Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Zelensky: Presim sulme masive ruse këtë Krishtlindje

23 December 2025 at 10:36

Nga Gazeta ‘Si’– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia mund të ndërmarrë sulme masive kundër Ukrainës gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Deklarata u bë gjatë një takimi me diplomatë, raportoi RBC Ukrainë.

Sipas Zelenskyt, sinjalet që vijnë nga Moska përbëjnë një përpjekje për frikësim, ndaj së cilës Ukraina do të përgjigjet duke rritur kapacitetet e saj të inteligjencës dhe duke forcuar mbrojtjen ajrore.

Presidenti Zelensky theksoi se autoritetet ukrainase po marrin masa për të mbrojtur popullsinë dhe infrastrukturën kritike, ndërsa u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të vazhdojnë mbështetjen për sigurinë e vendit.

The post Zelensky: Presim sulme masive ruse këtë Krishtlindje appeared first on Gazeta Si.

Debate në mbledhjen e ‘Etikës’ ku shqyrtohet kërkesa e PS për përjashtimin e deputëteve të PD

23 December 2025 at 10:25

Nga Gazeta ‘Si’- Sekretariati i Etikës është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas incidenteve të rënda të ndodhura gjatë dhe në nisje të seancës plenare të 18 dhjetorit 2025.

Mbledhja ka nisur me tensione. Deputët e PD kërkojnë që mbledhja të jetë e hapur për mediat.

“Ta shohin të gjithë qytetarët për çfarë jemi mbledhur sot. Ku e keni transparencën?”, tha deputetja Albana Vokshi.

Ata janë shfaqur me disa pankarta në duar me foto të Ergys Agasit, kryeministrit Edi Rama në të cilat shkruhej: “ Kë të telefonojmë kur merr peng policia”, “Dorëheqje ose dorëzim” etj.

Ndërkohë që po tregohej videoja nga seanca kur u ndezën flakadanë, deputetja Albana Vokshi ka deklaruar se do të vijojë të bëjë një gjë të tillë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Unë e kam ndezur dhe e ndez 100 herë derisa të ikë Edi Rama. Po po unë jam aty. Sillni këtu Niko Peleshin të më tregojë pse kishte sjellë Gardën. Nuk jemi këtu si në gjyq në kohën e sigurimit të Shtetit. Kemi kërkuar mbledhje me praninë e mediave. Të erdhi mesazhi nga Rama Ulsi? Çfarë të tha të bësh?”, tha Vokshi drejtuar Ulsi Manjës.

Sipas kërkesës së PS, seanca plenare u shoqërua me akte dhune, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokimin e foltores dhe zhvillimit normal të punimeve parlamentare.

Grupi Parlamentar i PS thekson se, bazuar në pamjet filmike dhe provat e administruara, këto veprime përbëjnë shkelje të rënda të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit.

Kujtojmë se mbledhja e mëparshme u shty, pasi deputetët e opozitës kërkuan kohë për t’u njohur me provat e administruara ndaj tyre.

“Secili deputet që ka firmosur për pezullimin e mandatit për 60 ditë, 30 ditë apo 10 ditë duhet të tregohen të përgjegjshëm. Të tregohen të përgjegjshëm dhe të paraqesin fakte. Të mos vijnë këtu dhe të akuzojnë me terma të Sigurimit të Shtetit. Na quajnë grupazh, kur në fakt gjykata e ka treguar se grup i strukturuar kriminal është qeveria e Edi Ramës.

Këtu ju keni përfshirë deputetë që nuk kanë bërë asgjë në Kuvend, por keni dashur të fshini opozitën nga Kuvendi, sepse doni një Kuvend njëpartiak. Thojeni këtu: qëllim keni pasur pengesën tonë në Këshillin e Imuniteteve, prandaj edhe ua caktuat mbledhjen në orën 9”, tha Bardhi në mbledhje.

Deputetët për të cilët kërkohen masa disiplinore:

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

6-Edi Paloka

7-Ina Zhupa

8-Klodiana Çapja

9-Oerd Bylykbashi

10-Enno Bozdo

11-Tomorr Alizoti

12-Ivi Kaso

13-Gent Strazimiri

14-Luan Baçi

15-Bledi Himçi

16-Greta Bardeli

17-Manjola Luku

18-Flamur Hoxha

19-Kliti Hoti

The post Debate në mbledhjen e ‘Etikës’ ku shqyrtohet kërkesa e PS për përjashtimin e deputëteve të PD appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 22 December 2025Main stream

Foto lajm/ Protestuesi përfshihet nga flakët e molotovit

22 December 2025 at 20:39

Nga Gazeta ‘Si’- Një incident i frikshëm u shënua gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, kur një protestues u përfshi nga flakët.

Gazetasi.al ka siguruar pamjet e momentit kur ai merr flakë. Ai shihet i mbuluar nga flakët për disa sekonda, por menjëherë reagoi duke u larguar me vrap.

Ai fillimisht u afrua për të lëvizur molotovin e hedhur para gardhit të krijuar nga policia, po lënda plasëse shpërtheu për pak sekonda.

Gjatë hedhjes së molotovit nga qytetarët, mesohet se edhe një polic është lënduar.

The post Foto lajm/ Protestuesi përfshihet nga flakët e molotovit appeared first on Gazeta Si.

Berisha nga selia pas protestës: Ramës do i shkojmë deri në Surrel!

22 December 2025 at 20:34

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur pas përfundimit të protestës së opozitës, duke paralajmëruar përshkallëzim të aksioneve dhe protesta të tjera të fuqishme në ditët në vijim.

Nga selia blu, Berisha tha se sipas tij kryeministria është sot ndërtesë krimi e shëmtuar.

Ashtu si gjatë fjalës në protestë, Berisha tha se opozita nuk do i ndahet Ramës e madje do i shkojë deri në Surrel.

I pyetur nëse është ngujimi në parlament një formë proteste, Berisha tha se kjo opozitë nuk do përmbahet më.

“Nuk ka formë proteste paqësore që nuk do aplikojë kjo opozitë”, tha ai.

Berisha u pyet gjithashtu lidhur me pjesëmarrjen e Ervin Salianjit në protestë. Ai tha se çdokush që i bashkohet protestës është i mirëpritur.

‘Çdo njeri që vjen në protestë është i mirëpritur, nuk është protesta e Sali Berishës por vullnet i qytetarëve që duan që të protestojnë kundër kësaj qeverie. Është rasti që të merrem me protestën. Do po flasim për protestë apo? Unë thirrjen time e bëra për çdo forcë për çdo qytetarë dhe intelektual të na bashkohet, por kjo do të jetë një betejë që s’do të ndalet pa realizimin e qëllimit të saj’, tha ai.

The post Berisha nga selia pas protestës: Ramës do i shkojmë deri në Surrel! appeared first on Gazeta Si.

Bardhi paralajmëron Ramën nga sheshi: Qytetarët do t’i kesh përballë!

22 December 2025 at 19:16

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi mbajti fjalën e tij në protestën e opozitës përpara kryeministrisë këtë të hënë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos heshtin dhe të mos tërhiqen, deri në rrëzimin e qeverisë nga pushteti.

“Në çdo takim, kam marrë vetëm një mesazh, ju nuk dorëzoheni dhe të gjithë bashkë nuk dorëzohemi. Kam mësuar se sakrifica dhe besimi janë dy vlerat që na kanë mbajtur gjithmonë në këmbë, për të larguar Edi Ramën, kryeministri më të korruptuar në Europë e në botë.”

Protestën e quajti një lëvizje për dinjitetin e përbashkët.

“Ne nuk jemi këtu se nuk rrimë dot ngrohtë në shtëpitë tona, por se korrupsioni po na merr frymën, kartelet e drogës bashkë me qeverinë po na vjedhin të ardhmen”, tha Bardhi.

“Qytetarët do t’i ketë përballë deri në largimin e tij”, përfundoi ai për kryeministrin Edi Rama.

Bardhi tha se me gjithë këtë korrupsion të dalë sheshit sipas tij nga dosjet e Ballukut dhe AKSHI-t, Rama dhe zv.kryeministrja si dhe bandat pas tyre duan që qytetarët të heshtin.

Më tej ai shtoi se qytetarët gjithë këtë kohë kanë rezistuar ndaj kësaj bande në pushtet dhe sot ata kanë fjalën e tyre për të sjellë ndryshimin dhe largimin e Edi Ramës nga pushteti.

“Ne jemi këtu sepse korrupsioni po na merr frymën! Sepse kartelet e drogës, bashkë me qeverinë e tyre, po na vjedhin tëardhmen! 

Edi Rama, Belinda Balluku bandat kriminale dhe kartelet e drogës që qendrojnë pas tyre duan që ne të kemi frikë. Duan që ne të heshtim. Edi Rama do që ne të ulim kokën. 

Duan që të mendojmë se jemi të pashpresë. 

Bashkë me çetën e tij të megahajkdutëve ai do që ne të bësojmëse në këtë vend të gjithë janë njësoj, se asgjë nuk ndryshon.  Por ne jemi këtu për t’u trguar se ata e kanë gabim dhe se e keqja nuk do të triumfojë. 

Ne jemi këtu për t’u thënë hajdutëve dhe kriminelëve të qeverisëse koha juaj ka mbaruar. Tani është koha e qytetarëve të ndershëm të Shqpërisë.

Sepse kur pushteti vjedh, nuk vjedh vetëm ca para!  Vjedh jetën tuaj”, tha Bardhi.

The post Bardhi paralajmëron Ramën nga sheshi: Qytetarët do t’i kesh përballë! appeared first on Gazeta Si.

‘Ali Baba me 40 hajdutë’- Pankartat pikante në protestën e PD (foto, video)

22 December 2025 at 19:06

PD dhe mbështetësit e saj kanë zbritur në Bulevardin qendror të kryeqytetit, në një protestë kombëtare kundër Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në protestë nuk kanë munguar edhe pankartat pikante nga mbështetësit e PD.

 “Ali Baba me 40 hajdutë”, shkruan një prej tyre.

 Gjithashtu në shesh janë parë edhe pankarta dhe foto të Ramës dhe Belinda Ballukut.

Lideri i PD ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se “po nuk u largua kryeministri Edi Rama, opozita rrezikon të shkrihet”.

The post ‘Ali Baba me 40 hajdutë’- Pankartat pikante në protestën e PD (foto, video) appeared first on Gazeta Si.

Salianji i bashkohet protestës: Nuk më përjashton dot asnjë njeri

22 December 2025 at 18:42

Nga Gazeta ‘Si’- Ervin Salianji dhe mbështetësit e tij i janë bashkuar sot protestës së organizuar nga opozita kundër ‘skandaleve të qeverisë së Edi Ramës’.

Salianji, për të cilin Berisha thotë se është vetëpërjashtuar nga PD-ja, shoqërohej nga ‘besnikët’ e tij, të cilët i quajti edhe ‘mbështetës të PD-së.”

“Nuk më përjashton dot asnjë njeri. Sot është rradha për të përjashtuar Edi Ramën. Unë jam në PD, do të jem në PD. Jam bashkëdrejtues I një lëvizje shumë të rëndësishme në PD” tha ai për mediat.

Sipas Salianjit, skandalet e fundit kanë ekspozuar ‘kthimin e institucioneve’ në parcela private të njerëzve të lidhur me qeverinë dhe krimin.

The post Salianji i bashkohet protestës: Nuk më përjashton dot asnjë njeri appeared first on Gazeta Si.

Protesta e PD, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonën e bulevardit

22 December 2025 at 14:15

Nga Gazeta ‘Si’- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë, në lidhje me protestën e paralajmëruar nga opozita për mbrëmjen e së hënës.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin zonën ku do zhvillohet protesta, të ndjekin mediat lokale dhe të zbatojnë udhëzimet e forcave të rendit për informacionet më të fundit.

Në njoftim theksohet se, edhe pse protestat shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt.

“Sipas njoftimit zyrtar, protesta pritet të nisë në orën 18:00 dhe do të zhvillohet përgjatë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombi’, në segmentin midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza, pranë godinës së Kryeministrisë. Protestuesit pritet të mblidhen në këtë zonë, ndërsa autoritetet parashikojnë prani të shtuar policore, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit.

Policia e Shtetit ka paralajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime edhe në zona të tjera të Tiranës, duke shkaktuar vonesa dhe vështirësi në lëvizje”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

The post Protesta e PD, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonën e bulevardit appeared first on Gazeta Si.

Vrasja e Liridona Ademajt: Publikohet momenti kur Naim Murseli sinjalizon Granit Plavën! (video)

22 December 2025 at 14:10

Nga Gazeta ‘Si’- Në Gjykatën e Prishtinës janë publikuar prova audiovizive lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Krisma arme dhe britmat e fëmijëve dëgjohen në një audio të prezantuar para trupit gjykues për vrasjen e ndodhur më 29 nëntor të vitit 2023.

Në sallë ishin të gjithë të akuzuarit, përfshirë ish bashkëshortin e të ndjerës, Naim Murseli. Paraprakisht, janë shfaqur pamje të cilat tregojnë për vendin e ngjarjes. Në vazhdim të prezantimit të këtyre provave, janë shfaqur edhe pamje në një karburant, ku shihen Naim Mueseli dhe Granit Plava.

Gjatë administrimit të provave materiale në seancën ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shfaqur video nga restauranti “Etnokuqa”, ku pasi Liridona, Naimi dhe fëmijët hyjnë, pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava. Në pamje shihet edhe Naim Murseli, i cili lëviz brenda restaurantit dhe e sinjalizon Plaven duke prekur hundën që të nisë aksionin.

Ky i fundit kishte deklaruar se vetë Naim Murseli e kishte përgatitur armën me 5 fishekë. Ndër të tjera, Plava në dëshminë e tij ka thënë se në natën kritike ishte Naimi ai që e hapi pak xhamin e veturës, ndërsa ky i fundit shtiu me armë.

The post Vrasja e Liridona Ademajt: Publikohet momenti kur Naim Murseli sinjalizon Granit Plavën! (video) appeared first on Gazeta Si.

Çështja Balluku, PD kërkesë Kuvendit: Të mblidhet urgjent Këshilli për Imunitetin

22 December 2025 at 13:43

Nga Gazeta ‘Si’- Pesë anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të martën të mblidhet Këshilli për Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën për heqjen e imunitetit të Zv.kryeministres Belinda Balluku.

Lajmin e ka bërë me dije Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë ku shprehet se duhet te diskutohet autorizimi për arrestimin apo heqjen e lirisë ndaj zëvendëskryeministres, ministres dhe deputetes Belinda Balluku.

Sipas tij, qëndrimi i Ramës se Kuvendi nuk do ta shqyrtojë kërkesën e SPAK për Ballukun pa vendosur Kushtetuesja, është bllokim i drejtësisë.

Bardhi shkruan se në fakt, kërkesa e sjellë në Kuvend nga Prokuroria dhe çështja që po trajtohet në Gjykatën Kushtetuese nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën.

“Gjatë kohës kur Rama iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, për shkak se Prokuroria kishte marrë masën ndaluese për ushtrimin e funksionit për zonjën Balluku, ajo akuzohej për dy krime, me një vlerë dëmi prej 2010 milionë euro, dhe dosja e saj ishte kjo.

Sot që kërkesa e Prokurorisë ka ardhur në Kuvend për përshkallëzimin e masës ndaluese ndaj zonjës Balluku, pra për masë arresti apo heqje të lirisë, ajo akuzohet për plot 11 krime, me një vlerë dëmi prej 1.1 miliardë euro. Dhe dosja e saj është kjo, së bashku me provat që Prokuroria i ka sjellë në këtë USB Kuvendit.

Ndaj, thirrja ime sot shkon për Kryetarin e Kuvendit që të mos pengojë drejtësinë, të mos bëhet vegël e interesave personale apo e frikës që ndjen Edi Rama nga hetimi i plotë, i shpejtë dhe i pa ndikuar i Prokurorisë në rastet korruptive të Belinda Ballukut”, shkruan Bardhi.

The post Çështja Balluku, PD kërkesë Kuvendit: Të mblidhet urgjent Këshilli për Imunitetin appeared first on Gazeta Si.

Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi dhe të përmbysim regjimin!

22 December 2025 at 13:22

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vetëm pak orë përpara protestës kombëtare që pritet të zhvillohet pasditen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë, ftoi qytetarët t’i bashkohen.

Ai ftoi edhe partitë e tjera opozitare, pavarësisht dallimeve që të protestojnë kundër qeverisë Rama dhe të shënojnë atë që Berisha e quan një kthesë të madhe.

“Të dalin në sheshin e betejës, të dalin, të vijnë në Tiranë, të bindin çdo shqiptare dhe shqiptar se një mision i madh na pret, se ky mision, është shansi i jetës për çdo qytetar të këtij vendi. Shansi i përmbysjes, njëlloj si në Bangladesh, Nepal, Sri Lanka, të diktatorëve autokratë, të cilët pasi vjedhin dhe plaçkisin miliarda kombet e tyre, ia mbathin si armiq në vendet e tjera. 22 dhjetori është një ditë e shënuar, është një ditë që fton çdo shqiptar, ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë ata që ndihen opozitarë, pavarësisht dallimeve që kemi, të bashkohemi sot për t’u dëshmuar shqiptarëve dhe , se nuk ka forcë që të na ndalojë pa përmbysur regjimin më të keq që shqiptarët kanë njohur në histori.

Kam besim të madh se Tirana po zien, Shqipëria po zien dhe se protesta e sotme do të shënojë kthesën e madhe, kthesën drejt fitores së çdo qytetari të këtij vendi, për dinjitetin e tij, familjene  tij, për të ardhmen, për vendin e kombin e tij”, tha Berisha.

Ai tha se protesta e sotme do të jetë një proces që do të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë së Ramës.

“Ky është një proces inaugural, në kuptimin e asaj që ne zbresim në fushë pasi kemi bërë çdo detyrë, pasi kemi faktuar çdo gjë, të betuar që do vazhdojmë luftën tonë gjer në përmbysjen e regjimit.

Kjo është. Ne e filluam këtë me foltoren para kryeministrisë. Jo të paktë ishin ata që e përqeshën atë. Gabuan. Ajo kishte një mesazh, se ai shesh do jetë sheshi i lirisë.

Vazhduam në parlament, pasi opozitës iu mor çdo hapësirë kushtetuese. Zbresim në shesh pasi Edi Rama përdori Gjykatën Kushtetuese, organin më të lartë, për të firmosur licencën e vjedhjeve të tij dhe qeveritarëve të tij pa u shqetësuar.

Dolëm në shesh pasi Edi Rama bllokoi tentativën e fundit të prokurorëve për heqjen e imunitetit.

Pra, këtë protestë do ta merrni si një proces, i cili ndalet, edhe njëherë, proces që do jetë një ansambël i tërë, dhe ndalet vetëm me rrëzimin e Edi Ramës ose shuarjen e opozitës”, tha Berisha.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pritet të ketë një pjesëmarrje më të madhe të mbështetësve të opozitës, në krahasim me pesë protestat e mëparshme, të zhvilluara në formën e një “foltoreje“.

The post Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi dhe të përmbysim regjimin! appeared first on Gazeta Si.

Franca po mban barrën kryesore ndaj Rusisë

22 December 2025 at 11:44

Nga Gazeta ‘Si- Qendra e rekrutimit ushtarak përballë Kullës Eiffel, në lagjen e pasur të rrethit të 7-të, në École Militaire historike, është e mbushur me posterë promovues për forcat e armatosura. Në holl, u takova me Charlotte, 26 vjeç, e cila aktualisht punon në marketing për një kompani private, por po mendon t’i bashkohet ushtrisë franceze.

“Konteksti gjeopolitik po më frymëzon të regjistrohem dhe të shërbej, duke përdorur aftësitë e mia,” më tha.

“Ndonjëherë pyes veten pse po merrem me marketing, kur mund të isha një gjuhëtare në ushtri ose në një agjenci inteligjence.”

Konteksti gjeopolitik për të cilin ajo flet është i qartë për të gjithë në Francë, e cila ka qenë në ballë të përpjekjeve të Europës për të përballuar ndryshimin e qasjes së SHBA-së ndaj aleatëve të saj në NATO dhe BE.

Charlotte, të cilën ra dakord ta identifikoj vetëm me emrin e saj për të mbrojtur privatësinë, më tha se ka studiuar gjuhën ruse dhe e kupton që europianët duhet të bëhen më “sovranë”, sepse nuk mund të mbështeten te Presidenti amerikan Donald Trump për të mbrojtur kontinentin kundër Rusisë. Dhe ajo është e gatshme të ndihmojë.

Trump vazhdon të antagonizojë aleatët tradicionalë europianë të Shteteve të Bashkuara, duke i përqeshur siç bëri edhe në një intervistë për POLITICO këtë muaj, duke i quajtur “të dobët” dhe “grup kombesh në kalbëzim.”

Nga ana e saj, Franca dëshiron t’i tregojë se e ka gabim.

Si shumë vende të tjera europiane, Franca e sheh Rusinë si një kërcënim në rritje për kontinentin. Kështu, ajo po përgatitet të mbrohet kundër asaj që shefi i shtabit të mbrojtjes së Francës, Gjenerali Fabien Mandon, e quajti një “provë të dhunshme” nga Rusia brenda tre deri në katër viteve të ardhshme — një provë që vendi do t’i duhet ta përballojë pa shumë, nëse ka fare, ndihmë nga Uashingtoni. Për ta bërë këtë, Franca po rrit shpenzimet ushtarake, po shton prodhimin e armëve dhe po dyfishon forcat rezervë.

Nga viti i ardhshëm, Franca do të rikthejë shërbimin ushtarak vullnetar për të rinjtë, kryesisht 18- dhe 19-vjeçarë. Qëllimi është të rekrutohen 3.000 të rinj verën e ardhshme, 10.000 në vitin 2030 dhe 50.000 në vitin 2035.

Këto përpjekje mbrojtëse vijnë në një kohë kur shumica e vendeve të Europës po duhet të rishqyrtojnë pozicionin e tyre të sigurisë në mënyrën më kuptimplotë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Sfida është edhe më e madhe, pasi po bëhet gjithnjë e më e qartë se ata nuk mund të mbështeten më tek Shtetet e Bashkuara si ofruesi kryesor i sigurisë. Presidentë të njëpasnjëshëm amerikanë — përfshirë Barack Obama dhe Joe Biden — kanë paralajmëruar se Uashingtoni do t’i duhet eventualisht t’i kushtojë më shumë vëmendje rajonit Indo-Paqësor në vend të Europës, por administrata Trump tashmë i ka shoqëruar ato fjalë me veprime.

Kjo po e vë Francën në qendër të vëmendjes, si fuqia e vetme bërthamore e BE-së dhe një vend me prodhues të pavarur armësh që ka paralajmëruar prej kohësh se kontinenti duhet të bëhet më autonom në fusha si teknologjia dhe mbrojtja.

Sipas Guillaume Lagane, ekspert i politikave të mbrojtjes dhe pedagog në universitetin Sciences Po, mënyra se si Franca dhe Gjermania, dy vendet më të mëdha të BE-së, përgjigjen në muajt dhe vitet e ardhshme do të përcaktojë nëse vende të tjera europiane do t’i drejtohen atyre për mbrojtjen e Europës apo do të përpiqen të ruajnë lidhje bilaterale me Uashingtonin në kurriz të unitetit të BE-së dhe NATO-s.

“Nëse Franca dhe Gjermania propozojnë opsione të besueshme, vendet europiane mund të hezitojnë, përndryshe jo,” tha ai. “Nëse vetëm garancia amerikane është e besueshme, ata do të bëjnë gjithçka që munden për ta blerë atë.”

Për të qenë një udhëheqës i besueshëm, ai shtoi, Franca mund të shqyrtojë vendosjen e avionëve të saj Rafale me aftësi bërthamore në Gjermani ose Poloni; kompensimin e boshllëqeve të kapaciteteve të lëna nga SHBA-të; dhe zëvendësimin e ushtarëve amerikanë që po largohen nga Europa me trupa franceze.

Europa do të ketë nevojë për shumë Charlottes.

Në korridoret e pushtetit në Paris, elita franceze e ka ditur gjithmonë se ky moment do të vinte.

“Ne nuk jemi as të surprizuar, as të shokuar dhe as në mohim,” më tha një zyrtar i lartë francez i mbrojtjes. “Testi ynë i parë afatshkurtër është Ukraina. Ne europianët duhet të organizohemi për ta përballuar këtë realitet dhe për t’u përshtatur pa u kapur të papërgatitur.”

Për një javë, kam biseduar me zyrtarë francezë dhe europianë në Paris dhe gjetkë për të kuptuar se si po e përthithin antagonizmin nga Uashingtoni. Në shumë raste, ramë dakord të mos i përmend emrat e tyre për t’u shprehur më lirshëm në këtë moment tensioni të lartë me SHBA-në dhe aleatët europianë.

Mosbesimi i Francës ndaj Amerikës daton që nga viti 1956, kur Presidenti amerikan Dwight Eisenhower e detyroi Francën dhe Britaninë të tërhiqeshin nga një ndërhyrje ushtarake për të rimarrë kontrollin e Kanalit të Suezit nga Egjipti, duke e lënë Parisin të ndihej i tradhtuar dhe i poshtëruar.

Që atëherë, ndryshe nga shumë vende të tjera europiane, politika e mbrojtjes së Francës është bazuar në supozimin se SHBA nuk është një aleat i besueshëm dhe se vendi perëndimor duhet të jetë në gjendje të mbrohet vetë nëse është e nevojshme. Kujtimi i incidentit të Suezit kontribuoi në vendimin e ish-presidentit Charles de Gaulle për t’u larguar nga NATO dhe për të zhvilluar programin e vet bërthamor.

Tani, kryeqytetet europiane — të cilët deri tani kanë hezituar të mendojnë për arkitekturën e sigurisë së kontinentit pa SHBA-në — po fillojnë të kuptojnë gjithnjë e më shumë se Franca mund të ketë pasur të drejtë gjatë gjithë kohës.

“Ka një lloj validimi intelektual të pozicionit francez, i cili njeh se interesat nuk përputhen gjithmonë mes aleatëve dhe se angazhimi amerikan në sigurinë europiane ishte rezultat i një përafrimi që nuk ishte i përjetshëm,” tha Élie Tenenbaum, drejtor i qendrës së studimeve të sigurisë IFRI me bazë në Paris.

Që kur Trump u rikthye në pushtet në janar, shenjat e tërheqjes së Uashingtonit nga — në mos përçmimit ndaj — Europës, kanë qenë të vështira për t’u injoruar.

Komentet fyese të Trump ndaj Europës këtë muaj erdhën vetëm pak ditë pas një Strategjie të Sigurisë Kombëtare të SHBA, e cila bëri thirrje të fshehta për ndryshim regjimësh në vendet europiane. Një version i rrjedhur i dokumentit thoshte hapur se SHBA duhet të tërheqë Austrinë, Hungarinë, Italinë dhe Poloninë larg BE-së.

Në muajt para publikimit të strategjisë, administrata Trump ka vënë në dyshim angazhimin e SHBA ndaj nenit 5 të NATO-s dhe ka njoftuar një ulje të trupave në Rumaninë në vijën e parë. Edhe më goditës, SHBA kërcënoi se do të aneksonte Grenlandën me forcë dhe po afrohet me Rusinë, përfshirë edhe në negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Më pak se një vit pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, zëra me ndikim në Gjermani — një nga vendet më të lidhura me SHBA-të në Europë — nuk e shohin më Uashingtonin si aleat. Sherbimi i inteligjencës ushtarake i Danimarkës e ka klasifikuar SHBA-në si rrezik sigurie.

Në këtë kontekst, vendet më të vogla europiane presin që të mëdhatë të marrin drejtimin.

“Ne kemi nevojë që vendet e mëdha të tregojnë rrugën,” theksoi në një takim privat një zyrtar europian i mbrojtjes nga një shtet i mesëm. “Franca ka qenë konsistente në këtë prej kohësh, Gjermania është gjithashtu e rëndësishme. Gjithmonë ndihmon nëse ata japin shembull.”

Një diplomat europian me bazë në Paris e mbështeti këtë thirrje për lidership francez: “Ne kemi nevojë që Macron të marrë iniciativën në mbrojtjen europiane; kush tjetër do ta bëjë këtë nëse jo Franca?” Një tjetër zyrtar europian tha se Franca mund të bëhet një ‘qendër politike dhe ushtarake’, duke shtuar se Parisi është gati të udhëheqë së bashku me kryeqytete të tjera si Londra, Berlini, Roma dhe Varshava.

Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022, Parisi ka zhvendosur fokusin drejt Europës dhe ka rinvestuar në NATO. Për dekada, Parisi kishte neglizhuar aleancën — duke u rikthyer në komandën e integruar ushtarake vetëm në 2009 — dhe ishte fokusuar kryesisht në zona të largëta si rajoni Sahel në Afrikë, nga i cili u detyrua të tërhiqej pas një sërë grushtesh shteti.

Tani, Franca po udhëheq një grup shumëkombësh të NATO-s në Rumani, ka shtuar praninë e saj ushtarake në Estoni dhe është në bisedime për të dërguar trupat e saj në Finlandë. Për shtetet në vijën e parë, prania e një fuqie bërthamore në territorin e tyre është një pengesë vendimtare kundër Rusisë.

Në një test të parë për aftësinë e Europës për të menduar për sigurinë e saj pa SHBA-në, Parisi — ndryshe një nga kontribuesit më të dobët të ndihmës ushtarake për Kievin — ka krijuar së bashku me Londrën një koalicion të ashtuquajtur të gatshme për të planifikuar garanci sigurie për Ukrainën pas luftës. Është një hap i rëndësishëm në planifikimin e mbrojtjes së udhëhequr nga Europa dhe lidershipi i Francës është mirëpritur në kryeqytetet europiane.

Megjithatë, shumë prej tyre ende hezitojnë të vendosin mjete ushtarake në Ukrainë pa mbështetjen amerikane.

Burimi: Politico/Përshtati Gazeta Si

The post Franca po mban barrën kryesore ndaj Rusisë appeared first on Gazeta Si.

Kremlini: Putin, i gatshëm të dialogojë me Macron

22 December 2025 at 10:23

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti rus Vladimir Putin është “i gatshëm për dialog” edhe me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cili për mediat ruse theksoi se “nëse ekziston vullneti i ndërsjellë politik për ta bërë këtë”, atëherë “Putin është i gatshëm të angazhohet në dialog me Macronin”.

Përgjigja vjen vetëm dy ditë pasi presidenti francez theksoi se dialogu i drejtpërdrejtë me Putin mund të jetë i dobishëm si për europianët, ashtu edhe për ukrainasit.

Ndërkohë, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijojnë edhe sot bisedimet mes të dërguarit të presidentit rus, Kirill Dimitriev, dhe të dërguarit special të SHBA-ve, Steve Witkoff, si dhe dhëndrit të Trump, Jared Kushner.

Në përfundim të ditës së takimit të parë, Dimitriev tha për mediat se bisedimet ishin konstruktive, por pa dhënë detaje lidhur me çështjet konkrete për të cilat po bisedohet.

Zyrtarët amerikanë, ukrainas dhe evropianë më herët këtë javë raportuan përparim në garancitë e sigurisë për Kievin, si pjesë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës, por mbetet e paqartë nëse këto kushte do të jenë të pranueshme për Moskën.

Ndërsa përpjekjet diplomatike vijojnë në disa fronte, në terren Rusia vazhdon përpjekjet për të forcuar pozitat e veta. Rusia tha se forcat e saj të armatosura kishin marrë kontrollin mbi dy vendbanime të tjera në rajonet Sumy dhe Donetsk, ndërsa Ukraina raportoi sulme kundër një fregate ruse.

The post Kremlini: Putin, i gatshëm të dialogojë me Macron appeared first on Gazeta Si.

Molotovë drejt kryeministrisë- Berisha: Rama e ka vendosur veten mbi çdo ligj! (foto)

22 December 2025 at 18:26

Nga Gazeta ‘Si’-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është i bindur se asgjë përpos protestave nuk e largon Edi Ramën nga pushteti.

Në fjalën e tij, në protestën e cila zgjati rreth dy orë, Berisha e quajti Ramën “kapobandë” dhe tha se opozita nuk do i ndahet as në Surrel.

“Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbë ne. Nuk mundet kurrë nje grusht hajdutësh, narkotrafikantësh të shkelmojnë mbi dinjitetin tonë, mbi të ardhmen tonë, të nxijnë Shqipërinë, të na përzënë nga Shqipëria.

Kemi dalë në shesh. Mos e harro këtë Edi Rama. Sheshi është i yni.

Kudo që të jesh, nuk të ndahemi. Nuk të ndahemi këtu, po të jap fjalën se nuk të ndahemi as në Surrel”, tha ai.

Nga podiumi, ai e akuzoi Ramën se e ka vendosur veten mbi ligjin dhe se është bërë multimiliarder me paratë e shqiptarëve.

Berisha u shpreh se kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut u bllokua nga kryeministri Rama, pasi sipas tij aferat e denoncuara implikonin edhe atë.

Kreu i PD-së theksoi se sipas tij, nga dokumentet e sekuestruara rezulton se zv.kryeministrja zotëron mbi 300 apartamente, dy jahte luksi, 15 supermarkete dhe prona të tjera.

Berisha theksoi se Rama nuk do të pranojë kurrë heqjen e imunitetit apo shkarkimin e Ballukut.

Ai u tha mbështetësve se PD është gati të bashkëpunojë me çdo faktor për front të gjerë opozitar dhe rrëzimin e qeverisë së korruptuar “Rama”.

Sipas tij, nga sot “Rilindja dhe Rama janë kufoma politike” dhe “funeralin do ia bëjë opozita”.

Berisha gjithashtu akuzoi qeverinë për përdorimin e administratës për kontroll të zgjedhjeve dhe për pasurim të paligjshëm.

“Pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, duke organizuar me paratë tuaja mijëra veprimtari të paligjshme në periudhë elektorale, duke arrestuar liderët kryesorë të partive opozitare, duke përdorur tonelatat e drogës të karteleve, duke shndërruar nëpunësit e shtetit në policë të votës së lirë, duke falur 2 miliardë euro gjoba dhe kamata vetëm për karrigen e tij, ai në një revansh të paparë bëri gjithçka që të mbyllë çdo hapësirë opozitës.

Ai mendoi se projektin e tij Shqipëria pa opozitë, tani do e realizojë. Me paratë tuaja, Edi Rama ka vendosur vellon e zezë të censurës, paguan mediat e tij, të cilat glorifikojnë të keqen, i thurin lavdi krimit të tij, demonizojnë opozitën, mashtrojnë qytetarët.

Me paratë që u grabit ju, ky armik i egër i qenies shqiptare, kontrakton lobistë, ish-ministra, ish-kryeministra, diplomatë, ambasadorë, zyrtarë të lartë, për deklarata të paguara, për mashtrime ndërkombëtare, për beteja kundër opozitës”, tha Berisha.

Sipas kreut demokrat, Shqipëria sot ndodhet në një nga momentet më kritike. Berisha theksoi se në 10 vite të qeverisjes së tij shqiptarët janë pakësuar dhe kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet.

Pas fjalës së Berishës, protestuesit nisën të hidhnin molotovë drejt kryeministrisë.

Disa prej tyre hoqën një gardh metalik, ndërsa efektivët mbrojtën perimetrin e sigurisë, duke mos lejuar qytetarët që të hyjnë në oborrin e Kryeministrisë. Me pas, protesta para kryeministrisë përfundoi, për t’u zhvendosur para parlamentit. Edhe aty ishin vendosur forca të shumta policie.

Fjalën në protestën e PD e mbajtën edhe disa deputetë dhe kreu parlamentar Gazment Bardhi.

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, në fjalën e tij përpara Kryeministrisë tha se pushteti i Edi Ramës ka mbaruar.

Këlliçi shtoi se për të gjitha rastet e fundit, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.

“Sot jemi këtu si misionar. Ky pushtet ka mbaruar. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani. Zija ka rënë në Pallatin e Korrupsionit. Ata tentojnë të zhdukin provat e krimit dhe për të nxjerrë zbuluar njëri-tjetrin. Ata shantazohen mes tyre sot. Ne do e largojmë Edi Ramën. Ne nuk pyesim as për kreun e bandës, e jo për marionetat e tij”, tha Këlliçi.

Edhe deputeti i PD-së Klevis Balliu, në fjalën e tij tha se qeveritarët duhet të gjejnë vrimë e të futen, pasi i pret llogaridhënia përballë popullit.

Balliu tha se aksioni opozitar nuk mbyllet këtu, duke shtuar se duhet të shkallmohet narko-shteti.

“Qeveritarët po ia fusin njëri-tjetrit sot. Ju ua kallni datën. Biznesmenët në këtë vend blejnë verë 3 milionë euro. Të shkojnë në burg dhe t’u konfiskohen pasuritë. Bandat s’do kenë vrimë ku të fshihen. Kjo mbyllet vetëm me largimin e Ramës”, tha Balliu.

Në protestë, i pranishëm ishte edhe ish-deputeti e anëtar i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji. Kujtojmë se së fundmi, përplasjet në distancë, mes tij e kryedemokratit Berisha kanë qenë të shumta.

Madje, kreu i Partisë Demokratike, ka lënë të kuptohet se Salianji është vetëpërjashtuar nga kjo forcë politi

Por Salianji tha se nuk e përjashton dot asnjë njeri.

“Sot është rradha për të përjashtuar Edi Ramën. Unë jam në PD, do të jem në PD. Jam bashkëdrejtues i një lëvizje shumë të rëndësishme në PD” tha ai për mediat.

Protesta e sotme vjen pas deklaratave të forta të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili më 20 dhjetor paralajmëroi se ky do të jetë vetëm fillimi i një rezistence më të gjerë për rrëzimin e qeverisë Rama.

Në një komunikim me mbështetësit e tij, Berisha nuk përjashtoi madje as nisma të tjera paralele, përfshirë akte ekstreme të ngujimit apo edhe qëndrimin e deputetëve në Parlament.

The post Molotovë drejt kryeministrisë- Berisha: Rama e ka vendosur veten mbi çdo ligj! (foto) appeared first on Gazeta Si.

I dërguari special i SHBA: Bisedimet e paqes për Ukrainën produktive dhe konstruktive

22 December 2025 at 09:53

Nga Gazeta ‘Si’- Gjatë tri ditëve të negociatave në Florida, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë zhvilluar bisedime me dhe pa përfaqësues evropianë mbi mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

”Diskutimet midis negociatorëve ukrainas dhe amerikanë mbuluan garancitë shumëpalëshe të sigurisë, si dhe garancitë e sigurisë amerikane”, shkruan në mënyrë identike në X i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff dhe negociatori kryesor ukrainas, Rustem Umerov.

Ata thanë se bisedimet trajtuan gjithashtu zhvillimin e mëtejshëm të planeve për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës, ndërsa vendi vazhdon të mbrohet nga pushtimi i Rusisë.

“Gjatë tri ditëve të fundit në Florida, delegacioni ukrainas zhvilloi një sërë takimesh produktive dhe konstruktive me partnerët amerikanë dhe evropianë”, thanë postimet.

“Ukraina mbetet plotësisht e përkushtuar për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtuan ato.

Delegacionet ukrainase, ruse dhe evropiane ishin në Miami gjatë fundjavës për të vazhduar negociatat për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Rusia rreth katër vjet më parë, megjithëse nuk u zhvilluan bisedime të drejtpërdrejta midis zyrtarëve ukrainas dhe rusë.

Përfaqësuesit ukrainas, amerikanë dhe evropianë kishin zhvilluar bisedime të dielën dhe të hënën e kaluar në Berlin, mes një shtytjeje të intensifikuar diplomatike për të gjetur një zgjidhje për konfliktin.

Negociatori rus Kirill Dmitriev, këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin, i përshkroi bisedimet në Miami si konstruktive pas raundit të parë të së shtunës, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

“Gjatë dy ditëve të fundit në Florida, i Dërguari Special rus Kirill Dmitriev zhvilloi takime produktive dhe konstruktive me delegacionin amerikan për të çuar përpara planin e paqes të presidentit Trump për Ukrainën”, tha Witkoff në një postim në X.

Asnjë nga palët e përfshira nuk zbuloi nëse ishte bërë përparim i vërtetë.

The post I dërguari special i SHBA: Bisedimet e paqes për Ukrainën produktive dhe konstruktive appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Putini: Nuk ka luftë me Perëndimin nëse na trajton me respekt

19 December 2025 at 20:29

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës nëse Rusia trajtohet me respekt – dhe pretendimet se Moska po planifikon të sulmojë vendet europiane janë “të pakuptimta”.

Në një ngjarje maratonë të transmetuar në televizion që zgjati pothuajse katër orë e gjysmë, ai u pyet nga Steve Rosenberg i BBC-së nëse do të kishte “operacione të reja ushtarake speciale” – termi i Putinit për luftën në shkallë të plotë.

«Nuk do të ketë asnjë operacion nëse na trajtoni me respekt, nëse respektoni interesat tona ashtu siç ne jemi përpjekur gjithmonë të respektojmë tuajat», pohoi ai.

Vërejtjet e tij ishin në përputhje me një koment të kohëve të fundit, në të cilin ai tha se Rusia nuk po planifikonte të shkonte në luftë, por ishte gati “tani” nëse Europa donte.

Ai shtoi gjithashtu kushtin, “nëse nuk na mashtroni siç na mashtruat me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes”.

Ai e ka akuzuar prej kohësh NATO-n se ka hequr dorë nga një premtim i supozuar perëndimor i vitit 1990 ndaj udhëheqësit të atëhershëm sovjetik Mikhail Gorbachev para rënies së Bashkimit Sovjetik. Gorbachev më vonë e mohoi se ishte bërë një vërejtje e tillë.

Maratona “Linjë Direkte” kombinoi pyetje nga publiku i gjerë dhe gazetarë nga e gjithë Rusia në një sallë në Moskë, me Putinin të ulur nën një hartë gjigante të Rusisë që përfshinte zonat e pushtuara të Ukrainës, përfshirë Krimenë.

Televizioni shtetëror rus pretendoi se ishin paraqitur më shumë se tre milionë pyetje.

Edhe pse ishte kryesisht e koreografuar, disa komente kritike nga publiku u shfaqën në një ekran të madh, përfshirë një që e quante ngjarjen një “cirk”, një tjetër që ankohej për ndërprerjet e internetit dhe një që nxirrte në pah cilësinë e dobët të ujit të rubinetit. Ndërprerjet e internetit në celular janë fajësuar nga autoritetet për sulmet me dronë ukrainasë.

Kremlini e përdor rregullisht ngjarjen e fundvitit për të nxjerrë në pah qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe, ndërsa Putini fliste, banka qendrore e Rusisë njoftoi se po ulte normat e interesit në 16%.

Çështjet e politikës së jashtme ishin të përziera me meditime rreth atdheut, lëvdata për bizneset lokale, çmimet e peshkut dhe rëndësinë e kujdesit për veteranët.

Por çështja e pothuajse katër viteve të luftës në shkallë të plotë në Ukrainë nuk ishte kurrë larg dhe shpesh ndodhej në sfondin e shumë prej pyetjeve.

Putini përsëri pretendoi se ishte “i gatshëm dhe i vullnetshëm” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë “në mënyrë paqësore”, por ofroi pak shenja kompromisi.

Ai përsëriti këmbënguljen e tij në parimet që kishte përcaktuar në një fjalim të qershorit 2024, kur kërkoi që forcat ukrainase të largoheshin nga katër rajone të pushtuara pjesërisht nga Rusia dhe që Kievi të hiqte dorë nga përpjekjet e tij për t’u bashkuar me NATO-n.

Kryesorja ndër kërkesat e Rusisë është kontrolli i plotë i Donbasit lindor të Ukrainës, duke përfshirë rreth 23% të rajonit të Donetskut, të cilin Rusia nuk ka qenë në gjendje ta pushtojë.

The post Putini: Nuk ka luftë me Perëndimin nëse na trajton me respekt appeared first on Gazeta Si.

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

19 December 2025 at 20:20

Nga Gazeta ‘Si’- Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë përmirësimit të qasjes së ndihmave humanitare.

Megjithatë, situata ushqimore në territorin palestinez mbetet alarmante, me mbi 70% të popullsisë që jeton në strehime të përkohshme, ndërsa përkeqësohet nga përmbytjet e dimrit dhe rreziku i ngricës.

Megjithëse armëpushimi i arritur në tetor mes Izraelit dhe grupit militant Hamas ka lehtësuar pjesërisht kufizimet për mallrat dhe ndihmat, shpërndarja e tyre mbetet e paqëndrueshme dhe e pabarabartë. Rreth 1.6 milionë njerëz pritet të përballen ende me mungesë ushqimi në nivel “krize” deri më 15 prill. Skenari më i keq përfshin rikthimin e përleshjeve dhe ndërprerjen e ndihmave humanitare, që mund të sjellë urinë në disa zona të Gazës.

Organizatat humanitare si Oxfam paralajmërojnë se, pavarësisht përfundimit të urisë, nivelet e mungesës së ushqimit mbeten “të tmerrshme dhe të parandalueshme”, duke akuzuar Izraelin për bllokimin e ndihmave nga agjenci të shumta humanitare.

IPC, iniciativa e monitorimit të krizave ushqimore e OKB-së, thekson gjithashtu se mungesa e ujit, kushteve higjienike dhe dëmtimi i tokave bujqësore e bën jetesën në Gaza shumë të rrezikshme dhe rrit rrezikun e përhapjes së sëmundjeve.

Situata mbetet kritike dhe e ndjeshme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të monitorojë nevojat humanitare të Palestinezëve në Gaza.

The post OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike appeared first on Gazeta Si.

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale

19 December 2025 at 18:12

Nga Gazeta ‘Si’- Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi, duke vendosur një rritje të saj në 50 mijë lekë në muaj.

Sipas vendimit, paga bazë minimale mujore prej 50 000 lekësh është e detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë punëdhënësit, qofshin ata persona fizikë apo juridikë, vendas ose të huaj, që operojnë në Shqipëri.

Paga minimale është llogaritur për 174 orë pune në muaj, që përfaqësojnë kohën normale të punës. Në bazë të kësaj, paga minimale orare do të jetë 287.3 lekë për orë.

Vendimi saktëson gjithashtu se çdo shtesë me karakter të përhershëm (si përvoja në punë apo kualifikimi) duhet të jepet mbi pagën bazë minimale dhe nuk përfshihet brenda saj.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet vendimi i mëparshëm i Këshillit të Ministrave i vitit 2023, i cili përcaktonte nivelin e mëparshëm të pagës minimale.

The post Qeveria miraton rritjen e pagës minimale appeared first on Gazeta Si.

Putin: Rusia ‘ka ide’ si të zgjidhet çështja e NIS-it të sanksionuar serb

19 December 2025 at 17:13

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të premten se Moska “ka ide” se si mund të zgjidhet çështja e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), e cila është nën sanksione amerikane, dhe se bisedimet me Serbinë janë duke vazhduar.

“Ne kemi ide se si, në çfarë mënyre dhe në çfarë drejtimi mund të ecim përpara së bashku. Një dialog i tillë është duke u zhvilluar me miqtë tanë në Serbi. Shpresojmë se do ta gjejmë zgjidhjen e duhur”, tha Putin, raportoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër NIS-it më 9 tetor, pasi Rusia zotëron shumicën e aksioneve të saj.

SHBA-ja ngul këmbë që kompanitë ruse, të cilat zotërojnë 56.2 për qind të aksioneve në industrinë serbe, të largohen nga NIS.

Putin tha në konferencën e tij vjetore për fundvit se Rusia supozon se “udhëheqja miqësore e Serbisë” do t’i përmbushë detyrimet e saj ndaj NIS-it.

“Ne kemi marrëveshje ndërqeveritare me Serbinë në lidhje me miratimin e çdo kufizimi në lidhje me këtë entitet tregtar. Dhe, sigurisht, ne supozojmë se udhëheqja miqësore e Serbisë do ta mbajë mend këtë dhe do t’i përmbushë detyrimet e saj. Përndryshe, lind pyetja: si mund të investojmë para në ekonominë e vendit dhe ku janë garancitë e sigurisë nëse as marrëveshjet ndërqeveritare nuk funksionojnë”, tha Putin.

Sanksionet amerikane filluan të zbatohen në tetor pasi paraprakisht ishin shtyrë disa herë.

Në mungesë të licencës, rafineria e naftës e NIS-it në Pançevë, u mbyll në fillim të dhjetorit, ndërsa Beogradi pretendon se bisedimet me Moskën për një ndryshim të pronësisë janë duke vazhduar. Serbia i ka dhënë Rusisë afat deri më 15 janar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, theksoi më 16 dhjetor se pala ruse dhe një kompani e madhe po negociojnë për NIS-in, por se Beogradi zyrtar nuk po merr pjesë në këtë.

“Mendoj se negociatat janë drejt përfundimit midis palës ruse dhe një kompanie të madhe”, tha Vuçiç në atë kohë, pa specifikuar se cila kompani ishte e përfshirë.

As pala amerikane dhe as ajo ruse nuk kanë publikuar informacione rreth përparimit të bisedimeve, dhe qytetarët janë njoftuar për këtë gjendje nga zyrtarët serbë, kryesisht nga Vuçiçi.

The post Putin: Rusia ‘ka ide’ si të zgjidhet çështja e NIS-it të sanksionuar serb appeared first on Gazeta Si.

Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran

19 December 2025 at 17:08

Nga Gazeta ‘Si’- Bahamas është bërë shteti i 121-të që ka njohur Kosovën si shtet të pavarur e sovran.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ku ka shkruar se sapo kanë nënshkruar marrëveshjen për njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike.

Po ashtu, në postimin e Osmanit bëhet e ditur se të dyja shtetet kanë riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit, barazisë së shteteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

The post Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran appeared first on Gazeta Si.

❌
❌