Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

22 December 2025 at 12:50


Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftësmesatarisht 1,18 % në raport me vendimin e datës 19.12.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1.00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,028 den/kg dhe do të jetë 32,607 den/kg.

Nga data 23.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 70,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 72,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 64,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 63,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 32,607 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

Ambasada e SHBA-së në Shkup konfirmon: Aggeler nuk do të jetë më ambasadore

22 December 2025 at 12:24


Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit Donald Trump, i cili përfshiu ndryshimin e ambasadorëve në rreth 30 shtete.

Këtë e kanë konfirmuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, nga ku shtojnë se Ambasada do të vazhdojë të funksionojë normalisht gjatë procesit të tranzicionit.

“Jemi thellësisht mirënjohës ndaj ambasadores Aggeler për shërbimin e saj në Maqedoninë e Veriut gjatë tre viteve të fundit dhe jemi të përkushtuar për të siguruar një tranzicion të qetë dhe efektiv që do t’i japë prioritet misionit të SHBA-ve dhe marrëdhënieve tona diplomatike,” thuhet në deklaratën e Ambasadës për AIM.

Anita Topolova Isajlovska u zgjodh u.d. kryeprokurore

22 December 2025 at 11:54


Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme zgjodhi ushtruesen e detyrës së kryeprokurores së shtetit

Anita Topolova Isajlovska do ta zëvendësojë Ljubço Kovevskin, i cili dha dorëheqje të parvokueshme më 17 dhejtor.

Këshilli i Prokurorëve njëzëri votoi për Topolova Isajlovskën, e cila deri tani, për një kohë të gjatë, ishte zëvendës kryeprokurore.

Anita Topolova-Isajlovska u zgjodh për herë të parë si prokurore në vitin 2009, në vitin 2013 ajo iu bashkua Prokurorisë së Lartë dhe tre vjet më vonë u ngrit në detyrë si prokurore republikane dhe zëvendëse e prokurorit të atëhershëm publik të shtetit Marko Zvrlevski.

Anita Topolova-Isajlovska do të shërbejë si prokurore e përkohshme derisa të zgjidhet një prokuror i ri shtetëror, dhe jo për më shumë se gjysmë viti./Telegrafi/

Elezi: 80% e të punësuarve me kontratë në spitalin e Tetovës janë përfshirë në listën e të punësuarve

22 December 2025 at 11:41


Drejtori i Spitalit Klinik në Tetovë, Erzen Elezi sot ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar nga teknikët medicinal, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se mbi 80% e të punësuarve me kontratë në spitalin e Tetovës janë përfshirë në listën e të punësuarve.

Ai tha sipas rezultateve nga konkursi i fundit janë pranuar 20 mjekë, një stomatolog, motra medicinale 47, një motër medicinale me diplomë, tetë bio kimisit dhe referent një.

"Edhe më herë i ka paralajmëruar protestuesit se nuk do të mund të përfshihen të gjithë në punësimet e fundit për shkak të profilit të tyre, siç është për shembull reparti i Akusherisë ku ka nevojë vetëm për një, ndërsa kanë konkurruar 12.

Ai shtoi se kjo është një arritje shumë e madhe për spitalin e Tetovës, ku mbas 10 viteve punësohen një numër i madh i personave, gjegjësisht 129 persona punësuar.

Kujtojmë se sot një numër i personave të punësuar me kontratë si teknik medicinal kanë protestuar para spitalit, për shkak, siç thonë, në konkursin e fundit ka pasur manipulim./Telegrafi/


Maqedonia renditet e treta në Evropë për numrin e vrasjeve të grave nga partnerët e tyre

22 December 2025 at 10:37


Maqedonia e ka gjetur veten lart në listën e zezë evropiane kur bëhet fjalë për femicidin, vrasjen e grave nga partnerët e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të vitit 2023 nga Eurostat, shërbimi statistikor i Komisionit Evropian, vendi renditet i treti në Evropë për sa i përket shkallës së vrasjeve të tilla, pas Letonisë dhe Lituanisë.

Shkalla më e lartë u regjistrua në Letoni, ku 17 gra për milion banorë u vranë në vitin 2023.

Në Lituani, shifra ishte 10 gra për milion banorë. Në Maqedoni, gjatë së njëjtës periudhë, u raportuan gjashtë vrasje për një milion banorë.

Pas Maqedonisë pason Bosnja dhe Hercegovina me pesë vrasje për një milion banorë, ndjekur nga Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina me nga katër secila.

Në anën tjetër të listës është Malta, ku nuk u regjistrua asnjë rast femicide në vitin 2023, ndërsa Greqia dhe Mali i Zi kanë nga një rast për një milion banorë secila.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se brenda Bashkimit Evropian, mesatarisht, katër gra për një milion banorë vriten nga partnerët e tyre, ndërsa shkalla për burrat është dukshëm më e ulët, 2.2 burra për një milion banorë./Telegrafi/

Uji në Shkup është i sigurt për pije

22 December 2025 at 10:11


Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë, sipas të dhënave nga analizat e 189 mostrave nga 45 pika matëse.

“Sektori për kontroll sanitar prej 15 deri 419 dhjetor mori 189 mostra për hulumtim fiziko-kimik dhe 189 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 45 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, kumtuan nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup.

Ndërmarrja publike, siç theksohet prej atje, me qëllim që t’i informojë më mirë qytetarët e qytetit të Shkupit, këto të dhëna i publikon në raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marra nga analizat e kryera në Sektorin e kontrollit sanitar.

Ministria e Mbrojtjes: Maqedonia nuk do të dërgojë ushtarët e saj në një mision në Ukrainë

22 December 2025 at 09:45


Maqedonia nuk do të dërgojë ushtarët e saj në një mision në Ukrainë, si pjesë e një rezultati të mundshëm të bisedimeve të paqes midis SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, thonë nga Ministria e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut.

Kjo përgjigje vjen pasi disa vende evropiane kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të dërguar ushtarët e tyre në Ukrainë për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe për t'u përgjigjur në rast se Rusia shkel një marrëveshje të mundshme paqeje. Një njoftim i ngjashëm erdhi nga Sllovenia, megjithëse kryeministri i saj Robert Golob kërkoi që kjo të jetë vetëm si një mision i përbashkët nën një mandat të Kombeve të Bashkuara.

Nga Ministria e Mbrojtjes për "Lokalno" thonë ministri Vllado Misajlovski ka përcjellë mesazhin e Maqedonisë shumë herë në lidhje me luftën në Ukrainë, si në takimet e ministrave të mbrojtjes të NATO-s ashtu edhe në takimet dypalëshe, se është e nevojshme të vendoset paqja sa më shpejt të jetë e mundur që do t'i japë fund vuajtjeve të popullit ukrainas dhe të miratohet një zgjidhje e qëndrueshme e përhershme që do të rivendosë sigurinë në të gjithë kontinentin evropian.

Përveç kësaj, në disa raste, Ministria e Mbrojtjes duke u përgjigjur në pyetet gazetareske thanë se ushtarët e Maqedonisë nuk do të dërgoheshin në Ukrainë.

"Theksojmë se Maqedonia gjithmonë ka qenë për paqe dhe siguri. Gjatë historisë, kemi treguar se gjithmonë kemi një qëndrim parimor dhe se siguria e çdo qytetari të vendit është gjithmonë përparësia jon", thonë nga Ministria e Mbrojtjes së RMV-së./Telegrafi/

LSDM: BE pezulloi programin IPARD 3 për shkak të korrupsionit të OBRM-PDUKM-së

22 December 2025 at 09:18


Komisioni Evropian ka pezulluar pagesat për programin evropian IPARD 3 për shkak të korrupsionit nga OBRM-PDUKM. Qeveria ka heshtur për këtë vendim për dhjetë ditë, akuzojnë sot nga LSDM.

"Arsyeja: keqpërdorimi i parave evropiane nga qeveria, për të cilën u arrestua drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare për Bujqësi dhe Zhvillim Rural nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Por çështja duhet të sqarohet plotësisht dhe të gjithë të përfshirët të mbahen përgjegjës, veçanërisht ata të afërt me Mickoskin. Mickoski duhet të mbajë përgjegjësi edhe për një skandal të tillë.

A ju kujtohet kur shpërtheu skandali se si OBRM-PDUKM dhe kuzhinat e gënjeshtrave akuzuan kryetarin Filipçe për këtë, si publikuan gënjeshtra për Zaevin, i cili ka qenë në pension politik për 5 vjet, për Nikollovskin?

A është roli i fabrikës së gënjeshtrave të OBRM-PDUKM-së i qartë për të gjithë tani?

Pikërisht ajo që thotë dhe ekspozon vazhdimisht LSDM: se sulmet ndaj opozitës, ndaj LSDM-së, Filipçes shërbejnë për të defokusuar nga temat, si kjo që OBRM-PDUKM është kapur në korrupsion dhe krim me IPARD.

Dhe pikërisht për shkak të korrupsionit të OBRM-PDUKM-së, një goditje e fortë i është dhënë tani zhvillimit të bujqësisë. Fermerët dhe agrobiznesmenët që planifikuan ose tashmë po bëjnë investime tani do të mbeten pa para dhe pa investime, për shkak të korrupsionit të OBRM-PDUKM-së.

Skandali me programin IPARD 3, me vlerë 130 milionë euro, nuk është një rast i izoluar, por pjesë e modelit më të gjerë kriminal të OBRM-PDUKM-së", thonë nga LSDM./Telegrafi/

Ministrja e MPJ-së së Shqipërisë, Elisa Spiropali sot për vizitë zyrtare në Shkup

22 December 2025 at 08:51


Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 22 dhe 23 dhjetor.

Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi dhe Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski.
Sot në orën 11.30, Spiropali dhe Mucunski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë kësaj vizite ajo do të rikonfirmojë mbështetjen e fortë për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjerimi i BE-së mbetet një instrument strategjik për paqe, stabilitet dhe qëndrueshmëri demokratike në Europën Juglindore.
Në fokus të takimeve do të jetë edhe projekti i Korridorit VIII si një projekt strategjik energjetik dhe i sigurisë, që lidh Mesdheun me Detin e Zi.

Ministrja do të takohet në Tetovë me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Ajo do të zhvillojë gjithashtu një takim edhe me Kryetarët e koalicionit qeveritar VLEN, Izet Mexhiti, Bilal Kasami dhe Bekim Sali.
Spiropali do të takohet me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Musa Xhaferri, me deputetet nga të gjitha partitë politike shqiptare dhe me përfaqësues shqiptarë të pushtetit lokal.

Ministrja do të vlerësojë rolin vendimtar të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në ruajtjen e stabilitetit dhe avancimin e proceseve euroatlantike, si dhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si themel i harmonisë shumëetnike dhe kohezionit social.
Spiropali do të zhvillojë një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup.

Vizita do të përmbyllet me një bashkëbisedim në Universitetin e Tetovës.

Për shkak të mjegullës në Aeroportin e Shkupit, dy fluturime patën ulje në aeroporte të tjera

22 December 2025 at 08:29


Nga TAV-Maqedoni njoftojnë se mbrëmë deri në ora 20:00, në Aeroportin e Shkupit si pasojë e mjegullës, janë anuluar 20 fluturime, por ka pasur 13 aterrime dhe 13 nisje.

Nga TAV shtojnë se dy fluturime janë devijuar drejt aeroporteve të tjera.

“Nga ora 00:00 e mesnatës deri në orën 20:00, më 21 dhjetor 2025, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, për shkak të dukshmërisë së reduktuar të shkaktuar nga mjegulla, gjendja e trafikut ajror është si vijon: Kanë aterruar 13 avionë, nga: Dortmundi, Vjena, Hamburgu, Brukseli, Beogradi, Zagrebi, Frankfurti, Venecia, Parisi (Beauvais), Hamburgu, Berlini, Mynihu (Memmingen) dhe Cyrihu. Kanë fluturuar 13 avionë, për në: Vjenë, Beograd, Zagreb, Bruksel, Hamburg, Baden-Baden, Frankfurt, Berlin, Varshavë, Bazel, Barcelonë, ndërsa Roma (Fiumicino) dhe Malmo do të nisen më vonë.

Janë anuluar gjithsej 20 fluturime (nisje dhe mbërritje). Dy fluturime janë devijuar drejt aeroporteve të tjera”, thonë nga TAV-Maqedoni, duke shtuar se të gjitha kapacitetet e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit janë në funksion dhe aeroporti është i hapur për trafikun ajror dhe se për çfarëdo informacione mund të telefonojnë në në numrin e telefonit: +389 2 3148 333.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

22 December 2025 at 08:07


Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.

Në disa lugina të vendit do të ketë dendësi të madhe të mjegullave.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4 deri 12 gradë celsius.

Gjatë kësaj jave moti pritet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut./Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

MPB: Kallëzim penal ndaj kandidatit për kryetar komune të Krushevës, është kapur duke blerë vota

19 December 2025 at 16:06


MPB njofton se SPB Prilepi ka ngritur kallëzim penal kundër T.H. (33) dhe T.Sh. (36), të dy nga Krusheva, për shkak se dyshohen se kanë kryer veprën penale "ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit" dhe "ndihmë".

"Më 14.10.2025, i akuzuari i parë u dha ryshfet në shumë prej 1000 denarësh katër personave për të votuar për të si kandidat për kryetar të komunës së Krushevës.

I akuzuari i dytë i dha ryshfet prej 5.000 denarësh një personi femër për të njëjtin qëllim", thonë nga MPB./Telegrafi/

Prokuroria ka iniciuar hetim ndaj dy personave në Maqedoni, nuk kanë paguar tatim

19 December 2025 at 15:02


Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër dy personave për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer vepër penale për një periudhë më të gjatë kohore "Shmangie nga Tatimi", e parashikuar në nenin 279 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal.

Gjatë një periudhe prej pesë vitesh, nga fillimi i vitit 2020 deri në fund të vitit 2024, të dyshuarit kanë shmangur taksat dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për një shumë totale prej 64.924.298 denarë ose më shumë se një milion euro.

Të dy, si pronarë dhe drejtues të një personi juridik nga Shkupi, me qëllim që të shmangin pagesën e plotë të tatimit mbi të ardhurat personale prej 11.11% dhe tatimit mbi vlerën e shtuar prej 18%, për të cilat ishin të detyruar me ligj, kanë dhënë të dhëna të rreme ose nuk kanë raportuar fakte që kanë pasur ndikim në përcaktimin e shumës së detyrimeve të tilla, gjë që ka rezultuar në mospërcaktimin e detyrimit tatimor.

Ata e kryenin evazionin duke shmangur raportimin e detyrimeve të tyre ligjore tatimore nga tregtia e bizhuterive ari, shufrave ari dhe argjendit të papërpunuar, si dhe argjilës së papërpunuar.

Prokurori publik për të dy personat ka propozuar masën e paraburgimit./Telegrafi/

LSDM: Kemi dorëzuar inciativë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e Rezolutës

19 December 2025 at 14:20


LSDM sot paraqiti një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e Rezolutës jokushtetuese të OBRM-PDUKM-së dhe ZNAM-it të miratuar në Kuvend.

"Kur kërcënohet rendi kushtetues dhe të drejtat themelore të njeriut, nevojitet veprim i përbashkët. Sot, LSDM paraqiti një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese kundër Rezolutës jokushtetuese të OBRM-PDUKM-së dhe ZNAM-it të miratuar në Kuvend. Konkretisht, për shkelje të Pjesës 1 të Kushtetutës, Nenit 16, i cili garanton: lirinë e fjalës, lirinë e paraqitjes publike, lirinë e besimit dhe shprehjes publike. Dhe që ndalon censurën në çdo formë", theksoi sekretari i përgjithshme e LSDM-së, Aleksandër Sasha – Dimitrijeviq, në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se rezoluta është jokushtetuese dhe përbën një kërcënim serioz për demokracinë.

"Rezoluta jokushtetuese është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së fjalës dhe lirisë së veprimit politik të opozitës në tërësi, përmes censurës. Mbi një temë me interes të jashtëzakonshëm publik. Qytetarët e dinë shumë mirë këtë, për një marrëveshje me Britaninë që publiku e mësoi nga mediat britanike, e lidhur edhe me një kredi prej 6 miliardë eurosh. Kjo temë nuk mund të trajtohet në asnjë mënyrë si krijim paniku dhe si kërcënim për stabilitetin publik. Një Rezolutë në Kuvend nuk mund të jetë kundër "narrativës së opozitës" dhe të kërcënojë duke iu referuar kodit penal, kundërvajtjeve dhe akuzave penale për fjalën", theksoi Dimitrijeviq, duke shtuar se Gjykata Kushtetuese duhet ta shfuqizojë këtë Rezolutë jokushtetuese./Telegrafi/

Kallëzime penale ndaj 33 personave dhe 2 kompanive në Maqedoni, dyshohen për krim ekonomik

19 December 2025 at 13:19


Prokuroria dhe Policia njoftojnë se janë parashtruar kallëzime penale ndaj 33 personave dhe 2 kompanive për korrupsion dhe krim ekonomik.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë aksionit në Shkup, Kumanovë, Negotinë, Veles, Pehçevë, Probishtip dhe Koçan, janë arrestuar 11 persona, ndërsa po kërkohen edhe dy të tjerë.

Sipas Prokurorisë, gjatë vitit 2023, një grup zyrtarësh nga EMV Distrubuimi i Ngrohjes dhe administratorë të dy kompanive, manipuluan një tender publik për pajisje të monitorimit të stacioneve të ngrohjes. Kjo solli që një nga kompanitë të përfitonte 472 milionë denarë (rreth 7,68 milionë euro) në dëm të buxhetit të Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV).

Gjithashtu, sipas Prokurorisë, grupi ka pastruar dhe transferuar 125 milionë denarë (rreth 2 milionë euro) për të fshehur burimin dhe pronësinë e këtyre parave.

Gjykata Themelore Penale Shkup ka shqiptuar masën e paraburgimit për 7 persona, ndërsa për 6 të tjerë janë caktuar masa sigurimi për prezencë.

Mbyllet lista e votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë

19 December 2025 at 12:53


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) sot ka mbyllur listën e votuesve për zgjedhjet e përsëritura për kryetarë në komunat Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe QendërZhupë. Zgjedhjet do të mbahen menjëherë pas festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, më 11 janar 2026.

Në Gostivar, në listën e votuesve janë regjistruar 82.870 qytetarë me të drejtë vote, prej të cilëve 78.185 janë banorë të përhershëm të komunës, 4.604 janë në listën e veçantë për personat që jetojnë jashtë vendit, ndërsa 81 persona ndodhen në burg ose në paraburgim.

Në Mavrovë-Rostushë, në listën e votuesve janë regjistruar 10.575 persona, prej të cilëve 9.622 në listën për banorët e komunës, 951 jashtë vendit, dhe 2 në burg ose në paraburgim.

Në Vrapçisht, janë regjistruar 27.279 votues, prej të cilëve 26.318 janë banorë të komunës, 950 jashtë vendit, dhe 11 në burg ose në paraburgim.

Në Qendër Zhupë, lista përfshin 7.562 votues, prej të cilëve 6.305 janë banorë të komunës, dhe 1.257 jashtë vendit.
KShZ gjithashtu ka miratuar Udhëzimin për votimin në vendvotime me më pak se dhjetë votues. Të tilla janë dy në Gostivar: 0480 (7 votues) dhe 0154 (3 votues), dhe pesë në Mavrovë-Rostushë: 0463 (6), 0482 (5), 0484 (5), 0485 (8) dhe 0485 (5).

Kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko, theksoi se Komisionet Komunale Zgjedhore në këto katër komuna duhet të organizojnë votimin në mënyrë që këta persona të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në vendvotimet më të afërta.

AUV: Kemi realizuar 262 inspektime për sigurisë së pakove të Vitit të Ri për fëmijë

19 December 2025 at 12:42


Në prag të festave të Vitit të Ri, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka realizuar 262 inspektime të jashtëzakonshme për kontrollin e sigurisë së pakove të Vitit të Ri për fëmijë.

Inspektimet janë kryer në magazina për paketimin e pakove, supermarkete dhe dyqane që tregtojnë këtë lloj produktesh.
Për shkak të mospërputhjes së afateve në deklaratën e përmbledhur me afatet individuale të produkteve në pako, si dhe për shkak të deklaratave jo të plota, shërbimet inspektuese të AUV-së kanë nxjerrë 4 vendime me urdhër për tërheqjen nga qarkullimi të pakove të Vitit të Ri, ndërsa ndaj dy operatorëve ushqimorë janë nxjerrë vendime me urdhër për vendosjen e deklaratave përmbledhëse në pako.

Nga 262 kontrollet inspektuese të kryera për sigurinë e pakove të Vitit të Ri, nuk ka operatorë ushqimorë të gjobitur me para dhe as nuk është asgjësuar ushqim i pasigurt.

Në krahasim me kontrollet e vitit të kaluar për sigurinë e kësaj kategorie produktesh, kur ishin konstatuar shënime të papërshtatshme në pako, mungesë deklaratash dhe afate përdorimi të pasakta, këtë vit nuk janë evidentuar parregullsi të tilla.

Bytyqi: Nuk është koha për grindje, por për veprim dhe një koncept të ri për LSDM-në

19 December 2025 at 10:33


LSDM ka dalë me vendime të reja kadrovike në parti. Deputeti Fatmir Bytyqi nuk është në listë.

Bytyqi për “Sloboden Pechat” thotë se nuk është e rëndësishme kush do të jetë në çfarë pozicioni, por si do t’u drejtohen të gjithë qytetarëve dhe si do të qëndrojnë në mbrojtje të demokracisë.

"Unë besoj se mënyra e saktë për ta parë mjedisin politik në këtë moment nuk është nga perspektiva e një individi, a do ta gjej veten në një pozicion udhëheqës? Në thelb, në këtë moment jemi në një udhëkryq të madh politik, një trazirë politike në Maqedoni, qeveria po përpiqet në mënyrë autokratike të censurojë opozitën, madje do të thoja se jemi në prag të persekutimit politik të të gjithë disidentëve dhe pyetja është se si do ta përballojmë këtë moment, jo si do ta pozicionojmë veten personalisht në një parti të caktuar politike", thotë Bytyqi.

Ai thekson se është socialdemokrat me bindje dhe se do të mbetet i tillë për të luftuar për idealet e demokracisë sociale.

Lidhur me reagimin publik, përfshirë atë të ish-zyrtarit të LSDM-së Petre Shilegov, i cili kërkoi dorëheqjen e kreut të partisë Venko Filipçe, Bytyqi thotë se kjo nuk është koha për grindje dhe se ka vend për diskutim të pikëpamjeve të ndryshme.
Kongresi i radhës i LSDM-së është planifikuar për në janar./Telegrafi/

Temperaturat më të ulëta janë matur në Shkup, Manastir dhe Strumicë

19 December 2025 at 10:11


Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët është matur në Shkup-Petrovec, Manastir, Strumicë dhe Berovë, ku është matur temperaturë minimale prej -4 gradë celsius, ndërsa më ngrohtë në Krushevë me 4 gradë Celsius të matura, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Tetovë, Veles dhe Demir Kapi në mëngjes janë matur -3 gradë, në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Shtip, Kavadar dhe Prilep-2, në Pretor dhe Hanet e Mavrovës 0, në Kriva Pallankë, Gjevgjeli, Vinicë dhe Kodra e Diellit 1 gradë dhe në Ohër 2 gradë celsius.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Paradite në disa vende do të ketë paraqitje të mjegullës.

PLD: Rezoluta në Kuvend për emigrantët është një akt i turpshëm populizmi, Maqedonia ka nevojë për zhvillim, jo ​​përçarje, frikë dhe ksenofobi

19 December 2025 at 09:50


Partia Liberale Demokratike (PLD) beson se mbetet jashtëzakonisht e paqartë se si Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Maqedonisë do të ndihmojë në zhvillimin e demokracisë dhe përparimin e vendit.

Ky dokument, thonë ata, nuk zgjidh absolutisht asgjë, nuk krijon politika thelbësore dhe nuk përmirëson standardin ose mirëqenien e qytetarëve në asnjë mënyrë.

"Si parti, ne e hedhim poshtë plotësisht retorikën histerike populiste që mbjell frikë dhe përçarje midis qytetarëve - një praktikë që është përdorur në të kaluarën nga partia e atëhershme opozitare OBRM-PDUKM, dhe e cila promovohet po aq mirë sot nga LSDM-ja opozitare.

PLD-ja e hedh poshtë me indinjatë këtë Rezolutë me të cilën Kuvendi dënon opozitën, duke i kujtuar publikut se ne, megjithëse jemi një parti opozitare që nuk merr pjesë në qeveri, as nuk kemi kontribuar në histerinë aktuale anti-emigrante, as nuk do të promovojmë ndonjëherë politika të bazuara në ksenofobi, intolerancë dhe racizëm", thonë nga PLD./Telegrafi/

❌
❌