Normal view

Miratohet vendimi, qeveria cakton kompaninë që do gjurmojë kanabisin mjekësor

By: user 5
10 July 2025 at 21:34

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin shoqërisë që do të merret me shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së kanabisit në Shqipëri.

Sipas vendimit të miratuar me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për këtë proces është përzgjedhur shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.

“ALBTrace Co” wshtw një shoqëri me kapital shqiptar dhe arab, e themeluar në muajin mars të këtij viti.

Kjo kompani do të ketë përgjegjësinë për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale që do të përdoren për produktet që i nënshtrohen akcizës.

Vendimi:

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT TË AUTORIZUAR PËR REALIZIMIN E SHENJIMIT DHE GJURMUESHMËRISË.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 34, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI: Autoriteti i autorizuar për realizimin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë, sipas ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.

Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

The post Miratohet vendimi, qeveria cakton kompaninë që do gjurmojë kanabisin mjekësor appeared first on Lapsi.al.

Protestuesi “part time” i parkut, Rama bën drejtor Eljan Taninin

By: user 5
10 July 2025 at 21:00

Pas protestave dikur për projektin te Parku i Liqenit kundër betonizimit, Eljan Tani përfitoi dicka nga Erion Veliaj. Ai fitoi një konkurs të bashkisë për krijimin e disa skulpturave dekorative për parqet e ambientet publike të qytetit të Tiranës.

Ai u bë fitues me veprën “Raketa”. Pas kësaj Tanini u shpreh se do të vazhdonte të protestonte për parkun. Sigurisht ai ishte dhe mbeti një protestues “part time”. Ndërkohë sot Eljan Tanini është emëruar drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit duke marrë një tjetër shpërblim nga oborri i Rilindjes.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Eonomisë Blendi Gonxhja.

“Artist pamor, gazetar dhe autor projektesh që ndërthurin artin me memorien kolektive, Eljan Tanini vjen në krye të AQSHF me një profil të veçantë dhe një angazhim të hershëm në rrëfimin e Shqipërisë përmes historisë, nostalgjisë dhe arkivës vizuale.

Nga krijimet murale e instalacionet publike, te kontributet në media dhe ekspozitat brenda e jashtë vendit, Tanini sjell një vizion artistik dhe narrativ që pasuron më tej rolin e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor.” – shkruan ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

The post Protestuesi “part time” i parkut, Rama bën drejtor Eljan Taninin appeared first on Lapsi.al.

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen dy hotele

By: user 5
10 July 2025 at 20:35

Një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha është duke u djegur një zonën e fshatit të Zvërnecit.

Zjarri ka renë në fillimisht anës rrugës, por era e fortë ka bërë që zjarri te përparoj më shpejtësi duke djegur dhjetëra pisha si dhe duke rrezikuar dy hotele që ndodhen në këtë zonë.

Forca zjarrëfikse si dhe banorë janë në terren për izolim e flakëve dhe shuarjen e tyre, por era e fortë vështirëson punën e zjarrëfikseve.

The post Zjarr në Zvërnec, rrezikohen dy hotele appeared first on Lapsi.al.

Emërohet kryetari i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё

By: user 5
10 July 2025 at 20:33

Jonid Jorgji emërohet kryetar i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё.

Vendimi u mor sot nga Këshilli i Ministrave. Ai zëvendëson në kёtё detyrё Eol Çashkun, që u shkarkua në maj, pasi komuniteti i kienastëve në Shqipëri iu drejtua ministrit Blendi Gonxhja për shkelje proceduriale dhe mungesë të transparencës e konkurrimit në thirrjet e hapura nga Qendra e Kinematografisë.

The post Emërohet kryetari i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё appeared first on Lapsi.al.

Zjarr në kodrën me ullinj në Kavajë

By: user 5
10 July 2025 at 20:31

Një zjarr ka përfshirë një zonë kodrinore në Gosë të Kavajës.

Të favorizuara nga era, flakët po përhapet me shpejtësi, ndërkohë që terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Deri më tani, janë djegur mbi 1000 rrënje ulliri.

The post Zjarr në kodrën me ullinj në Kavajë appeared first on Lapsi.al.

Gjermania e gatshme të blejë sisteme ‘Patriot’ për Ukrainën nga SHBA-të

By: user 5
10 July 2025 at 20:16

Në një konferencë për mbështetje të Ukrainës që u zhvillua të enjten (10/7) në Romë, Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur qëllimin e Berlinit për të blerë sisteme të avancuara kundërajrore Patriot nga Shtetet e Bashkuara dhe për t’i dhënë ato Ukrainës për të mbështetur luftën kundër agresionit rus.

Merz tha: “Ne jemi gjithashtu të gatshëm të blejmë sisteme shtesë Patriot nga SHBA-të për t’i bërë ato të disponueshme për Kievin,” duke theksuar se ky hap është i domosdoshëm për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Kancelari gjerman gjithashtu zbuloi se javën e kaluar kërkoi nga Presidenti i SHBA-ve,

Donald Trump, dërgimin e raketave Patriot, megjithëse ai theksoi se ende nuk është finalizuar nëse kjo dërgesë do të realizohet.

“Amerikanët kanë nevojë për disa prej tyre vetë, megjithatë ata kanë shumë prej tyre,” shtoi Merz.

Për më tepër, vetëm një ditë më parë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të shqyrtojë mundësinë e dërgimit të raketave Patriot në Ukrainë, duke pranuar se ato janë të nevojshme për mbrojtjen e vendit të goditur nga pushtimi rus.

The post Gjermania e gatshme të blejë sisteme ‘Patriot’ për Ukrainën nga SHBA-të appeared first on Lapsi.al.

Modelja famshme hyn në burgun e Korçës për një takim “special” me Laert Haxhiun

By: user 5
10 July 2025 at 19:56

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të ketë hyrë në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një takim ‘special’ me të dënuarin me burg përjetë të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.

Siç mëson “Ora News”, në datën 12 qershor 2025, Pajaziti, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, pasi sipas saj kishte planifikuar një takim me të dënuarin me burg përjetë, Vladimir Kurti, i cili rezulton të ketë vrarë tregtarin, Agim Buci, në dyqanin e tij në Kamëz.

Por teksa modelja kosovare, ka hyrë në ambientet e brendshme të sigurisë së lartë të Godinës “A”, ajo është akomoduar në dhomën e takimeve speciale.

Sipas një raporti sekret, në këtë dhomë speciale policët e shërbimit të brendshëm të burgut të Drenovës, nuk kanë shoqëruar të dënuarit Vladimir Kurti, me të cilin ishin planifikuar takimi, por të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.

Vladimir Kurti vuan dënimin në Godinën “A”, pikërisht në qelinë Nr.5.

Ndërsa Laert Haxhiu, vuan dënimin në të njëjtën godinë, por në qelinë Nr.6, ngjitur me atë të Vladimir Kurtit.

Letrat e planifikimit për takimin special me modelen kosovare, Ziza Pajaziti, janë bërë në emër të Kurtit, ndërsa në takim policia e burgjeve ka çuar Laert Haxhiun.

Takimi mësohet të ketë zgjatur rreth 1 orë dhe më pas, Pajaziti ka dalë nga ambientet e burgut. Ndërsa Haxhiu është shoqëruar nga policia sërish në ambientet e dhomës Nr. 6 që ndodhet në katin e parë të godinës.

Ky incident të krijon përshtypjen se burgu i sigurisë së lartë në Korçë, funksionon si kabare, ku hyn e del kush të dëshirojë, mjafton të ketë pak ndikim.

Por njëherësh ky incident krijoi dhe një konflikt mes drejtorit tashmë të shkarkuar të burgut, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli, edhe ky i pezulluar.

Tashmë të dy janë referuar për hetim në prokurorinë e Korçës, e cila ka nisur një procedim penal për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë 17 ditë nga ky incident, burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, përfshihet sërish në një incident të dytë. Ku këtë herë protagonist është prapë, Laert Haxhiu dhe dy anëtarët e grupit të tij, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Në mëngjesin e datës 29 qershor 2025, një skuadër e policisë operacionale të Burgjeve, ka hyrë në ambientet e Godinës “A”, duke ushtruar kontroll në dhomat Nr.4, 5 dhe 6, ku vuajnë dënimin të dënuarit për vrasje, Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili, Vladimir Kurti dhe Xhensi Lipo.

Gjatë kontrollit të 3 dhomave, skuadra operacionale gjeti dhe sekuestroi 4 aparate telefonike të markave “Iphone” dhe “Samsung”, kufje të markave “AËEI” dhe “IPODS”.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi mbetet e paqartë se kush është personi që ka furnizuar grupin e Laert Haxhiu me mjetet telefonike, ndërsa hetimet në prokurori vijojnë.

Prokuroria që po ndjek rastin, po kryen një seri veprimesh hetimore me shpresën e gjetjes së personit që ka mundësuar futjen e sendeve telefonike, pikërisht në qelitë Nr.4, 5, dhe 6, ku vuajnë dënimin 4 personat me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë që 4 telefonat janë këqyrur dhe njëherësh në ditët në vijim do dërgohen dhe për ekspertim kompjuterik. Dy ditë pasi “Ora Neës” botoi raportin sekret, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, vendosi shkarkimin e drejtorit Fatjon Fasho dhe pezullimin e shefit të policisë, Sokol Kaçoli.

Pas gjetjes së telefonave, drejtoria e burgut Drenovë mori vendimin për izolimin e Laert Haxhiut. Ndërsa pritet që kreu i SPAK, gjatë kësaj kohe ti propozojë komisionit të Posaçëm, për izolimin në regjim “41 bis” të 3 anëtarëve të këtij grupi kriminal Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu.

Ky grup vepronte në disa qytete si Lushnjë, Tiranë, Pogradec, Durrës, Tepelenë, Peqin, Korçë dhe Greqi, duke kryer krime të ndryshme nga shitja e lëndëve narkotike, vjedhja, gjobëvënie, e deri tek krimet e rënda si shkatërrim i pronës me eksploziv dhe vrasjet.

Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi vuajnë dënimin me burg përjetë në burgun e sigurisë së lartë në Korçë, pasi janë dënuar të tre për akuzën e vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dhe dy persona të tjetër.

Ndërkohë ndaj Haxhiut dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tij, janë dhe dy procese gjyqësore të hapura në prokurorinë e posaçme SPAK, ajo e vrasjes së Besnik Hidës, ku Laert Haxhiu ka vepruar së bashku me Orgest Bilbilin, Ardian Ahmetin i njohur si “Pepe” dhe persona të tjerë.

Ndërsa dosja tjetër që lidhet me Laert Haxhiun, është ajo e vrasjeve seriale, vjedhjeve, shkatërrimit të pronës me eksploziv të kryera në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ku i penduar është bërë anëtari i grupit, Artan alias Marjus Tafani.

The post Modelja famshme hyn në burgun e Korçës për një takim “special” me Laert Haxhiun appeared first on Lapsi.al.

Vatër zjarri edhe në Lezhë

By: user 5
10 July 2025 at 18:15

Një tjetër vatër zjarri është shënuar këtë pasdite në Lezhë, pranë urës së Prekanit në Shënkollë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke vështirësuar ndërhyrjen në terren. Në ndihmë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.

Pavarësisht se flakët janë shumë pranë zonës së banuar, aktualisht nuk raportohet për rrezik të drejtpërdrejtë për banesat.

The post Vatër zjarri edhe në Lezhë appeared first on Lapsi.al.

Ndërtimet në Theth, Ulsi Manja kërkon procedim për prokuroren që sulmoi Rama

By: user 5
10 July 2025 at 18:00

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dërgoi në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli!

Manja kërkon nisjen e procedimit disiplinor për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.

Në shkresën drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, thuhet se ‘prokurorja Gjeli vendosi mosfillimin e procedimit penal brenda 48 orëve nga regjistrimi i kallëzimit penal, pa kryer veprime hetimore ose verifikime në terren’.

The post Ndërtimet në Theth, Ulsi Manja kërkon procedim për prokuroren që sulmoi Rama appeared first on Lapsi.al.

❌