësaj shoqate, tranzicioni drejt pagesave digjitale do të jetë real dhe i qëndrueshëm, pa krijuar presion të panevojshëm mbi operatorët ekonomikë.

Në lidhje me ndikimin real që masat e propozuara do të kenë në uljen e përdorimit të parasë fizike, AMA vlerëson se efekti i tyre do të varet nga balanca mes objektivave fiskale dhe kostove që mbartin për bizneset.

Kufizimi i cash-it dhe detyrimi për të kanalizuar transaksionet nëpërmjet rrjeteve të pranimit të pagesave me kartë apo platformave digjitale të pagesave do të nxisin natyrshëm rritjen e përdorimit të pagesave elektronike, çka sjell më shumë formalizim dhe mjedis më transparent për të gjithë.

“MegjithatĂ«, ajo qĂ« mbetet shqetĂ«sim Ă«shtĂ« qĂ« njĂ« pjesĂ« e bizneseve, sidomos bizneset e vogla dhe ato qĂ« operojnĂ« nĂ« zona me infrastrukturĂ« tĂ« kufizuar, mund tĂ« pĂ«rballen me kosto shtesĂ« dhe sfida praktike.

Komisionet bankare, tarifat e mirëmbajtjes së pajisjeve të pranimit të pagesave me kartë apo nevoja për përshtatje me sisteme të reja kompjuterike janë elemente që rrisin barrën financiare dhe shpesh shkaktojnë rezistencë.

Pikërisht për këtë arsye, çdo detyrim duhet të shoqërohet me politika lehtësuese: ulje të komisioneve, paketa stimuluese për bizneset e vogla, konkurrencë më të madhe mes institucioneve të pagesave dhe përmirësim të infrastrukturës digjitale.

NĂ« mungesĂ« tĂ« kĂ«tyre mekanizmave, ekziston rreziku real qĂ« masat tĂ« perceptohen si barrĂ« dhe tĂ« mos japin efektin e pritshĂ«m. NĂ«se qasja Ă«shtĂ« e balancuar dhe zbatimi mbĂ«shtetet me masa ndihmĂ«se, atĂ«herĂ« kĂ«to propozime mund tĂ« kontribuojnĂ« ndjeshĂ«m nĂ« uljen e pĂ«rdorimit tĂ« parasĂ« fizike dhe nĂ« forcimin e integritetit financiar tĂ« ekonomisĂ«â€, – shprehet AMA.

 

Shoqatat e biznesit, asnjë reagim

Në reagimet për paketën fiskale, asnjë nga shoqatat dhe dhomat përfaqësuese të biznesit, me përjashtim të Shoqatës së Bankave, nuk ka paraqitur ndonjë koment lidhur me masat e propozuara nga qeveria për uljen e pagesave cash.

“Monitor” kĂ«rkoi opinione mbi kĂ«to masa nga disa shoqata pĂ«rfaqĂ«suese tĂ« sipĂ«rmarrjeve mĂ« tĂ« vogla, si Shoqata e Biznesit tĂ« VogĂ«l dhe tĂ« MesĂ«m dhe Shoqata e Bareve dhe Restoranteve, por pa marrĂ« njĂ« reagim prej tyre.

 

Shqiptarët paguajnë me para cash në më shumë se 90% të blerjeve

Konsumatorët shqiptarë i kryejnë më shumë se 90% të blerjeve të tyre me para në dorë. Statistikat e Ministrisë së Financave tregojnë se paraja cash vazhdon të jetë dominuese në transaksionet e regjistruara ekonomike në vend.

NĂ« relacionin e ndryshimeve tĂ« propozuara nĂ« projektligjin “PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, raportohet se 90.6% e faturimeve midis bizneseve me individĂ«t bĂ«het me mĂ«nyrĂ« pagese paranĂ« fizike.

Pesha e transaksioneve në cash është më e ulët e shprehur në vlerë, me 64.2% të vlerës totale të transaksioneve të kryera mes bizneseve dhe individëve.

Megjithatë, duke pasur parasysh shkallën ende të lartë të informalitetit dhe moslëshimin e kuponit tatimor, sidomos te bizneset e vogla, pesha reale e transaksioneve në para cash është me siguri edhe më e lartë se niveli i regjistruar nga administrata tatimore.

Pavarësisht tendencave pozitive në përdorimin e instrumenteve alternative të pagesave, të dhënat tregojnë se Shqipëria ngelet një ekonomi me përdorim shumë të lartë të parasë fizike në transaksionet ekonomike, krahasuar me ekonomitë më të zhvilluara.

Një anketë e kryer nga Banka Qendrore Europiane (ECB) tregoi se në Eurozonë, shkalla e përdorimit të parasë cash në transaksionet ekonomike në vitin 2024 ishte 52%.

 

Por pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta

Megjithëse paraja cash ngelet dominuese si formë pagese, statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kanali kryesor alternativ, ai i pagesave me kartë, vazhdon të jetë në rritje të shpejtë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë të këtij viti u kryen 6.8 milionë pagesa me kartë, 36% më shumë krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Ndërsa vlera totale e pagesave me kartë për këtë tremujor arriti në 33.1 miliardë lekë, 54.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për të gjithë 9-mujorin 2025, numri total i pagesave me kartë arriti në pothuajse 19.4 milionë, në rritje me 39.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa vlera totale e pagesave me kartë arriti në 45.1 miliardë lekë, në rritje me 65.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pagesat me kartë janë aktualisht në nivelet më të larta historike. Madje, për herë të parë këtë vit, numri i pagesave me kartë në pikat elektronike të shitjes (POS) ka kaluar numrin e tërheqjeve të parasë cash nga bankomatet.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 9-mujorin 2025, pagesat me kartë përbënin 51% të numrit të përgjithshëm të veprimeve, ndërsa tërheqjet cash nga ATM-të më pak se 43% të tyre.

Megjithatë, tërheqjet cash vazhdojnë të dominojnë në vlerë, me 65% të totalit, ndërsa pagesat me kartë në terminale POS për 9-mujorin përbëjnë 17% të vlerës totale të tyre.

Rritja e kërkesës së tregut për pagesa me kartë po shoqërohet edhe me shtimin e vazhdueshëm të numrit të bizneseve që pranojnë pagesa të tilla. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të tremujorit të tretë të këtij viti arriti në 29 261, në rritje me 24.5% krahasuar me një vit më parë.

Paralelisht, në rritje është edhe numri i kartave të pagesave. Në fund të muajit shtator, numri i kartave aktive arriti në 1.61 milionë, në rritje me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti dominues ngelen kartat e debitit, që përbëjnë afërsisht 88% të numrit të përgjithshëm të kartave të pagesave.

Vlerësohet se turizmi është një nga faktorët kryesorë që po i jep shtysë të fortë pagesave me kartë në vitet e fundit. Të dhënat e INSTAT treguan se hyrjet e shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë për 9-mujorin arritën në 10.2 milionë, në rritje vjetore me 5.7%.

Vlerësohet se zgjerimi i infrastrukturës së POS-eve dhe zhvillimi i shprehive konsumatore pas pandemisë e ka rritur ndjeshëm përdorimin e pagesave me kartë edhe nga konsumatorët vendas.

 

The post Masat ndaj cash, sektori financiar i mirëpret
 me rezerva appeared first on Revista Monitor.

❌
❌