Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 June 2026Albeu

Polici i Rojës Bregdetare qëllon gruan gjatë një debati në makinë dhe më pas i jep fund jetës në Qipro

By: admin
30 June 2026 at 08:57

Qiproja është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një efektiv policie i Rojës Bregdetare ka hapur zjarr ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Ndonëse informacionet e para raportuan se gruaja kishte humbur jetën, mjekët në spital verifikuan se ajo ishte ende me shenja jete. Aktualisht, e plagosura mbahet e intubuar dhe ndodhet në gjendje jashtëzakonisht kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 06:30, në brendësi të një automjeti, ku çifti ishte përfshirë në një debat të ashpër. Një kalimtar i rastësishëm, pasi vuri re konfliktin dhe pa autorin teksa e mbante gruan nga qafa, tentoi të ndërhynte për të qetësuar situatën.

Sipas dëshmisë së tij, oficeri e ka kërcënuar dhe i ka kërkuar të largohej, ndërsa i është drejtuar bashkëshortes me fjalët: “Thuaji se nuk po të bëj asgjë, ti je gruaja ime”. Megjithatë, gruaja i ka kërkuar ndihmë kalimtarit. Në atë çast, autori ka nxjerrë armën e shërbimit, ka kërcënuar dëshmitarin dhe menjëherë më pas ka qëlluar fillimisht mbi bashkëshorten e tij e më pas mbi veten.

Shumë forca nga Departamenti i Hetimeve Penale në Limasol kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po mbledhin provat e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.

The post Polici i Rojës Bregdetare qëllon gruan gjatë një debati në makinë dhe më pas i jep fund jetës në Qipro appeared first on Albeu.com.

Meri Shehu zbulon 4 planete që do të trazojnë jetën e këtyre shenjave

By: V K
30 June 2026 at 08:57

Do të ndryshojnë fatet e njerëzimit gjatë muajit korrik, këtë e bën të ditur astrologia e famshme Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina”, këtë të hënë, më 29 korrik, për të bërë parashikimin e muajit korrik për të gjitha shenjat. Ajo shpjegoi se kjo do të ndodhë falë 4 planetëve, Neptunit, Uranit, Jupiterit dhe Plutonit, të cilët do të takohen në korrik dhe do të sjellin një ndryshim të madh, por energji pozitive.

“Do të ndikojë tek shumë njerëz, sepse prek shumë shenja, por kujdes se ka dhe kleçka korriku”.

Sipas astrologes Meri Shehu, muaji korrik fillon me Diellin në Gaforre, i cili, sipas saj, na tregon që duhet të dëgjojmë zërin tonë të brendshëm.

“Nga ana tjetër, korriku fillon fuqishëm, sepse Marsi, i cili futet në shenjën e Binjakëve, takohet me Uranin dhe shenjat si Shigjetari, Binjakët, Peshqit dhe Virgjëresha e fillojnë në mënyrë të vrullshme dhe konfliktuale, sidomos në marrëdhëniet në çift dhe në bashkëpunime.”

Meri Shehu renditi shenjat duke i klasifikuar nga ato më me pak fat deri tek ato më fatlumet e muajit korrik.

Virgjëresha: Në datën 13 do të kenë një shkëputje marrëdhëniesh, tradhti, pasiguri në çift dhe në çështjet ekonomike. Kështu që Virgjëreshat e fillojnë kështu këtë muaj dhe me Marsin, i cili takohet me Uranin, do të kenë sulme në karrierë, në punë dhe ndryshime të papritura. Përmbahuni në 15-ditëshin e parë, se më pas gjërat fillojnë dhe rregullohen. Ky është një muaj që ju stërvit, sepse është viti tjetër që ju përket juve, ky vit jo.

Demi: Janë në një pozicion jo të mirë dhe fillojnë të qetësohen nga data 14 korrik me Hënën e re në Gaforre, pasi marrin një lajm të mirë, një rrugë të re, një mësim karmik dhe fillojnë edhe çlirohen më tej. Çështjet familjare krisen në fund të muajit dhe duhet të kenë kujdes çfarë humbin, çfarë fitojnë dhe çfarë kërkojnë në fund të kësaj periudhe.

Peshqit: Edhe kjo shenjë është e “keqtrajtuar” nga Marsi në Binjakë, i cili nuk e favorizon në marrëdhëniet familjare, nuk i kuptojnë, bëhen të vështirë ose çështjet e pronësisë nuk dalin mirë. Me Hënën e re fillojnë të çlirohen dhe marrin më shumë përgjegjësi. Do të kenë kujdes këtë vit për çështjet ekonomike. Jupiteri në Luan futet në çështjet ekonomike të tyre dhe thellësisht shpirtërore e të punës. Do të merren me veten e tyre, por pasiguritë rriten shumë në fund të muajit korrik, pasi çështjet ekonomike tronditen.

Bricjapi: Kjo shenjë është në një fat më të mirë. Do të marrin disa mësime karmike ose nga e kaluara do t’u sjellë disa nga mësimet që kanë marrë, kështu që do të mbijetojë Bricjapi gjatë muajit korrik dhe duhet të kenë kujdes me çështjet ekonomike në fund të muajit. Nuk duhet të bëjnë investime, lëvizje të mëdha apo të rrezikojnë shumë, pasi do të jenë të detyruar të falimentojnë.

Gaforrja: Gaforret do të merren me ekonominë, sepse janë shenja që e kanë “lugën në brez” në këtë muaj. Fundi i muajit jua përgjysmon interesat ekonomikë dhe i vë në një përballje shumë të madhe. Ju përgjysmohet fati në fund të korrikut, kështu që duhet të tregohen të kujdesshëm në gjërat që vendosin. Hëna e re në datën 14 korrik do ta zbusë situatën dhe gjërat për ju.

Binjakët: Ata i kanë të gjitha në dorë, por nuk duhet të entuziazmohen nga kjo, sepse mund të rrezikojnë. Nëse e përdorin si një kirurg mundësinë që kanë në dorë, mund të kemi Binjakë që do të ecin shumë përpara dhe do të arrijnë të bashkëpunojnë edhe me shenja të tjera, se përndryshe të gjithë do t’i kundërsulmojnë dhe Binjakët nuk do ta ruajnë dot ekuilibrin. Fundi i muajit do të jetë shumë i keq në çështjet erotike ose ligjore, kështu që duhet të bëjnë kujdes me Hënën e plotë në Ujor.

Peshorja: Porta e fatit ju jep të gjithë fatin Peshoreve dhe të gjitha Peshoret do të ndryshojnë jetën dhe fatin duke përdorur zgjuarsinë dhe përvojën sa ta marrin energjinë e këtij ndryshimi shumë të madh. Hëna e re në datën 14 korrik do t’ju japë një mundësi apo një shans që vjen nga e kaluara. Në fund të muajit do të kenë problematika shumë të forta në dashuri, në ligj, në ekonomi dhe Plutoni mund t’i detyrojë shumë Peshore të bëjnë hapa mbrapa në ekonomi për shkak të një detyre ose të një të mire të re.

Dashi: Janë prioritarë dhe Dashët e lindur në 10-ditëshin e parë do të kenë fat, iniciativë, ndryshime të mëdha në jetën e tyre dhe mund t’u paraprijnë edhe njerëzve të tjerë apo mundësive të shumta. Kanë një tendencë të mirë, pasi me Hënën e re ndryshojnë edhe çështjet familjare për mirë. Do të jetë viti erotik për Dashin, por fundi i muajit i ndan gjërat, kush do të vazhdojë më tej dhe bëhen llogaritë.

Shigjetari: Shenjat e zjarrit do të kenë përparësi për një vit të tërë. Do të jetë një shenjë që favorizohet në kontakte me jashtë, në ligj, në udhëtime, në studime. Do të çlirohen ekonomikisht nga data 14 korrik. Megjithatë, fillimi i muajit do të jetë i vështirë për këtë shenjë, sepse do të kenë sulme, antagonizëm, probleme në çift, ndarje, por marrin hov me Jupiterin në Luan, sepse sido që të vejë puna, fundi i muajit do të jetë i mirë.

Ujori: Është viti i tyre, por Hëna e plotë në Ujor në fund të muajit nuk do t’i lërë pa prekur në jetën personale, në ndryshime të mëdha dhe diçka duhet të lënë mbrapa që të ecin përpara. Ata që kanë pushtet duhet të lënë pas këtë pushtet të vjetër, tek i cili kanë marrë energji nga njerëz të tjerë, për të hapur rrugën drejt një pushteti të ri, që të jetë energjia më e unifikuar. Jeta personale e Ujorëve ndryshon komplet nga fundi i muajit.

Akrepi: Kjo shenjë do të bëjë karrierë, por nuk do të thotë se nuk do të kenë vështirësi, sepse Hëna e plotë me Ujorin nuk është në pozicion të mirë me Akrepin. Kalojnë një vështirësi në fund të muajit që ka të bëjë me familjen dhe karrierën, por kjo nuk do të thotë që muaji korrik nuk i jep atë stigmën që Akrepi duhet të ngjitet lart në karrierë.

Luani: Do të mbretërojë për muajin korrik. Do të humbasë para dhe besim në fillim të muajit, por do të fitojë dalëngadalë. Do të kenë kujdes në datën 29 korrik me Hënën e Plotë në Ujor, sepse edhe aty do të ndahet kush do të ecë përpara dhe kush do të ngecë mbrapa. Kujdes në datën 14 korrik, sepse Hëna e re do t’ju japë një shpërthim apo një energji shpirtërore në lidhje me ide se si duhet të përparojnë me gjërat e tyre. Nëse e marrin mesazhin në datën 14, do të fitojnë në datën 29 korrik për një vit të tërë.

The post Meri Shehu zbulon 4 planete që do të trazojnë jetën e këtyre shenjave appeared first on Albeu.com.

Pesë ditë pas tërmeteve në Venezuelë, numri i viktimave rritet në 1,700

By: admin
30 June 2026 at 08:57

Pesë ditë pasi Venezuela u godit nga tërmete shkatërruese, ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën në shtetin La Guaira, ndërsa mijëra njerëz kanë mbetur pa strehë.

Bilanci i viktimave ka kaluar 1,700, teksa shpresat për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat po pakësohen. Përpjekjet e shpëtimit janë përqendruar kryesisht në La Guaira, zona që pësoi goditjet më të rënda nga dy tërmetet e forta.

Një pasgoditje me magnitudë 4.6 ka përhapur panik edhe në Karakas.

Sipas agjencive humanitare, 72 orët e para pas një fatkeqësie natyrore janë thelbësore për shpëtimin e jetëve. Megjithatë, ende ekziston mundësia që të gjenden të mbijetuar, nëse personat e bllokuar kanë pasur akses në ujë dhe ushqim.

Në të njëjtën kohë, vëmendja po zhvendoset gjithnjë e më shumë te faza e rimëkëmbjes. Mijëra familje kanë mbetur pa banesë, ndërsa mbeten dyshime për kapacitetin e qeverisë, që po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike, për të përballuar një operacion ndihme që mund të zgjasë me vite.

The post Pesë ditë pas tërmeteve në Venezuelë, numri i viktimave rritet në 1,700 appeared first on Albeu.com.

Rama Yesterday Called Trump “a Threat to America,” Today He Takes a Different Stance Amid 31 Days of Protests

By: admin
30 June 2026 at 08:49

In June 2019, Prime Minister Edi Rama described Donald Trump as “a threat to America,” while today he appears with completely different statements.

As massive protests have continued in the country for 31 days, Rama now presents himself with a different approach, in contrast to the positions he held 7 years earlier.

“Donald Trump is a threat to America. There is no question about it, he is also a threat to Albanian-American relations. Which means, God forbid that Americans elect him president. He would be a president who would cause great damage to America,” Rama said.

Today, meanwhile, he declares that the protests are being carried out by opponents of the president and Donald Trump’s family. According to the article, this shows the “metamorphosis” of the prime minister’s positions.

The post Rama Yesterday Called Trump “a Threat to America,” Today He Takes a Different Stance Amid 31 Days of Protests appeared first on Albeu.com.

The protest against Rama continues for 31 days, with ახალგაზრდents in the square and an elderly man breaking down in tears as he supports them

By: admin
30 June 2026 at 08:49

Opposition to Prime Minister Edi Rama has continued for 31 days, while Albanians of all ages have joined the protest.

Young men and women, parents and the elderly have come out in anger against what they describe as a corrupt policy, demanding the non-negotiable resignation of Prime Minister Edi Rama.

A video has circulated widely online showing a father unable to hold back his tears as he watches young people protesting against this government.

The post The protest against Rama continues for 31 days, with ახალგაზრდents in the square and an elderly man breaking down in tears as he supports them appeared first on Albeu.com.

Explosion in Monaco leaves three members of a Ukrainian family injured; authorities examine terrorism lead

By: admin
30 June 2026 at 08:49

Monday evening in the Principality of Monaco was shaken by a powerful explosion that left three people injured and put authorities on alert, as they are also treating the incident as a possible terrorist attack.

Immediately after the incident, police launched a large-scale operation to identify and arrest the suspected perpetrator, who is believed to have fled the area as soon as the explosion occurred.

Preliminary data show that the explosion happened near the entrance to the Cuomo Foundation in the Moulins district. Initial suspicions point to a bomb placed on the ground floor of a residential building. According to witnesses at the scene, shortly before the explosion a person had left several bags there, while investigators are also analyzing the possibility that an improvised explosive device was used.

The injured are three members of the same family with Ukrainian citizenship: a man and a woman aged around 50-60, as well as their teenage son. The two adults were taken to Pasteur Hospital in Nice, while the minor was transported to Lenval Children’s Hospital. So far, there is no official information on their health condition.

French media report that the possible target of the attack was Ukrainian businessman Vladimir Ermolaev, together with his wife and son. According to Forbes magazine’s ranking, Ermolaev is 23rd among the 100 richest Ukrainians. Despite this, authorities have not yet officially confirmed the identity of the person who may have been targeted.

After the explosion, the area was sealed off by a large number of police and firefighters. Security cameras are suspected to have recorded a man leaving a backpack in the area shortly before the incident, while the search has also been expanded to the neighboring town of Beausoleil, where the suspect is believed to have fled.

Both Monaco authorities and emergency services from neighboring France are taking part in the operation. The investigation is continuing to clarify the motive for the attack and identify the perpetrator.

The Cuomo Foundation is a charitable organization that operates mainly in North Africa and the Middle East, focusing on education, social development, and support for communities in need.

The post Explosion in Monaco leaves three members of a Ukrainian family injured; authorities examine terrorism lead appeared first on Albeu.com.

JetBlue plane reports possible drone incident during approach to land at JFK

By: admin
30 June 2026 at 08:49

An unusual incident was reported in New York airspace, where a JetBlue plane preparing to land at John F. Kennedy International Airport is suspected to have come into contact with a drone.

Following the incident, the U.S. Federal Aviation Administration (FAA) announced that it has opened an investigation to clarify what happened.

According to FAA data, the aircraft involved was Flight 948, which had departed from Las Vegas bound for New York. The pilot reported that the aircraft was struck by a drone at about 3,000 feet, or approximately 1,000 meters, while the plane was in the final stage of its approach to land at JFK, at around 07:15 local time on Monday.

JetBlue, for its part, confirmed that the crew had reported a “possible drone contact.” However, the company clarified that the landing was completed without any problems, the passengers disembarked normally, and the plane was temporarily taken out of service for a technical inspection.

Both the FAA and the airline said that after checks by technicians, no damage was found on the aircraft, nor were any traces identified that would indicate a collision.

American media also published the exchanges between the pilot and the control tower. “I couldn’t talk during the approach, but we hit a drone,” the pilot is heard saying. The air traffic controller immediately asked whether the collision had really occurred, while the pilot replied: “Yes, it hit us just above the cockpit.”

The FAA stresses that more than one hundred reports are recorded every month of drones flying near airports in the United States. The authority has imposed a strict ban on their use near airports, airplanes, helicopters, and sensitive facilities, while violators may face heavy fines and criminal penalties, including prison.

The issue of drones has also been included in security measures for the 2026 World Cup. According to Andrew Giuliani, the White House official in charge of organizing the tournament, by the middle of the competition authorities had detected 1,139 drones in restricted areas and neutralized more than 300 of them.

The post JetBlue plane reports possible drone incident during approach to land at JFK appeared first on Albeu.com.

Mexhiti: VLEN ka çuar përpara edhe mbi 300 projekte që nuk ishin pjesë e premtimeve elektorale

By: admin
30 June 2026 at 08:49

Izet Mexhiti, bashkëkryetar i VLEN-it, deklaroi në emisionin Click Plus se gjatë 24 muajve në Qeveri janë realizuar edhe më shumë se 300 projekte që, sipas tij, nuk kanë qenë të premtuara gjatë fushatës zgjedhore, por megjithatë janë përmbushur nga VLEN.

Ai u shpreh gjithashtu se ajo që BDI nuk e ka bërë për 24 vite, sipas tij, është arritur nga VLEN brenda 24 muajsh, duke nënvizuar se ndryshimi është një proces dhe jo një akt.

Mexhiti njoftoi po ashtu se më 6 korrik do të firmoset kontrata për rrugën Shkup-Bllacë.

The post Mexhiti: VLEN ka çuar përpara edhe mbi 300 projekte që nuk ishin pjesë e premtimeve elektorale appeared first on Albeu.com.

Today marks the 31st protest against the government, citizens demand the non-negotiable removal of Edi Rama

By: admin
30 June 2026 at 08:49

The 31st protest against the government is being held today in Tirana, while the organizers have appealed for citizens from across the country, as well as Albanians living in the diaspora, to take part.

The protesters will gather at 19:00 in Skanderbeg Square and will then march toward the Prime Minister’s Office building, where they will remain to voice their demands.

At the center of this protest remains the demand for the resignation of Prime Minister Edi Rama. According to the organizers, the rallies will continue until this demand is met, while citizens are being invited to participate massively in the 31st consecutive protest, which also marks one month since the protests began.

The post Today marks the 31st protest against the government, citizens demand the non-negotiable removal of Edi Rama appeared first on Albeu.com.

A 9-year-old goes missing in Tirana, family asks citizens for help in finding him

By: admin
30 June 2026 at 08:49

A 9-year-old has been reported missing for several hours in Tirana, while his family has asked for the help of citizens and the authorities in finding him.

According to the boy’s mother, he left home at around 15:00 to play with friends in the 21 Dhjetori area, but has not returned home.

It is learned that, following his disappearance, family members filed a report at Police Station No. 2. At the time he went missing, the 9-year-old was wearing a black tracksuit, as seen in the photo shared by the family.

The family is calling on all citizens that, if they have seen the child or have any information that could help locate him, they should immediately contact the State Police.

It is hoped that the 9-year-old will be found as soon as possible and return safely to his family.

The post A 9-year-old goes missing in Tirana, family asks citizens for help in finding him appeared first on Albeu.com.

Neuer rrëfen heshtjen në dhomat e zhveshjes pas daljes tronditëse dhe konfirmon largimin nga kombëtarja

By: admin
30 June 2026 at 06:51

Eliminimi i Gjermanisë nga Kupa e Botës solli një zhgënjim të thellë në kampin e “Pancerëve”. Skuadra u ndal nga Paraguai pas penalltive me rezultatin 5:4, ndërsa koha e rregullt dhe shtesat ishin mbyllur në barazim 1:1.

Menjëherë pas ndeshjes, Manuel Neuer foli për MagentaTV dhe, dukshëm i prekur nga humbja, tregoi se si ishte atmosfera në dhomën e zhveshjes.

I pyetur nëse pas ndeshjes kishte pasur ndonjë fjalim apo nëse zhgënjimi ishte tepër i madh, portieri gjerman tha: “Po, trajneri na tha disa fjalë, por përndryshe sigurisht që ka shumë qetësi. Të gjithë janë të zhgënjyer dhe të trishtuar për eliminimin.”

Më tej, Neuer shpjegoi edhe atë që, sipas tij, i mungoi ekipit të Julian Nagelsmann në përballjen vendimtare.

“Thjesht nuk e kishim atë fuqi goditëse për ta vendosur ndeshjen në favorin tonë dhe nuk patëm asnjë grimë fati”, deklaroi Neuer.

Këto komente përmbledhën qartë atë që u pa në fushë nga Gjermania, e cila pati kontrollin në pjesë të mëdha të lojës, por nuk arriti të konkretizonte rastet dhe në fund u ndëshkua nga pika e bardhë.

Pas një tjetër daljeje të hershme nga një kompeticion i madh, në kampin gjerman mbizotëronte një atmosferë e rëndë. Në dhomën e zhveshjes pati pak biseda, ndërsa lojtarët mezi arrinin të gjenin fjalët për të shprehur zhgënjimin.

Ky eliminim shënoi edhe mbylljen e një kapitulli për futbollin gjerman, pasi Manuel Neuer konfirmoi se po i jep fund karrierës së tij me kombëtaren.

Portieri legjendar largohet pas më shumë se një dekade si një nga figurat kyçe të Gjermanisë, duke e mbyllur rrugëtimin e tij me fanellën e “Pancerëve” pas një prej netëve më të dhimbshme të karrierës.

The post Neuer rrëfen heshtjen në dhomat e zhveshjes pas daljes tronditëse dhe konfirmon largimin nga kombëtarja appeared first on Albeu.com.

Maroku barazon në fund, fiton me penallti ndaj Holandës dhe kalon në 1/8 e finales

By: admin
30 June 2026 at 06:45

Kombëtarja e Marokut ka siguruar një vend në raundin e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi eliminoi Holandën pas ekzekutimit të penalltive në një përballje dramatike të luajtur në Monterrey.

Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultatin 1:1, ndërsa nga pika e bardhë marokenët fituan 3:2, duke vulosur një kualifikim historik. Në fazën tjetër, ata do të ndeshen me Kanadanë më 4 korrik, në orën 19:00.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar dhe e fortë, me pak raste të pastra shënimi. Maroku u shfaq më këmbëngulës në sulm, por Holanda mbeti në garë falë portierit Bart Verbruggen, që ndërhyri në mënyrë vendimtare disa herë, mes tyre pas goditjes me kokë të Ayyoub Bouaddi dhe në një tentativë nga distanca të Achraf Hakimit.

Nga ana tjetër, Holanda krijoi po ashtu mundësitë e saj, por Bono reagoi mirë në çaste të rëndësishme dhe ndali përpjekjen e Micky van de Ven në fundin e pjesës së parë.

Pas pushimit, Maroku hyri më mirë në lojë dhe mori kontrollin e topit. Mundësia më e mirë për të ardhur në epërsi u regjistrua në minutën e 52-të, kur Achraf Hakimi goditi traversën pas një aksioni të ndërtuar nga Azzedine Ounahi.

Pavarësisht kësaj, ishin holandezët ata që gjetën golin të parët. Në minutën e 72-të, pas një aksioni të shpejtë, Wout Weghorst shërbeu për Cody Gakpo, i cili realizoi saktë për 1:0. Pas golit, Gakpo e festoi me emocione të forta, në një periudhë të vështirë personale për të.

Kur gjithçka të linte të mendoje se Holanda do ta mbronte fitoren, Maroku reagoi në kohën shtesë të pjesës së dytë. Oussama Talbi dërgoi një krosim nga e majta dhe Issa Diop u ngrit mbi mbrojtjen për të dërguar topin me kokë në rrjetë, duke barazuar në 1:1 dhe duke çuar sfidën në vazhdime.

Edhe në 30 minutat shtesë, marokenët iu afruan më shumë golit të fitores, por Ismael Saibari shpërdoroi një rast shumë të mirë nga afër, pasi Verbruggen bëri një pritje spektakolare. Meqë nuk pati gola të tjerë, gjithçka u vendos te penalltitë.

Goditjet nga pika e bardhë mbajtën pezull ndeshjen deri në fund. Teun Koopmeiners dhe Soufiane Rahimi realizuan në fillim, ndërsa Justin Kluivert dhe Quentin Timber gabuan për Holandën, duke bërë që gjithçka të mbetej në ekuilibër të plotë.

Momenti vendimtar erdhi te seria e pestë, kur Bono priti penalltinë e fundit të holandezëve. Më pas, Ismael Saibari shënoi goditjen që vulosi kualifikimin e madh të Marokut në raundin e 1/8 së finales.

The post Maroku barazon në fund, fiton me penallti ndaj Holandës dhe kalon në 1/8 e finales appeared first on Albeu.com.

Maroku kalon Holandën pas penalltive, pasi barazoi në shtesë

By: admin
30 June 2026 at 06:40

Maroku siguroi kualifikimin për në raundin e 1/8 së finales të Kupës së Botës, pasi eliminoi Holandën në Monterrey pas një përballjeje dramatike që u zgjidh nga penalltitë.

Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultatin 1:1, ndërsa nga pika e bardhë marokenët fituan 3:2, duke vulosur një kualifikim historik. Në fazën e ardhshme, ata do të ndeshen me Kanadanë më 4 korrik në orën 19:00.

Pjesa e parë ishte e fortë dhe e balancuar, me pak raste të pastra shënimi. Maroku u shfaq më këmbëngulës në sulm, por Holanda mbeti në garë falë Bart Verbruggen, që ndërhyri me pritje vendimtare, mes tyre ndaj goditjes me kokë të Ayyoub Bouaddi dhe një tentative nga distanca të Achraf Hakimit.

Nga ana tjetër, edhe Holanda krijoi momentet e saj, por Bono reagoi saktë në çaste të rëndësishme, përfshirë ndaljen e goditjes së Micky van de Ven pak para pushimit.

Pas rikthimit në fushë, Maroku e mori kontrollin e lojës dhe u duk më dominues në mbajtjen e topit. Në minutën e 52-të, skuadra afrikane iu afrua golit kur Achraf Hakimi goditi traversën pas një aksioni të ndërtuar mirë nga Azzedine Ounahi.

Megjithatë, ishte Holanda që zhbllokoi sfidën në minutën e 72-të. Wout Weghorst shërbeu për Cody Gakpo pas një kombinimi të shpejtë, dhe ky i fundit finalizoi saktë për 1:0. Gakpo e përjetoi me shumë emocione festimin, në një periudhë të vështirë personale për të.

Kur dukej se holandezët do ta mbronin epërsinë deri në fund, Maroku reagoi në minutat shtesë të kohës së rregullt. Oussama Talbi dërgoi një krosim nga krahu i majtë, ndërsa Issa Diop u ngrit mbi mbrojtjen dhe dërgoi topin në rrjetë me kokë për 1:1, duke e çuar takimin në vazhdime.

Gjatë 30 minutave shtesë, Maroku pati mundësinë më të mirë për ta mbyllur ndeshjen, por Ismael Saibari shpërdoroi një rast të artë nga afër, pasi u ndal nga një pritje spektakolare e Verbruggen. Meqë nuk pati gola të tjerë, gjithçka u vendos te penalltitë.

Edhe seria nga pika e bardhë solli tension deri në fund. Teun Koopmeiners dhe Soufiane Rahimi realizuan në fillim, ndërsa Justin Kluivert dhe Quentin Timber gabuan për Holandën, duke e lënë gjithçka të hapur.

Momenti vendimtar erdhi te seria e pestë, kur Bono priti penalltinë e fundit të holandezëve, ndërsa Ismael Saibari shënoi goditjen që i dha Marokut kualifikimin e madh në raundin e 1/8 së finales.

The post Maroku kalon Holandën pas penalltive, pasi barazoi në shtesë appeared first on Albeu.com.

Nagelsmann pas daljes tronditëse të Gjermanisë nga Kupa e Botës: Jam i gatshëm të vazhdoj

By: admin
30 June 2026 at 03:21

Gjermania i dha fund në mënyrë të papritur rrugëtimit të saj në Kupën e Botës, pasi u mund nga Paraguai me penallti në raundin e 1/8 së finales.

Koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën me rezultatin 1:1, ndërsa nga pika e bardhë paraguajanët dolën fitues me shifrat 4:3. Njeriu më i pafat i mbrëmjes për “Pancerët” ishte Jonathan Tah, që gaboi penalltinë vendimtare në serinë e gjashtë.

Më herët kishin dështuar edhe Kai Havertz dhe Nick Woltemade, megjithatë humbjet e penalltive nga Antonio Sanabria dhe Fabian Balbuena i mbajtën përkohësisht gjermanët në garë.

Në zhvillimin e ndeshjes, Paraguai kaloi i pari në avantazh me Julio Enciso në minutën e 42-të, ndërsa Gjermania reagoi në minutën e 54-të, kur Havertz realizoi golin e tij të tretë në këtë turne për të rikthyer baraspeshën.

Pavarësisht përpjekjeve, skuadra gjermane nuk arriti të shënonte golin e fitores as gjatë kohës së rregullt dhe as në vazhdime.

Rasti më i afërt erdhi në minutën e 102-të, kur Jonathan Tah e dërgoi topin në rrjetë, por VAR-i e anuloi golin për një faull të mëparshëm.

Pas përfundimit të takimit, Nagelsmann shpërtheu ndaj këtij vendimi. “Një skandal i plotë”, u shpreh ai, ndërsa eksperti i arbitrimit i ZDF, Thorsten Kinhöfer, e përshkroi vendimin si “absolutisht të pakuptueshëm”.

Pas këtij eliminimi, Julian Nagelsmann u pyet për vazhdimësinë e tij në krye të kombëtares gjermane.

“Jo, nuk është në duart e mia. Jam gati të vazhdoj nëse ata e duan këtë. Nëse jo, atëherë duhet të ma thonë”, deklaroi ai për MagentaTV.

Më vonë, në një prononcim për ZDF, trajneri pranoi se zhgënjimi ishte i madh, por nënvizoi se mbetet i gatshëm të vazhdojë punën.

Emocionet nuk i fshehu as Kai Havertz pas daljes nga turneu.

“Nuk kam shumë për të thënë, jam pa fjalë. Kjo është Kupa ime e dytë e Botës dhe i kam zhgënjyer njerëzit në të dyja rastet. Turneu i fundit nuk solli asgjë. E vetmja gjë që mund të them është: Më vjen keq. Të gjithë jemi të zhgënjyer. Është një ndjenjë e tmerrshme t’i zhgënjesh të gjithë përsëri”, tha sulmuesi gjerman.

Dalja kundër Paraguait shënon një tjetër goditje të rëndë për Gjermaninë, që edhe kësaj here i jep lamtumirën Kupës së Botës shumë më herët nga sa ishte parashikuar.

The post Nagelsmann pas daljes tronditëse të Gjermanisë nga Kupa e Botës: Jam i gatshëm të vazhdoj appeared first on Albeu.com.

Neymar ironizon ekonomistin gjerman pas kualifikimit të Brazilit: Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm

By: admin
30 June 2026 at 03:03

Joachim Klement, ekonomist nga Gjermania, është bërë mjaft i njohur në vitet e fundit sepse modeli i tij i ndërlikuar statistikor kishte parashikuar me saktësi fituesit e tre edicioneve të fundit të Kupës së Botës.

Strategu i investimeve kishte dalë në përfundimin, mbi bazën e një përzierjeje faktorësh sportivë, demografikë dhe financiarë, se Japonia do ta nxirrte Brazilin jashtë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.

Ky parashikim mori jehonë të madhe mediatike dhe, sipas raportimeve, mbërriti edhe në dhomat e zhveshjes së brazilianëve para sfidës së shumëpritur në Houston.

Por ajo që ndodhi në fushë ishte krejt ndryshe. Skuadra e Brazilit, e udhëhequr nga Carlo Ancelotti, arriti të përmbysë rezultatin dhe fitoi 2:1, duke prerë biletën për në fazën tjetër të turneut.

Menjëherë pas takimit, Neymar reagoi në rrjetet sociale dhe nuk e la pa e thumbuar ekonomistin gjerman. Ylli brazilian publikoi një foto të Joachim Klement dhe e shoqëroi me një mesazh ironik:

“Z. Joachim Klement… ju lutem, provoni përsëri në Kupën e Botës së ardhshme”.

Ky postim i shkurtër, por me tone therëse, u përhap menjëherë në internet, ndërsa triumfi i Brazilit tregoi se këtë herë llogaritjet algoritmike dhe parashikimet e ekonomistit gjerman kishin dalë të pasakta.

https://x.com/neymarjr/status/2071693375951020227

The post Neymar ironizon ekonomistin gjerman pas kualifikimit të Brazilit: Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm appeared first on Albeu.com.

Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare

By: admin
30 June 2026 at 01:51

Holanda dhe Maroku do të vihen përballë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës.

Ndeshja mes “Tulipanëve” dhe përfaqësueses afrikane luhet në Estadio BBVA në Monterrey të Meksikës, duke nisur nga ora 03:00 sipas kohës sonë lokale.

Të dyja kombëtaret hyjnë në këtë duel me objektivin e vetëm, fitoren që i dërgon më tej, ndërsa pritet një përballje e hapur, pasi të dy skuadrat njihen për stilin ofensiv të lojës.

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka vendosur ta lërë në stol Donyell Malenin për këtë takim, ndërsa në repartin ofensiv do të aktivizojë treshen Cody Gakpo, Brian Brobbey dhe Crysencio Summerville.

Formacionet zyrtare:

Holanda: Verbruggen, Dumfries, Van Dijk, Van Hecke, Van de Ven, Ake, De Jong, Gravenberch, Gakpo, Brobbey, Summerville.

Maroku: Bounou, Hakimi, Mazraoui, Diop, Riad, Bouaddi, Ounahi, El Aynaoui, El Khannouss, Saibari, Diaz.

The post Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Vjen befasia e parë, Paraguai eliminon Gjermaninë

By: admin
30 June 2026 at 01:40

Paraguai ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Kupës së Botës, pasi e eliminoi Gjermaninë në raundin e 1/16 së finales pas goditjeve të penalltive. Ndeshja u mbyll 1:1 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, ndërsa nga pika e bardhë më të qetë u treguan paraguajanët.

Gjermanët e nisën sfidën me qasje dukshëm sulmuese. Julian Nagelsmann zgjodhi të aktivizonte dy sulmues, me Kai Havertzin të vendosur në rolin e “dhjetëshit” dhe Deniz Undav si lojtarin më të avancuar në repartin ofensiv.

Që në çastet e para, Gjermania ushtroi trysni të madhe ndaj kundërshtarit. Pjesën më të madhe të fraksionit të parë, Paraguai u detyrua të qëndronte në mbrojtje, i pozicionuar rreth 30 metra larg portës së vet. Megjithatë, epërsia territoriale e gjermanëve nuk prodhoi raste të pastra, pasi paraguajanët u mbrojtën me shumë disiplinë, duke i ndërprerë aksionet me faulle taktike dhe ndërhyrje të sakta.

Momenti që ndryshoi rrjedhën e pjesës së parë erdhi në minutën e 42-të. Në një prej daljeve të rralla në gjysmën e fushës gjermane, Mathias Galarza harkoi nga krahu i djathtë dhe Julio Enciso, i lënë i lirë në zonë, goditi saktë me kokë për të mposhtur portierin gjerman dhe për ta çuar rezultatin në 1:0.

Në pjesën e dytë, Gjermania reagoi dhe arriti të barazojë në minutën e 54-të. Pas një aksioni tjetër të ndërtuar nga krahët, Florian Wirtz provoi drejt portës, ndërsa Kai Havertz e devijoi topin me kokë në shtyllën e parë, duke e dërguar në rrjetë për 1:1.

Edhe pse të dyja skuadrat kërkuan golin vendimtar, rezultati nuk ndryshoi as pas 120 minutave dhe gjithçka u vendos nga penalltitë.

Në serinë e goditjeve nga pika e bardhë, Paraguai ishte më i saktë dhe realizoi një nga befasitë më të mëdha të këtij Botërori, duke nxjerrë jashtë një nga favoritët për trofeun me rezultat 3-4. (SHIKONI PENALLTITË)

Falë këtij suksesi, Paraguai ka prerë biletën për në 1/8 e finales, ku do të ndeshet me fituesin e përballjes mes Francës dhe Suedisë.

The post VIDEO/ Vjen befasia e parë, Paraguai eliminon Gjermaninë appeared first on Albeu.com.

Son Heung-min kërkon ndjesë pas dështimit të Koresë së Jugut: E pamundur të shpreh dhimbjen që ndiejmë

By: admin
30 June 2026 at 00:52

Kupa e Botës 2026 nuk shkoi aspak sipas pritshmërive të Son Heung-min dhe Koresë së Jugut. “Taegeuk Warriors” e mbyllën aventurën e tyre që në grupet e turneut, pasi u mundën 1-0 në mënyrë të papritur nga Afrika e Jugut në sfidën e fundit të Grupit A.

Menjëherë pas këtij eliminimi, zhgënjimi në Korenë e Jugut ishte i thellë, ndërsa kapiteni Son Heung-min reagoi me një postim të gjatë në Instagram, ku u kërkoi falje tifozëve.

“Dua t’u shpreh faljet e mia më të sinqerta popullit të Koresë dhe të gjithë tifozëve që e duan futbollin. Si dikush që e do këtë sport, e di sa të zhgënjyer, të frustruar dhe të lënduar jeni. Një fjalë ‘më fal’ nuk mjafton për të përshkruar atë që ndiej”, shkroi ylli i LAFC.

Reagimet në vend nuk vonuan. Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, transmetuesi kombëtar KBS madje ia mjegulloi fytyrën trajnerit Hong Myung-bo, ndërsa presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, sulmoi fort emërimin e teknikut, duke thënë se “kompetenca nuk ishte prioritet” në përzgjedhjen e tij.

Nën presionin e kritikave të shumta, Hong Myung-bo bëri të ditur largimin e tij nga posti i trajnerit.

Son vijoi mesazhin e tij duke pranuar se e kishte të vështirë ta pranonte atë që kishte ndodhur.

“Ende nuk është e lehtë ta pranoj këtë realitet. Kur mendoj për tifozët që po përjetojnë një zhgënjim edhe më të madh se unë, e kam të vështirë të flas për ndjenjat e mia. Ndjej një përgjegjësi të madhe sepse nuk arrita t’jua shpërblej mbështetjen dhe dashurinë që na keni dhënë”, shtoi Son.

Koreja e Jugut shënoi vetëm dy gola gjatë gjithë turneut, shifra më e ulët për ekipin në një Kupë Bote që prej vitit 1998.

Megjithatë, pavarësisht këtij dështimi, Son u bëri thirrje tifozëve të mos i sulmojnë lojtarët dhe premtoi se do të vazhdojë të japë maksimumin për fanellën e përfaqësueses.

“Do të bëj gjithçka që mundem për të ndryshuar mendimin e tifozëve dhe për t’ju sjellë sërish gëzim. Nuk e kam harruar kurrë premtimin që u kam bërë tifozëve të mi dhe do të jap gjithçka nga vetja për sa kohë që ata do të kenë nevojë për mua.”

Në fund, kapiteni korean pati edhe një apel të drejtpërdrejtë për mbështetësit.

“Në vend që t’i kritikoni dhe t’i lëndoni lojtarët, ju kërkoj me sinqeritet t’u jepni mbështetje dhe inkurajim, edhe pse e di se në këto momente është e vështirë. Më vjen shumë, shumë keq”, deklaroi Son.

The post Son Heung-min kërkon ndjesë pas dështimit të Koresë së Jugut: E pamundur të shpreh dhimbjen që ndiejmë appeared first on Albeu.com.

Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime

By: admin
30 June 2026 at 00:40

Pas 90 minutave lojë, sfida e raundit të 16-shes në Kupën e Botës mes Gjermanisë dhe Paraguait nuk ka nxjerrë fitues, pasi të dyja ekipet e mbyllën kohën e rregullt në barazim 1:1 dhe tashmë do të kërkojnë kualifikimin në vazhdime.

Gjermania kishte arritur në fazën me eliminim direkt si kryesuese e Grupit E, duke lënë pas Bregun e Fildishtë, Ekuadorin dhe Kuraçaon. Nga ana tjetër, Paraguai siguroi kalimin tutje si i dyti në Grupin A, pas SHBA-së dhe përpara Australisë e Turqisë.

Fraksioni i parë prodhoi befasinë më të madhe të ndeshjes. Në minutën e 42-të, në një prej daljeve të pakta përpara portës gjermane, paraguajanët gjetën avantazhin. Mathias Galarza harkoi nga e djathta dhe Julio Enciso, i lënë i lirë brenda zonës, goditi saktë me kokë për të mposhtur portierin gjerman dhe për të kaluar ekipin e tij në 1:0.

Reagimi i Gjermanisë erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 54-t, pas një aksioni të ndërtuar sërish nga krahët, Florian Wirtz provoi drejt kuadratit, ndërsa Kai Havertz ndërhyri me kokë te shtylla e parë, duke devijuar topin në rrjetë për barazimin 1:1.

Deri në përfundim të kohës së rregullt, të dyja skuadrat krijuan mundësi për të shënuar golin vendimtar, por asnjëra nuk arriti ta zgjidhë ndeshjen brenda 90 minutave.

Ekipi që do të dalë fitues nga kjo përballje do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e duelit mes Suedisë dhe Francës.

The post Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime appeared first on Albeu.com.

Formati me 48 skuadra në Kupën e Botës 2026 prodhoi rrëfime të veçanta, por favoritët mbetën thuajse të paprekur

By: admin
29 June 2026 at 23:51

Kupa e Botës 2026 u zhvillua për herë të parë me skemën e re me 48 kombëtare, duke sjellë më shumë përfaqësuese, histori të freskëta dhe më tepër entuziazëm.

Megjithatë, pas mbylljes së fazës së grupeve, vijon dilema nëse ky ndryshim e ka rritur realisht nivelin e konkurrencës në turne.

Mes tregimeve më të spikatura ishte ai i Kepit të Gjelbër, që siguroi një kualifikim historik mes 32 ekipeve më të mira, ndërsa Uruguai u eliminua që në grupe. Ky rezultat u pa si një nga përfitimet më të mëdha të zgjerimit të Botërorit në 48 skuadra.

Histori shkroi edhe Kurasao, që u bë shteti më i vogël që ka marrë pjesë ndonjëherë në Kupën e Botës. Ndonëse nuk ia doli të kalonte më tej, mori një pikë me vlerë përballë Ekuadorit.

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte barazimi i Kongos me Portugalinë, rezultat që i dha kombëtares afrikane një vend në fazën me eliminim direkt dhe i shtoi turneut një tjetër rrëfim suksesi.

Favoritët kaluan pa shumë vështirësi

Pavarësisht këtyre episodeve, skuadrat më të mëdha pothuajse nuk u përballën me rrezik serioz. Kjo lidhej me formatin që u jep mundësi kualifikimi edhe ekipeve të vendit të tretë, si edhe me kriterin e FIFA-s që favorizon rezultatet në përballjet direkte kur skuadrat janë me pikë të barabarta.

Për pasojë, katër kombëtare siguruan vendin e parë në grup një ndeshje para fundit, ndërsa pesë ekipe dolën jashtë garës përpara zhvillimit të xhiros së tretë, çka uli ndjeshëm tensionin në fundin e kësaj faze.

Nga 12 përfaqësueset favorite, vetëm Portugali nuk arritën ta mbyllnin grupin në krye. Në të njëjtën kohë, tetë nga 12 skuadrat që e përfunduan fazën në vendin e tretë morën gjithashtu biletën për kualifikim, duke e zvogëluar edhe më shumë rrezikun për ekipet e mëdha.

Yjet nuk zhgënjyen

Faza e grupeve shërbeu edhe si skenë për figurat më të mëdha të futbollit botëror. Lionel Messi, Kylian Mbappé, Erling Haaland, Cristiano Ronaldo dhe Harry Kane gjetën rrugën e rrjetës, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tyre si protagonistë të turneut.

Gjithsesi, Kupa e Botës nuk mbështetet vetëm te emrat e mëdhenj. Pikërisht në fazën e grupeve lindin dhe marrin formë historitë e skuadrave më modeste dhe të futbollit që vjen nga kontinente të ndryshme.

Edhe në këtë edicion, ekipet evropiane dhe ato të Amerikës së Jugut ruajtën epërsinë e tyre në turne. Surpriza më e madhe ishte largimi i Uruguait, ndërsa përfaqësueset aziatike u cilësuan si zhgënjimi më i madh i fazës së grupeve.

Kritika për formatin e ri

Përzgjedhësi i Ganës, Carlos Queiroz, ekipi i të cilit kaloi më tej nga vendi i tretë, u shpreh kritik ndaj formulës së re, duke e quajtur atë “vulgar dhe të zakonshëm”.

Sipas tij, gara për vendin e tretë nuk ishte plotësisht e drejtë, sepse skuadrat që zbrisnin më vonë në fushë përfitonin nga fakti se i dinin tashmë rezultatet e kundërshtarëve.

Edhe BBC vlerëson se faza e grupeve këtë vit u perceptua më shumë si një hyrje drejt turneut të vërtetë, ndërsa emocionet reale të Kupës së Botës nisën vetëm me fazën e eliminimit direkt.

The post Formati me 48 skuadra në Kupën e Botës 2026 prodhoi rrëfime të veçanta, por favoritët mbetën thuajse të paprekur appeared first on Albeu.com.

❌
❌