❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 January 2026Main stream

​“Ishte ditĂ« kjameti”, qytetarĂ«t e GjakovĂ«s tregojnĂ« dĂ«met e mĂ«dha nga vĂ«rshimet

9 January 2026 at 23:39


Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime të mëdha në disa lagje të Gjakovës, duke lënë pas dëme të konsiderueshme në shtëpi, pajisje dhe infrastrukturë. Qytetarët tregojnë për përvojat e vështira që kanë kaluar, duke kërkuar më shumë kujdes nga institucionet.

Muhamet Duraku, banor i lagjes më të prekur tregon se mëngjesi i asaj dite i ka gjetur të shokuar.

Duraku: Ajo ditë ka qenë ditë kijameti

“AtĂ« ditĂ« ka qenĂ« ditĂ« kijameti. NĂ« lagjen tonĂ« ka qenĂ« katastrofĂ«. Kur jemi zgjuar nĂ« mĂ«ngjes, kemi gjetĂ« vetĂ«m urĂ«n – s’ka ekzistu tjetĂ«r gjĂ« prej ujit qĂ« Ă«shtĂ« rrit. Rreth 15 shtĂ«pi janĂ« pĂ«rmbytĂ« dhe janĂ« kthyer kanalizimet. Ishte ditĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ«, sidomos pĂ«r ata qĂ« jetojnĂ« afĂ«r lumit. DĂ«met janĂ« shumĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« atyre”, tha ai.

Një tjetër banor Bekim Qava tregon se uji ka depërtuar herët në mëngjes:

“Ka qenĂ« ora 04:30 – 05:00 kur na ka hy uji nĂ« podrum. Jena çu krejt pĂ«r me e hek ujin e me i largu sendet qĂ« kanĂ« qenĂ« brena. Kauqa, tepihĂ«, gjithçka Ă«shtĂ« lag. Kemi heq sene, por prapĂ« hyke uji.”, tha ai, duke shtuar se askush nuk ka ardhur as t’i pyes e as t’i ndihmojĂ«.

Një banor tjetër, Agim Qava thotë se edhe pse shtëpitë e tyre nuk u përmbytën, problem mbetet infrastruktura:

“Neve vĂ«rshime nuk na kanĂ« bo shumĂ«, por prapĂ« kemi kalu me vĂ«shtirĂ«si. KĂ«tu nuk ka kanalizime tĂ« mira dhe as ujĂ« s’kemi. Kanalizimi nĂ« vend se me qenĂ« nĂ« rrugĂ«n kryesore, Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« rrugĂ« tjetĂ«r. S’na kanĂ« pru as ujĂ«, as kanalizim. Nuk Ă«shtĂ« kanalizimi qysh duhet – me gypa tĂ« vogla qĂ« i kemi bo vetĂ« qysh moti. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye na marrin vĂ«rshimet.”, tha ai.

Sipas tij, kjo është hera e tretë që i ka hy uji nëpër shtëpi.

Një qytetar i moshuar Sadik Isufi që jeton afër prrockës Llokafc tregon përjetimin më të rëndë që ka pësuar ndonjëherë:

“I kam pĂ«rjetu tmerrshĂ«m. Jetoj kĂ«tu 50 vite dhe kurrĂ« nuk kam pa nivel tĂ« ujit kaq tĂ« lartĂ«. Kemi pas probleme edhe mĂ« herĂ«t mĂ« vĂ«rshime meqenĂ«se jetojmĂ« afĂ«r kĂ«tij pĂ«rronit tĂ« quajtur Llukavc, por kĂ«saj here niveli ka qenĂ« jashtĂ«zakonisht i madh. Problemin e shoh nĂ« dy segmente: moskujdesi i qytetarĂ«ve ndaj lumejve dhe mungesa e ndĂ«rhyrjeve tĂ« shtetit. Shpresoj qĂ« autoritetet ta shohin tĂ« nevojshme rregullimin e shtratit tĂ« lumenjve nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« mos t’i ndodh qytetarĂ«ve diçka e tillĂ« e tmerrshme”, tha ai.

Ai thotë se familja e tij ka pësuar dëme të mëdha:

“Si familje kemi pĂ«suar shumĂ«. TĂ« gjitha aparaturat e shtĂ«pisĂ« janĂ« pĂ«rmbytĂ«: lavatriqe, enĂ«larĂ«se, mobiljet, dyshekĂ«t, dhoma e fjetjes etj,....ne presim, mesiguri do tĂ« krijohet ndonjĂ« komision nga drejtoria e emergjencave ose nga shteti, pĂ«rndryshe gjendja Ă«shtĂ« katastrofĂ«. Me parĂ« podrumin nĂ« çfarĂ« gjendje Ă«shtĂ« vetĂ«m nĂ« filmat horrorr mund ta shiheni njĂ« pamje tĂ« tillĂ«.. nuk kamĂ« bĂ«rĂ« ndonjĂ« llogari por mund tĂ« jetĂ« deri nĂ« 10 mijĂ« euro, pĂ«r standardin qĂ« jetojmĂ« Ă«shtĂ« e pakapshme njĂ« shumĂ« e tillĂ«.”, tha ai./KosovaPress

Erë e fortë nga sot deri nesër në mëngjes, Bashkia e Durrësit paralajmëron qytetarët

9 January 2026 at 23:13


Bashkia e Durrësit ka paralajmëruar qytetarët se pasditen e sotme priten erëra të forta të cilat do të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat bashkia u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal, duke ndjekur njoftimet zyrtare.

“Sipas parashikimeve meteorologjike, qyteti ynĂ« pritet tĂ« pĂ«rballet me erĂ«ra tĂ« forta.

Duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/sek, situatë që do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

U bĂ«jmĂ« thirrje qytetarĂ«ve tĂ« shmangin lĂ«vizjet e panevojshme dhe tĂ« tregojnĂ« kujdes maksimal. Ju lutemi ndiqni njoftimet zyrtare pĂ«r sigurinĂ« tuaj dhe tĂ« familjarĂ«ve”, njofton Bashkia e DurrĂ«sit, raporton A2 CNN.

Sipas Bashkisë së qytetit bregdetar, strukturat do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo problematikë që mund të paraqitet.

Gjendet i vdekur 60-vjeçari në Elbasan

9 January 2026 at 23:10


NjĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« shĂ«nuar mbrĂ«mjen e sotme nĂ« lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku njĂ« 60-vjeçar Ă«shtĂ« gjetur i pajetĂ«.

Viktima është identifikuar si Vasil Gashi, ndërsa trupi i tij u konstatua nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Sipas informacioneve paraprake, 60-vjeçari ishte i veshur me uniformë pune në momentin kur u gjet pa shenja jete, çka ka ngritur dyshime mbi rrethanat e ngjarjes.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje, duke kryer këqyrjen paraprake dhe mbledhjen e provave, raporton Klan News.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë në vijim për të sqaruar shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të hedhë dritë mbi rrethanat dhe nëse kemi të bëjmë me vdekje natyrale apo ngjarje me elementë penalë.

Zgjedhja e presidentit të ri, ende nuk dihet se çka duan partitë politike

9 January 2026 at 23:02


4 marsi është afati i fundit kur duhet të zgjidhet Presidenti i ri, mandati të cilit përfundon më 4 prill, nëse kjo nuk ndodh vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. LDK dhe PDK janë në kërkim të një emri konsensual por me marrëveshje politike, ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë një qëndrim të qartë se a e përkrahin presidenten Vjosa Osmanin edhe për një mandat dhe se a synojnë marrëveshje politike me partitë tjera për një emër të pranueshëm për të gjithë.

Presidentes Vjosa Osmani, e cila e synon edhe një mandat tjetër 5 vjeçar në krye të shtetit, mandati i përfundon më 4 prill.

Presidenti i ri duhet të zgjidhet më së largu më 4 mars, jo më vonë se 30 ditë, para përfundimit të mandatit të saj.

Se çfarë qëndrimi ka ndaj kandidaturës së Osmanit, partia që i ka 57 deputetë në legjislaturën e re, Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk është e qartë.

Përkundër interesimit të TV Dukagjini drejtuar në adresën e disa deputetëve por edhe te zëdhënësi të partisë, e paqartë mbetet se me kë prej partive synojnë bashkëpunim për emrin e presidentit.

Menjëherë pas zgjedhjeve, Albin Kurti kishte deklaruar se për çështjen e presidentit ose presidentes do të duhet të bisedojnë edhe me opozitën, por që paraprakisht duhet të ulet të bisedojnë edhe me presidenten aktuale.

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini nuk kanë shfaqur shenja se do ta përkrahin kandidaturën e Osmanit, duke preferuar emër tjetër, që sipas tyre është konsnsual dhe sipas tyre mbi partitë politike.

“Nuk e shohim si diçka neve na obligon as tĂ« rrijmĂ« nĂ« sallĂ« dhe as qĂ« t’i jepim mbĂ«shtetje, por ne si deputet do ta kryejmĂ« obligimin tonĂ« duke votuar ose duke marr njĂ« qĂ«ndrim politik, normalisht qĂ« si parti politike nĂ« kĂ«tĂ« moment Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme me pĂ«rmend qĂ« me thanĂ« qĂ« pĂ«r aq sa kemi pĂ«rgjegjĂ«si duhet tĂ« jemi pĂ«rgjegjĂ«s nĂ« kuptimin e marrĂ«veshjeve politike nĂ« kuptimin e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« tonĂ« qĂ« na kanĂ« dhĂ«nĂ« qytetarĂ«t, edhe qĂ«ndrimi jonĂ« Ă«shtĂ« qĂ« nuk kemi asnjĂ« obligim qĂ« tĂ« e mbĂ«shtesim Vjosa Osmanin tĂ« vetĂ«dijshĂ«m qĂ« ajo gjatĂ« kĂ«tyre pesĂ« viteve nuk i ka shĂ«rbyer interesit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”, deklaroi nĂ« Debat Plus, deputetja e LDK-sĂ«, Jehona Sadriu-Lushaku.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, Bernard Nikaj, i cili Ă«shtĂ« sekretar pĂ«r marrĂ«dhĂ«nie me jashtĂ« i PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s, e cila do t’i ketĂ« 22 deputetĂ«, ka deklaruar tĂ« enjten se PDK e voton njĂ« president tĂ« ri dhe konsensual, vetĂ«m me njĂ« marrĂ«veshje politike.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, analisti politik, Belgzim Kamberi thotĂ« se Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kuptohet nĂ«se LĂ«vizja VetĂ«vendosja Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« bĂ«jĂ« kompromis me partitĂ« tjera, dhe tĂ« shihet se sa larg Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« shkojĂ« ish-blloku opozitar pĂ«r t’i mbrojtur qĂ«ndrimet e tyre.

“Po natyrisht qĂ« nĂ« pozitĂ«n e tij qĂ« Ă«shtĂ« z. Kurti e ka mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« lloj kĂ«rcĂ«nimi nĂ«se mund ta quajmĂ« ndaj opozitĂ«s pĂ«r ta ndĂ«rtuar pozicionin paraprak negociues pĂ«r presidentin dhe tash edhe kjo Ă«shtĂ« legjitime nga perspektiva politike. Çështja tjetĂ«r Ă«shtĂ« se si do tĂ« sillet opozita ndaj qĂ«ndrimit tĂ« z. Kurti, pra opozita a do tĂ« frikĂ«sohet tĂ« shkojĂ« nĂ« zgjedhje a do tĂ« tregojĂ« njĂ« lloj frike dhe nĂ« kĂ«tĂ« drejtim t’ia pranojĂ« z. Kurti propozimin e tij pĂ«r president pa marrĂ«veshje me opozitĂ«n
”, tha Kamberi.

Sipas Kushetutës në dy rundet e para të votimit për Presidentin nevojiten 2/3 e votave të Kuvendit, pra 80 sosh.

Në rast se zgjedhja e kandidatit dështon në të dyja rundet, në tentativën e tretë mund të zgjidhet me 61 vota, por të pranishëm për kuorum duhet të jenë 80 deputetë.

Në rast se deri më 4 mars nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme./RTV Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Po ktheheshin nga Kosova, ndërron jetë beba e familjes Morina pas aksidentit në Gjermani

9 January 2026 at 22:12


Njëra nga bebet e familjes shqiptare Morina, e cila ishte lënduar rëndë në aksidentin e ndodhur më 7 janar në Gjermani, ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për beben Teo Mendim Morina, lajmin për vdekjen e së cilës e ka konfirmuar edhe vetë familja Morina nga Ratkoci i Rahovecit.

Aksidenti ka ndodhur më 7 janar në qytetin Waldshut-Tiengen të Gjermanisë, vetëm disa minuta para se familja pesëanëtarëshe të mbërrinte në shtëpinë e saj. Familja Morina po kthehej në Gjermani pas pushimeve të kaluara në vendlindje.

Si pasojĂ« e aksidentit, janĂ« lĂ«nduar tĂ« pesĂ« anĂ«tarĂ«t e familjes: prindĂ«rit dhe tre fĂ«mijĂ«t, njĂ« fĂ«mijĂ« trevjeçar dhe binjakĂ«t rreth gjashtĂ« muajsh. Beba Teo, pĂ«r fat tĂ« keq, nuk ka arritur t’u mbijetojĂ« plagĂ«ve tĂ« rĂ«nda tĂ« marra.

Sipas informacioneve nga spitali, prindërit dhe dy fëmijët e tjerë ndodhen në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, prindërit po përballen me gjendje të rënduar psikologjike, e cila konsiderohet e kuptueshme pas humbjes së rëndë familjare.


I përkeqësohet gjendja njërit të dyshuar gjatë seancës për rastin e 'zhvatjes' së mbi 1 milion eurove nga BSK

9 January 2026 at 22:04


Njërit prej të dyshuarve në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK) i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë seancës dëgjimore që po mbahet në Gjykatën e Prizrenit, raporton TV Prizreni.

I dyshuari, së bashku me edhe 38 persona të tjerë, ishte paraqitur para trupit gjykues kur ka shfaqur probleme shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar ekipi i emergjencës, i cili i ka ofruar ndihmën e parë, ndërsa më pas i dyshuari është transferuar me autoambulancë për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Yesterday — 9 January 2026Main stream

​SituatĂ« e pazakontĂ« para stacionit policor nĂ« Ferizaj, tre zyrtarĂ« tĂ« lĂ«nduar lehtĂ«

9 January 2026 at 21:49


Një person është arrestuar pasditen e së premtes për sulm ndaj zyrtarëve policorë në oborrin e Stacionit Policor në Ferizaj.

Sipas PolicisĂ«, rreth orĂ«s 15:40, njĂ« zyrtar policor i caktuar nĂ« detyrĂ« nĂ« portĂ«n hyrĂ«se tĂ« stacionit ka njoftuar se njĂ« veturĂ« me targa tĂ« huaja ishte parkuar para portĂ«s hyrĂ«se dhe se drejtuesi i saj nuk po i bindej urdhrave pĂ«r t’u larguar.

Në vendngjarje kanë dalë edhe zyrtarë të tjerë policorë për asistencë, ndërsa i dyshuari, A.N., 35 vjeç, ka vazhduar të përdorë fjalë fyese dhe kërcënuese ndaj policisë, duke shfaqur sjellje agresive dhe mosbindëse.

GjatĂ« ndĂ«rhyrjes policore, i dyshuari u Ă«shtĂ« vĂ«rsulur zyrtarĂ«ve policorĂ«, me ç’rast ata janĂ« detyruar tĂ« pĂ«rdorin sprej mbrojtĂ«s dhe ta arrestojnĂ« atĂ«. Si pasojĂ« e incidentit, tre zyrtarĂ« policorĂ« dhe i dyshuari kanĂ« pĂ«suar lĂ«ndime tĂ« lehta.

NĂ« rast Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« NjĂ«sia e Hetimeve Rajonale, e cila ka intervistuar tĂ« dyshuarin dhe, me urdhĂ«r tĂ« prokurorit tĂ« shtetit, ka iniciuar rastin pĂ«r veprĂ«n penale “Sulm ndaj personit zyrtar”. I dyshuari Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje pĂ«r 48 orĂ« pĂ«r procedura tĂ« mĂ«tejme hetimore.

Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë dhe zbatojnë urdhrat e ligjshme të zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, duke theksuar se bashkëpunimi me policinë kontribuon drejtpërdrejt në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Kupchan: Kongresi i SHBA-sĂ« po nxit Trumpin pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve Kosovë–Serbi

9 January 2026 at 21:39


Ish-zyrtari i lartë amerikan, Charles Kupchan, vlerëson se Kongresi i Shteteve të Bashkuara po përpiqet të rikthejë Ballkanin Perëndimor në fokusin e politikës së jashtme amerikane, në një moment kur rajoni përballet me mungesë stabiliteti dhe ngërç politik.

Sipas tij, përfshirja e Kosovës dhe Serbisë në dokumentin e Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të Shteteve të Bashkuara synon të ushtrojë presion konstruktiv mbi Prishtinën dhe Beogradin për të ecur përpara në dialog dhe për të kapërcyer bllokimin aktual, duke kërkuar njëkohësisht qeveri të qëndrueshme në të dyja vendet.

Ai nënvizon në Euronews Albania se Kongresi po përpiqet të nxisë presidentin Trump dhe administratën e tij që të angazhohen më aktivisht në rajon, në një kohë kur nevojitet rifokusim serioz i SHBA-së në çështjet e sigurisë në Ballkan.

“Trump do tĂ« pĂ«rpiqet qĂ« ta fusĂ« nĂ« listĂ«n e tij tĂ« arritjeve normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve Kosovë–Serbi. Pra, kemi rritjen e shqetĂ«simit amerikan qĂ« vjen pas tĂ«rheqjes sĂ« SHBA-sĂ« nga dialogu mes SerbisĂ« dhe KosovĂ«s dhe kemi mungesĂ«n e qeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« gjatĂ«. Dokumenti e nxit kryeministrin Kurti qĂ«, pas fitores sĂ« zgjedhjeve, ta formojĂ« sa mĂ« shpejt qeverinĂ«. Por ka shqetĂ«sime nĂ« lidhje me qasjen e zotit Kurti".

"Prania e Kosovës në këtë dokument synon të nxisë Prishtinën dhe Beogradin që të ecin përpara në dialogun dypalësh dhe të tejkalojnë ngërçin që i ka kapur. Gjithashtu, dokumenti u kërkon këtyre dy vendeve që të kenë qeveri të qëndrueshme. Në Serbi kemi një situatë të destabilizuar, në Kosovë kemi muaj të tërë pa qeveri, prandaj është koha që të dy vendet të avancojnë përpara me punën e vështirë që kanë".

"Në Kongres, në të dyja dhomat, ka shumë zyrtarë që kanë kaluar kohë të konsiderueshme në Ballkan, ndaj kemi një draft që ka ardhur posaçërisht për Ballkanin. Më parë, administrata Trump nuk ishte fokusuar shumë në aspektin e sigurisë së Evropës, sikurse bëri administrata Biden, dhe kjo është një përpjekje e Kongresit për ta nxitur presidentin dhe njerëzit rreth tij, përfshirë sekretarin Rubio, që ta marrin në dorë këtë axhendë".

"VetĂ« Trump ka bĂ«rĂ« disa deklarata pĂ«r KosovĂ«n dhe SerbinĂ«, duke marrĂ« meritat se ka parandaluar njĂ« luftĂ« mes tyre. Tani Kongresi i kĂ«rkon presidentit Trump qĂ« tĂ« angazhohet nĂ« Ballkan, pasi po shohim njĂ« tĂ«rheqje dhe nevojitet qĂ« tĂ« rifokusohemi sĂ«rish nĂ« çështjet e rajonit tĂ« Ballkanit”, tha ai.

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

9 January 2026 at 21:30


Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur të fitojnë mandatin e deputetit për të shtatën herë, por ka prej tyre që kanë fituar mandatin e 10.

Kryetari i AAK-sĂ«, Ramush Haradinaj, Ă«shtĂ« i vetmi deputet nĂ« historinĂ« e pasluftĂ«s sĂ« KosovĂ«s qĂ« Ă«shtĂ« zgjedhur nĂ« tĂ« gjitha legjislaturat e deritanishme, duke fituar gjithsej 10 herĂ« besimin e qytetarĂ«ve pĂ«r t’i pĂ«rfaqĂ«suar nĂ« Parlament, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, ka pasur raste kur Haradinaj është tërhequr nga mandati për arsye të ndryshme.

Pas Haradinajt, Enver Hoxhaj ka fituar mandate në 9 legjislatura që nga zgjedhjet e dyta të pasluftës, ndërsa bashkëpartiaku i tij nga PDK, Xhavit Haliti, ka fituar 8 herë ulëse në Kuvend, duke mos u zgjedhur vetëm dy herë (2019 dhe shkurt 2025).

TĂ« tjerĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« listĂ« me 7 mandate janĂ« Glauk Konjufca, Blerta Deliu – Kodra, Anton Quni, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami dhe Time Kadriaj, tĂ« gjithĂ« tĂ« zgjedhur rregullisht nĂ« zgjedhjet e fundit dhe mĂ« parĂ«.

Lista e deputetëve me mandatet e fituara:

Ramush Haradinaj: 2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025

Enver Hoxhaj: 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025

Xhavit Haliti: 2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2021, 2025

Glauk Konjufca: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025

Blerta Deliu – Kodra: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025

Anton Quni: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025

Armend Zemaj: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025

Hykmete Bajrami: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025

Time Kadriaj: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025

Kujtojmë Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë në zgjedhje nacionale është futur në vitin 2010./Telegrafi/

​Energjia elektrike mund tĂ« rritet nga prilli, paralajmĂ«rohen protesta

9 January 2026 at 20:42


Pakënaqësi të mëdha u raportuan për faturat e muajit të fundit të vitit të kaluar. Shumë qytetarë i publikuan ato në rrjetet sociale.

Dhjetorin e vitit 2024, në këtë faturë janë harxhuar 2,298 kWh teksa në të njëjtin muaj një vit më vonë, 3,570 kWh, që i bije 1,272 kWh më shumë apo 55% shpenzime më të mëdha të energji.

Fatura në këtë rast nuk është 55% më e lartë, por është 110% më e lartë apo për 162 euro më shumë.

Ankesa nga qytetarët kanë pas edhe për dallime drastike të faturave nga nëntori në dhjetor të 2025.

Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka pranuar një numër të madh ankesash nga qytetarë e Kosovës, të cilët raportojnë se faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor janë mbi 70 për qind më të larta krahasuar me muajin paraprak.

“KMDLNj vlerĂ«son se kjo situatĂ« pĂ«rbĂ«n abuzim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« ekonomik dhe rĂ«ndon nĂ« mĂ«nyrĂ« disproporcionale mbi buxhetin e familjeve kosovare, duke thelluar varfĂ«rinĂ« dhe pasigurinĂ« sociale”, thuhet nĂ« reagim.

Nga ana tjetër, KESCO e përjashton mundësinë e rritjes së cmimeve, por vetëm deri në fund-mars. Por, nuk e përjashton nga 1 prilli, kur edhe ZRRE do të anaizoi faturat.

“PĂ«r tĂ« shmangur keqkuptimet, duhet theksuar qartĂ« se tarifat aktuale janĂ« nĂ« fuqi deri mĂ« 31 mars 2026, ashtu siç pĂ«rcaktohet nĂ« vendimin tarifor tĂ« miratuar nga ZRRE-ja. ZRRE-ja nuk ka pranuar ndonjĂ« kĂ«rkesĂ« nga KEDS/KESCO pĂ«r shqyrtim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m tĂ« tarifave nĂ« muajin dhjetor. Çdo pretendim pĂ«r rritje tarifash nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« Ă«shtĂ« spekulim dhe nuk mbĂ«shtetet nĂ« ndonjĂ« proces tĂ« hapur apo vendim rregullator. Sipas kornizĂ«s rregullative nĂ« fuqi, viti tarifor nĂ« sektorin e energjisĂ« elektrike nĂ« KosovĂ« fillon mĂ« 1 prill. Vendosja dhe rishikimi i tarifave Ă«shtĂ« kompetencĂ« ekskluzive e ZyrĂ«s sĂ« Rregullatorit pĂ«r Energji (ZRRE), e cila i pĂ«rcakton ato nĂ« pĂ«rputhje me procedurat dhe analizat e saj tĂ« rregullta”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«sja e KESCO, Margarita Rashiti.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi është i bindur se rritje do të ketë nga 1 prilli.

“ Deri tash ata qĂ« janĂ« akterĂ« as KEDS as KESCO as KOST nuk kanĂ« kĂ«rkuar qĂ« me pas rritej tĂ« parakohshme para procesit vjetor. KĂ«shtu qĂ« edhe ZRRE nuk Ă«shtĂ« qĂ« do t’i rrit tarifat pĂ«r arsye se ata nuk kanĂ« kĂ«rkuar tĂ« rriten e dhe kjo gjithashtu mund tĂ« lidhet me procesin zgjedhor...Edhe tash rryma do tĂ« shtrenjtohet, por do tĂ« shtrenjtohet prej 1 prillit”, theksoi Ejupi.

Ai beson që mos investimi në shtim të kapaciteteve energjetike, rritja e konsumit, por edhe tregtimi i rrymës do jenë faktor që do të ndikojnë në rritje të çmimit nga prilli.

Duke pas parasysh konsumi qĂ« po rritet pĂ«r arsye se nuk ka ndonjĂ« alternativ viteve tĂ« fundit pĂ«r ngrohje dhe qytetarĂ«t tĂ« vetmen alternativĂ« pĂ«r ngrohje besoj duke e pas energjinĂ« elektrike. Gjithashtu konsumi nga termocentralet ka rĂ«nĂ« sivjet pĂ«r arsye tĂ« disa riparimeve dhe disa prishjeve qĂ« i kanĂ« pasur termocentralet, çmimi i importit nuk Ă«shtĂ« qĂ« Ă«shtĂ« rritur nĂ« krahasim me vitet e kaluara...Jemi duke e paguar transportin e energjisĂ« elektrike prapĂ« shumĂ« tĂ« lartĂ« dhe krejt kĂ«to kur i mbledhim besoj se do tĂ« kemi prapĂ« rritje tĂ« çmimit tĂ« energjisĂ« elektrike pĂ«r vitin 2026”, thotĂ« Ejupi.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike po ka ndikim tw menjwherwshwm te shporta e qytetarwve.

“Veç shpirtin ka mbet me na marr rĂ«ndime pĂ«r çdo vit e çdo gjashtĂ« muaj e çdo njĂ« vit. Ne nonstop jemi duke u rritur s’jemi duke zbritur. Nuk po e kuptoj çka domethĂ«nĂ« kjo. Kushtet i kemi katastrofal”, theksoi Sali Ajupi.

“Sigurisht qĂ« e rĂ«ndon fort shportĂ«n e buxhetit familjar. Me siguri duke marr parasysh çfarĂ« tĂ« ardhurash kemi me siguri qĂ« e rĂ«ndon, por unĂ« besoj qĂ« kishim mund me gjet njĂ« zgjedhje se sa e shoh unĂ« mĂ« shtrenjtĂ« rryma nuk Ă«shtĂ« kĂ«rkund nĂ« rajon, jo nĂ« rajon por as nĂ« EvropĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« shtrenjtĂ« se kĂ«tu
Me rĂ«ndu buxhetin e rĂ«ndon fort, sidomos dimrit, dimrin vjen fatura njĂ« faturĂ« e rrymĂ«s pĂ«r njĂ« familje mesatare mĂ« pak se 40 euro nuk mbetet atĂ«herĂ« tĂ« gjithĂ« e dimĂ« sa e kemi buxhetin mesatar mujor”, deklaroi Bajram Havolli.

“ËshtĂ« keq pastaj njĂ« e keqe mĂ« e madhe se kjo Ă«shtĂ« çelĂ«si i tĂ« gjitha shtrenjtimeve tĂ« tjera pastaj. Posa po ndodh njĂ« shtrenjtim shumĂ« i vogĂ«l pastaj gjitha çmimet po lĂ«vizim nĂ«pĂ«r lokale gjithkund nuk po ka kontroll fare nĂ« çmime. Kjo Ă«shtĂ« edhe mĂ« tragjike sesa korenti elektrik sepse korenti Ă«shtĂ« shumĂ« e nevojshme se ne shumĂ« e pĂ«rdorim”, tha Hysni Zuka Zuka.

Luan Hasanaj nga grupi “AsnjĂ« cent mĂ« shumĂ«â€œ, thotĂ« se shqyrtimi i organizimit tĂ« protestave Ă«shtĂ« i pashmangshĂ«m nĂ« rast tĂ« shtrenjtimit tĂ« faturave tĂ« energjisĂ« elektrike.

“I vetmi mekanizĂ«m qĂ« ne si shoqĂ«ri civile dhe qytetarĂ« aktiv qĂ« mund ta bĂ«jmĂ« janĂ« ngritja e zĂ«rit pĂ«r t’i kundĂ«rshtuar kĂ«to vendime tĂ« dĂ«mshme, sigurisht qĂ« do t’i shqyrtojmĂ« pĂ«rsĂ«ri organizimin e protestave. Pra, nuk do tĂ« ndalemi sepse konsiderojmĂ« qĂ« nĂ«se kjo rritje e tarifave tĂ« energjisĂ« nuk shoqĂ«rohet me pĂ«rmirĂ«sim tĂ« mirĂ«qenies qĂ« nga rritja e pagave e politikave tĂ« tjera qĂ« favorizojnĂ« qytetarin. Ky vend dita ditĂ«s po bĂ«het mĂ« pak i jetueshĂ«m”, deklaroi Hasanaj.

Më 16 prill 2025, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) vendosi që të rrisë tarifat e energjisë elektrike për 16.1%.

Vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike u kundërshtua nga qytetarët dhe shoqëria civile, përmes organizimit të protestave. Kundër këtij vendimi u rreshtuar edhe presidentja, Vjosa Osmani, derisa Avokati i Popullit kërkoi pezullimin e vendimit./KosovaPress

Arrestohen dy persona pĂ«r shitblerje tĂ« narkotikĂ«ve nĂ« Mitrovicë– sekuestrohet kokainĂ«, armĂ« dhe para

9 January 2026 at 20:22


Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës ka arrestuar dy persona, me iniciale Q.H., dhe R.H.,

Siç bĂ«het e ditur nĂ« njoftim, tĂ« dy personat u arrestuan pĂ«r shkak tĂ« dyshimit se nĂ« bashkĂ«kryerje kanĂ« kryer veprĂ«n penale “Blerja, posedimi, shpĂ«rndarja dhe shitja e paautorizuar narkotikeve substancave psikotrope apo analoge“.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi kokaine, armë dhe para.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.

Si do t’i ndihmojĂ« shteti qytetarĂ«t e prekur nga pĂ«rmbytjet?

9 January 2026 at 19:50


Shtëpi, lokale, oborre dhe vetura të përmbytura nga uji janë disa nga pamjet që ditëve të fundit janë shënuar në shumë komuna të Kosovës.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat nisën më 5 janar, janë shkaktuar vërshime që kanë sjellë dëme në prona private, infrastrukturë publike, evakuime të qytetarëve si dhe bllokim të rrugëve.

Fushë-Kosova, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Drenasi, Skenderaj dhe Gjakova, sipas Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), janë komunat më të prekura nga këto vërshime.

TĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t qĂ« kanĂ« pĂ«suar dĂ«me nĂ« tĂ« mira materiale si pasojĂ« e kĂ«tyre vĂ«rshimeve, duhet t’u drejtohen komunave pĂ«rkatĂ«se pĂ«r kompensim, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« (REL), drejtori ekzekutiv i Asociacionit tĂ« Komunave tĂ« KosovĂ«s (AKK), Sazan Ibrahimi.

Sipas rregullores për metodologjinë e vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, në të mira materiale përfshihen: objekte banimi, objekte tjera përcjellëse, pajisje, mjete të punës, kafshë, prodhimtaria aktuale bujqësore, mallra, mjete të transportit të te gjitha llojeve, orenditë, gjësendet shtëpiake dhe të gjitha mjetet dhe pajisjet që përdoren për jetën dhe punën e qytetarëve dhe bizneseve.

Disa komuna kanĂ« njoftuar tashmĂ« qytetarĂ«t pĂ«r fillimin e aplikimeve pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve nga vĂ«rshimet, ndĂ«rsa disa tĂ« tjera ende s’e kanĂ« bĂ«rĂ«.

Komunat e Skenderajt, Pejës, Drenasit, Rahovecit dhe Klinës, përmes njoftimeve të publikuara në faqet e tyre zyrtare në Facebook, kanë ftuar qytetarët të paraqesin kërkesa për vlerësim të dëmeve.

Në njoftime janë të publikuara edhe dokumentacionet e nevojshme për aplikim, si: të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues), kopja e letërnjoftimit, llogaria bankare dhe fotografi që dëshmojnë gjendje reale të dëmeve, të realizuara nga vendi i dëmtuar.

Afati për aplikim është nga tetë deri në dhjetë ditë, varësisht nga komuna.Në Komunën e Skenderajt, deri në mesditën e së premtes, janë paraqitur dhjetë kërkesa për vlerësim të dëmeve, ka bërë të ditur Amir Lushtaku, zëdhënës i kësaj komune.

Ndërkohë, komunat e Fushë-Kosovës dhe Obiliqit kanë formuar të premten komisionet për vlerësimin e dëmeve, konfirmuan kryetarët e këtyre komunave, Valon Prebreza, dhe Halil Thaqi, përkatësisht.

REL-i, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka pranuar përgjigje lidhur me nisjen e procesit të aplikimit për vlerësimin e dëmeve materiale nga komunat e Malishevës, Mitrovicës së Jugut, Gjakovës dhe Vushtrrisë.

Sipas Sazan Ibrahimit, komisionet komunale përpilojnë raportet e dëmeve, ato miratohen në Kuvendet Komunale dhe më pas dorëzohen në institucionet qendrore.

“Niveli lokal Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r analizimin e situatĂ«s dhe vlerĂ«simin e dĂ«meve nĂ« ekonomitĂ« familjare, bizneset dhe infrastrukturĂ«. Komisioni komunal harton raportin bazuar nĂ« dĂ«met e argumentuara nga qytetarĂ«t, i cili miratohet nĂ« Kuvendin Komunal dhe mĂ« pas i dĂ«rgohet AME-sĂ«â€, tha ai.

Më pas kjo agjenci bën verifikimin e vërtetësisë së dëmeve të vlerësuara, përgatitë raportin përmbledhës për dëmet e vlerësuara dhe ia dorëzon Qeverisë së Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Ibrahimi tha se deri në kompensimin e dëmeve nga Qeveria, qytetarët janë të detyruar të gjejnë zgjidhje vetanake.

“Komunat kanĂ« vullnet pĂ«r t’i ndihmuar tĂ« prekurit, por nuk kanĂ« buxhet tĂ« mjaftueshĂ«m, ndĂ«rsa pĂ«rgjegjĂ«sia pĂ«r kompensimin e dĂ«meve Ă«shtĂ« obligim ligjor i QeverisĂ«", tha ai.

Disa qytetarë në fshatin Kuzmin të Fushë-Kosovës janë detyruar të evakuohen për shkak të përmbytjeve. Disa prej tyre madje janë detyruar të gjejnë një vendbanim tjetër me qira.

Ndryshe, edhe gjatë vitit 2023 disa komuna të Kosovës u përballën me vërshime, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Ndër komunat e prekura ishin Skenderaj, Istogu, Klina dhe Mitrovica e Jugut.

Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me vlerën totale të këtyre dëmeve dhe nëse ato janë kompensuar.

Megjithatë, sipas të dhënave të komunave në atë kohë, vlera e përgjithshme e dëmeve vlerësohej rreth 26 milionë euro.

Sazan Ibrahimi tha se komunat vazhdojnë të ankohen se bizneset që pësuan dëme nga vërshimet e atij viti ende nuk janë rimbursuar.

Vetëm në komunën e Skenderajt, dëmet e shkaktuara nga vërshimet e janarit 2023 arritën vlerën 12.2 milionë euro, duke përfshirë dëmet në ekonomitë familjare, bizneset, kulturat bujqësore dhe infrastrukturën rrugore.

Zëdhënësi i kësaj komune, Amir Lushtaku, tha se deri më tani janë kompensuar rreth 1.5 milion euro, kryesisht për dëmet në ekonomitë familjare, ndërsa nuk ka pasur asnjë kompensim për dëmet në biznese, infrastrukturë publike dhe sektorin e bujqësisë.

Qeveria e Kosovës, në tetor të vitit 2023, ka ndarë nëntë milionë euro për rimëkëmbjen e ekonomive familjare të prekura nga fatkeqësitë natyrore në komunat e goditura./Radio Evropa e Lirë/

PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat nga diaspora

9 January 2026 at 19:07


Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë si të pasafatshme ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila kërkoi anulimin e fletëvotimeve të pranuara me postë pas datës 29 dhjetor 2025.

Paneli i pĂ«rbĂ«rĂ« nga gjyqtarĂ«t Kujtim Pasuli, Hidajete Gashi Alaj dhe Skender Çoçaj, konstatoi se ankesa Ă«shtĂ« parashtruar jashtĂ« afatit ligjor prej 48 orĂ«sh.

“Hedhet e pasafatshme ankesa ZP.Anr.69/2025, e datĂ«s 08.01.2026, e parashtruar nga subjektit politik Partia Demokratike e KosovĂ«s (PDK), me seli nĂ« PrishtinĂ«, me tĂ« cilĂ«n ka kĂ«rkuar qĂ« tĂ« urdhĂ«rohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) qĂ« tĂ« anuloj tĂ« gjitha fletĂ«votimet tĂ« pranuara me postĂ« pas datĂ« 29.12.2025 dhe tĂ« pĂ«rjashtoj nga numĂ«rimi tĂ« gjitha fletĂ«votimet tĂ« pranuara pas kĂ«tij afati pĂ«rfshirĂ« ato tĂ« pranuara me 02.01.2026 dhe 05.01.2026, pĂ«r Zgjedhjet e Parakohshme pĂ«r Kuvend tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, tĂ« mbajtura mĂ« 28 dhjetor 2025”, thuhet nĂ« vendimin e PZAP-sĂ«.

Sipas PZAP shkelja e supozuar ka ndodhur më datat 2 dhe 5 janar 2026 (kur janë tërhequr pakot), derisa ankesa në PZAP është dorëzuar më 8 janar 2026. Për pasojë, paneli e hodhi ankesën pa e shqyrtuar bazueshmërinë e saj lëndore.

PDK kishte pretenduar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shkelur Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme duke numëruar fletëvotime që kanë arritur në kutitë postare më 2 dhe 5 janar 2026.

Në përgjigjen e saj, KQZ-ja u mbrojt duke argumentuar se ndryshimi i afateve ishte i domosdoshëm për të garantuar të drejtën e votës për diasporën, për shkak të festave të fundvitit dhe vonesave postare; Dështimit të kontraktimit të operatorit ekonomik për shërbime postare në kohë dhe faktit që në disa shtete (si Zvicra), data 29 dhjetor nuk ishte ditë pune.

KQZ theksoi se ky vendim ishte marrë me votat e të gjithë anëtarëve dhe ishte bazuar në ligjin që i lejon KQZ-së të ndryshojë afatet në rrethana të zgjedhjeve të parakohshme.

Tani Partia Demokratike e Kosovës ka të drejtë të ankohet kundër vendimit të PZAP në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të vendimit.

Dëmi mbi 1 milion euro, kërkohet paraburgim për Sami Mazrekun dhe tre të dyshuar

9 January 2026 at 18:31


Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër të pandehurve që u arrestuan dje gjatë bastisjeve në të gjithë vendin si pjesë e një hetimi kundër dy ish-drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), të cilët dyshohen për keqpërdorime që i kanë shkaktuar dëme byrosë në vlerë mbi 1 milion euro.

Prokuroria i ka kĂ«rkuar GjykatĂ«s Themelore nĂ« Prizren tĂ« caktojĂ« masĂ«n e paraburgimit pĂ«r ish-drejtorin ekzekutiv tĂ« BKS-sĂ«, Sami Mazreku, ish-drejtorin e Financave, Valon Berisha, si dhe F.S., dhe Y.Ç.,

NdĂ«rkaq, pĂ«r 35 tĂ« pandehurit e tjerĂ«, Prokuroria ka kĂ«rkuar caktimin e masĂ«s ‘Paraqitja nĂ« Stacion Policor’ dhe’ Ndalimin’ pĂ«r t’iu ofruar vendit ose personit tĂ« caktuar.

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka caktuar seancën dëgjimore në ora 16:00, tha Gjykata Themelore e Prizrenit në një komunikatë për mediat.

Pas përfundimit të kësaj seance, gjykata tha se do të njoftojë publikun me vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake.

Mazreku dhe Berisha u arrestuan gjatë bastisjeve të djeshme nën dyshimin se kanë i kanë keqpërdorur autorizimet e BKS-së duke ua mundësuar personave të ndryshëm që përmes tyre të kryejnë transaksione të jashtëligjshme.

Prokuroria tha se ata kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara, ku ne deri në këtë fazë është vlerësuar se ato dokumente të dyshuara i kanë përdorur për përfitime personale dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së në vlerë prej 1 milion e 43 mijë euro.

Prokurorët i kanë sekuestruar 23.700 euro, ari, aksesorë, orë dore të ndryshme dhe pajisje elektronike gjatë bastisjeve.

Osmani priti Ambasadorin britanik, diskutohet formimi i institucioneve dhe bashkëpunimi strategjik

9 January 2026 at 18:28


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutuan zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe procesi i themelimit të institucioneve të reja, për të cilin Osmani ka shprehur pritjen që formimi të ndodhë sa më shpejt. Ajo ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme u zhvilluan sipas standardeve më të larta demokratike dhe ka theksuar rëndësinë e funksionimit të shpejtë të institucioneve të reja.

Po ashtu, gjatë takimit u trajtua edhe iniciativa e Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e interesit të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, sigurinë, ekonominë dhe tregtinë.

Presidenca thekson se këto marrëveshje ishin diskutuar edhe gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të vitit të kaluar.

Takimi nënvizon përpjekjet e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe avancimin e procesit demokratik në vend.


Uji në Kosovë pas përmbytjeve, IKSHKP tregon zonat e sigurta dhe ato të rrezikshme për konsum

9 January 2026 at 18:24


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut dhe vërshimeve, janë intensifikuar monitorimet e cilësisë së ujit, kësisoj, IKSHPK, ka shtuar se janë marr mostra për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga sistemet publike të ujëfurnizim.

NĂ« komunikatĂ«n e IKSHPK’sĂ«, njoftohet edhe pĂ«r situatĂ«n nĂ« rajonet e vendit, ku bĂ«het e ditur se fabrika pĂ«r trajtimin e ujit nĂ« Shkabaj dhe Bivolak janĂ« jashtĂ« funksionit pĂ«r shkak tĂ« turbullirĂ«s sĂ« madhe, ndĂ«rsa ato nĂ« Badoc dhe BatllavĂ« funksionojnĂ« normalisht, cilĂ«sia e ujit Ă«shtĂ« brenda standardeve.

Pos rajonit të Prishtinës, IKSHPK njofton edhe për situatën në rajonet e tjera.

Njoftimi i plotë:

Si pasojë e reshjeve të shtuara atmosferike ditët e fundit, IKSHPK në bashkëpunim me Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik ka intensifikuar monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar marrje të mostrave për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga sistemet publike të ujëfurnizimit.

Situata me ujin e pijshëm më 9 janar 2026

Rajoni i Prishtinës

Fabrika për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Bivolak janë jashtë funksionit për shkak të turbullirës së madhe.

Fabrika e ujit në Badoc dhe Batllavë funksionojnë normalisht, cilësia e ujit është brenda standardeve.

Rajoni i Prizrenit

Burimi i ujit nga “40 bunarĂ«t” nĂ« qytetin e Prizrenit Ă«shtĂ« lĂ«shuar vetĂ«m pĂ«r nevoja teknike. Burimet e tjera, si Cvilen dhe Soz, uji Ă«shtĂ« brenda standardeve.

Në Suharekë dhe Dragash uji është brenda standardeve.

Në Malishevë uji përdoret vetëm për nevoja teknike.

Rajoni i Gjilanit

Në qytetin e Gjilanit uji është brenda standardeve.

Në Kamenicë, Viti dhe fshatrat Makresh, Ropotovë, Ranillug dhe Berivojcë vlerat e turbullirës janë të rritura dhe uji nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Pejës

Në qytetin e Pejës dhe Istogut uji është brenda standardeve.

Ujësjellësi Deçan, Junik, Klinë furnizimi me ujë është vetëm për përdorim teknik.

Mbivada dhe Vrella me turbullirë, uji shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike.

Burimi i Jarines, uji shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike

Rajoni i Ferizajt

Uji Ă«shtĂ« i pijshĂ«m – brenda standardeve.

Rajoni i Gjakovës

Furnizimi me ujë nga rrjeti KRU Gjakova është i sigurtë për pije.

Hoqa e Madhe, Opterusha, Zaqishta vlera të rritura të turbullirës, uji nuk është i pijshëm.

Rajoni i Mitrovicës

Uji përdoret vetëm për nevoja teknike.

IKSHPK në koordinim me Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik dhe Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit vazhdon me monitorim të shtuar të cilësisë së ujit të pijshëm me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës.

PDK mirëpret aktgjykimin e Kushtetueses për rrëzimin e ligjeve të kontestuara

9 January 2026 at 17:59


Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin 13 ligje të miratuara nga Qeveria Kurti më 5 dhjetor 2024 janë shpallur antikushtetuese.

Ligjet ishin kontestuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së.

Sipas PDK-së, ky vendim është një konfirmim i qartë institucional se shumica qeverisëse ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, duke cenuar parimin e ndarjes së pushteteve, rolin kushtetues të deputetit, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe funksionimin e komisioneve parlamentare. Partia thekson se procedurat parlamentare janë përdorur si instrument force politike dhe jo si mekanizëm demokratik i vendimmarrjes.

PDK vlerëson rëndësinë e veprimit opozitar të saj, duke theksuar se ka zgjedhur rrugën institucionale për të mbrojtur rendin kushtetues përballë një qeverisjeje që ka shfaqur prirje antikushtetuese dhe përqendrim të kundërligjshëm të pushtetit.

PDK rithekson se Kushtetuta është themeli i shtetit dhe asnjë shumicë parlamentare nuk ka të drejtë ta shkelë atë në emër të pushtetit momental.

PDK thotë se mbetet e vendosur të vazhdojë angazhimin politik dhe institucional për mbrojtjen e rendit kushtetues, sundimit të ligjit dhe funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke theksuar se shteti i së drejtës duhet të mbrohet çdo ditë./Telegrafi/

Pamje me dron nga zjarri katastrofik te Medreseja në Tiranë

9 January 2026 at 17:52


NjĂ« zjarr i madh kaishte pĂ«rfshirĂ« tĂ« enjten pasdite tregun e rrobave tĂ« pĂ«rdorura nĂ« lagjen ‘5 Maji’ nĂ« TiranĂ«.

Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij.

Për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme, kryesisht tekstile, flakët u përhapën me shpejtësi dhe përfshinë dy kapanone.

Pas disa orësh ndërhyrjeje intensive, forcat zjarrfikëse arritën ta vendosin zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij në objektet e tjera përreth.

FSK përforcon lidhjet me Gardën Kombëtare të Ajovës për avancimin e kapaciteteve profesionale

9 January 2026 at 17:29


Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në një takim zyrtar Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerallejtënant Jonathan M. Stubbs, i shoqëruar nga gjeneral major Levon E. Cumpton dhe delegacioni i tij.

Gjatë takimit, palët diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, me theks të veçantë në partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovës. U vlerësua lart mbështetja amerikane në ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta si dhe avancimin e ndërveprueshmërisë me partnerët ndërkombëtarë.

Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë partneritet si thelbësor për zhvillimin, modernizimin dhe profesionalizimin e FSK-së.

NĂ« takim u theksua gjithashtu se Programi i Partneritetit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t (State Partnership Program – SPP) ndĂ«rmjet GardĂ«s KombĂ«tare tĂ« AjovĂ«s dhe FSK-sĂ« pĂ«rfaqĂ«son njĂ« shembull suksesi, me rezultate konkrete dhe aktivitete tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta nĂ« fusha tĂ« ndryshme.

Në përmbyllje, të dy gjeneralët u pajtuan se thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit është thelbësor për avancimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave, duke theksuar njëherësh rëndësinë e mbështetjes së SHBA-së në përmbushjen e synimeve strategjike të Kosovës drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal./Telegrafi/


Cakolli: Kushtetuesja rrëzoi ligjet e 5 dhjetorit për shkelje procedurale, jo për përmbajtje

9 January 2026 at 17:21


Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese, përmes dy aktgjykimeve, ka rrëzuar pothuajse të gjitha ligjet e miratuara në seancën e Kuvendit të mbajtur më 5 dhjetor 2024, përfshirë edhe Ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Sipas Cakollit, asnjë nga këto ligje nuk është shpallur antikushtetues për shkak të përmbajtjes së tyre. Ai ka theksuar se Gjykata nuk është marrë fare me substancën e ligjeve, por i ka rrëzuar ato për shkak të shkeljeve serioze procedurale gjatë miratimit, të cilat kanë cenuar thelbin e funksionimit parlamentar.

Ai ka bërë të ditur se, në disa raste, komisionet parlamentare kanë qenë të obliguara të shqyrtojnë projektligje, amendamente dhe raporte brenda afateve prej vetëm 5 deri në 20 minutash. Për ligje të tjera, materialet për shqyrtim u janë shpërndarë deputetëve pas kohës së paraparë për fillimin e seancës plenare.

Cakolli ka theksuar se në rastin konkret të Ligjit për Byronë, dokumentet përkatëse u janë dërguar deputetëve rreth 21 minuta pas orarit zyrtar të fillimit të seancës, duke e bërë të pamundur një shqyrtim real parlamentar.

Sipas tij, me afate të tilla deputetët nuk kanë pasur kohë reale për lexim, debat apo vlerësim të ligjeve, çka ka bërë që roli i tyre të reduktohet në votim formal. Ai ka vlerësuar se një vit me përqindje rekord të ligjeve të miratuara nuk mund të konsiderohet sukses, nëse ky rezultat arrihet duke anashkaluar procedurat e rregullta parlamentare.

Ai ka theksuar se rëndësia kryesore e këtyre aktgjykimeve qëndron në vendosjen e një standardi të qartë se procedurat parlamentare duhet të respektohen në plotni, përveç rasteve vërtet emergjente.

Ai ka paralajmĂ«ruar se miratimi i dhjetĂ«ra ligjeve brenda njĂ« seance tĂ« vetme cenon parlamentarizmin, cilĂ«sinĂ« e ligjeve dhe mandatin e deputetĂ«ve, duke theksuar se deputetĂ«t janĂ« ligjvĂ«nĂ«s e jo “makineri votimi”./Telegrafi/


❌
❌