“Mund të ketë Sindromën e Stokholmit”, Leonora për Albën: S’ka respekt për veten
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi, ka ngjallur debat të fortë gjatë diskutimeve në studio, pasi ka ngritur dyshime se banorja Alba mund të vuajë nga Sindroma e Stokholmit.
Gjatë analizës së dinamikave brenda shtëpisë, Leonora u ndal veçanërisht te raporti i Albës me Limin, duke theksuar se sjellja e saj, sipas saj, nuk është e logjikshme dhe reflekton mungesë respekti ndaj vetes.
Sipas opinionistes, kontrasti mes mënyrës se si Alba shprehet në disa raste dhe mënyrës se si flet kur përmend Limin është i pakuptueshëm. Ajo vuri në dukje se herë pas here Alba shfaq perceptime të qarta dhe logjike, por kjo, sipas saj, ndryshon rrënjësisht kur bëhet fjalë për marrëdhënien e saj me banorin tjetër.
“Ndonjëherë kur e shoh më duket aq e logjikshme në perceptimet e saj, por ndonjëherë kur e dëgjoj kur flet për Limin duket aq palogjikë, një vajzë pa respekt për veten e vet, një vajzë me mendësi aq të cekët, nuk e kuptoj. Ajo mund ta ketë atë sindromën e Stokholmit se ndryshe është e pabesueshme”, u shpreh Leonora.
Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e formatit janë ndarë në mendime. Disa kanë mbështetur analizën e opinionistes, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar të tepruar dhe paragjykuese.
The post “Mund të ketë Sindromën e Stokholmit”, Leonora për Albën: S’ka respekt për veten appeared first on iconstyle.al.