Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 February 2026Tirana Today

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4

By: mirseda
26 February 2026 at 23:01
Kryeministri Edi Rama riformatoi qeverinë këtë të enjte, pas mbledhjes maratonë të grupit të Partisë Socialiste. Ai ka shkarkuar Belinda Ballukun si zv/kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga kabineti i mëparshëm janë larguar Pirro Vengu dhe Elisa Spiropali, të cilët janë zëvendësuar nga emra të rinj, Ermal Nufi dhe Ferit Hoxha. Ermal Nufi […]

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

By: mirseda
26 February 2026 at 21:24
Afrimi i DJ Gimbos dhe Selin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania nuk po komentohet vetëm nga publiku, por tashmë ka hapur edhe një “telenovelë” të vogël jashtë ekranit, ku kanë marrë pjesë familjarët e tyre. Pas reagimit të motrës së Gimbos, e cila iu përgjigj pozitivisht pyetjes së një faqeje fansash nëse nëna […]

Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

By: mirseda
26 February 2026 at 21:07
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të shpëtuar veten. Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i Ramës nga pushteti. Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme […]

Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

By: mirseda
26 February 2026 at 20:45
Kryeministri Edi Rama riformatori qeverinë këtë të enjte, pas mbledhjes maratonë të grupit të Partisë Socialiste. Ndryshimet u bënë në ministrinë e Jashtme, të Drejtësisë, të Brendshme, Marrëdhëniet për Parlamentin, Infrastrukturës dhe Mbrojtjes. Ndërkohë, janë 9 ministri të cilat nuk janë prekur nga riformatimi i qeverisë. Petrit Malaj, Ministria e Financave Delina Ibrahimaj, Ministria e […]

Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

By: mirseda
26 February 2026 at 20:10
Vijon mbledhja e grupit parlamentar të PS. Burime nga mbledhja i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se kryeministri Edi Rama ka përmendur ndryshime në qeveri në të paktën katër ministri. Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun. Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në […]

Rama shkarkon Belinda Ballukun nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre!

By: mirseda
26 February 2026 at 20:08
Ditën e sotme janë miratuar ndryshime në qeveri. Raportohet se Belinda Balluku është larguar zyrtarisht nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Balluku ishte pezulluar nga detyra me një vendim të GJKKO, me kërkesë të SPAK. Po ashtu prokuroria e posaçme ka kërkuar edhe arrestimin e Ballukut pas aukzave të ngritura ndaj […]

Meta–Ramës: Unë i thirra “qenushët” e Sorosit për 140 votat e Reformës në Drejtësi

By: mirseda
26 February 2026 at 20:04
Ish-President i Republikës, Ilir Meta, nga qelia, iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, se Reforma në Drejtësi u miratua me 140 vota në Kuvend. Në një reagim të publikuar në rrjetin social facebook, Meta thekson se reforma e miratuar në vitin 2016 nuk kaloi me 140 vota, por me 69 vota. “Dua t’i kujtoj […]

“Po rrahin gra, pleq e fëmijë”/ Shehaj thërret protestë: Stop grabitjes së pronave!

By: mirseda
26 February 2026 at 19:15
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka bërë thirrje për mbajtjen e një proteste në datën 5 Mars, në orën 18.00 përpara Kuvendit të Shqipërisë. Shehaj përmes një video në rrjetet sociale, publikon pamjet e trishta që vijnë sot nga Rrjolli, ku protestuesit sërish janë përplasur me Policinë, duke u dhunuar nga uniformat blu dhe […]

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

By: mirseda
26 February 2026 at 18:51
Myrto Uzuni njihet tashmë si lojtari i tretë në historinë e Austin, që regjistron 10 gola të shënuar. Më parë këtë shifër e kishte arritur Maksi Uruti dhe Gias Zardez.Uzuni shënoi pikërisht në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Minesotës, ndërsa Austin u ndal në barazim 2-2. Nëntë golat e tjerë i kishte shënuar përgjatë […]

Prefekti i ri i Tiranës bën bashkë PS-PD në Këshillin Bashkiak: Dëgjova sugjerimet e tyre

By: mirseda
26 February 2026 at 18:23
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka marrë pjesë në seancën e Këshillit Bashkiak. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka vlerësuar atmosferën dhe bashkëpunimin institucional. Ai tha se pas takimeve paraprake me Kryetaren e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, dhe nënkryetarin e opozitës, Dorian Teliti, kishte dëgjuar me vëmendje vërejtjet dhe sugjerimet e […]
Yesterday — 26 February 2026Tirana Today

Përsëritet tragjedia në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një personi brenda banesës së tij

By: mirseda
26 February 2026 at 10:20
Një person vdiq dhe një tjetër u helmua të mërkurën në mbrëmje për shkak të monoksidit të karbonit brenda një apartamenti në Vigodarzere, në provincën e Padovës. Mediat vendase raportojnë se pasi ekipi i zjarrfikësve hynë me forcë në shtëpi, zbuloi praninë e monoksidit të karbonit në ambient dhe menjëherë u ofroi ndihmë dy burrave […]

Shantazhonte prej 3 vitesh grekun duke i marrë 4 mijë euro, arrestohet 47-vjeçari në Korçë

By: mirseda
26 February 2026 at 09:54
Policia e Korçës ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi akuzohet se shantazhonte një shtetas grek se do t’i publikonte biseda dhe foto intime, ndërsa dyshohet se i ka marrë 4 mijë euro. Burime nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Kristi Joga. NJOFTIMI I POLICISE Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike […]

SPAK sekuestron një apartament në Qerret ,Në pronësi të anëtarit të LVV,i arrestuar për trafik droge

By: mirseda
26 February 2026 at 09:24
Prokuroria e Posaçme sekuestron një apartament në Qerret të Kavajës, në pronësi të shtetasit Kosovar Shemsi Bahtiri, anëtar i lëvizjes Vetëvevendosja në Kosovë, i arrestuar nën dyshimet për trafik droge. SPAK u vu në lëvizje mbi bazën e një kërkese për ndihmë të ndërsjelle juridike nga prokuroria Speciale e Kosovës, e cila po e heton […]

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda në terren, si punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

By: mirseda
26 February 2026 at 09:21
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka intensifikuar punimet këtë të enjte, 26 shkurt, për të zgjidhur sa më shpejt situatën e krijuar pas rrëshqitjes së dheut në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë. Siç njoftohet në faqen zyrtare, aktualisht po punohet për heqjen e masave të dheut në të dy anët e rrugës ekzistuese, për të hapur terrenin ku do […]

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

By: mirseda
26 February 2026 at 09:08
Korça e serenatave, ski në Dardhë dhe pushimi pranë liqenit të Pogradecit mbeten ndër opsionet më të pëlqyera për fundjave për shumë qytetarë nga Tirana apo qytete të tjera të Shqipërisë. Por bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas pas shembjes të dherave ka bërë që këto qytete të boshatisen prej turistëve vendas dhe të huaj. Bizneset e […]

“Po na shkatërrojnë jetën”, BIRN: Kriza e mbetjeve në Kukës nuk merr zgjidhje

By: mirseda
26 February 2026 at 09:05
Bashkia e Kukësit vazhdon t’i hedhë mbetjet e veta urbane në një fushë të tejmbushur buzë liqenit të Fierzës, pavarësisht se ka një landfill të papërdorur dhe mban në sirtar prej gjashtë vitesh një projekt ambicioz për menaxhimin e integruar. Në mes të gjelbërimit në periferi të Kukësit, zona e njohur me emrin “Lama e […]

“I forti i Niklës”, Durim Bami ekstradohet sot nga Dubai në Shqipëri

By: mirseda
26 February 2026 at 09:00
Një nga emrat më të kërkuar të botës së krimit në vend, Durim Bami, pritet të ekstradohet sot, 26 shkurt, nga Dubai në Shqipëri. 47 vjeçari është person i njohur për drejtësinë shqiptare dhe akuzohet në disa dosje të rënda penale. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i […]

Qeveri dhe grup parlamentar sot në një tryezë, çfarë pritet

By: mirseda
26 February 2026 at 08:57
26 shkurt 2026 – Këtë të enjte, do të zhvillohet një tjetër mbledhje e përbashkët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, në të njëjtin format dhe në të njëjtin vend ku u mbajt edhe takimi i 16 janarit, në Pallatin e Brigadave. Deputetët janë njoftuar të paraqiten në orën 11:00 për të […]

U përfshi nga flakët, shkrumbohet plotësisht Range Rover në Pogradec.

By: mirseda
26 February 2026 at 08:13
Përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit një mjet tip Range Rover. Mësohet se ngjarja është regjistruar në lagjen nr 1, ku mjeti tip është djegur thuajse plotësisht. Sipas burimeve, mësohet se mjeti është në pronësi të Erion Maxharit, i njohur për policinë e Pogradecit. Ky i fundit ka precedentë të mëparshëm penalë […]
Before yesterdayTirana Today

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

By: mirseda
25 February 2026 at 22:46
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, deklaroi sot se më shumë se 1,780 qytetarë afrikanë po luftojnë në emër të Rusisë në luftën në Ukrainë, duke akuzuar Moskën për përdorimin e taktikave mashtruese për t’i rekrutuar ata. Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij nga Gana, Samuel Okudzeto […]
❌
❌