Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 January 2026Opinion.al

Zelensky këmbëngul: Ukraina gati për anëtarësim në BE në vitin 2027

By: e xh
30 January 2026 at 11:56

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka riafirmuar synimin e tij që vendi të jetë teknikisht gati për anëtarësim në Bashkimin Europian në vitin 2027, pavarësisht skepticizmit dhe kundërshtimeve të shprehura së fundmi nga disa liderë europiane.

Duke folur për mediat, Zelensky deklaroi se deri në fund të vitit 2026 Ukraina do të ketë përmbushur hapat kryesorë të kërkuar për anëtarësim. “Teknikisht, do të jemi gati në vitin 2027”, tha Presidenti i Ukrainës.

Megjithatë, disa zyrtarë të BE-së kanë dhënë sinjale më të rezervuara. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Xavier Bettel, theksoi se procesi i zgjerimit bazohet në rregulla të qarta dhe paralajmëroi se presioni mbi BE-në për afate konkrete mund të jetë kundërproduktiv. Edhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, la të kuptohet se, ndonëse vullneti politik ekziston, nevojiten përparime më të mëdha, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Zelensky theksoi se kërkesa e tij kryesore është një afat i qartë, duke e konsideruar anëtarësimin në BE pjesë të rëndësishme të garancive të sigurisë pas luftës. Megjithatë, procesi kërkon miratim unanim nga 27 shtetet anëtare, ndërsa Hungaria vijon të kundërshtojë përshpejtimin e anëtarësimit të Ukrainës. Kryeministri hungarez Viktor Orbán deklaroi se shumica e qytetarëve hungarezë e refuzojnë këtë perspektivë, çështje që pritet të luajë rol kyç edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Hungari.

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty

By: e xh
30 January 2026 at 11:26

Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat me një fermer gjatë takimit me përfaqësues të bujqësisë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2026, ku u diskutuan problematikat e prodhimit, tregut dhe konkurrencës me produktet e importit.

Rama theksoi se strategjia e qeverisë në bujqësi mbështetet te krijimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të agropërpunimit, të cilat sipas tij janë kyçe për rritjen e vlerës së prodhimit vendas. “Është domosdoshmëri strategjike të kemi frigoriferë, kapacitete për ruajtje dhe fabrika për përpunim, në mënyrë që asnjë gram prodhim të mos shkojë dëm dhe fermeri të jetë zot i çmimit në çdo kohë”, u shpreh Kryeministri.

Një fermer ngriti shqetësimin për mbrojtjen e prodhimit vendas nga mallrat e importuara, duke kërkuar ndërhyrje për kufizimin e tyre. Rama e quajti këtë kërkesë si të pamundur në një ekonomi të hapur.

“Nuk ekziston mbyllja e kufijve për produktet, vetëm sepse dikujt i leverdis. Këtë e kemi ndarë që në vitet ’90, kur zgjodhëm lirinë dhe ekonominë e tregut. Kufijtë nuk mbyllen”, tha Rama, duke i kërkuar fermerit të mos ndërpriste fjalën dhe të respektonte rregullin e diskutimit.

Kryeministri mohoi gjithashtu akuzat për favorizime apo monopol, duke theksuar se qeveria merr informacion nga terreni, e kryqëzon dhe e vlerëson para se të marrë vendime. Ai preku edhe çështjen e naftës për bujqësinë, duke pranuar se ka abuzime dhe se skema duhet korrigjuar, pasi një pjesë e përfituesve nuk e përdorin naftën për prodhim.

Takimi u zhvillua në kuadër të konsultimeve me fermerët në qarqe të ndryshme të vendit për hartimin e Skemës Kombëtare 2026, ndërsa Rama u largua më herët për shkak të një takimi me përfaqësues të huaj, duke lënë ministrat për të vijuar diskutimet me fermerët.

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha

By: e xh
30 January 2026 at 10:40

Gjatë konferencës vjetore, raportuesi i PE për Shqipërinë Andreas Schieder foli për situatën politike në vend, integrimin europian dhe luftës për korrupsion.

Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratat e kreut të PD, Sali Berisha, lidhur me dosjen e SPAK për AKSHI-n.

“Mos më bëni pyetje për gjithçka thotë Berisha dhe mos më shtyni të komentoj çdo gjë që thotë ai.”, u përgjigj raportuesi i PE për vendin tonë.

Referuar nje dosje të SPAK për AKSHI-n, Berisha ka denoncuar se ky grup i struktura kriminal ka eksportuar te vendet armike të NATO informacione të NATOs që i disponon edhe Shqipëria, a është parë si shqetësim nga BE ky denoncim?

Schieder: Përgjigjja e parë dhe e shkurtër është jo. Së dyti ju lutem mos më bëni pyetje për gjithçka që thotë Berisha dhe që unë të bëj komente për gjithçka që thotë ai, sepse edhe unë do të duhet të dal pastaj nga roli im institucional.

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

By: e xh
30 January 2026 at 10:27

Nga Aurenc Bebja

Gazeta e hungarezëve të Rumanisë “Ellenzék” ka botuar, me 3 korrik 1938, në faqen n°8, rrëfimin e udhëtimit asokohe në vendlindjen e Mbretit Zog (Burgajet, Mat) me rastin e martesës me trëndafilin e bardhë të Hungarisë (Mbretëreshën Geraldinë).

Legjenda e lindjes së Zogut të Parë, Mbretit të shqiptarëve

Burimi : Ellenzék, 3 korrik 1938, faqe n°8

Burgajet (në malet e Matit), korrik.

“Parisi nuk është Franca” — u thotë të huajve çdo francez.

Dhe Tirana — nuk është Shqipëria.

Por unë e pranoj, e lashë të më pëlqente Tirana. Me të kaluarën e saj të shumëngjyrshme dhe të tashmen e paqartë, me bulevardet e gjera dhe ministritë moderne pranë xhamive, me lagjet e pazareve të përthyer, kishat dhe ndërtesat e çrregullta, me romët e saj shumëngjyrësh dhe vajzat që po bëhen europiane. Më pëlqyen sekretarët e ministrive që flisnin frëngjisht, në sytë e të cilëve akoma digjej flaka e së kaluarës, poetët revolucionarë apo opozitarë, karrocierët e tyre të ashpër, por të besueshëm ; më pëlqyen shkollat, ku fëmijë të dobët, por ambiciozë përpiqeshin të bëheshin të denjë për të ardhmen e Shqipërisë ; më pëlqyen kafetë me pamje të errët dhe të dyshimtë — më pëlqeu Tirana, sepse është një koleksion i shumëngjyrshëm i së kaluarës dhe të tashmes shqiptare.

— Por nëse doni të shihni Shqipërinë e vërtetë, ngjituni në male.

Këtë këshillë e kisha dëgjuar një mijë herë. Prandaj iu binda dhe u nisa përsëri drejt maleve shqiptare. Udhëtuam me makinë. Një nga krenaritë e qeverisë shqiptare është se gjatë pesë viteve të fundit janë ndërtuar 3.000 kilometra rrugë. Nëse mendojmë se ndërtimi i një rruge tetë metra të gjerë (natyrisht pa prishje betoni) në terrenin e tmerrshëm malor kushton 80.000 franga ari për kilometër, pra rreth 5 milionë lei, atëherë duhet t’i shohim me më shumë mirëkuptim rrugët automobilistike të shtruara me zhavorr të trashë, jo krejtësisht të lëmuara, por të gjera dhe patjetër të kalueshme, që lidhin fushën shqiptare me zonat malore. Kudo ura të reja, viadukte, parmakë rrugësh. Të gjitha këto nuk ekzistonin dhjetë vjet më parë. Atëherë ishte rrezik për jetën të kaloje mbi dërrasat prej druri që po shembeshin, mbi përrenjtë malorë që vërshonin e ndonjëherë fryheshin deri në disa kilometra gjerësi dhe që, kur u tekej, merrnin me vete gjithçka, madje edhe atë që ndodhej në atë çast mbi dërrasë.

Tani, megjithatë, me goma më të mira, ngjitemi relativisht rehat nga Shkodra, përmes Krujës, deri në luginën e lumit Fan. Pas një dite e gjysmë me makinë dhe kalërim, arrijmë në malet e vërteta, ku kodrat e buta të Burrelit dhe Burgajetit valëviten rrëzë dëborës dy mijë metra të lartë. Atje, prej nga dy dekada më parë, nga kështjella e lashtë e Burgajetit e Xhemal Pashës, u nis një i ri njëzetvjeçar për të fituar pavarësinë e Shqipërisë — dhe prej të cilit u bë mbreti i parë i Shqipërisë.

Në vendlindjen e Zogut I

Jemi në tokën e Mbretit Zog I, në rajonin ku emri Zog nderohet veçanërisht.

Atje, gjatë tre ditëve të festimeve të dasmës, njëqind deri në njëzet mijë të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në ajër, të qëlluara nga banorët entuziastë të Matit, dhe gjashtëdhjetë mijë të ftuar u ulën në tryezat e shtruara me shumë pasuri që gjyshi i mbretit, Princi Xhemal, (ndoshta e ka fjalën për Xhelal Zogun, vëllain e Mbretit Zog) kishte përgatitur për popullin e tij.

Sepse Mbreti Zog është “profet në vendlindjen e vet”. Është e vërtetë se mbretin nuk e lidhin me bashkëfshatarët e tij vetëm fijet sentimentale, jo vetëm krenaria e banorëve të krahinës, por edhe një diplomaci e mençur, tipikisht shqiptare, të cilën mbreti e zbaton para së gjithash ndaj njerëzve të vet. Bijtë e kësaj krahine gëzojnë trajtim të veçantë në ushtri. Ish-krerët e fiseve të tyre janë të gjithë oficerë shtabi të ushtrisë dhe, në fillim të çdo muaji, në adjutanturën mbretërore pranë pallatit, marrin rrogën e tyre dhe të njësive që komandojnë.

Në viset e tjera të Shqipërisë gjithashtu, por sidomos në krahinën e maleve të Matit, sistemi feudal jeton ende pothuajse i pacënuar : populli i ndjek me besnikëri udhëheqësit e tij. E kujtdo që i është besnik prijësi, atë e ndjekin edhe çetat. E pra, në krahinën e Matit, si çetat ashtu edhe prijësit janë besnikë të Mbretit Zog. Madje edhe familjet e mëdha që dikur ishin rivalët e tij, sot janë nënshtruar dhe janë mbështetës besnikë të tij.

Por në këtë krahinë, disi, fshatari është më krenar dhe zotëria është më zotëri. Sikur në shtëpitë e mëdha të fermave, të shpërndara nëpër lugina, të jetonin vetëm fisnikë, sepse secila prej tyre është si një kështjellë e vogël, një fortifikim i pavarur. Këto male këtu flasin të gjitha për lavdinë e familjes Zogu. Dhe nuk është çudi, sepse çdo kthesë rruge, çdo qafë mali apo shteg malor mban kujtimin e betejave të famshme kundër pushtuesve turq ose serbë, në të cilat familja Zogu udhëhiqte luftëtarët shqiptarë.

Të gdhendura në shkëmbinjtë e maleve, shkronja dhjetë deri në pesëmbëdhjetë metra të larta ose edhe më të mëdha formojnë : “R. Z. I.” — “Rroft Zogu I.” — Rroftë Mbreti Zog I!

Oriz me mish, çorbë, petulla me mjaltë…

Në shtëpitë e asaj krahine të mrekullueshme, ku hyra si mysafir, e ndjeva përsëri atë ndjenjë që e kisha ndier shpesh që nga ardhja ime ; sikur po ecja në një tokë që e dua prej kohësh. Kur vizitova shkollën fillore, pata përshtypjen se ndodhesha në një shkollë fshatare të fushës ; fëmijët këndonin në shqip një melodi të njohur mirë:

“Fluturo, fluturo, zog i vogël…”

Kur po shfletoja librin e vizitorëve në manastirin Rubiguti (Rubikut), njëri pas tjetrit hasja emra shqiptarë dhe hungarezë, si edhe oficerë dhe ushtarë hungarezë që kaluan këtu gjatë luftës… Vëllezërit e Rubigutit (Rubikut) gjithashtu kënduan këngë… Në të njëjtin manastir, fola edhe hungarisht me një marangoz nga “Sombori”.

Kudo ku shkel, ndeshem me traditat e monarkisë së vjetër dhe kujtimet hungareze ; kjo traditë përzihet me traditat turke dhe shqiptare. Sigurisht, shoh vetëm burra, sepse gratë, gjatë pritjes së mysafirëve, qëndrojnë në shtëpinë e grave.

Ulur mbi qilima me lesh dhie të shtruar, tymosim cigare, pimë kafe dhe pritësi im na tregon histori. Për beteja, vepra heroike, fitore dhe humbje. “Kështu ka qenë, kështu ndodhi, Allahu e ka urdhëruar kështu, Allahu ose Shpëtimtari ka urdhëruar kështu…” — besimet fetare këtu përzihen, traditat bashkohen, dhe nuk është e rrallë të gjesh një të krishterë që jeton sipas zakoneve myslimane, ose një mysliman që feston edhe ditët e shenjta të të krishterëve.

Pas kafes, natyrisht, duhet të hamë. Ata sjellin tashmë enën për larjen e duarve, tavolinën (sofrën) e ulët dhe të rrumbullakët të mbushur me specialitetet vendase : mish me oriz, çorbë, petulla me mjaltë. I hamë pa ceremoni, në sofrën e madhe, me dorë ose me pirun.

Hafuz Musaj, imami i Burgajetit, tregon…

Kështu ecim nga shtëpia në shtëpi nëpër lagje. Të gjithë i kemi vizituar dhe dëgjuar. Vetëm një person nuk arritëm ta gjenim: Hafuz Musaj, imami i Burgajetit. Pavarësisht se shkuam drejt shtëpisë së tij, ishte ditë e premte, dhe ai kishte shkuar të falej në xhaminë e Burrelit.

Fatmirësisht, u takuam papritmas me të në një nga shtegtimet malore. Hoxha i vjetër, me mjekër, i mençur, me çallmë dhe mahnitës, zbriti nga kali, shtriu qilimin e lutjes mbi një shkëmb, ne u ulëm pranë tij, rreth tij pak a shumë : hungarezë dhe anglezë, shqiptarë dhe mysafirë, të rinj dhe të moshuar, gazetarë dhe fshatarë, udhëtarë dhe bari dhish. Përreth nesh shtrihen male të pafundme. Dhitë kullosnin në kodrat e largëta. Një djalosh rom i mban dhitë e tij afër dhe më pas gjithashtu ai u ul pranë nesh — për të dëgjuar tregimet.

Dhe legjenda e lidnjes së Mbretit Zog shpaloset ngadalë para nesh :

— Lart, në majën e maleve të Burgajetit, në kështjellën e tij të vjetër, jetonte një pasha. Emri i tij ishte Xhemal Ismaili ; kudo flitej për guximin e tij dhe fuqinë e shpatës së tij. Ai gjithashtu nderohej nga bashkëfshatarët e tij, deri sa u martua. Sepse Xhemal Pasha nuk ndoqi traditën e lashtë dhe nuk shkoi në një vend të largët për të marrë gruan. Kjo nuk iu fal në luginën e Matit, dhe mbrëmjeve pranë zjarrit flisnin shumë për këtë nëpërmjet pëshpëritjesh.

Por pashai ishte një njeri këmbëngulës, dhe kur gruaja e tij e parë vdiq, përsëri kërkoi një bashkëshorte nga fshatrat e afërta. Por kjo martesë e dytë nuk pati fat. Pashai shpejt mbeti sërish beqar. Dhe atëherë Xhemal Pasha i tha njeriut të tij të dashur, Mehmet Rizvanit :

— Hip mbi kalë, Mehmet Rizvani, dhe përgatitu për udhëtim. Do të zgjasë tre ditë e tre netë udhëtimi yt deri në Tiranë. Atje jeton familja Toptani, pasuria dhe bollëku i të cilëve kanë përhapur famën e tyre larg. Shko të vizitosh shtëpinë e Adem Toptanit dhe kërko vajzën e tij për mua. Por, pasi Toptanët janë një racë mendjemadhe dhe krenare, nëse nuk të japin vajzën, shko edhe në shtëpinë e Emin Bej Toptanit. Ai gjithashtu është Toptan ; ndonëse jo nga dega kryesore, kam dëgjuar shumë gjëra të mira për vajzën e tij, Sadijen. Ai ndoshta është më pak mëndjemadh se Toptanët e tjerë, të cilët rrallë martohen me të huajt, për të mos shpërndarë pasurinë e madhe të Toptanëve. Por Emin Beu nuk përfiton nga pasuria dhe ndoshta do të të japë vajzën.

Gjithçka ndodhi ashtu siç e parashikoi mençuria e Xhemal Pashës. Adem Toptani qeshi dhe e largoi të dërguarin e Pashait jo aq të pasur. Por ai u prit me ujë, kripë dhe bukë në shtëpinë e Emin Beut dhe të nesërmen ai mundi t’i sillte lajmin e mirë zotërisë së tij : ai do të kishte për grua vajzën e Emin Beut…

Lotët e Sadijes rridhnin gjatë udhëtimit nga Tirana deri në Burgajet. Ajo nuk gëzohej për burrin që mençuria e babait të saj ia kishte caktuar. “Çfarë njeriu i vjetër duhet të jetë Xhemal Pasha, që unë të bëhem gruaja e tij e tretë!” — mendoi ajo.

Por me të mbërritur në kështjellën e Burgajetit, zemra e Sadijes u mbush me gëzim. Atje, duke e pritur te porta, ishte një luftëtar i ri dhe i pashëm : burri i saj.

Sadija lindi një djalë.

Një vit pas martesës, erdhi në jetë fëmija i parë. Xhemal Pasha i ftoi fisnikët e rajonit të Matit në një festë të madhe, duke pritur mbërritjen e trashëgimtarit. Por fisnikët që ishin mbledhur për festën u larguan të trishtuar : fëmija i parë ishte një vajzë.

Kur Sadija u bekua me një fëmijë për herë të dytë në kështjellën e Burgajetit, Xhemal Pasha nuk ftoi asnjë mysafir. Megjithatë, këtë herë kishte arsye për gëzim : lindi Ahmet Zogu, mbreti i ardhshëm i Shqipërisë.

Që në fëmijëri, djali i Xhemal Pashës tregoi vullnet të madh.

Ai ishte mezi gjashtë vjeç kur dëgjonte çdo mbrëmje në haremin e nënës së tij për rrëfimet e Musa Eushait (Eusajt ose Tushës), tradhtarit. Musa Eushai (Eusajt ose Tushës) ishte një mik i dashur i Xhemal Pashës. Por ai i tradhtoi vëllezërit e tij te turqit. Ai u kap rob dhe u var.

Atë natë, një zog ogurzi cicëroi nën dritaren e Zogut të vogël. Djali i vogël i zgjoi shërbëtorët dhe u nis për ta ndjekur. Sepse ky zog ogurzi mund të ishte vetëm shpirti i transmigruar i Musa Eusajt (Tushës). Ata e ndoqën deri në agim, derisa gjetën gjurmët e tij. Por djali gjashtëvjeçar nuk do të shkonte në shtrat derisa të kapej zogu. Në të njëjtën pemë ku Musa Eusaj (Tusha) ishte varur dikur dhe ku zogu cicëronte, Zogu e vari zogun ogurzi. Sepse vetëm në këtë mënyrë ai dhe familja e tij mund të gjenin paqe.

Djali me vullnet të fortë u bë po ashtu një burrë me vullnet të fortë. Në vitin 1914, në moshën nëntëmbëdhjetë vjeç, ai hyri në oborrin e sundimtarit të atëhershëm të përkohshëm, Princ Vidit, me veshje të bukura shqiptare. Zogu u soll me besnikëri ndaj princit, pa u ekspozuar shumë ndaj tij. Princi Vidi nuk mundi ta mbante fronin e huaj dhe kryetari i ri shqiptar u bë komandanti i përgjithshëm i të gjitha trupave vullnetare shqiptare – atyre që luftuan zyrtarisht në anën e ushtrisë austro-hungareze, por bëmat e të cilave nuk u vlerësuan mjaftueshëm në Vjenë. Zogu u thirr në Vjenë dhe u mbajt atje deri në fund të luftës. Ai nuk ishte tamam i burgosur, por as nuk mund të kthehej në shtëpi.

Në fund të luftës, ai u bë Ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Ylli i tij kishte filluar të ngjitej që nga viti 1920. Në vitin 1922, ai shtypi një kryengritje dhe u zgjodh Kryeministër. Në vitin 1925, ai u bë President i Republikës. Në vitin 1928, Asambleja Kushtetuese vendosi të rivendoste monarkinë dhe Zogut iu ofrua kurora mbretërore. Kështu, ai u bë mbreti i parë kombëtar i Shqipërisë së pavarur.

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë

By: e xh
30 January 2026 at 10:19

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, mbajti një konferencë për shtyp në përfundim të misionit të tij vjetor të mbledhjes së fakteve në Shqipëri.

Schieder tha se Shqipëria duhet të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se mbështesin punën e SPAK.

“Puna e SPAK të mbetet e pandërprerë nga aktorë të tjerë dhe puna e SPAK të mos pengohet nga institucione të tjera”, tha ai.

Schieder komentoi dhe protestën e opozitës të zhvilluar më 24 janar. Schieder tha se në Shqipëri situata nuk është aq dramatike sa pasqyrohet në media, duke shtuar se demokracia me molotov nuk është e mirë.

“Së pari personi që i dha emri këtij kokteji, kontributi i tij në histori nuk ka qenë vetëm pozitiv, demokracia me molotov nuk është e mirë. Javën e shkuar pamë fotografi në media për protestat që dukeshin dramatike. Pastaj kur vjen këtu dhe sheh një situatë më pak dramatike. Duhet të jeni të ndërgjegjshëm dhe për perceptimin që prodhoni nga mediat në mendjen e qytetarëve evropianë. E di që demokracia funksionon mirë, që ka debate deri në orën 4 të mëngjesit, dhe që ka hapësirë për opozitën dhe mazhorancën për të diskutuar, është një demokraci normale. Ndonjëherë e ke qejf dikë, ndonjëherë e urren. Por të mos e dramatizojmë më shumë seç duhet. Mendoj që është edhe më e rëndësishme që të gjejmë mesin e artë. Zgjedh funksionimin normal të një demokracie”, tha Schieder.

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej

By: e xh
30 January 2026 at 10:02

Teksa ushtria amerikane pret vetëm urdhrin, presidenti Donald Trump ende beson tek negociatat me Iranin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se për të, do të ishte fantastike nëse SHBA-ve nuk do i duhej që të kryenin një sulm kundër qeverisë së Teheranit.

“Kemi shumë anije tepër të mëdha dhe shumë të fuqishme që lundrojnë drejt Iranit tani. Dhe do të ishte shumë mirë nëse nuk do të na duhej t’i përdornim. Iranianëve u thashë dy gjëra. Së pari, jo armë bërthamore. Dhe së dyti, ndaloni së vrari protestuesit, por ata po i vrasin me mijëra. Unë ndalova 837 varje dy javë më pare. Askush nuk ka bërë diçka të tillë”, tha Trump.

Zyrtarët amerikanë thonë se Trump po shqyrton opsionet e tij, por nuk ka vendosur nëse do ta sulmojë Iranin. Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth, ka bërë me dije se ushtria është në gatishmëri të plotë për të zbatuar çdo urdhër.

“Kur thatë ju, zoti President, ‘ne po sigurojmë kufirin’, ushtria ishte krenare të bënte pjesën e saj përkrah Departamentit të Sigurisë së Brendshme. E njëjta gjë edhe me Iranin tani, duke u siguruar që ata t’i kenë të gjitha opsionet për të bërë një marrëveshje. Ata nuk duhet të kenë aftësi bërthamore. Ne do të jemi të përgatitur të ofrojmë gjithçka që ky president pret nga Departamenti i Luftës”, u shpreh ai.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht të ndërhyjë nëse Irani vazhdon të vrasë protestuesit, por demonstratat në të gjithë vendin për shkak të privimeve ekonomike dhe shtypjes politike janë zbehur që atëherë. Presidenti ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë nëse Teherani rifillon programin e tij bërthamor pas sulmeve ajrore të qershorit nga forcat izraelite dhe amerikane në sajtet kryesore bërthamore.

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari

By: e xh
30 January 2026 at 09:23

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Decision”.

Gjatë operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Festim Keci, 53 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos/Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 9 vite burg, për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

By: e xh
30 January 2026 at 08:45

Presidenti Donald Trump tha se po heq certifikimin nga të gjitha avionët e prodhuar në Kanada dhe kërcënoi me një tarifë prej 50% për këto aeroplanë derisa avionët Gulfstreams të prodhuar në Amerikë të certifikohen në atë vend.

Trump tha konkretisht se po i hiqte certifikimin Global Express, një avion biznesi nga Bombardier me seli në Kebek, së bashku me “të gjithë avionët e prodhuar në Kanada”.

“Kanadaja po e ndalon në mënyrë efektive shitjen e produkteve Gulfstream në Kanada përmes të njëjtit proces certifikimi”, shkroi Trump në Truth Social. “Nëse, për ndonjë arsye, kjo situatë nuk korrigjohet menjëherë, unë do t’i ngarkoj Kanadasë një tarifë prej 50% për çdo avion të shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Kërcënimi është episodi i fundit në një përplasje të zgjatur midis SHBA-së dhe fqinjit të saj fqinj që kur Trump mori detyrën vitin e kaluar.

Vetëm disa orë më parë, kryeministri kanadez Mark Carney tha se pret që Trump të “ respektojë sovranitetin kanadez ” pas raportimeve se separatistët e Albertës u takuan me zyrtarë amerikanë. Dhe disa ditë më parë, Trump kërcënoi me një tarifë 100% për partnerin e dytë më të madh tregtar të Amerikës nëse ai arrinte një marrëveshje tregtare me Kinën.

Nuk është e qartë nëse Trump ka autoritetin ligjor për të deçertifikuar avionët; Shtëpia e Bardhë nuk ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për asnjë tarifë mbi avionët kanadez. Trump nuk specifikoi ndonjë mekanizëm për të deçertifikuar avionët në postimin e tij.

Asnjë president nuk i ka hequr ndonjëherë drejtpërdrejt certifikimin avionëve. Vendimi është lënë gjithmonë në dorë të ekspertëve të sigurisë së aviacionit në Administratën Federale të Aviacionit, tha Richard Aboulafia, drejtor menaxhues i firmës konsulente të industrisë AeroDynamic Advisory.

“Përdorimi i sigurisë së avionëve si mjet në një luftë tregtare është thjesht një ide tepër e keqe”, tha ai.

Nëse Trump i ndalon të gjitha avionët e prodhuar në Kanada, kjo do të ishte një goditje për linjat ajrore dhe pasagjerët amerikanë. Përveç avionëve të biznesit, Bombardier prodhon avionët rajonalë CRJ që përdoren në fluturimet furnizuese, të cilat zakonisht transportojnë pasagjerë nga aeroportet më të vogla në aeroporte më të mëdha. Linjat ajrore United, Delta dhe American punësojnë linja ajrore rajonale që përdorin CRJ në fluturimet e tyre furnizuese.

Bombardier prodhon gjithashtu avionë më të vegjël komercialë, A220. Por disa nga këta avionë A220 prodhohen në Shtetet e Bashkuara dhe disa të tjerë në Kanada.

Deri më tani, asnjë nga linjat ajrore rajonale që ofrojnë këto fluturime furnizuese nuk ka raportuar se ka aeroplanë të ulur në tokë, tha për CNN të enjten në mbrëmje Faye Malarkey Black, CEO e Shoqatës Rajonale të Linjave Ajrore.

Sipas firmës së analizave të aviacionit Cirium, ekzistojnë 648 avionë pasagjerësh CRJ të prodhuar në Kanada që përdoren nga linjat ajrore amerikane. Këta aeroplanë janë planifikuar të kryejnë më shumë se 2,600 fluturime çdo ditë, me një total prej 175,000 vendesh të disponueshme për pasagjerë çdo ditë.

Lënia në tokë e këtyre aeroplanëve jo vetëm që do të shkaktonte ndërprerje të gjera të orarit të linjave ajrore amerikane, por mund të linte shumë aeroporte më të vogla në zonat rurale pa shërbim ajror. Sipas të dhënave të Shoqatës Rajonale të Linjave Ajrore, linjat ajrore rajonale janë burimi i vetëm i fluturimeve për 64% të aeroporteve amerikane.

“Mendoj se kjo synon bizneset (avionët reaktivë)”, tha për CNN të enjten në mbrëmje një burim nga industria, i cili kërkoi të mos identifikohej. “Jam shumë i vetëdijshëm për atë që thuhej në postimin (në mediat sociale), se të gjitha ishin avionë. Por do të isha vërtet i tronditur nëse qëllimi do të ishte të ndalej flota që u shërben kaq shumë mbështetësve të presidentit.”

Heqja e këtyre avionëve CRJ nga sistemi ajror i SHBA-së do të shkaktonte kaos të përhapur, tha Aboulafia.

“Do të ishte një katastrofë transporti”, tha ai për CNN. “Nëse do të ishte vetëm Global Express, nuk do të ishte problem aq i madh. Por nëse do të ishin të gjithë avionë të prodhuar në Kanada… sistemi (i udhëtimit ajror në SHBA) do të ndikohej seriozisht.”

Gjithashtu, nuk është e qartë nga postimi në Truth Social nëse “të gjithë avionët” i referohen vetëm aeroplanëve apo edhe helikopterëve. Kanadaja është një furnizuese kryesore e helikopterëve civilë, duke përfshirë helikopterët e evakuimit mjekësor që përdoren për të transportuar pacientët në gjendje kritike dhe të plagosur. CNN i është drejtuar FAA-s për koment.

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët

By: e xh
30 January 2026 at 08:42

Rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës Nipah përtej Indisë është i ulët, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke shtuar se nuk po rekomandonte kufizime udhëtimi ose tregtie pasi u raportuan dy infeksione nga vendi i Azisë Jugore.

Hong Kongu, Malajzia, Singapori, Tailanda dhe Vietnami janë midis vendeve aziatike që këtë javë shtuan kontrollin në aeroporte për t’u mbrojtur nga përhapja e mundshme e virusit pasi India konfirmoi dy infeksione.

“OBSH-ja e konsideron të ulët rrezikun e përhapjes së mëtejshme të infeksioneve nga këto dy raste”, tha agjencia në një email drejtuar Reuters, duke shtuar se India ka kapacitetin për të përmbajtur shpërthime të tilla.

“Nuk ka ende prova për rritje të transmetimit nga njeriu te njeriu”, tha ajo, duke shtuar se po koordinohej me autoritetet shëndetësore indiane.

Por nuk përjashtoi ekspozimin e mëtejshëm ndaj virusit, i cili po qarkullon në popullatat e lakuriqëve të natës në pjesë të Indisë dhe Bangladeshit fqinj.

Virusi, i cili përhapet kryesisht nga lakuriqët e natës që kultivojnë fruta dhe kafshë të tilla si derrat, mund të shkaktojë ethe dhe inflamacion të trurit. Ai ka një shkallë vdekshmërie prej 40% deri në 75% dhe nuk ka kurë, megjithëse vaksinat në zhvillim janë në fazën e testimit.

Ai transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës të infektuar ose nga frutat që ata infektojnë, por transmetimi nga njeriu te njeriu nuk është i lehtë, pasi zakonisht kërkon kontakt të zgjatur me njerëzit e infektuar. Shpërthime të vogla nuk janë të rralla dhe virologët thonë se rreziku për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët.

Burimi i infeksionit nuk është kuptuar ende plotësisht, tha OBSH-ja. Ajo i ka dhënë Nipah-ut përparësi sepse nuk ka vaksina ose trajtime të licencuara, ka një shkallë të lartë vdekshmërie dhe ka frikë se mund të mutojë dhe të përhapet më lehtë.

Autoritetet lokale thanë se dy punonjësit e shëndetësisë që u infektuan në fund të dhjetorit në shtetin lindor indian të Bengalit Perëndimor po trajtohen.

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

By: e xh
30 January 2026 at 08:41

Dollari i SHBA-së po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duke ndjekur kësisoj tendencën e vitit 2025. Vitin e kaluar monedha e SHBA-së shënoi humbjen më të fuqishme që prej gati një dekade.

Minusi kundrejt një grupi monedhash të tjera më 2025 përbënte rreth 10 përqind. Që nga fillimi i vitit 2026 rënia ka qenë edhe me minus 2,6 përqind të tjera.

Humbja e vlerës së dollarit ka pasoja ndaj euros dhe monedhave të tjera. Monedha e përbashkët europiane për herë të parë që nga viti 2021 ka arritur vlerën 1,20 dollarë të SHBA-së. Edhe paundi britanik dhe yeni japonez janë rritur kundrejt dollarit në nivelet më të larta.

Disa ekonomistë dhe analistë i shpjegojnë humbjet e vazhdueshme të vlerës së dollarit me mungesën e besimit të investitorëve tek monedha e SHBA-së, sepse paparashikueshmëria e politikës së presidentit Donald Trump vazhdon të japë shkas për shqetësime.

Ka edhe një tjetër këndvështrim, sipas të cilit vet Trump dhe shumë pjestarë të ekipit të tij për ekonominë e dëshirojnë një humbje vlere të dollarit,me shpresën, që eksportet nga SHBA të jenë me çmime më të favorshme dhe në këtë mënyrë të rritet aftësia e konkurrencës.

Trump nuk është përpjekur ta hedhë poshtë këtë hamendësim. Përkundrazi, kur e pyetën këtë javë, nëse shqetësohet për dollarin e dobët, ai u përgjigj: “Jo, kështu është shumë mirë.”

Stephen Miran, ish-kryetar i shtabit të këshilltarëve ekonomik të Trumpit dhe tani anëtar i këshillit administrativ të Bankës së Rezervave të SHBA-së, Fed, në nëntor 2024 publikoi një “Udhëzues për ristrukturimin e sistemit global të tregtisë”. Doganat dhe zhvleftësimi i dollarit u paraqitën si instrumenta të rëndësishme, për ta ulur deficitin tregtar të SHBA-së.

Përse e prek kjo Europën?
Dobësimi i dollarit ka efekt jo vetëm ndaj ekonomisë së SHBA-së, por ka edhe pasoja për ekonominë e eurozonës dhe për euron. Monedha e përbashkët në 2025 ka fituar 13 përqind vlerë kundrejt dollarit – rritja më e fuqishme që nga viti 2017.

Forcimi i euros luan “një rol të rëndësishëm për rendimentin ekonomik, tregun e punës dhe gjendjen financiare të buxheteve” në BE, thotë Jack Allen-Reynolds, zëvendës-kryeekonomist për eurozonën në Capital Economics.

“Një euro më e fuqishme ul aftësinë konkurruese të eksporteve, gjë që dëmton prodhuesit në rajon”, thotë për DW Allen-Reynolds. “Nga ana tjetër importet janë më të lira, gjë çon në uljen e çmimeve për konsumatorët.”

Ricardo Amaro, kryeekonomist për eurozonën në Oxford Economic tërheq vëmendjen, se një rritje e mëtejshme e euros kundrejt dollarit mund të prekë gjithnjë e më shumë aftësinë e konkurrencës të sipërmarrjeve europiane, të cilat eksportojnë në SHBA.

Kjo vërtetë kompensohet nga çmimi i favorshëm i produkteve të SHBA-së në Europë, sipas Amaros. Por në përgjithësi kursi aktual i këmbimit, nëse mbetet kështu, do të kishte efekt negativ ndaj rritjes ekonomike në Europë.

“Sipas llogarive tona produkti bruto në vend i eurozonës sivjet do të ishte rreth 0,2 përqind më i ulët, nëse kursi i këmbimit euro-dollar mbetet në nivelin aktual (1,20 USD), në vend të normës 1,16 dollar, që ka shërbyer si pikë reference në marrëveshjen e tregtisë BE-SHBA në fund të korrikut”, thotë Amaro për DW.

A duhet të ndërhyjë BQE?

Rritja e euros kundrejt dollarit ka nxitur spekulimet, nëse është e nevojshme ndërhyrja e Bankës Qendrore Europiane.

Martin Kocher, guvernator i Bankës Qendrore të Austrisë e konsideron rritjen aktuale të euros si të “moderuar”. Nëse vlera e euros do të vazhdojë të rritet, duhet të ndërhyjë BQE-ja.

Qysh tani BQE përpiqet të influencojë pritshmëritë e tregut, kur përfaqësuesit e nivelit të lartë të BQE-së deklarojnë, se “po e vëzhgojnë situatën, dhe shprehin rezerva lidhur me zhvillimet e fundit”, thotë Ricardo Amaro. “Kjo shtron temën e uljes së interesave për të frenuar rritjen e euros.”

Edhe Jack Allen-Reynolds mendon, se nuk është e nevojshme ndërhyrja me nivelin aktual të ndryshimeve në kurset e këmbimit. Por ai beson, se ndryshime të mëtejshme mund ta venë në lëvizje BQE-në që gjatë vitit të ulë interesat.

Ndërsa Zsolt Darvas argumenton, se pasojat aktuale lidhur me inflacionin janë gati zero dhe asnjë sektor nuk është veçanërisht i ndjeshëm. “Kurset e këmbimit dekadat e fundit kanë pasur luhatje të fuqishme. Sipërmarrjet janë përgatitur për të përballuar luhatje edhe më të forta se këto që shohim aktualisht”, vlerëson Darvas./DW

Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?

By: e xh
30 January 2026 at 08:36

Dy raste me virusin vdekjeprurës Nipah në Indi kanë shtyrë autoritetet në Tajlandë dhe Malajzi të forcojnë kontrollet në aeroporte për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Por, çfarë është virusi Nipah dhe sa duhet të shqetësohen njerëzit?

Nipah është një infeksion i rrallë viral që përhapet kryesisht nga kafshët e infektuara, sidomos lakuriqët e natës që ushqehen me fruta, tek njerëzit. Ai mund të jetë pa simptoma, por shpesh është shumë i rrezikshëm, me një shkallë vdekshmërie nga 40% deri në 75%, në varësi të kapaciteteve të sistemit shëndetësor për zbulim dhe trajtim, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shkruan A2.

Megjithëse mund të përhapet edhe nga njeriu te njeriu, kjo nuk ndodh lehtësisht, dhe shpërthimet zakonisht janë të vogla dhe relativisht të kontrolluara, sipas ekspertëve dhe Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Vaksina të mundshme janë në zhvillim, por asnjëra nuk është miratuar ende.

Paul Hunter, profesor i mjekësisë në Norëich Medical School, thotë: “Është një nga shumë viruset që mbartin lakuriqët e natës, veçanërisht ata që ushqehen me fruta. Në të kaluarën është përhapur te njerëzit. Mendoj se shpërthimi i parë ka qenë rreth 20 ose 30 vite më parë, dhe që atëherë zakonisht kemi parë një ose dy shpërthime në vit”.

Nipah u identifikua për herë të parë në Malajzi në vitin 1999. Që atëherë, ka pasur shpërthime të vogla pothuajse çdo vit, kryesisht në Bangladesh. Edhe India përballet herë pas here me shpërthime sporadike.

Sipas Koalicionit për Inovacion në Gatishmërinë ndaj Epidemive (CEPI), që ndjek kërcënimet nga sëmundjet e reja dhe financon zhvillimin e mjeteve mjekësore, deri në dhjetor ishin regjistruar gjithsej 750 raste, nga të cilat 415 persona kishin humbur jetën.

Reuters ka ndjekur përhapjen e virusit Nipah në një seri reportazhesh në vitin 2023 me titullin “Bat Lands”.

“Shkakton një sëmundje shumë të rëndë dhe shkalla e vdekshmërisë ndryshon nga një shpërthim në tjetrin, por është në nivelin rreth 45 deri në 75 për qind. Nga ana tjetër, një pjesë e rasteve – deri në gjysmën e tyre – mund të mos kenë fare simptoma. Kështu që shkalla reale e vdekshmërisë për infeksion ndoshta është më e ulët se ajo e bazuar vetëm te rastet e identifikuara”, shpjegon Hunter.

Kur u identifikua për herë të parë në Malajzi, Nipah përhapej kryesisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me derra të sëmurë ose inde të kontaminuara. Më pas, përhapja më e zakonshme lidhet me kontaktin me atë që shkencëtarët e konsiderojnë strehuesin natyror të virusit: lakuriqët e natës që ushqehen me fruta. Më konkretisht, konsumimi i frutave ose produkteve të frutave që përmbajnë urinë ose pështymë nga lakuriqë nate të infektuar, konsiderohet burimi më i mundshëm i infektimit, sipas OBSH-së.

Përhapja nga njeriu te njeriu është konstatuar, kryesisht pas kontakteve të ngushta mes pacientëve të sëmurë dhe familjarëve ose kujdestarëve.

“Shumica e shpërthimeve nisin dhe shumica e rasteve të transmetimit ndodhin për shkak të kontaktit ose me një kafshë të infektuar, ose me diçka që është kontaminuar nga lakuriqët e natës që ushqehen me fruta”, thekson Hunter.

Simptomat fillestare të Nipah, si ethet, dhimbjet e kokës dhe dhimbjet muskulore, nuk janë specifike dhe mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera. Më pas mund të shfaqen shenja neurologjike që tregojnë encefalit akut (inflamacion i trurit), ndërsa disa persona përjetojnë edhe probleme të rënda të frymëmarrjes.

Në rastet e rënda ndodhin kriza epileptike dhe pacienti mund të bjerë në koma brenda pak ditësh. Shumica e atyre që shërohen rikuperohen plotësisht, por disa përjetojnë probleme neurologjike afatgjata.

“Simptomat e hershme janë mjaft të paqarta. Mund të jenë çfarëdo në fakt: dhimbje fyti, temperaturë, ndjesi e përgjithshme dobësie, dhimbje sysh – gjëra që mund të shkaktohen nga shumë sëmundje ose viruse të ndryshme. Ajo që ndoshta shkakton më shumë vdekje quhet encefalit, që është infeksion dhe ënjtje e trurit. Kur shfaqet encefaliti, njeriu ndihet shumë keq. Ka temperaturë të lartë, dhimbje shumë të forta koke dhe mund të ketë fotofobi, kur drita të dhemb në sy. Kjo shpesh lidhet me rastet që përfundojnë me vdekje”, shprehet Hunter.

Edhe pse Nipah është një sëmundje e rrezikshme me shkallë të lartë vdekshmërie, deri tani nuk ka treguar shenja se po bëhet më i transmetueshëm mes njerëzve apo se përhapet lehtësisht në nivel global, thonë shkencëtarët. Megjithatë, sipas OBSH-së, ai mbetet një shqetësim i rëndësishëm për shëndetin publik, veçanërisht në vendet ku shpërthimet janë më të shpeshta.

Virusi mund të çojë gjithashtu në asgjësimin masiv të kafshëve të fermave, si derrat, që janë të ndjeshëm ndaj infeksionit. Shkencëtarët theksojnë se është pak e mundshme që të përhapet globalisht dhe shtojnë se kontrollet në aeroporte mund të jenë joefektive, pasi virusi ka një periudhë të gjatë inkubacioni: “Koha deri në shfaqjen e simptomave është rreth një deri në dy javë, ndonjëherë pak më shpejt, dhe ndonjëherë shumë më gjatë se kaq. Mendoj se rasti më i gjatë ka qenë 45 ditë. Kjo do të thotë që është shumë e vështirë të kontrollohet në aeroporte, sepse nëse një sëmundje ka një periudhë inkubacioni dyjavore, gjatë dy javëve të para pasi dikush e mbart infeksionin, nuk ka asnjë mënyrë për ta zbuluar”.

Aktualisht nuk ka vaksina apo trajtime të miratuara për Nipah, megjithëse disa kandidatë janë në faza testimi, përfshirë një vaksinë të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit që morën pjesë edhe në zhvillimin e një prej vaksinave kundër COVID-19. Vaksina e tyre kundër Nipah përdor të njëjtën teknologji dhe nisi testimet e fazës së dytë në Bangladesh në dhjetor, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Kërkime mbi Sëmundjet Diarreike në Bangladesh, me financim nga CEPI.

“Nuk ka vaksinë të disponueshme aktualisht, megjithëse besoj se një e tillë është në zhvillim, dhe nuk ka trajtim specifik. Pra, nëse infektohesh, menaxhimi është mbështetës – përpiqemi t’i mbajmë njerëzit në jetë derisa të shërohen vetë, në vend që t’u japim diçka që e vret virusin”, shpjegon Hunter.

Parashikimi i motit 30 janar 2026

By: e xh
30 January 2026 at 08:35

Të premten, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me vranësira të alternuara, ndërsa nuk do të mungojnë edhe intervale me kthjellime.

Reshjet e shiut pritet të jenë të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit deri në mesditë, në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët. Lokalisht, në zonat qendrore dhe perëndimore, reshjet mund të shoqërohen me rrebeshe afatshkurtra dhe stuhi të izoluara. Në Alpe dhe në zonat malore të larta, kryesisht në drejtimin verilindje–juglindje, parashikohen reshje dëbore me intensitet të dobët.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 9 m/s. Deti do të ketë valëzim të lehtë, me forcë 1–2 ballë.

Horoskopi, 30 janar 2026

By: e xh
30 January 2026 at 08:34

Dashi

Një varg lajmesh të mira priten për ju sot. Lidhja juaj me partnerin premton të jetë më shumë se e shkëlqyer, duke nxitur një dëshirë të fortë për të ndarë momente të veçanta. Një udhëtim i mbushur me adrenalinë dhe një sekuencë momentesh intensive po ushqejnë pasionin për jetën, duke e bërë çdo moment një mundësi për t’u shfrytëzuar plotësisht. Në planin e punës do të përballeni me sfida me vendosmëri, duke iu përkushtuar kërkimit të vazhdueshëm për përmirësime.

Demi

Dita prezantohet si një libër plot emocione dhe mendime pozitive, ku ndërthuren ëndrrat dhe dëshirat. Do të ndiheni me fat që keni në krah një person të kuptueshëm dhe të dashur. Për beqarët, ndër aktivitetet e përditshme do të gjeni një hapësirë ​​për heshtje. Ndjenja se gjithçka po shkon sipas planit do të nxisë vendosmërinë tuaj në frontin e punës, ku po mbroni me sukses mirëqenien tuaj financiare. Së shpejti do të konsolidoni pozicionin tuaj profesional.

Binjakët

Sot pritet të jetë një ditë e jashtëzakonshme në dashuri falë ndikimeve të shkëlqyera astrale. Emocionet intensive i presin pothuajse të gjitha çiftet, duke krijuar një kohë ideale për të ndarë gëzimin me partnerin. Pa vendosur kufizime, do ta lini plotësisht veten të hyni në përvojë, duke u përpjekur të kapërceni rutinën dhe të zgjeroni horizontet tuaja me takime që do t’ju pasurojnë ditët. Në planin e punës do të jetë evidente energjia dhe do të ndihet vendosmëria, duke ju dhuruar momente të rëndësishme nga ana profesionale.

Gaforrja

Yjet sugjerojnë të braktisni kokëfortësinë për të shmangur komplikimet e mundshme në këtë ditë. Jini të përshtatshëm dhe reflektoni për situatat, duke ruajtur një qartësi të fortë. Mund të përfshiheni në debate të forta me partnerin, duke ju shkaktuar shqetësime. Jini më fleksibël dhe mos pretendoni gjithmonë të keni fjalën e fundit. Në punë mund të ndiheni të pavendosur për avancimin profesional: jini të kënaqur me atë që keni!

Luani

Një nga mësimet themelore të sotme është ndërgjegjësimi për rëndësinë e emocioneve në marrëdhënie. Mos i nënvlerësoni ndjenjat dhe jepini vetes mundësinë për të përqafuar plotësisht emocionet e vërteta. Në planin e punës, mund të përballeni me sfida që do t’ju vënë në provë nervat. Ndonjëherë mund të ndiheni të shqetësuar dhe të humbni qetësinë, por përpiquni të ruani vendosmërinë tuaj.

Virgjëresha

Do të gjeni një pikë referimi tek partneri juaj, megjithatë edhe nëse nuk jeni në harmoni të përsosur, sërish do të mund të gjeni zgjidhje të dobishme për të dy. Nëse jeni beqarë, ndiqni pasionin tuaj pa bërë shumë pyetje, sepse me kalimin e kohës gjithçka do të zgjidhet vetvetiu spontanisht. Në planin e punës, mund të mbështeteni në një vetëbesim natyral. Ata që tashmë kanë një punë të përhershme mund të presin lajme interesante; për të tjerët, mundësi të reja janë përpara.

Peshorja

Një hënë e mrekullueshme që hyn në shenjën tuaj këtë të martë premton një atmosferë të favorshme, veçanërisht në fushën sentimentale, por me pasoja pozitive edhe në fusha të tjera të përditshmërisë. Disa prej jush madje mund ta shohin një udhëtim të ardhshëm si një mundësi për të forcuar marrëdhënie të rëndësishme pune ose miqësie. Në dashuri, pavarësisht konfuzionit të mundshëm, ndihma e një personi të mençur do t’ju drejtojë drejt qetësisë. Forma juaj fizike do jetë e shkëlqyer, duke ngjallur zili te të gjithë.

Akrepi

Dita e sotme premton të jetë një ditë e mirë, edhe nëse dominohet nga rutina e zakonshme. Dita premton vazhdimësi më solide familjare dhe rikuperim të ndjenjave të sinqerta, qoftë edhe me ndërprerje. Ndjeshmëria juaj do të tërheqë vëmendjen, aq sa dikush nga të njohurit tuaj mund të kërkojë këshillën tuaj për zgjidhjen e çështjeve delikate. Në punë, kompetenca, ashpërsia dhe ndjenja e përgjegjësisë do t’ju lejojnë të kapërceni lehtësisht çdo kundërshtar.

Shigjetari

Në marrëdhëniet ndërpersonale, mund të lindë ndonjë problem i vogël ose keqkuptim, duke nxjerrë në pah atë personazh që shumë prej jush Shigjetarë e njihni mirë. Këto ditë, rrezikoni të reagoni pa menduar shumë për ndonjë efekt anësor. Sektori i familjes mund të jetë veçanërisht i ekspozuar ndaj problemeve, ndaj përpiquni të moderoni fjalët tuaja. Në punë do të ishin kushtet për të arritur rezultatet e dëshiruara, por për momentin jeni shumë të pasigurt për t’i përfituar plotësisht.

Bricjapi

Momentet më intensive do të përjetojnë të lindurit në dekadën e parë dhe të tretë, duke shijuar një fazë të zgjerimit emocionues të dashurisë. Shfrytëzojeni sa më shumë, mos e humbisni këtë mundësi pozitive. Në dashuri, i dashuri juaj do t’ju mbështjellë me një përqafim pasionante, duke premtuar shkëndija nëse jeni në një lidhje të gjatë apo në një lidhje më të fundit. Në planin e punës, përfitoni nga ndikimet e favorshme hënore për të përfunduar një projekt të rëndësishëm.

Ujori

Një e martë e mrekullueshme premton të jetë një pararojë e një jave të shkëlqyer, e cila ndoshta kohët e fundit nuk i ka përmbushur gjithmonë pritshmëritë. Në kontekstin e dashurisë, mund të ngjallni një zili nga një person shumë i afërt: kujdes! Qoftë beqar apo tashmë në çift, çdo gjë do shkojë mirë. Situata për sa i përket shëndetit është përgjithësisht e qetë: mos e humbni kujdesin!

Peshqit

Horoskopi i ditës, parashikon një periudhë jo shumë produktive; definitivisht mjaft e rëndë për t’u përballur. Në çështjet e dashurisë, mund të jeni të detyruar të mbështeteni vetëm në aftësitë tuaja mendore dhe fizike. Në punë, shmangni mashtrimin se nuk është e nevojshme të bëni përpjekje për të mbrojtur pozicionin tuaj. Mund të ketë sfida përpara dhe do të jetë thelbësore të jeni gati për t’i përballuar ato me vendosmëri.

Yesterday — 29 January 2026Opinion.al

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

By: e xh
29 January 2026 at 22:25

“Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra”, kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme kreu i partisë Mundësia Agron Shehaj, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Tema e diskutimit të kësaj mbrëmjeje ishte “A do të bashkohet opozita?” dhe i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me qëndrimin e tij ndaj bashkëpunimit me partitë e tjera opozitare, Shehaj tha se kjo nuk mjafton për ta rrëzuar nga qeveria kryeministrin Edi Rama.

Sipas Shehajt, ideja se bashkimi i opozitës është një “çelës magjik” për zgjidhjen e problemeve të Shqipërisë është e gabuar. Madje ai kujtoi se bashkëpunime të tilla janë provuar edhe më parë, pa sjellë ndryshim real për qytetarët.

Kreu i partisë Mundësia tha se problemi kryesor është mungesa e një alternative të besueshme politike, që të adresojë hallet konkrete të qytetarëve, si çështja e pronës, zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia. Sipas tij, qytetarët nuk janë të interesuar vetëm se kush largohet nga pushteti, por çfarë ofron opozita në vend të tij.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi FevziuShehaj, ishe më skeptik ditën e hënë, ku je me pozicionin e sotëm?

Agron ShehajUnë isha për jo në fakt, jo skeptik. Tani po flasim për bashkimin sikur bashkimi të ishte çelësi magjik për çdo problem që ka Shqipëria.

Blendi FevziuJo nuk po flasim për bashkimin, bashkëpunim i opozitës se fjala bashkim është shumë e madhe

Agron ShehajBashkëpunim, se na ka munguar bashkëpunimi dhe ky është problemi i madh i shqiptarëve dhe kjo është arsyeja pse Edi Rama është në pushtet dhe ne jemi në opozitë. Tani bashkëpunimi, bashkimi në një qëllim. Qëllimi në thelb i bashkimit është të ikë Rama. Ky është. Rama është një kryeministër i korruptuar dhe duhet të ikë sa më shpejt, por ne bashkëpunime të tilla kemi patur pa fund.

Blendi FevziuTë ikë Rama apo të ikë Partia Socialiste?

Agron ShehajTani një sekondë, kur themi të ikë Rama themi të ikë Partia Socialiste, të ikë kjo mazhorancë. Por ne 34 vjet këtë kemi pasur gjithmonë, njëherë të ikë Berisha, të ikë Nano, pastaj të ikë Berisha prap, tani të ikë Rama. Problemi është se ne duhet të shkojmë përtej kësaj. Ne duhet të flasim për alernativën, është alternativa që na duhet.

Kush na dëgjon na shtëpia thotë, ore çfarë po flasin këta?! Për bashkim, të ikë Rama, të vijë dikush tjetër. Ai që na dëgjon ka hallin e pronës dhe do të dijë, Rama nuk ia dha pronën, ia mori dhe ia dha një oligarku, dhe do të dijë, këta që duan të vijnë çfarë plani kanë për pronën, do ma kthejnë apo s’do ma kthejnë?! Sa të besueshëm janë, që do vijnë ta shkundin Ramën dhe ta rrëzojnë?! E njëjta gjë vlen për atë të riun në Theth që Rama nuk ia dha pronën, që Rama nuk ia dha lejen e ndërtimit të ndërtonte një lokal të vogël të jetonte me turistët, e ia prishi.

E njëjta gjë vlen për shëndetësinë, për arsimin, ne duhet të flasim për një alternativë, për një alternativë të besueshme dhe vetëm kështu e fitojmë besimin e qytetarëve. Ore ne duhet të shikojmë… ne kemi patur zgjedhje, se këtu jemi duke dhënë mend, duke dhënë opinione. Duhet të shikojmë faktet. Në zgjedhjet e fundit në 2025-ën, partitë e vjetra apo tradicionale kanë humbur 1/3 e votave, kanë kaluar nga 750 mijë vota, në 500 mijë vota. Kanë humbur 250 mijë vota. E kanë kuptuar apo jo që kanë një problem besueshmërie?!

Kanë marrë për herë të parë partitë e reja pothuajse 150 mijë vota. Qytetarët shqiptarë janë lodhur me partitë e vjetra, i thanë 100 mijë herë, ndryshoni, rinovohuni, riformohuni sepse kështu nuk mund të vazhdojmë dhe përqafuan një parti tjetër politike, partitë e reja.

Dhe partitë e reja nuk u votuan të ulen me partitë e vjetra. I votuan sepse besuan se ata janë ndryshimi. Dhe ne si parti e re, nuk mund të na thonë ‘tani hajde ulemi ne’. Sepse neve nuk na kanë votuar të ulemi me partitë tradicionale, sepse ndryshe votonin partitë tradicionale, nuk votonin për ne. Ne duhet të flasim për alternativën, duhet të fitojmë besimin e qytetarëve. Si ikën Rama? Rama nuk ikën me bashkimin, nuk mjafton bashkimi. Që të ikë Rama duhet të fitojmë besimin e qytetarëve dhe për sa kohë që s’e fitojmë besimin e qytetarëve Rama nuk ikën.

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

By: e xh
29 January 2026 at 22:08

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, theksoi se selia blu është e hapur për të bashkëpunuar me çdo parti opozitare që është kundër qeverisë “Rama”.

Në emisionin “Opinion”, Boçi tha se demokratët e kanë bërë “lëshimin e parë” dhe se janë të gatshëm për t’u ulur në tryezë me forcat e tjera politike. Sipas deputetit, kjo do të jetë dhe gjëja më e mirë që opozita mund të bëjë në këto kushte që ndodhet.

“Lëshimin e parë ne e kemi bërë. Nuk është se ne kemi kompleksin që dikush mori iniciativën, iniciativën që për hir të së vërtetës ne e kemi marrë disa herë për të bashkuar forcat politike dhe ai po e bën. Kemi thënë, e po e themi, që ne ulemi si të barabartë pavarësisht madhësisë apo vogëlsisë së forcës politke. Unë mendoj që nisma është anekdoti më i mirë për gjithë këtë toksifikim që është bërë opozitës në këto vite, përçarje, përplasje, mungesë iniciative të përbashkët,  kakofoni, çarje në situata zgjedhore… sepse alternativat kanë ekzistuar”, tha ai.

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

By: e xh
29 January 2026 at 21:51

Cilat janë pikat që bashkon opozitën kundër mazhorancës pavarëissht ndryshimeve? Pikërisht për këtë temë po diskutohet në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, ku ishte i ftuar dhe Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së.

Shehi u ndal fillimisht tek drejtësia në vend, për të cilën u shpreh se është e “dhunuar”, por ama e cilëson mjetin e duhur për t’u përdorur nga opozita.

A bijmë dakord që shpresa më e madhe që kemi ne si opozitarë është kjo drejtësi, e keq, e dhunuar, e korruptuar, vendosja emrin si të duash. Po s’kemi më të mirë se kaq. A jemi dakord që mirë a keq këta prokurorë na japin një dorë në këtë muhabet? E jo thjesht ta interpretojmë se po na japin një dorë për të ardhur në pushtet, por po i japin një mundësi shoqërisë shqiptare në një farë mënyre të pastrohet“, tha ai.

Sa i përket bashkëpunimit të opozitës, ose cilësuar ndryshe si bashkimi i saj, Shehi shprehet se “Ça do bëjmë, do bëjmë krushqni ne? Në qoftë se bijmë dakord për këto gjëra, që është gabuar e po mundohemi t’i rikuperojmë, mund të bëjmë një rrugë bashkë”.

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

By: e xh
29 January 2026 at 21:48

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e emisionit “Opinion”, bëri thirrje për krijimin e një Aleance të Madhe Popullore, pasi sipas tij vetëm një front i gjerë qytetar mund të sjellë largimin e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Lapaj u shpreh se situata aktuale politike në vend nuk është normale dhe se skandalet e korrupsionit po shfaqen njëri pas tjetrit, duke e bërë të papranueshme vazhdimin e qeverisjes aktuale.

Sipas tij, partitë e opozitës nuk mjaftojnë, ndaj është e domosdoshme përfshirja e shoqërisë civile, intelektualëve, aktivistëve dhe qytetarëve të angazhuar, përtej siglave politike.

Biseda në studio:

Blendi FevziuAdriatik mendon se duhet të bashkëpunojë opozita?

Adriatik LapajNëse bëhet fjalë që për shkak të makutërisë së madhe të kësaj që  po ndodh duhet një front i madh qytetar për ta detyruar Edi Ramën të tërhiqet dhe vendi të shkojë në procese demokratizuese patjetër duhet një front i madh i të gjithë qytetarëve aktivë, shoqërisë civile, intelektualëve të angazhuar, partitë politike…

Blendi FevziuNuk mjaftojnë vetëm partitë e opozitës?

Adriatik Lapaj: Absolutisht nuk mjaftojnë. Ndaj po them. Në këtë drejtim, nuk diskutohet këtu pse… i dëgjova dhe bashkëbiseduesit. Është një diskutim normal për një situatë krejt normale. Nuk jemi në një situatë normale. Jemi në një situatë kur zëvendëskryeministrja e vendit është kapur në flagrancë, pra është kapur gafil, dhe kur javë për javë na del një skandal kur ky vend vidhet. Në këtë kuptim kjo qeveri nuk mund të rrijë asnjë orë më shumë. Nuk është çështja këtu e një normaliteti, pse mori 83 mandate. Ato 83 mandate sot vlejnë zero. Zero! Sepse ato 83 mandate janë fituar nuk kuhte të tjera, kur kjo që po ndodh sot nuk ka qenë në tavolinë nuk dihej. Dhe shoqëria jonë nuk mund të pranojë situatën se këtu do bëhen reforma… Çfarë reformash mo?! Ky duhet të ikë pa kushte, jotë vendosë ai kushte. Nuk e ka mazhorancën ai fare tani. Në këtë drejtim duhet një Aleancë e Madhe Popullore. Përtej siglave.

Blendi FevziuO Adriatik por ti ke dy muaj aty e s’të vjen njeri!

Adriatik LapajNuk është e vërtetë kjo, ju keni kaluar, protesta e parë është bërë më 20 dhjetor, e dyta është bërë më 4 janar, e treta më 17 janar, kanë ardhur duke u rritur dhe ju jeni dëshmitarë.

Blendi FevziuDhe tani keni tjetrën me 31

Adriatik Lapaj: Me 31 ditën e shtunë, pasnesër, në orën 6 pasdite ne kemi protestën e katërt që mendojmë se do jetë goxha masive.  Pra qëndrueshmëria, vazhdueshmëria, goditja jonë me precizion, me shënjestër të përqendruar është si ai guri që të bie në këpucë padashje dhe ta vret këmbën dhe ta bën gjak dhe ti nuk vrapon dot më, le të jesh atleti më i mirë në botë. Në këtë drejtim sigurisht duhet një Aleancë e madhe Popullore në shesh përtej siglave, e përbërë nga intelektuale, aktivistë, shoqëri sicivle, parti politike, që nuk vendosin egon e tyre të parën. Halli që kemi për të rrëzuar këtë qeveri është i përbashkët gjithë jetën!

Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…

By: e xh
29 January 2026 at 20:22

Një skandal politik i madh ka shpërthyer në Malin e Zi, pas rrjedhjes së një videoje seksuale që përfshin një zyrtare të lartë dhe një këshilltar të martuar të Presidentit të Malit të Zi.

Mirjana Pajković, drejtoreshë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, dhe Dejan Vukšić, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, janë detyruar të japin dorëheqjen pas shpërndarjes së materialit në rrjetet sociale, duke shkaktuar një stuhi zemërimi në qeveri.

Pajković dhe Vukšić dhanë dorëheqjet brenda disa javësh nga njëri-tjetri, pas shpërndarjes së materialeve të papërshtatshme që supozohet të tregojnë Pajković duke kryer akt seksual me Vukšić, i cili është i martuar.

Në një deklaratë të saj, Pajković inkurajoi “çdo grua” të kundërshtojë idenë që ato duhet të heshtin për situata të tilla dhe akuzoi Vukšić për shantazh me videon, të cilën ajo tha se nuk e dinte deri në shpërndarjen e saj.

“Kur u ekspozova ndaj dhunës ekstreme që postova në rrjetet sociale, ku personi i parë pranë presidentit të vendit, ish-përfaqësuesi i lartë i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, me insistim dhe gjatë gjithë bisedës më tha që nuk do të kisha asnjë vend ku të fshihesha dhe asnjë vend ku të jetoja në Malin e Zi”, tha Pajković.

Ajo shtoi se largimi i saj ishte për arsye personale, por e akuzoi Vukšić për kërcënimin me videon, duke e detyruar atë të mbante gojën mbyllur. Sipas Pajković, Vukšić e kërcënoi me dëmshpërblim nëse ajo nuk pranon kërkesat e tij.

“Për shembull, kur dikush po ju shantazhon… Kur dikush më i fuqishëm kërkon një favor apo sjellje që nuk dëshironi, dhe nëse refuzoni, do të dorëzoheni tek dikush që është mishërimi i pushtetit më të lartë të shtetit,” tha ajo.

Të dy palët kanë mohuar akuzat dhe kanë paraqitur ankesa penale. Pajković ka bërë një ankesë për shpërndarjen e paautorizuar të materialeve të papërshtatshme, duke përfshirë një foto të saj. Ajo gjithashtu ka pretenduar se ka marrë kërcënime nga një linjë fikse brenda zyrës së presidentit.

Në një mesazh të regjistruar, një zë thuhet të ketë paralajmëruar që “i gjithë Mali i Zi do ta shohë” materialin që komprometon Pajković.

Pas shpërndarjes së materialeve, Vukšić dha dorëheqjen në fund të dhjetorit, gjithashtu duke përmendur arsye personale. Ai mohoi çdo përgjegjësi për shkeljen e privatësisë së Pajković dhe shpërndarjen e videove të diskutueshme, duke theksuar se ai e pa materialin për herë të parë vetëm kur ai filloi të qarkullonte në mënyrë të paligjshme në rrjetet sociale.

Vukšić gjithashtu e akuzoi Pajković për vjedhjen e telefonit që supozohet të kishte regjistruar kërcënimet e tij dhe për përpjekje për të shantazhuar atë që të tërhiqte kandidaturën e tij për postin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë që ende mbetet e paqartë kush e publikoi videon seksuale, shpërndarja e pornografisë hakmarrëse është një krim i rëndë në Malin e Zi. Ata që dëshmohen fajtorë mund të përballen me dënime deri në pesë vjet burg.

Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase dhe ai pranoi

By: e xh
29 January 2026 at 19:15

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi të mos bombardonte Kievin për një javë për shkak të të ftohtit.

“Unë personalisht i kërkova Presidentit Putin të mos bombardonte Kievin dhe qytete të ndryshme për një javë, dhe ai pranoi ta bënte këtë”, tha Trump gjatë një mbledhjeje të kabinetit, duke përmendur “të ftohtin e jashtëzakonshëm” në rajon.

“Ai ishte shumë i sjellshëm. Shumë njerëz më thanë: ‘Mos e humb telefonatën, nuk do të marrësh asgjë’. E megjithatë ai e bëri”, shtoi Trump.

Ndër të tjera Trump theksoi se lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po i vjen fundi.

“Ne i kemi dhënë fund tetë luftërave dhe besoj se një tjetër do të vijë”, tha presidenti amerikan teksa shtoi se Steve Witkoff dhe Jared Kushner po punojnë shumë për këtë çështje.

Sipas Qendrës Hidrometeorologjike të Ukrainës, “një mot shumë i ftohtë pritet nga 1 deri më 3 shkurt: temperaturat e natës pritet të bien nga -20 në -27 gradë Celsius, dhe në disa zona, temperaturat e natës do të arrijnë -30 gradë Celsius”.

Rreth 613 blloqe apartamentesh shumëkatëshe në Kiev kanë mbetur pa ngrohje pas sulmeve të fundit ruse, njoftoi sot administrata shtetërore e Kievit.

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

By: e xh
29 January 2026 at 17:18

Portugalia po ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë, një anije luftarake e projektuar për të operuar sisteme ajrore, sipërfaqësore dhe nënujore pa pilot që mund të sfidojnë dominimin e transportuesve tradicionalë të avionëve.

NRPD João II prej 107.6 metrash është planifikuar të dorëzohet në gjysmën e dytë të këtij viti.

Kompania holandeze Damen po ndërton anijen në Galati të Rumanisë me një kosto totale prej 132 milionë eurosh, kryesisht të financuara nga fondet e rimëkëmbjes së BE-së.

Anija luftarake mund të kalojë midis profileve të ndryshme të misionit brenda një jave duke ndërruar sistemet dhe pajisjet.

“Kjo qasje i lejon anijes të ruajë fleksibilitet të lartë funksional, duke kaluar midis profileve të ndryshme të misionit pa kompromise të rëndësishme strukturore”, tha Ricardo Sá Granja, zëdhënës i Marinës Portugeze.

❌
❌