Normal view

“Mos e goditni prodhuesin vendës”: AKB kërkon hetim për fushatat kundër “Made in Kosovo”

10 August 2026 at 15:00

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar lidhur me, siç thotë, fushatat dhe deklaratat që dëmtojnë besimin e konsumatorëve ndaj produkteve vendëse, duke kërkuar nga institucionet që të hetojnë çdo dyshim për veprime të organizuara kundër prodhimit “Made in Kosovo”.

 

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka kërkuar trajtim të barabartë të produkteve vendëse dhe atyre të importuara, duke shprehur shqetësim për, siç thotë, fushatat apo veprimet që mund të dëmtojnë besimin e konsumatorëve ndaj prodhimit vendor dhe markës “Made in Kosovo”.

AKB vlerëson se në një kohë kur Kosova vazhdon të shpenzojë miliarda euro për importe dhe ekonomia mbetet e varur nga produktet e huaja, presioni ndaj prodhuesve vendës mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi, punësim dhe zhvillimin e sektorit privat.

“Konsiderojmë të papranueshme çdo fushatë, deklaratë apo veprim që dëmton besimin e konsumatorëve ndaj prodhimeve vendëse dhe markës ‘Made in Kosovo’”.

Sipas kësaj organizate, prodhuesit vendës janë ata që investojnë në Kosovë, punësojnë qytetarë, paguajnë tatime dhe krijojnë vlerë brenda ekonomisë së vendit.

“Në një kohë kur Kosova vazhdon të shpenzojë miliarda euro për importe dhe ekonomia jonë mbetet e varur nga produktet e huaja, është paradoksale që presioni më i madh të bjerë mbi prodhuesin vendës – atë që investon në Kosovë, punëson qytetarët tanë, paguan tatime dhe krijon vlerë brenda vendit”.

AKB thotë se nuk është kundër kontrolleve të produkteve ushqimore dhe standardeve të sigurisë, por kërkon që këto kontrolle të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë.

“AKB nuk është kundër kontrolleve. Përkundrazi, kontrollet e rrepta janë të domosdoshme për çdo produkt që hyn në tregun e Kosovës. Por kontrolli duhet të jetë i njëjtë për të gjithë”, thuhet në deklaratë.

Sipas AKB-së, nëse një prodhues vendës kontrollohet, testohet dhe kufizohet në bazë të standardeve të përcaktuara, atëherë të njëjtat kritere duhet të zbatohen edhe për produktet që importohen nga jashtë.

“Nëse një prodhues vendës kontrollohet, testohet dhe kufizohet, atëherë edhe produktet e importuara duhet t’i nënshtrohen të njëjtit nivel kontrolli, analizash laboratorike dhe transparence, pa marrë parasysh nga cili shtet vijnë apo kush i importon”.

Organizata kërkon përgjigje institucionale edhe lidhur me shqetësimet e ngritura nga prodhues vendës për përdorimin e qumështit pluhur dhe vajrave bimore në prodhimin e nënprodukteve të qumështit.

“AKB kërkon përgjigje institucionale edhe për rastet e ngritura nga prodhuesit vendës lidhur me përdorimin e qumështit pluhur dhe vajrave bimore, ku pretendohet se produkte apo lëndë të para të importuara lejohen në treg, ndërsa prodhuesve vendës u vendosen kufizime për përdorimin e tyre në prodhimin e nënprodukteve të qumështit”, thuhet në deklaratë.

AKB kërkon që institucionet të sqarojnë nëse rregullat dhe kriteret janë të njëjta për prodhuesit vendës dhe importuesit.

“Nëse rregullat janë të njëjta, le të publikohen. Nëse nuk janë të njëjta, institucionet duhet të japin shpjegim. Transparenca nuk mund të jetë selektive”.

 

Kërkohet publikimi i rezultateve të kontrolleve

AKB ka kërkuar transparencë më të madhe nga institucionet përgjegjëse për kontrollin e produkteve ushqimore, përfshirë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Organizata thotë se kontrollet duhet të shoqërohen me të dhëna konkrete dhe të bëhen publike rezultatet e analizave laboratorike.

“AKB i mirëpret kontrollet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe institucioneve të tjera përgjegjëse. Por kontrollet duhet të shoqërohen me transparencë të plotë”, thuhet në deklaratë.

Sipas AKB-së, konsumatorët duhet të kenë qasje në informacionet për produktet që kontrollohen dhe rezultatet e këtyre kontrolleve.

“Publiku ka të drejtë të dijë: cilat produkte janë kontrolluar, sa mostra janë marrë, cilat kanë qenë rezultatet laboratorike, cilat produkte kanë rezultuar jashtë standardeve, çfarë masash janë ndërmarrë, si dhe sa produkte të importuara janë kontrolluar dhe me çfarë rezultatesh”, thekson AKB.

“Nuk mjafton të thuhet ‘kemi kontrolluar’. Duhet të publikohet çfarë është kontrolluar dhe çfarë kanë treguar analizat”, shton organizata.

Përveç kontrolleve dhe standardeve, AKB ka ngritur edhe shqetësimin për pretendimet se mund të ketë interesa të caktuara tregtare që synojnë krijimin e mosbesimit ndaj produkteve vendëse.

AKB thotë se nuk akuzon individë apo kompani pa prova, por kërkon që çdo dyshim për fushata të organizuara kundër prodhimit vendës të hetohet nga institucionet kompetente.

“AKB është e shqetësuar edhe nga pretendimet dhe shqetësimet e ngritura në komunitetin e biznesit se mund të ketë interesa të caktuara tregtare që përpiqen të krijojnë mosbesim ndaj produkteve ‘Made in Kosovo’”, thuhet në deklaratë.

“AKB nuk paragjykon dhe nuk akuzon askënd pa prova, por kërkon që çdo dyshim për fushata të organizuara, sponsorizuara apo të financuara për denigrimin e prodhimit vendës të verifikohet nga institucionet kompetente”, thekson organizata.

Sipas AKB-së, konkurrenca në treg duhet të zhvillohet përmes cilësisë, çmimit dhe respektimit të standardeve dhe jo përmes dëmtimit të imazhit të produkteve vendëse.

“Konkurrenca duhet të zhvillohet mbi cilësi, çmim dhe standarde, jo përmes diskreditimit të prodhuesit vendës. Është e papranueshme që dikush të fitojë treg duke dëmtuar imazhin e produktit që prodhohet në Kosovë”.

Aleanca Kosovare e Bizneseve vlerëson se mbështetja dhe mbrojtja e prodhimit vendës nuk duhet të konsiderohet proteksionizëm, por interes ekonomik i vendit.

Sipas organizatës, Kosova duhet të rrisë kapacitetet prodhuese, të zgjerojë eksportet dhe të ulë varësinë nga importet.

“ Kosova nuk mund të vazhdojë të jetë vetëm treg për produktet e huaja. Ne duhet të prodhojmë më shumë, të eksportojmë më shumë dhe të importojmë më pak”, thekson AKB.

Për këtë arsye, AKB kërkon që institucionet të krijojnë kushte të barabarta për prodhuesit vendës dhe operatorët ekonomikë që importojnë produkte në Kosovë.

Organizata ka paraqitur edhe një sërë kërkesash konkrete, duke përfshirë kontrolle të njëjta dhe të rrepta për produktet vendëse dhe ato të importuara, publikimin e rezultateve të analizave laboratorike, dokumentimin e kontrolleve për produktet dhe lëndët e para që importohen, si dhe hetimin e çdo fushate të dyshimtë kundër markës “Made in Kosovo”.

Në listën e kërkesave janë përfshirë edhe luftimi i konkurrencës së pandershme, mbështetja konkrete për prodhuesit vendës dhe mbrojtja e konsumatorit pa standarde të dyfishta.

S

hahini: Çdo fabrikë që mbyllet është humbje për ekonominë

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se dobësimi i prodhimit vendës ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e Kosovës dhe në tregun e punës.

“Kosova nuk mund të bëhet shtet ekonomikisht i fuqishëm duke e dobësuar prodhimin e vet. Çdo fabrikë që mbyllet është një humbje për ekonominë. Çdo vend pune që humbet është një barrë më shumë për familjen dhe shtetin”, ka thënë Shahini.

Ai ka vlerësuar se largimi i prodhuesve vendës nga tregu do ta rriste edhe më tej varësinë e Kosovës nga produktet e importuara.

“Çdo prodhues që largohet nga tregu i Kosovës e rrit edhe më shumë varësinë tonë nga importi”, ka deklaruar ai.

Shahini ka kërkuar që produktet vendëse të trajtohen si pjesë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të vendit dhe që marka “Made in Kosovo” të mbështetet nga institucionet dhe të mos dëmtohet përmes fushatave apo veprimeve që cenojnë besimin e konsumatorëve.

“Prandaj, ‘Made in Kosovo’ nuk duhet të sulmohet, denigrohet apo përdoret si objekt fushatash – duhet të mbrohet, promovohet dhe të bëhet simbol i fuqisë ekonomike të Kosovës”.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) mbrëmjen e së premtes njoftoi se ka urdhëruar të tërhiqen nga tregu 12 produkte të Qumështores Vita. Kjo pasi tha se në ato produkte që janë paraqitur se kanë përmbajtje shtazore, është konstatuar “prani e vajit të palmës, qumështit pluhur dhe/ose niseshtes së padeklaruar”.

Njoftimi i AUV-it, erdhi vetëm disa orë pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, njoftoi për tërheqjen nga tregu të disa produkteve të qumështit nga kompani të tjera, por jo nga Vita. Kompania ndërkaq, publikoi disa rezultate, që pretendoi se vërtetojnë se në qumështin e saj nuk ka vaj palme.

“Për produktet e kompanisë ‘Abrazen-Vita’, procesi i inspektimit ende është në zhvillim”, tha MINTI në njoftimin e dërguar në orën 20:00, pak më shumë se dy orë para se AUV-i të dilte me njoftimin e ndarë.

Kontrollet nisën pasi më 4 gusht, AUV prezantoi gjetje, dhe tha se në rreth 20 për qind të mostrave të analizuara të produkteve të qumështit në Kosovë, pati mospërputhje mes përbërësve dhe deklarimeve në etiketë.

Shumica e mospërputhjeve kishin të bënin me praninë, por jo me deklarimin e vajit të palmës.

Gjetjet u publikuan pas një kontrolli të përgjithshëm për rreth 3 muaj të kryer nga AUV-ja.

Debati për çështjen e sigurisë së produkteve të qumështit u intensifikua në fillim të korrikut, pasi inspektorët e AUV-së, më 2 korrik, kryen kontrolle në fabrikën Vita në Istog, ku morën mostra të qumështit me afat të gjatë përdorimi, qumështit pluhur dhe vajit të palmës për analiza laboratorike.

Teksa priteshin rezultatet përfundimtare, kompania pezulloi përkohësisht punën duke çuar në përplasje mes drejtuesve të kompanisë dhe ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja.

The post “Mos e goditni prodhuesin vendës”: AKB kërkon hetim për fushatat kundër “Made in Kosovo” appeared first on Revista Monitor.

BYD, prodhuesi më i madh i mjeteve elektrike, hyn zyrtarisht në Shqipëri

10 August 2026 at 15:48

Kompania BYD (Build Your Dreams), prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike dhe baterive, ka njoftuar hyrjen zyrtare në tregun shqiptar.

Sipas informacionit ekskluziv për “Monitor”, kjo hyrje është bërë e mundur përmes “Dream Auto CG”, një sipërmarrje e përbashkët mes shoqërisë shqiptare “AutoMaster” dhe kompanisë shumëkombëshe “CG Corp Global”. Ky partneritet shënon praninë e parë zyrtare të BYD në tregun shqiptar dhe zgjeron bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Ky zhvillim përbën një hap të rëndësisshëm në strategjinë e investimeve afatgjata të “AutoMaster” në sektorin e automobilave në Shqipëri dhe në rajon.

Përmes “Dream Auto CG”, palët partnere themelojnë strukturën zyrtare të autorizuar të BYD në Shqipëri, duke garantuar një përvojë të plotë për klientët, që përfshin shitjen e automjeteve, trajtimin e mjeteve në garanci të ofruar nga prodhuesi, furnizimin me pjesë këmbimi origjinale dhe shërbimet e pas shitjes me servis të dedikuar sipas standardit BYD.

BYD është një nga kompanitë kryesore në botë për automjetet elektrike, që prodhon makina plotësisht elektrike dhe hibride (PHEV), të mbështetura nga teknologji të avancuara të baterive dhe sistemeve të fuqisë.

Në Shqipëri, BYD do të funksionojë përmes “Dream Auto CG Sh.a.”, e cila do të shërbejë si importuesi zyrtar i markës. Hyrja në treg do të bëhet në faza, duke nisur me modele prioritare të përzgjedhura sipas kërkesës vendase dhe kushteve specifike në vendin tonë. Detajet mbi modelet e para, hapjen e salloneve të ekspozimit, testimet e drejtimit dhe afatet e prezantimit do të bëhen publike në javët në vijim.

Showroom i parë BYD në Shqipëri do të jetë në një strukturë krejtësisht të re të pozicionuar jo rastësisht në Vorë, në një nga nyjet më të rëndësishme kombëtare, për të ofruar aksesin më të mirë për të gjithë trevat në Shqipëri. Organizmi në këtë vendndodhje të re do jetë  4S (Showroom, Service, Spare Parts and Survey) sipas standardit ndërkombëtar BYD.

Nirvana Chaudhary, Drejtor Menaxhues i Chaudhary Group (CG Corp Global), u shpreh se: “Hyrja zyrtare e BYD në Shqipëri përmes ‘Dream Auto CG’, së bashku me “AutoMaster, pasqyron angazhimin tonë për të sjellë inovacion të nivelit botëror me gatishmëri operacionale afatgjatë dhe shtrirje globale. Njëkohësisht, jemi të përqendruar në zgjerimin në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për të mbështetur lëvizshmëri më të pastër në të gjithë rajonin.”

Eno Zeneli, CEO i “AutoMaster”, shtoi se: “Ky prezantim përmes ‘Dream Auto CG’, në bashkëpunim me CG Corp Global, vijon investimin tonë afatgjatë në sektorin e automobilave – tashmë të fokusuar në përshpejtimin e një të ardhmeje më të gjelbër përmes teknologjive të avancuara të elektrifikimit. Përmes këtij investimi, të realizuar nga ‘Arch Investor sh.p.k.’, do të sigurojmë gatishmëri të plotë të shërbimeve pas shitjes dhe një përvojë të besueshme për klientët që nga dita e parë në Shqipëri, ndërsa zgjerohemi edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.”

“Dream Auto CG” është një sipërmarrje e përbashkët mes AutoMaster dhe CG Corp Global, e krijuar për të zhvilluar dhe operuar partneritete zyrtare me marka automobilistike, si dhe për të ofruar shitje dhe shërbime pas shitjes sipas standardeve ndërkombëtare në rajon. Në Shqipëri, aktiviteti i BYD do të realizohet përmes Dream Auto CG Sh.a., importuesi zyrtar i markës.

“AutoMaster” është një kompani e sektorit të automobilave, e fokusuar në shitjen e automjeteve, përvojën e klientit dhe shërbimet pas shitjes në Shqipëri. AutoMaster është importuesi zyrtar për Fiat, Alfa Romeo, Jeep, si dhe Mazda në Shqipëri. Në vitin 2024, kompania shiti mbi 1,000 automjete dhe renditet ndër aktorët kryesorë në segmentin e makinave të reja në vend.

“CG Corp Global” (Chaudhary Group) është një grup shumëkombësh i diversifikuar me seli në Katmandu, Nepal, me aktivitete në sektorë të ndryshëm, përfshirë mallrat e konsumit të përditshëm (ushqime dhe pije), hotelerinë, arsimin, pasuritë e paluajtshme, shërbimet financiare, elektronikën, çimenton, hidroenergjinë dhe projektet inxhinierike.

_____________________________________________________________________________________________________________

Rreth BYD

BYD është një kompani shumëkombëshe e teknologjisë së avancuar, e fokusuar në përdorimin e inovacionit për të përmirësuar jetën. E themeluar në vitin 1995 si prodhues baterish të rikarikueshme, sot BYD ka një gamë të gjerë aktivitetesh që përfshijnë automobilat, transportin hekurudhor, energjinë e re dhe elektronikën, me mbi 30 parqe industriale në Kinë, SHBA, Kanada, Japoni, Brazil, Hungari dhe Indi. Nga prodhimi dhe ruajtja e energjisë te aplikimet e saj, kompania synon të ofrojë zgjidhje energjie me zero emetime, duke reduktuar varësinë globale nga lëndët djegëse fosile. Automjetet me energji të re të BYD janë të pranishme në 6 kontinente, në mbi 110 vende dhe më shumë se 400 qytete. E listuar në bursat e Hong Kongut dhe Shenzhenit, kompania u rendit në vendin e 91-të në listën Fortune 500 dhe regjistroi të ardhura mbi 100 miliardë euro në vitin 2024. BYD investon fuqishëm në teknologjitë e së ardhmes, me më shumë se 10% të rreth një milion punonjësve të angazhuar në kërkim-zhvillim dhe me rreth 45 patenta të reja çdo ditë pune.

Rreth BYD Auto

E themeluar në vitin 2003, BYD Auto është divizioni i automobilave i BYD dhe fokusohet në përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër në transportin global, duke zhvilluar automjete plotësisht elektrike dhe hibride me karikim nga priza. Kompania zotëron teknologjitë kryesore të gjithë zinxhirit të automjeteve me energji të re, përfshirë bateritë, motorët elektrikë dhe kontrollorët elektronikë. Ndër risitë kryesore përfshihen Blade Battery, teknologjia hibride DM-i, platforma e Platform 3.0, teknologjia CTB, platforma e⁴, sistemi inteligjent i kontrollit të trupit DiSus dhe sistemi super hibrid DMO. BYD ishte prodhuesi i parë i automjeteve në botë që ndaloi prodhimin e makinave me motorë tradicionalë me karburant dhe ka mbajtur vendin e parë në shitjet e automjeteve me energji të re në Kinë për 13 vite radhazi.

The post BYD, prodhuesi më i madh i mjeteve elektrike, hyn zyrtarisht në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

Euro preku kufirin e 93 lekëve për herë të parë në histori, si ra me 34% nga 2011-a

10 August 2026 at 13:31

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm valutor gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 93.07 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Ky është niveli më i ulët historik që kur euro filloi të funksionojë si monedhë fizike.

Që nga fillimi i vitit 2026, kursi i Euros me Lekun ka rënë me 3.8%.

Krahasuar me nivelin më të lartë historik, prej 140.4 lekësh, të arritur në shkurt të vitit 2011, euro këmbehet me 47.5 lekë më pak, me një rënie prej 34%.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, tregu ndodhet nën efektin e prurjeve të sezonit turistik, që në këtë periudhë të vitit arrin pikun e tij.

Por, rënia sezonale e kursit të Euros është në vijim të një tendence të qartë rënëse që kishte nisur qysh në muajt e parë të vitit, si rrallëherë më parë. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e parë të vitit deficiti i llogarisë korrente ra në 228 milionë euro, në rënie me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, investimet e huaja direkte arritën vlerën e 404 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Ato u rritën me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përtej informacionit që japin statistikat zyrtare, në publik ngelet i fortë perceptimi se kursi ndikohet ndjeshëm edhe nga prurjet valutore që burojnë prej aktiviteteve informale ose kriminale.

Disa raste të publikuara nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmojnë perceptimin e investimit të sasive të mëdha të parave të pista në zhvillimin dhe blerjen e pasurive të paluajtshme.

Rënia e euros ka filluar që nga viti 2016 dhe deri në 2024-n, nënçmimi i tij shpjegohet më shumë me flukset informale nga rritja e ndërtimeve sesa nga përmirësimi i deficitit të llogarisë korente, që përkundrazi u përkeqësua. Pas 2024-s, efektit të flukseve informale iu shtuan dhe prurjet turistike, me hyrjet e shtetasve të huaj që i kaluan 12 milionë në vit.

GRAFIKËT: Rënia e Euros të paktën deri në 2024 shpjegohet më shumë nga lejet e ndërtimit se turistët

Nga ana tjetër, forcimi i Lekut pjesërisht besohet se po mbështetet edhe nga politika fiskale e ndjekur nga qeveria shqiptare, me suficite të mëdha fiskale në pjesën më të madhe të vitit, praktikë që e ul ofertën e monedhës vendase në treg.

Për 6-mujorin 2026, suficiti buxhetor arriti vlerën rekord të 52.8 miliardë lekëve, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë po ndërhyn vazhdimisht në tregun valutor për të blerë valutë, por ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë vetëm sa po e kontrollojnë pjesërisht rënien e Euros, pa mundur ta frenojnë plotësisht atë. Burime nga tregu bëjnë të ditur se Banka Qendrore ka ndërhyrë dy herë për të blerë Euro këtë javë.

Që prej fillimit të vitit 2024 deri në fund të 3-mujorit 2026, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu gati 2.2 miliardë euro. Vetëm për tremujorin e parë të këtij viti, blerjen kishin vlerën e 140 milionë eurove, një rekord për këtë periudhë të vitit.

The post Euro preku kufirin e 93 lekëve për herë të parë në histori, si ra me 34% nga 2011-a appeared first on Revista Monitor.

Fatura e qershorit do t’u tregojë klientëve burimet e energjisë dhe pjesën e garantuar si e gjelbër

10 August 2026 at 13:00

Furnizuesit e energjisë elektrike do t’u tregojnë klientëve nga cilat burime vjen energjia që kanë konsumuar, sipas një rregulloreje të re të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Informacioni do të jepet çdo vit me faturën e muajit qershor ose si dokument shoqërues i saj. Raporti duhet të përmbajë burimet e energjisë, konsumin e klientit, periudhën e furnizimit dhe pikën e matjes.

Sipas rregullores, informacioni duhet t’i dorëzohet klientit“si pjesë përbërëse e faturës së energjisë elektrike, ose së bashku me të, për faturën e muajit qershor të vitit pasardhës.”

Të dhënat do të paraqiten edhe në formë grafike ose diagrami, në mënyrë që klienti të mund të shohë strukturën e energjisë së furnizuar.

Rregullorja parashikon dy lloje ofertash : furnizim pa strukturë të garantuar dhe furnizim me strukturë të garantuar. Në rastin e dytë, furnizuesi angazhohet të sigurojë një pjesë të caktuar të energjisë nga burime të rinovueshme. Dokumenti e përkufizon këtë si një ofertë që garanton “një pjesë të caktuar ose pjesë, të të gjitha ose individuale, të burimeve të rinovueshme të energjisë”.

Pjesa e deklaruar si energji e rinovueshme duhet të mbështetet me garanci origjine. Furnizuesit duhet të publikojnë edhe “strukturën e energjisë elektrike të mbuluar nga garancitë e origjinës të anuluara”. Garancitë anulohen pasi përdoren për të provuar origjinën e energjisë së furnizuar një klienti.

Përllogaritja nuk do të mbështetet vetëm te prodhimi vendas. Enti Rregullator i Energjisë duhet të marrë parasysh “prodhimin vendas, konsumin, importet dhe eksportet fizike të energjisë elektrike, sipas burimeve të energjisë”.

Rregullorja përcakton edhe termin “konsum i pagjurmueshëm” për pjesën e energjisë për të cilën nuk janë përdorur garanci origjine ose instrumente të tjera të njohura për gjurmimin e burimit. Për këtë energji, ERE do të llogarisë dhe publikojë përzierjen e mbetur.

Operatorët e transmetimit dhe shpërndarjes duhet t’ia dorëzojnë të dhënat ERE-s deri më 1 mars. ERE duhet të miratojë dhe publikojë raportin vjetor deri më 20 qershor.

Varianti përfundimtar i publikuar nga ERE do të jetë “i detyrueshëm për t’u përdorur nga të gjithë furnizuesit”. Furnizuesit do ta përdorin këtë informacion për raportet që u dërgohen klientëve me faturën e qershorit./ N.Maho

 

The post Fatura e qershorit do t’u tregojë klientëve burimet e energjisë dhe pjesën e garantuar si e gjelbër appeared first on Revista Monitor.

Hyjnë në fuqi ndryshime në Kodin Rrugor; Nga heqja përgjithmonë e patentës deri gjoba 60 mijë lekë

10 August 2026 at 12:41

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, në një prononcim për mediat ka bërë të ditur ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat kanë hyrë në fuqi dhe parashikojnë masa më të ashpra për drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit.

Vatoci tha se masat e reja synojnë të rrisin përgjegjshmërinë e drejtuesve dhe të parandalojnë shkeljet e përsëritura.

“Jemi sot në këtë komunikim me ju, për prezantimin e disa normave të reja, të miratuara me Ligjin nr. 58/2026 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, masa këto që synojnë rritjen e sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe uljen e numrit të aksidenteve rrugore.

Ndër ndryshimet kryesore, të cilat kanë hyrë në fuqi më datë 07.08.2026, evidentojmë:

-Shtyrjen e së drejtës për t’u pajisur me leje drejtimi deri në 1 vit për personat që konstatohen duke drejtuar mjete pa qenë të pajisur me leje drejtimi, ndërsa për të miturit kjo periudhë shtyhet me 2 vjet.

Shërbimet e Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit do të informojnë, për çdo rast, DSHPTRR-në, si institucioni kompetent për lëshimin e lejeve të drejtimit, për kryerjen e procedurave përkatëse të regjistrimit në sistem të personave të konstatuar.

-Heqjen përgjithmonë të lejes së drejtimit kur një drejtues mjeti rezulton me një vlerë alkoolike më të lartë se 0,5 gram për litër (g/l) në gjak dhe është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur.

Kjo masë vjen si nevojë e adresimit të fenomenit shqetësues të aksidenteve rrugore me pasoja, për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

-Ashpërsimin e masave ndaj sjelljeve të rrezikshme në rrugë, mosrregullimit të shpejtësisë në rrugë me fushëpamje të kufizuar, përfshirë manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe shkeljet që rrezikojnë përdoruesit e tjerë të rrugës, në zonat urbane, në afërsi të shkollave, kryqëzime apo edhe degëzime.

-Masa administrative për këtë shkelje është rritur nga 20 000 deri në 60 000 lekë.

Nëpërmjet kësaj norme i jepet rëndësi e posaçme vendit ku kryhet shkelja, si dhe janë përcaktuar më qartë elementet e anës objektive të kryerjes së shkeljes. Shtimi i sanksionit është parë i arsyeshëm për shkak të nivelit të lartë të rrezikut që paraqet kjo shkelje dhe shtimit të ngjarjeve rrugore në zonat urbane.

-Sanksionimin e përdorimit të telefonit celular edhe gjatë drejtimit të biçikletave, motomjeteve deri në 50 cc dhe monopatinave me motor.

-Pezullimin e lejes së drejtimit në rast se një drejtues mjeti është ndëshkuar dy herë brenda të njëjtit vit për përdorim të aparatit celular, nga tre që ishte përpara miratimit të këtij ligji.

Përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit rezulton një ndër shkaqet kryesore të humbjes së kontrollit mbi mjetin dhe, për pasojë, edhe të aksidenteve rrugore.

– Sanksionimin e masave të posaçme për drejtuesit e rinj që kanë marrë lejen e drejtimit gjatë 24 muajve të fundit, për sa i përket drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, si dhe kufizime të posaçme të shpejtësisë për këtë kategori drejtuesish.

-Një ndryshim tjetër është heqja e konvertimit të pezullimit të lejes së drejtimit, të lëshuar nga shteti shqiptar, me pagesën e një shume sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.

Nëse deri përpara datës 7 gusht, një drejtues mjeti, i evidentuar/kapur në shkelje të një norme/dispozite të Kodit Rrugor, ku, përveç masës administrative në vlerë monetare, parashikohej edhe masë administrative plotësuese, “pezullim i lejes së drejtimit”, kishte opsionin për të paguar dyfishin e vlerës maksimale të gjobës, me qëllim mosaplikimin e masës plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit, kjo mundësi tashmë, me ndryshimet e reja, është hequr dhe leja e drejtimit pezullohet automatikisht.

Strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë njohur me ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor dhe janë udhëzuar për zbatimin korrekt të tyre.

Nisur nga shkeljet e shumta të evidentuara nëpërmjet mjeteve inteligjente, si dhe nga ashpërsimi i Kodit Rrugor në funksion të sigurisë së jetës, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos drejtojnë automjetet dhe motomjetet nën efektin e alkoolit, e më keq akoma, në gjendje të dehur, të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe motomjetit dhe të mos kryejnë parakalime ku nuk lejohet, apo manovra të rrezikshme apo agresive.

Masat ndëshkuese nuk janë qëllimi ynë. Qëllimi ynë është parandalimi i shkeljeve, parandalimi i aksidenteve dhe, mbi të gjitha, mbrojtja e jetës.

Prandaj, kërkojmë nga çdo drejtues mjeti që të tregojë përgjegjshmëri në çdo moment që është në timon dhe të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor.

Siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët. Kontributi i secilit prej nesh është një hap më shumë drejt rrugëve më të sigurta dhe shpëtimit të jetëve”, pohoi drejtori i përgjithshëm i Policisë Rrugore.

Ndryshimet në Kodin Rrugor u miratuan në seancën e 18 qershorit në Kuvend dhe u botuan në Fletoren Zyrtare më 22 korrik, duke hyrë në fuqi një ditë më parë.

The post Hyjnë në fuqi ndryshime në Kodin Rrugor; Nga heqja përgjithmonë e patentës deri gjoba 60 mijë lekë appeared first on Revista Monitor.

Çfarë do të thotë integrimi në BE për qytetarët shqiptarë?

10 August 2026 at 12:00

Dhjetë mënyra se si përafrimi me standardet e BE-së duhet të ndikojë te qytetari, fermeri, punëmarrësi dhe biznesi i vogël.

 

Nga Etleva Pushi*

 

  • Po hë, ç’thuhet andej nga Tirana, andej nga zyrat, a do hyjmë në BE apo jo?
  • Po pse, o Bashkim, çfarë pret ti nga BE-ja?
  • Po ku di unë?!

Nuk jam juriste, ekonomiste apo eksperte në ndonjë fushë të veçantë të integrimit evropian. Po shkruaj si përkthyese që prej dekadash punon me gjuhën e përdorur nga institucionet.

Në dokumentet dhe takimet ku përkthej, has shpesh shprehje si “përafrimi i legjislacionit me atë të BE-së”, “përmbushje e standardeve evropiane”, “rritje e kapaciteteve institucionale”, apo “zbatim reformash”. Janë shprehje të rëndësishme, por jo gjithmonë u tregojnë njerëzve se çfarë do të ndryshojë realisht në jetën e tyre.

Një pyetje që mund ta bëjnë me të drejtë shumë njerëz është:

“Çfarë do të thotë integrimi europian për mua që jetoj, ta zëmë, në fshatin Paftal të Beratit, në malin e Shpiragut”.

Po përpiqem të “përkthej” integrimin evropian jo në gjuhën institucionale, por në gjuhën e përditshme. Këtë herë, jo nga anglishtja në shqip, por nga gjuha e rafinuar e ekspertëve në gjuhën e njerëzve që pritet të përfitojnë prej tij.

Dhjetë pika e mëposhtme nuk shpjegojnë të gjithë procesin e anëtarësimit në BE. Ato tregojnë se si e kuptoj unë qëllimin e integrimit.

Për mua, integrimi nuk mbaron me përkthimin, ndryshimin apo miratimin e një ligji. Ai fillon të marrë kuptim kur shohim ndryshime në rrugë, në shkolla, në qendra shëndetësore, në tokat bujqësore dhe në lumenjtë e përrenjtë ku sot hedhim mbeturinat.

Ja dhjetë fusha konkrete ku duhet të ndihet integrimi:

  1. Uji që pi
    A kontrollohet? A është i sigurt? Kush mban përgjegjësi kur nuk është?

Integrimi duhet të sjellë standarde më të larta për cilësinë e ujit, kontrolle të rregullta dhe institucione që reagojnë kur shëndeti i njerëzve vihet në rrezik.

  1. Rruga ku kalon
    A ndërtohet sipas standardeve? A mirëmbahet? A shpenzohen siç duhet paratë publike?

Nuk mjafton që një rrugë të ndërtohet. Ajo duhet të jetë e sigurt, të përballojë kohën dhe të mos kushtojë disa herë më shumë nga sa duhet për shkak të punimeve të dobëta apo keqadministrimit.

  1. Mbetjet
    A përfundojnë në lumë e në përrua, apo mblidhen dhe trajtohen siç duhet?

Përafrimi me standardet evropiane kërkon që mbetjet të mos zhvendosen thjesht nga një vend në tjetrin, por të mblidhen, ndahen, riciklohen dhe trajtohen pa dëmtuar mjedisin dhe shëndetin.

  1. Ushqimi që blen
    A kontrollohet qumështi, mishi, djathi, uji dhe produktet bujqësore? A e di konsumatori çfarë po blen?

Integrimi lidhet edhe me sigurinë ushqimore: me kontrollet veterinare, kushtet e prodhimit, etiketimin dhe mundësinë për të gjetur se nga vjen një produkt kur shfaqet një problem.

  1. Toka që punon
    A mund të marrë fermeri mbështetje? A ka rregulla të qarta dhe mundësi të barabarta për të gjithë?

Fermeri duhet të ketë informacion, këshillim dhe mundësi reale për të përfituar nga fondet, jo vetëm kur njeh dikë apo di të plotësojë një dosje të ndërlikuar.

  1. Fëmija që shkon në shkollë
    A ka të drejtë për arsim cilësor edhe kur jeton larg qytetit?

Integrimi duhet të nënkuptojë që cilësia e arsimit të mos varet vetëm nga vendi ku ka lindur fëmija, nga të ardhurat e familjes apo nga mundësia për të paguar kurse private.

  1. I sëmuri ose personi me aftësi të kufizuara
    A merr shërbime vetëm po pati para ose njohje, apo sepse këto shërbime i takojnë me ligj?

Të drejtat kanë kuptim vetëm kur shoqërohen me shërbime reale: mjekim, terapi, kujdes, mbështetje për familjen dhe mundësi për të marrë pjesë në jetën e komunitetit.

  1. Puna dhe paga
    A mund të punojë dikush pa kontratë? Kush e mbron kur nuk paguhet ose kur i shkelen të drejtat?

Përafrimi me rregullat evropiane duhet të forcojë mbrojtjen e punëmarrësve, sigurinë në punë, pagesën e kontributeve dhe mundësinë për t’u ankuar pa humbur vendin e punës.

  1. Zyra e shtetit
    A duhet të njohësh dikë për të marrë një shërbim, apo rregullat vlejnë njësoj për të gjithë?

Integrimi duhet të ndihet edhe në sportel: te informacioni i qartë, afatet që respektohen, vendimet që shpjegohen dhe trajtimi i barabartë i çdo qytetari.

  1. Paratë e BE-së
    A shkojnë te rrugët, fermerët, shkollat dhe shërbimet, apo humbasin rrugës?

Fondet evropiane duhet të përdoren me transparencë, të kontrollohen dhe të sjellin rezultate që qytetarët mund t’i shohin, jo vetëm raporte, aktivitete dhe tabela që duken bukur në letër.

Integrimi në BE nuk është vetëm një proces që zhvillohet në ministri, në Bruksel apo në tavolina negociatash.

Ai duhet të ndihet në ujin që pimë, në rrugën ku ecim, në shkollën ku shkojnë fëmijët, në mënyrën si trajtohen të moshuarit, fermerët dhe njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.

Përndryshe, integrimi mbetet vetëm një fjalë e madhe.

 

*Përkthyese dhe interprete me përvojë shumëvjeçare në fushat e integrimit evropian, drejtësisë, qeverisjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

 

The post Çfarë do të thotë integrimi në BE për qytetarët shqiptarë? appeared first on Revista Monitor.

Kosto e jetesës, inflacioni arrin 3.4%, niveli më i lartë nga janari 2024, nga ushqimet e qiratë

10 August 2026 at 11:13

Kosto e jetesës është shtrenjtuar më tej gjatë muajit korrik, teksa për shumë produkte e shërbime bazë, një familje duket të shpenzojë më shumë.

Inflacioni ka arritur në 3.4% në korrik, sipas të dhënave të INSTAT, nga 3.2% që ishte në muajin e mëparshëm, duke shënuar nivelin më të lartë nga janari i vitit 2024, kur po lehtësohej pas valës së rritjes së shkaktuar nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Efektin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë dy elementë të domosdoshme për jetesën e çdo familjeje, ushqimet, qiratë si dhe çmimet e karburanteve.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,18 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me +0,83 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Transporti” ndikuan me +0,52 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,23 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me + 0,15 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Shërbimi arsimor” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,07 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” ndikuan me -0,07 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me -0,03 pikë përqindje.

Në këtë nivel, inflacioni e ka kaluar prej dy muajsh objektivin e shënjestruar të Bankës së Shqipërisë, prej 3%.

Në mbledhjen e fundit, Banka e Shqipërisë, e cila ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe këtë objektiv e administron përmes normës bazë të interesit, vendosi të mbajë të mbajë të pandryshuar normën bazë në 2.5%, pavarësisht sinjaleve të qarta në rritje të inflacionit.

Guvernatori Sejko tha se Banka e Shqipërisë vazhdon të besojë që efekti inflacionist nga rritja e çmimeve të naftës do të jetë kalimtar. Ndërkohë, lidhur me rritjen e inflacionit bazë dhe presioneve të brendshme inflacioniste, Sejko u shpreh se kjo rritje po përcaktohet kryesisht nga shtrenjtimi i qirave.

“Inflacioni i çmimeve të konsumit pritet të qëndrojë lehtësisht mbi objektiv në afatin e shkurtër dhe të kthehet gradualisht drejt tij gjatë tremujorëve në vijim.

Parashikimi i një niveli inflacioni mbi objektiv në afatin e shkurtër faktorizon pritjet tona për vijimin e efekteve indirekte të goditjes së ofertës në tregjet ndërkombëtare, si dhe për një nivel relativisht të lartë të inflacionit të qirave në këtë horizont kohor.

Nga ana tjetër, parashikimi për reduktimin gradual të inflacionit drejt objektivit në afatin e mesëm mbështetet në pritjet tona për një ecuri të balancuar të kërkesës dhe ofertës agregate, për një rritje të kontrolluar të kostove të prodhimit, si dhe pritjet e ankoruara të bizneseve e tregjeve financiare.

Gjithashtu, skenari bazë bazohet në supozimin e një normalizimi të shpejtë të presioneve të ofertës në tregjet ndërkombëtare, si dhe të ruajtjes së kahut konsolidues të politikës fiskale në vitet në vijim,” tha guvernatori.

BSH nuk rrit normën bazë: Inflacioni do të jetë kalimtar, por rritja ekonomike do të ngadalësohet

 

Sipas INSTAT, krahasuar me muajin korrik 2025 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 8,0 %, pasuar nga “Argëtim, sport dhe kulturë” me 6,0 %, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,5 %, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 4,1 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,5 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,3 %, “Kujdes personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3,1 %, etj. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 1,8 %, pasuar nga grupi “Informacioni dhe komunikimi” me 0,9 %.

 

Qiratë në nivele të pa përballueshme

Çmimet e qirave, sidomos në Tiranë kanë arritur nivele të papërballueshme në raport me pagat. Në muajt janar-qershor 2026, qiratë për apartamentet 1+1 arritën mesatarisht 590 euro në muaj, ndërsa për banesat 2+1, në 954 euro, me rritje nga 4.4% deri në 27% krahasuar me janar – qershor 2024.

Sipas llogaritjeve, në pjesën dërrmuese të Tiranës, nga periferia në qendër, kostoja e strehimit tejkalon kufirin ndërkombëtar të përballueshmërisë.

Kur qiraja kalon mbi 30% të të ardhurave mujore, ajo konsiderohet e papërballueshme dhe sinjalizon stres financiar te një familje për strehimin. Nëse arrin mbi 50%, kjo gjendje quhet “housing cost burden” ekstrem, që rrit rrezikun e pasigurisë në strehim.

Në rastin e Tiranës, kufiri i përballueshmërisë i llogaritur nga “Monitor” për periudhën janar-qershor 2026, tejkalohet për 13 zona në Tiranë, duke arritur midis 80-90% të të ardhurave dhe në disa zona dhe mbi 100%.

 

Lexoni edhe:

Të paktën 600 euro/muaj; Shtëpitë me qira bëhen “mollë e ndaluar” për shqiptarët

Indeksi i përballueshmërisë; Rritja e qirave po rëndon familjet

 

The post Kosto e jetesës, inflacioni arrin 3.4%, niveli më i lartë nga janari 2024, nga ushqimet e qiratë appeared first on Revista Monitor.

Huatë me probleme i rikthehen uljes në qershor, nivelet më të ulëta që nga viti 2007

10 August 2026 at 10:45

Raporti i kredive me probleme iu rikthye rënies në muajin qershor, pasi ishte rritur lehtë në maj. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kreditë e pakthyera në afat në banka, përbënë 3.7% të totalit të huadhënies në vend. Një muaj më parë, ky tregues ishte rritur në 3.77%.

Ky është niveli më i ulët që nga viti 2007, që u mbyll me një tregues prej 3.3%. Pas asaj periudhe, huatë e pakthyera në afat të bankave u rritën me shpejtësi për të arritur kulmin në 2014-n, ku një e katërta e kredisë ishte me më shumë se 3 muaj vonesë. Më pas, Banka e Shqipërisë filloi një plan për ristrukturimin e huave jo performuese, që në një pjesë të madhe konsistonte në fashitjen e tyre nga bilanci.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, huatë me probleme kanë rënë me 0.31 pikë përqindje.

Për momentin, raporti i kredive me probleme duket se po vazhdon ta ruajë nivele të ulëta, pavarësisht shqetësimeve të lidhura me rritjen e shpejtë të kreditimit në vitet e fundit. Ecuria e mirë makroekonomike dhe zgjerimi i vazhdueshëm i portofolit të kredisë po ndikojnë pozitivisht në ecurinë e treguesit të kredive në vonesë.

Kriza në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimeve të karburanteve kanë shtruar disa rreziqe të reja në perspektivë, por megjithatë përmasat e ndikimit të kësaj krize duket se do të jenë më të kufizuara nga sa mund të mendohej në periudhën e parë të shpërthimit të saj.

Të dhëna të tjera të bankës së Shqipërisë tregojnë se individët janë më korrektët në banka.

Në fund të vitit 2025 raporti i kredive me probleme në portofolin e klientëve individë ishte në nivelin 2.6%, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 2.9% i një viti më parë.
Klientët biznes vazhdojnë të kenë nivele më të larta të kredive me probleme, por gjatë vitit të kaluar përmirësimi në këtë segmenti ishte më i lartë. Raporti i kredive me probleme për bizneset zbriti në 4.7%, nga 5.2% që kishte qenë një vit më parë.

Segmenti i individëve ka pasur historikisht një raport të kredive me probleme më të ulët krahasuar me bizneset, sepse ekspozimet janë më të vogla dhe rreziku i kredisë është më i shpërndarë.

Gjithashtu, duke qenë se pjesa më e madhe e portofolit konsiston në kredi për blerjen e banesave, angazhimi i huamarrësve ndaj shlyerjes së detyrimeve në përgjithësi është i madh.

The post Huatë me probleme i rikthehen uljes në qershor, nivelet më të ulëta që nga viti 2007 appeared first on Revista Monitor.

Shitjet e pronave në Tiranë, 2025

10 August 2026 at 10:42

Pas një ngadalësimi 2-vjeçar tregu i pasurive të paluajtshme ka shënuar rikthim të aktivitetit gjatë vitit 2025. Numri i kontratave të shitblerjes së pronave është rritur, ndërsa Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të transaksioneve në rang vendi. Në total për vitin 2025 sipas të dhënave të NAREA për Monitor numri i kontratave të shitblerjes së pasurive të paluajtshme të regjistruara në Agjencin...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shitjet e pronave në Tiranë, 2025 appeared first on Revista Monitor.

Si po mposhtet demenca

10 August 2026 at 10:40

Rastet e reja te të moshuarit po bien me ritme të shpejta, shkruan The Economist   Kur Eric Stallard, aktuar dhe akademik, nisi të shqyrtonte incidencën e demencës te të moshuarit amerikanë, u habit aq shumë nga rezultatet, sa e shtyu për dy vjet e gjysmë publikimin e studimit të tij të parë mbi këtë temë, ndërsa rikontrollonte punën. “Doja të isha absolutisht i sigurt”, kujton ai, pasi shifrat s...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Si po mposhtet demenca appeared first on Revista Monitor.

Europa pritet të zbusë skemën e çmimit të karbonit

10 August 2026 at 10:38

Objektivat e gjelbra po përplasen me shqetësimet për konkurrueshmërinë shkruan The Economist   Skema e çmimit të karbonit e Bashkimit Europian është ëndrra e çdo ekonomisti. Skema e tregtimit të emetimeve e bllokut (ETS) u shpërndan kompanive të prodhimit të energjisë elektrike, industrisë së rëndë dhe aviacionit të drejta për të emetuar gaze serrë. Më pas, ia lë tregut pjesën tjetër. Ajo u ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Europa pritet të zbusë skemën e çmimit të karbonit appeared first on Revista Monitor.

Kur IA kineze me burim të hapur bëhet kurth

10 August 2026 at 10:35

Përpjekja e Amerikës për dominim në Inteligjencën Artificiale është shqetësuese. Kina nuk është zgjidhja   Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, është tepër serioz për të kënduar apo për të kërcyer në publik — prej tij nuk mund të priten lëvizje diskoje me krahët si pistona, në stilin e Donald Trump. Kjo është për të ardhur keq, sepse do të kish kursyer kohë në Konferencën Botërore të Inteligjencës...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kur IA kineze me burim të hapur bëhet kurth appeared first on Revista Monitor.

A ka përfunduar në Kinë makineria më e rëndësishme në botë?

10 August 2026 at 10:31

Prodhuesi holandez po përpiqet të hedhë poshtë pretendimet amerikane, shkruan The Economist   Holandezët kanë ushtruar ndikim shumë më të madh sesa do të pritej nga madhësia e vendit të tyre në transferimin e teknologjive që kanë formësuar botën moderne. Në shekullin XVII, risitë e tyre në financë dhe bujqësi u përhapën në Britani, duke nxitur Revolucionin Industrial dhe zgjerimin e Perandori...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post A ka përfunduar në Kinë makineria më e rëndësishme në botë? appeared first on Revista Monitor.

Serbi, tregu i punës jep shenjat e para të rimëkëmbjes

10 August 2026 at 10:20

Në gjysmën e parë të këtij viti, tregu serb i punës ka shfaqur shenjat e para të rimëkëmbjes, pas rënies së regjistruar vitin e kaluar. Nga janari deri në fund të qershorit, në faqen e internetit Poslovi Infostud u publikuan 32,713 njoftime pune, rreth 3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Infostud raportoi se një statistikë veçanërisht inkurajuese është numri i njoftimeve të p...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbi, tregu i punës jep shenjat e para të rimëkëmbjes appeared first on Revista Monitor.

Maqedoni e Veriut, rubini rozë merr status të mbrojtur

10 August 2026 at 10:17

Historia e rubinit maqedonas nis në një dyqan të vogël argjendarie në zemër të Shkupit, ku një njeri me pasion ndaj gurëve të çmuar kaloi vite duke u përpjekur të bindte publikun dhe institucionet se vendi zotëronte një thesar unik gjeologjik. Dean Skartov-Deko, argjendar dhe ekspert i gurëve të çmuar, i cili thotë se është themeluesi i biznesit të rubinit maqedonas, ka kaluar dekada duke promovua...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Maqedoni e Veriut, rubini rozë merr status të mbrojtur appeared first on Revista Monitor.

Pagat neto reale në Rumani mbeten të ulëta që prej mesit të vitit 2025

10 August 2026 at 10:15

Paga mesatare mujore neto në Rumani  u rrit me 3.2% me bazë vjetore, në 5,684 RON (€1,086) në maj, por përshpejtimi i inflacionit i uli pagat reale me 6.9% në terma vjetorë, rënia më e fortë vjetore e fuqisë blerëse në dekadën e fundit, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave (INS). Inflacioni i çmimeve të konsumit arriti në 10.85% me bazë vjetore në maj, duke e tejkal...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pagat neto reale në Rumani mbeten të ulëta që prej mesit të vitit 2025 appeared first on Revista Monitor.

Uber ndërton “perandorinë” e automjeteve autonome

10 August 2026 at 10:13

Zoox, kompania e automjeteve autonome në pronësi të Amazon, do të nisë nga 10 gushti të tarifojë pasagjerët për udhëtimet me robotaksi. Kompania tashmë ofron udhëtime në Las Vegas dhe San Francisko, ndërsa po hap programe testimi edhe në Miami dhe Austin.

Hapi u bë i mundur pas një përjashtimi të dhënë nga Administrata Kombëtare Amerikane e Sigurisë së Trafikut Rrugor. Automjetet e Zoox nuk kanë timon apo pedale, ndaj nuk përmbushnin standardet tradicionale federale. Autorizimi i ri i lejon kompanisë të përdorë komercialisht deri në 2,500 automjete për një periudhë dyvjeçare.

Vendimi konsiderohet i rëndësishëm edhe për kompanitë e tjera që zhvillojnë robotaksi pa kontrolle tradicionale. Një prej përfituesve të mundshëm është Tesla, e cila po punon për Cybercab-in me dy vende.

Ndërkohë, Uber planifikon të investojë 10 miliardë dollarë gjatë viteve të ardhshme për vendosjen në qarkullim të 120 mijë automjeteve pa drejtues. Kompania ka krijuar një rrjet të gjerë partneritetesh dhe investimesh në sektorin e drejtimit autonom.

Në këtë treg po zgjerohet edhe Moove. Kompania, e cila menaxhon një flotë prej 42 mijë automjetesh në 13 vende, siguroi 250 milionë dollarë financim dhe arriti një vlerësim prej 2.1 miliardë dollarësh. Fondet do të përdoren për zgjerimin e biznesit të menaxhimit të flotave autonome dhe punësimin e rreth 350 personave. Moove është aktualisht operatori i flotës së Waymo-s në Phoenix, Miami dhe Las Vegas, ndërsa në të ardhmen do të shtrihet edhe në Londër.

Zhvillime të tjera përfshijnë heqjen e listës së pritjes për shërbimin e Waymo-s në Dallas, duke e bërë atë të aksesueshëm për të gjithë banorët dhe vizitorët. Ford prezantoi gjithashtu automjetin e ri elektrik Fathom, i cili do të dalë në treg në vitin 2027 me një çmim fillestar prej 28,350 dollarësh./TECH CRUNCH

The post Uber ndërton “perandorinë” e automjeteve autonome appeared first on Revista Monitor.

Rajoni publikon më shumë të dhëna për buxhetet, por qytetarët mbeten jashtë vendimmarrjes

10 August 2026 at 10:00

Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia kanë bërë përparim në publikimin e dokumenteve buxhetore, por sistemet e kontrollit dhe të pjesëmarrjes publike mbeten të dobëta, duke u lënë qeverive hapësirë të gjerë për të ndryshuar mënyrën e përdorimit të fondeve gjatë vitit.

Analiza rajonale e Anketës së Buxhetit të Hapur 2025, e publikuar nga Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit, tregon se transparenca dhe mbikëqyrja buxhetore janë në nivele mesatare në vitin 2025, ndërsa pjesëmarrja e publikut është tepër e ulët në të gjitha vendet e vlerësuara.

Në anketë përfshihen Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia. Vendet vlerësohen me pikë nga 0 në 100 për transparencën, pjesëmarrjen publike dhe kontrollin që ushtrojnë parlamentet dhe institucionet e auditimit.

Ndër vendet e rajonit, Shqipëria mori 64 pikë nga 100 për transparencën buxhetore, duke kaluar pragun prej 61 pikësh që konsiderohet i mjaftueshëm për të mbështetur një debat publik të informuar.

Rezultati është përmirësuar në krahasim me vitin 2023, kryesisht për shkak të publikimit në internet të Buxhetit të Qytetarëve dhe shtimit të informacionit për të ardhurat dhe shpenzimet në rishikimin e mesit të vitit.

Serbia mori 53 pikë për transparencën, duke mbetur nën pragun e informacionit të mjaftueshëm. Ajo shënoi vetëm 2 pikë për pjesëmarrjen e publikut dhe 57 pikë për mbikëqyrjen buxhetore.

Në fund të renditjes rajonale ndodhet Bosnjë-Hercegovina. Në anketën e mëparshme të vitit 2023, vendi kishte vetëm 27 pikë për transparencën, pas një rënieje të vazhdueshme nga 50 pikë në vitin 2012.

Dobësitë lidhen me mungesën ose përmbajtjen e kufizuar të disa dokumenteve kryesore buxhetore dhe me informacionin e pamjaftueshëm mbi pozicionin financiar të qeverisë dhe ndikimin e politikave te grupet e ndryshme të popullsisë.

Mali i Zi, i përfshirë për herë të parë në anketë në vitin 2023, mori në vitin 2025 48 pikë për transparencën, 13 për pjesëmarrjen dhe 74 për mbikëqyrjen. Kjo tregon një kapacitet relativisht të mirë të institucioneve kontrolluese, por mundësi të pakta që qytetarët të ndikojnë në hartimin dhe zbatimin e buxhetit.

Edhe Maqedonia e Veriut ka pasur historikisht rezultate të dobëta në transparencë, ndonëse raporti i vitit 2025 evidenton përparim në pjesëmarrjen publike. Një nga praktikat pozitive të vendit është portali qeveritar “Open Finance”, i cili u mundëson përdoruesve të ndjekin gjatë vitit rrjedhën e pagesave drejt ministrive, programeve dhe njësive vendore.

 

Dobësi në përfshirjen e qytetarëve

Pavarësisht diferencave në transparencë, të gjitha vendet e rajonit kanë rezultate të dobëta në përfshirjen e qytetarëve.

Mundësitë për pjesëmarrje janë zakonisht sporadike, të kufizuara në fazat fillestare të hartimit të buxhetit dhe jo të mbështetura në mekanizma të qëndrueshëm ligjorë.

Asnjë nga nga vendet nuk ka një mekanizëm formal që i lejon publikut të japë mendime gjatë zbatimit të buxhetit, në kohën kur vendosen rialokimet, shtyhen projektet ose ndryshojnë prioritetet e shpenzimeve.

Kosova veçohet si i vetmi vend që ofron një mekanizëm pjesëmarrjeje të konsideruar gjithëpërfshirës për komunitetet që tradicionalisht kanë qenë të përjashtuara. Megjithatë, edhe atje hapësirat për përfshirje gjatë gjithë ciklit buxhetor mbeten të kufizuara.

Në shumicën e vendeve, parlamentet organizojnë seanca formale dëgjimore, por mundësitë për dialog dhe për të ndikuar realisht në vendime janë të pakta. Institucionet e auditimit ofrojnë disi më shumë hapësirë për kontributin e publikut, por këto praktika nuk janë të njëtrajtshme.

Një tjetër dobësi rajonale është raportimi i fragmentuar për risqet fiskale, veçanërisht ato që lidhen me ndërmarrjet shtetërore, garancitë publike dhe borxhin.

Serbia është i vetmi vend që publikon në projektbuxhet të gjitha transfertat e shtetit për ndërmarrjet publike. Vetëm Serbia dhe Mali i Zi japin informacion të plotë mbi garancitë qeveritare që mund të kthehen në detyrime për buxhetin në të ardhmen.

Përbërja e borxhit publik, e rëndësishme për të kuptuar ekspozimin ndaj ndryshimit të normave të interesit dhe kursit të këmbimit, publikohet vetëm nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova.

Asnjë nga vendet e rajonit nuk paraqet në projektbuxhet parashikime fiskale me horizont dhjetëvjeçar. Sipas raportit, kjo e bën të vështirë vlerësimin nëse qeveritë po zhvendosin kostot e politikave të sotme te buxhetet e ardhshme.

 

Auditimet publikohen, por rekomandimet nuk zbatohen sistematikisht

Parlamentet dhe institucionet supreme të auditimit në rajon kanë mandate formale për të kontrolluar mënyrën e përdorimit të parave publike. Auditorët publikojnë rregullisht raporte dhe mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve, por kontrolli shpesh përfundon me publikimin e gjetjeve.

Kosova është i vetmi vend që ka një sistem të qartë përmes të cilit qeveria raporton mbi zbatimin e rekomandimeve të auditimit.

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi raportojnë mbi zbatimin e një pjese të rekomandimeve, ndërsa Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Turqia nuk kanë raportim sistematik nga ekzekutivi.

Në mungesë të reagimit të qeverive, rekomandimet që synojnë uljen e rrezikut të korrupsionit, rritjen e efikasitetit të shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar mund të mbeten pa pasoja konkrete. / B.Hoxha

Burimi: Burimi: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit

The post Rajoni publikon më shumë të dhëna për buxhetet, por qytetarët mbeten jashtë vendimmarrjes appeared first on Revista Monitor.

Region publishes more budget data, but citizens remain largely shut out of decision-making

10 August 2026 at 10:00

Western Balkan countries and Turkey have made progress in publishing budget documents, but public oversight and citizen participation remain weak, leaving governments considerable room to reshape spending priorities during the year.

A regional analysis of the 2025 Open Budget Survey, published by the International Budget Partnership, shows that budget transparency and oversight remain at moderate levels, while public participation is extremely limited across all countries assessed.

The survey covers Albania, Bosnia and Herzegovina, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Serbia and Turkey. Countries are scored from 0 to 100 on budget transparency, public participation and the strength of oversight by parliaments and supreme audit institutions.

Albania scored 64 out of 100 for budget transparency, above the 61-point threshold considered sufficient to support informed public debate. Its score improved compared with 2023, mainly due to the online publication of the Citizens Budget and the inclusion of more detailed revenue and expenditure data in the mid-year review.

Serbia scored 53 for transparency, remaining below the threshold for sufficient disclosure. It received just 2 points for public participation and 57 for budget oversight.

Bosnia and Herzegovina remained at the bottom of the regional ranking. In the previous 2023 survey, it scored only 27 points for transparency, continuing a decline from 50 points in 2012. Weaknesses include the absence or limited scope of several key budget documents, as well as insufficient information on the government’s financial position and the impact of fiscal policies on different population groups.

Montenegro, which first joined the survey in 2023, scored 48 for transparency in 2025, 13 for public participation and 74 for oversight. The results point to relatively strong control institutions, but few opportunities for citizens to influence how the budget is drafted and implemented.

North Macedonia has also historically recorded weak transparency scores, although the 2025 report highlights some progress in public participation. One positive example is the government’s “Open Finance” portal, which allows users to track payment flows during the year to ministries, programmes and local government units.

 

Citizens still have little influence

 

Despite differences in transparency, all countries in the region perform poorly when it comes to public participation.

Opportunities for citizens to have a say are generally sporadic, concentrated in the early stages of budget preparation and not backed by stable legal mechanisms.

None of the countries has a formal mechanism allowing the public to provide input during budget implementation, when spending is reallocated, projects are delayed or priorities are revised.

Kosovo stands out as the only country offering a participation mechanism considered inclusive for communities that have traditionally been excluded. Even there, however, opportunities for involvement throughout the full budget cycle remain limited.

In most countries, parliaments hold formal hearings, but there is little scope for meaningful dialogue or for citizens to influence final decisions. Audit institutions tend to provide somewhat more space for public input, although practices vary widely across the region.

Another major regional weakness is fragmented reporting on fiscal risks, particularly those linked to state-owned enterprises, government guarantees and public debt.

Serbia is the only country that discloses all state transfers to public enterprises in its draft budget. Only Serbia and Montenegro provide comprehensive information on government guarantees that could later become liabilities for the state budget.

The composition of public debt, an important indicator of exposure to changes in interest rates and exchange rates, is disclosed only by North Macedonia, Serbia and Kosovo.

None of the countries in the region includes ten-year fiscal projections in its draft budget. According to the report, this makes it harder to assess whether governments are pushing the costs of today’s policies onto future budgets.

 

Audits are published, but recommendations are not systematically implemented

Parliaments and supreme audit institutions across the region have formal mandates to oversee how public funds are used. Auditors regularly publish reports and cover a significant share of public spending, but oversight often ends with the publication of their findings.

Kosovo is the only country with a clear system through which the government reports on the implementation of audit recommendations.

North Macedonia and Montenegro report on the implementation of some recommendations, while Albania, Bosnia and Herzegovina, Serbia and Türkiye lack systematic reporting by the executive.

Without effective government follow-up, recommendations aimed at reducing corruption risks, improving spending efficiency and strengthening financial management may fail to produce tangible results./ B. Hoxha

The post Region publishes more budget data, but citizens remain largely shut out of decision-making appeared first on Revista Monitor.

Irani kushtëzon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me disa lëshime nga SHBA-ja

10 August 2026 at 09:52

Irani njoftoi se është pranë përfundimit të një marrëveshjeje me Omanin për përcaktimin e korridoreve të reja të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Megjithatë, Teherani theksoi se kjo rrugë strategjike ujore nuk do të rihapet derisa Shtetet e Bashkuara të përmbushin një sërë kushtesh.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se marrëveshja me Omanin ndodhet në “fazat përfundimtare”. Ajo do të përcaktojë rrugët që do të përdorin anijet pasi SHBA-ja të pranojë kërkesat iraniane dhe ngushtica të rihapet.

Ndër kushtet e Teheranit përfshihen:

  • pagesa e dëmshpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga sulmet amerikane;
  • përfundimi i kërcënimeve dhe veprimeve ushtarake kundër Iranit dhe aleatëve të tij në Liban, Palestinë, Jemen dhe Irak;
  • heqja e bllokadës detare amerikane në Gjirin Persik;
  • heqja e sanksioneve ndaj Iranit;
  • zhbllokimi i aseteve iraniane të ngrira jashtë vendit.

Irani dhe SHBA-ja nuk po zhvillojnë negociata të drejtpërdrejta. Sipas Araqchi-t, Teherani nuk do t’i nisë ato për sa kohë që Uashingtoni vazhdon të shkelë marrëveshjen e përkohshme të arritur në qershor. Megjithatë, mesazhet mes palëve po shkëmbehen nëpërmjet ndërmjetësve.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA-ja po e trajton situatën me kujdes dhe se me Iranin po zhvillohen vetëm negociata të pjesshme. Një zyrtar amerikan deklaroi se Uashingtoni do ta heqë bllokadën ndaj porteve iraniane sapo të shpallet një marrëveshje që garanton lundrimin tregtar pa pengesa. Sipas tij, çdo veprim amerikan do të varet nga zbatimi konkret i angazhimeve të Iranit.

Situata është ndërlikuar edhe nga shtimi i sulmeve të rebelëve Houthi në Detin e Kuq. Grupi, i mbështetur nga Irani, pretendoi se kishte goditur rafinerinë e Saudi Aramco-s në Jazan. Autoritetet saudite konfirmuan një zjarr në rafineri, por thanë se ai u shua pa shkaktuar të lënduar./REUTERS

The post Irani kushtëzon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me disa lëshime nga SHBA-ja appeared first on Revista Monitor.

❌