Normal view

Kim Kardashian kritikohet pasi publikoi foto duke pirë tekila një ditë pasi i vdiq gjyshja

18 July 2026 at 15:58

Kim Kardashian është përballur me kritika në rrjetet sociale, pasi publikoi disa fotografi me bikini në Instagram vetëm pak orë pasi u bë publik lajmi për ndarjen nga jeta të gjyshes së saj, Mary Jo “MJ” Campbell.

Mes fotografive të publikuara ishte edhe një ku ylli i reality show-t shfaqej duke pirë tekila, gjë që shumë ndjekës e konsideruan të papërshtatshme duke pasur parasysh momentin e dhimbshëm për familjen Kardashian-Jenner.


Megjithatë, Kim sqaroi më vonë se postimet nuk kishin lidhje me ngjarjet e fundit, pasi ishin planifikuar dhe përgatitur disa ditë përpara vdekjes së gjyshes.

Reagimet nisën menjëherë pasi Kardashian ndau fotografitë, të cilat përfshinin edhe promovimin e një marke tekile. Kjo ndodhi në të njëjtën kohë kur pjesëtarët e tjerë të familjes Kardashian-Jenner po publikonin mesazhe prekëse lamtumire për MJ.

“Dikush komentoi: ‘A nuk të vdiq sapo gjyshja? A nuk mund të priste ky postim deri në fundjavë?’, ndërsa një tjetër shkroi: ‘Kim… gjyshja jote sapo ndërroi jetë…’

Nga ana tjetër, pati edhe ndjekës që e mbrojtën, duke theksuar se bëhej fjalë për një postim promocional të planifikuar paraprakisht.

“Çfarë rastësie e pafat për një postim të programuar, sidomos pasi pamë postimin emocional të Kris Jenner në të njëjtën kohë”, shkroi një ndjekës.

Debati u zgjerua edhe më tej, duke ngritur pyetjen nëse personazhet publikë duhet të ndalojnë publikimin e përmbajtjeve të programuara në rast të tragjedive familjare.

Pas valës së komenteve, Kim ndryshoi përshkrimin e një prej postimeve dhe sqaroi se ai ishte planifikuar shumë përpara humbjes së gjyshes.

“Ky postim ishte planifikuar disa ditë më parë, përpara se ta humbnim MJ-në, ndaj publikimi i tij u përkoi me ndarjen e saj nga jeta”, shkroi ajo.

Ajo shtoi se gjithë javën e kishte kaluar pranë nënës së saj, Kris Jenner, dhe pjesës tjetër të familjes, ndërsa tani dëshiron të përqendrohet te kujtimet për gjyshen dhe festimi i jetës së saj.

Megjithëse një pjesë e ndjekësve e pranuan këtë shpjegim, të tjerë u shprehën se postimi mund të ishte fshirë sapo u bë e qartë se ishte publikuar në një moment kaq të ndjeshëm.

Pas sqarimit, Kim publikoi edhe një dedikim emocional për MJ, të cilën e quajti “shoqen time më të mirë”, “partneren time të thashethemeve” dhe “binjaken time të përjetshme”.

Ajo kujtoi ndikimin e madh që gjyshja kishte pasur në jetën dhe karrierën e saj, duke treguar se ishte pikërisht MJ ajo që i kishte mësuar rëndësinë e familjes dhe punës.

The post Kim Kardashian kritikohet pasi publikoi foto duke pirë tekila një ditë pasi i vdiq gjyshja appeared first on Albeu.com.

Alvisa Qarri mirëpret fëmijën e saj të parë, zbulon emrin domethënës të së bijës

18 July 2026 at 15:53

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur për ardhjen në jetë të vajzës së saj, përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale.

Krahas një fotografie prekëse, Alvisa ka shkruar:
“Nga sot, çdo rrugë na çon te ti. Mirë se erdhe në shtëpi, Reina. Emri yt do të thotë ‘Mbretëreshë’ dhe sot ti u bëre mbretëresha e familjes sonë.”

Me këtë mesazh, ajo zbuloi edhe emrin e veçantë të vogëlushes, Reina, që do të thotë “Mbretëreshë”.

Urime Alvisës dhe familjes së saj për këtë kapitull të ri, ndërsa vogëlushes i urojmë një jetë të gjatë, të lumtur dhe plot shëndet.

The post Alvisa Qarri mirëpret fëmijën e saj të parë, zbulon emrin domethënës të së bijës appeared first on Albeu.com.

Turistja mahnitet nga vargu i makinave në një dasmë shqiptare, ftohet t’i bashkohet festës

18 July 2026 at 14:55

Një eksperiencë e pazakontë e turistes, Kennie Anne Alindogan, në Shkup, është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ajo përfundoi rastësisht pjesë e kolonës së automjeteve të një dasme shqiptare.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, turistja tregoi se vetëm pak minuta pasi zbriti nga autobusi, u gjend mes atmosferës festive të një dasme shqiptare.

“Zbrita nga autobusi në Maqedoninë e Veriut… dhe pesë minuta më vonë, pa e kuptuar, u bëra pjesë e kolonës së automjeteve të një dasme shqiptare”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Turistja tregoi se nuk njihte askënd nga të pranishmit, por vendosi të pranonte ftesën për t’iu bashkuar festës.

Ajo shkroi: “Nuk e kisha fare idenë se kush ishin ata njerëz, por kur më thanë të hipja në makinë, mendimi im i vetëm ishte: ‘Epo… ose kjo do të jetë fillimi i një historie fantastike, ose i një dokumentari të Netflix-it’”.

Në fund, ajo tha se përjetoi një kujtim të paharrueshëm dhe shprehu vlerësimin për mikpritjen shqiptare.

“Fatmirësisht, doli të ishte e para. Shqiptarët janë shumë të mrekullueshëm! Ju dua shumë”, tha ajo.

Përmes postimit, Alindogan u bëri thirrje edhe ndjekësve të saj që ta ndihmojnë të gjejë dy shqiptarët që e ftuan në kolonën e automjeteve të dasmës.

“Internet, bëje magjinë tënde dhe më ndihmo t’i gjej këta dy shqiptarë. Dua t’i falënderoj siç duhet për këtë kujtim kaq të bukur!”, u shpreh ajo.

The post Turistja mahnitet nga vargu i makinave në një dasmë shqiptare, ftohet t’i bashkohet festës appeared first on Albeu.com.

“Kur isha i vogël, i doja shumë këngët e tij”-Yll Limani kujton Shpat Kasapin gjatë koncertit në Shkup

18 July 2026 at 12:40

Mbrëmja e kaluar ishte e veçantë për mijëra adhurues të muzikës në Shkup, ku Yll Limani mbajti koncertin e tij, duke dhuruar emocione dhe një atmosferë të paharrueshme për publikun.

Salla ku u zhvillua koncerti ishte e mbushur me mijëra fansa, të cilët kënduan njëzëri çdo varg dhe melodi të këngëve të tij.

Përveç energjisë dhe hiteve të shumta të interpretuara gjatë mbrëmjes, një nga momentet më emocionuese ishte dedikimi i veçantë që Yll Limani bëri për këngëtarin Shpat Kasapi.

Ylli ndaloi performancën për të shprehur vlerësimin e tij për një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe për ndikimin që ai ka pasur në rrugëtimin e tij artistik.

“Shpat Kasapi është një nga artistët me më së shumti ndikim në muzikën shqiptare dhe një nga ata artistë që më ka formuar”, u shpreh Ylli me emocione para publikut.

“Kur isha i vogël, i doja shumë këngët e tij dhe nuk kishte këngë që nuk ia dija. Nuk e kam njohur personalisht, por dy-tri herë e kam takuar në aeroport dhe gjithmonë jam shtangur nga ideja që takova idhullin e fëmijërisë sime”.

Pas këtyre fjalëve prekëse, Yll Limani interpretoi një këngë në nder të Shpat Kasapit. Ky moment u prit me duartrokitje të gjata dhe ovacione nga publiku shkupjan, duke sjellë emocione te të pranishmit për kujtimin e këngëtarit të ndjerë.

The post “Kur isha i vogël, i doja shumë këngët e tij”-Yll Limani kujton Shpat Kasapin gjatë koncertit në Shkup appeared first on Albeu.com.

Jori Delli publikon momente romantike me partnerin e saj

18 July 2026 at 10:43

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Jori Delli, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një fotografi romantike me partnerin e saj, reperin italian Fred De Palma.

Në fotografinë e ndarë në Instagram, çifti shfaqet duke pozuar para pasqyrës së një ashensori.

Jori ka zgjedhur një paraqitje verore me një bluzë portokalli dhe kapelë kashte, ndërsa Fred De Palma shfaqet me veshje sportive dhe syze dielli.

Postimi është shoqëruar me disa zemra me ngjyra, duke reflektuar atmosferën romantike mes tyre.
Jori Delli dhe Fred De Palma prej kohësh nuk e fshehin lidhjen e tyre, ndërsa vazhdojnë të ndajnë me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe udhëtimet e tyre së bashku

The post Jori Delli publikon momente romantike me partnerin e saj appeared first on Albeu.com.

❌