Analisti Ilir Demalia dhe biznesmeni Gjergj Luca debatuan për dobësinë e opozitës që nuk arrijnë të ngrejnë popullin në revoltë, përpara skandaleve të shumta të qeverisjes së Ramës. Ndërsa Demalia tha se vendi nuk ka opozitë, Luca u shpreh se qeveria nuk është në ankth sepse opozita përballë saj është një paçavure.
Pjesë nga biseda
Ilir Demaliaj: Nuk ka opozitë. I dalin 3 mijë vetë kur janë gjithë këto skandale.
Gjergj Luca: Qeveria nuk është në ankth se ka këtë paçavure përballë.
Ilir Demaliaj: Nuk ta lë njeri pushtetin. Djemtë e rinj pjesë e lojës së vjetër janë.
Gjergj Luca: Unë i besoj vetëm Qorit. Ai ka qenë konseguent. Brenda PD shoh një djalë që e përdori partia. Salianji e lejoi dhe kur u kthye e panë shtrembër. Këto janë turpet e asaj partie.
Ilir Demaliaj: Nuk ke forcë politike. Nuk ta lëshon njeri. Ke në Parlament akoma ata që kanë hedhur në erë Gërdecin, që kanë bërë piramidat.
Gjergj Luca: Kanë 4 javë që përsëritin të njëjtin shirit. Ka në motivim për këta?
Ilir Demaliaj: Jam dakord me ata dy çunat e PD. Por nuk ta lëshon njeri partinë.
Gjergj Luca: Doktor Alimehmeti mbledh njerëz më shumë seç pati sot në shesh. Po të më kërkojë, dal sot.
Ylli Rakipi: Lucë, po e ngatërron. Alimehmeti u kthye te Saliu.
Gjergj Luca: Epo mirë, hajt shohim filxhan. Kur të ndërrojë jetë Saliu.
Ilir Demaliaj: As atëherë nuk bëhet ajo parti. M.P.
Pas deklaratës që Ervin Salianji bëri gjatë protestës që opozita zhvilloi mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, se asnjë nuk mund ta përjashtojë nga Partia Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Flamur Noka, e ka hequr ish-deputetin nga grupi i Kryesisë në Whatsapp.
Burime pranë Kryesisë kanë konfirmuar lajmin për gazetaren Danjela Maloku, e cila ka siguruar edhe një screenshot nga grupi në rrjetin social. M.P.
“Ja do vdesim, ja do të rrojmë për liri”, ishte betimi i kryedemokratit Sali Berisha përpara mijëra protestueseve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Berisha tha se nga ky betim nuk kemi dalë asnjëherë të humbur dhe se rezistenca do të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera, Berisha tha se sot Edi Rama është një kufomë politike dhe se funeralin gati do t’ia bëjnë demokratët.
“Vota jo drejtësi jo, do të jenë qytetarët, idealistet guximtarët ata që do të hedhin Edi Ramën në banesën e turpit historik. Do të jenë ata që do ti rexevr4ojnë Ramës popujt e shtypur. Miq, zhurmë e madhe, opozita opozita, ku i ka forcat, mjerë ata që i japin Ramës zemër me gënjeshtra. Ju jeni njerëz të bekuar. Opozita disa detyra të mëdha, detyrime shumë të madh i ka bërë. Opozita ia doli t’i dëshmojë botës së çfarë përfaqëson narkoshteti shqiptar, sesi Rama ushtroi farsë votën tuaj, se është armik i egër i pluralizmit. Të gjitha këto ishin të domosdoshme dhe kanë një mesazh, në ka shqiptar me mision historik për të larguar Edi Ramën.
Ne jemi këtu sot, me të drejtë, ka qytetarë këtu në shesh dhe të tjerë që nga ndjekin, çfarë do të bëjnë këta. Ne do të bëjmë atë, ja do vdesin ja do të rrojmë për liri, Mjerë ai që provohet me ne. Kur ne kemi dalë me këtë betim kurrë nuk kemi humbur. Nuk mundet një gusht hajdutësh të na nëpërkëmbë ne, të na përzënë nga Shqipëria, kurrë. Kemi dalë në shesh, sheshi është i yni. Kudo që të jesh nuk të ndahemi. Të jap fjalën që nuk të ndahemi as në Surrel. Marshim drejt Surrelit. Ai na ka shpallur luftë, në i shpallim luftë. Ke prekur votën ti more bastard. Harrove ti që daja dhe babai yt për vota donin të fusnin taknet.
Le të na shërbejë ky takim madhështor për betimin e njerëzve të lirë. Të bashkohemi sa më shumë dhe në emër tuaj ftoj të gjitha forcat politike opozitare, çdo opozitar, çdo guximtar të bashkohet në këtë betejë vendimtare për fatin e këtij kombi që po shuhet. Rama sot është një kufomë politike. Pret funeralin, do t’ia bëjmë ne funeralin”, tha Berisha. M.P.
Pedagogu Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se protesta është normale, por PD nuk e bën dot rotacionin, sepse nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet.
“Çdo protestë në një shoqëri demokratike është normale. Çështja është cfarë pritet nga protesta. Protesta nuk është shfaqje, është alternativë për ndryshime. Ne kemi 12 vite që mblidhemi pas çdo proteste të opozitës dhe themi sa veta u mblodhën, çfarë u tha. Bonaparti thotë se nëse e lufton armikun me të njëjtat mjete, po i mëson si të mbrohet më mirë. E vërteta është se majta nuk duhet të jetë më në pushtet. Po ne i kemi këtu katër mandate. Në këto katër mandate nuk kemi një opozitë që të jetë rritur. Duhet një rotacion që PD nuk po e bën dot. Të thuash që je në një protestë kombëtare dhe të vijnë mijëra njerëz: ose nuk ke struktura të organizuara ose ti nuk motivon njerëz. Vetëm sikur të vinin kryetarët e grup-seksioneve, aq ishin. Ky është problemi që ka opozita. Të merresh me skandalet e qeverisë është e kotë. Nuk ka kevojë populli të sensibilizohet”- tha Gjinishi. M.P.
Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashjkë”, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, shpejgoi se pse partia që ai drejton nuk iu bashkua protestës së PD-së dhe aleatëve të saj sonte te kryeministria. Ai tha se nëse do të ishte në krah të Berishës, do të shkelte mbi parimet e tij dhe të forcës së tij politike.
“Unë nuk i dëgjoj fare me thënë të drejtat, thirrjet e faktorëve të vjetër politikë dhe të kompromentuar. Nuk bie dakord që po të ishim edhe ne sot me Sali Berishën, do të kishte më shumë njerëz në shesh. Se sikur unë të çmendesha edhe të ndaja të njëjtën tribunë apo të njëjtin shesh me Sali Berishën, mua nuk do më vinte asnjëri, as nga mbrapa, as në krahë.
Të gjithë mbështetësit e “Lëvizjes Bashkë” do të më konsideronin tradhtar të të gjitha parimeve që unë kam mbajtur deri tani në politikë, që është lufta e pakompromis ndaj çdo faktori të korruptuar e destruktiv të shoqërisë shqiptare kundër gjithë atyre që i shërbejnë oligarkisë ekonomike. M.P.
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në studion e “Off the Record”, deklaroi se “Edi Rama do ketë një goditje nga drejtësia brenda janarit dhe brenda marsit besoj që do duhet të shkohet së pari në qeveri teknike e cila duhet të bëjë çmontimin e bandave kriminale që kanë kapur shtetin dhe dosjet jo të Sali Berishës, por të SPAK-ut po e tregojnë këtë”.
“Sot problemi nuk është Sali Berisha. Sot nuk është problemi frymëzon apo s’frymëzon opozita. Se ne mund të bëjmë 1000 lloj analizash për të treguar se si qytetarët sot janë në presion për bukën e gojës. Po të marr një rast konkret për të kuptuar se në çfarë faze jemi. E patë dje atë replikën mes aktorit të mirënjohur Viktor Zhusti dhe zotit Lapaj. Po e heq Sali Berishën. Sali Berisha është i keq, është i vjetër dhe është arkaik. Marrim Adriatik Lapajn. Shkon një aktor 80-vjeçar i shquar, i sprovuar, super i njohur si Viktor Zhusti, bën një foto. Viktor Zhustit edhe sikur t’ia përdorte njeriu më i thjeshtë në botë, nuk mund të reagonte dhe çfarë bëri ai? Bëri një reagim dhe i tha “Mos ma përdor foton” dhe bëri dhe një replikë publike. Mos ma përdor foton sepse po më bën armik me njerëz. Pyetja është me çfarë njerëzish mund të bëhet armik një 80-vjeçar, për më tepër aktor i shquar i cili i ka dhënë pafund skenës dhe artit shqiptar dhe vetëm pse i publikoi një foto Adriatik Lapaj ai reagoi dhe u bë një zallamahi e madhe, a thua se Adriatik Lapaj e mori peng atë në mes të bulevardit dhe i tha “O do bësh foto me mua o s’ka”. Pra, këtu edhe me Adriatik Lapajn, njerëz të shquar të këtij vendi, që kanë edhe moshën e zotit Berisha kanë frikë ta bëjnë foton. Imagjino pastaj njerëzit që janë në administratë, njerëzit që kanë raporte dhe të presin aty, njerëz që e dinë fare mirë se si monitorohesh nga patronazhisti yt, se patronazhisti tashmë nuk është një thriller i Sali Berishës. Është një realitet konkret politik i cili është i shëmtuar”, tha Koka.
“Sot duhet të diskutojmë raportin e Edi Ramës me ndërkombëtarët dhe me shqiptarët. Këtu, pas rënies së bustit në ‘90 u bënë zgjedhjet dhe zgjedhjet e para pluraliste dhe i fitoi prapë Partia e Punës dhe u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve që të rikthehej dhe të vendosej ajo që kërkonin të gjithë në 90-ën: pluralizmi. Unë mendoj që jemi fiks në të njëjtën situatë. Jemi sërish në vitin 1990, ku edhe pse shteti ka rënë, edhe pse dekadenca e këtij sistemi duket ashiqare, sërish sot po të bëhen zgjedhjet, fatkeqësisht këtu fiton Partia Socialiste për shkak të këtij sistemi endemik të kapjes, presionit dhe opresionit që bëhet mbi qytetarët, mbi biznesin dhe mbi administratën. Prandaj po e them si zgjidhet kjo gjë. Mendoj që kjo gjë zgjidhet dhe shumë shpejt do shkojë drejt kësaj që po them unë, që me shumë gjasë Edi Rama do ketë një goditje nga drejtësia brenda janarit dhe brenda marsit besoj që do duhet të shkohet së pari në qeveri teknike e cila duhet të bëjë çmontimin e bandave kriminale që kanë kapur shtetin dhe dosjet jo të Sali Berishës, por të SPAK-ut po e tregojnë këtë. Do duhet të çmontojë sistemin e poshtër të patronazhimit dhe pa diskutim do duhet të bëjë depolitizimin për aq sa është e mundur në Shqipëri të administratës publike që vetë raporti na tha se shteti dhe pushteti janë bërë një për hir të Partisë Socialiste”, shtoi Koka. M.P.
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka reaguar pas tensioneve në protestën e opozitës ku protestuesit hodhën molotov në derën e kryeministrisë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Balla i kujton Berishës se nuk e djeg dot Shqipërinë.
“Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!”, shkruan Balla krahas fotove me molotov nga protesta e opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Protesta e sotme e opozitës u përshkallëzua me tensione e përplasje në përfundim të fjalës së liderit demokrat Sali Berisha, ku u hodhën molotov drejt kryeministrisë. Pas kësaj protestuesit u shpërndanë te selia e PS-së dhe parlamenti. m.p.
Administrata e Donald Trump ka njoftuar se po tërheq 30 diplomatë karriere nga postet e ambasadorit apo poste të tjera të larta në ambasada. Kjo lëvizje po bëhet për të riformësuar qëndrimin diplomatik të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit, me personel që konsiderohet se mbështet politikat e presidentit Trump.
Shefat e misioneve në të paktën 29 vende u informuan se mandatet e tyre do të përfundonin në janar. Të gjithë ata kishin marrë postet e tyre në administratën Biden, por i kishin mbijetuar një spastrimi fillestar në muajt e parë të mandatit të dytë të Trump. Vendet e prekura nga këto ndryshime janë edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në Ballkanin Perëndimor, ndërsa lëvizje të tilla kanë ndodhur edhe në Sllovaki,
Afrika është kontinenti më i prekur nga largimet, me ambasadorë nga 13 vende që janë larguar. E dyta është Azia, me ndryshime ambasadorësh në gjashtë vende. Po ashtu janë prekur Armenia, Algjeria, Egjipti, Nepali, Sri Lanka si dhe Guatemala dhe Surinami.
Ambasadorët shërbejnë sipas dëshirës së presidentit, megjithëse zakonisht qëndrojnë në postet e tyre për tre deri në katër vjet. Ata që preken nga riorganizimi nuk po humbasin vendet e tyre të punës në shërbimin e jashtëm, por do të kthehen në Uashington për detyra të tjera nëse dëshirojnë t’i marrin ato.
Departamenti i Shtetit mbrojti ndryshimet, duke i quajtur ato një proces standard në çdo administratë. DASH vuri në dukje se një ambasador është një përfaqësues personal i presidentit dhe është e drejta e tij të sigurojë që ai të ketë individë në këto vende që çojnë përpara axhendën “Amerika e Para”. m.p.
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj pas përfundimit të protestës së Berishës, është vendosur te Kryeministria.
Gjatë fjalës së tij Lapaj tha se Rama dhe regjimi i tij nuk mundet dot me kapsolla. Ai bëri thirrje për rezistencë dhe protesta masive.
“Për dy orë hymë në rezistencën e16. Rama dhe regjimi i tij mundet me rezistencë nuk mundet dot me kapsolla. Se po të jetë për kapsolla kanë më shumë këta, të jetë për dhunë kanë më shumë këta. Këta munden vetëm me masivitet qendrestarësh. Do qëndrojmë këtu dhe do kërkojmë masivitet qytetarët për ta bllokuar. Unë vazhdoj në protestë, t’i thua të ftuan në protestë…Unë jam 15 ditë në protestë. Kjo është protesta. Është shumë me rëndësi që të kuptojmë që rezistenca, është pika e kthesës përballë këtij regjimi që ka marrë peng vendin. Kjo përkon qëndresë, të mblidhemi këtu dhe ky dhjetor të mos i ndalë asnjë moment. Rama mundet nëse kemi fëmijët përdore duke u përballur me të”, tha ai. m.p.
Para se ta fajësoni stresin, kontrolloni këto sinjale nga stomaku
Lodhja e pashpjegueshme, rraskapitja dhe mungesa e energjisë nuk janë domosdoshmërisht shenja të mbingarkesës apo stresit. Shkaku i këtyre shqetësimeve, që ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës, mund të jetë një problem shëndetësor i sistemit tretës. Ekspertët rikujtojnë se ekziston një lidhje e fortë midis stomakut dhe trurit, nëse një organ i tretjes nuk funksionon siç duhet, mund të ndihemi thellësisht të lodhur.
Sistemi tretës si themel i energjisë sonë
Gretchen Evans, gastroenterologe interventive, thekson se sistemi tretës shtrihet nga goja deri te anusi dhe përfshin një sërë organesh komplekse. Ai është themeli i energjisë sonë, nënvizon ajo. Stomaku dhe zorrët përpunojnë dhe përthithin ushqimin, ndërsa flora e zorrëve përmban triliona baktere – i ashtuquajturi mikrobiom.
Mikrobioma përfshin mikroorganizma (baktere, viruse, kërpudha) dhe materialin e tyre gjenetik që jetojnë në zorrë. Kur flora e zorrëve është e ekuilibruar, tretja funksionon mirë, imuniteti është më i fortë dhe edhe shëndeti mendor përmirësohet; ndërsa disbioza (mbizotërimi i baktereve “të këqija”) rrit rrezikun për sëmundje.
Shumica e mikrobiomës formohet rreth lindjes
Organe si mëlçia dhe pankreasi ndihmojnë në prodhimin e energjisë, mbështesin metabolizmin, rregullojnë enzimat dhe largojnë toksinat. Sipas dr. Evans, një mikrobiom i shëndetshëm bashkëpunon me sistemin tretës në procesin e tretjes dhe mbron zorrët nga depërtimi i substancave të dëmshme.
– Sistemi tretës është “shtëpia” e baktereve të zorrëve. Kur organet e tretjes janë të shëndetshme dhe ushqehemi drejt, mikrobioma forcohet dhe niveli i energjisë rritet, thotë ajo, duke shtuar se njohuritë tona për ndikimin e baktereve janë ende të kufizuara.
– Sapo kemi gërvishtur sipërfaqen e kompleksitetit të mikrobiomës. Shumë produkte reklamohen si transformuese të mikrobiomës, por e vërteta është se pjesa më e madhe e mikrobiomës formohet rreth lindjes, thekson dr. Evans, transmeton Telegrafi.
Si ta përmirësojmë florën e zorrëve?
Kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëjmë asgjë. Ushqyerja e shëndetshme, përdorimi i kontrolluar i antibiotikëve dhe një stil jetese aktiv ndihmojnë ndjeshëm. Me hapa të thjeshtë mund të përmirësojmë funksionin e zorrëve, të rrisim energjinë dhe të forcojmë imunitetin.
– Konsumoni çdo ditë perime, veçanërisht perime me gjethe jeshile. Shmangni pijet e ëmbëlsuara (përfshirë lëngjet) dhe ëmbëlsuesit artificialë. Kufizoni ushqimet e përpunuara, ato me shumë sheqer dhe yndyrna shtazore. Zgjidhni proteina të dobëta dhe yndyrna bimore si vaji i ullirit dhe avokado. Ushqimet e fermentuara (p.sh. kos grek, lakër turshi), si dhe probiotikët dhe prebiotikët, ndikojnë pozitivisht në sistemin tretës, këshillon dr. Evans.
Ajo shton edhe një pikë të rëndësishme: kufizoni “ngrënien pa pushim”. Ushqimi është stresor për sistemin tretës.
– Duhet t’i japim sistemit tretës pushim më të gjatë se katër orë, që të rikuperohet dhe të forcohet. Ky “pushim për stomakun” vepron ngjashëm me një gjumë të mirë për trurin, shpjegon ajo.
Dr. Evans këshillon përdorimin racional të antibiotikëve vetëm sipas rekomandimit mjekësor, aktivitet fizik të rregullt, hidrimin e mjaftueshëm, si dhe menaxhimin e stresit (meditim, frymëmarrje e thellë), pasi stresi dëmton florën e zorrëve dhe nxit inflamacionin.
Lodhja si pasojë e mungesës së hekurit ose vitaminës B12
Lodhja e pashpjegueshme mund të lidhet edhe me nivele të ulëta të hekurit, magnezit dhe vitaminës B12. Këshillohet konsultë me mjekun dhe analiza laboratorike për të vlerësuar mungesat. Nëse konstatohet deficit (p.sh. hekur), planifikoni plotësimin e kontrolluar me mjekun.
– Këto strategji janë më të besueshme sesa marrja e probiotikëve pa rregull. Bakteret “e mira” nuk do të mbijetojnë nëse ushqyerja bazë është e gabuar, thekson dr. Evans.
Tre forma të shpeshta të problemeve të stomakut që shterojnë energjinë
Nëse shfaqen shqetësime të stomakut të shoqëruara me lodhje, duhet konsultë mjekësore dhe diagnostikë e përshtatshme. Më të shpeshtat janë:
Infeksioni me Helicobacter pylori
Bakter që shkakton dhimbje stomaku dhe pengon përthithjen e lëndëve ushqyese (p.sh. hekurit), të domosdoshme për energjinë. Zbulohet dhe trajtohet relativisht lehtë. Mund të përhapet brenda familjes; prandaj rekomandohet testim dhe trajtim i të gjithë anëtarëve kur njëri rezulton pozitiv. Infeksioni prek stomakun dhe duodenin, është shkak kryesor i gastritit dhe ulcerës dhe transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ose ujit/ushqimit të kontaminuar.
Mëlçia e dhjamosur (steatoza)
Mëlçia është kyçe për rregullimin e energjisë dhe largimin e toksinave. Kur mbingarkohet me yndyrë, aftësia e saj për “pastrim” dhe furnizim energjie bie. Me kalimin e kohës, grumbullimi i yndyrës (>5% e indit të mëlçisë) mund të çojë në dëmtime serioze, deri në cirrozë.
Kapsllëku kronik (opstipacioni)
Shfaqet me jashtëqitje të rralla (më pak se 3 herë në javë), ngërçe, fryrje, ndjesi ngopjeje, dhimbje gjatë defekimit dhe lodhje. Rritni marrjen e ujit dhe fibrave, aktivizohuni fizikisht; nëse nuk ka përmirësim, kërkoni këshillë mjekësore.
Kur duhet të paraqitemi urgjentisht te mjeku?
Disa gjendje serioze shfaqen me lodhje të theksuar dhe kërkojnë vlerësim të menjëhershëm, si: zverdhja e lëkurës/syve, jashtëqitje që zgjojnë nga gjumi, vështirësi në gëlltitje, ndjesi bllokimi të ushqimit në kraharor, diarre e zgjatur, jashtëqitje e zezë ose e kuqe me erë metalike, mungesë lëndësh ushqyese, të vjella me gjak ose humbje e pavullnetshme peshe.
Dr. Evans këshillon që personat mbi 45 vjeç, sidomos ata me histori familjare të kancerit të zorrës së trashë, të konsultohen për kolonoskopi, pasi zbulimi i hershëm e bën trajtimin më të suksesshëm dhe më të lehtë./e.t
Detaje të reja mbi të ardhmen e trajnerit të Paris Saint-Germain, Luis Enrique, kanë dalë në mediat spanjolle.
Që nga kalimi i Enriques tek PSG, skuadra është transformuar në një nga më të fortat e Europës. Drejtuesit e klubit parizien thuhet se po mendon ta shpërblejë shefin e tyre me një zgjatje të jashtëzakonshme të kontratës, pa zbuluar detajet financiare, sipas të përditshmes spanjolle (AS). Me këtë veprim, PSG shpreson të zgjidhë në mënyrë të qëndrueshme çështjen e së ardhmes së trajnerit të tyre, të krijojë stabilitet atletik afatgjatë dhe të forcojë kulturën e vërtetë fituese të ekipit. PSG dëshiron t’i japë Luis Enriques një kontratë të përjetshme
Trajneri spanjoll ndihet i sigurt, i mbështetur dhe plotësisht i kënaqur në klub, ndërsa menaxhmenti parizien është plotësisht i kënaqur me punën e tij. Ky veprim vjen pas sezonit rekord të Paris Saint-Germain, i cili kulmoi me fitoren e gjashtë trofeve të mëdha nga skuadra, duke përfshirë Superkupën UEFA, Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve UEFA.
Vlen të përmendet se kontrata e Luis Enriques me PSG-në ishte zgjatur deri në vitin 2027 në shkurt të vitit të kaluar. Megjithatë, pavarësisht kontratës së tij deri në vitin 2027, PSG shpreson ta mbajë ish-trajnerin e FC Barcelona-s në klub përgjithmonë. m.p.
Në mbyllje të vitit 2025 qeveria ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen drejt bujqësisë. Në ndryshimet e fundit në buxhet nëpërmjet një Akti Normativ 2 mld lekë do të alokohen për këtë sektor.Pa reformat e nevojshme por me fonde të pjesshme, ekspertët e konsiderojnë një shpërndarje të tillë të pamjaftueshme.
“Fonde të tilla janë të nevojshme por janë të pamjaftueshme, për arsye sepse nuk shkojnë aty ku duhet të jenë të lidhura me zinxhirin e produktivitetit, të zinxhirit të qarkullimit dhe të nevojave që ka në treg. Duhet të vijnë në mënyrë të tillë në atë fazë dhe në atë kohë që të japin dhe efektin. Ngelin më shumë në aspektin e një ndihme sociale se sa zhvillimore”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj.
Në total këtë vit fermerët kanë përfituar 6.4 miliard lekë, krahasuar me 5.3 miliard lekë që ishin një vit më parë. Por një vlerë e tillë për ekspertët e tregut nuk zgjidh sfidat dhe problemet e sektorit.
“Në momentin që jepen me alokime janë si subvencione që nuk ndikojnë në zgjidhjen e problemit të bujqësisë dhe nga ana tjetër e dobësojnë atë produktivitetin e bilancit të shtetit që i cili në vetvete duhet të jetë i parashikueshëm dhe i monitorueshëm. Në fund të ditës këto fonde i shërbejnë politikës së ditës, dhe jo në funksionin zhvillimor që kërkon bujqësia”, tha Gjokutaj.
Shumë prej 2 mld lekësh do të shpërndahet për bujqit nëpërmjet skemave mbështetëse./e.t
Kreu i PD, Sali Berisha është stancionuar për momentin para Kuvendit. Pas fjalimit te Kryeministria ai u largua drejt godinës së Parlamentit.
I pyetur nga gazetarët ai tha se po u tregon mbështetësve se cila do të jetë rruga e protestave në vijim. Sipas tij, fokus janë Kryeministria, Kuvendi dhe Surreli.
“Surreli del me aferat më të paimagjinueshme. Këto 3 qendra do të jenë në fokusin e popullit protestues. Shpëtim nuk ka. Edi Rama është në rrethim. Rama nuk ka shpëtim. Nuk jep dorëheqjen ai? Do ta heqim ne”, tha ai./e.t
Protesta kombëtare e Partisë Demokratike e mbajtur në bukevardin përpara Kryeministisë, u mbyll me molotov. Analisti Frrok Çupi komentoi këtë protestën ku tha se Berisha u mbyll në zyrë para fillimit të protestës, sepse priste ‘grupin e zjarrit’.
Çupi e cilësoi Berishës si një dirigjent pa orkestër. Ai shtoi se fakti që protesta kishte pak njerëz, nënkuptonte se të gjithë ata ishin të kontrolluar nga Berisha.
“Vonesat gjatë kohës së protestës, gjatë kohës kur ai ishte në zyrë, lexohen si vonesa pa ardhur ‘grupi i zjarrit’. Berisha është njësoj si një dirigjent pa orkestër. Fakti që atje kishte pak njerëz do të thotë që janë tërësish të kontrolluar dhe të stimuluar nga Berisha.
Ajo që bie në sy është se në fakt ai është gjithmonë i njëjti grupi, që nga ’96. Shikojmë që shërbimi sekret shqiptar, nuk kanë zbuluar akoma se ku strehohen këta njerëz, ku i marrin paratë, ku përgatiten. Shqiptarët janë të terrorizuar vetëm nga fakti që këta kanë dalë këta në shesh, sepse e kanë parë gjithë historinë e tyre që kanë djegur vendin dhe kanë vrarë njerëz”, tha Çupi./E.T
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit – Shemit, duke e cilësuar atë si një zë që ka hyrë në shtëpitë dhe zemrat e shqiptarëve pa trokitur.
Kurti vlerësoi kontributin e Shemit si vokalist i grupit “Ilirët”, duke theksuar se ai i dha fytyrë një etape të rëndësishme të muzikës shqiptare dhe e shndërroi këngën në kujtesë kolektive. Sipas tij, interpretimi i “Xhamadani vija-vija” u bë shenjë identiteti dhe bashkimi për shqiptarët kudo që janë.
Në mesazhin e tij, Kurti theksoi se Shemsi Krasniqi ishte më shumë se artist – ishte një gjuhë e përbashkët emocioni shpirtëror, prandaj humbja e tij nuk është vetëm familjare, por mbarëkombëtare.
Ai shprehu ngushëllime për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë publikun që e deshi, duke nënvizuar se zëra si ai i Shemit nuk shuhen me lajmin e ndarjes nga jeta, por jetojnë sa herë që kënga ngrihet si flamur në zemrat e njerëzve.
“U prehtë në paqe. I lehtë i qoftë dheu,” përfundoi Kurti. m.p.
Protesta e Partisë Demokratike në sheshin para kryeministrisë nisi me fjalimin e deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, i cili tha se protesta e sotme nuk është një ritual politik, por përgjigje ndaj regjimit.
“Këtu pas shpinës time, hyjnë e dalin nga kjo godinë për të zhdukur provat. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e Palloshit, kurse Gysi i ka filmuar të gjithë”, tha Këlliçi.
“Ky pushtet ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani, jo kur të dojë ai. Edi Rama nuk di më kë të mbrojë e kë të lëshojë. Mekanizmi përbindshëm ka rënë. Makineria e tyre u mbajt gjallë mbi frikën. Kjo bandë detyroi të ikin 1.1 mln shqiptarë”. m.p.
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar situatën dramatike të Shqipërisë që pas vitit 1991 me një status therës në Facebook.
Duke krahasuar aktualitetin tonë me atë të vendeve europiane, ai del në përfundimin që e vetmja mënyrë reagimi e popullit shqiptar është emigrimi.
“Ka vende ku është i lumtur populli, ka vende ku është e lumtur qeveria. Ka vende ku qeveria punon për popullin, ka vende ku populli punon për qeverinë. Ka vende ku ligji mbron qytetarin ka vende ku ligji mbron qeverinë nga qytetari. Ka vende ku qeveria lufton korrupsionin, ka vende ku qeveria justifikon korrupsionin. Ka vende ku ikën qeveria, ka edhe vende ku ikën populli”, shkruan Dervishi. m.p.
Pamjet që shihni tregojnë pankarata me mesazhe që vijnë nga protesta e opozitës.
LSA ka publikuar disa pamje ku shfaqen mesazhe, që i adresohen qeverisë, duke e akuzuar këtë të fundit për korrupsion.
“Ali Baba me 40 hajdutë”, apo dhe ‘Albania 404 error, democracy not found’. Kjo është protesta e parë kombëtare pas kaq kohësh që thërret opozita kundër qeverisë Rama. m.p.