Paul Mescal, i cili aktualisht është në kulmin e famës së tij, deklaroi se dëshiron të fillojë ta ‘përmirësojë’ punën e tij.
Ai theksoi se është gati të ngadalësojë ritmin dhe të bëjë një pushim nga jeta publike, shkruan The Guardian.
Mescal u bë i famshëm për rolin e tij në serialin “Normal People”, dhe pas këtij roli karriera e tij filloi të zhvillohej, e ndjekur nga filma të tillë si “Aftersun” dhe “All of Us Strangers” si dhe “Gladiator II”.
Përveç kësaj, drama historike "Hamnet" në të cilën ai luajti një rol do të shfaqet nga java e ardhshme, dhe njoftimet për çmimet e mundshme kanë filluar tashmë.
Megjithatë, Mescal thekson se shpreson që pas promovimit të "Hamnet" askush nuk do ta shohë atë deri në vitin 2028.
"Kam qenë në këtë industri për pesë ose gjashtë vjet tani dhe ndihem shumë i lumtur. Megjithatë, nuk mendoj se mund të vazhdoj të punoj kaq shumë", tha ai.
Mescal pranon se ka shumë frikë se çfarë mund të nënkuptojë dalja në pension për karrierën e tij.
"Pasi të mbaroj promovimin e ‘Hamnet’, shpresoj të mos më shohë askush deri në vitin 2028, kur të regjistroj The Beatles. Njerëzit do të bëjnë një pushim nga unë, dhe unë do të bëj një pushim nga ata", tha mes tjerash. /Telegrafi/
Adam Sandler (59 vjeç) beson se dashuria e tij me gruan Jackie Sandler ishte e shkruar në yje.
Aktori i famshëm tha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Palm Springs se është i bindur se do të ishte i martuar me Jackien sot, edhe nëse nuk do të ishte bërë një yll i Hollivudit, shkruan People.
Sandler pranoi çmimin prestigjioz të Presidentit të shtunën, më 3 janar, për punën e tij në filmin "Jay Kelly", një komedi-dramë me protagonist George Clooney.
Pasi u prezantua nga bashkë-aktorja Laura Dern, Sandler reflektoi në fjalimin e tij të pranimit të çmimit se si do të kishte qenë jeta e tij nëse do të kishte pranuar ofertën e babait për të punuar si inxhinier elektrik në vend që të ndiqte aktrimin.
"Ndonjëherë mendoj se, nëse nuk do t'ia kisha dalë atë vit dhe do të kisha shkuar të punoja për babanë tim, si do të ishte jeta ime tani", tha Sandler.
"Para së gjithash, mendoj se ndoshta do të isha ende i martuar me gruan time, Jackie. Është fati. Asgjë nuk mund të na ndalë”.
Pastaj, në stilin e tij karakteristik, ai shtoi: "Por ne patjetër do të kishim një shtëpi tjetër. Ndoshta, si p.sh., 10 banjo më pak dhe më pak nga statujat e mia të vogla”.
Adam me gruan
Adam dhe Jackie u martuan në qershor 2003 dhe kanë dy vajza - Sadie, e lindur në vitin 2006 dhe Sunny, e cila erdhi në botë në vitin 2008. /Telegrafi/
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka ndarë së fundmi përvojat e saj në Kosovë gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram.
Një nga pyetjet e drejtuara nga ndjekësit ishte: “A të pëlqejnë njerëzit e Kosovës? Cili është momenti më i bukur që ke kaluar atje?”.
Olta nuk ngurroi të përgjigjej me entuziazëm: “Kosova ka mikpritje fantastike, njerëzit janë shumë të dashur dhe të edukuar. Kam fatin të punoj me një staf jo vetëm të kualifikuar, por edhe shumë njerëzor. Në Kosovë jam në shtëpinë time”.
Foto: Instagram
Aktorja ka qenë pjesë e skenës kosovare për dy vite duke marrë edhe rolin e opinionistes në programin Big Brother VIP Kosova.
Përmes këtyre deklaratave, Olta shprehu jo vetëm admirimin për mikpritjen dhe kulturën e njerëzve të Kosovës, por edhe kënaqësinë për të punuar me një ekip profesional dhe të përkushtuar, duke e bërë eksperiencën e saj në vend një nga momentet më të veçanta të karrierës së saj.
Deklaratat e saj gjithashtu pasqyrojnë ndikimin e madh që ka marrë pjesëmarrja në Big Brother VIP Kosova në promovimin e figurës së saj publike në rajon.
E njëjta gjithashtu ka qenë pjesëmarrëse në Big Brother VIP Albania, në edicionin e dytë. /Telegrafi/
Babai i Mal Retkocerit, Faik Retkoceri, ka dhënë versionin e tij në lidhje me historinë me këngëtaren Violeta Kukaj.
Në një intervistë për “Prive nga Liberta Spahiu”, ai ka folur për raportin me fëmijët si dhe me artisten.
I njëjti theksoi se Mali nuk donte ta takonte për shkak të Violetës, pasi nuk guxon nga ajo.
Foto: YouTube
“E ka nën komandë, Mali jeton me Violetën. Mali varet nga Violeta. Djali hezitonte, donte të pranonte, s’donte të pranonte nuk guxonte të pranonte për shkak të Violetës”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Fëmijët kanë jetuar si pëllumba, Violeta është trajtuar prej meje, nënës time, motrave edhe Violeta i ka respektuar. Violeta i ka infektuar, çka e gjeti, çka është bërë, Violeta i infektoi edhe doli nga shtëpia”.
Faiku pretendon se kjo nisi nga dy banesa që kishte në pronësi ku mori kredi për renovimin e tyre, e që më pas këngëtarja i kërkoi që t’i shlyente borxhet.
Tha gjithashtu se pas kësaj ajo u largua dhe për shkak të këtij rasti Faiku përfundoi në një spital për shtatë muaj, duke pasur probleme psiqike.
Një ditë e tensionuar ka qenë kjo e diel në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku këngëtarja Fjolla Morina është përfshirë në një debat të ashpër me banoret Alba Pollozhanin dhe Benita Zenën.
Këngëtarja dukej se nuk ka qenë në gjendje të mirë emocionale dhe biseda mes tyre ka shpërthyer rreth çështjeve të përditshme në shtëpi.
Pas përplasjes, Fjolla është parë e përlotur dhe e shqetësuar, deri në atë pikë sa iu ka kërkuar banorëve të largohen, për të mos qenë afër saj.
Foto: YouTube
Momenti ka tërhequr reagime të shumta nga publiku, i cili ka komentuar për tensionin e shtuar dhe për natyrën impulsive të situatave që shpesh lindin mes banorëve.
Episodet e tilla, sipas shikuesve, tregojnë se dinamika brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova është gjithnjë e paparashikueshme, ku emocione të forta dhe përplasjet janë pjesë e pandashme e lojës.
Fjolla, e njohur për karakterin e saj të zjarrtë dhe shpirtin e fortë, duket se ka kaluar një moment të vështirë emocional, por mbetet të shihet se si kjo situatë do të ndikojë në marrëdhëniet e saj me banorët e tjerë në ditët në vijim.
Kjo nuk është hera e parë marrë parasysh temperamentin e artistes shqiptare. /Telegrafi/
Higjiena në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka qenë prej kohësh një temë diskutimi, jo vetëm mes banorëve, por edhe në rrjetet sociale.
Ndjekësit e formatit kanë kritikuar vazhdimisht mungesën e kujdesit për hapësirat e përbashkëta, duke përmendur pamjet e çrregullta, dyshemetë e papastra dhe mbeturinat që janë bërë pjesë e përditshmërisë në shtëpinë luksoze.
Pak minuta më parë, Vëllai i Madh ka ndërmarrë masa konkrete për të reaguar ndaj situatës.
Foto: YouTube
Pas disa paralajmërimeve të njëpasnjëshme, alarmi i shtëpisë u aktivizua dhe banorët u informuan se çmimi i madh prej 173,000 eurosh do të ulet me 2,000 euro, duke shkuar aktualisht në 171,000 euro.
Vëllai i Madh paralajmëroi gjithashtu se nëse nuk ka ndryshim në sjelljen e banorëve dhe nuk rritet përgjegjësia për higjienën, vendimi për zbritje do të aplikohet çdo të diel, duke shtuar presion mbi grupin për të ruajtur pastërtinë e shtëpisë.
Ky veprim vjen si një përpjekje për të edukuar banorët dhe për të garantuar që ambienti i përbashkët të qëndrojë i pastër dhe i rregullt, duke ruajtur edhe prestigjin e çmimit të madh të garës.
E veç kësaj, ata janë kritikuar edhe për dukjen e tyre. /Telegrafi/
Pas momentit me Brikena Selmanin në shtëpinë e Big Brother VIP, Mateo, ka folur në dhomën e rrëfimit për vendimin e tij për t’i dhënë imunitet banores dhe për ta shpëtuar nga televotimi.
Ai u shpreh se nuk kishte asnjë pendesë për këtë veprim.
“Sa i takon shpëtimit që i bëra, nuk u bëra pishman, sepse bëra atë që doja, pavarësisht se nuk ishte mirënjohëse për nderin që i bëra. Fundja unë i dhashë imunitet, një faleminderit, por nuk ka problem”, u shpreh ai.
Foto: YouTube
I njëjti u fut të shtunën në Big Brother VIP 5, ndonëse ka një histori me banoren e lartpërmendur.
Siç ka deklaruar, ata kanë pasur një lidhje disa vite më parë, e që sipas modeles kanë shkëmbyer vetëm disa mesazhe.
Brikena nuk pranoi fillimisht të futej në Akuarium, si pjesë e lojës që zgjodhi Mateo, duke thënë se ishte e qëllimshme.
Pritet në vazhdim të sqarohet më mirë raporti mes dyshes së këtij edicioni. /Telegrafi/
Këngëtari i njohur nga Tetova, Bardhi, ka surprizuar fansat me publikimin e pesë projekteve të reja muzikore, të cilat janë pjesë e albumit të tij më të ri, të titulluar “Terapi”.
Ky album shënon një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e artistit, duke sjellë këngë që reflektojnë stilin dhe ndjeshmërinë e tij karakteristike.
Projektet e reja mbajnë titujt: “Ajo mo nuk m’foli”, “Anxhelina”, “U dorëzove”, “Nuk e meritoj” dhe “Gaboj”.
Të gjitha këngët tashmë janë të disponueshme në platformën YouTube, megjithëse pa klipe zyrtare, duke lënë që fokusi të jetë tërësisht tek muzika dhe mesazhi që përcjell secila prej tyre.
Në këto projekte, Bardhi vazhdon të qëndrojë besnik stilit të tij muzikor, duke kombinuar elemente emocionale me tekste personale dhe melodi që prekin temat e dashurisë, zhgënjimit dhe reflektimit shpirtëror.
Fansat tashmë po presin me interes nëse këto projekte do të shoqërohen së shpejti edhe me klipe vizuale.
Me albumin “Terapi”, Bardhi dëshmon edhe një herë se mbetet një nga artistët më autentikë të skenës muzikore shqiptare, duke sjellë krijime që rezonojnë fort me ndjenjat dhe përjetimet e publikut të tij. /Telegrafi/
Dyshja Elijona Binakaj dhe Klodian Mihaj kanë biseduar pak momente brenda shtëpisë.
Teksa diskutonin afrimitetin e tyre, Elijona i thotë banorit se i ka shkaktuar dëm.
“I vetmi njeri që ka mundur të më bëj dëm mua je ti, njeriu që e kam pasur më afër”, tha ajo.
Foto: YouTube
“Unë nuk t’i lë fajet ty, ia lë vetes. Unë raportin me ty nuk e ndryshoj, vetëm nëse do ti. Unë dua të gjej atë mesin, është shumë normale”, tha tutje banorja.
“Nëse ti e konsideron që të kam bërë dëm është okej”, ia ktheu Klodi.
Elijona ndërkaq ka shprehur një lloj pëlqimi për të, por që nuk i është kthyer me të njëjtën monedhë.
Klodi deklaroi se ka lënë dikë jashtë, do të thotë ka një lidhje jashtë mureve të shtëpisë. /Telegrafi/
Victoria Jones, vajza e aktorit të famshëm amerikan Tommy Lee Jones, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare në rrethana tragjike në San Francisko.
Ngjarja ka ndodhur në hotelin luksoz Fairmont, ku ajo po festonte Vitin e Ri me disa persona të tjerë.
Sipas mediave amerikane Page Six dhe TMZ, një dëshmitar ka informuar shërbimet e urgjencës se Victoria dyshohet se kishte konsumuar kokainë pak para se të humbiste ndjenjat.
Foto: Getty Images
Kur policia dhe ndihma e shpejtë mbërritën në vendngjarje, Victoria u gjet pa ndjenja në katin e 14-të të hotelit.
Burimet kanë bërë të ditur se buzët dhe thonjtë e saj ishin me ngjyrë blu, një shenjë që shpesh lidhet me mungesën e oksigjenit dhe që ka ngritur dyshime për mbidozë.
Personat që ndodheshin me të në dhomë kishin nisur menjëherë reanimimin, ndërsa ekipet mjekësore vazhduan përpjekjet për ta shpëtuar, por pa sukses.
Ajo u shpall e vdekur në vend.
Policia e San Franciskos deklaroi se nuk janë gjetur shenja të dhunës apo prova që do të tregonin për një krim, si dhe nuk është gjetur as pajisje për konsumimin e drogës.
Megjithatë, hetimet janë ende në vazhdim dhe shkaku zyrtar i vdekjes pritet të konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Jeta e Victorias Jones ishte e shënuar nga probleme të shumta personale dhe ligjore.
Ajo ishte arrestuar disa herë në vitet e fundit, përfshirë një arrestim në qershor 2025 për dhunë në familje në Napa, Kaliforni, që përfshinte edhe abuzim ndaj një personi të moshuar.
E njëjta ishte deklaruar e pafajshme dhe pritej të paraqitej sërish në gjykatë këtë muaj.
Po ashtu, në prill 2025 ishte arrestuar për pengim të një zyrtari si dhe për përdorim dhe posedim të substancave të ndaluara.
Victoria kishte pasur edhe një periudhë të shkurtër si aktore në fëmijëri, por më pas u tërhoq nga jeta publike. /Telegrafi/
Një situatë e papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku këngëtari Stine ka vendosur t’u bëjë një rreng banorëve, duke shkaktuar panik dhe reagime të menjëhershme.
Gjatë ditës, Stine mori valixhen e tij dhe u drejtua drejt derës kryesore të shtëpisë, duke deklaruar se kishte vendosur të largohej nga gara.
Veprimi i tij surprizoi banorët, të cilët reaguan menjëherë, duke vrapuar pas tij dhe duke u përpjekur ta bindnin të mos dilte nga shtëpia.
Foto: YouTube
Disa prej tyre shprehën shqetësim dhe habi, ndërsa të tjerë u përpoqën ta qetësonin dhe ta bindnin se largimi nuk ishte zgjidhja e duhur.
Situata krijoi tension dhe emocione të forta brenda shtëpisë, duke bërë që të gjithë të mblidheshin pranë derës.
Megjithatë, pas disa çastesh, Stine zbuloi se gjithçka ishte vetëm një shaka dhe pjesë e lojës së tij.
Ky veprim i këngëtarit solli edhe një herë në vëmendje dinamikat e forta që po zhvillohen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, ku strategjitë, shakatë dhe surprizat vazhdojnë të mbajnë gjallë interesin e publikut. /Telegrafi/
Në spektaklin e së shtunës në Big Brother VIP Albania 5 ka hyrë ish-partneri i Brikena Selmanit, Mateo.
Megjithatë, modelja theksoi se kanë shkëmbyer disa mesazhe me njëri-tjetrin dhe asgjë më shumë.
Derisa tre banorët e rinj, përfshirë edhe Mateon, po qëndrojnë në Akuarium - ata kanë shpëtuar tre emra nga televotimet.
Foto: YouTube
Mateo shpëtoi Brikenën, ndonëse kjo për të ishte e qëllimshme për ta nxjerr keq para publikut.
Dyshja u sqaruan dhe Mateo i tha që nuk ka hyrë brenda me ndonjë qëllim dhe se nuk është tip i skandaleve.
“E di ti pse e kemi shkëputur, prandaj po them nuk ka lidhje fare. Thjesht të dhashë imunitet, secili lojën e vet. Unë nuk jam për skandale”, u shpreh ai.
Brikena nga ana tjetër e përsëriti se nuk kanë pasur gjë tjetër, veçse kanë shkëmbyer disa mesazhe. /Telegrafi/
Leonardo DiCaprio mungoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të filmit në Palm Springs.
DiCaprio duhej të merrte çmimin ‘Desert Palm Achievement Award’ për rolin e tij në filmin "One Battle After Another".
Megjithatë, ai nuk mundi të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve sepse nuk mundi të largohej nga St. Barths, ku po kalonte pushimet me të dashurën Vittoria Ceretti, Tom Brady dhe miqtë, për shkak të kufizimeve të trafikut ajror në Karaibe pas konfliktit midis SHBA-së dhe Venezuelës.
"Leonardo DiCaprio nuk mund të na bashkohet sonte për shkak të problemeve të papritura të udhëtimit dhe hapësirës së kufizuar ajrore. Ndërsa do të na mungojë, jemi të nderuar që njohim punën dhe kontributet e tij të qëndrueshme në kinema. Talenti dhe përkushtimi i tij vazhdojnë të frymëzojnë", tha një zëdhënës i Festivalit të Filmit në Palm Springs.
Megjithatë, gjatë ndarjes së çmimeve të filmit, organizatorët treguan video-mesazhin e DiCaprios ku ai tha se filmat janë ende të menduar si përvoja të përbashkëta në kinema.
"Tani për tani, ky besim është më i rëndësishëm për ne se kurrë”, tha ai.
DiCaprio luajti me Chase Infinity, Teyana Taylor, Benicio del Toro, Sean Penn dhe Regina Hall në filmin fitues të çmimeve "One Battle After Another". /Telegrafi/
Viti 2025 ka qenë një nga vitet më të trazuara në botën e showbizit ndërkombëtar.
Ndërsa disa yje shijuan suksese dhe projekte të mëdha, shumë të tjerë u përballën me skandale serioze që vunë në pikëpyetje reputacionin, karrierën dhe jetën e tyre personale.
Nga akuza për ngacmime seksuale e deri te procese gjyqësore të bujshme, ky vit tregoi edhe një herë se fama shpesh shoqërohet me presion, polemika dhe pasoja të rënda.
Gjykatat, rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare ishin skena kryesore ku u zhvilluan këto ngjarje, ndërsa publiku ndoqi çdo detaj me interes të madh. Shumë prej këtyre rasteve vazhdojnë të kenë ndikim edhe përtej vitit 2025, duke u shndërruar në çështje që pritet të marrin zgjidhje përfundimtare në vitet në vijim.
Më poshtë janë disa nga skandalet më të bujshme që shënuan vitin 2025 dhe që lanë gjurmë të forta në industrinë e argëtimit:
Blake Lively dhe Justin Baldoni
Blake Lively dhe Justin Baldoni
Një nga betejat ligjore më të përfolura të vitit ishte ajo mes Blake Lively dhe Justin Baldoni, ish-regjisor dhe bashkë-punëtor në filmin "It Ends With Us".
Blake e paditi Baldonin për ngacmim seksual duke kërkuar 161 milionë dollarë dëmshpërblim për dëme personale dhe financiare.
Në përgjigje, Baldoni paraqiti një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh për shpifje dhe shantazh, por kjo u hodh poshtë nga gjykata.
Procesi kryesor për sjellje të papërshtatshme pritet të nisë në maj 2026, duke mbajtur ende të ndezur vëmendjen e mediave.
Diddy
P.Diddy
Reperi dhe biznesmeni i njohur u dënua me katër vjet e dy muaj burg federal për lidhje me prostitucion, pas një hetimi që fillimisht përfshinte akuza për trafikim seksual dhe organizim kriminal.
Gjatë qëndrimit në burgun federal 'Fort Dix', Diddy është angazhuar në programe rehabilitimi dhe ka organizuar edhe klasa për të burgosurit e tjerë.
Sipas zëdhënësit të tij, ai është i përkushtuar ndaj ndryshimit personal dhe disiplinës.
Coldplay 'Kiss Cam'
Skandali në koncertin e "Coldplay"
Një moment i sikletshëm gjatë një koncerti të "Coldplay" në Boston u shndërrua në një nga incidentet virale të vitit.
Një çift u kap duke u përqafuar në 'Kiss Cam', duke tentuar më pas të fshehë fytyrat.
U zbulua se bëhej fjalë për Andy Byron, drejtues i një kompanie dhe Kristin Cabot, shefe e burimeve njerëzore në të njëjtën kompani.
Skandali përfundoi me largimin e tyre nga puna dhe një reagim kreativ nga kompania, e cila përfshiu Gwyneth Paltrow në një reklamë promovuese.
Russell Brand
Russell Brand
Komediani u përball me akuza të rënda për përdhunim dhe ngacmime seksuale që datojnë nga vitet 1999–2005.
Akuzat përfshijnë incidente të shumta në Londër dhe në ambiente pune.
Brand i ka mohuar të gjitha pretendimet, ndërsa gjyqi i tij është planifikuar të zhvillohet në qershor 2026, duke mbetur një nga rastet më serioze që pritet të tronditin opinionin publik.
ASAP Rocky
ASAP Rocky
Reperi u shpall i pafajshëm për dy akuza për sulm me armë ndaj një miku të tij të mëparshëm, në një rast që daton nga viti 2021.
Gjatë procesit gjyqësor u argumentua se arma e përdorur ishte një replikë dhe se Rocky kishte vepruar në vetëmbrojtje.
Vendimi u shoqërua me emocione të forta, ku Rihanna shpërtheu në lot dhe reperi e përqafoi atë në sallën e gjyqit.
Sydney Sweeney
Sydney Sweeney
Aktorja shkaktoi polemika të mëdha me fushatën reklamuese të American Eagle me sloganin “Sydney Sweeney Has Great Jeans”. Loja e fjalëve u interpretua nga disa si promovim i eugjenikës dhe supremacisë së bardhë.
Sweeney reagoi duke theksuar se reklama kishte të bënte vetëm me modën dhe stilin personal, duke shtuar se ajo qëndron kundër urrejtjes dhe ndarjes.
Jay-Z
Jay Z
Një padi civile që e akuzonte reperin për përdhunim të një 13-vjeçareje në vitin 2000 u hodh poshtë, duke i dhënë fund një prej akuzave më të rënda ndaj tij. Jay-Z e quajti padinë të pabazuar dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së viktimave, por edhe të individëve që akuzohen pa prova.
Lily Allen dhe David Harbour
Lily Allen dhe David Harbour
Ndarja e çiftit u shndërrua në një skandal publik, pasi Lily Allen zbuloi tradhti të supozuara dhe e ktheu përvojën personale në art.
Albumi i saj "West End Girl" përmban rrëfime të drejtpërdrejta për dhimbjen, zhgënjimin dhe përjetimet emocionale pas prishjes së martesës.
"MasterChef"
John Torode dhe Gregg Wallace
Emisioni i famshëm i gatimit u përball me një krizë të thellë pasi dy prezantuesit kryesorë, John Torode dhe Gregg Wallace, u shkarkuan pas akuzave për gjuhë raciste, komente seksuale dhe sjellje të papërshtatshme ndaj pjesëmarrësve, duke tronditur publikun.
"Strictly Come Dancing"
Programi "Strictly Come Dancing"
Programi u përfshi në disa skandale serioze, përfshirë akuza për ngacmime seksuale, bullizëm dhe përdorim të drogës.
Situata kulmoi me dorëheqjen e dy prezantuesve kryesorë pas më shumë se dy dekadash në ekran dhe arrestimin e disa pjesëmarrësve për akuza të rënda.
Viti 2025 dëshmoi edhe një herë se fama dhe pasuria nuk garantojnë qetësi dhe stabilitet.
Skandalet e vitit të kaluar do të mbeten një pikë referimi për botën e showbizit dhe një kujtesë se çdo veprim, në sytë e publikut, ka pasoja. /Telegrafi/
IMDb ka publikuar listën vjetore të aktorëve më të popullarizuar, e bazuar në interesin e mbi 250 milionë vizitorëve mujorë.
Lista përmbledh një miks të aktorëve të rinj dhe atyre të vjetër, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e publikut përmes projekteve të tyre filmike dhe televizive.
Ky vit ka qenë i pasur me role të larmishme, nga super-heronjtë dhe dramë psikologjike, tek serialet televizive me audiencë globale.
Shumë prej aktorëve në listë janë përfshirë edhe në projekte ndërkombëtare dhe kanë mbajtur interesin e fansave për muaj të tërë.
Lista pasqyron gjithashtu kombinimin mes sukseseve komerciale dhe popullaritetit në rrjetet sociale, duke treguar se cilët emra janë më të ndjekur dhe më të kërkuar nga publiku global.
10. Vanessa Kirby
Vanessa Kirby
Vanessa Kirby këtë vit ka kombinuar suksesin në ekran me përvojën e saj personale si nënë.
Në "The Fantastic Four: First Steps", roli i saj si Sue Storm e solli në situata emocionale komplekse, ndërsa publiku ndoqi edhe jetën e saj personale gjatë shtatzënisë.
Ky kombinim i jetës reale dhe rolit në ekran e mbajti të lartë në 'STARmeter' gjatë gjithë verës dhe vjeshtës.
9. David Corenswet
David Corenswet
David Corenswet solli fytyrën e re të Superman-it në universin e DC, duke tërhequr vëmendjen globale që nga publikimi i trailer-it.
Ai u konfirmua si një ikonë ndërkombëtare e super-heroizmit, duke ruajtur vendin e tij në top 10 falë interpretimit dhe mbështetjes së fansave jashtë ShBA-së.
8. Walton Goggins
Walton Goggins
Walton Goggins është shndërruar nga aktor televiziv në një yll të njohur ndërkombëtarisht.
U bë i njohur për rolet në "Fallout" dhe "The Righteous Gemstones", ndërsa performanca e tij në sezonin e tretë të "The White Lotus" e bëri të pëlqyer edhe nga një publik më i gjerë.
7. Sydney Chandler
Sydney Chandler
Sydney Chandler bëri një hap të madh me rolin e saj si Wendy në serinë "Alien: Earth".
Roli i saj si robot me vetëdije njerëzore e vuri në qendër të vëmendjes, duke e konfirmuar si një talent të pavarur dhe duke siguruar projekte të ardhshme si 'Coercion' dhe 'Anima'.
6. Britt Lower
Britt Lower
Pas një pauze prej tre vjetësh nga seria Severance, Britt Lower riktheu publikun në ekran me rolin e saj Helly R.
Interpretimi i saj kompleks mbajti aktoren për pesë javë në top 10 dhe një javë në vendin e parë, duke e bërë një nga figurat më të ndjekura të vitit.
5. Sydney Sweeney
Sydney Sweeney
Sydney Sweeney vazhdon të mbajë interesin e publikut pavarësisht disa projekteve që nuk patën sukses të madh në 'box office'.
Angazhimi i saj në SNL dhe projekti i ardhshëm "The Housemaid" kanë rindezur bazën e fansave, ndërsa sezoni i tretë i "Euphoria" pritet në 2026.
4. Tom Cruise
Tom Cruise
Tom Cruise mbetet një nga figurat më të ndjekura të kinemasë, pavarësisht se "Mission: Impossible - The Final Reckoning" nuk ishte hiti më i madh.
Romanca e tij me Ana de Armas dhe projektet e ardhshme, përfshirë komedinë "Digger", mbajnë interesin e publikut të lartë.
3. Matthew Goode
Matthew Goode
Matthew Goode u rikthye fuqishëm me hitin procedural të Netflix "Dept. Q", duke arritur vendet e para në 'STARmeter'.
Ky sukses e ka vënë përsëri në fokusin e studimeve dhe platformave të 'streaming'-ut, duke e rikthyer si një nga aktorët më të kërkuar.
2. Aimee Lou Wood
Aimee Lou Wood
Aimee Lou Wood u bë shumë e njohur me sezonin e tretë të The White Lotus, ku interpretoi Chelsea-n.
Performanca e saj e veçantë dhe kontrasti me personazhet e tjera e mbajti aktoren dy javë në krye dhe 12 javë në top 100, duke rritur interesin për karrierën e saj.
1. Isabela Merced
Isabela Merced
Në krye të listës është Isabela Merced, e njohur për rolet në "The Last of Us" dhe universin DC.
Si Dina dhe Kendra Saunders, ajo fitoi zemrat e publikut, ndërsa projektet e ardhshme përfshijnë "Man of Tomorrow", "Psyche" dhe sezonin tjetër të "The Last of Us", duke e bërë aktoren më të kërkuar të vitit 2025. /Telegrafi/
Viti 2025 shënoi një kapitull të ri dhe transformues në jetën e këngëtarit nga Peja, Gjesti.
Nga pjesëmarrës i Big Brother VIP Kosova 3 deri te fituesi i Big Brother VIP Albania 4, ai përjetoi famë të papritur, suksese muzikore dhe një tragjedi që do ta shënjonte përgjithmonë rrugëtimin e tij.
Ai nisi vitin si pjesëmarrës i Big Brother VIP Kosova 3, ku tregoi karakterin e tij, fëmijërinë e vështirë, përpjekjet për t’u bërë pjesë e skenës muzikore dhe sfidat personale që e shoqëruan gjatë rritjes.
GjestiFoto: YouTube
Ky format ishte një mundësi për t’u shfaqur përpara publikut dhe për të treguar jo vetëm talentin, por edhe karakterin e tij të fortë.
Pas eliminimit nga Big Brother Kosova, Gjesti nuk humbi kohë dhe u ftua të merrte pjesë në atë të Shqipërisë.
Ky kalim i menjëhershëm nga Kosova në Shqipëri shënoi një pikë kthese në karrierën e tij: nga një artist i njohur vetëm në Kosovë, ai u bë një figurë publike e dashur dhe e ndjekur në gjithë trojet shqiptare.
Në prill të 2025, pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, Gjesti u shpall fitues i Big Brother VIP Albania 4.
Foto: YouTube
Ky triumf jo vetëm i solli famë të madhe, por edhe një ndryshim rrënjësor në jetën e tij dhe karrierën muzikore.
Fama e papritur i dha mundësinë të shndërrohej në një figurë të njohur publikisht, të ftohej nëpër intervista, evente televizive dhe të kishte një audiencë të gjerë fansash që ndiqnin çdo lëvizje të tij.
Verën e 2025, ai ishte i angazhuar me koncerte dhe performanca të shumta, duke shfrytëzuar famën e fituar për të ndërtuar një karrierë muzikore më të qëndrueshme dhe të njohur.
Por ndërsa jeta profesionale shkëlqente, ajo personale solli një goditje tragjike.
Eldioni dhe Gjesti
Në shtator të 2025, Gjesti humbi vëllanë e tij, Eldionin, vetëm 15 vjeç, në një aksident me motoçikletë.
Kjo humbje dramatike erdhi vetëm disa muaj pas famës së madhe dhe suksesit muzikor, duke e përballur reperin me dhimbje të thellë dhe sfida emocionale të papërshkrueshme.
GjestiFoto: Instagram
Besart Kelmendi (emri i vërtetë) pas disa muajsh bëri rikthimin në Instagram, konkretisht pak para Vitit të Ri.
Njoftoi mes tjerash se në 2026 vazhdon me muzikë, botës ku edhe i përket.
Edhe pse ka kaluar periudha të vështira dhe nuk ka qenë aktiv për një kohë, shpresojmë se kjo do të jetë vetëm një ndalesë e përkohshme dhe se ai do t’i kthehet ëndrrave dhe muzikës që e kanë shoqëruar gjithmonë. /Telegrafi/