Përplasje mes Selin dhe Lornës: Je e shëmtuar në shpirt dhe në zemër
Një tjetër përplasje e fortë ka tensionuar atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Selin dhe Lorna janë përfshirë në një debat të ashpër që shumë shpejt ka kaluar nga replika ironike në ofendime të drejtpërdrejta personale.
Gjithçka nisi gjatë një bisede që u përshkallëzua, kur Selin akuzoi Lornën për qëndrime që, sipas saj, nuk ishin të sinqerta. Tonet u ngritën dhe debati mori një kthesë më të rëndë në momentin kur Selin iu drejtua Lornës me fjalët se ajo është “e shëmtuar në zemër dhe në shpirt”, duke theksuar se nuk e kishte fjalën për pamjen fizike.
Këto deklarata nuk u pritën aspak mirë nga Lorna, e cila reagoi menjëherë, duke e konsideruar këtë gjuhë si ofendim të papranueshëm. Ajo i kërkoi Selinit të kontrollonte fjalët dhe të mos kalonte kufijtë e respektit, ndërsa tensioni mes tyre vazhdoi të rritej.
Pjesë nga debati:
Selin: “Ti nuk je xheloze, ok?!” (duke imituar)
Lorna: “Patjetër, ndaj më imiton ti mua.”
Selin: “Unë të imitoj sepse duhet të dalësh para pasqyrës se sa e shëmtuar je.”
Lorna: “Patjetër.”
Selin: “Jo si fizik, por në shpirt. Mendoj se disa njerëz e kanë mision të jenë të këqij dhe ti je një ndër to.”
Lorna: “Çfarë ke thënë? Kontrollo çfarë po thua.”
Selin: “Je e shëmtuar në shpirt, në zemër. Dil para pasqyrës dhe shiko sa e shëmtuar je.”
Lorna: “Selin, ike!”
Selin: “Të iki unë nga ty? Është kulmi.”
Lorna: “Të kalosh në ofendim…”
Selin: “Je e shëmtuar në shpirt, ta them sërish.”
The post Përplasje mes Selin dhe Lornës: Je e shëmtuar në shpirt dhe në zemër appeared first on iconstyle.al.