Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Opinion.al

Palasë/ U godit nga fabroma gjatë punës, humb jetën 45-vjeçari

By: e xh
17 January 2026 at 16:00

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në kantierin e ndërtimit në Palasë, ku një punëtor ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga një fadromë.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, por fatkeqësisht nuk kanë mundur t’i japin ndihmë mjekësore, pasi punëtori kishte ndërruar jetë.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë të ndodhur në kantierin e ndërtimit.

Njoftimi i policisë:

Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor

By: e xh
17 January 2026 at 15:11

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka njoftuar një marrëveshje të përkohshme për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia, më i madhi në Evropë dhe që gjendet në zotërimin e trupave ruse që nga marsi i vitit 2022.

Armëpushimi vjen pasi do të kryhen riparimet e nevojshme në linjën e fundit rezervë të energjisë elektrike të objektit bërthamor, e cila ishte jashtë funksionit pas sulmeve të 2 janarit.

“IAEA vazhdon të punojë ngushtë me të dyja palët për të siguruar sigurinë në termocentralin bërthamor dhe për të parandaluar një aksident bërthamor gjatë konfliktit. Ky armëpushim i përkohshëm, i katërti që kemi negociuar, tregon rolin e domosdoshëm që vazhdojmë të luajmë”, tha Drejtori i Përgjithshëm, Rafael Grossi.

Një ekip i IAEA-s është nisur nga Vjena për të mbikëqyrur punën, e cila do të fillojë në ditët në vijim. Teknikët do të përpiqen të rivendosin një linjë energjie prej 330 kilovatësh “të dëmtuar dhe të shkëputur”.

Gaza “e varrosur” nën rrënoja, 68 milionë tonë inerte,rindërtimi 50 miliardë dollarë

By: e xh
17 January 2026 at 15:08

68 milionë tonë rrënoja mbulojnë Rripin e Gazës sot, mbi dy vjet nga shpërthimi i konfliktit me Izraelin të nxitur prej sulmit brutal të Hamasit 7 tetorin e vitit 2023.

Nga ofensiva hakmarrëse e shtetit hebre llogaritet të jenë dëmtuar apo shkatërruar rreth dy të tretat e të gjitha shtëpive. Në Qytetin e Gazës dhe Rafah shifra është edhe më e lartë. Administrata e re e Përkohshme për Rripin e Gazës zhvilloi takimin e saj të parë.

“Palestinezët mezi prisnin themelimin e këtij komiteti dhe fillimin e punës së tij”, tha kreu i komitetit, Ali Shaath, pas takimit në Kajro. Enklava ishte qeverisur për gati dy dekada nga grupi militant islamikHamas. Grupi terrorist militant islamik Hamas dhe Autoriteti Autonom Palestinez ranë dakord tre ditë më parë mbi përbërjen e organit teknokratik me 15 anëtarë palestinezë.

Në një intervistë me median shtetërore egjiptiane Shaathi tha se dëshiron të përqendrohet së pari në rindërtimin e infrastrukturës dhe të ekonomisë. Sipas tij, kjo mund të zgjasë për rreth tre vjet, teksa theksi do të vendoset në mënyrë të vecantë te ndërtimi i banesave të reja. Shumë persona të zhvendosur në territor ende jetojnë në cadra.

Tani po diskutohen mënyrat e pastrimit të inerteve. Deklarata e Shaathit se mbetjet e rrënojave mund të hidhen me buldozer në det u prit me skepticizëm si në Gazë ashtu edhe në Izrael. Një problem të veçantë përbëjnë municionet e pashpërthyera, pasi ndërlikojnë përpjekjet për pastrim. Organizata e Kombeve të Bashkuara i vlerëson kostot e rindërtimit në rreth 50 miliardë dollare, ndërsa procesi sipas saj mund të zgjasë deri në vitin 2040.

Protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump është përgjegjës për viktimat dhe dëmet

By: e xh
17 January 2026 at 15:06

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei thotë se presidenti amerikan, Donald Trump është përgjegjës për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai ka bërë kundër kombit iranian gjatë protestave.

Khamenei më parë i akuzoi protestuesit se po vepronin në emër të Trump dhe terroristëve të tjerë të huaj.

“Ne e shpallim Presidentin e SHBA-së fajtor për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai i shkaktoi kombit iranian.”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Disa protestues kanë djegur imazhe të Khameneit gjatë trazirave. Djegia e fotove të liderit 86-vjeçar duke përdorur cigare, u bë simbol i sfidës kombëtare kundër regjimit të tij.

Protestat nisën më 28 dhjetor për shkak të pakënaqësive me krizën ekonomike, zhvlerësimin e monedhës kombëtare dhe krizës energjetike. Protestat më masive deri më tani janë regjistruar më 8 janar.

Veprimet kanë përfshirë edhe thirrje në mbështetje të udhëheqësit të Iranit para revolucionit, shahut, djali i të cilit, Reza Pahlavi, ka bërë thirrje për protesta të mëtejshme.

Demonstratat kanë rindezur gjithashtu përballjen midis Iranit dhe SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për protestuesit iranianë, me presidentin amerikan, Donald Trump, që ka paralajmëruar autoritetet në Teheran se Uashingtoni do të ndërhyjë nëse Irani vret protestues.

Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë

By: e xh
17 January 2026 at 15:05

Ish-Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sot qeverinë për “degradimin total të narko-shtetit” dhe për kontroll të drejtësisë nga Kryeministri Edi Rama. Në një komunikim drejtuar qytetarëve përmes rrjeteve sociale, Berisha tha se Rama ka marrë masa për të bllokuar veprimet e SPAK-ut dhe për të vendosur gjithçka nën kontroll.

“Mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta nga unë, të dashur qytetare dhe qytetarë që ndiqni këtë bisedë… zhvillimet në vend faktojnë degradimin total të narko-shtetit,” tha Berisha, duke shtuar se skandalet e qeverisë nuk kanë të sosur.

Ai akuzoi Ramën për përdorim të fondeve personale për imazh dhe për ndërhyrje në parlament për të bllokuar opozitën dhe drejtësinë. “Pra, de facto ai ka pushtuar parlamentin dhe po e përdor atë në një grusht shteti për të marrë pushtetin e drejtësisë,” tha Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se “fjala është vetëm e qytetarëve”, të cilët duhet të ngrihen për të shpëtuar Shqipërinë nga regjim që po vjedh buxhetin dhe pronat publike. Ai siguroi se “shpëtimi i Shqipërisë do i vijë vetëm nga opozita shqiptare,” duke nënvizuar rëndësinë e një qeverie teknike për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe për të realizuar reformën territoriale dhe zgjedhore.

Berisha i bëri thirrje për bashkëpunim të qytetarëve dhe opozitës në një betejë përfundimtare kundër “përfaqësuesve të narko-shtetit”.

Forumi ekonomik në Davos, Trump shkon me delegacionin më të madhin ndonjëherë

By: e xh
17 January 2026 at 15:03

Organizatorët e Davosit presin që delegacioni amerikan i udhëhequr nga Trump të jetë me i madhi ndonjëherë. Elitat e biznesit dhe ato politike shkojnë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror javën e ardhshme, me vizionin e tij për një rend ekonomik global të bazuar në rregulla që po testohet deri në kufij.

Edicioni i 56-të quhet “Një Frymë Dialogu”, pasi  dhe udhëheqësit e forumit thonë se, duke pasur parasysh pasigurinë aktuale, është thelbësore të bashkohesh për të hartuar një rrugë përpara në biznes dhe politikë.

“Dialogu nuk është luks, është domosdoshmëri”, tha presidenti i Forumit.

Organizatorët presin delegacionin më të madh amerikan ndonjëherë, duke përfshirë sekretarë për shtetin, thesarin, tregtinë dhe energjinë së bashku me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Forumi i fundit ka shumë për të diskutuar: nga mënyra se si të trajtohet versioni i Trump i Doktrinës Monroe që vendos supremacinë e SHBA-së në hemisferën perëndimore, deri te mënyrat se si inteligjenca artificiale po e ndryshon botën.

Vijojnë përplasjet për Groenlandën, Trump kërcënon Evropën

By: e xh
17 January 2026 at 15:01

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërcënoi vendet që kundërshtojnë planet e tij për të marrë Groenlandën me tarifa doganore. “Mund të vendos tarifa doganore ndaj vendeve nëse ato nuk pajtohen me Groenlandën”, tha ai në Shtëpinë e Bardhë. Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e tij se SHBA-të kanë nevojë për ishullin Arktik nga aspekti i sigurisë kombëtare që për shkak të kërcënimit të supozuar ngaRusia dheKina.

Trump ka ngritur javët e fundit vazhdimisht pretendime për Groenlandën. Ai është shprehur për blerjen e saj, por gjithashtu nuk e ka përjashtuar as përdorimin e forcës ushtarake.

Takim pa marrëveshje
Një takim i përfaqësuesve të Danimarkës, të Groenlandës dhe të SHBA-së që u zhvillua të mërkurën (14.01.26) në Uashington nuk solli ndonjë marrëveshje se si të vazhdohet më tej. Danimarka dhe SHBA-ja kanë “pikëpamje të ndryshme” për këtë çështje, tha Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen pas takimit. Megjithatë u ra dakord të formohej një grup pune i nivelit të lartë për të shqyrtuar, nëse mund të gjendet një qasje e përbashkët për çështje e Groenlandës, e cila i përket Danimarkës.

BE kategorikisht kundër planeve të Trumpit
Qeveritë në Kopenhagen dhe Nuuk, së bashku me aleatët e tyre evropianë, e refuzojnë kategorikisht pushtimin e ishullit më të madh në botë nga SHBA-ja dhe për këtë arsye mund të vihen në shënjestër të tarifave doganore, nëse Trump e përmbush kërcënimin e tij.

Për të mbështetur Danimarkën dhe Groenlandën në këtë konflikt, disa vende evropiane anëtare të NATO-s të enjten një mision ushtarak zbulimi në Groenlandë. Ndër vendet që po dërgojnë ushtarë në Groenlandë bëjnë pjesë Norvegjia, Suedia, Finlanda, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Holanda./DW

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut

By: e xh
17 January 2026 at 14:31

Gjykata e Durrësit, pas një seance gati 4-orëshe, ka vendosur që nga 8 punonjësit e burgut të Durrësit, të ndaluar nga policia pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga ambientet e spitalit, të lihen në burg 3 prej tyre, ndërsa për pesë të tjerët janë vendosur masat e sigurimit: arrest shtëpie dhe detyrim paraqitjeje.

Ndaj tyre është ngritur akuza për shpërdorim detyre, e kryer në bashkëpunim, si pasojë e së cilës nuk u arrit të parandalohej arratisja e të arrestuarit, i cili akuzohet për një sërë ngjarjesh të rënda.

Sakaq, i arratisuri Altin Ndoci vijon të jetë ende në arrati.

  1. A.Çu-Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilin kërkohet “Arrest me burg”
    2. A.Çe- Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilin kërkohet “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqëore”
    3. D.P- Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilin kërkohet “Arrest me burg”
    4. D.S Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilin kërkohet “Arrest me burg”
    5. F.B Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilin kërkohet “Arrest me burg”
    6. P.M Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilin kërkohet ““Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqëore”
    7. S.F Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilin kërkohet “Arrest me burg”
    8. V.U Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilën nga Prokuroria kërkohet “Arrest me burg”

Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim

By: e xh
17 January 2026 at 12:57

Kryeministri Edi Rama u ka vënë kusht kryebashkiakëve socialistë se një mundësi rikandidimi për të drejtuar sërish bashkitë në zgjedhjet vendore të 2027-ës do të varet nga targeti që do të vendosë qeveria për paketën e maleve. Rama tha se deri më fund të mandatit të tretë, duhet t’i hapet rruga 1 mijë investimeve në 61 bashki përmes paketës së maleve.

Rama tha se secila bashki do të jetë një target sipas madhësisë e potencialeve, psh deri në 5, 10 apo 15 investime. Kryebashkiakët i kritikoi sërish përse ende nuk kanë përcaktuar hartat e zonave prioritare, duke u thënë se nuk po bëjnë shkencë.“Jo të gjitha bashkitë e kanë kryer fazën e parë, është e papranueshme, cili duhet të jetë objektivi ynë. Nuk e di a e patë, por në momentin kur paketa e maleve u shpall ditën e parë kishte 700 e kusur interesime nga shqiptarë jashtë atdheut, është investim i sigurt për të tërhequr kursimet e shqiptarëve jashtë dhe shqiptarët jashtë që të kthehen. Si ka mundësi që s’ka mbaruar faza e parë. Ca është kjo shkencë e madhe për të përcaktuar hartën ku do bëhet ky zhvillim. Dikush mund të thotë kam gjithë bashkinë prioritare, hajde mirupafshim. Ca shkence bëni se nuk e kuptoj. Megjithatë i kam kërkuar drejtores së agjencisë kombëtare të planifikimit që të jetë në dispozicion të secilës bashki për hartat për çfarëdo qoftë në aspektin e asistencës teknike. Target për çdo bashki. Ambicia jonë duhet të jetë 1 mijë investime nga kjo paketë, dhe po t’i ndash në territor në 60 bashki nuk janë shumë, i kam kërkuar ministrit të përcaktojë se sa investime duhet të jenë futur në proces kur secili prej jush do të pretendojë të rikandidojë. S’do ketë rikandimin nëse s’do jetë arritur targeti i këtij projekti, dikush 10, dikush 5, sikush 7, dikush 15, sipas madhësisë e potencialeve, por 1 mijë investime nëse marrim një shifër më modesten të mundshme për secilin nga këto investime, më të ulëtën të mundshme, prej 50 mijë eurosh, po marrim që godina është aty dhe duhet vetëm një modifikim, llogariteni se çfarë i ndodhe ekonomisë me këtë injeksion në 3 vite. Sepse në vitin e fundit të mandatit duhet ë hapen dyert e 1 mijë investimeve, fokusoheni dhe mëreni shumë seriozisht”, tha Rama.

Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit

By: e xh
17 January 2026 at 12:46

Kryeministri Edi Rama u ka bërë kritika kryebashkiakëve, në takimin e zhvilluar në Golem.

Rama u shpreh se bashkitë duhet të kalojnë në një fazë tjetër dhe ta shohin territorin me një qasje sipërmarrëse.

Sipas kreut të qeverisë, bashkitë presin fonde nga buxheti i shtetit dhe kjo nuk mund të vazhdojë.“Deri dje kemi dhënë shumë asete falas, janë dhënë dhe janë lënë rrugëve në të shkuarën, asete që nuk numërohen.

Nuk janë përkthyer në investime serioze, janë dhënë pafundësi tokash për zhvillim. Kjo gjë ka ndaluar përfundimisht. Ne nuk japim më asnjë metër katror tokë në rast se një ndërtues ka 95% të pronës dhe një pjesë është pronë shtetërore. Nuk ka më.

Për çdo metër katror ku pronar është shteti, kemi kushtëzuar pjesëmarrjen si pronar. I vetmi motiv për të dhënë tokë me një kontratë simbolike, 1 euro, është hoteleria. Çdo gjë tjetër është, merr pjesën që kërkon dhe paguaj kokërr më kokërr, atë që i jep privatit. Bashkitë mund të marrin rol të rëndësishëm, zhvillime me përfitim. Pa harruar dhe përfitmin social, për ato familje që kanë nevojë për strehim.

Po bëjmë reformë dhe do kemi agjenci ku planifikimi, strehimi do jenë bashkë, do jetë në dispozicion të Pushtetit Vendor. Ky proces do jetë i hapur për të gjithë. Duhet iniciativë, duht pare çdo pjesë e territorin me një qasje sipërmarrëse, për të ardhurat e bashkisë. Nuk mund të rrini dhe të prisni nga buxheti i shtetit. Duhet të kaloni në fazë tjetër.”, theksoi ai.

Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese

By: e xh
17 January 2026 at 12:31

Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët lajmëroi ngritjen e një flote të dedikuar për mirëmbajtjen dhe pastrimin e infrastrukturës kulluese, ndërsa po komentonte situatën me përmbytjen.
Rama tha se kjo flotë do të realizohet përmes një fondi prej 20 mln eurosh që vendit tonë i është vënë në dispozicion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rama tha se kjo flotë mund të përqendrojë më shumë forca diku ku ka një situatë emergjence dhe bashkitë do ndihen më të gatshme për të përballuar emergjencën.

“Një tjetër element që ndikon është niveli i rezistencës së infrastrukturës mbrojtëse, kanale, hidrovore. Është rritur në mënyrë domethënëse në 10 vitet e  fundit, por analiza e bërë edhe nga kjo emergjencë tregon se ka pika ku rezistenca është më e dobët. Për këtë arsye duhet të vendosim me shumë saktësi piketat për të forcuar më tej infrastrukturën mbrojtëse dhe nga ana tjetër për të adresuar ato aspekte që kanë të bëjnë me fuqizimin e ndërveprimit mes pushtetit vendos dhe institucioneve qendrore. Një nga gjërat që e ka propozuar ministri Demo dhe që ka gjet mbështetjen tonë është që me një fond të siguruar nga miqtë tanë të Emirateve Arabe prej 20 mln euro në mbështetje të zhvillimit rural, të blejmë një sasi domethënëse mjetesh që të vendosen në shërbim të kullimit, pastrimit kanaleve kulluese kryesore dhe që të funksionojnë sipas nevojave të bashkive. Kjo flotë mund të përqendrojë më shumë forca diku ku ka një situatë emergjence dhe bashkitë do ndihen më të gatshme për të përballuar emergjencën dhe në ditët e punës normale do jetë flotë e shtuar për të gjitha bashkitë sipas sasisë së kanaleve për tu pastruar dhe mirëmbajtur, sipas nevojës për të adresuar edhe problemin e argjinaturave”, tha Rama.

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari me mbi 1 kg kokainë

By: e xh
17 January 2026 at 11:19

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 1”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e lëndëve narkotike.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në një parkim në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, ku shërbimet e Policisë i gjetën një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se mbahej me qëllim shitjen në sasi në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë veprimeve procedurale dhe kontrollit në banesën e 45-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi gjithashtu një armë gjahu dhe një armë sportive. Në total, u sekuestruan 1 kilogram e 39.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një motomjet, një aparat celular, si dhe dy armët.

Operacioni u zhvillua në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos

By: e xh
17 January 2026 at 10:16

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka falur ish-guvernatoren e Porto Rikos, Wanda Vázquez Garced, e cila ishte akuzuar në një çështje federale për korrupsion, bëri të ditur Departamenti i Drejtësisë.

Zyra e Prokurorit të Faljeve në Departamentin e Drejtësisë përditësoi listën zyrtare të faljeve presidenciale për të përfshirë një falje për Vázquez, e cila mban datën e së enjtes. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi të premten se presidenti Trump kishte vendosur ta falte atë.

“I gjithë ky rast është një shembull i ndjekjes penale politike”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, duke iu referuar akuzave ndaj Vázquez, e cila u arrestua në gusht të vitit 2022 nën dyshimin për marrje ryshfeti në lidhje me financimin e fushatës së saj për guvernatore në vitin 2020.

Sipas raportimeve, Trump fali gjithashtu dy të pandehur të tjerë në të njëjtin rast, Julio Martín Herrera Velutini dhe Mark Rossini.

Që nga rikthimi në detyrë vitin e kaluar, Trump ka dhënë një numër të madh faljesh presidenciale, shumë prej tyre për persona të dënuar për krime dhe për aleatë politikë, duke nxitur debate të gjera publike dhe politike.

Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran

By: e xh
17 January 2026 at 09:36

Më shumë se 3,000 persona kanë humbur jetën gjatë protestave mbarëkombëtare në Iran, thanë aktivistë për të drejtat e njeriut, ndërsa u raportua një “rritje shumë e lehtë” e aktivitetit në internet pas një bllokade tetëditore.

Grupi me seli në SHBA, HRANA, deklaroi se ka verifikuar 3,090 viktima, përfshirë 2,885 protestues, ndërkohë që banorët thanë se goditja e autoriteteve duket se i ka frenuar përkohësisht protestat. Mediat shtetërore iraniane raportuan gjithashtu për arrestime të reja.

Protestat shpërthyen më 28 dhjetor për shkak të vështirësive ekonomike dhe u shndërruan në demonstrata të gjera që kërkonin fundin e sundimit klerikal në Republikën Islamike, duke kulmuar me dhunë masive në fundjavën e kaluar. Sipas grupeve opozitare dhe një zyrtari iranian, më shumë se 2,000 persona u vranë në trazirat më të rënda të brendshme që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili kishte kërcënuar me “masa shumë të forta” nëse Irani do të ekzekutonte protestues, deklaroi se udhëheqësit iranianë kishin anuluar varje masive.

Autoritetet iraniane nuk kishin njoftuar më parë për plane të tilla ekzekutimesh dhe as nuk kanë konfirmuar anulimin e tyre.

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive

By: e xh
17 January 2026 at 09:04

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit i cili pritet të mbahet rreth orës 11:30 do të jenë problematikat me të cilat përballen bashkitë, por edhe sfidat që duhen çuar para.

Kjo mbledhje e Ramës me të parët e bashkive vjen një ditë pas takimit me grupin e PS, ku kreu i qeverisë paralajmëroi ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati.

Një fokus në takim pritet ta marrë edhe paketa e maleve që ka lançuar Partia Socialiste. Në një takim të zhvilluar në tetor me kryebashkiakët Rama adresoi kritika shumicës se bashkive se nuk i janë përgjigjur paketës së maleve, duke mos identifikuar zonat prioritare per zhvillim.

Protesta të dhunshme para ambasadës iraniane në Londër

By: e xh
17 January 2026 at 09:00

Disa oficerë policie janë plagosur pas dhunës në një protestë jashtë ambasadës iraniane në Londër.

Përleshjet sollën disa arrestime, sipas Policisë Metropolitane, teksa drejt policëve u hodhën sende nga protestuesit.

Katër persona u dërguan në spital. Policia tha se disa nga punonjësit e saj kishin pësuar lëndime, me pamjet në mediat sociale që treguan se edhe protestuesit u lënduan në demonstratat e së premtes.

Në një deklaratë në X, Policia Metropolitane u shpreh se një protestues kishte arritur të ngjitej në ambasadën iraniane dhe të hiqte flamurin e saj.

Protestat nisën më 28 dhjetor për shkak të pakënaqësive me krizën ekonomike, zhvlerësimin e monedhës kombëtare dhe krizës energjetike. Protestat më masive deri më tani janë regjistruar më 8 janar.

Veprimet kanë përfshirë edhe thirrje në mbështetje të udhëheqësit të Iranit para revolucionit, shahut, djali i të cilit, Reza Pahlavi, ka bërë thirrje për protesta të mëtejshme.

Demonstratat kanë ‘rinovuar’ gjithashtu përballjen midis Iranit dhe SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për protestuesit iranianë, me presidentin amerikan, Donald Trump, që ka paralajmëruar autoritetet në Teheran se Uashingtoni do të ndërhyjë nëse Irani vret protestues.

Parashikimi i motit, 17 janar 2026

By: e xh
17 January 2026 at 08:58

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në lindje mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.

Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s..

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

Horoskopi për ditën e sotme, 17 janar 2026

By: e xh
17 January 2026 at 08:56

Dashi
Dikush tjetër është gati të ecë përpara me një ide që ju intereson. Merrni inkurajimin që merrni nga njerëzit përreth jush. Konsensusi është të ecni përpara. Hidhuni në vagon dhe lehtësoni këtë veprim konstruktiv.
Demi
Ki kujdes që të mos shikosh drejt punës për të gjetur përmbushjen thellësisht kuptimplote që shpreson. Mund të jesh duke ushtruar shumë presion mbi punën tënde për të përmbushur këtë nevojë. Gjej rrugë të tjera për të mbështetur qëllimet e tua shpirtërore. Mbaje punën të ndarë.
Binjakët
Energjia e sotme po të jep vetëbesimin për të arritur çdo gjë. Afirmo veten në çfarëdo mënyre që është e nevojshme. Me siguri do të arrish rezultatet e dëshiruara me shumë pak rezistencë. Shkurt, do të arrish çdo gjë që vendos në mendje.
Gaforrja
Dikush në vendin e punës ka të ngjarë të fillojë një grindje me ju sot. Veprimet e tij ose të saj janë jashtëzakonisht të papjekura. Qëndroni të fortë në pozicionin tuaj pa përdorur taktika fëmijërore. Le të jetë natyra juaj e fortë dhe e besueshme një shembull për të tjerët.
Luani
Sot është një ditë e mirë për të marrë një rrezik. Mblidhni guximin tuaj të brendshëm dhe zbatojeni atë për qëllimin tuaj përfundimtar në karrierë. Tendenca juaj është të shpërndaheni shumë dhe të përhapeni shumë. Në vend të kësaj, duhet të përqendroheni në një qëllim dhe t’i përmbaheni atij.
Virgjëresha
Dilni jashtë zonës suaj të sigurisë. Kjo mund të nënkuptojë t’i drejtoheni dikujt për ndihmë me të cilin normalisht keni frikë të flisni. Kjo gjithashtu mund të nënkuptojë aplikimin për një punë që e mendoni si diçka të vështirë për ju. Shkoni përtej dhe do të keni sukses.
Peshorja
Pavarësisht se sa shumë mund të ankoheni për punën tuaj, për njerëzit me të cilët punoni dhe/ose për punëdhënësit tuaj, jini mirënjohës që keni çfarëdo lloj punësimi. Nëse nuk jeni i punësuar në këtë kohë, kini besim. Do të gjeni një punë të re shumë shpejt. Jini optimistë.
Akrepi
Bëj çmos për t’i bërë një nder dikujt tjetër sot. Tendenca jote e natyrshme mund të jetë ta vendosësh veten mbi të gjithë të tjerët, por sot nuk është koha për të pasur një qëndrim të tillë. Në vend të kësaj, duhet t’i ofrosh një dorë ndihme një kolegu pune.
Shigjetari
Çështjet në vendin e punës do të arrijnë një kulm të vështirë. Në vend të një mjedisi bashkëpunues, ka të ngjarë të hyni në një zonë lufte. Jini vigjilentë dhe përpiquni të mos lejoni që komentet e ashpra të njerëzve t’ju ndikojnë në një nivel personal.
Bricjapi
Tendenca juaj sot do të jetë të veproni pa menduar mirë më parë. Lëvizjet tuaja do të jenë të nxituara dhe të pallogaritura. Kjo me siguri mund të çojë në vështirësi më vonë. Kini kujdes me premtimet tuaja. Jeni në një terren të paqëndrueshëm. Vazhdoni me kujdes.
Ujori
Ndihu i lirë të marrësh rolin e pionierit. Lëviz me guxim në territor të panjohur. Vepro me besim në vend të frikës dhe do të mbështetesh dhe shpërblehesh për përpjekjet e tua. Nëse dikujt i duhet një ide e re dhe inovative, atë e ke ti.
Peshqit

Do të hasni në konflikt me dikë në vendin e punës. Sigurohuni që t’i afroheni këtij personi drejtpërdrejt dhe t’i zgjidhni gjërat ballë për ballë. Thashethemet për problemet me të tjerët vetëm sa do ta përkeqësojnë problemin dhe do t’ju bëjnë të dukeni keq.

Yesterday — 16 January 2026Opinion.al

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

By: e xh
16 January 2026 at 22:32

Duke gjykuar nga të dhënat e fundit të inteligjencës ukrainase, Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës, tha sot Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Po flasim sinqerisht me partnerët tanë për raketat dhe sistemet e mbrojtjes ajrore që na nevojiten kaq shumë.” Furnizimi nuk është i mjaftueshëm. Po përpiqemi të përshpejtojmë dhe është e rëndësishme që partnerët tanë të na dëgjojnë. Shumë gjëra po bëhen tani në nivelin e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës”, tha Zelensky gjatë fjalimit të tij të rregullt në mbrëmje, raporton Ukrinform.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Ukrainës që të jenë të vëmendshëm dhe të dëgjojnë paralajmërimet për sulme ajrore. Sipas tij, qeveria po punon me kompanitë e energjisë dhe partnerët për të pasur më shumë pajisje dhe më shumë rezerva.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se delegacioni ukrainas është duke udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të diskutuar garancitë e sigurisë dhe një paketë masash për të forcuar përparimin e vendit.

Në të njëjtën kohë, ai shprehu shpresën se dokumentet mbi këto çështje mund të nënshkruhen në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos javën e ardhshme.

Në një konferencë për shtyp në Kiev, Zelensky tha gjithashtu se delegacioni ukrainas shpreson të marrë sqarime nga SHBA-të mbi qëndrimin e Rusisë ndaj përpjekjeve diplomatike të mbështetura nga Amerika për t’i dhënë fund luftës.

Të hënën, duke njoftuar takimin, Zelensky tha se dëgjoi raportin e detajuar të ekipit negociator mbi kontaktet me palën amerikane dhe urdhëroi finalizimin e dokumentit mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

By: e xh
16 January 2026 at 20:55

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk e mbështesin planin e tij për marrjen nën kontroll të Groenlandës

“Nëse vendet nuk bien dakord me çështjen e Groenlandës, mund t’u vendos tarifa, sepse na duhet Groenlanda për sigurinë kombëtare”, ka deklaruar Trump gjatë një tryeze të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë.

Trump ka përsëritur se SHBA-ja “absolutisht duhet” ta marrë Groenlandën, duke shtuar presionin ndaj Danimarkës, së cilës ishulli i përket zyrtarisht.

Deklarata e tij vjen pas një takimi të mbajtur të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lëke Rasmussen, ministrja e Jashtme e Grenlandës, Vivian Moxfeldt, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, si dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance.

Danimarka e ka hedhur poshtë kategorikisht idenë e Trumpit, duke theksuar se Groenlanda nuk është në shitje.

Groenlanda është territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, me qeveri dhe parlament të vetin, ndërsa zyrtarët danezë dhe groenlandezë kanë theksuar vazhdimisht se vendimet për të ardhmen e ishullit mund të merren vetëm nga banorët e tij – të cilët sipas sondazheve janë kundër që SHBA-ja ta marrë kontrollin.

❌
❌