❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Ndryshime në buxhetin 2025: bonus 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike

22 December 2025 at 10:12

Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ të fundit të vitit, duke bërë ndryshime në buxhetin e vitit 2025.

Ndryshimet parashikojnë dhënien e një bonusi fundviti prej 15 mijë lekësh për familjet që përfitojnë Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar dhe kujdestarët e tyre, nga i cili do të përfitojnë rreth 148,500 qytetarë.

Sipas Ministrisë së Financave, fondet e pashpenzuara nga ministritë dhe institucionet buxhetore do të transferohen në Fondin e Veçantë të Pensioneve, me një vlerë minimale të parashikuar prej 150 milionë eurosh, të destinuara për Reformën e Pensioneve.

Ndryshimet në buxhet përfshijnë edhe mbështetje shtesë për bujqësinë, me rreth 2 miliardë lekë shtesë, duke e çuar fondin total për vitin 2025 në 6.4 miliardë lekë.

Shëndetësia do të përfitojë 18 milionë euro për furnizimin me ilaçe në spitale, ndërsa pushteti vendor do të mbështetet me 1.2 miliardë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Në total, vlera që po i alokojmë pushtetit vendor është e barazvlefshme me rreth 40% të detyrimeve të prapambetura që kanë këto bashki.

Ministria e Financave thekson se këto masa synojnë forcimin e stabilitetit ekonomik dhe rritjen e mbështetjes sociale.

The post Ndryshime në buxhetin 2025: bonus 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike appeared first on Revista Monitor.

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë, nën 45 vjeç

22 December 2025 at 00:03

Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i Bashkimit Europian.

Lexo edhe: Rritja e frikshme e emigracionit, 2,2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

Shumica e vendeve të BE zhvilloi censet e popullsisë më 2021, nga të cilat u evidentua popullata e emigrantëve sipas vendeve të origjinës dhe mosha e saj.

NĂ« total 70% e shqiptarĂ«ve qĂ« jetojnĂ« nĂ« BE janĂ« deri nĂ« 45 vjeç. Mbi 60% e emigrantĂ«ve shqiptarĂ« janĂ« nĂ« moshĂ« pune aktive (15–49 vjeç), me grup-moshĂ«n 30–49 vjeç qĂ« dominon fort, me 40.7% tĂ« totalit.

Kjo peshë është pothuajse identike si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, duke treguar se emigracioni nuk është më një fenomen i kufizuar kryesisht te meshkujt, por ka marrë një karakter familjar dhe më të balancuar gjinor.

Sakaq, struktura e popullsisë rezidente në Shqipëri është dukshëm më e plakur. Brenda vendit, pesha e grup-moshave mbi 50 vjeç është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa grup-moshat e reja dhe ato në kulmin e produktivitetit ekonomik janë tkurrur.

Përkundrazi në emigracion, grup-moshat mbi 65 vjeç përbëjnë vetëm rreth 5%, ndërsa moshat mbi 85 vjeç janë pothuajse të papërfillshme (0.3%), çka tregon se emigracioni shqiptar është kryesisht një emigracion i moshave të reja dhe të mesme, jo i pensionistëve.

Edhe grup-mosha nën 15 vjeç ka një peshë të konsiderueshme në diasporë me 19%, çka tregon praninë e familjeve emigrante dhe një proces më të qëndrueshëm vendosjeje jashtë vendit. Ndërsa në Shqipëri rënia e lindshmërisë ka ulur ndjeshëm peshën e fëmijëve në strukturën e popullsisë.

NĂ« terma ekonomikĂ« dhe demografikĂ«, grafiku konfirmon se ShqipĂ«ria ka “eksportuar” nĂ« mĂ«nyrĂ« disproporcionale kapitalin njerĂ«zor nĂ« moshĂ« pune, duke lĂ«nĂ« pas njĂ« popullsi gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« vjetĂ«r.

Ndërsa jashtë vendit shqiptarët janë kryesisht në moshat që kontribuojnë në rritje ekonomike, brenda vendit barra mbi sistemin e pensioneve, shëndetësisë dhe financave publike është në rritje.

Sipas të dhënave të fundit nga Cens Hub emigrimi në dekadën e fundit shënonte 56 % meshkuj në Gjermani, 53 % në Greqi dhe 51 % meshkuj në Itali. Shtetas shqiptarë që jetojnë në Evropë figurojnë të jenë të një moshe të re, edhe në raport me strukturën e popullssisë së vendeve pritëse.

Migrimi i shqiptarëve jashtë vendit nuk është një dukuri e re. Ai është i dokumentuar të paktën që në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, me largimin e një mase të madhe banorësh nga trevat shqiptare.

Akoma vazhdon të mbetet veprues dhe të japë impaktet e tij domethënëse, si në aspektet demografike, po ashtu edhe në ato sociale dhe ekonomike të vendit. / B.Hoxha

 

 

The post Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë, nën 45 vjeç appeared first on Revista Monitor.

Fitimet e investitorëve të huaj po ulen për herë të parë në pesë vjet

22 December 2025 at 00:02

Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri janë në rënie gjatë vitit 2025, pas katër vitesh radhazi në rritje. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e tretë të vitit 2025, të ardhurat e investitorëve të huaj kishin vlerën e 253 milionë eurove, në rënie me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shuma e të ardhurave nga investimi përfaqëson fitimet e shpërndara ose të riinvestuara të investitorëve të huaj në vendin tonë.

Për të gjithë 9-mujorin 2025, ato arritën vlerën e 802 milionë eurove, në rënie me 3.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo është hera e parë që prej vitit 2020 që fitimet nga investimet e huaja në Shqipëri janë në rënie. Në vitet e fundit, rritja e fitimeve është mbështetur nga rimëkëmbja e shpejtë ekonomike pas pandemisë dhe nga rritja e vazhdueshme e investimeve të reja.

Megjithatë, pjesërisht ajo është ndikuar edhe nga ecuria e kursit të këmbimit. Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron nga ndikuar pozitivisht të ardhurat e investitorëve të huaj, të shprehura në monedhën europiane. Gjatë 2025, ecuria e kursit të këmbimit Euro-Lek është më e stabilizuar, me një ndryshim vjetor pranë nivelit të 2%, gjithmonë në kahun rënës. Stabilizimi i kursit po e redukton efektin e tij statistikor në ecurinë e të ardhurave nga investimet për investitorët e huaj në Shqipëri.

Në kahun e kundërt, edhe flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet (të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit) për 9-mujorin 2025 ranë në 228 milionë euro, 2.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bilanci neto i të ardhurave nga investimet për ekonominë shqiptare ngelet gjerësisht negativ, në vlerën e 575 milionë eurove. Megjithatë, deficiti në këtë zë u tkurr lehtë me 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Investimet e huaja në Shqipëri janë shumë më të mëdha se investimet shqiptare jashtë vendit dhe për këtë arsye bilanci neto i të ardhurave nga investimet ka qenë historikisht negativ.

Të dhënat progresive tregojnë se, edhe për vitin 2025, investimet e huaja direkte vazhdojnë të regjistrojnë nivelet më të larta historike. Për 9-mujorin, vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 1.208 miliardë euro, shifër kjo 4.4% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fitimet e riinvestuara në vitet e fundit kanë marrë peshë gjithnjë e më të rëndësishme në strukturën e investimeve të huaja direkte. Për 9-mujorin 2025, vlera e fitimeve të riinvestuara nga ndërmarrjet e huaja arriti në 632 milionë euro, 0.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimet e riinvestuara përbënin 52% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për 9-mujorin 2025./ E.Shehu

Burimi: BSH

The post Fitimet e investitorëve të huaj po ulen për herë të parë në pesë vjet appeared first on Revista Monitor.

Ngriva-shkriva me tenderin 7.7 mln euro të sistemit të Tatimeve, ankimohet sërish në KPP

22 December 2025 at 00:01

Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshe të Tatimeve, me autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me fond limit 7.7 milionë euro ka përfunduar sërish i ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik vetëm dhjetë ditë nga heqja e pezullimit.

Teksa më herët KPP mori këtë masë për të hapur rrugë vijimit të procesit pas konstatimit se ishin bërë korrigjimet e nevojshme në dokumentet eë tenderit, tashmë një tjetër operator vlerëson se këto ndryshime nuk janë të plota duke lënë hapësira për interpretim.

Në një ankimim të regjistruar në sistem kompania ankimuese rendit se konstatimet e këtyre paqartësive janë bërë nga kompania e huaj me të cilën ajo bashkëpunon.

Tashmë topi është sërish në dorën e KPP për të vendosur nëse do ti kërkojë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që të rishikojë sërish dokumentet bashkë me Tatimet për llogari të të cilave po zhvillon tenderin i cili është hapur që në prill të këtij viti.

Tenderi për sistemin e fiskalizimit

Tenderi me objekt kontrate Mirëmbajtje e Modulit te Menaxhimit te Kontrollit te Faturimit per Drejtorinë e Përgjithshme te Tatimeve u hap në prill të këtij viti. Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën, qëllimi kryesor i këtij projekti është mirëmbajtja e sistemit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit (sistemi i fiskalizimit) për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për një periudhë prej 24 muajsh.

“QĂ«llimi Ă«shtĂ« garantimi i funksionimit tĂ« plotĂ« tĂ« sistemit elektronik, nĂ« tĂ« gjithĂ« komponentĂ«t e tij: softuer dhe pajisje fizike (hardĂ«are). Ky sistem Ă«shtĂ« i hostuar nĂ« QendrĂ«n e tĂ« DhĂ«nave Qeveritare, pranĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit (AKSHI), dhe ofron shĂ«rbime pĂ«r rreth 125 mijĂ« tatimpagues, si dhe pĂ«r vetĂ« administratĂ«n tatimore”, thuhet nĂ« dokumente.

Në dokumentacion theksohet se disponueshmëria e sistemit të fiskalizimit është shumë e rëndësishme. Shërbimi i fiskalizimit dhe portali i tatimpaguesve (SelfCare) nuk mund të pësojnë ndërprerje për më shumë se disa minuta dhe nuk tolerohen ndërprerje të planifikuara për qëllime përditësimi (upgrade, update) apo modifikime të tjera.

“ShĂ«rbimet e ofruara pĂ«r tatimpaguesit (fiskalizimi, verifikimi i faturave, pranimi/refuzimi i tyre, etj.), si dhe pĂ«r administratĂ«n tatimore, duhet tĂ« jenĂ« funksionale 24 orĂ« nĂ« ditĂ«, 7 ditĂ« nĂ« javĂ«,” theksohet mĂ« tej.

Aktualisht, ky sistem përdoret nga bizneset dhe qytetarët, ndërsa në përdorim të brendshëm është i aksesueshëm nga administrata tatimore dhe institucione të tjera publike të autorizuara. Dokumentet e tenderit përshkruajnë kërkesat dhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit./ N.Maho

 

The post Ngriva-shkriva me tenderin 7.7 mln euro të sistemit të Tatimeve, ankimohet sërish në KPP appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Recesioni shumëvjeçar i Gjermanisë do të zbehet gradualisht në vitin 2026

19 December 2025 at 13:40

Banka qendrore shuan shpresat për një rimëkëmbje të fortë nga vala e shpenzimeve të financuara me borxh

Ekonomia e Gjermanisë do të dalë ngadalë nga një recesion shumëvjeçar, ka paralajmëruar Bundesbank në një parashikim që shuan shpresat për një rimëkëmbje të shpejtë të nxitur nga vala e shpenzimeve të Berlinit të financuara me borxh.

Banka qendrore uli parashikimin e rritjes pĂ«r vitin 2026 me 0.1 pikĂ« pĂ«rqindje, nĂ« 0.6%. NdĂ«rsa rriti parashikimin pĂ«r vitin 2027 me tĂ« njĂ«jtĂ«n masĂ«, nĂ« 1.3%, ajo paralajmĂ«roi se rreziqet pĂ«r parashikimin e pĂ«rditĂ«suar tĂ« PBB-sĂ« “janĂ« tĂ« prirura mĂ« shumĂ« nga ana negative”.

Perspektiva e re sugjeron se PBB-ja e Gjermanisë do të rikthehet në nivelet para recesionit vetëm nga fundi i vitit 2026.

Ekonomistët e sektorit privat, investitorët dhe qeveria gjermane kishin shpresuar se 1 trilion euro investime shtesë dhe shpenzime për mbrojtjen do të rigjallëronin ekonominë më të madhe të Europës, e cila ka mbetur në stanjacion që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Parashikimi i Bundesbank përjashton efektet pozitive të një numri më të lartë ditësh pune vitin e ardhshëm, që pritet ta rrisë PBB-në e raportuar me edhe 0.3 pikë përqindje, në 0.9%. Ky nivel është më i ulët se parashikimi i qeverisë prej 1.3%, i cili përfshin efektet nga ditët shtesë të punës.

Deficiti qeveritar pritet pothuajse të dyfishohet nga 2.5% këtë vit në 4.8% në vitin 2028, ndërsa barra e borxhit të Gjermanisë pritet të rritet nga 62% në 68%. Deficiti vjetor në vitin 2028 do të ishte niveli më i lartë që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitet 1990, duke tejkaluar edhe krizën financiare globale dhe pandeminë e Covid-19.

Kostot e punës jo në paga do të rriten pothuajse me një të dhjetën gjatë tre viteve të ardhshme, duke arritur një rekord historik 44.5% të fondit të pagave, të nxitura nga rritja e kostove të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, të cilat rrezikojnë të dëmtojnë më tej konkurrueshmërinë e prodhuesve gjermanë.

NdĂ«rsa Bundesbank pranoi se ka “shenja fillestare tĂ« rritjes sĂ« porosive qeveritare”, ajo theksoi se treguesit ende nuk sinjalizojnĂ« njĂ« “shtysĂ« tĂ« hershme dhe tĂ« ndjeshme tĂ« aktivitetit ekonomik nga rritja e shpenzimeve publike”.

Njëkohësisht, inflacioni do të bjerë më ngadalë se sa ishte parashikuar më parë. Me 2.3% këtë vit dhe 2.2% në vitin 2026, ai pritet të qëndrojë mbi objektivin afatmesëm prej 2% të BQE-së për Eurozonëns, kryesisht për shkak të presioneve nga pagat.

Gjermania ka qenĂ« “qartĂ«sisht nĂ« recesion qĂ« nga fundi i vitit 2022” dhe madje Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« tkurrje gjatĂ« tremujorĂ«ve tĂ« dytĂ« dhe tĂ« tretĂ« tĂ« kĂ«tij viti, tha banka qendrore.

Ajo paralajmëroi se vala e huamarrjes së kancelarit Friedrich Merz do ta rrisë potencialin e rritjes së Gjermanisë vetëm me 0.35 deri në 0.5 pikë përqindje, pasi rreth 250 miliardë euro nga borxhi i ri pritet të përdoren për financimin e buxhetit të mirëqenies sociale, ulje taksash dhe shpenzime të tjera të përditshme, në vend të investimeve në infrastrukturë.

“Efektet afatgjata tĂ« rritjes, efektet mbi potencialin prodhues tĂ« ekonomisĂ« gjermane, janĂ« pĂ«r rrjedhojĂ« shumĂ« tĂ« kufizuara deri nĂ« vitin 2028 dhe mbeten tĂ« kufizuara edhe pĂ«rtej kĂ«saj periudhe,” tha Bundesbank. / FT

 

The post Recesioni shumëvjeçar i Gjermanisë do të zbehet gradualisht në vitin 2026 appeared first on Revista Monitor.

EPPO zbulon një mashtrim të madh me TVSH 78 milionë euro në Kroaci dhe Itali

19 December 2025 at 13:38

 NĂ« njĂ« zhvillim tĂ« madh qĂ« thekson vendosmĂ«rinĂ« nĂ« rritje tĂ« Bashkimit Europian kundĂ«r krimit financiar nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«, Zyra e Prokurorit Publik tĂ« BE-sĂ« (EPPO) shpalli mĂ« 25 nĂ«ntor se ka zbuluar mashtrimin e parĂ« multimilionĂ« euro me TVSH-nĂ« nĂ« Kroaci. Operacioni i sofistikuar, qĂ« pĂ«rfshin 78 milionĂ« euro tatim tĂ« papaguar, tregon shkallĂ«n e skemave tĂ« evazionit tĂ« tatimit ndĂ«rkufitar brenda BE-sĂ« dhe rĂ«ndĂ«sinĂ« e koordinimit ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r t’i luftuar ato.

Hetimi synoi një rrjet kriminal të përfshirë në tregtinë e elektronikës dhe produkteve higjienike. EPPO, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet tatimore kroate, policinë lokale dhe Guardia di Finanza të Italisë, realizuan një operacion gjithëpërfshirës që rezultoi në disa arrestime dhe sekuestrime të pasurive të rëndësishme në Kroaci dhe Itali. Ky rast është konsideruar një moment kyç për EPPO, duke shënuar një përpjekje vendimtare për të ndërprerë skemat e mashtrimeve tatimore të organizuara që shtrihen në disa shtete anëtare.

Në Kroaci, autoritetet arrestuan gjashtë të dyshuar. Hetimi zbuloi se grupi kishte krijuar një rrjet të ndërlikuar kompanish ndërmjetësuese për të realizuar transaksione tregtare të sajuara brenda BE-së. Këto tregti lejuan grupin të kërkonte përjashtime nga TVSH-në në mënyrë të paligjshme, duke shmangur kështu sasi të konsiderueshme taksash. Autoritetet kroate bllokuan dy prona dhe tetë automjete të dyshuarve, të vlerësuara në rreth 650,000 euro.

Hetuesit vĂ«rejtĂ«n se rrjeti ishte organizuar me kujdes, me role tĂ« ndara ndĂ«rmjet anĂ«tarĂ«ve pĂ«r tĂ« menaxhuar logjistikĂ«n, administratĂ«n dhe kontabilitetin, duke siguruar qĂ« aktivitetet mashtruese tĂ« mbeteshin tĂ« fshehura. ProkurorĂ«t e EPPO theksuan se operacionet e tilla shpesh pĂ«rfshijnĂ« shtete tĂ« shumta dhe kĂ«rkojnĂ« koordinim ndĂ«rkufitar pĂ«r t’u çmontuar nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive.

Hetimi u zgjerua në Itali, ku Gjykata e Napolit ngriu 33 milionë euro (38.19 milionë dollarë) pasuri të lidhura me shtatë udhëheqës të dyshuar të rrjetit kriminal, si dhe 23 kompani që besohet se ishin pjesë e skemës. Përveç këtyre pasurive të bllokuara, autoritetet kanë sekuestruar tashmë më shumë se 1 milion euro në pasuri të paluajtshme, automjete luksoze, bizhuteri dhe para. Disa nga të dyshuarit janë të lidhur me një gjyq të veçantë për mashtrimet e TVSH-së që vazhdon në Itali, por hetimi aktual është fokusuar në rrjetin kryesor që orkestroi këto aktivitete të paligjshme.

Hetuesit italianë raportuan se operacionet e rrjetit përfshinin ofrimin e magazinimit, transportit dhe shërbimeve administrative për të mundësuar tregtinë mashtruese. Duke koordinuar logjistikën dhe menaxhimin e dokumenteve, grupi mundi të fshehë origjinën dhe lëvizjen e mallrave, duke errësuar kështu rrjedhën e TVSH-së dhe duke minimizuar rrezikun e zbulimit.

 

The post EPPO zbulon një mashtrim të madh me TVSH 78 milionë euro në Kroaci dhe Itali appeared first on Revista Monitor.

Rritja e frikshme e emigracionit, 2,2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

19 December 2025 at 13:33

Diaspora shqiptare vijon të zgjerohet dhe të mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme demografike dhe ekonomike të vendit.

Sipas vlerësimeve më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), në vitin 2025 numri i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë llogaritet në rreth 2.25 milionë persona, ose afro 49% e shtetasve shqiptarë gjithsej jetojnë jashtë sipas Botimit Diaspora në Shifra.

INSTAT thekson se, për shkak të mungesës së regjistrimeve të rregullta administrative për largimet nga vendi, diaspora nuk mund të përllogaritet me saktësi absolute. Për këtë arsye përdoren metoda të tërthorta, duke krahasuar të dhënat e regjistrit civil me popullsinë banuese në vend.

Ky vlerĂ«sim tregon se diaspora shqiptare ka njĂ« profil relativisht tĂ« ri dhe ekonomikisht aktiv, me rreth 77% tĂ« saj nĂ« grup-moshĂ«n 15–64 vjeç, ndĂ«rsa vetĂ«m rreth 5% janĂ« mbi 65 vjeç, çka e bĂ«n atĂ« njĂ« burim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m potencial pĂ«r tregjet e punĂ«s nĂ« vendet pritĂ«se.

Historikisht, migrimi i shqiptarĂ«ve ka qenĂ« i vazhdueshĂ«m dhe i larmishĂ«m, duke nisur qĂ« nga shekujt XV–XVI e deri te valĂ«t masive pas viteve ’90. Botimi dallon mes “diasporĂ«s sĂ« vjetĂ«r”, tĂ« formuar kryesisht para vitit 1944 dhe gjatĂ« periudhĂ«s 1945–1990, dhe “diasporĂ«s sĂ« re”, e cila lidhet me migrimin masiv pas rĂ«nies sĂ« komunizmit. NĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« fundit, destinacionet kryesore kanĂ« qenĂ« Greqia, Italia, Gjermania, MbretĂ«ria e Bashkuar, Zvicra dhe Franca.

Të dhënat nga censet ndërkombëtare tregojnë se rreth 1.1 milion persona të lindur në Shqipëri jetojnë sot në 31 vende të Evropës, ndërsa rreth 939 mijë shtetas shqiptarë figurojnë si rezidentë në këto vende. Italia dhe Greqia mbeten dy destinacionet kryesore historike dhe aktuale, të ndjekura nga Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Paralelisht, në vitet e fundit është rritur edhe numri i shqiptarëve që fitojnë shtetësinë e vendeve pritëse, veçanërisht në Itali, Greqi, Gjermani dhe Suedi, duke reflektuar një integrim më të qëndrueshëm afatgjatë.

Një kapitull i veçantë i botimit i kushtohet diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë mbi 206 mijë persona me origjinë shqiptare, të ndarë mes gjeneratës së parë të emigrantëve dhe gjeneratës së dytë të lindur në SHBA. Ky komunitet paraqitet me norma të larta punësimi dhe me një strukturë arsimore të diversifikuar, duke përforcuar rolin e diasporës si faktor ekonomik dhe social me peshë.

INSTAT thekson se publikimi synon të shërbejë si instrument informues për politikëbërësit dhe institucionet, në funksion të hartimit të politikave më të mira për diasporën dhe forcimit të lidhjeve të saj me vendin e origjinës, në një kontekst ku migrimi mbetet një nga sfidat strukturore më të mëdha për Shqipërinë.

 

 

The post Rritja e frikshme e emigracionit, 2,2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit appeared first on Revista Monitor.

Paga minimale rritet në 50 mijë lekë, përfitues mbi 300 mijë punonjës

19 December 2025 at 13:19

Qeveria ka miratuar rritjen e pagës minimale, duke e çuar atë nga 40,000 lekë në 50,000 lekë.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj njoftoi se vendimi përfshin 307,850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat dhe përbën përmbushjen e një tjetër angazhimi të dhënë ndaj qytetarëve.

Sipas ministres, kjo masë synon mbrojtjen e nivelit të jetesës së të punësuarve, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare.

Ajo theksoi gjithashtu se rritja e pagës minimale do të kontribuojë në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore, duke pasur një ndikim pozitiv në ekonominë e vendit.

 

 

The post Paga minimale rritet në 50 mijë lekë, përfitues mbi 300 mijë punonjës appeared first on Revista Monitor.

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, drafti: Si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

19 December 2025 at 12:30

Qeveria do të nxjerrë na ankand pasuritë e paluajtshme të ndërtuara pa lejë të cilat  sekuestrohen dhe konfiskohen.

Në një draft të nxjerrë për konsultim nënvizohet se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara do të ketë një rol më të zgjeruar duke ndjekur procedurat sa i takon ankandeve apo shpërndarjes së aseteve tek institucionet dhe entet publike sipas nevojave që paraqiten.

Por teksa ankandi do të jetë në thelb të procedurës duket se drafti parashtron edhe mënyrën sesi do të veprohet për ndërtimet që kanë specifika të veçanta siç mund të jetë rasti kur ka blerës me kontrata apo mënyra sesi do të veprohet me ish-pronarët e truallit.

Lidhur me të parët pra kur ndërtimi pa leje është një objekt ku ka pasuri që janë paguar dhe zotërohen nga palë të treta sipas një marrëveshje fillestare që mund të jerë bërë me ndërtuesin drafti parashikon që ato të trajtohen me legalizim dhe regjistrim.

“PĂ«rjashtimisht pĂ«r objektet me shkelje tĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit pĂ«r tĂ« cilat gjatĂ« vlerĂ«simit nga njĂ«sia e zbatimit, konstatohet se janĂ« pĂ«rfunduar punimet e ndĂ«rtimit nĂ« strukturĂ« dhe posedohen/pĂ«rdoren nga palĂ«t e treta/porositĂ«s/pĂ«rfitues tĂ« njĂ«sive individuale me kontrate tĂ« hartuar pĂ«rpara noterit me investitorin/subjektin zhvillues, do tĂ« konsiderohen brenda fushĂ«s sĂ« zbatimit pikĂ«s 9, neni 69 tĂ« ligjit nr. 20/2020 “PĂ«r pĂ«rfundimin e proceseve kalimtare tĂ« pronĂ«sisĂ« nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€.

AAPSK pĂ«r kĂ«tĂ« kategori objektesh, i kĂ«rkon ASHK vijimin e procedurave tĂ« legalizimit sipas legjislacionit pĂ«rkatĂ«s”, thuhet nĂ« draft.

Sa i takon rasteve kur një objekt jashtë leje konfiskohet por marrëdhënia me ish pronarin e truallit mbetet për zgjidhje parashikohen dy mundësitë. Kur ka një marrëveshje paraprake e cila është e dokumentuar procedohet me respektimin e saj kurse në rastin kur ajo nuk ekziston ish-pronarët shpronësohen.

“AAPSK merr, regjistron, inventarizon dhe ruan objektet e konfiskuara deri nĂ« momentin e zbatimit tĂ« njĂ« prej formave tĂ« zhvillimit. 2. Pas marrjes nĂ« dorĂ«zim tĂ« objektit dhe pas njohjes me nevojat/kĂ«rkesat e institucioneve apo enteve publike, interesave tĂ« pronarĂ«ve tĂ« truallit dhe personave tĂ« tretĂ«, AAPSK vlerĂ«son pĂ«r: a) destinacionin e objektit/objekteve apo pjesĂ«ve takuese tĂ« konfiskuara; b) masĂ«n e shprehur nĂ« pĂ«rqindje tĂ« pjesĂ«ve takuese qĂ« rrjedhin nga marrĂ«dhĂ«nia ligjore me pronarĂ«t e truallit sipas parashikimeve tĂ« kĂ«tij ligji dhe parashikimeve tĂ« kontratĂ«s sĂ« lidhur me subjektin zhvillues/zbatues/mbikĂ«qyrĂ«s/kolaudues pĂ«rpara konstatimit tĂ« paligjshmĂ«risĂ« nĂ« zhvillim vetĂ«m mbi pjesĂ«n e ndĂ«rtuar sipas lejes sĂ« ndĂ«rtimit; c) masĂ«n e detyrimit financiar qĂ« njihet pĂ«r personat e tretĂ« sipas parashikimeve tĂ« kĂ«tij ligji; 3. NĂ« rastet kur nuk ka marrĂ«veshje me pronarĂ«t e truallit, procedohet me shpronĂ«sim, pĂ«rsa i pĂ«rket tĂ« gjithĂ« objektit tĂ« ndĂ«rtuar pa leje sipas pĂ«rcaktimeve tĂ« legjislacionit nĂ« fuqi”, thuhet nĂ« nenin 19 tĂ« draftit.

 

 

The post Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, drafti: Si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit appeared first on Revista Monitor.

Ministria e Financave do të emetojë për herë të parë obligacione 2.5-vjeçare

19 December 2025 at 11:00

Ministria e Financave do të përdorë për herë të parë gjatë vitit 2026 një instrument të ri të huamarrjes së brendshme, obligacionet 2.5-vjeçare. Sipas kalendarit të huamarrjes për tremujorin e parë 2026, Ministria e Financave ka planifikuar zhvillimin e ankandit në muajin janar, ndërsa do të ketë dy rihapje të tij në muajt shkurt dhe mars.

Qëllimi i emetimit për herë të parë i një obligacioni me një cikël jo të plotë vjetor është ulja e përqendrimit të maturimeve të borxhit të brendshëm në tremujorin e parë të vitit.

Tremujori i parë i vitit është periudha me përqendrimin më të lartë të emetimit të instrumenteve borxhit të brendshëm. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për tremujorin e parë 2026 vlera e borxhit të emetuar (duke përfshirë rifinancimet) do të jetë 134 miliardë lekë, ose më shumë se 35% e vlerës totale vjetore të emetimeve të parashikuara.

Ky përqendrim reflektohet edhe në strukturën e maturimeve të instrumenteve.

Në tremujorin e parë 2026, vlera e borxhit të maturuar do të arrijë në 164.4 miliardë lekë. Kjo shumë përbën më shumë se 49% të vlerës totale të borxhit që maturohet gjatë vitit 2026.

Emetimi i instrumenteve me maturim 2.5 vjeçar do ta zhvendosë maturimin e borxhit përkatës në tremujorin e tretë të vitit 2028, duke mundësuar në të ardhmen një shpërndarje më të balancuar të emetimeve dhe maturimeve të borxhit të brendshëm përgjatë vitit kalendarik.

Gjatë vitit 2026, Ministria e Financave ka planifikuar një vlerë totale emetimesh të bonove dhe obligacioneve në tregun e brendshëm prej 380.1 miliardë lekësh. Duke zbritur vlerën e borxhit të maturuar dhe të riblerjeve (buy back), huamarrja e re neto do të ketë vlerën e 45 miliardë lekëve, në rënie nga niveli prej 50 miliardë lekësh i vitit 2025.

Tregu i bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqiptare në dy vitet e fundit është karakterizuar nga një tendencë në rënie e yield-eve. Gjatë 2025, yield-et e titujve më afatgjatë prekën madje nivelet më të ulëta historike, ndërsa yield-et e bonove të thesarit qëndruan pranë ose poshtë normës bazë të interesit.

Kërkesa më e moderuar nga qeveria për financim ka qenë një ndër faktorët, paralelisht me përmirësimin e vlerësimit të riskut të borxhit sovran, nga agjencitë e specializuara. Kjo ka sjellë edhe rritjen e spektrit të investitorëve të interesuar, duke përfshirë edhe subjekte nga jashtë vendit dhe rrjedhimisht rritjen e kërkesës në ankandet e titujve qeveritarë./ E.Shehu

 

The post Ministria e Financave do të emetojë për herë të parë obligacione 2.5-vjeçare appeared first on Revista Monitor.

Tatimet: Detyrime të reja për platformat digjitale në raportimin e të ardhurave

19 December 2025 at 10:51

Administrata Tatimore njoftoi se ka përmbyllur fazën paraprake të harmonizimit të legjislacionit për zbatimin e Direktivës DAC7, e cila vendos detyrime të reja për platformat digjitale në raportimin e të ardhurave të realizuara nga shitësit dhe shërbimet e ofruara përmes tyre.

Kjo nismë synon të forcojë transparencën, të garantojë barazinë fiskale dhe të reduktojë informalitetin në ekonominë digjitale.

Objektivi i tatimeve është që harmonizimi i plotë ligjor të përfundojë deri në vitin 2026, ndërsa sistemi i raportimit të jetë funksional jo më vonë se 2027, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në përafrimin e Administratës Tatimore shqiptare me standardet e Bashkimit Evropian, për përmirësimin dhe modernizimin e administrimit tatimor.

 

The post Tatimet: Detyrime të reja për platformat digjitale në raportimin e të ardhurave appeared first on Revista Monitor.

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve

19 December 2025 at 10:00

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun e transportit detar ndërkombëtar të udhëtarëve në portin e Durrësit dhe Vlorës.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës, që qershor të këtij viti, ka ardhur në rrugë elektronike, një ankesë, nëpërmjet së cilës pretendohet se nga tre tragete që kanë operuar në portin e Vlorës, tashmë operon vetëm një kompani, e cila sipas ankimuesit, vendos çmime abuzive ndaj udhëtarëve.

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur fillimisht një procedurë për monitorimin e tregut të transportit detar ndërkombëtar të udhëtarëve në portet e Durrësit dhe të Vlorës, duke përfshirë monitorim në terren pranë ndërmarrjeve, Ventouris Ferries SHPK (Duni Port Agency), Adria Ferries SHPK dhe Euro Ferries SHPK si dhe u kërkua informacion nga Autoriteti Portual Durres, Autoriteti Portual Vlorë dhe Minsitria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nga monitorimi, rezultoi se nĂ« linjĂ«n DurrĂ«s – Ankona – DurrĂ«s operon vetĂ«m ndĂ«rmarrja Adria SHPK nĂ«pĂ«rmjet njĂ« trageti, operator i cili nuk pĂ«rballet me konkurrentĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, duke zotĂ«ruar 100% tĂ« tregut pĂ«rkatĂ«s pĂ«r kĂ«tĂ« linjĂ«, pra kemi njĂ« treg shumĂ« tĂ« pĂ«rqendruar;

NĂ« linjĂ«n VlorĂ« – Brindisi – VlorĂ« operon vetĂ«m njĂ« operator nĂ«pĂ«rmjet njĂ« trageti, operator i cili nuk pĂ«rballet me konkurrentĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, duke zotĂ«ruar 100% tĂ« tregut pĂ«rkatĂ«s pĂ«r kĂ«tĂ« linjĂ« duke sjellĂ« njĂ« treg shumĂ« tĂ« pĂ«rqendruar;

NĂ« linjĂ«n DurrĂ«s – Bari – DurrĂ«s vĂ«rehet se operatorĂ«t aplikojnĂ« tarifa drejt çmimit tavan nĂ« periudhat e sezonit tĂ« lartĂ« duke paraqitur diferenca jo domethĂ«nĂ«se ndĂ«rmjet njĂ«ra-tjetrĂ«s.

Gjithashtu ritmi i ndryshimit të çmimit ndërmjet operatorëve në uljen dhe rritjen e tarifave të aplikuara është i njëjtë dhe në të njëjtën kohë.

Duke vlerĂ«suar pĂ«rqendrimin e lartĂ« tĂ« tregut dhe mungesĂ«n e konkurrencĂ«s nĂ« linjat VlorĂ« – Brindisi – VlorĂ« dhe DurrĂ«s – Ankona – DurrĂ«s, sjelljen e operatorĂ«ve Adria Ferries pĂ«rfaqĂ«sues i operatorit AFH S.P.A, agjensia Duni Shpk pĂ«rfaqĂ«sues i Venturis Ferries, tĂ« cilĂ«t operojnĂ« nĂ« linjĂ«n DurrĂ«s – Bari – DurrĂ«s nĂ«pĂ«rmjet aplikimit tĂ« çmimeve drejt maksimumit nĂ« sezonin e lartĂ« dhe me ritme tĂ« njĂ«jta tĂ« ndryshimit nĂ« rritje dhe nĂ« zbritje, lind dyshimi i arsyeshĂ«m qĂ« sjellja e ndĂ«rmarrjeve tĂ« cilat operojnĂ« nĂ« portin e DurrĂ«sit dhe nĂ« Portin e VlorĂ«s, mund tĂ« pĂ«rbĂ«jĂ« pengim, kufizim apo shtrembĂ«rim tĂ« konkurrencĂ«s nĂ« tregun pĂ«rkatĂ«s.

PĂ«r sa mĂ« sipĂ«r, sipas Autoritetit tĂ« KonkurrencĂ«s, sjellja e operatorĂ«ve dhe agjencive detare Adria Ferries, pĂ«rfaqĂ«sues i operatorit AF Agency S.P.A, agjensia Duni Shpk pĂ«rfaqĂ«sues i Venturis Ferries dhe Ionnian Island SHPK pĂ«rfaqĂ«sues i European Seaways me destinacion portet italiane, duke tregtuar bileta me çmime thuajse tĂ« njĂ«jta dhe afĂ«r tavanit tĂ« tarifave miratuar nga ana e MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, mund tĂ« jetĂ« njĂ« sjelle tĂ« koordinuar dhe mund tĂ« pĂ«rbĂ«jĂ« kufizim tĂ« konkurrencĂ«s nĂ« kuptim tĂ« neneve 4 dhe 9 tĂ« ligjit 9121, datĂ« 28.07.2013 “PĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s”.

Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga 1 Janar 2022 deri në 30 Qershor 2025./

 

The post Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve appeared first on Revista Monitor.

Nën akuzat për abuzim dhe korrupsion, ARRSH rinis pagesat për bizneset

19 December 2025 at 00:03

Dhjetori renditet me intensitetin më të lartë të pagesave buxhetore në krahasim me muajt e tjerë të vitit, për shkak se çelen fondet për llogari të bizneseve që kanë kontrata me qeverinë, kryesisht për investime.

Këtë fund-vit, për shkak të problemeve me drejtësinë në kupolën drejtuese të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, pagesat u limituan vetëm për udhëtime dhe paga, teksa thuajse ishin zero pagesat për bizneset nga mesi i nëntorit deri në fillim të kësaj jave.

Këto ditë Ministria e Infrastrukturës dhe entet e saj, sidomos ARRSH, kanë intensifikuar dhënien e fondeve. Me datë 17 dhjetor u çelën gjithsej 4 miliardë lekë (40 milionë euro) nga thesari, nga të cilat rreth 1 e treta, mbi 1,1 miliardë, ishin pagesa për llogari të ARRSH-së, sipas të dhënave zyrtare nga Thesari i Ministrisë së Financave. Gati gjysma e pagesave ditore nga ARRSH-ja, një shumë prej rreth 756 milionë lekësh, u paguan për kompaninë Albavia, e cila ndër të tjera ka qenë edhe kontraktore për punimet në Unazën e Madhe, konkretisht në Lotin 2 të saj.

Autoriteti Rrugor Shqiptar është një nga entet më të mëdha shpenzuese publike, me një fond në dispozicion këtë vit rreth 37,6 miliardë lekë, rreth 380 milionë euro. Shumica e tyre alokohen përgjatë muajit dhjetor sipas planifikimeve buxhetore. Këtë dhjetor intensiteti i pagesave është vonuar për shkak të hetimeve dhe akuzave për korrupsion nga SPAK që kanë përfshirë Ministrinë e Infrastrukturës dhe drejtuesit e ARRSH-së. Hetimet kanë zbuluar abuzime të rënda me fondet, shmangie nga projektet, manipulim të garës dhe cilësi të dobët të punimeve.

Përqendrimi i pagesave buxhetore në dhjetor ka marrë kritika nga institucionet financiare ndërkombëtare si FMN, po edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në dhjetor të vitit të kaluar shpenzimet buxhetore arritën në 152 miliardë, që përbënin 21% të gjithë shpenzimeve vjetore. Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi devijim të fortë të fondeve.

Fenomeni i përqendrimit të shpenzimeve në dhjetor ka rritur ndjeshëm riskun fiskal të vendit, duke ekspozuar financat publike ndaj pasigurive të krijuara nga menaxhimi jo i kujdesshëm i likuiditeteve, zgjerimi i angazhimeve kontraktuale përtej hapësirës së miratuar dhe zbatimi jo i rregullt i planifikimit afatmesëm buxhetor.

Në dekadën e fundit qeveria shqiptare ka investuar gati 10 miliardë euro në infrastrukturë, por nga ana tjetër nuk ka një regjistër dhe inventar asetesh publike për të qartësuar publikun se ku janë investuar taksat e tyre./ B.Hoxha

The post Nën akuzat për abuzim dhe korrupsion, ARRSH rinis pagesat për bizneset appeared first on Revista Monitor.

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

19 December 2025 at 00:02

Shqiptarët renditen të dytët pas rumunëve për numrin më të lartë të komuniteteve të huaja që jetojnë në shtetin fqinj, Itali.

Janë 557 mijë persona të lindur fizikisht në Shqipëri, pavarësisht se çfarë shtetësie kanë, që janë të regjistruar në Itali, për vitin 2024. Në krahasim me një vit më parë, numri i shtetasve të lindur në Shqipëri që jetojnë në Itali është rritur me rreth 20 mijë persona.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Eurostat në publikimin për emigracionin. Të lindur në Shqipëri përbëjnë 8.3% të komunitetit të huaj në Itali.

Në vend të parë janë të lindurit në Rumani, që janë rreth 900 mijë persona, ose 13.5% e totalit.

Një pjesë e shtetasve shqiptarë të lindur në Shqipëri janë bërë tashmë shtetas italianë. E dhëna tjetër e Eurostat për personat me shtetësi shqiptare është 419 mijë, që tregon, persona të lindur në Shqipëri që nuk e kanë ndryshuar shtetësinë, Persona të lindur jashtë Shqipërisë, por me shtetësi shqiptare, Emigrantë që jetojnë jashtë dhe nuk janë natyralizuar në vendin pritës. Diferenca mes tyre është rreth 141 mijë.

Italia është shteti i vetëm që sipas Eurostat rezulton që ka shtetas shqiptarë në tabelën e Eurostat ku jepen 5 shtetet kryesore sipas shtetësisë dhe vendit të lindjes së popullsisë së huaj / të lindur jashtë vendit. Ndërkohë mungojnë të dhënat për Greqinë, ku gjithashtu ka një komunitet të lartë të shqiptarëve. Nuk ka të dhëna as për Gjermaninë, Francën e Spanjën.

Nga shtetet e tjera ku ka të dhëna, në Belgjikë ka 15.6 mijë shtetas të lindur në Shqipëri, në Suedi rreth 10.4 mijë, në Austri rreth 7 mijë, në Holandë rreth 4 mijë, në Turqi rreth 3.5 mijë.

Në Slloveni, Kosova rezulton komuniteti i katërt më i madh i të huajve, me rreth 30 mijë shtetas që kanë lindur në Kosovë.

Emigrantët në Europë

Sipas Eurostat, më 1 janar 2024, 44.7 milionë persona të lindur jashtë Bashkimit Europian jetonin në një nga vendet e BE-së, duke përfaqësuar 9.9% të popullsisë së BE-së. Ky numër është 2.3 milionë më i lartë krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, 17.9 milionë persona që jetonin në një nga vendet e BE-së ishin të lindur në një vend tjetër të Bashkimit Europian, shifër që përfaqëson një rritje prej 0.2 milionë personash krahasuar me vitin e kaluar.

Në terma absolutë, numri më i lartë i individëve të lindur jashtë vendit u regjistrua në Gjermani (16.9 milionë), Francë (9.3 milionë), Spanjë (8.8 milionë) dhe Itali (6.7 milionë). Së bashku, këto katër vende përqendronin 66.6% të të gjithë popullsisë së lindur jashtë vendit që jeton në BE, ndërkohë që ato përbëjnë 57.8% të popullsisë totale të Bashkimit Europian.

Pesha relative më e lartë e popullsisë së lindur jashtë vendit ndaj popullsisë totale u regjistrua në Luksemburg, ku ajo përbënte 51.0% të popullsisë rezidente, e ndjekur nga Malta (30.8%), Qipro (26.9%), Irlanda (22.6%), Austria (22.1%), Suedia (20.6%) dhe Gjermania (20.2%).

Në të kundërt, më pak se 5% e popullsisë ishte e lindur jashtë vendit në Poloni (2.6%), Rumani (3.1%), Bullgari (3.3%) dhe Sllovaki (3.9%).

The post Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona appeared first on Revista Monitor.

Plani, dhurimi i ushqimeve do të përjashtohet nga taksat, sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat

19 December 2025 at 00:01

Produktet ushqimore me afërsi date skadence në vend trajtohen me dy forma: ose lihen të skadojnë dhe nxirren jashtë përdorimi pa paguar taksa ose nëse dhurohen paguhen taksa.

Një situatë e tillë favorizon më shumë biznesin që ta lerë atë të skadojë duke mos nxitur kështu dhurimin e për rrjedhojë të krijohen më shumë mbetje ushqimore. Në Programin Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve sjell në vëmendje këtë aspekt duke nënvizuar se një ndërhyrje ligjore për lehtësimin e dhurimit të ushqimit mund të kishte efekt pozitiv.

“Praktika aktuale tregon se pĂ«r shkak tĂ« TVSH-sĂ« shpesh Ă«shtĂ« mĂ« e lirĂ« pĂ«r bizneset tĂ« hedhin ushqimin sesa ta rishpĂ«rndajnĂ« atĂ«.

Në përputhje me qëllimin e DKM-së së re të BE-së, për reduktimin e mbetjeve ushqimore dhe për mbështetjen e objektivit të rishpërndarjes së ushqimit të tepërt për konsum njerëzor, do të aplikohet ndryshimi i ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar ashtu edhe ligjit për tatimin mbi të ardhurat, me qëllim përjashtimin e dhurimeve të ushqimit nga TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat.

Dhurimi i ushqimit nĂ« pikat sociale, Ă«shtĂ« pjesĂ« e objektivave pĂ«r reduktimin e ushqimit prej 30% nĂ« nivelin e shitjes me pakicĂ«, tĂ« parashikuara deri nĂ« vitin 2035” thuhet tĂ« dokument.

I njëjti sjell në vëmendje se vende të ndryshme të Bashkimit Europian për të inkurajuar dhurimin e ushqimit kanë investuar në një sërë aspektesh si :

  1. Rregulloret detyruese: Duke kërkuar dhurimin e ushqimit të pashitur nga supermarketet, sektorit të kateringut dhe mikpritjes.
  2. Elementet ligjore: Duke minimizuar rreziqet ligjore dhe përgjegjësinë për dhurimet e ushqimit, aty ku është e mundur.
  3. Stimujt ekonomikë: Duke përjashtuar nga taksat ushqimin e dhuruar.
  4. Mekanizma organizativë: Nëpërmjet ngritjes së grupeve sektorialë të punës për dhurimin e ushqimit, për lehtësimin dhe inkurajimin e  dhurimit të ushqimit në Shqipëri si dhe kryerjen e një studimi mbi pengesat e mundshme ligjore dhe dhurimet ushqimore që kryhen aktualisht.
  5. Ngritjen e kapaciteteve: Organizimi i trajnimeve mbi dhurimet e ushqimit, për punonjësit në sektorët e industrisë ushqimore shitjes me pakicë dhe shërbimit të ushqimit (p.sh. hotele, restorante dhe kafene).

“Banka e Ushqimit nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« pjesĂ« e FederatĂ«s Evropiane tĂ« Bankave tĂ« Ushqimit. Kjo iu jep bizneseve mundĂ«sinĂ« e bashkĂ«punimit me BankĂ«n e Ushqimit  duke mundĂ«suar shpĂ«rndarjen nĂ« sasi tĂ« ushqimit  tek njerĂ«zit nĂ« nevojĂ«.

KĂ«to qasje ndihmojnĂ« në  devijimin e ushqimit tĂ« konsumueshĂ«m nga asgjĂ«simi nĂ« landfill dhe tĂ« pĂ«rdoren. MegjithatĂ«, aktualisht, ShqipĂ«ria nuk ka njĂ« kuadĂ«r ligjor dhe rregullator tĂ« posaçëm pĂ«r nxitjen e dhurimeve tĂ« ushqimit” thuhet nĂ« program./ N.Maho

 

 

The post Plani, dhurimi i ushqimeve do të përjashtohet nga taksat, sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat appeared first on Revista Monitor.

Ngarkesë me SelfCare dhe e-Albania, sistemi bëhet funksional pas orës 16.00

18 December 2025 at 15:28

Janë të shumta bizneset dhe kontabilistët që ngrenë shqetësimin pranë Monitor se prej dy ditësh po përballen me probleme në përdorimin e platformës SelfCare nëpërmjet të cilës kryejnë veprimet administrative online.

NjĂ«zĂ«ri si bizneset dhe kontabilistĂ«t pohojnĂ« se gjatĂ« tentativave pĂ«r akses, sistemi nuk lejon hyrjen dhe shfaq mesazhin “Ju lutemi kontaktoni administratorin”, duke e bĂ«rĂ« platformĂ«n tĂ« papĂ«rdorshme. Teksa e-Albania Ă«shtĂ« e ngadalshme, shfaq gabime apo mungesĂ« interneti.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) e kontaktuar nga Monitor pohoi se sistemi funksionon.

Ky problem teknik ka sjellë pezullimin e punës së kontabilistëve bizneseve , të cilët e kanë të pamundur të kryejnë deklarime, aplikime dhe shërbime të detyrueshme ligjore.

“Po pĂ«rdor SelfCare pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« faturat, por mĂ« shfaqet mesazhi “Kontakto Administratorin”. Ky problem ka disa ditĂ« dhe nuk mĂ« lejon tĂ« punoj normalisht. Gjithashtu, e-Albania po funksionon shumĂ« ngadalĂ«, ose tregon qĂ« nuk ka lidhje interneti, ose shfaq gabim gjatĂ« aplikimit.

Para disa ditĂ«sh aplikova pĂ«r hapjen e njĂ« NIPT pĂ«r SHPK, ku regjistrimi u krye pĂ«r NIPT-in dhe pĂ«r pronarin pĂ«rfitues. MegjithatĂ«, pjesa pĂ«r pronarin pĂ«rfitues nuk u regjistrua siç duhet. Kam provuar ta rishkruaj pronarin pĂ«rfitues nga fillimi, por problemi vazhdon”, pohoi pĂ«r Monitor Igli Çarçani nga “Çarçani Consulting”.

Situatë është e ngjashme edhe për një tjetër biznes.

“Ka 2 ditĂ« rresht qĂ« sistemi Selfcare (Platforma Qendrore e Faturave e AdministratĂ«s Tatimore) nuk funksionon, sapo futen kredencialet, sistemi tenton tĂ« hapet, por nxjerr njĂ« tabelĂ« penguese “Ju lutem kontaktoni administratorin””, pohon njĂ« tjetĂ«r pĂ«rfaqĂ«sues biznesi.

Edhe kontabilistët janë ankuar se sistemi nuk funksionon si duhet, duke penguar aktivitetin e tyre të përditshëm dhe krijuar vështirësi në përmbushjen e detyrimeve ligjore.

“UnĂ« kam 3 kontrolle tatimore mĂ« kĂ«rkojnĂ« faturat e blerjeve dhe tĂ« shitjeve tĂ« ditĂ«s sĂ« sotme nuk arrij tĂ« nxjerr blerjet/ Madje nuk punojnĂ« as programet e shitjeve”, pohon Nevila Sadiku kontabiliste.

Sipas kontabilistĂ«ve vonesat ose gabimet nĂ« sistem mund tĂ« ndikojnĂ« negativisht nĂ« operacionet e tyre. “Duhet edhe tĂ« pĂ«rmendet qĂ« Ă«shtĂ« kĂ«rkesĂ« e vazhduar nĂ« institucione. Ne kemi adresuar kĂ«rkesĂ« me shkrim pĂ«r mosfunksionimin e sistemit”, pohon ArbĂ«rora kontabiliste e miratuar.

Kontabilisti Erjon Saraçi gjithashtu nënvizon se prej disa ditësh, mosfunksionimi i platformës Self-Care ka krijuar një situatë problematike për profesionistët e kontabilitetit dhe për vetë bizneset në vend.

“GjatĂ« tentativave pĂ«r akses, sistemi nuk lejon hyrjen dhe shfaq mesazhin “Ju lutemi kontaktoni administratorin”, duke e bĂ«rĂ« platformĂ«n tĂ« papĂ«rdorshme. Ky problem teknik nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« pengesĂ« teknologjike, por ka sjellĂ« pezullimin e punĂ«s sĂ« kontabilistĂ«ve, tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« pamundur tĂ« kryejnĂ« deklarime, aplikime dhe shĂ«rbime tĂ« detyrueshme ligjore.

Si pasojë direkte, edhe aktiviteti i bizneseve që varen nga këto shërbime është bllokuar, duke rrezikuar vonesa në përmbushjen e detyrimeve ligjore, penalitete financiare dhe cenim të vazhdimësisë normale të veprimtarisë ekonomike.

Platforma Self-Care Ă«shtĂ« njĂ« mjet thelbĂ«sor pĂ«r funksionimin e sistemit fiskal dhe administrativ, ndaj mosfunksionimi i saj pĂ«rbĂ«n njĂ« problem serioz institucional, qĂ« kĂ«rkon zgjidhje tĂ« menjĂ«hershme. ProfesionistĂ«t dhe bizneset presin njĂ« reagim tĂ« shpejtĂ« dhe transparent nga institucionet pĂ«rkatĂ«se, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« puna tĂ« rikthehet nĂ« normalitet dhe tĂ« shmangen pasojat e mĂ«tejshme”.

Edhe individët raportojnë se po hasin probleme me funksionimin e-Albania për shërbimet nëpërmjet platformës së tatimeve.

 

 

 

The post Ngarkesë me SelfCare dhe e-Albania, sistemi bëhet funksional pas orës 16.00 appeared first on Revista Monitor.

Raporti, vlerësimi i ndikimit në mjedis për projektet e energjisë mbetet i dobët

18 December 2025 at 14:00

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vëren se Shqipëria duhet të përmirësojë kuadrin ligjor sa i takon vlerësimit të ndikimit në mjedis për projektet që zbatohen dhe kjo përfshin dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore ne këtë rast kriteret e certifikimit të ekspertëve.

Konkretisht në raportin vjetor që analizon ecurinë e përafrimit ligjor sipas disa fushave, Sekretariati shprehet se janë hedhur disa hapa por avancimi i tyre ka qenë i ngadaltë.

“ShqipĂ«ria ka nisur hartimin e rregullave dhe procedurave pĂ«r VlerĂ«simin e Ndikimit nĂ« Mjedis (VNM) nĂ« njĂ« kontekst ndĂ«rkufitar, siç kĂ«rkohet nga neni 7 i DirektivĂ«s sĂ« VNM-sĂ«. Gjithashtu Ă«shtĂ« raportuar progres nĂ« lidhje me krijimin e njĂ« skeme certifikimi pĂ«r ekspertĂ«t e VNM-sĂ«. MegjithatĂ«, kjo skemĂ« mbetet e vonuar dhe e papĂ«rfunduar, ndĂ«rsa kriteret pĂ«r certifikimin e ekspertĂ«ve tĂ« VNM-sĂ«, ekspertizĂ«n mjedisore dhe auditimin mjedisor ende nuk janĂ« plotĂ«sisht tĂ« pĂ«rcaktuara, duke dobĂ«suar kuadrin institucional tĂ« nevojshĂ«m pĂ«r zbatimin efektiv tĂ« DirektivĂ«s sĂ« VNM-sĂ«â€ thuhet nĂ« raport.

I njëjti parashtron se nuk janë ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të adresuar mangësitë e evidentuara në Raportet e mëparshme të Zbatimit të Sekretariatit. Si rezultat, sipas raportit, Shqipëria vazhdon të jetë në mospërputhje me nenet 8 dhe 8a të Direktivës së VNM-së. Ligji aktual për VNM-në mbetet i pamjaftueshëm, pasi nuk kërkon që vendimet për dhënien e lejes së zhvillimit të përfshijnë përfundimin e arsyetuar të VNM-së, kushtet mjedisore, masat zbutëse dhe detyrimet për monitorim. Për më tepër, kriteret e përzgjedhjes (screening) nuk janë në përputhje me Aneksin III të Direktivës së VNM-së.

“ShqipĂ«ria ka raportuar se VNM-ja Ă«shtĂ« e integruar nĂ« sistemin “one-stop-shop” pĂ«r dhĂ«nien e lejeve tĂ« ndĂ«rtimit. Kapacitetet institucionale pĂ«r kryerjen e VNM-ve mbeten tĂ« kufizuara dhe tĂ« pamjaftueshme pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« proces tĂ« harmonizuar pĂ«r VNM-nĂ« dhe vlerĂ«simet e tjera tĂ« lidhura (vlerĂ«simi i biodiversitetit/vlerĂ«simi i pĂ«rshtatshĂ«m dhe vlerĂ«simi i ndikimit nĂ« ujĂ«ra).

GjatĂ« periudhĂ«s raportuese, ShqipĂ«ria ka raportuar mbi 50 VNM pĂ«r projekte energjetike, kryesisht pĂ«r projekte fotovoltaike dhe hidroenergjetike, si dhe njĂ« park tĂ« madh eolik me kapacitet 120 MË. Sekretariati ka marrĂ« njĂ« ankesĂ« lidhur me procedurĂ«n e VNM-sĂ« pĂ«r termocentralin me kapacitet 170 MË nĂ« Roskovec. ShqetĂ«simet vazhdojnĂ« nĂ« lidhje me projektet hidroenergjetike nĂ« lumenjtĂ« VjosĂ« dhe ValbonĂ«, si dhe pĂ«r projektin e SkavicĂ«s” thuhet nĂ« raport.

Sekretariati nĂ«nvizon se Direktiva pĂ«r VlerĂ«simin Strategjik Mjedisor (VSM/SEA) Ă«shtĂ« transpozuar kryesisht nĂ« legjislacionin kombĂ«tar, por zbatimi i saj mbetet i pamjaftueshĂ«m. “Rishikimi i planifikuar i Planit KombĂ«tar tĂ« EnergjisĂ« dhe KlimĂ«s (NEKP/NECP), i cili duhet tĂ« pĂ«rfshijĂ« njĂ« raport tĂ« pĂ«rditĂ«suar tĂ« VSM-sĂ« pĂ«r tĂ« siguruar integrimin e plotĂ« tĂ« konsideratave mjedisore, ishte parashikuar pĂ«r kĂ«tĂ« periudhĂ« raportimi, por Ă«shtĂ« shtyrĂ« sĂ«rish, pa njĂ« udhĂ«rrĂ«fyes tĂ« qartĂ« se kur do tĂ« realizohet rishikimi” thuhet nĂ« dokument./ N.Maho

The post Raporti, vlerësimi i ndikimit në mjedis për projektet e energjisë mbetet i dobët appeared first on Revista Monitor.

Oda Amerikane kundërshton kontrollin administrative të çmimeve të derivateve në Kosovë

18 December 2025 at 13:49

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendos masa mbrojtëse për çmimet e derivateve duke kufizuar marzhat e fitimit. Por, me këtë vendim nuk është pajtuar  Oda Ekonomike Amerikane.

 

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh kundërshtimin e saj të fuqishëm lidhur me vendimin e fundit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për vendosjen e masave administrative që përcaktojnë marzha maksimale tregtare për produktet e naftës.

Sipas njĂ« njoftimi pĂ«r media thuhet se Oda Amerikane rikujton se Kushtetuta e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s garanton njĂ« ekonomi tĂ« tregut me konkurrencĂ« tĂ« lirĂ«, duke e kufizuar ndĂ«rhyrjen e shtetit nĂ« pĂ«rcaktimin e çmimeve vetĂ«m nĂ« rrethana rreptĂ«sisht tĂ« pĂ«rcaktuara dhe pĂ«rjashtimore. Çmimet e karburanteve nuk janĂ« çmime tĂ« rregulluara sipas kornizĂ«s ligjore tĂ« KosovĂ«s dhe pĂ«rcaktimi i tyre pĂ«rmes akteve administrative pĂ«rbĂ«n ndĂ«rhyrje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« njĂ« treg pĂ«rndryshe tĂ« lirĂ«.

“NjĂ« ndĂ«rhyrje e tillĂ« cenon parimet themelore kushtetuese tĂ« lirive ekonomike, sigurisĂ« juridike dhe konkurrencĂ«s sĂ« lirĂ«, si dhe krijon njĂ« precedent shqetĂ«sues pĂ«r pĂ«rfshirje diskrecionale tĂ« shtetit nĂ« tregjet ku çmimet duhet tĂ« pĂ«rcaktohen nga oferta dhe kĂ«rkesa”, thuhet nĂ« njoftim.

Ndërkaq, përveç shqetësimeve kushtetuese, Oda Amerikane thekson se ky vendim është miratuar nga një qeveri në detyrë, mandati i së cilës është ligjërisht dhe institucionalisht i kufizuar. Qeveritë në detyrë pritet të sigurojnë vazhdimësinë e administrimit dhe të përmbahen nga miratimi i vendimeve substanciale politike që ndikojnë materialisht aktivitetin ekonomik, strukturën e tregut apo të drejtat dhe detyrimet e aktorëve të sektorit privat.

Në këtë drejtim, Oda Amerikane tërheq vëmendjen te një aktgjykim i Gjykatës Supreme të Kosovës, i cili ka riafirmuar autoritetin e kufizuar të institucioneve në detyrë për të miratuar akte normative me ndikim të gjerë ekonomik, si dhe ka urdhëruar detyrimin e organeve ekzekutive për të vepruar në mënyrë të përmbajtur dhe brenda kufizimeve të qarta ligjore. Ky vendim gjyqësor forcon më tej qëndrimin se vendimet me impakt të gjerë ekonomik, janë të rezervuara për qeveritë me mandat të plotë dhe legjitimitet demokratik e parlamentar.

Përtej dimensioneve ligjore dhe institucionale, Oda Amerikane rithekson se çmimet e karburanteve ndikohen nga një gamë e gjerë faktorësh të jashtëm dhe strukturorë, përfshirë tregjet ndërkombëtare të naftës, zhvillimet gjeopolitike, zinxhirët rajonalë të furnizimit, kostot e transportit dhe sigurimit, luhatjet valutore dhe shpenzimet operative lokale. Kufizimet administrative të marzhave nuk i pasqyrojnë këto realitete dhe rrezikojnë të çrregullojnë tregun, të dekurajojnë konkurrencën dhe të rrezikojnë sigurinë e furnizimit në një ekonomi shumë të varur nga importi, siç është Kosova.

Rrjedhimisht, Oda Ekonomike Amerikane nĂ« KosovĂ« i bĂ«n thirrje MinistrisĂ« sĂ« IndustrisĂ«, NdĂ«rmarrĂ«sisĂ« dhe TregtisĂ« qĂ« tĂ« rishqyrtojĂ« menjĂ«herĂ« dhe tĂ« shfuqizojĂ« vendimin pĂ«r kontrollin administrativ tĂ« çmimeve, tĂ« respektojĂ« garancitĂ« kushtetuese tĂ« ekonomisĂ« sĂ« tregut tĂ« lirĂ« dhe konkurrencĂ«s sĂ« lirĂ«, tĂ« respektojĂ« kufizimet ligjore qĂ« vlejnĂ« pĂ«r qeveritĂ« nĂ« detyrĂ«, si dhe t’i adresojĂ« shqetĂ«simet e tregut pĂ«rmes transparencĂ«s, zbatimit tĂ« konkurrencĂ«s dhe dialogut me sektorin privat, nĂ« vend tĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« çmime.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar dy ditë më parë vendimin për caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës të përdorshme në transport, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në tregun vendor.

NĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, Hajdari shkruan: “Ky vendim Ă«shtĂ« rezultat i mbikĂ«qyrjes sĂ« vazhdueshme tĂ« tregut tĂ« naftĂ«s, pĂ«rmes evidencave tĂ« pĂ«rditshme tĂ« DoganĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe raporteve nga Inspektorati Qendror i MbikĂ«qyrjes sĂ« Tregut, ku Ă«shtĂ« evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese shpesh pasqyrohen nĂ« rritje tĂ« menjĂ«hershme tĂ« çmimeve tĂ« shitjes, ndĂ«rsa nuk ndodh njĂ« reflektim proporcional nĂ« ulje kur çmimet furnizuese bien”.

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale është përcaktuar si vijon:

  • Shitja me shumicĂ«: deri nĂ« 2 eurocent pĂ«r litĂ«r
  • Shitja me pakicĂ«: deri nĂ« 12 eurocent pĂ«r litĂ«r

Hajdari thekson mĂ« tej: “PĂ«rmes kĂ«tij vendimi tĂ« sotĂ«m, qĂ« hyn nĂ« fuqi njĂ« ditĂ« pas publikimit nĂ« GazetĂ«n Zyrtare, parashihet mbikĂ«qyrje e shtuar inspektuese nga Inspektorati i Tregut nĂ« bashkĂ«punim me DoganĂ«n dhe AdministratĂ«n Tatimore. Ministria e IndustrisĂ«, NdĂ«rmarrĂ«sisĂ« dhe TregtisĂ«, çdo herĂ«, me punĂ« e veprime tĂ« guximshme pĂ«r tĂ« mbrojtur konsumatorĂ«t dhe pĂ«r tĂ« promovuar konkurrencĂ«n e drejtĂ« nĂ« tregun e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”.

Vendimi vjen pas shqetësimeve të ngritura nga ndryshimet e shpejta të çmimeve të derivateve, duke synuar që tregu vendor të jetë më transparent dhe i balancuar për konsumatorët dhe bizneset.

The post Oda Amerikane kundërshton kontrollin administrative të çmimeve të derivateve në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Rritja e kërkesës për shtëpi të reja në ndërtim çon në rritjen e çmimeve me 10% në Bullgari

18 December 2025 at 13:36

Georgi Shopov, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Sipërmarrësve të Ndërtimit, parashikon një rritje prej 10% të çmimeve të pasurive të paluajtshme të ndërtuara së fundmi në Bullgari, pasi vendi do të hyjë në zonën e euros.

Duke folur pĂ«r Nova News, ai theksoi se investitorĂ«t e huaj janĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« tĂ« interesuar pĂ«r tĂ« blerĂ« ndĂ«rtesa tĂ« tĂ«ra banimi. “Nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m euro, por siguria e zonĂ«s euro qĂ« i tĂ«rheq ata”, – tha Shopov.

Ai paralajmëroi se pengesat administrative dhe spekulimi i kapitalit të huaj mund të zvogëlojnë disponueshmërinë e strehimit për blerësit vendas, duke shtyrë çmimet më lart, dhe e nxiti qeverinë që të marrë masa për të zbutur ndikimin.

Shopov theksoi rëndësinë e sektorit të ndërtimit për ekonominë e Bullgarisë. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI), sektori kontribuon rreth 7.5 miliardë leva (3.8 miliardë euro) në taksa, duke e bërë atë punëdhënësin e tretë më të madh në nivel kombëtar. Kontributi i sektorit në PBB u rrit me 11%, duke arritur në 4.2% në terma absolutë. Puna në sektorin e ndërtimit u rrit në 156,000, një përmirësim 34% krahasuar me vitin e kaluar, duke përfaqësuar 7% të punësimit kombëtar. Paga në sektorin e ndërtimit u rrit me 17%, duke arritur në rreth 2.3 miliardë leva (1.16 miliardë euro).

Me gjithë këto fitime, Shopov vuri në dukje sfida të vazhdueshme, përfshirë vonesa në dorëzimin e projekteve, vështirësi në gjetjen e punonjësve të kualifikuar dhe një barrë të rëndë administrative. Ai theksoi problemet me lejet e ndërtimit, të cilat, sipas tij, shpesh shkelin rregulloret ekzistuese, duke kufizuar prodhimin, duke reduktuar krijimin e vendeve të punës, duke ulur kontributet në buxhet dhe duke çuar në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme.

Shopov gjithashtu kritikoi planin buxhetor tĂ« shtetit pĂ«r vitin 2026, duke argumentuar se ai dĂ«shton tĂ« nxisĂ« zhvillimin. “Rritja e pagave mekanikisht nuk gjeneron rritje tĂ« vĂ«rtetĂ«. Ajo rrit fuqinĂ« blerĂ«se pa njĂ« rritje pĂ«rkatĂ«se tĂ« produktivitetit ose produkteve, duke lĂ«nĂ« njerĂ«zit nĂ« fund tĂ« fundit mĂ« tĂ« varfĂ«r”, – shpjegoi ai. Sipas Shopov, njĂ« buxhet i orientuar drejt sĂ« ardhmes duhet tĂ« fokusohet nĂ« krijimin e kushteve pĂ«r prodhim tĂ« ri dhe punĂ«sim pĂ«r tĂ« nxitur rritjen e vĂ«rtetĂ« ekonomike dhe krijimin e pasurisĂ«.

The post Rritja e kërkesës për shtëpi të reja në ndërtim çon në rritjen e çmimeve me 10% në Bullgari appeared first on Revista Monitor.

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

18 December 2025 at 13:00

Një sërë zonash minerare të shfrytëzuara ndër vite dhe tashmë jashtë aktiviteti të vendosura në rajone të ndryshme të vendit duhet të rehabilitohen për të rritur sigurinë e mjedisit dhe shëndetit publik.

Qeveria pranon në Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Sektorit Minerar 2026-2040 një seri sfidash me të cilat duhet të përballet ky sektor ku bën pjesë edhe rehabilitimi i zonave ku dikur aktiviteti minerar ka qenë mjaft intensiv.

“TrashĂ«gimia historike e veprimtarive minerare, e akumuluar pĂ«r dekada pa standarde bashkĂ«kohore teknike dhe mjedisore, ka lĂ«nĂ« pas njĂ« gjurmĂ« tĂ« thellĂ« ndotjeje, veçanĂ«risht nĂ« zonat e BulqizĂ«s, Rubikut, KukĂ«sit, Korçës, RehovĂ«s, Pogradecit, Hasit, ErsekĂ«s, MunellĂ«s, MamĂ«zit, MĂ«zezit Memaliajt, Kurbneshit, etj, ku depozitimet e mbetjeve minerare, dambat, sterilet dhe drenimi i ujĂ«rave acide te ndotura me metale tĂ« rĂ«nda vazhdojnĂ« tĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« rrezik pĂ«r tokĂ«n, ujĂ«rat nĂ«ntokĂ«sore dhe shĂ«ndetin publik” thuhet nĂ« dokumentin e nxjerrĂ« pĂ«r konsultim.

Po kështu duke referuar një studim të Bankës Botërore qeveria pranon se kostoja e rehabilitimit të këtyre rajoneve mund të kapë shifrën 100 milionë euro.

“Sipas vlerĂ«simeve tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore, duke marrĂ« konsideratĂ« edhe faktin, qĂ« procesi i mbylljes sĂ« minierave jo efektive nuk Ă«shtĂ« realizuar konform praktikĂ«s Evropiane, kostoja e rehabilitimit dhe rikuperimit tĂ« plotĂ« tĂ« kĂ«tyre zonave tejkalon 100 milionĂ« euro, çka e bĂ«n kĂ«tĂ« ndĂ«rhyrje njĂ« prioritet strategjik kombĂ«tar pĂ«r periudhĂ«n 2026–2040 dhe njĂ« komponent kyç tĂ« AgjendĂ«s sĂ« GjelbĂ«r pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, si dhe tĂ« StrategjisĂ« KombĂ«tare pĂ«r Ndryshimet Klimatike dhe Rritjen e QĂ«ndrueshme 2023–2030” nĂ«nvizohet nĂ« strategji.

E njëjta vë theksin tek masat që duhet të merren s ai takon përmirësimeve ligjore dhe përpjekjeve institucionale, të cilat janë marrë edhe më herët në zbatim të Direktivës 2006/21/KE për menaxhimin e mbetjeve të industrive nxjerrëse mbetet i pjesshëm.

Sipas dokumentit shumë impiante përpunimi dhe depozitime historike minerare vazhdojnë të operojnë me sisteme të pamjaftueshme sigurie, pa monitorim të rregullt, pa sisteme paralajmërimi të hershëm dhe pa plane emergjencash të certifikuara në rast përmbytjesh ose kolapsesh strukturorë. Kjo situatë përbën një rrezik të vazhdueshëm jo vetëm për mjedisin, por edhe për komunitetet që jetojnë në afërsi të zonave industriale./ N.Maho

 

The post Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik appeared first on Revista Monitor.

❌
❌