Juxhin Plovishti është banori më i ri që i është bashkuar edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Ai është një nga aktorët e spektaklit të humorit ‘Portokalli’, derisa sot iu bashkua konkurrentëve të tjerë në garën për çmimin e madh.
Juxhini, i cili vjen nga qyteti i Korçës, e ka nisur karrierën që në moshë shumë të vogël.
“Vendosa të hyj në Big Brother sepse çdo mundësi të madhe që më kanë sjellë në jetë jam munduar të pranojë. E konsiderojë si lojë, nuk dua të marrë gjë seriozisht. Jam i gatshëm që tani për një romancë”, u shpreh ai.
Përveç Juxhinit, banorët të cilët kanë hyrë në prime-in e sotëm të Big Brother VIP Albania, janë edhe Stenaldo Mëhilli dhe Armela Hyseni.
Armela Hyseni është banorja më e re e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Siç tha Ledion Liço gjatë prezantimit të saj, Armela ka qenë pjesë e spektaklit Big Brother 9, në formatin ku luhej loja me çifte.
Ajo do t’i bashkohet banorëve të tjerë të këtij spektakli në garën për çmimin e madh.
“Arsyeja pse po hyj për herë të dytë është se herën e parë kam hyrë për ta provuar veten derisa kësaj radhe po hyj do të marrë atë që nuk e mora herën e parë”, ka deklaruar ajo në klipin prezantues.
Armela është banorja e dytë që i bashkohet spektaklit në prime-in e sotëm, pas hyrjes së Stenaldo Mëhilli.
Edhe dy banorë të tjerë do të hyjnë sonte në BBVA.
Gruaja e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, Rama Duwaji foli publikisht për median për herë të parë pasi bashkëshorti i saj fitoi zgjedhjet në nëntor dhe kështu bëri histori.
Me fitoren e tij, Mamdani u bë kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut, kryebashkiaku i parë me prejardhje nga Azia Jugore dhe kryebashkiaku i parë i Nju Jorkut i lindur në Afrikë.
Gruaja e tij, Rama Duwaji, do të bëjë gjithashtu histori kur të marrë rolin e Zonjës së Parë të Nju Jorkut në janar, pasi do të jetë anëtarja e parë e Gjeneratës Z që do të mbajë këtë pozicion.
Duwaji është 28 vjeçe, ilustruese dhe animatore siriano-amerikane, dhe kohët e fundit dha intervistën e saj të parë pas triumfit zgjedhor të bashkëshortit të saj.
Ajo foli me The Cut për momentin kur kuptoi se ndoshta do të bëhej zonja e parë.
"Ndjeva sikur po ecja nëpër mjegull. Shoqja ime erdhi nga Uashingtoni atë ditë dhe pati atë moment kur më pa duke u përqendruar", zbuloi ajo.
Duwaji deri më tani ka refuzuar intervista për shtyp dhe rrallë është shfaqur gjatë fushatës zgjedhore me bashkëshortin e saj. Megjithatë, tani ajo ka folur për rolin e saj të ri.
"Është surreale ta dëgjosh këtë. Mendoj se ka mënyra të ndryshme për të qenë një zonjë e parë, veçanërisht në Nju Jork. Kur e dëgjova për herë të parë, më dukej shumë formale dhe sikur nuk ndihesha sikur e meritoja, por ndjeva sikur a jam vërtet kjo unë? Po e përqafoj pak më shumë tani", tha ajo.
Ajo theksoi se nuk e sheh veten si figurë politike.
"Në fund të fundit, unë nuk jam politikane. Jam këtu për të qenë mbështetëse e Gjeneratës Z dhe për ta shfrytëzuar sa më mirë këtë rol si artiste", shtoi ajo.
Kohët e fundit, popullariteti i saj është rritur me shpejtësi, dhe shumë në internet e quajnë atë "gruaja më me stil në botë".
Rama Duwaji mori diplomën Master në Arte të Bukura në Ilustrim nga Shkolla e Arteve Pamore në Nju Jork. Punimet e saj janë botuar dhe ekspozuar në The New Yorker, The Washington Post, BBC, Apple, Spotify, VICE dhe Tate Modern në Londër.
Për herë të parë në historinë e Big Brother të Shqipërisë ka hyrë një banor me nevoja të veçanta.
Bëhet fjalë për Stenaldo Mëhillin, i cili humbi shikimin kur ishte vetëm gjashtë muajsh.
Për të thyer barrierat në këtë spektakël, ai iu bashkua shtëpisë së BBVA-së për të garuar për çmimin e madh.
Foto: Stenaldo Mëhilli / Top Channel
Në klipin e tij prezantues, 28-vjeçari ka deklaruar se humbja e shikimit nuk ka qenë kurrë pengesë për të.
Përveç kësaj ai thotë se po hyn në spektakël për t’ia dalë vetë.
“E kam humbur shikimin, kur kam qenë shumë i vogël për ta njohur botën me sytë e mi , të paktën me ata fizikë, shikimi nuk është bërë kurrë pengesë në jetën time të përditshme, por arsye për t’iu qasur disa gjërave në mënyrë të tjerë. Unë në Big Brother hyj mbi të gjitha për t’ia dalë vetë, për të qenë i barabartë me të gjithë të tjerët, madje madje për të provuar për ta vënë unë standardin e barazisë në lojë”, ka thënë Stenaldo në klipin prezantues.
Për herë të parë në historinë e Big Brother të Shqipërisë ka hyrë një banor me nevoja të veçanta.
Bëhet fjalë për Stenaldo Mëhillin, i cili humbi shikimin kur ishte vetëm gjashtë muajsh.
Siç tha gjatë prezantimit të tij, moderatori Ledion Liço, deklaroi se Stenaldo është i pari që ka prekur shtëpinë dhe ka qëndruar për disa ditë.
“Për herë të parë në historinë e Big Brother në Shqipëri dhe në të paktat raste në botë, pjesë e kastit të këtij edicioni do të bëhet edhe një banor i verbër”, ka thënë Liço.
Stenaldo Mëhilli, 28 vjeç ka lindur në Fier dhe sot jeton me nënën dhe vëllanë.
Rruga e tij jetësore është shënuar herët nga një ngjarje e rëndë, vrasja e të atit, e ndodhur kur ai ishte vetëm tre muajsh.
Kjo humbje e hershme ka ndikuar strukturën e sistemit familjar dhe ka pozicionuar nënën si figurën qendrore të lidhjes emocionale dhe funksionale përgjatë gjithë zhvillimit të tij.
Në moshën 6 mujore, si shkak i një infeksioni të rëndë, ai humbi shikimin.
Pavarësisht kësaj ai i ka përballuar vështirësitë pa u vendosur në rol viktime dhe në dëshirën për t’u vlerësuar për aftësitë, përpjekjet dhe arritjet e tij, e jo nga rrethanat personale apo karakteristikat fizike.
Mëhilli mori pjesë në The Voice, për të ndjekur ëndrrën e tij për muzikën, por një tjetër pasion i madh ka qënë gazetaria. Ka punuar në Top Albania Radio dhe e kujton si një nga periudhat më të bukura të jetës.
Më pas, largimi në Gjermani për të punuar e ka bërë edhe më të pavarur.
Stenaldo mësoi të gatuante, të orientohej në rrugët e qytetit edhe pse nuk përjashton që në shumë raste është gjendur edhe në rrezik e vështirësi.
Rikthimi në Shqipëri vjen si pamundësi e nënës së tij, për t’u përshtatur me jetesën në Gjermani.
Big Brother-in e ka ëndërruar prej vitesh dhe mendon se do të jetë eksperienca që do i japë një drejtim të ri personal dhe profesional.
Një debat u zhvillua mes banorëve të BBVA-së lidhur me çështjen e ndarjes së krevateve, situatë kjo që e la Selinën të pakënaqur.
Si pasojë e kësaj, gjatë prime-it reagoi Mal Retkoceri, i cili iu drejtua Selinës duke i thënë se, nëse kjo situatë për të ishte problematike, pse e kishte lejuar Mirin t’i prekte flokët.
“Nëse po ankohesh që të ka ra me flejtë bashkë me të pse po e lejon një burrë me të prekë qashtu. Pak prekje të tepërta kenë. Nuk e paska pas problem se si po shtiret. Nëse e ke pas aq shumë me flejtë me Mirin pse e lejove me të prek qashtu, me t’i prekë flokët”, i reagoi Mali.
Më pas, në studio u tha se Selina nuk po tregohej koherente mes veprimeve të saj dhe asaj që deklaronte.
Pas diskutimit, Selina sqaroi se pakënaqësia e saj nuk kishte të bënte me personin konkret, por me faktin pse duhej që një vajzë dhe një djalë të flinin bashkë.
Mbrëmjen e së shtunës, në Teatrin Shqiptar në Shkup, u jetësua teksti i Eugene Ionesco “Rinoqerontët”, me regji të regjisorit bullgar Vasil Vasilev, koreografi të Rosen Mihajlov, skenografi të Maria Kunçeva dhe muzikë nga Milen Apostolov.
Ky tekst i shkruar më 1959 shpalosi para audiencës shqipfolse dhe jo vetëm, dramën në frymën e ‘teatrit të absurdit’e cila ndonëse me vite e largët e shkruar, ende pasqyron realitetin e ditëve të sotme.
Vepra “Rinocerontët” është shkruar në periudhën e pasluftës, kur tmerret dhe traumat e Luftës së Dytë Botërore ishin ende shumë të pranishme në ndërgjegjen e evropianëve. Drama përbën një kritikë ndaj mentalitetit borgjez, i cili kontribuon në ngritjen e regjimeve totalitare.
Në të, banorët e një qyteti të vogël provincial francez shndërrohen në rinocerontë, ndërsa i vetmi person që nuk i nënshtrohet këtij transformimi masiv është personazhi kryesor Beranzhe (në rolin e tij – Shkëlqim Islami). Ai është një individ i zakonshëm, i shqetësuar, i cili fillimisht kritikohet për pirjen e alkoolit, vonesat dhe stilin e tij të shkujdesur të jetesës, e më vonë – për paranojën dhe obsesionin e tij në rritje ndaj rinocerontëve.
Kjo shfaqje që u jetësua nga trupa e aktorëve të Teatrit Shqiptar në Shkup u mirëprit jashtëzakonisht shumë nga publiku si dhe nga kritikët e teatrit, të cilët për dy dytë me radhë shkruajnë recensione në lidhje me shfaqjen.
Një e tillë u shkrua edhe nga kritikut teatror Emin Azemi, i cili u citua nga dir.bg, një media online në Bullgari.
“Kjo është një përshkrim karikatural i një bote të tmerrshme dhe të pakuptueshme, në të cilën integriteti njerëzor është i kërcënuar – një realitet njëkohësisht realist dhe i formësuar në mënyrë fantastike, me personazhe që ngjajnë me kukulla dhe që provokojnë reagime kontradiktore te publiku.”
Në shtypin evropian, kjo dramë shpesh interpretohet si një përgjigje dhe kritikë ndaj ngritjes së papritur të fashizmit dhe nazizmit në periudhën që i parapriu Luftës së Dytë Botërore, duke trajtuar tema si konformizmi, kultura, fashizmi, përgjegjësia, logjika, lëvizjet masive, mentaliteti i turmës, filozofia dhe morali.
Megjithatë, regjisori (mysafir nga Bullgaria) Vasil Vasilev arrin me mjeshtëri të ofrojë një lexim të ri skenik të kësaj drame, duke e vendosur atë edhe në një kontekst bashkëkohor. Shfaqja duket se na fton të mos bëhemi pjesë e tufës, të mos i bindemi mendimit të shumicës nga frika se do të gjykohemi, dhe të mos fillojmë të mbyllim sytë për të mbrojtur karrierën tonë…
Mesazhi i dramës lidhet me prirjen natyrore të çdo qenieje njerëzore për t’u asimiluar në një grup – një grup njerëzish me mënyrë të ngjashme të të menduarit – por ky grup nuk duhet të çojë në humbjen e individualitetit për shkak të rrethanave kaotike, ku njeriu përballet me murin e trashë të absurdit dhe pakuptimësisë së jetës. Megjithatë, ekziston shpresë, të cilën njerëzit e ruajnë përmes solidaritetit mes tyre, për t’iu kundërvënë dehumanizimit dhe tendencave që çojnë drejt shkatërrimit të natyrës njerëzore.
Ansambli i aktorëve i angazhuar në këtë projekt, së bashku me skenografinë dhe muzikën, krijuan një “simfoni” skenike brilante, ku dallohet qartë plasticiteti i ndërtimit dhe transformimit të personazheve, si dhe anatomia e një vizualiteti dinamik brenda një koncepti të avancuar regjisorial”, është cituar Emin Azemi, nga Dir.bg.
Vajza e Fjolla Morinës, Lediana, ka reaguar në rrjetet sociale pas ngjarjeve të sotme në Big Brother VIP Kosova, të cilat kanë përfshirë nënën e saj.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka deklaruar se nuk do të qëndrojë indiferente përballë ofendimeve të drejtuara ndaj nënës së saj.
“Nuk do ta lejoj dhe nuk do të hesht përballë ofendimeve që i janë bërë nënës sime. Kritika është një gjë, loja është diçka tjetër. Por fyerja e një nëne dhe gruaje nuk do të jetë kurrë e pranueshme, në asnjë rrethanë dhe në asnjë format televiziv. Nëna ime ka dinjitet, ka emër dhe ka familje pas vetës”, ka reaguar Lediana.
Foto: Lediana / Instagram
Gjatë ditës së sotme, Fjolla Morina ka pasur një debat të ashpër fillimisht me Albën dhe me Shkurtën.
Ende nuk dihet se çfarë çoi në krisjen e këtij konflikti, por debati u zhvillua në disa ambiente të shtëpisë, përfshirë oborrin, lavanderinë dhe dhomën e ndenjës.
Gjatë një momenti tensioni në dhomën e ndenjës, Fjolla u ngrit e acaruar dhe i kërkoi Albës të mos ia përmendte vajzat e saj. Alba reagoi duke theksuar se nuk i kishte ofenduar vajzat dhe i kërkoi Fjollës të mos e keqkuptonte bisedën.
Megjithatë, Fjolla vazhdoi të ishte e revoltuar, duke e quajtur Albën me fjalën “pise”, të cilën e përsëriti disa herë.
Aktori amerikan Paul Rudd zbuloi së fundmi se cilin koleg e konsideron hero të tij.
Aktori 56-vjeçar zbuloi se ishte Jack Black, me të cilin ai luan në filmin e ardhshëm "Anaconda".
Në këtë film luajnë aktorë aspirantë që udhëtojnë për në Amazon për të ribërë një film me krijesa të vitit 1997, ku fillimisht luanin Ice Cube, Jennifer Lopez dhe Jon Voight.
"Herë pas here ndodh diçka ku kam mundësinë të punoj me një nga heronjtë e mi. Këtë herë erdhi në formën e këtij 'kompleti të vjetër dashurie'", tha Rudd.
Rudd përmendi gjithashtu Steve Zahn dhe Thandiwa Newton, bashkë-aktorë në filmin "Anaconda" të Tom Gormican.
Rudd dhe Black janë shfaqur shkurtimisht së bashku në projekte të mëparshme: në hitin e Ferrell në vitin 2004 "Anchorman: The Legend of Ron Burgundy" dhe duke luajtur në parodinë e vitit 2007 "Walk Hard: The Dewey Cox Story".
Megjithatë, përpara filmit “Anaconda”, dyshja nuk kishte ndarë kurrë role kryesore ose nuk kishte ndarë shumë skena së bashku në filma.
"Kjo ishte hera e parë që e pashë Jack Black në veprim. Njerëzit e trajtojnë me respekt. Gjëja më e mirë në lidhje me të gjithë këtë ishte se ai i trajtonte mirë të gjithë, veçanërisht fëmijët. Jack është një djalë kaq i mirë, ishte e mahnitshme ta shihje të bashkëvepronte me çdo person", tha Paul Rudd.
Aktori më pas iu drejtua Black dhe i tha se ai ishte një njeri shumë i mirë.
"U dhe të gjithëve pak nga përvoja e Jack Black. Nuk kishte rëndësi koha apo vendi. Je një person shumë i mirë. Sinqerisht, ishte frymëzuese", tha Rudd.
Duke folur për revistën People në tapetin e kuq për premierën në Los Angeles të filmit “Anaconda”, Rudd e quajti Black një “gjeni” dhe performancën e tij në komedinë e vitit 2003 “School of Rock” e quajti një kryevepër. “Anaconda” del në kinema më 25 dhjetor.
Maria Messi, motra e legjendës Lionel Messi, është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku.
Ngjarja ka ndodhur pasi ajo ka humbur ndjenjat gjatë drejtimit të automjetit, duke humbur kontrollin dhe duke u përplasur me një mur.
Si pasojë, ajo ka pësuar dy fraktura në shtyllën kurrizore, një frakturë në thembër, një frakturë në kyçin e dorës, si dhe djegie që po rezultojnë të vështira për t’u trajtuar.
Maria është kthyer në Rosario për të nisur procesin e rehabilitimit dhe rikuperimit.
Motra e Messit ishte në prag të martesës me Julian Arellanon, trajner i moshave të reja te Inter Miami, klubi ku luan legjenda e Barcelonës.
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Fjollës, Albës dhe Shkurtës, ku këngëtarja u ballafaqua me të dyja me nervozizëm të theksuar.
Ende nuk dihet se çfarë çoi në krisjen e këtij konflikti, por debati u zhvillua në disa ambiente të shtëpisë, përfshirë oborrin, lavanderinë dhe dhomën e ndenjës.
Gjatë një debati e sipër në dhomën e ndenjës, Fjolla u ngrit e acaruar dhe i kërkoi Albës të mos ia përmendte vajzat e saj.
Elijona Binakaj ka folur sërish për historinë e saj tragjike, humbjen e nënës dhe motrës, një rrëfim që ka prekur thellë publikun e gjerë.
Siç ka treguar edhe më herët banorja, ajo humbi dy nga njerëzit më të dashur të familjes së saj gjatë një aksidenti tragjik në Kroaci.
Gjatë një bisede me banorin Ludo Lee, teksa po fliste pikërisht për këtë ngjarje të dhimbshme, Elijona u përlot, e kapluar nga emocionet e forta që i riktheu kjo histori.
“A e din kur e kuptoj që nuk kanë me u kthy më, vetëm kur ju shkoj te varri”, tha ajo.
Më pas, Ludo Lee e pyeti se çfarë kishte ndryshuar tek ajo pas humbjes së tyre.
“Si fillim i kam këput krejt kontaktet me njerëz, nuk kam pas shoqëri, dy vjetët e para kanë qenë tmerr, nuk ja dëshiroj askujt me e përjetu atë se pernime kam hjek shumë, se të mungon një shtyllë e madhe a po kupton, edhe e kam pa edhe familjen tu ndryshu, si babi, si motra, si vëllau. Ama çka kom mësu ka qenë se kam përballu shumë sende vetë edhe kam mësu me i vlerësu njerëzit që i ki afër, me i vlerësu në maksimum”, tha Elijona.
Filmi Titanic e shndërroi Kate Winslet në një yll botëror, por fama kishte edhe anën e saj të errët. Aktorja, e cila ishte vetëm 22 vjeç në atë kohë, zbuloi se u përball me shkelje "të tmerrshme" të privatësisë pas publikimit të filmit, të cilat përfshinin përgjime telefonike dhe kërkime nëpër mbeturinat e saj, duke e bërë të kishte frikë të flinte.
Ajo foli për atë periudhë të trazuar të jetës së saj në një intervistë të kohëve të fundit, shkruan EW.
Roli i saj si Rose DeWitt Bukater në filmin e vitit 1997 të James Cameron e bëri Winslet-in të bëhej yll, por asaj iu desh të përshtatej shpejt me jetën nën sytë e publikut.
Filmi debutoi në vendin e parë dhe qëndroi atje për 15 javë të pabesueshme, dhe ajo dhe Leonardo DiCaprio u bënë shënjestra e tabloidëve dhe paparacëve që i ndiqnin kudo. "Nuk isha gati për atë botë", pranoi Winslet në një intervistë me BBC Radio 4.
Duke përshkruar periudhën, Winslet tha: "Ishte e tmerrshme. Njerëzit më përgjonin telefonin. Ishin kudo. Dhe unë isha vetëm. Isha e tmerruar nga gjumi." Ajo u shqetësua veçanërisht nga fakti që njerëzit kontrollonin kazanët e saj të plehrave për të kuptuar se çfarë po hante. Ajo shtoi se pas popullaritetit të jashtëzakonshëm të filmit, filloi ta shihte fytyrën e saj në kopertinat e revistave dhe gazetave, shpesh të shoqëruara me "nofka të tmerrshme, të tmerrshme, në fakt fyese".
E vetmja mënyrë që ajo përballoi presionin, zbuloi ajo, ishte nëpërmjet gjërave të thjeshta, si të bisedonte me miqtë dhe të hante ushqim të mirë. Ajo përfundoi, "Jeta është shumë më e mirë për shkak të këtyre gjërave."
Aktorja tregoi se si shkelja e privatësisë së saj u intensifikua përsëri një dekadë më vonë, kur po divorcohej nga bashkëshorti i saj i dytë, regjisori Sam Mendes, në vitin 2010. "Paparacët më ndoqën nëpër Nju Jork me dy fëmijët e mi të vegjël sepse, sigurisht, donin të dinin arsyen pse unë dhe Sami u ndamë", ndau ajo.
Kur e pyetën se si e përballoi situatën në atë kohë, ajo u përgjigj: "Thjesht e mban gojën mbyllur, ul kokën dhe vazhdon të ecësh. Dhe përpiqesh t'u vësh duart veshëve fëmijëve. Mbështetesh te miqtë e tu, thjesht vazhdon." Ajo i falënderoi miqtë e saj për mbështetjen e tyre, duke përmendur fqinjët që i linin "një tas me makarona të ngrohta dhe një gotë të vogël verë të kuqe" në murin midis shtëpive të tyre.
Pastrimi i rregullt i lavatriçes është thelbësor jo vetëm për jetëgjatësinë e saj, por edhe për cilësinë e rrobave tuaja.
Papastërtia e akumuluar në lavatriçe mund të zvogëlojë efikasitetin e larjes, prandaj rrobat ndonjëherë nuk kanë erë të freskët ose shfaqen njolla të bardha në pëlhura.
Hapi i parë në pastrim është dispenseri i detergjentit. Shumica e makinave lejojnë heqjen e lehtë të dispenserit, i cili duhet të lahet plotësisht nga të gjitha anët. Këtu grumbullohen pluhuri, pluhuri dhe mbetjet e zbutësit të rrobave, të cilat më vonë mund të lënë njolla në rroba.
Pas pastrimit të enës, këshillohet të pastroni filtrin e poshtëm të makinës. Ai ndodhet në pjesën e poshtme të makinës dhe është i arritshëm përmes një dere të vogël që hapet.
Gjithashtu, pas këtij hapi, duhet të dezinfektoni pjesën e brendshme të derës së lavatriçes me alkool. Kur të keni mbaruar pastrimin, duhet ta ndizni lavatriçen bosh në një program larjeje në rreth 90 gradë.
Vendosni një përzierje sode buke dhe limoni ose uthull në enë, e cila gjithashtu largon depozitat dhe aromat e pakëndshme. Pastrimi i duhur i lavatriçes do të sigurojë që rrobat tuaja të jenë gjithmonë të freskëta dhe të pastra, dhe makina do të funksionojë më me efikasitet dhe më gjatë.
Kur nuk je i/e lumtur në një lidhje, pasojat mund të ndikojnë në trupin tënd. Një ekspert ka renditur shtatë shenja që tregojnë se duhet t’i japësh fund lidhjes sa më shpejt të jetë e mundur.
Specialistja e psikologjisë së traumës, Shannon Tomas, i tha Insider se shumë nga klientët e saj që ishin në marrëdhënie të pashëndetshme filluan të zhvillonin simptoma fizike. Shenjat përfshijnë:
Ndihesh i rraskapitur
Një partner që të manipulon do të të tregojë dashuri në momente të caktuara, gjë që është një tjetër në një seri mashtrimesh. Do të kesh nivele të larta të hormoneve të stresit, adrenalinës dhe kortizolit, si dhe dopaminës, të cilat i ndjen në momente lumturie. Trupi reagon ndaj përzierjes së emocioneve duke u ndjerë i rraskapitur.
Probleme autoimune
Shannon Thomas pohon se shumë nga klientët e saj kishin inflamacion, dhimbje dhe skuqje, por kur shkonin te mjeku, ai u thoshte se nuk ishte asgjë serioze. Ajo beson se këto janë simptoma të ankthit ekstrem dhe jo shenja sëmundjeje.
Ndryshimet hormonale
Hormonet e stresit mund të shkaktojnë një reagim “lufto ose ik” tek ju, dhe nëse nuk bëni asgjë, këto hormone do të prishin oreksin tuaj.
Probleme me kujtesën dhe të folurit
Kur partneri juaj përpiqet t'ju bëjë të dyshoni në kujtesën tuaj të ngjarjeve të caktuara, ju jeni nën stres, gjë që ndikon në trurin tuaj, dhe për këtë arsye kujtesën dhe të folurit tuaj.
"Kam parë shumë klientë që e kanë shumë të vështirë të lexojnë libra, të përpunojnë informacione të reja ose të kujtojnë diçka. Kur janë në një marrëdhënie abuzive, këto funksione janë shumë të vështira për ta", tha ajo.
Keni muskuj të tendosur
Nëse ndiheni të tensionuar pranë dikujt, ajo këshillon të pyesni veten pse. Trupi i ndjen problemet edhe pse mund të mos jeni të vetëdijshëm se ato ekzistojnë.
E injoron faktin që në fillim nuk të pëlqeu partneri yt
Tek njerëzit që kanë përjetuar abuzim psikologjik, është vënë re se ata nuk e pëlqenin shumë partnerin e tyre në fillim të lidhjes, por kanë zgjedhur ta injorojnë këtë. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme të dëgjoni gjithmonë intuitën tuaj.
Ndihesh i/e vetmuar
Përpjekja për të rregulluar një marrëdhënie që qartësisht nuk po funksionon të bën të injorosh njerëzit e tjerë në jetën tënde dhe në fund ndihesh i vetmuar.
Për shumë njerëz, përshtatja e stërvitjes gjatë ditës mund të jetë e vështirë, duke lënë mëngjesin ose mbrëmjen si opsionet e vetme. Megjithatë, në këtë rast, çfarë është më e mirë për gjumin dhe nivelet e energjisë? Ekspertët kanë mendimin e tyre.
Sipas Health, aktiviteti në mëngjes mund t'ju ndihmojë të qëndroni në orar. Arsenio Paez, shkencëtar dhe drejtor ekzekutiv i Shoqërisë Kanadeze të Gjumit, në përgjithësi beson se aktiviteti fizik në mëngjes mbështet një aspekt të rëndësishëm të gjumit të mirë, i cili është të bini në gjumë më shpejt.
Ushtrimet e mëngjesit, veçanërisht nëse bëhen jashtë, mund të ndihmojnë në stimulimin e çlirimit të hormonit melatoninë, i cili rregullon orën e brendshme të trupit duke sinjalizuar se është koha për t'u çlodhur pas errësirës.
Jo vetëm që të biesh në gjumë më shpejt mund të çojë në më shumë pushim të përgjithshëm (dhe, rrjedhimisht, në nivele më të mira energjie), por ushtrimet në përgjithësi ndihmojnë në rritjen e energjisë në disa mënyra, duke përfshirë rritjen e rrjedhjes së gjakut dhe rritjen e aktivitetit mitokondrial në qelizat muskulore.
Plus, ushtrimet çlirojnë endorfina që mund t'ju japin një nxitje natyrale mendore për të filluar ditën.
“Megjithatë, ia vlen të përmendet se zgjimi shumë herët për të ushtruar mund të ketë pasoja negative, veçanërisht nëse ju prish gjumin dhe nuk mund të kompensoni orët e humbura gjatë natës”, tha për Health Scott Kutscher, profesor i mjekësisë së gjumit në Universitetin Stanford.
Ndërsa ushtrimet në mëngjes mund t'ju ndihmojnë të flini më lehtë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të flini më mirë në përgjithësi. Studimet mbi përmirësimin e cilësisë së gjumit apo të kohëzgjatjes së përgjithshme të gjumit janë të përziera.
Profesori i ortopedisë dhe specialist i mjekësisë sportive në Universitetin e Utah-ut, pohon se stërvitja e lehtë në mbrëmje ka edhe avantazhet e veta.
"Aktiviteti i lehtë natën mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit ose ankthit të akumuluar, duke krijuar një gjendje qetësie pak para gjumit", tha ai.
Shkencëtari Paez shtoi se aktiviteti i natës mund t'ju ndihmojë të flini më mirë dhe të zvogëloni zgjimet gjatë natës.
Por Riederer pohon se stërvitjet e fuqishme shumë afër kohës së gjumit, ose më saktë brenda një ore, ndoshta nuk janë më të mirat. Aktiviteti fizik intensiv mund të rrisë temperaturën e trupit dhe të stimulojë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë relaksimin.
Megjithatë, nëse stërvitjet e lodhshme në mbrëmje e prishin gjumin në përgjithësi është ende një çështje debati. Disa studime sugjerojnë se jo vetëm që ato nuk ndërhyjnë në pushim, por mund të përmirësojnë cilësinë subjektive të gjumit ose të rrisin kohëzgjatjen totale të gjumit.
Sigurisht, nëse stërvitja juaj në mbrëmje ju prish gjumin e natës, mund të ndiheni të rraskapitur të nesërmen. Megjithatë, lajmi i mirë është se, siç u përmend më sipër, vetë stërvitja shkakton një zinxhir efektesh biologjike që mund të ndihmojnë në rritjen e energjisë suaj me kalimin e kohës.
Pra, a duhet të ushtroheni në mëngjes apo në mbrëmje?
Mënyra se si ushtrimet në mëngjes ose në mbrëmje ndikojnë në gjumin dhe nivelet e energjisë varet nga lloji i ushtrimeve, zakonet tuaja të zakonshme të gjumit dhe të të ngrënit, si dhe faktorë të tjerë individualë. Ekzistojnë gjithashtu hulumtime të kufizuara që i krahasojnë drejtpërdrejt të dyja.
"Në studimet që shqyrtojnë se si koha e ushtrimeve ndikon në gjumë, ndryshimet duken minimale. Nuk ka ndryshime të mëdha statistikore në cilësinë e gjumit midis ushtrimeve në mëngjes dhe atyre në mbrëmje", tha Kutscher.
Megjithatë, Paez tha se mund të jetë e dobishme të merrni në konsideratë së pari problemet tuaja specifike të gjumit kur vendosni se kur të bëni ushtrime.
"Nëse keni probleme me gjumin, një stërvitje në mëngjes mund t'ju ndihmojë të flini më shpejt, por nëse zakonisht zgjoheni gjatë natës, një stërvitje e lehtë në mbrëmje mund t'ju ndihmojë të flini më gjatë."
Nga ana tjetër, aktiviteti i fuqishëm në mbrëmje mund t'ju mbajë zgjuar nëse kryhet shumë afër kohës së gjumit.
Ekspertët në fund të fundit thanë se faktori më i rëndësishëm për gjumin, energjinë dhe përfitimet e përgjithshme të ushtrimeve nuk është kur ushtroheni, por që t’i bëni ato vazhdimisht.
"Gjëja më e rëndësishme është të përpiqeni të bëni 150 minuta ushtrime me intensitet të moderuar gjatë javës", tha Riederer.
Viti i ardhshëm 2026 sjell mundësi të jashtëzakonshme financiare për pesë shenja të zodiakut, ndaj të cilave universi do të jetë veçanërisht i favorshëm. Paratë do të duket se do të vijnë lehtë, shpesh si rezultat i zakoneve të vogla të përditshme që do të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm deri në fund të vitit.
Çelësi i suksesit qëndron në ruajtjen e një qëndrimi të qetë dhe optimist ndaj financave, edhe në ditët kur shpenzimet duket se i tejkalojnë të ardhurat. Një qëndrim pozitiv tërheq bollëk, dhe ndërsa kushdo mund ta zbatojë këtë këshillë, astrologët theksojnë se për këto pesë shenja, viti 2026 do të jetë një vit kyç për arritjen e një suksesi të madh financiar, shkruan YourTango.
Gaforrja
Në fillim të vitit 2026, Jupiteri do të kalojë në Gaforre, ku do të qëndrojë deri në korrik. Meqenëse Jupiteri është planeti i parave, qëndrimi i tij në shtëpinë tuaj të parë sjell zgjerim personal në shumë nivele. Prisni një rritje të vetëbesimit dhe optimizmit, të cilat do të tërheqin mundësi të reja. Kjo është një kohë ideale për t'u përqendruar në një punë të re, fitime më të larta ose arritjen e qëllimeve të tjera të rëndësishme.
Pas 30 qershorit, Jupiteri zhvendoset në Luan, shtëpinë tuaj të dytë të parave, ku do të qëndrojë deri në korrik 2027. Kjo fillon një periudhë prosperiteti financiar me theks në vlerat personale. Jupiteri në shtëpinë e dytë sjell mundësi të shumta për rritje, si personale ashtu edhe profesionale. Do të tërhiqni para pothuajse pa mundim përmes promovimeve, investimeve të suksesshme dhe sipërmarrjeve të tjera financiare. Është e rëndësishme të menaxhoni burimet tuaja të sapo fituara me mençuri në mënyrë që ato të zgjasin pasi Jupiteri të ndryshojë shenjë.
Shigjetari
Për Shigjetarin, Jupiteri ekspansiv do të qëndrojë në shtëpinë tuaj të tetë deri më 30 qershor, duke sjellë mundësi për rritje të të ardhurave përmes investimeve, kredive dhe hipotekave. Kjo është shpesh një kohë kur njerëzit janë në gjendje të paguajnë borxhet, duke rritur në fund të fundit të ardhurat e tyre të disponueshme. Shtëpia e tetë gjithashtu rregullon trashëgiminë dhe financat e përbashkëta, kështu që nëse keni një partner, ata gjithashtu mund të lulëzojnë financiarisht, gjë që do t'ju sjellë dobi edhe juve.
Gjatë vitit 2026, Saturni dhe Neptuni në Dash do të formojnë një trin me Diellin tuaj, gjë që kontribuon në një stabilitet më të madh dhe e bën më të lehtë mbajtjen e parave që tërhiqni. Një periudhë veçanërisht me fat ju pret nga 19 maji deri më 13 qershor, kur si Jupiteri ashtu edhe Venusi, të dy planetë financiarë, do të kalojnë nëpër shtëpinë tuaj të tetë, duke e bërë këtë një periudhë të shkëlqyer për financat tuaja.
Bricjapi
Për Bricjapët, data kyçe është 30 qershori, kur Jupiteri hyn në Luan dhe fillon një tranzit njëvjeçar nëpër shtëpinë e tyre të tetë, e cila qeveris paratë e të tjerëve. Prisni rritje të të ardhurave nga investimet, partneritetet apo edhe përmes bashkëshortit/es tuaj. Nëse jeni në një lidhje, kjo energji planetare sjell potencial financiar jo vetëm për ju, por edhe për partnerin/en tuaj. Kjo është gjithashtu një kohë ideale për të shlyer borxhet, të cilat do të lirojnë fonde shtesë.
Shtëpia e tetë është gjithashtu e lidhur me trashëgiminë, kështu që fitime të tilla nuk janë të përjashtuara. Viti fillon shumë pozitivisht për ju - nga 1 janari deri më 10 shkurt, Venusi do të jetë në shtëpinë tuaj të parë, duke ju bërë më tërheqës për të tjerët. Që nga 17 janari, ajo zhvendoset në shtëpinë tuaj të dytë të parave, duke rritur më tej shanset për një vit të shkëlqyer financiar.
Binjakët
Për Binjakët, Jupiteri, planeti i lumturisë dhe zgjerimit, do të kalojë nëpër shtëpinë tuaj të dytë të të ardhurave në gjysmën e parë të vitit, nga 1 janari deri më 30 qershor. Edhe pse kjo shtëpi lidhet kryesisht me të ardhurat e fituara, mundësitë për fitime nga investimet gjithashtu nuk përjashtohen. Mund të prisni një rritje page, bonus ose ndonjë formë tjetër të ardhurash shtesë gjatë kësaj periudhe. Do t'ju hapen mundësi të reja për një punë më të paguar, dhe nëse jeni i vetëpunësuar, mund të shpresoni për një ngarkesë pune më të madhe.
Një dozë shtesë fati sjell Venusi, i cili do t'i bashkohet Jupiterit në shtëpinë tuaj të dytë të parave nga 19 maji deri më 13 qershor, duke e bërë këtë periudhë jashtëzakonisht të favorshme për përparimin financiar.
Luani
Luanët do të përjetojnë një ndryshim të madh më 30 qershor, kur Jupiteri të hyjë në shtëpinë e tyre të parë. Kjo shënon fillimin e një viti me fat për zgjerim në të gjitha fushat e jetës, përfshirë financat. Me Jupiterin në shenjën tuaj, do të jeni më të lumtur, më tërheqës dhe më të relaksuar, gjë që do t'ju ndihmojë të tërheqni njerëz dhe mundësi të tjera me lehtësi. Vetëbesimi juaj do të jetë në kulmin e tij, duke e bërë më të lehtë për ju të ndërmerrni hapat që keni ëndërruar prej kohësh, siç është hapja e biznesit tuaj ose aplikimi për punën e ëndrrave tuaja.
Saturni në Dash sjell stabilitet shtesë, duke kaluar nëpër shtëpinë tuaj të nëntë, gjë që do të ndikojë pozitivisht në financat tuaja. Në të njëjtën kohë, Urani, i cili hyn te Binjakët dhe shtëpia juaj e 11-të më 28 prill, do të sjellë mundësi unike dhe të papritura dhe do t'ju ndihmojë të krijoni rrjete. Në përgjithësi, kjo e bën vitin 2026 një vit fenomenal për financat.
Rregulli i Katër Dhuratave gjatë festave të Vitit të Ri ofron një strukturë dhe mesazh të qartë si për prindërit ashtu edhe për fëmijët - se nevojiten më pak gjëra, por më shumë kuptim, vëmendje dhe zgjedhje të menduara mirë.
Gjatë festave dhe ditëlindjeve, prindërit shpesh përballen me të njëjtën sfidë – shumë dhurata, shumë lodra dhe shumë pak kënaqësi të vërtetë. Kjo është arsyeja pse i ashtuquajturi rregulli i katër dhuratave po bëhet gjithnjë e më popullor, një koncept i thjeshtë që ndihmon në rikthimin e kuptimit të dhënies së dhuratave dhe uljen e konsumizmit të tepërt.
Rregulli bazohet në idenë se një fëmijë merr katër dhurata të zgjedhura me kujdes, secila me qëllimin e vet të qartë. Në vend të një grumbulli gjërash, theksi vihet te cilësia dhe kuptimi.
Katër kategoritë e dhuratave janë:
Diçka që një fëmijë dëshiron - është një dhuratë që fëmija dëshiron - një lodër, një lojë tavoline ose një send për të cilin ka folur për një kohë të gjatë;
Diçka që i nevojitet fëmijës - kjo përfshin gjëra praktike si rroba, këpucë, furnizime shkollore ose një çantë shpine;
Diçka për të lexuar - një libër i përshtatur sipas moshës dhe interesave të fëmijës, i cili stimulon imagjinatën dhe zhvillon dashurinë për leximin;
Diçka për të veshur (ose përdorur) - Më shpesh janë pizhame, një xhaketë, pajisje sportive ose ndonjë aksesor i dobishëm.
Rregulli i katër dhuratave sjell disa përfitime: zvogëlon stresin dhe shpenzimet gjatë festave, i ndihmon fëmijët të vlerësojnë atë që marrin, inkurajon mirënjohjen dhe moderimin dhe ua lehtëson prindërve marrjen e vendimeve për blerje.
Në vend të emocionit afatshkurtër të një grumbulli dhuratash, fëmijët përqendrohen më shumë në vlerën dhe qëllimin e tyre.
Rregulli i katër dhuratave nuk është i ngurtë, por më tepër një udhëzues. Çdo familje mund ta përshtatë atë sipas nevojave, buxhetit dhe traditave të veta. Disa prindër, për shembull, e interpretojnë kategorinë e katërt si "diçka që fëmija mund të bëjë" - një ekskursion, një seminar ose një përvojë e përbashkët.
Ky rregull na kujton se dhënia nuk ka të bëjë me sasinë, por me kujdesin dhe qëllimin. Në një botë plot me gjëra, kjo qasje i ndihmon prindërit t'u përcjellin fëmijëve të tyre vlera të rëndësishme - moderim, mirënjohje dhe gëzim në dhurata të vogla, por të menduara mirë.
Problemi i fryrjes, megjithëse në dukje i padëmshëm, mund të shkaktojë shqetësime të konsiderueshme, dhe për t'u çliruar prej tij, ekspertët rekomandojnë konsumimin e ushqimeve të tilla si banane, oriz, kos, si dhe xhenxhefil dhe nenexhik.
Fryrja dhe ndjesia e shqetësimit në stomak janë probleme gjithnjë e më të zakonshme të stilit të jetesës moderne dhe mund të jenë rezultat i stresit, ushqyerjes së pahijshme ose ritmit të shpejtë të jetës së përditshme. Edhe pse shpesh perceptohet si një ankesë e padëmshme, fryrja mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e jetës dhe funksionimin e përditshëm.
Ekspertët theksojnë se ndryshimet e vogla në zakonet e të ngrënit mund të sjellin lehtësim të madh.
Gazrat janë një problem i zakonshëm që prek njerëzit e të gjitha moshave, dhe nutricionistët theksojnë se problemet mund të lehtësohen ndjeshëm me zgjedhjen e duhur të ushqimit.
Ndër ushqimet që mund t'ju ndihmojnë të heqni qafe fryrjen janë këto:
Banane – Bananet janë të pasura me kalium, i cili ndihmon në rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve në trup dhe mund të zvogëlojë mbajtjen e ujit.
Orizi - Orizi i bardhë tretet lehtë dhe shpesh rekomandohet për njerëzit me stomak të ndjeshëm.
Kos - Kosi shpesh rekomandohet për fryrje për shkak të efektit të tij të favorshëm në sistemin tretës. Përmban probiotikë - kosi me kultura aktive (si Lactobacillus dhe Bifidobacterium) ndihmon në ruajtjen e një flore të shëndetshme të zorrëve. Bakteret "e mira" të ekuilibruara zvogëlojnë formimin e gazrave dhe lehtësojnë tretjen.
Xhenxhefili dhe menteja – Xhenxhefili përdoret tradicionalisht për të ndihmuar tretjen, ndërsa çaji i mentes mund të ndihmojë në relaksimin e muskujve të traktit tretës, gjë që zvogëlon dhimbjet dhe ndjesinë e fryrjes.
Tërshëra dhe farat chia - Tërshëra dhe farat chia përmbajnë fibra të tretshme që ndihmojnë në tretje të rregullt. Ekspertët këshillojnë futjen graduale të fibrave për të shmangur efektin e kundërt.
Kastravec dhe kungulleshka - Këto ushqime përmbajnë një përmbajtje të lartë uji dhe të ulët natriumi, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e mbajtjes së lëngjeve në trup.
Së fundmi, ekspertët na kujtojnë se është e rëndësishme të hamë ngadalë, të pimë mjaftueshëm ujë dhe të monitorojmë se si ushqime të caktuara ndikojnë në trup. Nëse fryrja zgjat më shumë ose shoqërohet me dhimbje, rekomandohet të konsultoheni me një mjek.