Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 January 2026Main stream

Trump hedh poshtë kërcënimin me tarifa ndaj BE-së, ndryshon kursin për Groenlandën

22 January 2026 at 12:21

Presidenti amerikan tërhiqet nga një luftë e re tregtare pas bisedimeve me shefin e NATO-s, Mark Rutte

Donald Trump hodhi poshtë kërcënimin e tij për të goditur vendet europiane me tarifa të reja, pasi arriti “kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme” për Groenlandën në bisedimet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Presidenti amerikan tha të mërkurën se kishte zhvilluar një takim “shumë produktiv” me Rutte-n dhe se do të mbante bisedime të tjera në të ardhmen për të gjetur një zgjidhje që, “nëse konkretizohet”, do të ishte “shumë e mirë” për SHBA-në dhe vendet anëtare të NATO-s.

“Bazuar në këtë mirëkuptim, nuk do të vendos tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt,” shkroi Trump në Truth Social. “Po zhvillohen diskutime shtesë lidhur me Golden Dome në raport me Groenlandën,” shtoi ai, duke iu referuar sistemit të tij të planifikuar të mbrojtjes raketore.

Trump shtoi se marrëveshja mund të përfshinte burimet natyrore të Groenlandës. “Ata do të jenë të përfshirë në të drejtat minerare dhe po ashtu edhe ne.”

Zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari special i presidentit Steve Witkoff do të zhvillojnë negociata të mëtejshme. Marrëveshja do të zgjaste “përgjithmonë”, tha Trump.

Komentet e tij shënuan një tjetër tërheqje nga kërcënimet me tarifa dhe një zbutje të ndjeshme të qëndrimit të tij ndaj Groenlandës. Ato erdhën disa orë pasi ai i tha një audience në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se nuk do të përdorte forcë për të marrë territorin nga Danimarka, por i kërkoi Europës të mbështeste planin e tij.

Europianët kishin mundësi zgjedhje për Groenlandën, tha ai: “Mund të thoni po dhe ne do të jemi shumë mirënjohës, ose mund të thoni jo dhe ne do ta mbajmë mend.”

NATO tha: “Diskutimet mes aleatëve të NATO-s për kornizën që përmendi presidenti do të përqendrohen në garantimin e sigurisë në Arktik përmes përpjekjeve të përbashkëta të aleatëve, veçanërisht të shtatë aleatëve arktikë.”

Aleanca ushtarake shtoi se “negociatat midis Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara do të ecin përpara me synimin që Rusia dhe Kina të mos fitojnë kurrë një bazë, ekonomike apo ushtarake, në Groenlandë”.

Rutte tha se ai dhe Trump nuk kishin diskutuar nëse Groenlanda do të mbetej pjesë e Mbretërisë së Danimarkës sipas kësaj kornize.

Kërcënimet e Trumpit për të vendosur tarifa të reja ndaj vendeve europiane kishin tronditur marrëdhëniet transatlantike dhe kishin ngritur frikën e një lufte të re tregtare, duke alarmuar tregjet.

Kthesa e fundit e presidentit amerikan vjen pasi aksionet në Wall Street pësuan rënie të martën, kur ai kërcënoi të hapte një front të ri në luftën e tij tregtare globale. Indeksi i aksioneve S&P 500 regjistroi ditën e tij më të keqe që nga tetori, ndërsa obligacionet e qeverisë amerikane u vunë gjithashtu nën presion.

Paqëndrueshmëria e tregjeve e ka frenuar më parë Trumpin, përfshirë pas shpalljes së tarifave në “ditën e çlirimit” në prill, që ndezi trazira serioze në aksione dhe në bonot e thesarit.

Aksionet u rritën të mërkurën pasi ai hoqi kërcënimin për tarifa të reja, me S&P 500 që u rrit me 1.2%. Çmimi i borxhit të qeverisë amerikane u rrit gjithashtu, duke ulur rendimentin e bonove 10-vjeçare të thesarit me 0.04 pikë përqindjeje, në 4.25%.

Trump e shpalli marrëveshjen e tij të re vetëm disa orë pasi mbajti një fjalim të gjatë dhe herë-herë të çrregullt në Davos.

Ai tha në atë fjalim se po “kërkonte negociata të menjëhershme” për të diskutuar blerjen e Groenlandës nga Danimarka, “ashtu siç kemi blerë shumë territore të tjera gjatë historisë sonë”.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, e mirëpriti deklaratën e Trumpit në Truth Social, duke thënë se “dita përfundon më mirë se sa nisi”.

Por ai shtoi: “Nuk do të ndodhë që SHBA-ja të zotërojë Groenlandën. Kjo është një vijë e kuqe.”

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila ka krijuar një lidhje të ngrohtë personale me Trumpin, gjithashtu e përshëndeti vendimin, por tha se “është thelbësore të vazhdohet të kultivohet dialogu mes vendeve aleate”.

Danimarka dhe Groenlanda kanë këmbëngulur vazhdimisht se ishulli arktik nuk është në shitje që kur Trump shprehu interesin e tij për herë të parë në vitin 2019.

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen për një samit urgjent në Bruksel të enjten për të diskutuar qasjen e tyre ndaj bisedimeve për Groenlandën, ndërsa shtohen shqetësimet për përkeqësimin e marrëdhënieve me Uashingtonin.

Trump e përdori gjithashtu fjalimin për të kritikuar një Europë që, sipas tij, ‘nuk njihet më’, e dobësuar nga rënia ekonomike dhe nga emigracioni i pakontrolluar.

Presioni i tij ndaj Danimarkës dhe partnerëve të saj europianë ka zemëruar zyrtarët europianë, me shumë prej tyre që thonë se ai ka shkatërruar besimin në marrëdhëniet transatlantike.

Kryeministri kanadez Mark Carney të martën deklaroi një “çarje” në rendin ndërkombëtar për shkak të pohimit të pakufizuar të fuqisë amerikane nga Trump.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, i cili vendosi të mos marrë pjesë në WEF, e akuzoi Trumpin se “po e ndan botën në këtë moment me pasoja reale” përmes planeve të tij për të marrë nën kontroll Groenlandën.

Tensionet mes zyrtarëve europianë dhe amerikanë shpërthyen në Davos të martën në mbrëmje, kur sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, u prit me fishkëllima gjatë një darke pas komenteve përplasëse që çuan disa të ftuar të largoheshin.

Mes atyre që u larguan herët nga darka ishte edhe presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, sipas personave të njohur me çështjen.

Më herët të mërkurën, menaxheri i fondeve spekulative Ken Griffin e kritikoi Trumpin, duke thënë se SHBA-ja kishte “dëmtuar marrëdhënien tonë me aleatët europianë në mënyra që nuk i kuptoj ose nuk i vlerësoj”. / FT

The post Trump hedh poshtë kërcënimin me tarifa ndaj BE-së, ndryshon kursin për Groenlandën appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Ari arrin nivel rekord ndërsa Trump shkon në Davos për bisedime mbi Groenlandën

21 January 2026 at 12:46

Presidenti është nisur drejt Forumit Ekonomik Botëror me një avion të ri, pasi problemet elektrike e detyruan Air Force One të kthehej pas

Ari arriti një nivel rekord ndërsa Donald Trump u nis drejt Forumit Ekonomik Botëror në Davos për bisedime lidhur me Groenlandën, gjë që e ka zhytur aleancën transatlantike në krizën më të madhe të dekadave të fundit.

Ai pritet t’i drejtohet forumit më vonë gjatë ditës, por do të mbërrijë me vonesë pasi avioni i tij Air Force One u detyrua të kthehej në Uashington për shkak të problemeve teknike.

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në Davos (World Economic Forum Annual Meeting 2026) po zhvillohet që nga 19 deri më 23 janar 2026 në Davos-Klosters, Zvicër, ku liderë nga qeveritë, biznesi dhe shoqëria civile diskutojnë sfidat kryesore globale nën temën “A Spirit of Dialogue”.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos këtë vit është dominuar nga tensione gjeopolitike dhe pasiguri financiare, ndërsa rikthimi i Donald Trump në skenën ndërkombëtare me një axhendë agresive, nga kërcënimet tregtare ndaj Europës te përplasja me Danimarkën për Groenlandën, ka errësuar diskutimet mbi rritjen ekonomike dhe tranzicionin energjetik.

Në vend të fokusit tradicional mbi investimet dhe bashkëpunimin global, tregjet dhe liderët politikë po përballen me një klimë pasigurie, e reflektuar edhe në rritjen rekord të arit dhe luhatjet e bursave, duke e kthyer Davosin e këtij viti në një forum më shumë për menaxhimin e krizave sesa për planifikimin e prosperitetit.

Ari u rrit me më shumë se 2 për qind, teksa investitorët kërkuan një strehë të sigurt nga tensionet gjeopolitike. Por tregjet më të gjera financiare u stabilizuan, me aksionet e Wall Street që pritet të rikuperojnë një pjesë të vogël të humbjeve të mëdha të së martës.

Trump tha të martën se kishte “rënë dakord për një takim të palëve të ndryshme” në Davos lidhur me përplasjen mbi Groenlandën.

Para se të nisej, Trump tha gjithashtu se “nuk mund të ketë kthim pas” në planin e tij për ta marrë Groenlandën nga Danimarka. I pyetur se sa larg do të ishte i gatshëm të shkonte në ndjekjen e ishullit arktik, presidenti i SHBA-së u përgjigj: “Do ta zbuloni”.

Qeveritë europiane kanë hezituar të kundërpërgjigjen ndaj kërcënimit të Trumpit për të vendosur tarifa prej 10 për qind ndaj tetë shteteve europiane që së fundmi kanë dërguar personel ushtarak në territorin arktik. / FT

The post Ari arrin nivel rekord ndërsa Trump shkon në Davos për bisedime mbi Groenlandën appeared first on Revista Monitor.

FMN paralajmëron se qëndrueshmëria e ekonomisë globale rrezikohet nëse IA dështon

20 January 2026 at 10:23

Ekonomia globale, e cilësuar si “çuditërisht rezistente”, rrezikon të tronditet nga një përmbysje e fortë e bumit të Inteligjencës Artificiale, paralajmëroi FMN-ja, ndërsa liderët botërorë përgatiteshin për bisedimet në Davos, në Zvicër.

Rreziqet për zgjerimin e ekonomisë globale janë “të anuar nga poshtë”, tha fondi në një përditësim të World Economic Outlook, duke argumentuar se rritja mbështetet në një gamë të ngushtë faktorësh, veçanërisht në sektorin teknologjik të SHBA-së dhe në bumin e lidhur të tregjeve të aksioneve.

Megjithatë, FMN-ja parashikoi se rritja ekonomike e SHBA-së do të tejkalojë ndjeshëm pjesën tjetër të G7-s këtë vit, duke parashikuar një zgjerim prej 2.4% në vitin 2026 dhe 2% në vitin 2027. Investimet në teknologji kanë arritur pjesën më të lartë të prodhimit ekonomik amerikan që nga viti 2001, duke ndihmuar në shtyrjen e rritjes, konstatoi FMN-ja.

“Ekziston rreziku i një korrigjimi, një korrigjimi të tregut, nëse pritshmëritë për fitimet e IA-së në produktivitet dhe përfitueshmëri nuk realizohen,” tha Pierre-Olivier Gourinchas, kryeekonomist i FMN-së.

“Nuk jemi ende në nivelet e fryrjes së tregut, nëse doni, që pamë gjatë periudhës së dotcom-it,” shtoi ai. “Por, megjithatë, ka arsye për njëfarë shqetësimi.”

Donald Trump do të udhëtojë këtë javë drejt Davos-it, resortit zviceran ku zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror. Takimi pritet të ndërthurë vlerësime optimiste për investimet amerikane në inteligjencën artificiale me ankthin për vlerësimet e tregjeve të aksioneve dhe kërcënimet ndaj institucioneve, përfshirë Rezervën Federale të SHBA-së dhe NATO-n.

Diskutimet pritet të dominohen nga kërcënimi i presidentit amerikan për të goditur vendet europiane me tarifa 10% nëse ato nuk pranojnë ta mbështesin në përpjekjen për të marrë nën kontroll Groenlandën.

Sipas parashikimeve të FMN-së, zgjerimi i ekonomisë globale ka qenë më i fortë sesa pritej, pavarësisht tensioneve tregtare të nxitura nga Trump dhe një game gjithnjë e më të gjerë rreziqesh gjeopolitike. Fondi e rriti parashikimin për rritjen globale në vitin 2026 nga 3.1% në 3.3%, me një ngadalësim vetëm të lehtë në 2027, në 3.2%.

Megjithatë, një përshkallëzim i ri i konfliktit tregtar mund të tronditë sërish perspektivat e rritjes, paralajmëroi FMN-ja. “Tensionet tregtare mund të ndizen sërish, duke zgjatur pasigurinë dhe duke rënduar më fort aktivitetin ekonomik.”

Sipas këtyre parashikimeve, Kina do të zgjerohet me 4.5% në vitin 2026, një rritje prej 0.3 pikë përqindjeje krahasuar me projeksionet e FMN-së të publikuara në tetor, e ndjekur nga një rritje prej 4% në vitin 2027.

Mes vendeve të G7-s, Kanadaja do të ketë zgjerimin e dytë më të fortë këtë vit pas SHBA-së, me 1.6%. Rritja ekonomike e Kanadasë parashikohet të përshpejtohet në 1.9% në vitin 2027.

FMN-ja i la të pandryshuara parashikimet për Mbretërinë e Bashkuar për vitet 2026 dhe 2027, me një rritje prej 1.3% këtë vit dhe 1.5% në 2027. Prodhimi i brendshëm bruto i Gjermanisë do të zgjerohet me 1.1% këtë vit dhe 1.5% vitin e ardhshëm, tha fondi.

Rritja globale, thekson FMN-ja, mbështetet në një “bazë të ngushtë”, të ndërtuar mbi bumin e investimeve në inteligjencën artificiale në SHBA. Nëse pritshmëritë për rritje të produktivitetit të nxitur nga IA-ja rezultojnë tepër optimiste, ekziston rreziku i një “rënjeje të mprehtë” të investimeve dhe i një përmbysjeje të lidhur të tregjeve të aksioneve, paralajmëroi FMN-ja

Një rënie e investimeve në inteligjencën artificiale, e shoqëruar me një “korrigjim të moderuar” të vlerësimeve të aksioneve të teknologjisë, mund të ulë rritjen globale me rreth 0.4 pikë përqindjeje këtë vit, sipas fondit.

Gourinchas paralajmëroi se, meqë kapitalizimi i tregut i kompanive teknologjike si pjesë e prodhimit është tani “shumë më i madh” sesa gjatë flluskës së dotcom-it 25 vite më parë, edhe një përmbysje e vogël mund të “ketë një ndikim të madh në pasurinë e njerëzve në raport me të ardhurat e tyre”.

Ai shtoi se varësia gjithnjë e më e madhe e hiperskaluesve të IA-së nga borxhi për të financuar vrullin e investimeve është gjithashtu një arsye për shqetësim. “Kur sheh që levat financiare po rriten, fillon të shqetësohesh pak,” tha ai.

Një korrigjim i fortë i tregut të aksioneve në SHBA mund të shkaktojë gjithashtu “humbje të konsiderueshme pasurie” edhe jashtë SHBA-së, shtoi FMN-ja, duke goditur konsumin global.

Megjithatë, ekziston edhe një skenar alternativ më optimist, sipas të cilit përmirësimet e produktivitetit nga inteligjenca artificiale fillojnë të materializohen më shpejt sesa parashikon FMN-ja. Nëse kjo ndodh, rritja globale mund të rritet me 0.3 pikë përqindjeje në vitin 2026 dhe me nga 0.1 deri në 0.8 pikë përqindjeje në vit në afatin e mesëm, shtoi fondi.

Një studim i veçantë i publikuar të hënën nga PwC sugjeroi se shumë kompani po hasin vështirësi në nxjerrjen e përfitimeve nga inteligjenca artificiale, të paktën për momentin.

Një sondazh me më shumë se 4,000 drejtorë ekzekutivë nga 95 vende dhe territore tregoi se vetëm 26% e kompanive kanë arritur të ulin kostot si rezultat i shpenzimeve për IA, ndërsa 30% kanë rritur të ardhurat falë kësaj teknologjie.

FMN-ja theksoi gjithashtu rëndësinë e pavarësisë së bankave qendrore, pas njoftimit për hapjen e një hetimi penal ndaj kryetarit të Rezervës Federale të SHBA-së, Jay Powell, i cili shkaktoi reagime të gjera javën e kaluar.

“Pavarësia e bankave qendrore është absolutisht thelbësore kur bëhet fjalë për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, stabilitetit financiar dhe për sigurimin e një baze për rritje të qëndrueshme,” tha Gourinchas.

“Në rastin e Rezervës Federale të SHBA-së, kjo është… edhe më e rëndësishme, duke pasur parasysh pozicionin dominues të sistemit financiar amerikan në ekonominë globale dhe rëndësinë e dollarit amerikan për sistemin monetar ndërkombëtar.”

 

The post FMN paralajmëron se qëndrueshmëria e ekonomisë globale rrezikohet nëse IA dështon appeared first on Revista Monitor.

Kina regjistron numrin më të ulët të lindjeve që nga fillimi i regjistrimeve

By: Megi Dumi
19 January 2026 at 15:48

Popullsia bie për të katërtin vit radhazi, ndërsa politikëbërësit përballen me krizën demografike

Kina vitin e kaluar regjistroi numrin më të ulët të lindjeve që nga fillimi i regjistrimeve, duke shënuar vitin e katërt radhazi të rënies së popullsisë, teksa politikëbërësit po përballen me një krizë demografike.

Qeveria raportoi se në vitin 2025 lindën 7.92 milionë foshnja, nga 9.54 milionë një vit më parë, duke shënuar numrin më të ulët të lindjeve që nga viti 1949. Vitin e kaluar, 11.31 milionë njerëz vdiqën. Popullsia e Kinës ra me 3.39 milionë, në 1.405 miliardë.

Këto shifra, të cilat vijnë pas një rritjeje të njëhershme të lindjeve në vitin 2024, tregojnë se Kina ende nuk po përfiton nga masat që synojnë të rrisin normën e fertilitetit, numrin mesatar të fëmijëve që lind një grua gjatë jetës së saj, pas lehtësimit të politikës së “një fëmije” në vitin 2016.

Demografët kanë paralajmëruar se rënia e popullsisë së Kinës do të përshpejtohet ndjeshëm, teksa brezat e pasluftës me lindshmëri të lartë do të ndahen nga jeta. Në vitin 2024, një studim i OKB-së parashikoi se Kina do të tkurret nga 1.4 miliardë banorë në vitin 2024 në 1.3 miliardë deri në vitin 2050, duke arritur në 633 milionë deri në vitin 2100.

Në vitin 2024 pati një shtysë të lehtë të normës së lindjeve, viti i dragoit, që shihet si një vit me ogur të mirë për lindjet. Kjo rritje, e para që nga viti 2016, shtoi shpresat se politikat pro-lindshmërisë të qeverisë po kishin ndikim.

Megjithatë, analistët presin që Kina të vazhdojë të ketë gjithnjë e më pak lindje, teksa popullsia e saj bëhet më e pasur dhe më e arsimuar.

Vitin e kaluar, Pekini lehtësoi rregullat për regjistrimin e martesave, në përpjekje për të nxitur çiftet të martohen. Më parë, çiftet duhej të regjistronin martesën në vendin e regjistrimit të familjes së tyre, ose hukou, një problem për miliona punëtorë emigrantë që jetojnë jashtë provincës së origjinës.

Edhe pse ndryshimi i rregullit solli një rritje të lehtë të numrit të martesave, ekspertët thanë se pesimizmi i vazhdueshëm për ekonominë i ka dekurajuar njerëzit të martohen dhe të kenë fëmijë.

Asnjë nga nismat nuk ka pasur shumë sukses sepse ato nuk arrijnë të identifikojnë çështjet kyçe që i pengojnë çiftet të kenë fëmijë. Është e nevojshme të reformohen sistemi i sigurimeve shoqërore dhe ai tatimor dhe të forcohen vlerat familjare, për të siguruar që lindja e fëmijëve të shpërblehet si materialisht, ashtu edhe moralisht.

Norma e fertilitetit në Kinë është tani 0.98, shumë më poshtë se niveli 2.1 i nevojshëm që popullsia të mbetet e qëndrueshme. Kina përbën 17 për qind të popullsisë globale, por vetëm 6 për qind të lindjeve, një nivel i krahasueshëm me Nigerinë.

Rënia e popullsisë ka pasoja të gjera për ekonominë kineze. Ndërsa numri i punëtorëve që paguajnë taksa tkurret, Pekini do ta ketë gjithnjë e më të vështirë të mbështesë një numër në rritje pensionistësh.

Të dhënat e popullsisë u publikuan krahas të dhënave ekonomike që treguan se ekonomia e Kinës u zgjerua me 5 për qind në vitin 2025.

Pekini ka vënë theks më të madh te automatizimi, veçanërisht në sektorin e prodhimit, i cili është shndërruar gjithnjë e më shumë në një motor qendror të rritjes ekonomike të vendit pas krizës së pasurive të paluajtshme në vitin 2021.

Politikëbërësit po parashikojnë se kjo mund të zbusë një pjesë të ndikimit të plakjes së fuqisë punëtore, duke zëvendësuar njerëzit me robotë. Kina e tejkalon ndjeshëm pjesën tjetër të botës në këtë drejtim, me rreth 280,000 robotë industrialë të rinj çdo vit, ose gjysmën e totalit global, sipas Federatës Ndërkombëtare të Robotikës. / FT

The post Kina regjistron numrin më të ulët të lindjeve që nga fillimi i regjistrimeve appeared first on Revista Monitor.

Rrjeti telefonik Verizon kompenson klientët e prekur nga ndërprerja masive me 20 dollarë

By: Megi Dumi
16 January 2026 at 09:55

Verizon do t’u ofrojë klientëve të prekur nga një ndërprerje shtatëorëshe e shërbimit kompensim prej 20 dollarësh, konfirmoi kompania për USA TODAY

Ndërprerja më e madhe e rrjetit celular në SHBA Verizon, filloi rreth orës 12:30 pasdite të mërkurën, më 14 janar, dhe preku më shumë se 1.5 milionë klientë, sipas të dhënave nga shërbimi i monitorimit të ndërprerjeve Downdetector.

Nuk ka asnjë tregues se ndërprerja e shërbimit ishte rezultat i një sulmi kibernetik, por më tepër i një problemi softuerik që është ende nën hetim, sipas një deklarate të Verizon të publikuar të enjten, më 15 janar.

Klientët e Verizon të prekur nga ndërprerja e shërbimit do të marrin si kompensim 20 dollarë, i cili do të jetë i disponueshëm në aplikacionin celular myVerizon, konfirmoi kompania.

Verizon, deri më 15 janar, nuk kishte dhënë një datë apo orë specifike se kur shpërblimi monetar prej 20 dollarësh do të ishte i disponueshëm. Klientët që do të përfitojnë kreditë do të njoftohen me mesazh me tekst, sipas një deklarate të Verizon.

Ndërprerja ishte e përhapur në të gjithë Shtetet e Bashkuara, me përqendrimet më të larta të raportimeve në New York City, Atlanta, Charlotte (Karolina e Veriut), Houston dhe Brooklyn, New York, sipas Downdetector.

Ndërprerja e gjerë e shërbimit u shkaktua nga një problem softuerik dhe kompania është duke “kryer një rishikim të plotë të asaj që ndodhi”, thuhet në një deklaratë të Verizon.

Në shtator të vitit 2024, një ndërprerje e ngjashme dhe po aq e përhapur e Verizon preku më shumë se 100,000 persona dhe raportohet se u hetua nga Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC). / USA Today

The post Rrjeti telefonik Verizon kompenson klientët e prekur nga ndërprerja masive me 20 dollarë appeared first on Revista Monitor.

Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord teksa tensionet globale shtohen

15 January 2026 at 14:00

Edhe kallaji arrin një kulm të ri, ndërsa metalet zgjasin ecurinë e fortë të kohëve të fundit

Çmimet e arit, argjendit, bakrit dhe kallajit kapërcyen nivele rekord, teksa shqetësimet për një ndërhyrje ushtarake të SHBA-së në Iran dhe për pavarësinë e Rezervës Federale ndihmuan në zgjatjen e rritjeve të tyre të fundit dramatike.

Ari, i cili është dyfishuar në çmim në më pak se dy vjet dhe që tashmë është rritur me 8% që nga fillimi i këtij viti, u rrit deri në 1.1%, duke arritur një rekord të ri prej 4,641 dollarësh për ons, teksa investitorët kërkuan asete të sigurta. Argjendi kaloi për herë të parë pragun e 90 dollarëve, duke u rritur deri në 6% në 92.24 dollarë.

Bakri dhe kallaji, të cilët kanë qenë në rritje të fortë gjatë muajve të fundit, arritën gjithashtu nivele të reja rekord, përkatësisht 13,407 dhe 54,760 dollarë për ton.

“Gjërat po lëvizin kaq shpejt, sa çmimet po tejkalonë parashikimet e të gjithëve”, tha Helen Amos, analiste në BMO. “Shpejtësia e lëvizjes, veçanërisht për argjendin, kallajin dhe bakrin, po i bën investitorët institucionalë mjaft nervozë.

“Nuk ka asnjë precedent që mund të mbaj mend në 20 vjet që të katër metalet të arrijnë kulmin në të njëjtën kohë”, shtoi Amos.

Kulmet e rralla të njëkohshme pasqyrojnë shqetësimet e investitorëve për rritjen e tensioneve globale, më pak se një javë pasi SHBA-ja kapi presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro.

Protesta të gjera në Iran, së bashku me komentet e presidentit amerikan Donald Trump, i cili sugjeroi se Amerika do t’i ndihmonte protestuesit përballë një goditjeje brutale, kanë ushqyer spekulimet për një ndërhyrje ushtarake amerikane atje.

“Kjo është tashmë një tregti globale e bazuar në vrullin e momentit, jemi në territor të panjohur”, tha Tom Price, analist në Panmure Liberum, duke shtuar se ishte e rrallë që metalet bazë të nxiteshin nga shqetësime gjeopolitike.

“Për bakrin dhe kallajin, kjo nuk ka asnjë lidhje me faktorët e tyre tradicionalë, me ofertën dhe kërkesën”, tha ai.

Ndërkohë, shqetësimet e investitorëve për pavarësinë e Rezervës Federale të SHBA-së janë shtuar pasi kryetari i saj, Jay Powell, tha gjatë fundjavës se prokurorët amerikanë kishin nisur një hetim penal ndaj tij lidhur me rinovimin e selisë së bankës qendrore.

Powell tha se akuzat ishin një “pretekst” për të kufizuar pavarësinë e Fed, në mes të presionit të vazhdueshëm nga Shtëpia e Bardhë për të ulur normat e interesit.

Hetimi ndaj Powell “po përshkallëzon pasigurinë” dhe po krijon një “shtysë afatgjatë” për arin dhe argjendin, tha Rhona O’Connell, analiste në StoneX.

Shqetësimet për tarifat amerikane mbi bakrin dhe argjendin kanë krijuar gjithashtu një grumbullim të pazakontë të metalit fizik brenda vendit, me stoqe shumë më të larta se mesataret historike. Më shumë qartësi mbi tarifat e mundshme për mallrat pritet në ditët në vijim, kur SHBA-ja të publikojë përfundimet e hetimit sipas Seksionit 232 mbi mineralet kritike.

Kallaji është rritur ndjeshëm muajt e fundit, pasi mbyllja e një miniere të madhe në Mianmar ka ulur prodhimin global.

Platini gjithashtu është përfituar nga rritja e përgjithshme e metaleve, duke arritur një nivel të ri të lartë prej 2,478 dollarësh për ton më 29 dhjetor. / FT

 

The post Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord teksa tensionet globale shtohen appeared first on Revista Monitor.

FMN ushtron presion mbi qeveritë që të rrisin mbështetjen për punonjësit e larguar nga IA

By: Megi Dumi
15 January 2026 at 12:00

Analiza gjen prova se teknologjia po ndikon në paga dhe punësim në sektorë të caktuar

Rritja e inteligjencës artificiale po ndikon tashmë në paga dhe punësim në profesionet e ekspozuara ndaj automatizimit, ka konstatuar një studim i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili u ka bërë thirrje qeverive të ofrojnë më shumë mbështetje për punëtorët që humbasin vendet e punës për shkak të kësaj teknologjie.

Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, tha se politikëbërësit duhet të shqyrtojnë gjithashtu rikonceptimin e arsimit, në mënyrë që të rinjtë që hyjnë në tregun e punës të mund të përdorin inteligjencën artificiale “në vend që të konkurrojnë me të”.

“Pesha e kësaj çështjeje shkon përtej ekonomisë. Puna u jep njerëzve dinjitet dhe qëllim në jetë. Kjo është ajo që e bën transformimin nga inteligjenca artificiale kaq vendimtar,” tha ajo përpara takimit vjetor të liderëve botërorë dhe drejtuesve të biznesit në Davos të Zvicrës, javën e ardhshme.

Fondi analizoi miliona shpallje pune online dhe profile punëtorësh në gjashtë ekonomi: SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Danimarkën, Brazilin dhe Afrikën e Jugut.

Kjo analizë është e rëndësishme sepse kërkimet mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në tregun e punës deri tani janë mbështetur kryesisht në të dhëna nga SHBA-ja, ku adoptimi i saj është më i avancuar.

Studimet e mëparshme nuk kanë gjetur prova përfundimtare se inteligjenca artificiale ka çuar në shkarkime masive, edhe pse disa prej tyre tregojnë një efekt më të qartë në punësimin fillestar dhe në profesione të caktuara, si zhvillimi i softuerëve.

Analiza e FMN-së zbuloi se një në dhjetë shpallje pune kërkonte të paktën një aftësi të re që pothuajse nuk ekzistonte një dekadë më parë, si aftësi të lidhura me teknologjinë e informacionit ose menaxhimin e rrjeteve sociale në marketing.

Rritja e kërkesës për këto aftësi më të gjera ka pasur efekt pozitiv në paga dhe punësim, tha FMN-ja. Shpalljet që përfshinin një aftësi të re ofronin një premium page prej 3 deri në 3.4 për qind si në SHBA, ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Por kur FMN-ja shqyrtoi shpalljet që kërkonin vetëm aftësi të lidhura drejtpërdrejt me inteligjencën artificiale, rritja e kërkesës për to nuk e rriti nivelin e përgjithshëm të punësimit. Përkundrazi, ajo çoi në humbje vendesh pune në profesione ku punëtorët ishin më të cenueshëm nga zëvendësimi i plotë me teknologji të reja. FMN nuk specifikoi se cilat profesione ishin më të ekspozuara, por theksoi se vendet e punës në nivelet fillestare kishin një ekspozim më të lartë ndaj inteligjencës artificiale.

Pas pesë vitesh, punësimi ishte 3.6 për qind më i ulët në rajonet me kërkesë më të lartë për aftësi të lidhura me inteligjencën artificiale, krahasuar me zona të tjera.

Ajo bëri thirrje për mbështetje më të madhe për punëtorët e zhvendosur nga inteligjenca artificiale, për t’i ndihmuar të rikualifikohen dhe të kalojnë në mundësi të reja, si dhe për forcimin e mbrojtjes sociale.

Shpalljet e punës sugjeronin se do të kishte më shumë kërkesë për punëtorë të aftë në përdorimin e inteligjencës artificiale sesa për ata që merren drejtpërdrejt me zhvillimin e saj, tha FMN-ja.

Kjo do të thotë se të rinjtë do të kenë nevojë për “aftësi njohëse, krijuese dhe teknike që e plotësojnë inteligjencën artificiale dhe i ndihmojnë ta përdorin atë, në vend që të konkurrojnë me të”, shtoi fondi. / FT

The post FMN ushtron presion mbi qeveritë që të rrisin mbështetjen për punonjësit e larguar nga IA appeared first on Revista Monitor.

Marrëveshja BE–Mercosur i kthen parimet në praktikë

14 January 2026 at 12:37

Nga Carlos Cuerpo*

Kur Bashkimi Europian nisi negociatat tregtare me bllokun tregtar të Amerikës së Jugut, Mercosur, në vitin 1999, bota ishte e mbushur me shpresë. Euro sapo kishte debutuar në tregjet globale; Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke kishin dalë nga prapa Perdes së Hekurt dhe po i bashkoheshin NATO-s në një moment historik pas Luftës së Ftohtë; dhe një valë e re demokratizimi po përhapej nëpër kontinente.

Më shumë se një çerek shekulli më vonë, megjithatë, bota duket shumë më e pasigurt dhe më e rrezikshme. Luftërat tregtare, shtrëngimi ekonomik dhe ushtarak, si dhe një shpërfillje gjithnjë e më e madhe ndaj normave globale po gërryejnë rendin liberal që solli dekada prosperiteti dhe sigurie të përbashkët.

Në këtë sfond, nënshkrimi këtë javë në Asunción të Paraguait i një marrëveshjeje BE–Mercosur, e vonuar prej kohësh, dërgon një mesazh të qartë shprese: Europa do të qëndrojë e vendosur në mbrojtjen e sistemit tregtar dhe shumëpalësh të bazuar në rregulla, mbi të cilin është ndërtuar dhe prej të cilit kanë lulëzuar demokracia dhe tregtia e hapur.

Në një kohë kur “rregulli i më të fortit” duket se po rikthehet, Europa duhet të projektojë lidership global përmes vlerave dhe parimeve të saj, jo përmes forcës brutale. Bashkëpunimi dhe integrimi duhet të mbizotërojnë mbi kërcënimet dhe unilateralizmin. Kjo është e vetmja mënyrë për të krijuar prosperitet për të gjithë.

Marrëveshja me Argjentinën, Brazilin, Paraguain dhe Uruguain mishëron angazhimin e BE-së ndaj këtyre parimeve. Si marrëveshja më e madhe tregtare që BE-ja ka përfunduar ndonjëherë, ajo do të krijojë zonën më të madhe tregtare në botë, duke përfshirë gati një të katërtën e ekonomisë globale. Duke mbuluar një popullsi të kombinuar prej më shumë se 700 milionë banorësh, marrëveshja hap tregje të reja të gjera për bizneset në të dy anët e Atlantikut, tregje që kanë uri për qartësi dhe parashikueshmëri në mes të mjegullës së proteksionizmit dhe pasigurisë së tarifave që ndryshojnë vazhdimisht. Ajo gjithashtu e pozicionon Europën në mënyrë strategjike në një rajon me potencial të jashtëzakonshëm rritjeje. Eksportet europiane drejt Mercosur pritet të rriten me gati 70%, dhe kompanitë e BE-së mund të kursejnë rreth 4 miliardë euro në vit nga detyrimet doganore.

Ndryshe nga marrëveshjet tregtare të viteve 1990, kjo është një marrëveshje moderne me një shtrirje më të gjerë për të nxitur qëndrueshmëri të vërtetë ekonomike. Ajo përfshin angazhime të zbatueshme për klimën dhe punën, dhe do të hapë sektorë shërbimesh dhe tregje të prokurimeve publike, duke mbështetur krijimin e vendeve të punës me cilësi të lartë në financë, telekomunikacion dhe teknologji. Ajo gjithashtu forcon autonominë strategjike të Europës duke nxitur sisteme pagesash ndërkufitare dhe duke përforcuar rolin e euros në tregtinë ndërkombëtare dhe si monedhë rezervë.

Qasja ndaj mineraleve kritike si litiumi, kobalti dhe metalet e rralla, do të reduktojë varësitë e Europës dhe do të sigurojë zinxhirët e furnizimit për tranzicionin e gjelbër dhe atë dixhital. Me kërkesën globale për këto minerale që pritet të rritet katër deri në gjashtë herë deri në vitin 2040, marrëveshja i jep BE-së një avantazh konkurrues në sektorë që variojnë nga automjetet elektrike dhe energjia e rinovueshme deri te mbrojtja.

Marrëveshja është gjithashtu e balancuar. Ajo ofron masa mbrojtëse për fermerët europianë duke ruajtur standardet strikte të sigurisë ushqimore të BE-së dhe duke zbatuar kontrolle të tjera, ndërkohë që hap mundësi për sektorin europian agro-ushqimor lider në botë. Produkte spanjolle të regjistruara dhe të mbrojtura, si vaji i ullirit dhe vera, pritet të përfitojnë ndjeshëm nga akses më i mirë në tregjet e Amerikës së Jugut, dhe marrëveshja u jep europianëve akses më të mirë në mallra si soja, duke ndihmuar në diversifikimin e burimeve të furnizimit.

Më e rëndësishmja, marrëveshja riafirmon angazhimin e Europës për të rifituar zërin e saj në skenën botërore. Ndërsa të tjerët kthehen nga brenda, BE-ja po zgjeron rrjetin e aleatëve strategjikë, duke negociuar marrëveshje të reja ose të përditësuara tregtare me Indinë, Tajlandën dhe Malajzinë, ndër të tjera.

Me shumicën e shteteve anëtare të BE-së që u bashkuan për të kapërcyer rezistencën ndaj marrëveshjes me Mercosur, blloku ka treguar se mund të triumfojë mbi dallimet politike brenda dhe jashtë kufijve. Të tregosh një vendosmëri të tillë është një hap thelbësor që BE-ja të forcojë besueshmërinë dhe ndikimin e saj global. E njëjta vendosmëri do të ndihmojë në përshpejtimin e përpjekjeve për të shembur barrierat e brendshme tregtare dhe për të shfrytëzuar plotësisht tregun e përbashkët dhe popullsinë prej 450 milionë banorësh. Qasja me dy shtylla e Europës, zgjerimi i rrjetit të marrëveshjeve tregtare ndërsa thellohet integrimi i brendshëm, është formula fituese për konkurrueshmërinë.

Marrëveshja me Mercosur ka rëndësi edhe më të madhe sepse partneriteti shkon përtej ekonomisë ose logjikës thjesht transaksionale. Europa dhe Amerika Latine ndajnë vlera të rrënjosura thellë: demokracinë, shtetin e së drejtës dhe angazhimin ndaj shumëpalëshmërisë.

Spanja, një nga mbështetëset më të forta të marrëveshjes, e ilustron përfitimin nga lidhjet më të ngushta me rajonin. Ajo është investitori i dytë më i madh i huaj në Brazil, gjë që ka ndihmuar shumë kompani spanjolle në sektorë si telekomunikacioni, infrastruktura dhe energjia e pastër të shndërrohen në liderë globalë.

Prandaj, Spanja e shikon këtë marrëveshje si një trampolinë për angazhim më të thellë me Amerikën Latine, një angazhim i rrënjosur në lidhjet historike dhe kulturore që bashkojnë rajonet politikisht të larmishme. Marrëveshja është provë se dallimet mund të kapërcehen përmes bashkëpunimit. Nëse duam një botë më të sigurt dhe më të parashikueshme, na duhen më shumë marrëveshje si ato BE–Mercosur.

* Carlos Cuerpo është Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Biznesit i Spanjës.

Copyright: Project Syndicate, 2026.
www.project-syndicate.org

 

The post Marrëveshja BE–Mercosur i kthen parimet në praktikë appeared first on Revista Monitor.

WEF: Bashkëpunimi global është zhvendosur në favor të grupeve më të vogla të aleatëve

12 January 2026 at 12:21

Bashkëpunimi global në shkallë të gjerë po dobësohet, ndërsa lidhjet në tregti, financë dhe teknologji po zhvendosen drejt grupeve më të vogla vendesh, të ndërtuara mbi interesa të përbashkëta, sipas Forumit Ekonomik Botëror (W) të quajtur Barometri i Bashkëpunimit Global (Global Cooperation Barometer).

Sistemi global i bashkëpunimit shumëpalësh po ngadalësohet pikërisht në një moment kur krizat po shumohen, megjithatë bashkëpunimi global, i matur në tregti, kapital, teknologji, klimë, shëndetësi dhe siguri, po tregohet më elastik sesa pritej.

Me fjalë të tjera, edhe pse bashkëpunimi në përgjithësi po vazhdon me një ritëm të qëndrueshëm, ai po ndodh gjithnjë e më shumë mes grupeve më të vogla të aleatësve, dhe jo mes shumë vendeve njëkohësisht.

“Ndërsa po merr formë një epokë e re globale, multilateralizmi është nën presion, edhe pse bashkëpunimi global vazhdon të japë rezultate në disa fusha kyçe,” thuhet në raport.

Pavarësisht kësaj gjetjeje, përfundimi kryesor i raportit mbetet kryesisht optimist. Sistemi po gërryhet, por ende nuk është thyer.

Raporti argumenton se, edhe pse bashkëpunimi klasik shumëpalësh është dobësuar, koalicione alternative po mbushin boshllëkun, shpesh në formate më të ngushta, të bazuara në interesa, të cilat janë politikisht më të lehta për t’u mbajtur.

Ky ndryshim është i dukshëm edhe në të dhënat e tregtisë. Në vend të një tërheqjeje të plotë nga tregtia globale, raporti përshkruan një rirregullim të rrjedhave të mallrave përgjatë linjave gjeopolitike më elastike. Megjithatë, vendet po përpiqen ende të diversifikojnë furnitorët dhe tregjet mes partnerëve tregtarë që i konsiderojnë më të sigurt.

“Distanca mesatare gjeopolitike e tregtisë globale të mallrave ka rënë me rreth 7% mes viteve 2017 dhe 2024. Të marra së bashku, këto ndryshime sugjerojnë se tregtia globale po rishpërndahet brenda rrjeteve të përputhura, ndërkohë që diversifikohet mes partnerëve,” vijon raporti.

Vendet në zhvillim dhe Kina përfitojnë

Nga rishpërndarja kanë përfituar gjithashtu vendet prodhuese dhe eksportuese në zhvillim.

Në vitin 2024, ekonomitë në zhvillim dhe Kina zgjeruan pjesën e tyre të eksporteve, sipas raportit, edhe pse ekonomitë e avancuara po ashpërsojnë politikat tregtare dhe po ndërtojnë barriera rreth sektorëve strategjikë.

“Ato kanë fituar një pjesë më të madhe të eksporteve prodhuese: në vitin 2024, eksportet e tyre u rritën me 276 miliardë dollarë, ose me 5 pikë përqindje, nga të cilat Kina përbënte më shumë se gjysmën e rritjes totale.”

Sipas vlerësimit të raportit, goditjet tarifore të vitit 2025 nuk e shkatërruan tregtinë. Përkundrazi, ato përshpejtuan një riorganizim, me vëllime që vazhduan të rriten, por me modele që ndryshuan me shpejtësi, veçanërisht në importet e SHBA-së.

“Pa dyshim, një seri njoftimesh për tarifa nga SHBA-ja në vitin 2025 ngritën pikëpyetje mbi të ardhmen e tregtisë. Treguesit e hershëm sugjerojnë se, në vend që të çonin në tkurrje, këto njoftime kanë nxitur një rikonfigurim,” shpjegon raporti.

Vëllimet e tregtisë vlerësohet se u rritën në vitin 2025 me rreth 2.4%, megjithëse pak më poshtë ritmit të rritjes reale të PBB-së prej 3.2%.

Ndërsa tregtia e mallrave po riformësohet, raporti sugjeron se flukset e kapitalit dhe shërbimeve vazhdojnë të rriten, shpesh të nxitura nga qeveritë që kërkojnë të sigurojnë njohuri teknike dhe të ndërtojnë kapacitete vendase në industri të ndjeshme.

Qendra e gravitetit po zhvendoset nga globalizimi i bazuar te efikasiteti drejt investimeve të fokusuara te qëndrueshmëria, një ndryshim që kompanitë tashmë po e reflektojnë në zinxhirët e tyre të furnizimit.

Investimet e huaja direkte të përqendruara te IA

Investimet po grumbullohen rreth sektorëve strategjikë ose industrive që “formësojnë të ardhmen”. Raporti thekson një orientim më të fortë drejt gjysmëpërçuesve, infrastrukturës së inteligjencës artificiale, baterive dhe mineraleve kritike.

Megjithatë, edhe pse kapitali dhe shërbimet vazhdojnë të lëvizin, raporti argumenton se treguesit “klasikë” të bashkëpunimit shumëpalësh janë në rënie, dhe askund kjo nuk është më e dukshme sesa në ndihmën për zhvillim.

Prioritetet e donatorëve janë ngushtuar ndërsa politika po ashpërsohet dhe presioni fiskal rritet, duke i lënë buxhetet e zhvillimit më të ekspozuara ndaj rishikimeve të brendshme.

“Ndihma zyrtare për zhvillim (ODA) pati rënien më të madhe në këtë shtyllë, me 10.8% në vitin 2024. Vetëm katër vende e tejkaluan objektivin e OKB-së prej 0.7% të të Ardhurave Kombëtare Bruto. Për vitin 2025, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) vlerëson një rënie tjetër prej 9–17% të ODA-së.”

Edhe emigracioni duket se po ndryshon drejtim. Pas vitesh rritjeje, raporti vëren shenja të hershme ngadalësimi në vitin 2024 dhe një tkurrje më të fortë në 2025, ndërsa destinacionet kryesore po tërhiqen. Flukset neto të emigracionit drejt SHBA-së dhe Gjermanisë ranë me rreth 65% dhe 39% në vit në 2025.

Rënie e paqes dhe sigurisë

Paralajmërimi më i fortë i raportit lidhet me paqen dhe sigurinë, ndërsa krizat po përhapen dhe zhvendosjet po rriten.

“Numri i rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ra nga 50 në vitin 2023 në 46 në vitin 2024, dhe raporti i operacioneve shumëpalëshe të paqes ndaj konflikteve u ul me rreth 11% nga viti në vit,” thuhet në raport.

Ai argumenton se gjeopolitika po e bën më të vështirë ndërhyrjen e OKB-së dhe se misionet paqeruajtëse po shtrëngohen jo vetëm nga dinamika e vetos, por edhe nga buxhetet dhe mungesa e personelit.

Personeli i angazhuar në operacione shumëpalëshe ka rënë ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ka mandatuar asnjë operacion të ri paqeruajtës që nga viti 2014. Për më tepër, shkurtimet buxhetore kanë ushtruar presion mbi misionet ekzistuese, personeli i angazhuar në operacione shumëpalëshe të paqes ra me më shumë se 40% mes viteve 2015 dhe 2024.”

Si rezultat, thuhet në raport, roli i OKB-së po zhvendoset larg dislokimeve të mëdha dhe drejt angazhimit diplomatik dhe kornizave rajonale, edhe pse rreziqet e konfliktit po rriten.

“Në këtë kontekst, roli i angazhimit të OKB-së ka evoluar, duke u mbështetur më shumë te misionet speciale politike dhe të dërguarit specialë, paralelisht me rritjen e kornizave të drejtuara në nivel rajonal.”

Udhëheqësit e biznesit nuk e trajtojnë këtë si një çështje abstrakte gjeopolitike. Raporti konstaton se paqëndrueshmëria po depërton gjithnjë e më shumë në kushtet operative, nga sigurimet dhe rreziku i transportit detar te vendimet për investime dhe lëvizshmëria e talenteve.

Rritje e shpenzimeve për mbrojtjen

Ndërkohë, qeveritë po përgatiten për një të ardhme më të kontestuar duke rritur shpenzimet për mbrojtjen. Raporti thekson rritjen e përputhshmërisë brenda NATO-s dhe vëren se tashmë po diskutohen objektiva edhe më të larta.

“Të 32 vendet anëtare të NATO-s përmbushën objektivin e shpenzimeve për mbrojtjen prej 2% të PBB-së në vitin 2025, ndërsa më shumë se 10 prej tyre kishin mbetur nën këtë nivel një vit më parë. Me rritjen e objektivit të shpenzimeve të NATO-s në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, shpenzimet kombëtare për mbrojtjen pritet të rriten edhe më tej.”

Ky mund të jetë përfundimi më i qartë për tregjet dhe korporatat shumëkombëshe: bota nuk funksionon më mbi një sistem të vetëm operativ.

Bashkëpunimi po bëhet gjithnjë e më lokal, modular dhe kushtëzoues, një mozaik marrëveshjesh, korridore dhe koalicione që mund të mbajnë në lëvizje tregtinë dhe investimet, por që e kanë të vështirë të japin zgjidhje për problemet më të vështira kolektive.

Raporti sugjeron se bashkëpunimi global nuk po zhduket, ai po rindërtohet në fragmente. Rreziku është që bota të bëhet shumë e aftë në arritjen e marrëveshjeve selektive, ndërkohë që mbetet rrezikshëm e dobët në atë lloj veprimi shumëpalësh që parandalon përhapjen e krizave që në fillim. / Euronews

The post WEF: Bashkëpunimi global është zhvendosur në favor të grupeve më të vogla të aleatëve appeared first on Revista Monitor.

Punësimi në SHBA rritet më pak se pritshmëritë, papunësia bie

By: Megi Dumi
9 January 2026 at 16:11

Punësimi në SHBA u rrit me vetëm 50 mijë vende pune në dhjetor, dukshëm nën pritshmëritë e tregut, duke sinjalizuar një ngadalësim të mëtejshëm të tregut të punës në fund të vitit 2025. Megjithatë, norma e papunësisë zbriti lehtë në 4.4%, pasi përfundoi mbyllja e qeverisë federale, sipas të dhënave zyrtare.

Rritja e dobët u reflektua kryesisht te sektori privat, ku punësimi mbeti i vakët, ndërsa vendet e punës në industri u tkurrën sërish. Nga ana tjetër, pagat u rritën me 0.3% në dhjetor dhe shënuan një rritje vjetore 3.8% për 2025, mbi normën e inflacionit, duke treguar se presionet mbi kostot e punës mbeten të qëndrueshme.

Për gjithë vitin 2025, rritja e punësimit renditet ndër më të dobëtat që nga viti 2010. Sipas vlerësimeve të Indeed Hiring Lab, ekonomia amerikane krijoi mbi 1.4 milion vende pune më pak nga sa do të pritej nëse do të ruhej ritmi i vitit 2024. Rishikimet në rënie të të dhënave të muajve të mëparshëm kanë shtuar dyshimet mbi forcën reale të tregut të punës.

Megjithatë, pamja mbetet e paqartë. Sondazhi i familjeve tregoi punësim më të qendrueshëm dhe rënie të papunësisë, ndërsa rritja e pagave dhe rezistenca e ekonomisë, e reflektuar edhe në pritshmëritë për një tremujor të katërt të fortë në rritjen e PBB-së, e bëjnë Rezervën Federale më të kujdesshme për ulje të shpejta të normave të interesit.

Tregjet reaguan me rritje të moderuar të aksioneve, ndërsa rendimentet e obligacioneve u rritën, duke sinjalizuar se një ulje e normave në janar është pothuajse e përjashtuar.

Investitorët tani po zhvendosin vëmendjen te të dhënat e inflacionit javën e ardhshme, të cilat pritet të luajnë rol kyç në përcaktimin e hapave të ardhshëm të politikës monetare të Fed. / Bloomberg

The post Punësimi në SHBA rritet më pak se pritshmëritë, papunësia bie appeared first on Revista Monitor.

FAO: Çmimet botërore të ushqimeve ranë në dhjetor, por mbetën më të larta në 2025

9 January 2026 at 14:16

Çmimet botërore të ushqimeve ranë për të katërtin muaj radhazi në dhjetor, kryesisht nën presionin e çmimeve të produkteve të qumështit, mishit dhe vajrave bimore, duke shënuar mesataren më të ulët që nga janari 2025, njoftoi të premten Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO).

Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve i FAO-s, i cili ndjek një shportë mallrash ushqimore të tregtuara globalisht, arriti vlerën mesatare në 124.3 pikë në dhjetor, nga 125.1 pikë në nëntor dhe 2.3% më i ulët se një vit më parë.

Për të gjithë vitin 2025, mesatarja e indeksit ishte 127.2 pikë, 4.3% më i lartë se në 2024, pasi rritja e çmimeve botërore të vajrave bimore dhe produkteve të qumështit tejkaloi rëniet e kuotimeve të drithërave dhe sheqerit.

Indeksi i produkteve të qumështit ra me 4.4% në dhjetor, i nxitur nga një rënie e fortë e çmimeve të gjalpit. Megjithatë, për të gjithë vitin 2025, çmimet e produkteve të qumështit ishin mesatarisht 13.2% mbi nivelet e vitit 2024, duke reflektuar kërkesë të fortë për importe dhe furnizime të kufizuara për eksport në fillim të vitit.

Çmimet e mishit ranë me 1.3% muajin e kaluar, të udhëhequra nga rëniet në kategoritë e mishit të gjedhit dhe shpendëve, por indeksi për të gjithë vitin mbeti 5.1% mbi vlerën e vitit 2024, i mbështetur nga kërkesa e fortë globale dhe pasiguritë e lidhura me sëmundjet e kafshëve dhe tensionet gjeopolitike, tha FAO.

Çmimet e vajrave bimore u ulën lehtë me 0.2% në dhjetor, duke zbritur në nivelin më të ulët të gjashtë muajve, pasi kuotimet më të dobëta të vajit të sojës dhe të lulediellit kompensuan rritjet e vajit të palmës. Për të gjithë vitin 2025, indeksi i vajrave bimore ishte mesatarisht 17.1% më i lartë se në 2024, duke arritur nivelin më të lartë në tre vite, në kushtet e furnizimeve të ngushta globale.

Indeksi i Çmimeve të Drithërave i FAO-s u rrit me 1.7% në dhjetor, me grurin të mbështetur nga shqetësimet e ripërtërira për rrjedhat e eksporteve nga Deti i Zi dhe misrin të nxitur nga prodhimi i fortë i etanolit si në Brazil ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.

Për të gjithë vitin 2025, indeksi i drithërave ishte 4.9% nën nivelin e vitit 2024, duke shënuar rënien e tretë vjetore radhazi dhe mesataren vjetore më të ulët që nga viti 2020.

Çmimet e sheqerit u rritën me 2.4% në dhjetor, pas tre rënieve mujore radhazi, kryesisht për shkak të prodhimit më të ulët në rajonet jugore të Brazilit.

Indeksi i sheqerit arriti nivelin më të ulët të pesë viteve për 2025, me rënie 17% krahasuar me 2024, ndërsa furnizimet globale mbetën të bollshme. / Reuters

The post FAO: Çmimet botërore të ushqimeve ranë në dhjetor, por mbetën më të larta në 2025 appeared first on Revista Monitor.

Strategjia e gazit natyror të Azerbajxhanit

8 January 2026 at 15:16

Në lidhje me perspektivat e prodhimit dhe shpërndarjes së gazit natyror, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, gjatë një interviste të fundit për shtyp, u shpreh si më poshtë:

“Eksportet tona të gazit po rriten si në vëllim ashtu edhe në shtrirje gjeografike. Deri tani, ne kemi furnizuar me gaz 14 vende, 11 prej tyre në mënyrë të rregullt. Ka vende që kanë marrë gazin tonë në vitin 2024, por më pas e kanë ndërprerë për shkak të burimeve të tjera. Kjo është një çështje kërkese: sa herë që kanë nevojë, ne fillojmë furnizimin; kur nuk kanë nevojë, e ndërpresim. Por në total, mbulimi gjeografik i gazit të transportuar me tubacione nga Azerbajxhani përfshin 14 vende dhe këtë vit do t’i shtohen edhe dy vende të tjera evropiane. Pra, në total do të jenë 16 vende, dhe ky është numri më i madh sa i përket furnizimit me gaz përmes tubacioneve. Asnjë vend tjetër në botë nuk furnizon me gaz përmes tubacioneve kaq shumë vende sa Azerbajxhani. Eksportet tona vitin e kaluar tejkaluan 25 miliardë metra kub, me potencial për rritje, dhe ka dy burime të kësaj rritjeje.Së pari, siç e thashë, energjitë e rinovueshme. Sa më shumë energji të rinovueshme të kemi, aq më shumë gaz do të kursejmë për eksport. Së dyti, prodhimi i ri nga burimet ekzistuese ose nga fusha të reja. Ndër to, presim prodhim të ri nga  vendburim i thellë gazi ‘Azeri–Chirag–Gunashli’. Siç e dini, kjo fushë prodhon shumë naftë, por ka edhe rezerva të mëdha gazi të vendosura në thellësi të mëdha, prandaj quhet gaz i thellë. Presim që prodhimi të nisë këtë vit.

Gjithashtu presim që fusha ‘Shah Deniz’ të nisë një fazë të re në vitet e ardhshme, e quajtur ‘Shah Deniz Compression’, e cila do të sigurojë gaz shtesë. Një tjetër fushë premtuese është ‘Babek’, e cila është shumë e madhe dhe ka potencial të konsiderueshëm, dhe ka një numër kompanish të interesuara për të investuar atje. Padyshim, burimi që mund të konsiderohet e krahasueshme në madhësi me ‘Shah Deniz’ është ‘Absheron’. Aktualisht ajo po prodhon fazën e saj të parë, të cilën ne e blejmë për konsum vendas. Faza e dytë e burimit ‘Absheron’ do të na japë ndoshta tre herë më shumë gaz sesa sot, kështu që do të ketë më shumë për tregjet ndërkombëtare. Gazi ynë është i nevojshëm si në vendet që tashmë e marrin dhe duan të rrisin vëllimet, ashtu edhe në vendet që ende nuk e marrin.

Siria ishte partneri ynë i ri vitin e kaluar. Dhe jemi të kënaqur që mund të ndihmojmë qeverinë siriane të reduktojë mungesën e energjisë elektrike, sepse gazi ynë i ndihmon ata – sipas vlerësimeve të ndryshme – të ulin mungesën e energjisë elektrike me rreth katër orë në ditë. Po shqyrtojmë edhe mundësinë e rritjes së furnizimit. Për shumë vende, gazi azerbajxhanas luan një rol të rëndësishëm në sigurinë energjetike. Me një sistem të diversifikuar tubacionesh dhe një reputacion të fortë si furnizues i besueshëm, së bashku me kontakte të mira politike – pasi shumica e klientëve tanë janë anëtarë të Bashkimit Evropian – të gjithë këta faktorë janë shumë pozitivë.

Gjithashtu, siç e keni vënë re, ka pasur një ndryshim  në qëndrim ndaj lëndëve djegëse fosile të cilin e kemi përjetuar disa vite më parë, kur pothuajse të gjithë dukeshin të fiksuar pas tyre dhe flitej vetëm për energji të rinovueshme. Presidenti Trump dhe administrata e tij e ndryshuan këtë qasje. Siç e dini, ai është fuqimisht kundër energjive të rinovueshme dhe në favor të lëndëve djegëse fosile. Dhe meqenëse Shtetet e Bashkuara janë një vend udhëheqës në botë, gjithçka që ndodh atje krijon impulse në drejtime të ndryshme.

E di që disa institucione financiare evropiane kanë filluar të rishqyrtojnë politikat e tyre ndaj lëndëve djegëse fosile, të cilat më parë ishin plotësisht të ndaluara. Tani po nisin të shqyrtojnë financimin e projekteve të lëndeve  djegëse fosile. Disa kompani kryesore të energjisë– madje edhe ato që kishin ndryshuar emrat e tyre  për të hequr referencat ndaj naftës – thjesht po ndiqnin trendin kryesor. Tani po kthehen te lëndët djegëse fosile. Kjo ishte e dukshme dhe, sinqerisht, qesharake.

Kur fola në COP29 këtu në Baku në nëntor 2024, si vend pritës, thashë – pa cituar veten – se ky realitet nuk mund të injorohet. U sulmova nga e gjithë komuniteti i gjelbër, duke pyetur se si një vend pritës i COP29 mund të mbështesë lëndët djegëse fosile. Unë thjesht po thosha atë që bazohej në realitet. Askush nuk mund t’i injorojë lëndët djegëse fosile sot. Pavarësisht sesa shumë nuk ju pëlqejnë, nuk mund të jetoni pa to. Nëse mund të jetoni pa to, vazhdini dhe bëjeni. Por ne duhet ta trajtojmë këtë çështje me realizëm.

Përgjegjësia e vendeve të pasura me naftë dhe gaz demonstrohet nga vende si Azerbajxhani dhe shumë të tjerë që kanë burime të bollshme të naftës dhe gazit, por që gjithashtu investojnë në energji të gjelbër. Prandaj, mendoj se tani ekziston edhe një kuptim në institucionet evropiane se kjo mani kundër lëndëve djegëse fosile duhet të marrë fund dhe se pragmatizmi dhe realizmi duhet të mbizotërojnë.

Azerbajxhani është sot një partner i pazëvendësueshëm për konsumatorët evropianë dhe do të mbetet i tillë për shumë e shumë vite në vijim. Dhe roli ynë si furnizues i besueshëm i sigurisë energjetike vetëm do të rritet. Nuk do të ulet; do të rritet. Dhe kur të shtojmë energjinë elektrike, energjinë e gjelbër dhe hidrogjenin, përfshirë hidrogjenin e gjelbër, roli ynë do të jetë edhe më i madh.”

Sipas burimeve në Ambasadën e Azerbajxhanit, Baku po bën maksimumin për të finalizuar së bashku me palën shqiptare të gjitha punët përgatitore dhe ligjore që lidhen me projektin e gazifikimit të Korçës, me qëllim kalimin sa më shpejt në fazën e ndërtimit. Në këtë mënyrë, Shqipëria do të mund t’i bashkohet familjes së vendeve anëtare të Korridorit Jugor të Gazit si një vend i ri përfitues i gazit natyror azerbajxhanas.

 

The post Strategjia e gazit natyror të Azerbajxhanit appeared first on Revista Monitor.

Miliarderët parashikuan performancën e tregut të aksioneve në 2025. Shumë prej tyre u gabuan

6 January 2026 at 11:46

Forbes pyeti 34 miliarderë në fillim të vitit 2025 se si mendonin se do të ecte indeksi S&P 500. Rezulton se as miliarderët nuk mund ta shohin të ardhmen.

Edhe mjeshtrit e tregut nuk mund ta parashikojnë të ardhmen. Në fillim të vitit 2025, ne anketuam 34 miliarderë, duke i pyetur se si mendonin se do të performonte indeksi S&P 500 gjatë vitit. Më shumë se gjysma e tyre gabuan ndjeshëm.

S&P 500 e mbylli vitin me një rritje prej 16%. Ky është një kthim mbi mesataren për indeksin, i cili historikisht ka shënuar rreth 10% rritje vjetore gjatë shtatë dekadave të fundit, megjithëse më i ulët se 23% dhe 24% në vitet 2024 dhe 2023, respektivisht. Megjithatë, miliarderët ishin më pak optimistë. Gati gjysma mendonin se tregu do të ishte i qëndrueshëm ose në rënie në vitin 2025. Një tjetër 35%, grupi më i madh nga të gjithë, parashikuan rritje, por vetëm me shifra një-shifrore. Vetëm 7 nga 34 miliarderët e anketuar, ose 21%, e parashikuan saktë që S&P do ta mbyllte vitin me një rritje midis 10% dhe 20%.

“Jam shumë optimist për inteligjencën artificiale në përgjithësi dhe për këtë arsye mendova se përfitimet e saj do të vinin shumë më herët nga sa parashikohej,” thotë investitori Samir Mane, miliarderi i parë i Shqipërisë, i cili parashikoi saktë intervalin e kthimit të S&P këtë vit. Aksionet e kompanive të mëdha të teknologjisw digjitale si Alphabet dhe Nvidia, si dhe përfitues të tjerë të Inteligjencws Artificiale si Broadcom dhe Palantir, kanë qenë forca shtytëse e rritjes sw tregut. Sipas J.P. Morgan, aksionet e lidhura me inteligjencën artificiale kanë kontribuar rreth 75% të kthimit total të S&P 500. Mane thotë se pret që edhe viti 2026 të jetë një vit i suksesshëm për indeksin, sërish falë kompanive të AI-së.

Të tjerë që, si Mane, parashikuan saktë, përfshijnë manjatën e pasurive të paluajtshme Larry Connor, sipërmarrësin e pajisjeve mjekësore Joe Kiani dhe investitorin nga Florida, si dhe pronarin e ardhshëm të Pittsburgh Penguins, David Hoffmann.

Pyet një miliarder
Forbes anketoi 34 miliarderë mbi mënyrën se si do të performonte S&P 500 në vitin 2025. Vetëm 7 prej tyre parashikuan saktë një kthim prej 10%–20%.

Në anën tjetër, 35% e miliarderëve parashikuan gabimisht se tregu do të ishte në rënie, përfshirë 9% që mendonin se rënia do të ishte mbi 20%. Ndërtuesi i shtëpive nga Florida, Pat Neal, ishte ndër skeptikët.

“Jam i befasuar që [S&P 500] shkoi mirë; unë parashikova që nuk do të ndodhte,” thotë 76-vjeçari, i cili kishte menduar se tregu do të binte me 10%–20%. “Mendova se S&P do të ndiqte më nga afër ekonominë dhe, duke qenë se jam në biznesin e ndërtimit dhe normat e interesit janë të larta, nuk isha optimist për ekonominë në tërësi apo për [indeksin]… Dhe nëse më pyesni për vitin 2026, nuk jam shumë optimist, por edhe në vitin 2025 gabova.”

Parashikime pesimiste për një kthim negativ në vitin 2025 bënë gjithashtu miliarderi francez i logjistikës Eric Hémar, miliarderi kanadez i shërbimeve financiare Stephen Smith dhe miliarderi kanadez i pasurive të paluajtshme Bill Malhotra.

Gjithsesi, këta miliarderë nuk performuan më mirë se investitorët e zakonshëm, apo as profesionistët. Që në fillim të dhjetorit 2024, Bank of America parashikonte një kthim prej 10% për vitin 2025, ndërsa Goldman Sachs dhe Morgan Stanley parashikonin rreth 7.5%. Një sondazh i Vanguard tregoi se publiku mendonte se tregu do të kthente 6.4% në vitin 2025.

Aty ku miliarderët dolën dukshëm më mirë ishte në aftësinë e tyre për të përzgjedhur aksione individuale. Forbes i pyeti gjithashtu secilin prej tyre të emërtonte një aksion që do t’ia rekomandonte dikujt për ta blerë ose mbajtur. Tre prej tyre, përfshirë Neal, zgjodhën Nvidia (me rritje 39% në vitin 2025). Zgjedhje të tjera përfshinin Howard Hughes Corporation (rritje 4%), XP (rritje 38%), Palantir (rritje 135%) dhe Robinhood (rritje 200%). Nga 18 përzgjedhjet specifike të aksioneve të propozuara nga miliarderët, vetëm dy humbën vlerë në vitin 2025: kompania indoneziane e pijeve Tanobel (rënie 37%) dhe iShares Bitcoin Trust ETF (rënie 6%).

Miliarderët e planetit po hyjnë në vitin 2026 më të pasur se kurrë dhe të pozicionuar për një tjetër vit të shkëlqyer, të paktën sipas Mane, i cili parashikoi saktë kthimin e tregut në vitin 2025. Megjithatë, ai thotë se edhe këshillat e miliarderëve duhen marrë me rezervë: “Nëse do të mund ta parashikonim në mënyrë perfekte tregun e aksioneve, nuk do të ishim miliarderë. Do të ishim trilionerë.”/ Nga Simone Melvin, Forbes

The post Miliarderët parashikuan performancën e tregut të aksioneve në 2025. Shumë prej tyre u gabuan appeared first on Revista Monitor.

Ekuilibri i fuqisë në IA

2 January 2026 at 15:00

OpenAI dhe Anthropic, kundër zhvilluesve të aplikacioneve: sindroma e Kronosit në teknologji. A do t’i gllabërojnë laboratorët aplikacionet që funksionojnë mbi modelet e tyre?, shkruan The Economist

 

Në botën zakonisht të mbushur me thashetheme të Silicon Valley, po ndodh diçka e çuditshme. Është e vështirë të gjesh një sipërmarrës të Inteligjencës Artificiale gjenerative, që të thotë ndonjë fjalë të keqe për dikë tjetër.

Ndoshta kjo lidhet me moshën. Shumë prej atyre që po nisin startup-et e tyre të IA-së kanë lindur pas filmave distopikë të fantashkencës si “The Matrix” (1999) dhe janë ende mjaft të rinj për të besuar se Inteligjenca Artificiale do të jetë një forcë e mirë për të gjithë. Për ta, edhe fjala “frenemy” (armik-mik) tingëllon shumë e ashpër.

Megjithatë, përtej kësaj harmonie të dukshme, po shfaqet një dinamikë konkurruese që do të bëhet gjithnjë e më e fortë.

Merrni shembull startup-et si Anysphere, aplikacioni Cursor i së cilës ndihmon zhvilluesit e softuerëve të shkruajnë kode programimi; Harvey, që ofron Inteligjencë Artificiale për firmat ligjore; dhe OpenEvidence, që bën të njëjtën gjë për mjekët (dhe që më 20 tetor siguroi 200 milionë dollarë financim me një vlerësim prej 6 miliardë dollarësh).

Këto aplikacione po rriten me shpejtësi duke përdorur modelet e mëdha gjuhësore (LLM) që ofrohen nga kompani si OpenAI, krijuesja e ChatGPT-së, dhe Anthropic, krijuesja e Claude.

Ata paguajnë për t’i përdorur këto modele, por ndryshe nga laboratorët e IA-së, nuk shpenzojnë miliarda në ndjekje të superinteligjencës. Kjo e bën rrugën e tyre drejt fitimit më të lehtë.

Ndërkohë, vlerësimet e larta për laboratorët e IA-së që shpenzojnë shumë para, 500 miliardë dollarë për OpenAI dhe 183 miliardë për Anthropic, tregojnë se, teksa modelet e tyre bëhen më të afta, investitorët besojnë se një ditë ata do të përvetësojnë fitimet e startup-eve që varen prej tyre.

Mendoni për laboratorët si Kronosin, titanin e mitologjisë greke që përpiqej të hante fëmijët e vet (ose si Amazon, titan i tregtisë elektronike, që prodhon produkte për të nënçmuar ata që shiten mirë në platformën e saj). Pyetja, si në mitin e Kronosit, është: a do të mundin të mbijetojnë të vegjlit dhe të luftojnë?

Vrasja e “fëmijëve” mund të ketë filluar tashmë. Startup-et janë shumë të sjellshme për të ngritur alarmin. Por Ed Zitron, autor i një buletini therës për IA-në, raportoi më 20 tetor se Anthropic kishte shpenzuar një pjesë të madhe të të ardhurave të saj këtë vit dhe vitin e kaluar për Amazon Web Services, një nga ofruesit e saj të teknologjisë cloud.

Si pasojë, tha ai, kompania prezantoi plane të reja shërbimi që rritën kostot për klientët e mëdhenj si Cursor, për të mbushur boshllëkun financiar. Anthropic thotë se paketat e shërbimit janë praktikë standarde në gjithë industrinë.

Kërcënimi shkon përtej çmimeve. Laboratorët e mëdhenj të IA-së po përpiqen të arrijnë Inteligjencën e përgjithshme Artificiale (AGI), e cila do t’i bënte modelet e tyre të afta të kryenin shumicën e detyrave që mund t’i bëjnë njerëzit, duke përfshirë edhe përputhjen apo tejkalimin e aftësive të zhvilluesve të aplikacioneve. Për momentin, mund të ketë ende hapësirë për të gjithë.

Por shenjat janë të qarta. Mjafton të shohësh fushën e programimit, ku aplikacionet me IA gjenerative janë përhapur më shpejt. Si Anthropic ashtu edhe OpenAI kanë zhvilluar mjete kodimi që rivalizojnë, me dallime të vogla, ato të Cursor-it.

Themeluesit e startup-eve mbeten çuditërisht optimistë. Ata besojnë se ekuilibri i fuqisë do të mbetet fort në favorin e tyre për të ardhmen e afërt.

Në mënyrë domethënëse, shumë prej tyre janë skeptikë ndaj AGI-së, megjithëse në mënyrë të rezervuar (njëri prej tyre i kërkoi The Economist të mos e përmendte me emër si dyshues, nga frika se mund të përjashtohej nga skena shoqërore e San Franciskos).

Ata argumentojnë se, në vend të AGI-së, aftësia që bizneset realisht kanë nevojë për të nxitur përdorimin më të gjerë të IA-së gjenerative është “Inteligjenca Artificiale e specializuar”, pra IA që fokusohet në një fushë të caktuar, si ligji apo mjekësia. Pikërisht aty shpresojnë të ruajnë avantazhin konkurrues.

Kompania Sierra, që prodhon “agjentë” të IA-së që bashkëpunojnë me njerëzit në shërbimin ndaj klientit, përdor një ilustrim për të shpjeguar këtë dinamikë. Ajo tregon majën e një ajsbergu: kjo është pjesa e tregut që shërbehet nga LLM-të (modelet e mëdha gjuhësore).

Poshtë saj ndodhen një mori procesesh të ndërlikuara biznesi që përfaqësojnë sfida dhe mundësi shumë më të mëdha

Asnjëra prej tyre nuk është e përgjithshme. Vlera, thotë bashkëthemeluesi i Sierra-s, Bret Taylor (i cili është edhe kryetar i bordit të OpenAI-së), gjendet te “gjërat më të mërzitshme, më të zakonshme… të fshehura në prapaskenën e një kompanie, që janë të ngadalta, të kushtueshme dhe me pasoja të mëdha”.

Për t’u mbështetur, zhvilluesit e aplikacioneve po eksperimentojnë me modele të reja të të ardhurave. Ata e pranojnë se, ndryshe nga valët e mëparshme të zhvillimit të softuerëve, sa më shumë të rriten dhe sa më shumë të përdorin LLM-të, aq më të larta do të jenë kostot e tyre shtesë. Për t’i kompensuar këto kosto në rritje, u nevojiten teknika të reja.

Njëra prej tyre është përdorimi i një sërë modelesh, përfshirë ato me burim të hapur, për të drejtuar pyetjet më të thjeshta atje ku përpunimi është më i lirë. Një tjetër është tarifimi i klientëve në bazë të rezultateve, e jo të përdorimit. Për shembull, Harvey mund të përballojë të përdorë modelet më të mëdha sepse firmat ligjore janë të gatshme të paguajnë për saktësi të përsosur.

Argumentet

Për më tepër, zhvilluesit e aplikacioneve argumentojnë se sa më gjatë të qëndrojnë në treg, aq më shumë të dhëna të specializuara do të grumbullojnë agjentët e tyre, duke përmirësuar performancën, njësoj si makinat me vetëdrejtim që bëhen më të besueshme sa më shumë kilometra përshkojnë.

Kjo pritet t’i bëjë ata më “ngjitës” për klientët, duke krijuar një hendek konkurrues që laboratorët e IA-së do ta kenë të vështirë ta kapërcejnë. Cursor, për shembull, përdor të dhëna në kohë reale për të përditësuar modelin e vet çdo dy orë, gjë që, sipas kompanisë, përmirëson përvojën e kodimit të klientëve.

Harvey shkon përtej dokumenteve standarde si marrëveshjet e konfidencialitetit të gjeneruara nga IA. Ai synon detyra shumë më komplekse, si ndihma në koordinimin e disa firmave ligjore gjatë një bashkimi gjigant, diçka që modelet e përgjithshme do ta kenë më të vështirë ta imitojnë.

Megjithatë, krijuesit e aplikacioneve kanë edhe mangësitë e tyre. Specializimi mund ta bëjë më të vështirë zgjerimin përtej një fushe të caktuar, si ligji, mjekësia apo shërbimi ndaj klientëve, duke kufizuar madhësinë e tregut potencial.

Modelet e përgjithshme mund të shtrihen më gjerë. Pastaj është çështja e rekrutimit. Si kompani shumë më të vogla se laboratorët e IA-së, zhvilluesit e aplikacioneve do ta kenë të vështirë të konkurrojnë në luftën e kushtueshme për talentet më të mira të IA-së. Por të gjithë do të kenë nevojë për zhvillues të nivelit të lartë për të ndërtuar agjentët më të mirë.

Megjithatë, edhe teksa laboratorët e IA-së bëhen më grabitqarë, edhe ata kanë një problem. Ka kaq pak dallim midis tyre dhe është kaq e lehtë që kompanitë e softuerëve të kalojnë nga një ofrues LLM-sh te një tjetër, saqë rrezikojnë të bëhen mallra të zakonshme.

Kjo e ka shtyrë bankën HSBC të vlerësojë në një raport të fundit se deri në vitin 2030, ofruesit e LLM-ve do të kenë vetëm 30% të tregut global prej 1.3 trilionë dollarësh për shërbimet IT të përmirësuara nga IA-ja. Pjesa tjetër do t’u përkasë zhvilluesve të softuerëve që përdorin LLM-të.

Kjo është sindroma e Kronosit. Në mitologjinë greke, Zeusi, djali më i vogël i Kronosit, mbijetoi dhe shpëtoi vëllezërit e motrat e tij. Pas një beteje të gjatë, babai i tyre u dëbua në nëntokë. Nuk është e thënë që ky të jetë fati i OpenAI apo Anthropic. Por gjithashtu, fuqia e pakufizuar e laboratorëve të IA-së nuk është e paracaktuar.

 

The post Ekuilibri i fuqisë në IA appeared first on Revista Monitor.

Ndërtoni infrastrukturën dhe Inteligjenca Artificiale do të vijë vetë

2 January 2026 at 14:00

Ekonomia e turbullt e bumit të investimeve në qendrat e të dhënave. Sa i ngjashëm është ai me flluskën e telekomunikacioneve të viteve 1990? Shkruan The Economist

 

Në pranverën e këtij viti, kompania e konsulencës McKinsey bëri një parashikim jashtëzakonisht optimist për shpenzimet kapitale në çipa, qendra të dhënash dhe energji për prodhimin e Inteligjencës Artificiale (IA): 5.2 trilionë dollarë në mbarë botën gjatë pesë viteve të ardhshme.

Më pak se gjashtë muaj më vonë, kompania po shqyrton mundësinë ta rrisë këtë vlerësim. Shifrat e raportuara në SHBA sugjerojnë se investimet në infrastrukturën për Inteligjencën Artificiale gjenerative kanë arritur kulmin.

Këto shpenzime, të theksuara nga marrëveshje për qendra të dhënash të zbuluara nga kompani si OpenAI, Nvidia dhe Oracle, synojnë të rrisin fuqinë llogaritëse që, sipas aktorëve kryesorë të sektorit, është e nevojshme për të mbështetur Inteligjencën Artificiale gjenerative. Por kërkesa, veçanërisht ajo që gjeneron të ardhura, ende nuk përputhet me pritshmëritë.

Edhe pse përdorimi i chatbot-ëve nga konsumatorët po rritet, McKinsey ka zbuluar se norma e suksesit të projekteve pilot me Inteligjencë Artificiale në kompanitë që ka anketuar është më pak se 15%, thotë Pankaj Sachdeva, partner në firmë. Ai parashikon një periudhë “pabarazie” mes ofertës dhe kërkesës që mund të zgjasë për vite me radhë.

Forca e kërkesës për Inteligjencën Artificiale gjenerative mund të jetë faktori më kritik që do të përcaktojë, nëse ky bum infrastrukture do të përfundojë me një kolaps apo jo. Por tre elemente të reja në vrullin për ndërtimin e qendrave të të dhënave shtojnë pasigurinë: vendndodhjet e tyre të largëta, kompanitë jopublike që i financojnë dhe besueshmëria e ulët financiare e disa huamarrësve.

Kjo “treshe” u kujton disa skeptikëve katastrofën e fundit të madhe infrastrukturore: bumin e telekomunikacioneve në fund të viteve 1990. Megjithatë, shumë të tjerë po mbyllin sytë dhe po hyjnë në lojë.

Gjeografia është risia më e prekshme. Qendrat e reja të të dhënave për IA po ndërtohen në zona të izoluara, larg qendrave të konsoliduara afër tregjeve të mëdha dhe nyjeve të lidhjeve ndërkombëtare, si Virxhinia e Veriut. OpenAI dhe partnerët e saj, Oracle dhe SoftBank, kanë nisur fazën e parë të projektit Stargate, një projekt infrastrukture për Inteligjencën Artificiale me vlerë 500 miliardë dollarë, i shpallur nga presidenti Donald Trump në janar, në një pjesë të Teksasit me burime të mëdha me energji diellore e të erës, si dhe me hapësirë të madhe bosh. Dakota e Veriut dhe Nju Meksiko kanë avantazhe të ngjashme.

Këto vendndodhje të reja zgjidhin një problem energjie: shumë nga qendrat ekzistuese nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për trajnimin e modeleve gjuhësore të mëdha më të fundit (LLM) të zhvilluara nga laboratorë si OpenAI.

Por izolimi sjell rreziqe për investitorët në pasuri të paluajtshme, të cilat mund të mos pasqyrohen plotësisht në normat e kthimit, thotë Gautam Bhandari nga I Squared Capital, një kompani investimesh private e specializuar në infrastrukturë.

Qendrat e të dhënave zakonisht financohen për periudha që zgjasin disa dekada, por ato që janë në pararojë të IA mund të bëhen të vjetruara shumë më shpejt, shton Bhandari.

Kjo ndodh pjesërisht për shkak të përparimit teknologjik: Nvidia, prodhuesi dominues i njësive të përpunimit grafik (GPU) të lidhura me IA, përmirëson në mënyrë të vazhdueshme efikasitetin e çipave të saj, çka mund të kërkojë përditësime të rregullta të qendrave të të dhënave, si sisteme të reja ftohjeje. Me tokë gjerësisht të disponueshme, një ndërtues rival mund të ngrejë lehtësisht një qendër të re më të mirë dhe më të lirë diku tjetër. Kjo rrit rrezikun që disa investime të mbeten “asete të bllokuara”.

Burimet e financimit të këtij bumi janë gjithashtu të reja. Deri vonë, furnizuesit kryesorë të kapitalit për qendrat e të dhënave në vendndodhje kryesore ishin investitorët e tregut të aksioneve, përmes fondeve të investimit në pasuri të paluajtshme (REIT).

Ata ndiheshin më të sigurt kur konsumi i energjisë në një qendër të dhënash ishte shumë më pak se 100 megavatë. Por në epokën e IA, kërkesat maten në gigavatë (GW), dhe kostoja mund të arrijë deri në 50 miliardë dollarë për gigavat.

Me rritjen galopante të kërkesës për kapital, fondet REIT janë kufizuar nga kapaciteti i tyre për të marrë borxhe, thotë David Guarino nga kompania kërkimore Green Street, e specializuar në tregun e pasurive tregtare. Vendin e tyre po e zënë kompanitë e kredisë private (disa prej të cilave kanë blerë ish-REIT), fondet sovrane të pasurisë, si dhe bankat.

Këto janë huadhënës të sofistikuar me burime të thella kapitali, të mësuar me llojin e financimit të projekteve që kërkon infrastruktura e IA. Por pjesëmarrja e tyre zhvendos rrezikun nga tregjet e kapitalit në ato të borxhit, duke e vendosur sistemin bankar më drejtpërdrejt përballë rrezikut nëse rriten mospagesat.

Rreziku i mospagesës përforcohet nga gjendja e dobët kreditore e disa kompanive në qendër të këtij bumi ndërtimesh. Ky nuk ishte një shqetësim i madh kur gjigantët e pasur të teknologjisë cloud si Amazon, Microsoft dhe Google përfitonin pjesën më të madhe të financimit.

“Ata janë qiramarrësit më të mirë në botë”, thotë Guarino. Por kohët e fundit, laboratorë të IA si OpenAI dhe kompani “neocloud” që japin me qira GPU kanë hyrë fuqishëm në treg, duke rritur sasinë, por duke ulur besueshmërinë financiare të pjesëmarrësve. Sa më shumë të tillë të ketë, aq më e madhe bëhet konkurrenca, presioni mbi fitimet dhe pasiguria për qëndrueshmërinë e tyre afatgjatë.

Nuk janë vetëm huadhënësit që shqetësohen për këta lojtarë të rinj. Edhe kompanitë e energjisë, zakonisht konservatore, mund të mendohen dy herë përpara se të lidhin kontrata afatgjata me ta. “Askush nuk e di se cilat nga këto kompani do të ekzistojnë pas pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitesh”, thotë Sachdeva. Për këtë arsye, shton ai, po zhvillohen skema sigurimi dhe mekanizma të tjerë financiarë për të zbutur riskun.

Gjigantët e teknologjisë si Nvidia po marrin pjesë me një rrjet financimesh të ndërsjella dhe të ndërlidhura midis kompanive, që mund të qetësojnë palët bashkëpunuese. Por nëse ndodh më e keqja, kjo ndërthurje do ta bëjë gjithë ekosistemin e Inteligjencës Artificiale më të brishtë.

Këto lidhje të ndërsjella po shtojnë shqetësimet se po formohet një flluskë infrastrukturore, e ngjashme me periudhën e vendosjes së fibrave optike dhe kabllove nënujore në fillimet e internetit.

Andrew Odlyzko nga Universiteti i Minesotës, studiues i cikleve të investimeve infrastrukturore që nga hekurudhat e shekullit XIX e deri më sot, dikur e minimizonte ndikimin ekonomik të një kolapsi të mundshëm të IA.

Ai besonte se nëse disa gjigantë teknologjikë do të detyroheshin të shlyenin investimet e tyre në qendra të dhënash, humbjet do të përfshinin vetëm fitimet e disa viteve. Tani, ai thotë se është “shumë më i alarmuar” për shkak të numrit të madh të kompanive që po bëjnë premtime të mëdha investimesh.

Ai sheh një situatë paralele me bumin e investimeve të fundit të viteve 1990 që kulmuan me krizën “dotcom”. Marrëveshje të propozuara, si investimi potencial prej 100 miliardë dollarësh i Nvidia-s në OpenAI, nëse blen deri në 10 GW GPU, i kujtojnë atij marrëveshjet e financimit të Nortel me blerësit e pajisjeve të tij gjatë flluskës së telekomunikacioneve.

Të tjerë, megjithatë, theksojnë dallimet. Nick Del Deo nga kompania kërkimore MoffettNathanson thotë se gjatë bumit të telekomunikacioneve u shtruan kabllo pa pasur klientë të garantuar. Sot, qendrat e të dhënave ndërtohen vetëm pasi palët nënshkruajnë kontrata për to, edhe pse detajet e këtyre kontratave do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse kthimet justifikojnë riskun.

Për momentin, fitimet potenciale janë aq joshëse sa paratë po derdhen me vrull, thotë ai. Zëra optimistë si Sam Altman, drejtori ekzekutiv i OpenAI, argumentojnë se rreziqet e mungesës së ndërtimit janë të paktën po aq serioze sa ato të tepricës së ndërtimit, për shkak të potencialit ekonomik afatgjatë të Inteligjencës Artificiale gjenerative.

Mund të ndodhë që, edhe nëse ka tepricë kapacitetesh në qendrat më të avancuara të të dhënave, ajo të shfrytëzohet për funksionimin, e jo trajnimin, e modeleve të mëdha të gjuhës, thotë Sachdeva.

Por kjo na rikthen te pyetja thelbësore: kur do të arrijë kërkesa për chatbot-ët dhe aplikacionet e Inteligjencës Artificiale gjenerative nivelin e ambicieve të atyre që po ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme për to? Kjo mbetet pasiguria më intriguese nga të gjitha.

 

 

The post Ndërtoni infrastrukturën dhe Inteligjenca Artificiale do të vijë vetë appeared first on Revista Monitor.

Një teknologji normale

1 January 2026 at 16:00

Po sikur Inteligjenca Artificiale të jetë thjesht një teknologji “normale”? Rritja e saj mund të ndjekë rrugën e revolucioneve të mëparshme teknologjike, shkruan The Economist

 

Opinioneve për Inteligjencën Artificiale (IA) u mungon një qasje e mesme. Në një ekstrem është vizioni utopik se IA do të shkaktojë rritje të pakufizuar ekonomike, do të përshpejtojë kërkimin shkencor dhe ndoshta do t’i bëjë njerëzit të pavdekshëm.

Në ekstrem tjetër është vizioni distopik se IA do të shkaktojë humbje të menjëhershme të vendeve të punës dhe tronditje ekonomike, dhe ndoshta do të dalë jashtë kontrollit duke zhdukur njerëzimin.

Prandaj një artikull i botuar më herët këtë vit nga Arvind Narayanan dhe Sayash Kapoor, dy shkencëtarë kompjuterikë në Universitetin Princeton, bie në sy për mënyrën e matur dhe të pazakontë me të cilën e trajton IA: si një “teknologji normale”. Ky punim ka nxitur shumë debat mes studiuesve të IA-së dhe ekonomistëve.

Të dyja qasjet, utopike dhe distopike, shkruajnë autorët, e trajtojnë IA-në si një Inteligjencë të paprecedentë me aftësi për të përcaktuar të ardhmen e vet, që do të thotë se analogjitë me shpikjet e mëparshme dështojnë.

Narayanan dhe Kapoor e hedhin poshtë këtë dhe përcaktojnë atë që ata e shohin si skenarin më të mundshëm: që IA do të ndjekë trajektoren e revolucioneve të kaluara teknologjike.

Ata më pas shqyrtojnë se çfarë do të nënkuptonte kjo për adoptimin e IA-së, punësimin, rreziqet dhe politikat. “Trajtimi i IA-së si teknologji normale çon në përfundime tejet të ndryshme rreth masave mbrojtëse krahasuar me trajtimin e IA-së si të ishte njerëzore”, vërejnë ata.

Ritmi i adoptimit të IA-së, argumentojnë autorët, ka qenë më i ngadaltë se ai i inovacionit. Shumë njerëz përdorin mjete IA herë pas here, por me një intensitet të lartë në SHBA (në orë përdorimi në ditë) që mbetet ende i ulët si pjesë e orëve të përgjithshme të punës.

Që adoptimi të mbetet pas inovacionit nuk është për t’u habitur, sepse u duhet kohë njerëzve dhe kompanive të përshtatin zakonet dhe proceset e punës me teknologji të reja.

Adoptimi pengohet gjithashtu nga fakti se shumë njohuri janë të pashkruara dhe specifike për organizatën, të dhënat mund të mos jenë në formatin e duhur dhe përdorimi i tyre mund të kufizohet nga rregulloret.

Kufizime të ngjashme ishin në vend një shekull më parë, kur fabrikat po elektrifikoheshin: ky proces zgjati disa dekada, sepse kërkonte rikonceptim total të strukturës së ambienteve, proceseve dhe organizimit.

Për më tepër, kufizimet mbi ritmin e vetë inovacionit të IA-së mund të jenë më domethënëse nga sa duken, argumenton artikulli, sepse shumë teknologji të reja (si zhvillimi i barnave, makinat pa shofer apo edhe thjesht rezervimi i një pushimi) kërkojnë testime të gjera në botën reale.

Kjo mund të jetë e ngadaltë dhe e kushtueshme, veçanërisht në fusha kritike për sigurinë që janë të rregulluara rreptësisht. Si rezultat, ndikimet ekonomike “ka të ngjarë të jenë graduale”, përfundojnë autorët, në vend që të përfshijnë automatizimin e menjëhershëm të një pjese të madhe të ekonomisë.

Edhe një përhapje e ngadaltë e IA-së do të ndryshonte natyrën e punës. Meqenëse më shumë detyra bëhen të përshtatshme për automatizim, “një përqindje gjithnjë e më e madhe e punëve dhe detyrave njerëzore do të lidhen me kontrollin e IA-së”.

Këtu ka një analogji me Revolucionin Industrial, në të cilin punëtorët kaluan nga kryerja e detyrave manuale, si thurja, në mbikëqyrjen e makinave që bënin ato detyra, si dhe trajtimin e situatave që makinat nuk mund t’i zgjidhnin (si ndërhyrja kur ato ngecnin).

Në vend që IA të vjedhë punët në tërësi, punët mund të përfshijnë gjithnjë e më shumë konfigurimin, monitorimin dhe kontrollin e sistemeve të bazuara në IA. Pa mbikëqyrjen njerëzore, spekulojnë Narayanan dhe Kapoor, IA mund të “priret më tepër për gabime për t’u konsideruar me vlerë ekonomike”.

Pasojat

Kjo, nga ana tjetër, ka pasoja për rrezikun e IA-së. Vlen të përmendet se autorët kritikojnë theksin mbi “përshtatjen” e modeleve të IA-së, që do të thotë përpjekje për të siguruar që rezultatet të përputhen me synimet e krijuesve të tyre njerëzorë. Nëse një rezultat i caktuar është i dëmshëm shpesh varet nga konteksti që njerëzit mund ta kuptojnë, por modeli nuk e zotëron, argumentojnë ata.

Një model i kërkuar të shkruajë një email bindës, për shembull, nuk mund të dallojë nëse mesazhi do të përdoret për marketing i ligjshëm apo email mashtrues (phishing). Të përpiqesh të bësh një model IA që nuk mund të keqpërdoret “është si të përpiqesh të bësh një kompjuter që nuk mund të përdoret për gjëra të këqija”, shkruajnë autorët.

Në vend të kësaj, ata sugjerojnë që mbrojtjet kundër keqpërdorimit të IA-së, për shembull për të krijuar viruse kompjuterike (malware) ose armë biologjike, duhet të fokusohen më tej, duke forcuar masat ekzistuese mbrojtëse në kibernetikë dhe biosiguri. Kjo gjithashtu rrit qëndrueshmërinë ndaj formave të këtyre kërcënimeve që nuk përfshijnë IA.

Skenarët à la Terminator i përkasin fantazisë, jo realitetit

Një mendim i tillë sugjeron një sërë politikash për të ulur rrezikun dhe për të rritur qëndrueshmërinë. Këto përfshijnë mbrojtjen e sinjalizuesve (siç shihet në shumë industri të tjera), detyrimin për të zbuluar përdorimin e IA-së (siç ndodh me mbrojtjen e të dhënave), regjistrimin për të gjurmuar shpërndarjen (si me makinat dhe dronët) dhe raportimin e detyrueshëm të incidenteve (si me sulmet kibernetike).

Me pak fjalë, artikulli përfundon se mësimet nga teknologjitë e mëparshme mund të zbatohen me sukses tek IA, dhe trajtimi i saj si “normale” çon në politika më të arsyeshme sesa trajtimi i saj si superinteligjencë e afërt.

Artikulli nuk është pa të meta. Në disa raste, ai lexohet si një polemikë kundër hiperbolës së IA-së në përgjithësi. Është i kufizuar në disa aspekte, deklaron bindje si fakte dhe jo të gjitha argumentet e tij janë bindëse, edhe pse e njëjta gjë vlen për shkrimet utopike dhe distopike.

Edhe pragmatistët e IA-së mund të mendojnë se autorët janë shumë indiferentë ndaj potencialit të tronditjes së tregut të punës, nënvlerësojnë shpejtësinë e adoptimit të IA-së, janë shumë përçmues ndaj rreziqeve të mospërshtatjes dhe mashtrimit, dhe të kënaqur me nivelin ekzistues të rregullimit.

Parashikimi i tyre se IA nuk do të jetë në gjendje të “tejkalojë në mënyrë domethënëse njerëzit e trajnuar” në parashikim apo bindje, duket çuditërisht tepër i sigurt. Dhe edhe nëse skenarët utopikë dhe distopikë janë të gabuar, IA mund të jetë ende shumë më transformuese sesa e përshkruajnë autorët.

Por shumë njerëz, kur lexojnë këtë kundërshtim të idesë se IA është diçka e jashtëzakonshme, do të bien dakord. Qasja e mesme është më pak dramatike sesa parashikimet për një “shpërthim të shpejtë” ose apokalips, prandaj nuk merr shumë vëmendje. Kjo është arsyeja pse autorët e shohin të dobishme të artikulojnë këtë pozicion: sepse ata besojnë se “një version i vizionit tonë është gjerësisht i përhapur”.

Në mes të shqetësimeve aktuale për qëndrueshmërinë e investimeve në IA, artikulli i tyre ofron një alternativë çuditërisht të zakonshme dhe madje edhe të mërzitshme ndaj histerisë për IA-në.

 

 

The post Një teknologji normale appeared first on Revista Monitor.

Qark i mbyllur

1 January 2026 at 15:00

Çarje në fasadën dominuese të OpenAI. Një marrëveshje mes Anthropic, Microsoft dhe Nvidia po e bën ekosistemin e inteligjencës artificiale më të qarkullueshëm dhe më pak të varur nga një aktor i vetëm, shkruan The Economist

 

Peizazhi teknologjik i shekullit XXI është ndërtuar me logjikën e “fituesi i merr të gjitha”. Ai nisi me monopolin e Windows të Microsoft në fund të viteve 1990. Që atëherë, Google, në pronësi të Alphabet, ka dominuar kërkimin online dhe Amazon është bërë mbreti i tregtisë elektronike.

Edhe Meta ka mbuluar një pjesë të madhe të botës me rrjetet e saj sociale, ndonëse më 18 nëntor, një gjykatës në Uashington, DC, vendosi që Meta të mos shpallej zyrtarisht si monopol.

Nuk është çudi që me ngritjen e Inteligjencës Artificiale gjeneruese, të gjithë kanë nxituar të jenë, nëse jo fitues absolut, të paktën pjesë e ekipit fitues. Që nga dalja në treg e ChatGPT në fund të vitit 2022, OpenAI ka qenë kompania që duhej mposhtur.

Por dominimi i saj është nën kërcënim. Kjo u theksua më 18 nëntor, kur Microsoft dhe Nvidia, dy mbështetës të mëdhenj të OpenAI, bashkuan forcat me Anthropic, rivali i madh i krijuesit të ChatGPT, i cili deri më tani ishte financuar nga Amazon dhe Google. Po atë ditë, Google sfidoi me një model të ri.

Marrëveshja me Anthropic mban shumë nga shenjat e shpenzimeve të tepruara që kanë karakterizuar bumin e IA. Nvidia dhe Microsoft u zotuan të investojnë 15 miliardë dollarë në Anthropic, e cila, nga ana e saj, do të shpenzojë 30 miliardë dollarë në platformën cloud të Microsoft Azure gjatë një periudhe të pacaktuar, mbështetur nga çipat e AI të Nvidias.

Jo shumë kohë më parë, një rreth vicioz i tillë, me OpenAI në qendër të karuselit, i mahniste tregjet. Tani investitorët janë trembur; aksionet e Microsoft ranë me 3% pas njoftimit.

Angazhimet e shumta dhe të ndërlikuara të OpenAI me kompani të ndryshme shpjegojnë pjesërisht ndryshimin e besimit. Gil Luria i D.A. Davidson, firmë investimesh, e lidh shitjen masive të aksioneve të teknologjisë këtë muaj me shtatorin, kur OpenAI ra dakord të shpenzojë 300 miliardë dollarë gjatë pesë viteve për kapacitete kompjuterike nga Oracle, dhe Nvidia, nga ana e saj, deklaroi se do të investonte deri në 100 miliardë dollarë në OpenAI.

Kjo shënoi nisjen e angazhimeve për shpenzime 1.4 trilionë dollarë nga OpenAI, gjë që ka nxitur frikën në tregjet financiare për një “tepricë” huamarrësish të pambështetur, për të financuar qendrat e reja të të dhënave të IA.

Më 19 nëntor, Nvidia dha një njoftim që zbuti këto shqetësime. Ajo raportoi shitje rekord në tremujorin e tretë dhe rriti pritshmëritë e të ardhurave të tremujorit të katërt mbi parashikimet e Wall Street. “Ka shumë diskutime për një flluskë të IA. Nga këndvështrimi ynë, ne shohim diçka krejtësisht të ndryshme”, tha CEO Jensen Huang.

Marrëveshja trepalëshe e Anthropic pasqyron optimizmin e Nvidias. Për herë të parë, laboratori i IA do të trajnojë modelet e tij në çipat e Nvidias.

Detajet e kushteve të investimeve të Nvidias dhe Microsoft mbetën të paqarta, por CNBC raportoi se ato e vlerësonin Anthropic me rreth 350 miliardë dollarë, nga 183 miliardë në shtator, duke e afruar me OpenAI, e cila vlerësohet 500 miliardë dollarë. Wall Street Journal raportoi se XAI i Elon Musk, një tjetër laborator kryesor, ishte në bisedime për të mbledhur 15 miliardë dollarë me një vlerësim prej 230 miliardë.

Nuk janë vetëm laboratorët e IA që po ushtrojnë presion mbi OpenAI. Më 18 nëntor, Google publikoi modelin e tij më të fundit, Gemini 3, i cili, sipas kompanisë, do të përmirësojë veçoritë e IA në platformën e kërkimit, si dhe mjetet e programimit dhe të tjera.

Gemini ka 650 milionë përdorues aktivë mujorë, ende larg 800 milionëve që OpenAI thotë se përdorin ChatGPT çdo javë. Por ai trajnohet me çipat e vet të Google, dhe jo në ata të Nvidias, duke i dhënë potencialisht një avantazh të madh në kosto. Më 19 nëntor, aksionet e Alphabet u ngjitën në nivele rekord, pjesërisht nga besimi se mund të jetë duke e arritur OpenAI.

Për përdoruesit, sa më shumë konkurrencë, aq më mirë. Ajo do të thotë se laboratorët e IA do të vazhdojnë të mbajnë çmimet e ulëta. Por kjo gjithashtu mund të sjellë frikën e një flluske të IA nga tregjet publike në ato private.

Sa më shumë konkurrencë të ketë, aq më e vështirë do të jetë për laboratorët të gjenerojnë të ardhurat e nevojshme për të justifikuar vrullin e shpenzimeve, për të mos folur për vlerësimet e tyre stratosferike.

 

 

The post Qark i mbyllur appeared first on Revista Monitor.

Çdo analist i Wall Street parashikon një rritje të tregut të aksioneve në 2026

By: Megi Dumi
30 December 2025 at 12:15

Në bankat e mëdha dhe në kompanitë e investimeve, është konsoliduar një konsensus optimist: tregu i aksioneve në SHBA do të rritet në vitin 2026 për të katërtin vit radhazi, duke shënuar serinë më të gjatë të fitoreve në pothuajse dy dekada.

Ka mjaft ankth për rreziqet që kërcënojnë këtë treg që e ka shtyrë indeksin S&P 500 të rritet me rreth 90% që nga minimumi i tetorit 2022. Bumi i inteligjencës artificiale mund të shndërrohet në dështim. Ekonomia dhe vendimet e Rezervës Federale për normat e interesit, mund të sfidojnë pritshmëritë. Dhe viti i dytë i presidencës së Donald Trump mund të sjellë edhe më shumë goditje të paparashikuara sesa i pari.

Por pas tre vitesh gjatë të cilave rritja marramendëse e tregut të aksioneve i ka bërë thirrjet pesimiste të duken qesharake, strategët e shitjes po ecin të gjithë në të njëjtin hap optimizmi, me parashikimin mesatar për fundvitin e indeksit S&P 500 që nënkupton një rritje tjetër prej rreth 9% vitin e ardhshëm. Asnjë nga 21 parashikuesit e anketuar nga Bloomberg News nuk pret rënie.

“Pesimistët kanë gabuar për kaq gjatë, sa njerëzit janë lodhur disi nga ajo histori,” tha strategu veteran i tregut dhe optimisti i kahershëm Ed Yardeni. Ai pret që S&P 500 ta mbyllë vitin e ardhshëm në nivelin 7,700, rreth 11% mbi mbylljen e javës së kaluar, megjithatë edhe ai e sheh mungesën e zërave kundër si disi shqetësuese.

“Këtu dalin instinktet e mia kundërshtuese: gjërat më kanë shkuar për mrekulli për kaq gjatë, sa është pak shqetësuese që të gjithë të tjerët duken po aq optimistë,” tha ai. “Pesimizmi është jashtë mode për momentin.”

Ky besim u përforcua nga një vit i trazuar për tregun, kur shitjet masive në fillim të vitit 2025, të nxitura nga sfida e mundshme e DeepSeek ndaj kompanive amerikane të IA dhe nga lufta kaotike tregtare e Trump, kërcënuan objektivat optimiste të parashikuesve.

Ndërsa S&P 500 iu afrua një tregu në rënie, gati 20% më poshtë nga mesi i shkurtit deri në fillim të prillit, strategët i ulën parashikimet me ritmin më të shpejtë që nga kriza e Covid, vetëm për t’i rritur sërish më pas, teksa aksionet shënuan një nga rikuperimet më të shpejta që nga vitet 1950.

Kjo e zgjati një periudhë të vështirë për “parashikuesit” e tregut që nga pandemia, pasi ekonomia ka rezultuar çuditërisht rezistente, edhe pasi tarifat e Trump goditën globalizimin që e ka ushqyer për dekada. Investimet masive në IA, të derdhura në ndërtimin e qendrave të të dhënave dhe në çipe kompjuterike me fuqi të lartë, kanë vazhduar të nxisin pesë gjigantët e teknologjisë, të cilët ishin përgjegjës për gati gjysmën e rritjes së S&P 500 këtë vit.

Lëkundjet e objektivave për S&P 500

“Është e ndërlikuar, sepse mendoj se ka pasur një nivel shumë të lartë pasigurie gjatë pesë viteve të fundit, dhe veçanërisht këtë vit,” tha Michael Kantrowitz, kryestrateg i investimeve në Piper Sandler & Co., i cili hoqi dorë nga praktika e publikimit të objektivave vjetore për S&P 500. “Kur ka shumë pasiguri, investitorët bëhen shumë miopë dhe reagojnë ndaj të dhënave të ndryshme, dhe nuk duhet shumë për të ndryshuar opinionin dhe konsensusin.”

Megjithatë, nëse parashikuesit e Wall Street-it kanë të drejtë për vitin 2026, aksionet po shkojnë drejt periudhës më të gjatë të rritjeve vjetore që nga periudha para Krizës Financiare Globale. Objektivat më të larta, nëse realizohen, do të shënonin gjithashtu herën e parë që S&P ka pasur katër vite radhazi me kthime dyshifrore që nga flluska e “dot-com”-it e viteve 1990.

Christopher Harvey, strateg i kahershëm që këtë vit u zhvendos në CIBC Capital Markets nga Wells Fargo Securities, ishte një nga të paktët parashikues që i qëndroi bindjeve të tij gjatë luhatjeve të këtij viti — duke parashikuar se S&P 500 do ta mbyllte vitin në 7,007 — dhe doli i saktë. Indeksi u mbyll rreth 6,930 të premten, vetëm 1% poshtë vlerësimit të tij.

Harvey pret që treguesi referencë ta mbyllë vitin 2026 në 7,450, që nënkupton një rritje prej rreth 8%. Por ai paralajmëroi se “njerëzit po nënvlerësojnë shumë rreziqe makroekonomike”.

Mes tyre: mundësia që Rezerva Federale t’i mbajë normat e interesit të pandryshuara për më gjatë sesa presin aktualisht tregtarët; një shtytje nga SHBA-ja për të rritur tarifat ndaj Kanadasë ose Meksikës; ose drejtues të kompanive që mund të përpiqen të ulin pritshmëritë për fitimet pas një periudhe të fortë.

“Kjo mund të fillojë ta përmbysë ekuilibrin,” tha ai.

Objektivi më i lartë parashikon vitin e katërt radhazi me fitime dyshifrore
Do të ishte seria më e mirë fituese e S&P 500 që nga viti 1999
Burimi: Bloomberg
Shënim: Parashikimi për 2026 bazohet në mbylljen e S&P 500 më 26 dhjetor

Si pothuajse të gjithë të tjerët, edhe analistët e JPMorgan Chase & Co. u befasuan nga trazirat që përfshinë tregun e aksioneve në fillim të këtij viti. Në prill, kur lufta tregtare e Trump tronditi tregjet, ata hoqën dorë nga pikëpamja pozitive që kishin për vitin 2025 dhe u bënë më pesimistët ndër strategët e ndjekur nga Bloomberg, duke parashikuar se S&P do ta mbyllte vitin 2025 me një rënie prej 12%.

Në qershor, banka braktisi qëndrimin pesimist për të parashikuar fitime modeste. Por edhe ky parashikim rezultoi tepër konservator, pasi S&P përfundimisht u rrit me gati 18% këtë vit.

Për vitin 2026, JPMorgan ka hequr dorë nga qëndrimi i kujdesshëm, duke parashikuar se S&P do të rritet në 7,500, i mbështetur nga fitime të forta të kompanive dhe norma më të ulëta interesi.

Mislav Matejka, drejtues i strategjisë globale dhe europiane të aksioneve në JPMorgan, tha se optimizmi mbështetet gjithashtu nga rritja rezistente, inflacioni në rënie dhe bindja se rritja e aksioneve të AI-së pasqyron një transformim të mundshëm ekonomik — jo një flluskë që do të shpërthejë.

“Nëse ekonomia është më e dobët sesa parashikojmë, tregu i aksioneve nuk do ta marrë domosdoshmërisht negativisht,” tha ai. “Ai do të mbështetet te Fed-i për të bërë punën e vështirë.”

Ndërsa nuk ka parashikime katastrofike për aksionet amerikane vitin e ardhshëm, Savita Subramanian e Bank of America Corp. është ndër të paktat që kërkojnë më shumë kujdes.

Ajo thotë se treguesi do të rritet në 7,100 në vitin 2026, i kufizuar nga vlerësime të larta. Por gama e gjerë e skenarëve optimistë dhe pesimistë që ajo paraqet pasqyron shkallën e pasigurisë. Një recesion, sipas saj, mund t’i rrëzojë aksionet me 20%. Nga ana tjetër, fitime shumë më të larta sesa pritej mund t’i shtyjnë ato të rriten deri në 25%.

Për momentin, strategët duket se po mbështeten te një mësim i nxjerrë me vështirësi gjatë viteve të fundit: mos e nënvlerësoni forcën e tregut amerikan të aksioneve.

Edhe bazat ekonomike e mbështesin këtë pikëpamje. Ekonomia amerikane u zgjerua në tremujorin e tretë me ritmin më të shpejtë në dy vite, e nxitur nga qëndrueshmëria e shpenzimeve të konsumatorëve dhe bizneseve, si dhe nga politika tregtare më të qeta. Ndërkohë, korporatat amerikane pritet të regjistrojnë sërish rritje dyshifrore të fitimeve.

“Vetëm sepse viti po ndryshon, nuk do të thotë se duhet të ndryshosh pikëpamjet,” tha Manish Kabra, drejtues i strategjisë së aksioneve amerikane në Société Générale SA.

“Perspektiva e fitimeve është e fortë dhe po shtrihet përtej teknologjisë,” shtoi ai, duke vënë në dukje edhe stimulimin ekonomik nga uljet e normave të interesit nga Fed-i dhe ligji për uljen e taksave i Trump. “Kuadri makroekonomik është thjesht solid.” / Bloomberg

The post Çdo analist i Wall Street parashikon një rritje të tregut të aksioneve në 2026 appeared first on Revista Monitor.

Bumi i IA shton 500 miliardë dollarë në pasurinë e miliarderëve amerikanë të teknologjisë në 2025

By: Megi Dumi
29 December 2025 at 11:21

Elon Musk mbetet në krye, ndërsa Jensen Huang i Nvidias ngjitet në renditje falë rritjes së pasurive të nxitura nga IA

Miliarderët më të pasur të kompanive teknologjike në SHBA shtuan më shumë se 550 miliardë dollarë në pasurinë e tyre të kombinuar neto këtë vit, teksa përfituan nga entuziazmi i investitorëve për kompanitë kryesore të inteligjencës artificiale.

Dhjetë themeluesit dhe drejtuesit kryesorë amerikanë të teknologjisë zotëronin më shumë se 2.5 trilionë dollarë në para, aksione dhe investime të tjera në mbyllje të tregtimit në Nju Jork, në prag të Krishtlindjeve, sipas të dhënave të Bloomberg. Kjo shifër është rritur nga 1.9 trilionë dollarë në fillim të këtij viti dhe vjen në një kohë kur indeksi S&P 500 është rritur me më shumë se 18 për qind.

Liderët e Silicon Valley kanë përfituar nga qindra miliardë dollarë të shpenzuar globalisht për çipe të IA, qendra të dhënash dhe produkte, edhe pse një pjesë e këtyre fitimeve është tkurrur muajt e fundit për shkak të shqetësimeve mbi një flluskë investimesh të nxitur nga IA.

“Kjo është tërësisht spekulative dhe e lidhur me suksesin e IA,” tha Jason Furman, profesor i ekonomisë në Universitetin e Harvardit dhe konsulent për startup-in OpenAI. “Ka një pikëpyetje të madhe nëse e gjithë kjo do të japë rezultat, por investitorët po parashikojnë se po.”

Elon Musk mbetet në krye të listës, me një pasuri neto që është rritur me gati 50 për qind, në 645 miliardë dollarë. Ai e humbi vetëm për pak kohë këtë pozicion në shtator, kur u tejkalua nga themeluesi i Oracle, Larry Ellison. Pasuria e tij u rrit ndjeshëm në një vit kur ai siguroi një paketë shpërblimi prej 1 trilion dollarësh nga aksionerët e Teslas dhe vlerësimi i kompanisë së tij të hapësirës SpaceX u rrit në 800 miliardë dollarë.

Dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA, sipas pasurisë neto, renditen si më poshtë:

  1. Elon Musk – 645 miliardë dollarë
  2. Larry Page – 270 miliardë dollarë
  3. Jeff Bezos – 255 miliardë dollarë
  4. Sergey Brin – 251 miliardë dollarë
  5. Larry Ellison – 251 miliardë dollarë
  6. Mark Zuckerberg – 236 miliardë dollarë
  7. Steve Ballmer – 170 miliardë dollarë
  8. Jensen Huang – 156 miliardë dollarë
  9. Michael Dell – 141 miliardë dollarë
  10. Bill Gates – 118 miliardë dollarë

Një tjetër përfitues i madh nga bumi i IA është Jensen Huang, themeluesi i prodhuesit të çipave Nvidia, e cila është rritur me shpejtësi për t’u bërë kompania më e madhe e listuar në botë, me një kapitalizim tregu mbi 4 trilionë dollarë.

Dokumentet e depozituara pranë autoriteteve tregojnë se Huang ka shitur mbi 1 miliard dollarë aksione gjatë këtij viti, ndërsa përfiton nga ngjitja e Nvidias si prodhuesi kryesor në botë i çipeve të avancuara të inteligjencës artificiale.

Edhe Jeff Bezos i Amazon ka shitur aksione me vlerë 5.6 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa Michael Dell ka shitur më shumë se 2 miliardë dollarë aksione në kompaninë teknologjike që mban emrin e tij.

Mark Zuckerberg i Meta ka rënë në renditje pas një rënieje të fundit të çmimit të aksioneve të rrjetit social, teksa investitorët janë bërë më të kujdesshëm për shkak të shpenzimeve të mëdha për infrastrukturën e IA dhe paketave të pagesave për studiuesit kryesorë të këtij sektori.

Larry Ellison pa pasurinë e tij neto të rritej ndjeshëm pasi Oracle njoftoi tre muaj më parë një marrëveshje prej 300 miliardë dollarësh për qendra të dhënash me OpenAI. Megjithatë, shqetësimet mbi mënyrën se si kompania po financon ndërtimin e këtyre qendrave kanë bërë që çmimi i aksioneve të Oracle të bjerë me 40 për qind nga kulmi i arritur në shtator.

Mark Zuckerberg dhe Larry Ellison u tejkaluan nga bashkëthemeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, pas rritjes së pasurive të tyre neto me përkatësisht 270 miliardë dhe 255 miliardë dollarë, teksa gjiganti i kërkimit shënon përparime me modelet dhe çipat e veta të inteligjencës artificiale.

Bill Gates i Microsoft ishte i vetmi individ në këtë listë që e mbylli vitin me një pasuri më të ulët se në fillim, ndërsa vazhdoi të shiste aksionet e tij në gjigantin e softuerëve për të financuar aktivitetet e tij filantropike. / FT

The post Bumi i IA shton 500 miliardë dollarë në pasurinë e miliarderëve amerikanë të teknologjisë në 2025 appeared first on Revista Monitor.

Pse janë kaq të shtrenjta shtëpitë? Është politikë e qëllimshme qeveritare

By: Megi Dumi
26 December 2025 at 12:18

Në një konferencë për shtyp në Zyrën Ovale javën e kaluar, Donald Trump deklaroi se dëshiron që çmimet e banesave të mbeten të larta. Edhe pse më parë ka folur për shpalljen e një “gjendjeje emergjente” për çmimet historikisht të larta të banesave, Trump sqaroi se nuk dëshiron t’i ulë ndjeshëm këto çmime, sepse për shumë pronarë aktualë shtëpia përbën pjesën kryesore të pasurisë së tyre. “Është një pjesë e madhe e vlerës së tyre neto,” tha ai, duke iu referuar kryesisht pronarëve më të moshuar.

Trump pranoi se ruajtja e çmimeve të larta bie ndesh me politikat që do ta bënin strehimin më të përballueshëm për blerësit e rinj, por nuk shpjegoi se si synon t’i pajtojë këto dy objektiva të kundërta. Një gjë është e sigurt: çdo “zgjidhje” do të përfshijë më shumë subvencione shtetërore dhe ndërhyrje federale, jo më shumë treg të lirë, sepse një hap real drejt tregut do të sillte rënie të fortë të çmimeve.

Rënia e çmimeve do të ishte pozitive për miliona amerikanë, veçanërisht për blerësit për herë të parë dhe familjet e reja. Por politikisht, ulja e çmimeve është e papranueshme për ata që tashmë zotërojnë prona dhe përfitojnë nga çmimet e larta. Trump thjesht po thotë hapur atë që zakonisht nuk thuhet: mbajtja e çmimeve të larta të banesave është politikë e qëllimshme, jo pasojë e paqëllimshme.

Prej dekadash, politika federale amerikane ka nxitur kërkesën për banesa. Institucione si Fannie Mae dhe Freddie Mac u krijuan për të blerë kredi hipotekore, ndërsa programet e garantuara nga shteti (FHA, VA etj.) rritën më tej kërkesën. Subvencionimi i kërkesës, në mënyrë të pashmangshme, rrit çmimet.

Edhe pse burokratët pretendojnë se këto politika rrisin pronësinë e banesave, normat e pronësisë sot janë pothuajse të njëjta me ato të 45 viteve më parë, ndërsa çmimet janë rritur ndjeshëm dhe përballueshmëria është në nivele historikisht të ulëta.

Një rol kyç ka luajtur edhe politika monetare. Normat e ulëta të interesit, të nxitura nga banka qendrore, kanë shtyrë çmimet e banesave lart pa rritur pronësinë. Pagesat mujore mbeten të përballueshme falë interesave të ulëta, edhe kur çmimet rriten. Për më tepër, zhvlerësimi i monedhës i shtyn investitorët drejt aseteve “të forta” si pasuritë e paluajtshme, duke rritur më tej çmimet.

Që nga viti 2008, banka qendrore ka blerë triliona dollarë letra me vlerë të mbështetura nga hipotekat, me qëllim të qartë që çmimet e banesave të mos bien ndjeshëm. Kjo ka shërbyer si një formë ndihme për bankat dhe institucionet financiare.

Industria e pasurive të paluajtshme ka lobuar vazhdimisht për norma më të ulëta interesi dhe për ndalimin e shitjes së këtyre aktiveve nga banka qendrore. Fitimet e larta nga çmimet në rritje kanë krijuar rezistencë të fortë ndaj çdo politike që do t’i ulte ato. Kësaj i shtohen edhe votuesit mbi 55 vjeç, që përbëjnë shumicën e blerësve të banesave dhe kanë peshë të madhe elektorale.

Nëse politika federale do ta kishte vërtet për qëllim përballueshmërinë, ajo mund të hiqte dorë nga këto programe dhe ndërhyrje. Kjo do të sillte rënie të menjëhershme të çmimeve dhe do ta kthente tregun e banesave në një model më realist. Por shumë prej atyre që përfitojnë nga sistemi aktual janë të vendosur të bëjnë të mundur që kjo të mos ndodhë kurrë. / Mises Institute

The post Pse janë kaq të shtrenjta shtëpitë? Është politikë e qëllimshme qeveritare appeared first on Revista Monitor.

❌
❌