Normal view

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

By: 27 ok
28 April 2025 at 15:45

Në super tenderin e rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve në Poliçan puqen kryebashkiaku i korruptuar Adriatik Zotkaj dhe Eral Myftaraj, i njohur si gllabërues i i tenderave në Gramsh, Elbasan dhe Tiranë. Këtë radhë Myftari është paraqitur si pronar i METEO shpk.

Vendimmarrja e komisionit të autorizuar nga Zotkajt ka sjellë, sipas Open Data Albania “Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim të ofertës me vlerë më të ulët”. Për shkeljet procedura është shënuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Më konkretisht, Bashkia Poliçan ka njoftuar më 27 shkurt 2025 tenderin me objekt “Rikonstruksioni dhe zgjerimi i ambienteve të Qendrës Polivalente të Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për të moshuarit” me fond limit 141 601 288,00 lekë pa TVSH.

Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte lënë për në 19 mars 2025 dhe në të njëjtën ditë është mbajtur tenderi.

Tender fiktiv me pjesëmarrës pa interes ndaj tenderit

Në këtë procedurë prokurimi u paraqitën 7 operatorë konkurrues, por shumica e tyre ishin formalisht në garë, ndërsa fituesi siç tregojnë faktet, ka qenë i rregulluar me marrëveshje qysh më parë.

Përshembull operatori “Beqiri” shpk është partner i Eral Myftarajt në tendera të mëparshëm. Kjo kompani ka bërë një ofertë të lartë gati sa fondi limit dhe shumë më të madhe në vlerë se sa ajo e kompanisë fituese METEO shpk.

Ndërsa “FRONTIER CONSTRUCTION” SHPK ka bërë ofertën 0 (zero lekë). Po ashtu, kompania “Star Trade Albania” SHPK ka bërë ofertën me vlerë 0 (zero) lekë.

Ndërsa operatori INA shpk që ka bërë ofertën 108 049 619 lekë pa TVSH, që është më e ulët sesa ajo fituese, u skualifikua nga komisioni. Kështu më 1 prill 2025, “METEO” u shpall fituese me propozimin 137 219 747,00 lekë.

Duke qenë se është një kryer një procedurë kaq korruptive, gjërat janë përgatirur shumë kohë më parë. Një fond kaq i madh për një objekt që është në gjendje shumë të mirë, tregon se ky buxhet është paravendosur për të kryer këtë aferë.

Në foton më lart tregohet situata e në shtëpinë e të moshuarve, ku ish-ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale u shërbente drekën të moshuarve. Në vitin 2024, lindi ky projekt që do të zgjasë një vit dhe fillon për koincidencë në prag të zgjedhjeve 2025.

Kush është biznesmeni që fitoi tenderin?

Eral Myftaraj pronari i METEO shpk ka krijuar lidhje klienteliste dhe korruptive me funksionarë publikë të Bashkisë Gramsh, Bashkisë Elbasan, Bashkisë Librazhd, disa drejtorive të Bashkisë Tiranë, Bashkisë Dimal, Rrogozhinë, Shijak, Ujësjellësit Belsh, Drejtoria e Parqeve Tiranë, Drejtoria e Arkivava, Spitali i Elbasanit, Bordi i Kullimit Korcë, Ministria e Bujqësisë etj.

Disa nga funksionarët publikë, të cilët kanë firmosur tenderat me flamur korrupsioni për Eral Myftarajn janë Erinda Fino, Tomorr Zaimaj, Luan Tabaku, Çlirim Puto, Dasantila Tahiraj, Irland Sina, Juliana Memaj, Antonela Dedej, Nuri Belba, Arben Asllani, Dritan Agolli i  FSHZH-së etj.

Shumica e tenderave janë me flamur të kuq korrupsioni, me oferta fituese gati sa fondi limit, me garë formale, me pazar në tavolinë dhe në disa raste me letra false.

Gjatë 7 viteve të fundit, vetëm me kompaninë e ndërtimit “Meteo, Myftaraj ka marrë afro 50 milionë euro tendera. Mbi 6 milionë euro tendera i ka marrë me kompaninë AL-MEXWOOD, me objekt veprimtarie studime dhe projektime në fushën e pyjeve.

Në 5 korrik 2023, Eral Myftaraj ka marrë një tender pa garë me vlerë 7 milionë euro nga ujësjellësi i Elbasanit. Letrat janë firmosur nga drejtori i ujësjellësit Luan Tabaku. Në maj 2023, Eral Myftaraj u përplas me grupin e mafies së druve Shaqir Alcani, për një tender me vlerë 853 mijë euro të Bashkisë Tiranë për furnizimin me lëndë drusore nëpër shkolla.

Kryebashkiaku i dënuar 4 herë

Adriatik Zotkaj është kryetari i bashkisë Poliçan nga viti 2004 e këtej. Në 2015, ILDKPKI e kallëzoi penalisht Adriatik Zotkajn për fshehje të pasurive. Në 2017 Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar ndërprerjen e mandatit si kryetar Bashkie për Adriatik Zotkajn për mosdeklarim të një dënimi të dhënë të formës së prerë në vitin 1985, por KQZ e refuzoi. Zotkaj rezulton i dënuar nga gjykatat me vendime të formës së prerë, 2 herë për krime dhe 2 herë për kundravajtje penale.

Ariatik Zotkaj është dënuar për fyerje dhe goditje për shkak të detyrës; shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe kundërshtimin e forcave të rendit dhe, sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës, më 21 maj 2002, për kryerje të veprimeve arbitrare ndaj shtetasve dhe përdorim të një diplome të falsifikuar. Me këtë diplomë ai ka filluar Fakultetin në vitin 1992, ndërkohë që 3 vite më vonë, në 1995, rezulton të ketë përfunduar shkollën e mesme.

Pasi ILDKPKI evidentoi shkeljet në deklarime Zotkaj deklaron si pasuri: pronar me 35% të aksioneve në shoqërinë tregtare Albania Beverages Group shpk. Fëmijët rezultojnë pronarë në 3 shoqëri tregtare dhe më njërën prej të cilave merr kontrata publike. Konkretisht në datën më 22 Janar 2024 në buletinin e APP nr.3 është publikuar “Njoftimi i lidhjes së kontratës me objekt: Rikonstruksion i Rrugës Drenovicë, e lidhur midis AK Bashkia Dimal dhe kontraktorit bashkim i operatorëve ekonomike me nënkontraktor  kompaninë në pronësi edhe të djalit të kryetarit Zotkaj  G & M CONSTRUCTION 07 sh.p.k .

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

By: 27 ok
28 April 2025 at 15:42

Fusha e sportit në Valias është kthyer në shesh korrupsioni, ku kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka favorizuar Astrit Gjikondajn dhe Yzedin Bozhajn që të marrin 2.3 miliard lekët për ndërtimin e saj.

Për “ASI-2A CO” shpk me pronar Gjikondajn dhe “Shendelli” shpk të Bozhajt, kryetar Suli ka bërë të pamundurën.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. për shkeljet e kryera procedurës i është dhënë një “Flamur i kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi fushës së sportit Valias si dhe ndërtimi i godinës + shkallaret”. Për këtë projekt bashkia Kamëz paguan jo pak, por  221 499 465,00 lekë.

Tenderi u njoftua i hapur më 11 dhjetor 2024, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 26 dhjetor 2024. Ka qenë një tender fiktiv me fitues të paracaktuar, ku megjithëse u paraqitën 6 pjesëmarrës, nuk pati konkurrim ofertash.

Më 25 mars 2025, operatori ekonomik kontraktues që përbëhet nga firmat “ASI-2A CO”sh.p.k; “Shendelli” sh.p.k dhe “ZDRAVA” shpk, të mbështetura nga një subjekti “Ardmir”,  u shpall fitues me ofertën 204 997 591,00 lekë pa TVSH.

Pjesëmarrje formale me oferta 0 lekë!

Duke qenë se dihej që bashkia po favorizon oligarkët Astrit Gjikondaj dhe Yzedin Bozhaj, kompanitë e tjera janë paraqitur formalisht pa shfaqur interes konkret. Kështu, fima e njohur  “EVEREST” ka bërë propozimin me vlerë 0 (zero) lekë. Po ashtu, Firma FRONTIER CONSTRUCTION ka bërë ofertën me vlerë 0 (zero) lekë.

Ndërkaq ka patur oferta më të ulëta se sa ajo fituese që nuk janë vlerësuar nga komisioni i tenderit. Konkretisht, bashkimi i operatorëve “KUPA” shpk & “NDREGJONI” shpk propozonte vlerën 158,363,825.30 lekë pa tvsh

Bashkia vendos kritere diskriminuese në tender

Disa operatorë ekonomikë nuk arritën marrin pjesë në tender sepse kriteret e vendosura ishin diskriminuese duke krijuar pabarazi. Ata u ankuan në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) dhe kjo shpjegon disi vonesën në shpalljen e fituesit.

Kështu, më 18 dhjetor 2024, kompania “ULZA” shpk e Nikolin Shpanit u denoncoi kriteret në KPP, duke shkruar në ankesë se kërkohen qëllimisht kushte të parealizueshme dhe të panevojshme.

“Bashkia Kamëz ka kërkuar një inxhinier Gjeoinformatik, drejtues teknik në licencën e shoqërisë, kriter i cili është diskriminues dhe i panevojshëm për këtë procedurë prokurimi. Gjeoinformatika është një fushë shkencore që fokusohet në programimin e aplikacioneve, strukturat e të dhënave hapësinore dhe analizën e objekteve dhe fenomeneve hapësinore-kohore që lidhen me sipërfaqen dhe nëntokën dhe trupat e tjerë qiellorë. Në projekt-preventiv nuk ka asnjë lloj punimi që ka të bëjë me analizën e të dhënave hapësinore dhe fenomeneve qiellore. Transmetimi i ndeshjeve në televizione nuk ka asnjë lidhje me shkencën gjeoinformatike, por ka lidhje me inxhinierët IT, teknologji etj. Kërkojmë heqjen e kriterit për një Ing Gjeoinformatik”, shkruhet në ankesën e ULZA shpk.

Gjithashtu, bashkia ka kërkuar të vendosen targa në mjetet që do lëvizin vetëm brenda fushës. Konkretisht një “Grejder” me goma, “Dumper” 3-5 m3 me goma me targa (MT), Minifadromë me goma me targa (MT) janë mjete të cilat do të qëndrojnë dhe lëvizin vetëm në kantier, për këtë arsye nuk e kuptojmë përse duhet të jenë të targuara.

Në një pikë tjetër bashkia kërkon të lidhet kontratë në një laborator që bën teste për shtresat e trotruareve dhe rrugëve me asfalt, ndërkohë që fusha do të jetë me bar.

Edhe kompania “LIQENI VII” ka pasur rezerva për kriteret e vendosura. Në një denoncim në KPP ky subjekt ka kërkuar të ndryshohen disa kritere të kapacitetit teknik.

“Nuk e kuptojmë vendosjen e këtyre tonazheve diskriminuese, te cilat nuk kanë asnjë logjikë në zbatim dhe nuk kanë asnjë argument mbrojtës”, shkruhet në këtë shkresë. Ndërkohë për targimin e mjeteve që do të punojnë në fushë, kompanitë kundërshtojnë përderisa u është kërkuar të kenë edhe rimorkiator për transport mjetesh të rënda.

Ndërkaq, për materiale elektrike dhe hidraulike komisioni ka kërkuar leje nga prodhuesit, pa përcaktuar konkretisht se cilat artikuj kërkon autorizim dhe katalog. “Ndërkohë që fjalët “elektrike”, “hidraulike”, “gipse” etj. janë abuzive dhe konfuzuese dhe janë vendosur me qëllime skualifikimi, nëse nuk përfshihet një material apo një tjetër që Autoriteti Kontraktor e klasifikon si të tillë. Kërkojmë nga ana juaj përcaktimin e qartë dhe specifik të pajisjeve apo materialeve për te cilat ju kërkoni katalog”, shkruhet në ankesën e “Liqeni VII”.

Edhe kompania e madhe BE-IS nuk ka marrë pjesë në tender, por ka bërë një ankesë në KPP për kriteret.

Sipas dokumenteve kërkohet “Punë të ngjashme deri në një kufi ku vlera monetare totale e punëve të kryera e marra së bashku gjatë pesë viteve të fundit është në  jo më e vogël se dyfishi i vlerës së fondit limit të përllogaritur të prokurimit. “Rezulton se ky kriter nuk është në përputhje me parashikimet e nenit 39, pika 5 të VKM-së nr. 285, datë 19.05.2022, e ndryshuar”, ku shprehimisht kërkohet: Punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të madhe se 50% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet. Është praktikë e konsoliduar e KPP-së që këtë kriter e ka konsideruar të paligjshëm”, shkruan ndër të tjera administratori i kompanisë.

KPP vendosi më 13 janar 2025 që të pranohen ankesat e kompanive dhe urdhëroi të ndryshohen kriteret, por bashkia këmbënguli në të sajën duke i mbajtur siç i kishte.

Kështu, më 28 janar 2025, KPP vendosi për “mosheqje pezullimi” derisa të ndryshoheshin këto kritere.

Kompanitë “BE-IS” dhe “LIQENI VII” vazhduan të ankohen dhe KPP më 7 shkurt 2025 mori një vendim të dytë për “mosheqje pezullimi”. Megjithatë më 17 shkurt 2025, KPP mori vendim për “heqje pezullimi” duke i hapur rrugën pazarit që kishte bërë më parë kryebashkiaku Suli me dy kompanitë e ndërtimit.

Gjikondaj merr lekë për me punime të pakryera

Jo vetëm që është i favorizuar nga zyrtarët e korruptuar të bashkive, por Gjikondaj e ka treguar se mashtron me faturat e punimeve.

Sipas KLSH kjo kompani nuk kryen punimet dhe manipulon situacionet. “Nga auditimi i situacioneve pjesore, projektit dhe preventivit bazë, preventivit të rishikuar, si dhe nga verifikimi në terren i punimeve në prezencë të mbikëqyrësit të punimeve, të dukshme, lidhur me volumet e punës të situacionuara si dhe atyre të kryera në fakt, rezultuan diferenca në volume apo punime të llogaritura jo në përputhje me projektin e zbatuar (vizatimet sipas faktit), me pasojë dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe shoqërisë në vlerën 372,350 lekë pa TVSH”, Verifikimi i grupit të KLSH u krye në rezervuarin e Bishqemit, ku projekti kishte autoritet kontraktor Ujësjellësin e Peqinit.

Nga vizita në terren u konstatua se disa zëra të punimeve nuk ishin kryer ose ishin të paplota. Kështu u konstatua, mungesa tek suvatimi, hidroizolimi, rrethimi i territorit, Gjithashtu për zërin “Mbushje me dhe” në situacionin përfundimtar pasqyrohet volum 200 m3 dhe i likuiduar. Nga vizita në terren u konstatua se mbushja me dhe rreth rezervuarit nuk ishte kryer, kështu që sipërmarrësi ka përfituar më tepër volumin e punimeve, raporton KLSH. Në këtë tender të vitit 2021, kompania e Astrit Gjikondit mori e 56,663,071 lekë me TVSH.

Por duke qenë se Gjikondi është i privilegjuar në “Rilindja”, kompania e tij ka vazhduar të marrë tendera pa i hyrë gjemb në këmbë. Më 29 korrik 2024 kompania e Gjikondajt ka marrë me “Flamur të kuq” nga kryetarja Emiriana Sako tenderin për ndërtimin e shkollës “Met Hasa’ në Durrës, me fond 2.4 miliardë lekë. Këtë punë, Gjikondaj akoma nuk e ka filluar. Këto ditë, Gjikondaj firmosi edhe kontratën 380 milionë lekë me kryetarin e Bashkisë, Fation Duro, për “Rikonstruksion i kopshtit me drekë, Patos”.

Edhe Yzedin Bozhaj është i mbingarkuar me kontrata për momentin. Tenderi 800 milionë lekë “Rikonstruksion i Ujësjellësit fshati Kafaraj, Çerven, Adë, Bashkia Fier”, iu dhurua Bozhajt nga drejtori Mario Bakalli. Më 22 janar 2025, drejtori i Ballukut e lidhi kontratën me kompaninë “SHENDELLI SHPK” me ofertë fituese pa TVSH 51 838 326,00 lekë.

Pra këto kompani janë të angazhuara në punë të tjera publike që nuk i kanë mbaruar dhe u jepet një projekt i madh nga kryebashkiaku Rakip Suli. Theksojmë se ky i fundit nuk i firmos vetë tenderat, por ka autorizuar nënkryetaren qysh kur fillojë të thirret në SPAK.

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

By: 27 ok
18 April 2025 at 18:45

Në 24 orët e fundit, Shqipëria u zgjua dhe u errësua me krisma armësh. Një atentat në Lezhë dhe një tjetër në Tiranë lanë pas një të vrarë, disa të plagosur dhe një fëmijë në gjendje të rëndë. Të dyja ngjarjet ndodhën në mes të ditës, në vende të populluara, në sy të qytetarëve. Por jo në sy të shtetit — sepse shteti kishte sy vetëm për zgjedhjet.

Në çdo vend normal, dy atentate brenda një dite do të shkaktonin alarm kombëtar. Në Shqipëri, gjithçka zgjidhet me një deklaratë “jemi duke hetuar” dhe një shtrëngim duarsh mes drejtorëve që prej kohësh nuk kanë lidhje me rendin, por me rreshtimin politik. Sepse në Shqipëri, krimi nuk është më lajm — është shtrirje logjike e një sistemi të kalbur, ku shteti është zbërthyer, dhe policia është kthyer në fasadë me uniformë.

Krimi vret, shteti bën fushatë

Teksa qytetarët dridhen nga frika se mund të bëhen viktima të rastësishme të një atentati me ngatërresë targash, qeveria është e zënë me video propagandistike, me premtime të vjetra të ricikluara dhe me selfie nga rrugët që hapen për herë të katërt. Policia? Një pjesë e saj është në shërbim të fushatës, një pjesë tjetër në rolin e dekorit.

Në vend që të shohim operacione serioze kundër grupeve kriminale, shohim konferenca shtypi për “suksese simbolike”, ndërkohë që grupet e armatosura shëtisin lirshëm nëpër Tiranë e qytete të tjera.

Degradimi i Policisë së Shtetit: Nga strukturë ligjzbatuese, në vegël politike

Çfarë ndodhi me Policinë e Shtetit? Dikur, me gjithë mangësitë, ishte një strukturë me autoritet, që ushqente një lloj respekti. Sot? Emërimet bëhen me rekomandime partiake, komandat ndërrohen më shpesh se uniformat, ndërsa profesionalizmi është sakrifikuar për servilizëm. Karriera në polici nuk ndërtohet më mbi rezultate, por mbi sa mirë di të buzëqeshësh kur vjen ministri në inspektim.

Në vend të oficerëve hetues, kemi drejtues që merren me menaxhimin e fushatës në terren. Në vend të ekspertizës kriminale, kemi raporte të fryra që mbyllen në sirtar. Dhe ndërkohë që policia ka rënë moralisht, grupet kriminale janë ngritur si struktura paralele të pushtetit lokal.

Edi Rama, nepotizmi dhe korrupsioni që e ushqen krimin

Në këtë situatë, qeveria jo vetëm që nuk merr përgjegjësi, por i hedh benzinë zjarrit. Edi Rama e ka kthyer luftën kundër krimit në një meme. Të vetmit që “arrestohen” në Shqipëri janë ndonjë ndërtues pa leje, ndonjë fshatar me gjobë të papaguar, apo ndonjë kalimtar që nuk respekton vijat e bardha. Por krimi i vërtetë, ai që gjuan me kallash në mes të ditës, mbrohet nga heshtja, lidhjet e errëta dhe pazaret e pista.

Si mund të luftojë Rama krimin, kur në poste kyçe të policisë dhe drejtësisë ka vendosur njerëz me lidhje familjare, politike e klienteliste? Kur vetë pushteti i tij është ngritur mbi marrëveshje të heshtura me figura të dyshimta që ndihmuan në zgjedhje? Kur më shumë rëndësi ka kush të njeh, sesa çfarë ke bërë?

Kur shteti nuk ka më frikë nga krimi, por qytetari ka frikë nga të dy

Pas çdo atentati, qytetarët pyesin: “Kush është viktima?” — jo nga kureshtja, por nga frika se mund të ishte dikush që njohin. Sepse kur shteti zhduket, dhuna bëhet e zakonshme. Kur institucionet janë të zëna me “image management”, jeta reale kthehet në një skenar lufte. Dhe më e rënda: kjo nuk është më e pazakontë. Është bërë pjesë e normalitetit shqiptar.

Llogaria që nuk kërkohet, dhe drejtësia që nuk vjen

Askush nuk jep dorëheqje. Askush nuk mbahet përgjegjës. Drejtorë policie ndërrohen si në lojë shahu, por pa asnjë transparencë. Prokuroria flet vetëm kur dosjet bëhen presion politik. Ministrat e Brendshëm ndërrohen, por filozofia mbetet e njëjtë: mos e shqetëso krimin, për sa kohë nuk të prish punë.

Shqipëria që ka frikë të zgjohet

Sot, Shqipëria është një vend ku njerëzit kanë më shumë shpresë në emigrim sesa në shtet. Ku policia nuk të mbështet, por të frikëson. Ku siguria është luks, jo e drejtë. Dhe për ironi, kjo ndodh në një vend që promovon vetën si “gati për në BE”.

Por Europa nuk është vetëm tabela e rrugës që inaugurohet para zgjedhjeve. Europa është rend, drejtësi, përgjegjësi. Dhe për sa kohë që krimi bën atentate në dritë të diellit dhe kryeministri bën batuta në Facebook, kjo Europë është më larg se kurrë.

Sepse Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë digjitalizim. Ka nevojë për më pak gjak. Ka nevojë për më pak propagandë. Dhe më shumë drejtësi.

Por kjo nuk vjen nga ata që e kanë bërë krimin pjesë të strategjisë për pushtet.

/Gijotina.com/

Kosovë, na fal për 12 vite!

By: 27 ok
18 April 2025 at 16:35

Nga Ethem Aga 

Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje të doganës, krejt nxitimthi pa të kontrolluar dokumentat me imtësi, polici kufitar të thotë “udhë të mbarë”… Kalojmë në doganën e “shtetit” tjetër, e njëjta përshëndetje… Ndryshon vetëm uniforma. Asgjë tjetër nuk na dallon, gjuha jo e jo, por as sjellja, as zakoni e tradita. Faj nuk kam, por në faj ndihem sa herë takoj miqtë e mi shqiptarë të krahinës së Kosovës. Në pamundësi për t’i parë në sy, me falje përunjëse, vendosa më mirë të shkruaj.

Ka 12 vite që më stërmundon sjellja e qeverisë shqiptare me Kosovën. Në fillim të vitit 2014, Rama mori taborrin e ministrave dhe zhvilloi vizitë në Kosovë. Një shfaqje e madhe, pas së cilës për fat të keq fshihej patriotizëm i shtirur, i vlefshëm për një qëllim; propagandën boshe. U nënshkruan dhjetëra “marrëveshje bashkëpunimi”, por asnjë prej tyre nuk u zbatua. Koha ecte, por konceptet e tregut të lirë, arsimit të përbashkët e mbi të gjitha ekonomisë dhe diplomacisë, mbetën në vend, e akoma më keq, u përkeqësuan. Në vitin 2007, presidenti amerikan Xhorxh W Bush, në krah të Kryeministrit Sali Berisha, zgjodhi pikërisht Shqipërinë për të dhënë mesazhin e qartë: ‘Kosova të shpallë Pavarësinë’.

Mund ta thonte kudo, mund të zgjidhte çdo mënyrë, por qartësisht u gjet Tirana zyrtare për të komunikuar vendimin më të madh të historisë së Shqipërisë. Gjaku ynë i derdhur ndër shekuj, por edhe kushtet gjeopolitike, i dhanë trevave shqiptare atë që meritonte; shtetin, dinjitetin dhe të drejtën për të ecur përpara. Cila dorë do të ishte e zgjatur për shtetin më të ri në botë? Padyshim që Shqipëria dhe nuk mund të ndodhte ndryshe.

Në vitin 2013 Kryeministri Edi Rama e gjeti të ndërtuar “Rrugën e Kombit”, një nga veprat që mbajnë shenjën e qeverisjes së Kryeministrit Berisha. Një udhë që “de facto” bashkoi vendet. Tregtia, turizmi, kultura dhe arti vetishëm nisi të intesifikohet mes dy vendeve. Qeveritë mund të ikin dhe vijnë, por nuk kishte shqiptar të Shqipërisë dhe shqiptar të Kosovës që mund të mendonte se një mur i madh ndarjeje, fizikisht dhe në mendësi po ngrinte qeverisja e re.

Një rrugë që e gjeti gati, kryeministri Rama i vendosi një tra të rëndë, më i rëndë se atë tra që na ka vënë bota si pikë kufitare mes dy vendeve shqiptare. Çdo shtetas shqiptar i Kosovës detyrohet të paguajë një tarifë 5 euro në hyrje dhe 5 në dalje. Nuk është vetëm çështje e kostos, por mbi gjithçka koncept përjashtimor.

Faktet më rrënqethin. Ndërsa shqiptarëve të Kosovës u ka vënë traun, Serbisë i ka hapur dyert, nën atë që e quajti fillimisht “Minishengeni Ballkanik”, që në fakt doli “Mega Serbia”. Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje për lëvizjen e qytetarëve të tyre me letërnjoftime; bashkëpunim në lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave; si dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës. Po Kosova ku ishte në këtë nismë?

Pa u konsultuar me askënd, madje as me liderët e BE-së që kishin shpallur “Procesin e Berlinit”, Kryeministri Rama, Presidenti Vuçiç dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zev i dhanë certifikim marrëveshjes “Ballkani i Hapur”. Tre shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina refuzuan të ishin pjesë me argumentin e qartë se nisma fuqizonte kryesisht Serbinë dhe vetëm nën monitorim e BE-së dhe SHBA-ve pranonin të përfshiheshin në bllok nën atë ombrellë të publikuar nga kancelarja gjermane e kohës Angela Merkel, i njohur si “Procesi i Berlinit”.

Kjo qe një goditje e madh, ndaj edhe pse pa faj, i kërkoj falje çdo shqiptari të Kosovës që u ndëshkua më shumë nga kjo marrinë. Druhem të them tradhti kombëtare, më vret shumë ky përcaktim, por po aq më vrasin faktet për të menduar se në mos tradhti ishte një e keqe e tmerrshme, pasojat e së cilës po i vuajnë sot edhe shqiptarët e Shqipërisë. Mallrat serbe, kryesisht produktet bujqësore dhe blegtorale i marrin frymën çdo fermeri shqiptar që nga ajo ditë që pas një gote vere dhe hareje, Rama dhe Vuçiç nënshkruan “Ballkanin e Hapur”.

Tmerr. Kosovë, na fal sërish! Ndërsa mallrat serbe mbysin ekonominë e dobët tonën, ca “mallra serbe” futeshin ilegalisht në Veri të Kosovës… Pushkë, plumba, bomba, mina dhe një armatë njerëzish që siç tregoi koha ishin ngushtësisht të lidhur me Vuçiçin, pra, mikun e Ramës. Ndodhi krimi i rëndë në Banjskë. Efektivi i policisë së Kosovës Afrim Bujaku u vra nga grupet e armatosura serbe, dy efektivë të tjerë u plagosën. Akt terrorist i mirëfilltë për të destabilizuar jo vetëm Kosovën, por gjithë Ballkanin, madje edhe mikun e Vuçiçit… Më iknin fjalët kur në Francë e çdo vend tjetër të Europës e më gjerë takoja miq nga Kosova. Dhimbje, faj pa pasur faj shihnin stërmundoheshim t’i jepnim përgjigje pyetjes: Si është e mundur që kryeministri shqiptar i kthen shpinën një krahine po aq shqiptare?

Na fal Kosovë, faj nuk kemi, por sërish na fal! Rrënqethëse qëndrimi i mëpasshëm i kryeministrit tonë, që me një gjuhë më ndërkombëtare se ndërkombëtarët, u mundua të minimizojë këtë akt të rëndë terrorist të Banjskës. I ndodhur ngushtë nga reagimi i opinionit publik, Rama deklaroi se nuk ka më “Ballkan të Hapur”… Po duhet ta dinë shqiptarët këtej e andej kufirit të Morinës, se marrëveshjet e nënshkruara janë ende në fuqi. Për tmerr ende diskutojmë “marrëdhënie të ngrira” mes dy qeverive. Uroj që historia mos na dënojë të gjithëve.

Na fal Kosovë për 12 vite! Pas 11 majit gjithçka do të ndryshojë. Në qofsha apo jo pjesë e Parlamentit, ekzekutivit apo çdo sektori publik, nuk ka shumë rëndësi. Por si detyrim të menjëhershëm në qeverinë e ardhshme të PD-së kemi marrëdhëniet normale dhe vëllazërore me krahinën e Kosovës! Historia gjykon ftohtë, ai libër që do shkruhet në të ardhmen, dikujt do t’ia vendosi damkën e turpit!

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

By: 27 ok
6 April 2025 at 16:02

Pasi i hëngrën fjalët dhe premtimet për vite me radhë, pushtetarët duket se do të hamë edhe lekët e tenderit për ndërtimin e Muzeut “Dritëro Agolli”.

Më 15 gusht 2024, Këshilli i Qarkut Korçë deklaroi se më në fund ishin gjetur paratë për Muzeun  “Dritëro Agolli” në fshatin e lindjes së shkrimtarit në Menkulas të Devollit. Financimi i këtij muzeu vjen në masën 60% nga Këshilli i Qarkut dhe 40% nga Bashkia Devoll, pas vitesh të gjata pritje dhe premtimesh për ndërtimin e tij.

Iku gushti, erdhi dimri, nisi pranvera dhe erdhi radha e prokurimit të këtij projekti. Kryetari Erjon Nexhipi ka bërë shpejt e shpejt një tender të dyshimtë, ku përfituese janë dy kompani me CV që nuk garanton se do ta bëjnë në kohë dhe me cilësi këtë projekt për nder të shkrimtarit.

Nuk e kuptojmë se si komisioni i autorizuar nga Nexhipi në mes të 14 pjesëmarrësve gjeti kompaninë “Spartaku S.A” e Spartak Merakut dhe “Ouen” e Mehmet Hilajt. Njëri është pa përvojë në punë të tilla, tjetri i kapur disa herë nga KLSH për dëme që i ka sjellë buxhetit të shtetit nga moszbatimi i kontratave.

Tenderi fiton “Flamurin e kuq”

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, në këtë kategori e ka vlerësuar procedurën Open Data Albania. Madje tenderi është shëmuar me një “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Më konkretisht, Këshilli i Qarkut Korçë më 6 shkurt 2025 hapi tenderin me objekt “Ndërtimi i Muzeut “Dritëro Agolli” me fondin limit 22 678 176,00 lekë.

Deri datën e fundit të dorëzimit të dokumenteve, më 28 shkurt 2025 u paraqitën 14 pjesëmarrës. U propozuan oferta të larmishme, por fitues është shpallur  bashkimi i operatorëve “SPARTAK S.A” – “OUEN” me vlerën 15 846 318,00 lekë. Nëse do të vlerësohej oferta ekonomike, në konkurrim kishte edhe vlera më të ulëta. Për shembull kompania “Nika” shpk bënte një propozim më ekonomik.

Por kjo firmë është në mes të të skualifikuarve për mos përmbushjen e kriterit “punë të ngjashme”.

Kështu, më 18 mars 2025, me firmën e kryetar Nexhipit, është shpallur fituese oferta e Spartak Merakut dhe e Mehmet Hilajt.

Mendojmë se kriteri në përzgjedhjen e fituesit nuk duhet të ishte çmimi, por cilësia dhe garancia e konkurrentëve. Ky është një muze për një shkrimtar të veçantë dhe selektimi i kompanive nuk mund të bëhet njësoj si në një tender ndërtimi rutinë.

KLSH e kapi Mehmet Hilajn në shkelje të kontratave

Kompania “OUEN” shpk me pronar Mehmet Hilajn është skeduar nga KLSH në raportet e auditimit si një subjekt që nuk i zbaton kontratat në fat dhe manipulon me situacion duke marrë lekë për punë të pakryer.

Në objektin “Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza, lagja Drinas”, Kukës, nga auditimi i dokumentacionit teknik të zbatimit, mbikëqyrjes dhe

kolaudimit të punimeve të ndërtimit të administruara në dosjen teknike rezultoi se nuk janë aplikuar penalitetet për vonesa në përfundimin e punimeve në vlerën 295,076 lekë. “Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me kontratën e sipërmarrjes së punimeve nr. 26 prot., datë 13.04.2017 të lidhur mes kryetarit të Bashkisë Kukës dhe BOE “ORUÇI” SHPK dhe “OUEN” SHPK”, konstaton KLSH në raportin e vitit 2018.

Rekomandimi i KLSH është që nga Bashkia Kukës të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 295,076 lekë nga operatorët ekonomikë “ORUÇI” SHPK dhe “OUEN” SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën nr. 26 prot., datë 13.04.2017 me objekt “Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza, lagja Drinas”, Kukës, vlerë kjo e cila përfaqëson një penalitetin e paaplikuar nga ana e Bashkisë Kukës ndaj sipërmarrësit të punimeve për vonesa të pajustifikuara në përfundimin e punimeve.

Ndërsa në objektin “Rikonstruksion i kanaleve ujitës dhe ujësjellësve, Komuna Malzi”, Kukës, nga auditimi i dokumentacionit teknik rezultoi një dëm ekonomik në vlerën 481,696 lekë pa tvsh si pasojë e likuidimit të punimeve të kryera në fakt. Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me kontratën e sipërmarrjes së punimeve nr. 114 prot., datë 11.07.2014 të lidhur mes Titullarit të Autoritetit Kontraktor për Ish – Komunën Malzi dhe operatorit ekonomik “OUEN”shpk. Me këtë rast rekomandohet që nga Bashkia Kukës, për ish/Komunn Malzi, të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 481,696 lekë pa tvsh nga operatori ekonomik “OUEN”shpk, në cilësinë e sipërmarrësit, vlerë kjo e cila përfaqëson një dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore si rrjedhojë e likuidimit të punimeve të pakryera në fakt.

A kanë licenca dhe përvojë dy kompanitë?

“OUEN” shpk ka fituar tenderin për meremetimin e Muzeut “Bajram Curri” në Tropojë dhe kjo është e vetmja punë e ngjashme me këtë që ka objekt tenderi. Ndërsa kompania tjetër,. Spartak S.A. nuk ka përvojë në ndërtimin e veprave të tilla. Por akoma më i dyshimtë është niveli i kualifikimi të dy kompanive. Nga një kërkim që bënë në QKB për dy kompanitë mësuam se “Spartak SA” ka një “Leje të thejshtë mjedisore”.

Ndërsa kompania “OUEN” shpk ka vetëm licencën “Shërbime të ekspertizës dhe/ose profesionale lidhur me pyje dhe/ose kullota”.

Ndërsa në dokumentet e tenderit kërkohen shumë licenca që duhet t’i ketë kompania. Në shkresën më poshtë renditen 5 licenca të ndryshme.

Pasi njohëm problemet e këtij tenderi, pikëpyetja që na lind është: A do të bëhet Muzeu i Dritëroit pas 6 muajve siç shkruhet në kontratë, apo do hyjë në kalendat greke?

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjës

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

By: 27 ok
6 April 2025 at 16:00

Fusha e sportit në Valias është kthyer në shesh korrupsioni, ku kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka favorizuar Astrit Gjikondajn dhe Yzedin Bozhajn që të marrin 2.3 miliard lekët për ndërtimin e saj.

Për “ASI-2A CO” shpk me pronar Gjikondajn dhe “Shendelli” shpk të Bozhajt, kryetar Suli ka bërë të pamundurën.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. për shkeljet e kryera procedurës i është dhënë një “Flamur i kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi fushës së sportit Valias si dhe ndërtimi i godinës + shkallaret”. Për këtë projekt bashkia Kamëz paguan jo pak, por  221 499 465,00 lekë.

Tenderi u njoftua i hapur më 11 dhjetor 2024, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 26 dhjetor 2024. Ka qenë një tender fiktiv me fitues të paracaktuar, ku megjithëse u paraqitën 6 pjesëmarrës, nuk pati konkurrim ofertash.

Më 25 mars 2025, operatori ekonomik kontraktues që përbëhet nga firmat “ASI-2A CO”sh.p.k; “Shendelli” sh.p.k dhe “ZDRAVA” shpk, të mbështetura nga një subjekti “Ardmir”,  u shpall fitues me ofertën 204 997 591,00 lekë pa TVSH.

Pjesëmarrje formale me oferta 0 lekë!

Duke qenë se dihej që bashkia po favorizon oligarkët Astrit Gjikondaj dhe Yzedin Bozhaj, kompanitë e tjera janë paraqitur formalisht pa shfaqur interes konkret. Kështu, fima e njohur  “EVEREST” ka bërë propozimin me vlerë 0 (zero) lekë. Po ashtu, Firma FRONTIER CONSTRUCTION ka bërë ofertën me vlerë 0 (zero) lekë.

Ndërkaq ka patur oferta më të ulëta se sa ajo fituese që nuk janë vlerësuar nga komisioni i tenderit. Konkretisht, bashkimi i operatorëve “KUPA” shpk & “NDREGJONI” shpk propozonte vlerën 158,363,825.30 lekë pa tvsh

Bashkia vendos kritere diskriminuese në tender

Disa operatorë ekonomikë nuk arritën marrin pjesë në tender sepse kriteret e vendosura ishin diskriminuese duke krijuar pabarazi. Ata u ankuan në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) dhe kjo shpjegon disi vonesën në shpalljen e fituesit.

Kështu, më 18 dhjetor 2024, kompania “ULZA” shpk e Nikolin Shpanit u denoncoi kriteret në KPP, duke shkruar në ankesë se kërkohen qëllimisht kushte të parealizueshme dhe të panevojshme.

“Bashkia Kamëz ka kërkuar një inxhinier Gjeoinformatik, drejtues teknik në licencën e shoqërisë, kriter i cili është diskriminues dhe i panevojshëm për këtë procedurë prokurimi. Gjeoinformatika është një fushë shkencore që fokusohet në programimin e aplikacioneve, strukturat e të dhënave hapësinore dhe analizën e objekteve dhe fenomeneve hapësinore-kohore që lidhen me sipërfaqen dhe nëntokën dhe trupat e tjerë qiellorë. Në projekt-preventiv nuk ka asnjë lloj punimi që ka të bëjë me analizën e të dhënave hapësinore dhe fenomeneve qiellore. Transmetimi i ndeshjeve në televizione nuk ka asnjë lidhje me shkencën gjeoinformatike, por ka lidhje me inxhinierët IT, teknologji etj. Kërkojmë heqjen e kriterit për një Ing Gjeoinformatik”, shkruhet në ankesën e ULZA shpk.

Gjithashtu, bashkia ka kërkuar të vendosen targa në mjetet që do lëvizin vetëm brenda fushës. Konkretisht një “Grejder” me goma, “Dumper” 3-5 m3 me goma me targa (MT), Minifadromë me goma me targa (MT) janë mjete të cilat do të qëndrojnë dhe lëvizin vetëm në kantier, për këtë arsye nuk e kuptojmë përse duhet të jenë të targuara.

Në një pikë tjetër bashkia kërkon të lidhet kontratë në një laborator që bën teste për shtresat e trotruareve dhe rrugëve me asfalt, ndërkohë që fusha do të jetë me bar.

Edhe kompania “LIQENI VII” ka pasur rezerva për kriteret e vendosura. Në një denoncim në KPP ky subjekt ka kërkuar të ndryshohen disa kritere të kapacitetit teknik.

“Nuk e kuptojmë vendosjen e këtyre tonazheve diskriminuese, te cilat nuk kanë asnjë logjikë në zbatim dhe nuk kanë asnjë argument mbrojtës”, shkruhet në këtë shkresë. Ndërkohë për targimin e mjeteve që do të punojnë në fushë, kompanitë kundërshtojnë përderisa u është kërkuar të kenë edhe rimorkiator për transport mjetesh të rënda.

Ndërkaq, për materiale elektrike dhe hidraulike komisioni ka kërkuar leje nga prodhuesit, pa përcaktuar konkretisht se cilat artikuj kërkon autorizim dhe katalog. “Ndërkohë që fjalët “elektrike”, “hidraulike”, “gipse” etj. janë abuzive dhe konfuzuese dhe janë vendosur me qëllime skualifikimi, nëse nuk përfshihet një material apo një tjetër që Autoriteti Kontraktor e klasifikon si të tillë. Kërkojmë nga ana juaj përcaktimin e qartë dhe specifik të pajisjeve apo materialeve për te cilat ju kërkoni katalog”, shkruhet në ankesën e “Liqeni VII”.

Edhe kompania e madhe BE-IS nuk ka marrë pjesë në tender, por ka bërë një ankesë në KPP për kriteret.

Sipas dokumenteve kërkohet “Punë të ngjashme deri në një kufi ku vlera monetare totale e punëve të kryera e marra së bashku gjatë pesë viteve të fundit është në  jo më e vogël se dyfishi i vlerës së fondit limit të përllogaritur të prokurimit. “Rezulton se ky kriter nuk është në përputhje me parashikimet e nenit 39, pika 5 të VKM-së nr. 285, datë 19.05.2022, e ndryshuar”, ku shprehimisht kërkohet: Punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të madhe se 50% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet. Është praktikë e konsoliduar e KPP-së që këtë kriter e ka konsideruar të paligjshëm”, shkruan ndër të tjera administratori i kompanisë.

KPP vendosi më 13 janar 2025 që të pranohen ankesat e kompanive dhe urdhëroi të ndryshohen kriteret, por bashkia këmbënguli në të sajën duke i mbajtur siç i kishte.

Kështu, më 28 janar 2025, KPP vendosi për “mosheqje pezullimi” derisa të ndryshoheshin këto kritere.

Kompanitë “BE-IS” dhe “LIQENI VII” vazhduan të ankohen dhe KPP më 7 shkurt 2025 mori një vendim të dytë për “mosheqje pezullimi”. Megjithatë më 17 shkurt 2025, KPP mori vendim për “heqje pezullimi” duke i hapur rrugën pazarit që kishte bërë më parë kryebashkiaku Suli me dy kompanitë e ndërtimit.

Gjikondaj merr lekë për me punime të pakryera

Jo vetëm që është i favorizuar nga zyrtarët e korruptuar të bashkive, por Gjikondaj e ka treguar se mashtron me faturat e punimeve.

Sipas KLSH kjo kompani nuk kryen punimet dhe manipulon situacionet. “Nga auditimi i situacioneve pjesore, projektit dhe preventivit bazë, preventivit të rishikuar, si dhe nga verifikimi në terren i punimeve në prezencë të mbikëqyrësit të punimeve, të dukshme, lidhur me volumet e punës të situacionuara si dhe atyre të kryera në fakt, rezultuan diferenca në volume apo punime të llogaritura jo në përputhje me projektin e zbatuar (vizatimet sipas faktit), me pasojë dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe shoqërisë në vlerën 372,350 lekë pa TVSH”, Verifikimi i grupit të KLSH u krye në rezervuarin e Bishqemit, ku projekti kishte autoritet kontraktor Ujësjellësin e Peqinit.

Nga vizita në terren u konstatua se disa zëra të punimeve nuk ishin kryer ose ishin të paplota. Kështu u konstatua, mungesa tek suvatimi, hidroizolimi, rrethimi i territorit, Gjithashtu për zërin “Mbushje me dhe” në situacionin përfundimtar pasqyrohet volum 200 m3 dhe i likuiduar. Nga vizita në terren u konstatua se mbushja me dhe rreth rezervuarit nuk ishte kryer, kështu që sipërmarrësi ka përfituar më tepër volumin e punimeve, raporton KLSH. Në këtë tender të vitit 2021, kompania e Astrit Gjikondit mori e 56,663,071 lekë me TVSH.

Por duke qenë se Gjikondi është i privilegjuar në “Rilindja”, kompania e tij ka vazhduar të marrë tendera pa i hyrë gjemb në këmbë. Më 29 korrik 2024 kompania e Gjikondajt ka marrë me “Flamur të kuq” nga kryetarja Emiriana Sako tenderin për ndërtimin e shkollës “Met Hasa’ në Durrës, me fond 2.4 miliardë lekë. Këtë punë, Gjikondaj akoma nuk e ka filluar. Këto ditë, Gjikondaj firmosi edhe kontratën 380 milionë lekë me kryetarin e Bashkisë, Fation Duro, për “Rikonstruksion i kopshtit me drekë, Patos”.

Edhe Yzedin Bozhaj është i mbingarkuar me kontrata për momentin. Tenderi 800 milionë lekë “Rikonstruksion i Ujësjellësit fshati Kafaraj, Çerven, Adë, Bashkia Fier”, iu dhurua Bozhajt nga drejtori Mario Bakalli. Më 22 janar 2025, drejtori i Ballukut e lidhi kontratën me kompaninë “SHENDELLI SHPK” me ofertë fituese pa TVSH 51 838 326,00 lekë.

Pra këto kompani janë të angazhuara në punë të tjera publike që nuk i kanë mbaruar dhe u jepet një projekt i madh nga kryebashkiaku Rakip Suli. Theksojmë se ky i fundit nuk i firmos vetë tenderat, por ka autorizuar nënkryetaren qysh kur fillojë të thirret në SPAK.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

By: 27 ok
6 April 2025 at 15:59

Në super tenderin e rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve në Poliçan puqen kryebashkiaku i korruptuar Adriatik Zotkaj dhe Eral Myftaraj, i njohur si gllabërues i i tenderave në Gramsh, Elbasan dhe Tiranë. Këtë radhë Myftari është paraqitur si pronar i METEO shpk.

Vendimmarrja e komisionit të autorizuar nga Zotkajt ka sjellë, sipas Open Data Albania “Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim të ofertës me vlerë më të ulët”. Për shkeljet procedura është shënuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Më konkretisht, Bashkia Poliçan ka njoftuar më 27 shkurt 2025 tenderin me objekt “Rikonstruksioni dhe zgjerimi i ambienteve të Qendrës Polivalente të Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për të moshuarit” me fond limit 141 601 288,00 lekë pa TVSH.

Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte lënë për në 19 mars 2025 dhe në të njëjtën ditë është mbajtur tenderi.

Tender fiktiv me pjesëmarrës pa interes ndaj tenderit

Në këtë procedurë prokurimi u paraqitën 7 operatorë konkurrues, por shumica e tyre ishin formalisht në garë, ndërsa fituesi siç tregojnë faktet, ka qenë i rregulluar me marrëveshje qysh më parë.

Përshembull operatori “Beqiri” shpk është partner i Eral Myftarajt në tendera të mëparshëm. Kjo kompani ka bërë një ofertë të lartë gati sa fondi limit dhe shumë më të madhe në vlerë se sa ajo e kompanisë fituese METEO shpk.

Ndërsa “FRONTIER CONSTRUCTION” SHPK ka bërë ofertën 0 (zero lekë). Po ashtu, kompania “Star Trade Albania” SHPK ka bërë ofertën me vlerë 0 (zero) lekë.

Ndërsa operatori INA shpk që ka bërë ofertën 108 049 619 lekë pa TVSH, që është më e ulët sesa ajo fituese, u skualifikua nga komisioni. Kështu më 1 prill 2025, “METEO” u shpall fituese me propozimin 137 219 747,00 lekë.

Duke qenë se është një kryer një procedurë kaq korruptive, gjërat janë përgatirur shumë kohë më parë. Një fond kaq i madh për një objekt që është në gjendje shumë të mirë, tregon se ky buxhet është paravendosur për të kryer këtë aferë.

Në foton më lart tregohet situata e në shtëpinë e të moshuarve, ku ish-ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale u shërbente drekën të moshuarve. Në vitin 2024, lindi ky projekt që do të zgjasë një vit dhe fillon për koincidencë në prag të zgjedhjeve 2025.

Kush është biznesmeni që fitoi tenderin?

Eral Myftaraj pronari i METEO shpk ka krijuar lidhje klienteliste dhe korruptive me funksionarë publikë të Bashkisë Gramsh, Bashkisë Elbasan, Bashkisë Librazhd, disa drejtorive të Bashkisë Tiranë, Bashkisë Dimal, Rrogozhinë, Shijak, Ujësjellësit Belsh, Drejtoria e Parqeve Tiranë, Drejtoria e Arkivava, Spitali i Elbasanit, Bordi i Kullimit Korcë, Ministria e Bujqësisë etj.

Disa nga funksionarët publikë, të cilët kanë firmosur tenderat me flamur korrupsioni për Eral Myftarajn janë Erinda Fino, Tomorr Zaimaj, Luan Tabaku, Çlirim Puto, Dasantila Tahiraj, Irland Sina, Juliana Memaj, Antonela Dedej, Nuri Belba, Arben Asllani, Dritan Agolli i  FSHZH-së etj.

Shumica e tenderave janë me flamur të kuq korrupsioni, me oferta fituese gati sa fondi limit, me garë formale, me pazar në tavolinë dhe në disa raste me letra false.

Gjatë 7 viteve të fundit, vetëm me kompaninë e ndërtimit “Meteo, Myftaraj ka marrë afro 50 milionë euro tendera. Mbi 6 milionë euro tendera i ka marrë me kompaninë AL-MEXWOOD, me objekt veprimtarie studime dhe projektime në fushën e pyjeve.

Në 5 korrik 2023, Eral Myftaraj ka marrë një tender pa garë me vlerë 7 milionë euro nga ujësjellësi i Elbasanit. Letrat janë firmosur nga drejtori i ujësjellësit Luan Tabaku. Në maj 2023, Eral Myftaraj u përplas me grupin e mafies së druve Shaqir Alcani, për një tender me vlerë 853 mijë euro të Bashkisë Tiranë për furnizimin me lëndë drusore nëpër shkolla.

Kryebashkiaku i dënuar 4 herë

Adriatik Zotkaj është kryetari i bashkisë Poliçan nga viti 2004 e këtej. Në 2015, ILDKPKI e kallëzoi penalisht Adriatik Zotkajn për fshehje të pasurive. Në 2017 Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar ndërprerjen e mandatit si kryetar Bashkie për Adriatik Zotkajn për mosdeklarim të një dënimi të dhënë të formës së prerë në vitin 1985, por KQZ e refuzoi. Zotkaj rezulton i dënuar nga gjykatat me vendime të formës së prerë, 2 herë për krime dhe 2 herë për kundravajtje penale.

Ariatik Zotkaj është dënuar për fyerje dhe goditje për shkak të detyrës; shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe kundërshtimin e forcave të rendit dhe, sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës, më 21 maj 2002, për kryerje të veprimeve arbitrare ndaj shtetasve dhe përdorim të një diplome të falsifikuar. Me këtë diplomë ai ka filluar Fakultetin në vitin 1992, ndërkohë që 3 vite më vonë, në 1995, rezulton të ketë përfunduar shkollën e mesme.

Pasi ILDKPKI evidentoi shkeljet në deklarime Zotkaj deklaron si pasuri: pronar me 35% të aksioneve në shoqërinë tregtare Albania Beverages Group shpk. Fëmijët rezultojnë pronarë në 3 shoqëri tregtare dhe më njërën prej të cilave merr kontrata publike. Konkretisht në datën më 22 Janar 2024 në buletinin e APP nr.3 është publikuar “Njoftimi i lidhjes së kontratës me objekt: Rikonstruksion i Rrugës Drenovicë, e lidhur midis AK Bashkia Dimal dhe kontraktorit bashkim i operatorëve ekonomike me nënkontraktor  kompaninë në pronësi edhe të djalit të kryetarit Zotkaj  G & M CONSTRUCTION 07 sh.p.k .

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Luks në Dimal, Juli Memaj hedh 1,3 miliard lekë për zyrën e saj, paratë i thith “oktapodi” Gjikondaj

By: 27 ok
6 April 2025 at 15:56

Kryetares së Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, i ka dalë nga qejfi zyra e saj. Me dëshirën për një look të ri kryetarja ka porositur projektin që ndryshon godinën e bashkisë. Kjo ide kushton afro 1.3 miliardë lekë, po ku pyet Juli për paratë! Me siguri ka folur direkt me kryeministrin Rama për arkitekturën dhe si në përralla, me fjalët “Hapu Sezam” është realizuar kjo dëshirë.

Siç kemi raportuar disa herë këto ditë, për këto punë kryetaret thërrasin Astrit Gjikondajn, i cili ka marrë njëherësh përsipër disa projekte me vlerë miliarda lekë. Ai vepron në formë oktapodi në bashkëpunim me disa kompani të tjera ndërtimi. Madje është bërë aq i fuqishëm sa ka spostuar edhe oligarkun Pëllumb Salillari në këtë tender.

Më konkretisht, Bashkia Dimal ka organizuar tenderin “Ndërtimi i godinës së Bashkisë”. Shkresat janë firmosur nga Juliana më 27 nëntor 2024, por procedura u shpall e hapur më 2 dhjetor 2024. Komisioni i autorizuar nga kryetarja ka përllogaritur se për rikonstruksionin e bashkisë do të duhen 108 333 333,00 lekë pa TVSH.

Ashtu siç ishte paravendosur, tenderi i ka shkuar bashkimit të dy kompanive të Astrit Gjikondajt dhe të Fatmir Çobos. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”,  kështu e klasifikuar procedurën Open Data Albania. Për shkeljet e kryera, tenderi ka marrë një “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Tender sa për të mbushur letrat

Ky është një tender fiktiv ku marrin pjesë katër kompani, por fituesi është i paracaktuar. Në ditën e mbajtjes së tenderit, më 18 dhjetor 2024 u paraqitën katër pjesëmarrës, ku tre prej tyre janë partnere në kontrata publike të mëparshme.

Fitues i kontratës u shpall bashkimi “ARDMIR” sh.p.k & “ASI-2A CO” sh.p.k me ofertën 103 581 885,00 lekë, ose 124,298,262.398 lekë me TVSH. “Konkurrente” ishin dy firma që kanë qenë bashkë në kontrata publike. Kështu, “SHENDELLI” SHPK është fituese në bashkëpunim me “ASI-2A CO” në 6 tendera.

Ndërsa “ULZA” sh.p.k është ka fituar 3 tendera si partnere e kompanisë tjetër “Ardmir”.

Roli i tyre duket në propozimin e ofertave më të larta se ajo fituese.

“SHENDELLI” SHPK ka bërë ofertën me vlerë 107,453,863.11 lekë pa tvsh dhe 128,944,635.73 lekë me tvsh.  Kurse “ULZA” sh.p.k ofron ta bëjë këtë punë me 107,011,629.924 lekë pa tvsh dhe 128,413,955.908  lekë me tvsh.

“Salillari” sh.p.k  që duket jashtë skemës së Julianës në këtë tender, ka bërë propozimin më ekonomik; 91,873,659.47 lekë pa tvsh dhe 108,118,191.36 lekë me tvsh. Por duke qenë në lojë Astrit Gjikondaj që është në ngjitje dy vitet e fundit, Salillari është skualifikuar nga komisioni.

Oktapodi kap shumë tendera njëkohësisht

“Oktapodi” i tenderave Astrit Gjikondaj ka marrë aq shumë projekte njëkohësisht, sa nuk i dalin “kompanitë- tentakula” që përdor. Më konkretisht, kapaciteti teknik duhet të ishte pikë për skualifikim të dy kompanive fituese sepse janë të angazhuara në kontrata të tjera punësh publike. Sipas dokumenteve të tenderit të Bashkisë Dimal, operatori ekonomik duhet të ketë një punësim mesatar minimum 60 punonjës të vërtetuar nga Administrata Tatimore, ku të specifikohet numri i punonjësve minimumi për 3 muajit e fundit.

Ndërkohë, më 25 mars 2025, kompania e Astrit Gjikondajt fituese e tenderit për ndërtimin e Fushës së Sportit në Valias ka marrë firmë mbështetëse “Ardmir” shpk.

Operatori ekonomik në këtë kontratë angazhohet të ketë një numër mesatar të punonjësve të siguruar jo më pak se 98 punonjës.

Kujtojmë se në këtë tender operatori ekonomik kontraktues që përbëhet nga firmat “ASI-2A CO”sh.p.k; “Shendelli” sh.p.k dhe “ZDRAVA” shpk, të mbështetura nga subjekti “Ardmir”,  u shpall fitues me “Flamur të kuq”.

Për më tepër, më 29 korrik 2024 kompania e Gjikondajt ka marrë me “Flamur të kuq” nga kryetarja Emiriana Sako tenderin për ndërtimin e shkollës “Met Hasa’ në Durrës, me fond 2.4 miliardë lekë. Këtë punë, Gjikondaj akoma nuk e ka filluar. Këto ditë, Gjikondaj firmosi edhe kontratën 380 milionë lekë me kryetarin e Bashkisë, Fation Duro, për “Rikonstruksion i kopshtit me drekë, Patos”.

Pra, komisioni i tenderit nuk është marrë fare me vlerësimin e kapacitetit të secilës firmë për zbatimin e kontratës.

Juliana Memaj sfidon SPAK-un

Në vitin 2022, Gjykata e Beratit, ka vendosur që çështja të shkojë në Prokurorinë e Posaçme, pas një gjyqi gati 2-vjeçar me familjen e Petrit Bahos nga Poshnja e Beratit. Gjykata e Beratit e përcolli në SPAK vendimin për të hetuar zyrtaren Memaj për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Kanë qenë bashkëshortët Baho nga fshati Poshnje të cilët denoncuan Bashkinë Dimal 2 vite më parë pasi  kur bashkia Dimal pronën e tyre, të cilën bashkëshortët thonë se e disponojnë me certifikata të rregullta, ia dha një shtetasi tjetër për ndërtimin e një resorti. Bashkëshortët Baho denoncuan kryebashkiaken e Dimalit Juljana Memaj si dhe 2 punonjës të IMT-së për shpërdorim detyre, shkatërrim të pronës private, mashtrim dhe falsifikim.

Sipas vendimit të gjykatës, ka rezultuar se bashkia Dimal ka shkelur ligjin dhe ka favorizuar haptazi për qëllime përfitimi shtetasin tjetër duke ndërtuar pa leje një resort dhe një klinikë mjekësore në pronën e Bahos dhe në “tokë shtet”.

Me sa duket, Juliana Memaj ndihet e fuqishme, sidomos tani para zgjedhjeve, dhe organizon tendera të tillë ku ka me shumicë prova për të mbushur dosjen e saj në SPAK.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Fation Duro fshin 15 oferta nga lista, i jep tenderin 380 MLN lekë Astrit Gjikondajt

By: 27 ok
1 April 2025 at 15:45

Kryetari Fation Duro po e zbraz arkën e bashkisë Patos para zgjedhjeve. Tenderin e fundit e ka firmosur për biznesmenin Astrit Gjikondaj, i cili është në listën e të favorizuarve të “Rilindjes”. Duro për Gjikondajn ka bërë të pamundurën për t’i dhënë fondin 380 milionë lekë. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, vlerëson këtë procedurë Open Data Albania.

Për shkeljet e bëra, tenderi ka marrë “Flamurin e kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Më konkretisht, Bashkia Patos ka organizuar prokurimin me “Rikonstruksion i kopshtit me drekë, Patos për vitet 2024 dhe 2025”. Projekti që financohet me të ardhurat e bashkisë e ka fondin limit  37 178 096,00 lekë pa llogaritur TVSH.

Kështu, 30 dhjetor 2024,  në fund të vitit dhe jashtë limiteve për të përdorur buxhetin e vitit 2024, kryetari Duro ka njoftuar tenderin. Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve është lënë për në 15 janar 2025 dhe po në të njëjtën ditë është mbajtur tenderi.

Megjithëse merrnin pjesë 16 operatorë ekonomik, komisioni i autorizuar nga Duro për vlerësimin e ofertave i ka shpallur të gjitha “të pavlefshme”, përveç propozimit të kompanisë së Astrit Gjikondit “ASI-2A CO” shpk.

Skualifikohen të gjitha ofertat më të ulëta

Kompania e Astrit Gjikondajt u shpërblye me këtë kontratë duke pasur ofertë më të lartë se të tjerët. “ASI-2A CO” shpk ofroi 30 000 000,00 lekë pa TVSH dhe u shpall fitues më 26 mars 2025.

Sipas kritereve të shpallura, duhet të fitojë oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim. Por kriteri që përcakton është i pashkruar dhe varet nga pazaret poshtë tavolinës.

Siç mund ta vini re, në dokumentin e mësipërm kompania “2 N” sh.p.k ofron vlerën sipas preventivit 26,782,733 lekë pa TVSH.

Bashkimi i operatorëve ekonomik “EUROBETON” sh.p.k dhe “INA” sh.p.k ofron vlerën sipas preventivit 29,570,952 lekë pa TVSH. Ndërkohë firma “FLED” sh.p.k propozon ta bëjë ktë punë për vlerën 29,388,241.79 pa TVSH.

Po shihni, se ka edhe oferta më të ulëta. “KOMBEAS” sh.a ofron vlerën sipas preventivit 26,410,416 lekë pa TVSH. Bashkimi i firmave “MF INVEST GROUP” sh.p.k dhe “MANE/S” ofron vlerën sipas preventivit 27,748,579.4 lekë pa TVSH. Operatori ekonomik “MODESTE ” sh.p.k ka bërë ofertën 27,989,260.43 lekë pa TVSH. Ndërsa bashkimi i operatorëve “VELLEZERIT KUKA” sh.p.k dhe “Z D R A V A” sh.p.k ofron vlerën sipas preventivit 26,816,898.15 lekë pa TVSH.

Nga ana tjetër, ka pasur operator që janë paraqitur fiktivisht dhe kanë dhënë ofertë zero lekë. Kështu, kompania “FRONTIER CONSTRUCTION” sh.p.k ka

ofruar vlerën sipas preventivit 0 (zero) lekë pa TVSH.

Pse e la Duro kopshtin në këtë gjendje?

Kopshti megjithëse është ndërtesë e re është lënë pa mirëmbajtje nga bashkia. Nëse do të ishin kryer shërbimet rutinë, nuk do të kishte nevojë për këtë tender të fryrë. Objekti ndodhet në Lagjen “Naftëtari”, pranë rrugës “Koli Marku”. Kjo godinë ndodhet në krahun Verilndor të shkollës “Meleq Gosnishti” në qytetin e Patosit.

Aktualisht objekti ka kushte jo të mira dhe pjesërisht i amortizuar. Kopshti frekuentohet nga rreth 150 fëmijë të grupmoshave të ndryshme dhe kushtet në të cilat ato qëndrojnë nuk plotësojnë kërkesat për zhvillimin e mësimdhënies. Në pamje të parë vihet re fasada e amortizuar, mungesa e sistemimit të hapësirave dhe oborrit përreth, amortizimi i dyerve dhe dritareve të jashtme. Disa nga problematikat kryesore kanë të bëjnë me dëmtimin e suvatimeve të jashtme, mos shfrytëzimi i të gjitha ambienteve për shkak të amortizimit të tyre qoftë jashtë ose brenda. Gjithashtu vihet re mungesa e sistemit në ngrohje-ventilimit dhe mbrojtjes ndaj zjarrit. Këto konstatime që gjenden në dosjen e projektit duheshin bërë çdo vit dhe ndërtesa të mbahej në gjendje normale. Por mirëmbajtja nuk kushton, nuk ka tendera të majmë, prandaj lihen në mëshirë të fatit objektet sociale deri sa degradojnë.

KLSH: Gjikondaj mashtron me punime të pakryera

Jo vetëm që është i favorizuar nga zyrtarët e korruptuar të bashkive, por Gjikondaj e ka treguar se mashtron me faturat e punimeve.

Sipas KLSH kjo kompani nuk kryen punimet dhe manipulon situacionet. “Nga auditimi i situacioneve pjesore, projektit dhe preventivit bazë, preventivit të rishikuar, si dhe nga verifikimi në terren i punimeve në prezencë të mbikëqyrësit të punimeve, të dukshme, lidhur me volumet e punës të situacionuara si dhe atyre të kryera në fakt, rezultuan diferenca në volume apo punime të llogaritura jo në përputhje me projektin e zbatuar (vizatimet sipas faktit), me pasojë dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe shoqërisë në vlerën 372,350 lekë pa TVSH”, Verifikimi i grupit të KLSH u krye në rezervuarin e Bishqemit, ku projekti kishte autoritet kontraktor Ujësjellësin e Peqinit.

Nga vizita në terren u konstatua se disa zëra të punimeve nuk ishin kryer ose ishin të paplota. Kështu u konstatua, mungesa tek suvatimi, hidroizolimi, rrethimi i territorit, Gjithashtu për zërin “Mbushje me dhe” në situacionin përfundimtar pasqyrohet volum 200 m3 dhe i likuiduar. Nga vizita në terren u konstatua se mbushja me dhe rreth rezervuarit nuk ishte kryer, kështu që sipërmarrësi ka përfituar më tepër volumin e punimeve, raporton KLSH. Në këtë tender të vitit 2021, kompania e Astrit Gjikondit mori e 56,663,071 lekë me TVSH.

Por duke qenë se Gjikondi është i privilegjuar në “Rilindja”, kompania e tij ka vazhduar të marrë tendera pa i hyrë gjemb në këmbë. Më 29 korrik 2024 është rihapur një tender i anuluar.

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako autorizonte prokurimin me objekt “Ndërtim shkolla 9 vjeçare “Met Hasa”. Për këtë tender u alokua fondi prej 2.4 miliardë lekësh. Për ndërtimin e po kësaj shkolle në vitin 2020, autoriteti kontraktor Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli fitues bashkimin e kompanive “Pe-vla- ku” sh.p.k dhe “Pe-vla-ku dega Kosove” & BIBA-X shpk me ofertë vetëm 1 miliard lekë. Por aso kohe fondet e Dritan Agollit u devijuan për t’u rrihapur me një shumë 1.4 miliardë lekë më shumë nga bashkia Durrës. Pra, fondi limit shkoi në 2.4 miliardë lekë brenda 4 vjetëve. Dhe kjo ndodhi se, pas rënies së tërmetit, zyrtarët e bashkive ia futën me top fondeve të Rindërtimit dhe bënë projekte sikur godinat do të ndërtoheshin nga zero.

Për këtë operacion të pastër korrupsioni është thirrur për ndihmë në korrik 2024 kompania ASI-2A CO me administrator dhe pronar Astrit Gjikondin. Dhe tenderi është dhënë pa garë. Sipas Open data Albania, kjo procedurë kishte risk korrupsioni.

Kanë kaluar kohë dhe shkolla ka mbetur në gjendjen që ishte.

Kjo foto e shkollës Met Hasa është marrë në shkurt 2025. Siç vihet re, objekti vetëm është zhveshur nga suvaja dhe qëndron në pritje për t’u rindërtuar nga Astrit Gjikondi dhe kryetarja Sako.

Dhe nga ana tjetër kryetari Duro i Patosit i jep 380 milionë lekë Astrit Gjikondit, pa mbaruar kontratën publike në Durrës, pa verifikuar nëse ka mjaftueshëm kapacitet kompania të marrë përsipër rikonstruksionin e kopshtit në Patos.

Duro njësoj si paraardhësja

Kryetari Duro me sa duket po ecën në hapat e paraardhëses Rajmonda Balilaj. Ish kryetarja e Bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj, është dënuar nga GJKKO me 2 vite burg për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Dënimi i ish-kryebashkiakes është konvertuar në 2 vjet e 8 muaj në shërbim prove.

Balilaj, që qëndroi në krye të Bashkisë së Patosit për 3 mandate, është shpallur fajtore për abuzim me tenderat, duke i dhënë dy të tilla firmës ‘Genti 001” të Ilir Dervishaj, me vlerë 15.3 ,milionë lekë, në shkelje të ligjit, në bashkëpunim me vartësit e saj: Anisa Petani, ish nënkryetare, Shkëlqim Beqiraj, ish-sekretar i Përgjithshëm, Enirjada Rizaj, ish anëtare e komisionit të ofertave, të cilët po ashtu janë dënuar me burg.

Anisa Petani është dënuar me 1 vit burg dhe dënimi i saj është konvertuar në 2 vjet shërbim prove, nën akuzën për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258.

Enirjada Rizaj është dënuar me 1 vit burg dhe dënimi i saj është konvertuar në 2 vjet shërbim prove, nën akuzën për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258.

Shkëlqim Beqiraj është dënuar me vit burg dhe dënimi i tij është konvertuar në 2 vjet shërbim prove, nën akuzën për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258.

Por për të mos shkuar më larg, Duro e ka shembullin në familje. Në korrik të 2020, bashkëshortja e tij Kozeta Spatha u emërua në krye të Kadastrës së Sarandës.
Më 24 mars 2022, Policia e Sarandës finalizoi operacionin ‘heshtja 2” për të zbatuar 4 masa arresti me burg të Gjykatës së Sarandës. Policia arriti të arrestojë 3 ish zyrtarë të ASHK me përjashtim të Kozeta Stathës, e cila vendosi të arratiset dhe të jetë në kërkim që prej asaj dite. Referuar njoftimit zyrtar të Policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Sarandës dhe të Ksamilit. Ndërsa kolegët e saj janë në gjykim, Kozeta Spatha është larguar nga Shqipëria duke refuzuar të përballet me drejtësinë.

Gjykata e Sarandës i ka vendosur Kozeta Stathës masën e arrestit në burg dhe ndodhet e shpallur në kërkim nga organet ligjzbatuese.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Lali Eri qepi tenderin pa garë, Anuela Ristani i firmos kontratën 1.7 miliard lekë deputetit Qefalia

By: 27 ok
1 April 2025 at 15:42

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, ky është përshkrimi i Open Data Albania për tenderin 1.7 miliardë lekë të rikonstruksionit të Shkollës 9-vjeçare “Kol Jakova”, Tiranë. Paratë i kanë shkuar kompanisë së Lulzim Qefaliajt me një procedurë që është shënuar me “Flamur të kuq”, që tregon riskun e korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin e organizuar në fund të vitit të kaluar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, me objekt “Rikonstruksion i shkollës 9 – vjeçare Kol Jakova”.

Për këtë investim, komisioni i tenderit ka llogaritur fondin limit 169 144 211,00 lekë. Herën e parë tenderi u anulua “për gabime të rëndësishme që kishte bërë komisioni në dokumentet e dorëzuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike”.  Kështu, procedura e njoftuar më 4 nëntor 2024 është shpallur e anuluar në 19 nëntor 2024.

Pasi u rregullua gabimi, më 11 dhjetor 2024, Erion Veliaj urdhëroi shpalljen sërish të tenderit. Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte lënë në 26 dhjetor 2024 dhe po atë ditë është konstatuar se janë paraqitur 21 operatorë ekonomikë për të marrë pjesë.

Komisioni i Erion Veliajt i eliminoi të gjitha ofertat dhe në fund mbi tryezë mbeti vetëm zarfi i Qefaliajve.

Është e qartë se operatorët e dinë se fituesi është paracaktuar, prandaj shumica paraqiten formalisht, madje paraqesin edhe oferta zero lekë.

Kompania që bën korrupsion dhe vazhdon të marrë tendera

Kujtim Qefalia në vitin 1999 themeloi kompaninë “Qefalia” sh.p.k, e cila sot mban emrin Dajti Park 2007 dhe po në vitin 2007, kur u zgjodh kryetar komune, aksionet e kësaj kompanie i’a kaloi shtetasit Ylber Osman Kalaja.

Në vitin 2004 emri i kompanisë kishte ndryshuar nga “Qefalia” në “Vllaznia”.  Pas zgjedhjes së Kujtim Qefalisë në krye të Komunës Dajt, kjo kompani filloi të lulëzonte duke përfituar mbi 4 leje ndërtimi në zonën e Freskut dhe Qesarakës, me firmën e vetë Kujtim Qefalisë. Më tej, në vitin 2016, administrator i kësaj kompanie emërohet vëllai i Kujtimit, Lulzim Qefalia.

Vlera e kapitalit të kësaj kompanie në vitin 2012 ishte “130.000.000,00 lekë. Në vitin 2014 VLLAZNIA sh.p.k, ORTAKU sh.p.k dhe D E S A R T sh.p.k, date 10.12.2014 nënshkruan një marrëveshje të përbashkët përthithjeje. Në vitin 2016 shoqëria ndryshon emër për hërë të tretë duke u quajtur “Dajti Park 2007”. Pse ndodhi ky ndryshim? Në vitin 2016 i besuari i vëllezërve Qefalia, Ylber Kalaja vendos të jap dorëheqjen nga administrimi i kompanisë. Arsyeja, hetimi ndaj tij dhe kompanisë që kishte drejtuar për korrupsion me tenderat e ushqimeve në burgje. Në dhjetor të vitit 2018, Ylber Kalaja vendos të dhurojë aksionet e kompanisë ku 50% i’a dhuroi djalit të tij dhe 50% i’a dhuroi Lulzim Qefalisë. Ky është një gjest shumë i madh “bamirësie” duke patur parasysh se vlera e këtyre aksioneve ishte 1.7 milionë euro.

Ylber Kalaja në po të njëjtën periudhë dënohet në Gjykatën e Apelit 2.6 vjet burg, me akuzën se ka korruptuar zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Burgjeve në këmbim të fitimit të tenderave të ushqimeve. Çuditërisht, kompania Dajti Park 2007, e cila kishte përfituar këto tendera përmes korrupsionit, nuk dënohet, nuk vihet nën sekuestro dhe nuk përjashtohet nga pjesëmarrja në prokurimet publike.

Shoqëria “Dajti Park 2007 shpk”, e familjes Qefalia ka përfituar 32.3 miliardë lekë transaksione thesari për përiudhën 2013 – 2025.

Pra, nga viti 2020 deri në shtator 2025 administrator i kompanisë do të jetë vëllai i deputetit të PS, Xhemal Qefalia dhe ish- kryetarit të komunës Dajt, Lulzim Qefalia. Kompania ndonëse me rekorde korruptive vazhdoi aktivitetin duke fituar tendera vit pas viti, kryesisht në Bashkinë Tiranë, ku së fundmi ka fituar tenderin që po flasim.

Kjo kompani ka përfituar dhe nga tenderat e rindërtimit në Manzë , Vorë dhe Shijak. Nga të dhënat e Open Data Albania, viti 2023 është viti me xhiron më të lartë të kësaj shoqërie, plot 9 miliardë lekë nga të cilat 554 milionë lekë vetëm fitim.

Tenderi i riskontruksionit të shkollës “Kol Jakova” i organizuar nga Erion Veliaj është nga ato prokurime që hartohen thjesht për të përfituar.

Kjo shkollë është nga më të mirëmbajturat në Tiranë dhe nuk kishte nevojë për rikonstruksion. Me këto lekë mund të bëhej një shkollë e re atje ku mungon. Në vitin 2023, Bashkia e Tiranës ka rehabilituar infrastrukturën sportive në shkollën “Kolë Jakova”. Projekti përfshinte një rikonstruksion të plotë të fushës së volejbollit dhe basketbollit, duke sjellë kështu një ambient të përshtatshëm për të zhvilluar këto dy sporte të preferuara. Po ashtu, fusha e minifutbollit është riparuar dhe vijëzuar për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të përshtatshëm për lojë.

Veliaj e kishte përzgjedhur këtë shkollë si sfond për fotot që bënte kur mbillte pemë.

Në vitin 2018, Erion Veliaj, dhe ish kapitenit të kombëtares, Lorik Cana, shkuan aty për të mbjellë 70 pemë selvie në oborrin e shkollës. Siç duket në foto, shkolla është si pikturë. Kur u bë për rikonstruksion ky objekt që shkëlqen?

Kujtojmë se Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 nga SPAK me akuzat për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave të krimit. Në këto kushte kontrata kishte mbetur në sirtar. Nuk e dimë se si ka komunikuar me kryetarin e arrestuar drejtuesja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, por me firmosjen e kontratës ajo ka çuar deri në fund aferën me vëllezërit Qefaliaj.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Piro Vëngu pakt me Salillarin për tenderin 7.1 miliardë lekë të Bazës së Helikopterëve, anëtar i KPP kërkon hetim

By: 27 ok
1 April 2025 at 15:39

Zbardhen prapaskenat e supertenderit për Bazën e Helikopterëve në Farkë, të cilin Piro Vëngu kërkon t’ia japë oligarkut Pëllumb Salillari. Komisioni i autorizuar nga ministri Vengu i ka skualifikuar të gjitha ofertat përveç fituesit. Kjo tregon qartazi se procedura është me risk korrupsioni.

Salillari fiton me ofertën më të shtrenjtë

Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtim i kuadrateve kryesore dhe drejtimet e ngritjes dhe uljes, rrugët lidhëse, sheshet e parkimit të helikopterëve si dhe sistemi i ndriçimit”, me fond limit 706,458,540 lekë pa TVSH. Në këtë tender u paraqitën me oferta 7 pjesëmarrës të fuqishëm, por komisioni i ka shpallur të pavlefshme propozimet e tyre, përveç kompanisë fituese. Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu me sa duket kishte lënë porosi që tenderin ta fitojë me çdo kusht kompania “Salillari” shpk.

Vetëm kështu shpjegohet fakti që komisioni nuk ka pyetur për ofertat më të ulëta, madje ka bërë vlerësime që nuk mbështeteshin në dokumentet e paraqitura nga kompanitë.

Në datën 24 dhjetor, 2024, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarrës me anë të sistemit të prokurimeve elektronike (S.P.E.) mbi rezultatet e vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Siç shohim, bashkimi i operatorëve Agri Construction” & “Alko Impex Construction” SHPK dhe “Bami Holding” SHPK; kompania “4 A-M” SHPK; bashkimi “BE-IS” SHPK &“Rruga Ura Asfaltim Nr.2 Elbasan” Sh.A &“ERGI” SHPK kishin oferta të më të ulëta se “Salillari”, por janë skualifikuar.

Pothuajse të gjitha kompanitë janë skualifikuar për “mungesë stafi dhe mjetesh”, nga ana tjetër bizneset e hedhin poshtë këtë pretendim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në mënyrë të paprecedentë, me një shpejtësi rrufe, Ministria e Mbrojtjes pasi e kishte zvarritur këtë tender për afro një vit, u kujtua t’i japë fund këtij projekti.  Kështu, më 30 dhjetor 2024, Ministria ka nxjerrë Njoftimin e Fituesit Paraprak për tenderin.

Dy denoncime në KPP për tenderin

Më 6 janar 2025 procedura u denoncua pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ku janë dorëzuar dy ankesa. Njëra ankesë është e bashkimit të operatorëve ekonomikë “BE-IS” SHPK dhe “ERGI” SHPK, që kundërshtojnë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, mbi skualifikimin e ofertës. Denoncimi tjetër është i bashkimit të operatorëve ekonomikë “Agri Construction” SHPK; “Alko Impex Construction” SHPK dhe “Bami Holding” SHPK, të cilëve gjithashtu u është skualifikuar oferta ekonomike.

Fillimisht ministria është marrë formalisht me ankesat. Më 14 janar 2025, autoriteti kontraktor ka përcjellë pranë Komisionit të Prokurimit Publik vendimin për shqyrtimin e ankesës së bashkimit të operatorëve “Agri Construction” SHPK; “Alko Impex Construction” SHPK dhe “Bami Holding” SHPK. Nga kjo rezulton, se ministria e ka trajtuar ankesën e operatorit ekonomik ankimues duke e pranuar pjesërisht atë.

Myzyri bllokon hetimin e tenderit

KPP mori dy vendime të njëpasnjëshme, ku i pari e pezullonte tenderin, ndërsa i dyti ishte për “mosheqje pezullimi”.

Më 25 shkurt 2025, KPP vendosi që Ministria e Mbrojtjes duhet të anulojë tenderin. E veçanta e këtij vendimi është se ka pasur debate të forta, madje një nga anëtarët e KPP ka dalë me “mendim kundër” të dokumentuar në procesverbal.

Sipas vendimit të marrë me shumicën që mbështeste kryetarin Jonaid Myzyri,  u pranuan pjesërisht të dy ankesat, ndërkohë që u urdhërua autoriteti kontraktor të anulojë procedurën e prokurimit.

Por anëtari Kreshnik Ternova shkonte më tej, kërkonte që ankesat të pranoheshin plotësisht. Sipas tij, ministria duhej të bënte rivlerësimin e ofertave dhe të dërgohej çështja për hetim administrativ në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Ministri u përgjigj duke anuluar tenderin. “Ministria e Mbrojtjes në datë 6 mars 2025, pas administrimit të vendimit të KPP, bëri rivlerësimin e procedurës për BOE “AGRI CONSTRUCTION” &  “BAMI HOLDING” sh.p.k., & “ALkO IMPEX CONSTRUCTION” sh.p.k., si dhe për BOE “BEIS” sh.p.k., “ERGI” sh.p.k., & “RRUGA URA ASFALTI M NR.2 ELBASAN” sh.a.  Sa më sipër, lutemi të merrni masa për heqjen nga pezullimi të kësaj procedure, në mënyrë që AK në zbatim të pikës 5 të vendimit nr. 279/2025, datë 25.02.2025 ku citohet: “Autoriteti kontraktor të anulojë procedurën e prokurimit objekt ankimi”, të vijojë me ngarkimin e Formularit të njoftimit të anulimit. Duke ju falënderuar”, shkruhet në letrën e protokolluar në KPP.

Më pas më 25 mars 2025 është publikuar në APP anulimi i tenderit për Bazën e Helikopterëve në Farkë.

Tenderin e ka nisur ish-ministri Niko Peleshi më 11 prill 2024, por marrja e vendimit i është lënë në dorë si një patate e nxehtë ministrit të ri, Piro Vengu. Kjo do të ishte një zvarritje e re për punimet në këtë bazë, të cilat janë porositur nga Komanda e Forcave Ajrore qysh në 15 dhjetor 2023.

Dokumenti i projektimit është firmosur në atë kohë nga gjenerali Ferdinant Dimo dhe parashikonte nisjen e projektit për ndërtimin e shesheve dhe rrugëve të Helikopterëve në Bazën e Farkës. Por kur e marrin në dorë çështjen zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes, hyjnë në lojë skemat e njohura që synojnë fondin e tenderit.

Ministri i ri ka ardhur me porosi të reja në drejtim të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe i ka trazuar pazaret për tenderin e shesheve të helikopterëve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Një lagje e Patosit pret rrugën, Fation Duro e anulon 2 herë tenderin 400 milionë lekë

By: 27 ok
1 April 2025 at 15:39

Kryebashkiaku Fation Duro rishpall tenderin 400 milionë lekë për rrugicat e Lagjes së Re, Patos pasi e kishte anuluar më parë dy herë. Tenderi është vlerësuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania. Theksojmë se kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkia Patos me objekt “Rikonstruksion i rrugëve të brendshme të Bllokut të Vreshtit, Lagja e Re”, me fond limit 40 572 556,00 lekë pa TVSH. Procedura ka filluar më 4 shtator 2024. Ky projekt duhet të kishte filluar dhe të mbaronte tashmë, por tenderi është anuluar nga kryetari në fillim të tetorit. Nuk dihen arsyet, pasi bashkia nuk informon zyrtarisht, por zvarritjet po e zgjasin pritjen e banorëve të Bllokut të Vreshtit.

Bashkia e rihapi tenderin për herë të dytë më 25 nëntor 2024. Por edhe këtë radhë kryetarit nuk po i ecte pazari, prandaj e ka anuluar tenderin sërish në fund të dhjetorit.

Dhe pasi e kishte futur dosjen në sirtar, pazarit i erdhi radha para zgjedhjeve. Më 21 mars 2025 është rishpallur procedura dhe data për dorëzimin e dokumenteve është më 7 prill 2025.

Sipas projektit, rruga e cila do t’i nënshtrohet rikonstruksionit ndodhet ne “Lagjen e Re”, në pjesën jug-perëndimore të qytetit të Patosit dhe përfshin degëzime të segmenteve në vazhdim të rrugës së Vreshtit. Gjatësia totale e rrugës shkon 2.3 km. Gjatësitë përkatëse të degëzimeve që përfshihen: Rruga “Vreshti” 53 m, Rruga “Tomorri” 163 m, Rruga “Qerim Gropa” 228 m, Rruga “Riza Cerova” 390 m, Rruga “Liri Gero” 228 m, Rruga “Arben Boci” 700 m, Rruga “Lefter Talo” 588 m. Dukee komisioni i bashkisë ka llogaritur një fond të konsiderueshëm për këtë rrugë të shkurtër, po të kihet parasysh se gjerësia mesatare, sipas projektit është 3-4 metra dhe trotuari parashikuar është vetëm 0,5 m.

Dhe meqenëse erdhën zgjedhjet, duhet mbajtur premtimi i bërë para banorëve, kryetari e ka nxjerr sërish projektin për tender.

Kështu, me firmën e tij, pa asnjë lloj përgjegjësie, e ka nisur sërish tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Pse Duro i zvarrit tenderat?

Rishpallja e tenderit dy apo më shumë herë me të njëjtat të dhëna, siç ka bërë kryetari duro në këtë rast, është një burim abuzimi.

Theksojmë se kryetari Duro e ka bërë rrugë që t’i zvarrisë projektet dhe më pas t’ua kalojë tenderat biznesmenëve të favorizuar prej tij. Kështu, në të njëjtën kohë me këtë tender ka pasur anulime të tjera.

Më 2 dhjetor 2023, Bashkia Patos ka anuluar tenderin Marrëveshjes Kuadër: “Blerje bazë materiale për rrjet të ri K.U.Z” me vlerë 2,464,171 lekë. Zyrtarisht shkruhet se nuk u paraqitën oferta të përshtatshme.

Më 13 dhjetor 2024 është anuluar procedura e prokurimit me objekt “Blerje bazë materiale për ndërtimin e dy ministacioneve për përmirësimin e teknikave të ujitjes dhe kullimit, skema të reja” me fond limit 8,970,660 lekë pa TVSH. Sipas Agjencinë së Prokurimit Publik, tenderi është anuluar për shkak se dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme.

Rekordin e mban e tenderi me objekt “Blerje asfaltobeton për shtrim rrugësh me afat 3 vjeçar për vitet 2024, 2025, 2026”, me fond limit 75,268,316 lekë pa TVSH, i hapur në 30 tetor 2024 që përfundoi në mars 2025. Kryetari Duro e kishte paracaktuar që tenderin t’ia jepte vëllait të ish-deputetit Agron Kapllanaj. Megjithëse, konkurrentët me oferta më të ulëta e denoncuan tenderin tre herë, dhe KPP e anuloi tenderin dy herë, Duro sërish në fund ia dha paratë e Shkëlqim Kapllanit, pronarit të kompanisë “Shkëlqimi 07”, Shkëlqim Kapllanaj.

Në gjurmët e bashkëshortes dhe të paraardhëses

Kryetari Duro me sa duket po ecën në hapat e paraardhëses Rajmonda Balilaj. Ish kryetarja e Bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj, është dënuar nga GJKKO me 2 vite burg për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Dënimi i ish-kryebashkiakes është konvertuar në 2 vjet e 8 muaj në shërbim prove.

Balilaj, që qëndroi në krye të Bashkisë së Patosit për 3 mandate, është shpallur fajtore për abuzim me tenderat, duke i dhënë dy të tilla firmës ‘Genti 001” të Ilir Dervishaj, me vlerë 15.3 ,milionë lekë, në shkelje të ligjit, në bashkëpunim me vartësit e saj: Anisa Petani, ish nënkryetare, Shkëlqim Beqiraj, ish-sekretar i Përgjithshëm, Enirjada Rizaj, ish anëtare e komisionit të ofertave, të cilët po ashtu janë dënuar me burg.

Anisa Petani është dënuar me 1 vit burg dhe dënimi i saj është konvertuar në 2 vjet shërbim prove, nën akuzën për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258.

Enirjada Rizaj është dënuar me 1 vit burg dhe dënimi i saj është konvertuar në 2 vjet shërbim prove, nën akuzën për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258.

Shkëlqim Beqiraj është dënuar me vit burg dhe dënimi i tij është konvertuar në 2 vjet shërbim prove, nën akuzën për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258.

Por për të mos shkuar më larg, Duro e ka shembullin në familje. Në korrik të 2020, bashkëshortja e tij Kozeta Spatha u emërua në krye të Kadastrës së Sarandës.
Më 24 mars 2022, Policia e Sarandës finalizoi operacionin ‘heshtja 2” për të zbatuar 4 masa arresti me burg të Gjykatës së Sarandës. Policia arriti të arrestojë 3 ish zyrtarë të ASHK me përjashtim të Kozeta Stathës, e cila vendosi të arratiset dhe të jetë në kërkim që prej asaj dite. Referuar njoftimit zyrtar të Policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Sarandës dhe të Ksamilit. Ndërsa kolegët e saj janë në gjykim, Kozeta Spatha është larguar nga Shqipëria duke refuzuar të përballet me drejtësinë.

Gjykata e Sarandës i ka vendosur Kozeta Stathës masën e arrestit në burg dhe ndodhet e shpallur në kërkim nga organet ligjzbatuese.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Asfalti i zgjedhjeve/ Ermal Dredha favorizon me 250 MLN lekë Alban Tarellin dhe Ervin Tartarajn

By: 27 ok
1 April 2025 at 15:37

Asfalt elektoral dhe tendera abuzivë në Bashkinë e Vlorës. Kryetari Ermal Dredha ka autorizuar një tender korruptiv duke favorizuar biznesmenët Alban Tarelli dhe Ervin Tartaraj. Kompanitë e tyre kanë përfituar fondin e prokuruar prej afro 250 milionë lekë për riparimin e 3 rrugëve në fshatrat e Vlorës.

Filtrat e Open data Albania e shënojnë tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu përshkruhet procedura për të cilën po raportojmë.

Fjala është për tenderin e Bashkisë Vlorë me objekt “Rikonstruksioni i rrugëve të fshatrave (“Rruga e varrezave në fshatin Cerkovinë”, “Rruga Petro Llambro në fshatin Skrofotinë” , “Rruga e shkollës në fshatin Babicë e Madhe”)”.

Komisioni i urdhëruar nga kryetari Ermal Dredha ka përllgaritur se për këtë punë fondi limit duhet të jetë 24 365 357,00 lekë (pa TVSH). Data e njoftimit të tenderit në Agjencinë e Prokurimeve publike është 18 nëntor 2024, ndërsa afati i dorëzimt të dokumenteve është lënë deri më 4 dhjetor 2024.

Megjithëse ishin 12 operatorë ekonomik dhe bashkime kompanish që aplikuan për këtë tender, komisioni e ka eliminuar menjëherë konkurrencën. Pazari për këtë tender ka vazhduar 4 muaj deri në 19 mars, kur është shpallur fituesi.

Tenderi u jepet atyre që kanë ofertën më të shtrenjtë

Ky tender u përfitua nga Bashkimi i dy operatorëve ekonomik “APIS CONSTRUCTION” shpk me pronar Ervin Tartaraj dhe “ISOBAR CONSTRUCTION” shpk e biznesmenit Alban Tarelli, me ofertën 20,610,248.50 lekë pa TVSH. Kjo shifër ishte më e lartë se oferta e 6 kompanive të tjera të skualifikuara nga komisioni.

Kështu, “BOSHNJAKU. B” shpk propozonte ta bënte këtë punë me s 19,525,305 lekë.  Po ashtu “CAUSHI M” me vlerën e ofertës 18,354,287 lekë. AVDULI shpk e kishte ofertën 17,725,014.5 lekë. “J O G I” shpk & “S P E K T R I” shpk u ofrua ta bënte këtë riparim rruge me 16,980,526 lekë. Bashkimi i operatorëve “VISCONS GROUP” shpk & “K.M. KONSTRUKSION” shpk bëri ofertë më të ulët, 16,721,360 Lekë. Dhe akoma më ekonomike është oferta e BIBA-X shpk me vlerë 16,322,968 lekë.

Duket se komisioni nuk ka bërë verifikime për dy kompanitë fituese, sepse ato kanë qenë të favorizuara nga kryetari Dredha. Për të njëjtat arsye që u skualifikuan kompanitë e mësipërme, mund të eliminohej nga gara edhe ky bashkim operatorësh.

Sipas dokumenteve të tenderit, pjesëmarrësit duhet të jenë të pajisur me një numër licencash. Kështu, operatori ekonomik duhet të paraqesë licencën profesionale të shoqërisë, të vlefshme për zbatimin e punimeve objekt kontrate, të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bazë të VKM – së Nr. 42, datë 16.01.2008, i ndryshuar, e cila përfshin kategoritë e mëposhtme:

Për punimet e përgjithshme të ndërtimit :

N.P – 1 A Punime gërmimi në tokë

NP – 4 B Rrugë, autostrada, ura, mbikalime, hekurudha, linja tramvaj, metro, dhe pista aeroportuale

NP – 7 A Ujësjellës, gazsjellës, vajsjellësa, vepra kullimi e vaditje

Për punimet speciale të ndërtimit:

NS – 1 A  Punime për prishjen e ndërtimeve

NS – 6 A Sinjalistikë rrugore jondriçuese

NS – 18 A Punime topogjodezike.

Sipas këtij dokumenti, APIS CONSTRUCTION ka licencën për “Veprimtari të tjera profesionale me ndikim në mjedis”.

Ndërsa “ISOBAR CONSTRUCTION” nuk ka asnjë licencë aktive për momentin. Pra, dyshojmë se edhe komisioni i tenderit nuk i ka pasur përpara licencat që kërkohen sipas procesverbalit të kritereve.

Nga ana tjetër, objekti i tenderit kërkon një minimum punonjësish që duhen angazhuar gjatë periudhës 6 mujore të zbatimit të kontratës.

Sipas dokumenteve, “Operatori ekonomik duhet të disponojë një numër mesatar prej jo më pak se 15 punonjës.

Po ashtu kërkohen një numër i caktuar mjetesh që duhet të angazhohen posaçërisht në kryerjen e punimeve në Babicë të Madhe, Cerkovinë dhe Skrofotinë.

Sipas këtij dokumenti, kompanitë janë angazhuar për 25 mjete që duhet të jenë në gatishmëri në këtë kantier. Nga verifikimet që kryem, del se kompanitë janë të angazhuara për punë të tjera publike gjatë të njëjtës kohë që shtrihet kjo kontratë.

Konkretisht, “APIS Konstruksion” që është partner biznesi me Shkëlqim Fushën, ka marrë në 28 janar 2025 tenderin me vlerë 153 333 333 lekë pa TVSH, për “Rikonstruksionin e rrugës Horë Vranisht-Vranisht”. Punimet e tenderit të firmosur nga kryebashkiaku Vangjel Tavo do të zgjasin 1 vit.

Në këtë projekt kompania angazhohet të marrë pjesë me 120 punonjës për gjatë zbatimit të kontratës.

Nga ana tjetër, kompania “ISOBAR CONSTRUCTION” është përfituese e tenderit të Bashkisë Himarë me objekt “Rehabilitimin e kanalit ujitës të tokave bujqësore Sasaj-Lukovë-Shën Vasil”. Tenderi me fondin 61 736 546,00 lekë ka marrë “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit.

Sipas kontratës së firmosur me Vangjel Tavon më 20 dhjetor 2024, punimet do të zgjasin 6 muaj dhe operatori ekonomik duhet të ketë një punësimin mesatar jo më pak se 55 punonjës.

Po ashtu, në këtë kontratë janë të angazhuara sipas letrave, 33 mjete të ndryshme.

Siç shihet dy kompanitë që janë favorizuar nga Ermal Dredha nuk kanë mjaftueshëm mjete dhe punonjës për të punuar në 3 kantiere njëherësh.

Për më tepër, dy firmat nuk duken në gjendje të mirë financiarë dhe nuk e përmbushin kriterin e kapacitetit ekonomik.

Konkretisht, kompania “APIS CONSTRUCTION” rezulton me humbje gjatë vitit 2023.

Pra, duket qartë që komisioni i tenderit nuk ka bërë asnjë vlerësim për dy kompanitë ose procedura është krejt fiktive.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Olsi dhe Anuela nisin tenderat sekret për “nevoja ekstreme”, 125 MLN lekë për urgjencën e pastrimit në zyra

By: 27 ok
1 April 2025 at 15:36

Gjendje e jashtëzakonshme në Bashkinë e Tiranës! Nënkryetarja e komanduar Anuela Ristani në vend të kryetarit të arrestuar Erion Veliaj, ka shpallur riorganizim dhe e ka fshirë nga faqja zyrtare organigramën e institucioneve të varësisë.

Kjo situatë për drejtorin e Drejtorisë së Objekteve Publike të Bashkisë Tiranë, Olsi Isufaj, është kuptuar si aksion “kap ç’a t’kapësh”.

Në këtë kuadër ia ka nisur menjëherë me tendera sekret. Drejtoria që drejton Isufaj nuk është ministria e mbrojtjes apo SHISH, por kur ka emergjencë bën tendera të fshehtë.

Pra, Isufaj ka përdorur procedurën me të cilën bëhen abuzimet më të mëdha me buxhetin e shtetit “Me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”. Ministria e Shëndetësisë bëri namin me këtë lloj procedure gjatë pandemisë, ndërsa kryeministri Rama e përdori për të shpërndarë paratë e fondeve të caktuara për rindërtimin nga tërmeti.

Tenderi i dyshimtë

Objekti i kontratës është “Blerje materiale pastrimi”. Paska plasur papastërtia në ndonjë zyrë dhe drejtor Isufaj nuk mund të priste të bënte tender të rregullt, por i ka telefonuar direkt një mikut të tij që ka materiale pastrimi. Më 12 mars 2025, nga komisioni i Isufajt është njoftuar fituesi i përzgjedhur të cilit i është caktuar fondi limit 10 518 161 Lekë pa Tvsh, ndërsa duke përfshirë TVSH kontrata ka shkuar në 12 426 924  lekë.

Pasi është njoftuar fituesi, më 17 mars 2025 është firmosur kontrata nga vetë drejtori Olsi Isufaj.

Me siguri, meqenëse është çështje urgjente, pjesë e këtij operacioni është edhe e deleguara Anuela Ristani. Orët e fundit nuk kemi lajme nëse Isufaj është akoma drejtor, por kontratën e ka firmosur ky i fundit.

Kompania që ka kontraktuar Olsi Isufaj është “XH – N – SH GROUP” sh.p.k me pronar Xhenis Shabanin. Firma e tij është e njohur për zyrtarët e bashkisë Tiranë, pasi ka bërë edhe herë tjera furnizime me materiale pastrimi, por edhe shpenzime për pritje përcjellje.

Nevoja e ekstreme e përdorur për abuzim

Sipas ligjit, kjo lloj procedure përdoret “kur për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoriteti ose enti kontraktor, afatet kohore për procedurat e hapura, procedurat e hapura të thjeshtuara, procedurat e kufizuara, shërbimet e konsulencës, procedurat konkurruese me negocim ose procedurat me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit, nuk mund të respektohen”.

Ky është një tender periodik që është bërë zakonisht 1 herë në vit ose një herë në 2 vjet. Pra, nuk ka asgjë që nuk mund ta parashikojë drejtor Isufaj dhe stafi i tij.

Prandaj, ligjvënësi ka shtuar edhe një fjali në këtë nen ku shkruhet “Rrethanat e përmendura për të justifikuar nevojën ekstreme nuk duhet të shkaktohen në asnjë rast nga autoriteti ose enti kontraktor”.

Sipas auditimit të KLSH të bërë publik në vitin 2023, në këtë drejtori vazhdimisht është shkelur ligji kur është organizuar tenderi i “materialeve të pastrimit”.

Për shembull në vitin 2020, tenderin e ka fituar  “P. S.” Shpk me ofertë 133,887,038 lekë pa tvsh – me lidhje kontrate më datë 02.12.2020, me afat 2 vjet.

Komisioni i tenderit për të përjashtuar operatorët e tjerë u kishte vënë kusht të paraqesin autorizim nga prodhuesi ose distributori zyrtar për mallrat objekt prokurimi. Sipas KLSH, “kjo është kërkesë e fryrë dhe jo në përputhje me qëllimin e procedurës. Në listën e mallrave, janë 27 produkte të kërkuara nga kjo drejtori, të cilat janë lehtësisht të gjindshme në treg, të cilat mund të prodhohen nga një numër i madh subjektesh. Paralelisht është kërkuar nga operatorët ekonomik paraqitja e mostrave për të verifikuar nëse janë në përputhje me specifikimet teknike, dhe në këto kushte kërkesat që të paraqiten edhe autorizimet e mësipërme, përbën pengesë për pjesëmarrësit. Është kërkesë kufizuese”.

Të paktën në atë kohë bëhej formalisht një tender, kurse këtë radhë, Olsi Isufaj e ka me nxitim. Kujtojmë se ka pasur një përplasje mes kryeministrit dhe kryebashkiakut nga qelia, për të deleguarën në krye të bashkisë, prandaj mund të ketë nisur ndonjë operacion “fshesa” nëpër zyra.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Agolli e mbulon me lekë Lagunën e Karavastasë, 2.3 miliardë lekë Xhavit Ismailit pa plotësuar kriteret

By: 27 ok
1 April 2025 at 15:34

Oligarku Xhavit Ismaili, vëllai i ish-kryetarit të Bashkisë Vorë, mori edhe tenderin e Lagunës së Karavastasë! Me firmën e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, kompanisë së biznesmenit të favorizuar i është dhënë kontrata me vlerë 2.3 miliardë lekë.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, raporton Open Data Albania. Dhe për shkeljet e ligjit të kryera gjatë prokurimit, procedura është shënuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërhyrje në hapësira urbane, parqe, lulishte, promenade, etj.: Lot 3- “Sistemimi dhe mbrojtja e argjinaturës lindore të lagunës së Karavastasë prej erozionit”, Faza II”

Sipas komisionit të Agollit, vlera e pritshme e kontratës është 228,465,115.49 Lekë pa TVSH. Ndërsa tnderi është njoftuar më 12 dhjetor 2024 dhe data e mbylljes së afatit për dorëzim oferte ishte caktuar më 30 dhjetor 2024.

Agolli ia jep kontratën kompanisë me ofertën më të shtrenjtë

Megjithëse u paraqitën 10 pjesëmarrës, Agolli e eliminoi konkurrencën, sidomos ofertat me vlerë më të ulët se sa propozimi i ALBA KONSTRUKSION shpk.

Kjo e fundit ofroi ta bënte punën me 156,124,479 lekë pa TVSH dhe u shpall fituese më 16 janar 2025, ndërsa kontrata e ka afatin  1 vit. Agolli nuk i mori parasysh ofertat më të ulëta.

Përshembull LLAZO shpk e kishte ofertën me vlerë 148,930,950 lekë pa tvsh. Ndërsa operatori ekonomik G.P.G. COMPANY sh.p.k bëri ofertën 151,637,225 lekë pa TVSH.

ALBA KONSTRKSION nuk plotëson kriteret

Në këtë tender shkelja e ligjit ulërin nëpër shkresa. Drejtor Agolli ka lënë shumë gjurmë për Agjencinë e Prokurimit Publik, KLSH dhe për SPAK-un.

Konkretisht, kompania nuk duhet të kualifikohej për këtë tender sepse nuk ka mjaftueshëm punonjës dhe mjete për t’i angazhuar në këtë kontratë.

Sipas dokumenteve për argjinaturën e lagunës së Karavastasë, kompania e Xhavit Ismailit duhet të ketë të paktën 40 persona duke përfshirë dhe stafin teknik.

Në këtë kuadër kërkohet që stafi të ketë 7 inxhinierë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.  Duhen 25 mjete, nga eksavatorët tek autobotet, autobetonieret, rulat dhe autivonçat.

“Operatori ekonomik ofertues duhet të deklarojë që të gjitha mjetet dhe pajisjet e përshkruara, do të jenë të angazhuara vetëm në këtë kontratë. Mjetet të cilat rezultojnë të angazhuara në kontrata të tjera afati i zbatimit të cilave shtrihet përgjatë kohës së kontratës objekt i prokurimit janë shkak skualifikimi”, shkruhet në dokumentet e tenderit.

Po përse nuk i ka bërë verifikimet komisioni i Agollit? Duke bërë një kontroll, nga ana jonë zbuluam se kompania ka marrë tenderin 7 milionë euro nga Erion Veliaj më 7 gusht 2024 me objekt “Rehabilitimi i fasadave & rrugës Luigj Gurakuqi deri tek sheshi Avni Rustemi (me parkim 2 kate nën tokë) me afat 18 muaj.

Në këtë kontratë, që oligarku e ka marrë pa garë, pasi janë eliminuar të gjithë pjesëmarrësit, ka angazhime konkrete për punonjësit dhe mjetet. Kontrata kërkon një punësim mesatar të paktën 140 persona, të cilët duhet të figurojnë në listpagesat e shoqërisë minimumi për 3 muajt e fundit të deklaruar nga data e hapjes së ofertave.

Po ashtu kërkohen 10 inxhienerë dhe ekspertë si dhe 25 veta staf teknik të angazhuar plotësisht në këtë kontratë.

Gjithashtu. në këtë kontratë, operatori është angazhuar të ketë 52 mjete të ndryshme, si autoviç, betoniere, kamionë, autobitmatriçe, elektroargano etj.

Përse dyshojmë që kompania nuk e ka kapacitetin teknik të bëjë gjithë këto punë publike njëherësh? Na tërhoqi vëmendjen se ALBA KONSTRUKSION në të njëjtën kohë kur aplikonte për tenderin e mësipërm në Bashkinë Tiranë, ka marrë pjesë edhe tek tenderi “Ndërtimi i shkollës 9-vjecare, në rrugën “Muharrem Caushi, Njësia Strukturore KA/253”. Komisioni e ka skualifikuar këtë kompani për shkak të mungesës së mjeteve. Në tenderin e zhvilluar nga Bashkia Tiranë më 12 qershor 2024, rezulton se “Operatori ekonomik “ALBA KONSTRUKSION” shpk nuk përmbush Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 9 ku ndër të tjera përcaktohet se: “….Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar staf teknik për kryerjen e punimeve, të vërtetuar me kontratë punë te vlefshme…”.

Gjithashtu, operatori ekonomik “ALBA KONSTRUKSION” shpk nuk përmbush Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 13 ku përcaktohet se: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund t’i vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës…”.

Për ta vënë qershinë mbi tortë, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo i ka dhënë Xhavit Ismailit një tjetër tender me “Flamur të kuq”, më 20 dhjetor 2024.

Është fjala për prokurimin me objekt “Rikonstruksioni i rrugës lidhëse të fshatit Tërbaç me rrugën Nacionale. Kjo kontratë me vlerë 2.7 miliardë lekë e ka afatin 1 vit dhe ka nisur më 27 janar 2025.

Në këtë punë publike, ALBA Konstruksion zotohet se do të angazhojë 7 inxhinierë, 1 mjek, dhe 3 ekspertë të fushave të tjera. Operatori ekonomik duhet të ketë një punësimin mesatar jo më pak se 102 punonjës, me kohë të plotë pune.

Po ashtu kërkohen 60 mjete si kamionë, pajisje gjodezike, betoniere, ekskavatorë etj.

Pra, siç e përshkruam më sipër, në këto kontrata duhen mbi 300 punonjës që duhen angazhuar në të njëjtën kohë. Po ashtu duhen mbi 150 mjete të ndryshme.

Shoqëria “Alba Konstruksion” shpk ka mesatarisht 200 punonjës. Ndërkohë kompania ka punë të tjera të prapambetura nga procesi i rindërtimit të godinave nga tërmeti, si për shembull në kontratën e lidhur me Bashkinë e Tiranës “Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji” Bashkia Tiranë”, ku ka angazhuar 174 punonjës. Pra, ky operator ekonomik ka numër të pamjaftueshëm punonjësish për realizimin e kontratës objekt prokurimi me sukses.

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj lidhjet me zinxhirin e oligarkëve të favorizuar po i mban direkt kryeministri Edi Rama. Para disa ditësh në kantierin e ndërtimit të parkimit nëntokësor tek sheshi Avni Rustemi, ku ndërtues është ALBA Konstruksion, ishte për ‘inspektim” Edi Rama.

Ndërkohë që merrej me këtë tender, Dritan Agolli është paraqitur në SPAK. Kujtojmë se në 12 nëntor 2024, Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ishte në SPAK. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 500 mijë Dollarë të FSHZH-s për një menu të projektit “100 fshatrat”.

Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit.

Po ashtu, Dritan Agolli është pronar i një kompanie e quajtur ‘Magnum Opus’ group me objekt studime në nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulencë, shërbime administrative etj.

Kompania rezulton që ka marrë para publike. Agolli ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompaninë që u ka dhënë tendera publik.

Kemi një marrëdhënie që kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me të cilët i ka lidhur interesi.

Një vit pasi Agolli është emëruar në krye të FSHZH, i biri i tij deklaron se gjyshi i ka dhuruar një shtëpi me sipërfaqe gati 1550 metra/katror, ndërsa Agolli ka deklaruar në institucionin kundër pastrimit të parave se ka shitur një apartament 360 mijë euro, ndërkohë që vlera e tij ka qenë gjysmë për gjysmë në kohën e blerjes.

Me këtë lëvizje ka justifikuar blerjet e apartamenteve dhe garazheve ku ai jeton dhe i ka pronë të tij. Bëhet fjalë edhe për një shumë që do t’ia kalonte biznesit të djalit të tij, 400 mijë euro. Sipas një reagimi nga Agolli kjo procedurë është pezulluar dhe kjo ka mbetur në tentativë.

Gjithashtu, kanë dalë dokumente ku nga një subjekt me emrin ‘Fusha’, Agolli ka marrë një tokë fare pranë qendrës tregtare TEG.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Celibashi dhe Myzyri bllokojnë vulat e KQZ-së, skemë për t’i dhënë Sokol Topçiut 800 MLN lekë

By: 27 ok
25 March 2025 at 17:49

Ilirjan Celibashi dhe Jonaid Myzyri, kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik janë duke bërë një lojë me tenderin e vulave të zgjedhjeve, që t’ia japin paratë Sokol Topçiut, të njohur si oligarku i Shëndetësisë. Pronari i “Farma Net Albania” është mik i vjetër i Celibashit dhe Ogerta Manastirliut.

Bëhet fjalë për tenderin e hapur më 2 dhjetor 2025, me objekt: “Blerje vula-kode dhe etiketa sigurie për zgjedhje për në Kuvend 2025”, me fond limit 67,003,500.00 lekë pa TVSH. Në se llogarisim TVSH, vlera e kontratës shkon në afro 805 milionë lekë.

Prokurimi ishte parashikuar për t’u zhvilluar më datë 28.02.2025, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por tashmë ishte shtyrë për të shkak të një ankese në KPP. Pronari i “Farma net Albania”, Sokol Topçiu ankohet për kriteret! Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi do t’ia kishte dhënë menjëherë tenderin Topçiut siç ka bërë edhe herë të tjera, por i trembur nga hetimet e SPAK, ka vendosur të kërkojë ndihmën e Jonaid Myzyrit në Komisionin e Prokurimit Publik. Skema është e thjeshtë: KPP detyron komisionin e tenderit të KQZ t’i bëjë kriteret ashtu siç i kërkon Sokol Topçiu. Më pas, Celibashi mund të marrë një vendim si Ponc Pilati dhe të mos mbajë përgjegjësi direkte për tenderin.

Në mbledhjen e datës 4 mars 2025, mësohet se nga KPP është marrë vendim të pranohet ankesa e firmës “Farma Net Albania” shpk. Biznesi ankohet se specifikimet e vendosura nga KQZ për vulat duhen ndryshuar. Një pjesë e ndryshimeve të kërkuara është pranuar nga KQZ, por KPP kërkon të bëhet ndryshim thuajse i plotë i formulimit të specifikimeve teknike për vulat.

Me shkresën e datës 17 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, informon se ka zbatuar vendimin Nr. 330/2025, datë 04.03.2025, të Komisionit të Prokurimit Publik, për prokurimin me objekt: “Blerje vula-kode dhe etiketa sigurie për zgjedhje për kuvend 2025”. Mirëpo Topçiu ka kërkuar sërish të ndryshohen kriteret e prokurimit.

Në këto kushte, Komisioni i Myzyrit, ka kryer verifikimet dhe i rezulton se KQZ nuk ka kryer modifikimet e duhura për artikullin nr.6 dhe nr.7 në lidhje më gjatësinë e vulës dhe etiketave, të cilat ishin objekt ankimi. Rrjedhimisht del se nuk është zbatuar vendimi i datës 04.03.2025 i Komisionit të Prokurimit Publik. Dhe pason vendimi që urdhëron të mos hiqet pezullimi i tenderit. Nënteksti është i qartë, tenderin duhet ta fitojë Topçiu.

Topçiu dhe Celibashi të njohur në tenderat e bojës timbruese

Mashtrimi me bojën që shënjon gishtin për të mos votuar më shumë se një herë në zgjedhjet e 14 majit 2024, mban emrin e Sokol Topçiut, i cili me kompaninë e tij Farma Net Albania ka marrë rreth 150 mijë euro nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Boja timbruese për zgjedhësit fshihej mbi gisht brenda disa minutash, tregues i një produkti të skaduar ose fals: ujë me ngjyrë.

Mijëra qytetarë denoncuan me foto se si boja mbi gishtin e tyre fshihej lehtësisht me një letër të lagur.

Boja është pjesë e garancive për një proces zgjedhor të rregullt. Për cilësinë e bojës kryhen disa analiza dhe teste paraprake, në përputhje ne protokollet dhe dokumentet e tenderit.

Celibashi 800 mijë euro Topçiut për kodet e sigurisë

Përveç bojës, Ilirjan Celibashi ka organizuar edhe një tender sekret për blerje vulash (kode) sigurie për zgjedhjet e 14 majit, duke paracaktuar si fitues pikërisht kompaninë e Sokol Topçiut.

Themi “sekret” pasi procedura e tenderit është e tipit me negocim, pa njoftim. Pra askush nuk ka patur informacion përveç vetë Celibashit të KQZ dhe firmave pjesëmarrëse.

Topçiu, i arrestuar për kontrabandë ilaçesh

Sokol Topçiu, një nga përfituesit e parave publike në Shëndetësi, u arrestua me urdhër të Prokurorisë në tetor të vitit 2021, si pjesë e një grupi të organizuar me natyrë kriminale, i cili kishte ngritur një skemë për shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë së COVID.

Më pas gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Vetëm disa ditë para të se të arrestohej, Topçiu ka marrë nga ministrja Ogerta Manastirliu një tender me vlerë rreth 2 milionë USD, për furnizim me materiale mbrojtëse anti-Covid.

Pasi Rama zëvendësoi në atë kohë Ilir Beqjan me Ogerta Manastituliun, Sokol Topçiu u kthye në një nga përfituesit kryesor të parave në Shëndetësi.

Frut i lidhjes së biznesmenit me ministren solli rreth 200 tendera të dyshimtë nga Manastirliu dhe njerëzit e saj, ndërkohë që po zbatonte një skemë të shitjes së ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë.

Pikërisht këtë personazh ka gjetur Ilirjan Celibashi për të bërë pazare me tenderat e KQZ-së.

Një kompani farmaceotike, e skeduar për kontrabandë, klientelizëm dhe mashtrim, befas bëhet kliente e KQZ-së për materialet zgjedhore, duke ofruar produkte të skaduara.

Krahas hetimit të Prokurorisë së Tiranës për kontrabandë ilaçesh, ‘Farma Net Albania’ është hetuar edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, gjatë vitit 2021, për pazare dhe marrëveshje të ndaluara me oligarkët e tjetër të shëndetësisë, me qëllim për të fiksuar çmimet për barnat dhe produktet paramjekësore.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

“Pusi i Mezinit” pret rrugën, Dredha denoncohet në KPP për pazarin 500 MLN lekë me Sterkajn

By: 27 ok
25 March 2025 at 17:48

Nuk e futën në listën për deputetë tw PS-sw, por qëndron në krye të favorizimeve në tendera. Fuqia politike e Paulin Stërkajt vazhdon të mbushë llogarinë kompanisë së kushëririt. Një nga këto prokurime ku shkelet haptazi barazia, është denoncuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). Nuk dihet si do të veprojë në këtë rast kryetari i KPP, Jonaid Myzyri, por ky tender prej 500 milionë lekësh (pa llogaritur TVSH) i është dhënë të afërmit të politikanit nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, duke skualifikuar padrejtësisht ofertën 100 milionë lekë më të ulët.

Denoncimi

Në datën 17 mars 2025 në Bashkinë Vlorë dhe njëkohësisht  pranë KPP, është administruar ankesa e operatorit ekonomik “K.M.K” SHPK që është skualifikuar në këtë procedurë.

Kompania kërkon shfuqizimin e vendimit të Dredhës pasi oferta e saj është bërë e pavlefshme në shkelje të ligjit për prokurimin. Pa qenë nevoja të thellohesh në këtë dosje, qysh në pamje të parë duket se komisioni ka marrë një vendim të turbullt.

Kështu, në Agjencinë e Prokurimit Publik, njerëzit e Dredhës kanë deklaruar se “OE, K.M.K sh.p.k me NIPT :L78223801E nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë fizik”.

Kurse në KPP, del se dokumentacioni është dorëzuar, por “por jo brenda afatit të përcaktuar”. Sigurisht që ky është një pretekst sepse dokumentet e kërkuara janë dorëzuar, madje janë edhe verifikueshme online. Edhe sikur të jetë e vërtetë kjo lojë afatesh, komisioni e ka në dorë sipas ligjit, ta shtyjë datën e dorëzimit të dokumenteve. Ia vlen ta bësh një veprim të tillë të ligjshëm, sidomos se janë 100 milionë lekë që mund t’i kurseheshin buxhetit të shtetit nga kjo ofertë.

Tenderi me “Flamur të kuq”

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, këtë e përshkrim e gjejmë për tenderin në Open Data Albania. Për shkak të shkeljeve, tenderi është vlerësuar me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për prokurimin e Bashkisë Vlorë, me objekt  “Rikonstruksioni i rrugës “Pusi i Mezinit”, ku do të hidhen 49 744 339,00 lekë (pa TVSH). Tenderi u njoftua nga Ermal Dredha në Agjencinë e Prokurimeve Publike më 29 tetor 2024 dhe u mbajt më 13 nëntor 2024.

Në fillim të jepej përshtypja se ishte gjithçka në rregull, pasi merrnin pjesë 8 operatorë dhe bashkime firmash, që ishin mjaftueshëm për një garë konkurruese. Por siç duket nga dokumentet, një pjesë e kompanive, sapo morën vesh se në lojë ishte STERKAJ, nuk paguan sigurimin e ofertës, ndërsa kishte edhe kompani që ishin paraqitur formalisht sa për numër duke u tërhequr momentin e fundit.

Tenderi duhej të ishte mbyllur vitin e kaluar, por çuditërisht komisioni i Dredhës ka vazhduar me kërkesa për paraqitje dokumentesh në një afat të dytë që ishte më 29 janar 2025. Pra, afro 3 muaj nga data e nisjes së tenderit akoma nuk kishte një fitues të shpallur.

Sipas ligjit, “Kohëzgjatja e procedurës së vlerësimit nuk duhet të kalojë 20 ditë për procedurat mbi kufirin e lartë monetar”. Më tej, sipas përcaktimit ligjor, “Menjëherë, por jo më vonë se 5 ditë pas përfundimit të procedurës së vlerësimit të ofertave, autoriteti kontraktor publikon në sistemin e prokurimit elektronik njoftimin e fituesit”. Ndërsa kryetari Dredha e ka shpallur fituesin 1 muaj e gjysmë më pas datës së marrjes së dokumenteve, më 10 mars 2025.

Si arriti të fitojë STERKAJ me ofertën më të shtrenjtë?

Fillimisht u skualifikuan ose u ishin tërhequr vetë nga konkurrimi 6 pjesëmarrës. Këto oferta të skualifikuara ishin “SHKELQIMI 07” shpk me propozimin 32,000,000.00 Lekë pa TVSH; bashkimi i operatorëve RSM COMPANY shpk & R|S|M CONSTRUCTION shpk & DESARET COMPANY shpk që ofronte ta bënte punën me 32,353,550.00 Lekë pa TVSH; K.M.K shpk me ofertën me vlerë 33,790,600.00 Lekë pa TVSH; MELA. Shpk me propozimin 34,080,500.00 lekë pa TVSH; 2 N shpk, vlera e ofertës 39,984,500.00 Lekë pa TVSH.

Dhe pas këtyre renditet STERKAJ shpk me Nipt J68310708M që u shpall fitues me ofertën 42,276,050. lekë pa TVSH.

Me ndihmën e komisionit të Dredhës, kompania e kushëririt të politikanit të fuqishëm Paulin Sterkaj arriti të shpallej fituese megjithëse kishte të tjerë me oferta më të ulëta. Njëra nga këto kompani që është kualifikuar (2N shpk) çuditërisht është tërhequr në momentin e fundit dhe ia ka lënë tenderin Sterkajt.

Nga ana tjetër, kryetar Dredha nuk pyet për banorët e “Pusit të Mezinit” që presin qysh prej 12 vjetësh premtime që të rregullohet rruga. Jo vetëm që e zvarriti projektin, por siç janë gjasat, punimet nuk do të nisin as para zgjedhjeve. Për më tepër, kryetari kërkon t’i gënjejë banorët me asfaltimin e rrugës ekzistuese që është ngushtë 4-5 metra.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Rama-Veliaj si Erdogani me kryebashkiakun e Stambollit, nga qelia urdhërohet revolta në PS

By: 27 ok
25 March 2025 at 17:45

Dy ngjarje ndodhën në të njëjtën kohë, ditën e djeshme, njëra në Tiranë, tjetra në Stamboll. Ndërsa në Turqi plasën protestat e studentëve për arrestimin e kryebashkiakut nga Erdogani, në Tiranë “kryengritja” e njerëzve të Erion Veliajt në bashki kundër urdhrave të Kryeministrit Rama. Nga qelia e ftohtë, ku po qëndron nën hetim për korrupsion, Erion Veliaj i ka shpallur luftë Ramës.

Kryengritja e Veliajt ndaj Ramës

Më 11 shkurt 2025, një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, Kryeministri Rama me një lëvizje të paprededentë, shkoi në bashki dhe mblodhi stafin duke emëruar në krye një prej nënkryetareve. Sipas ligjit, këtë punë duhet ta bëjë këshilli bashkiak, por atje janë njerëzit e besuar të Veliajt dhe opozita që gjendet në një aleancë fluide të fshehtë me kryebashkiakun pasi i bashkon urrejtja për SPAK-un.

Me një urdhër gojor, Rama komandoi në vend të kryetarit të arrestuar Anuela Ristanin, një nga nënkryetaret e Bashkisë së Tiranës.

Një muaj më pas ndodh çudia. Sipas urdhrit me nr prot. 592, dt 18.3.2025 të firmosur nga Veliaj në qeli, është caktuar Sara Goxhaj që të jetë kryetare e Bashkisë Tiranë.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 8 pika 2, neni 59 pika “I”, pika “3” të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të neneve 22, 28 dhe 29 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, Rregullores me nr. 46111 datë 29.12.2022 për “Miratimin, Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Strukturave të Institucionit të Bashkisë Tiranë”,

URDHËROJ:

Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë.
Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet.

Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit me Qytetarët, për zbatimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njoftohet në stendën e afishimeve publike të Bashkisë Tiranë.

Veliaj përcaktonte gjithashtu që sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Alban Dokushi të ngarkohej me zbatimin e urdhrit.

Por këto lëvizje nuk kanë marrë miratimin e kryeministrit Edi Rama, i cili mbrëmë në një vizitë në Bashki, ka zhbërë gjithçka.

Burimet bëjnë të ditur se ai i ka kërkuar Protokollit që të mos protokollojë urdhrin e nxjerrë nga Veliaj për marrjen e detyrave të kryetarit të Bashkisë nga Sara Goxhaj, duke e larguar këtë të fundit nga pozicioni si dhe ka konfirmuar në detyrë Anuela Ristanin.

Pas burgosjes së Veliajt, Rama dhe Anuela Ristani, kanë qenë së bashku në disa inspektime dhe inaugurime të punëve të Tiranës.

Rama po ashtu ka shkarkuar Alban Dokushin si Sekretar i Përgjithshëm dhe ka emëruar Jonida Halilin në këtë post, e cila më parë ka mbajtur postin e zv/kryetares së Bashkisë.

Ky veprim i Ramës nuk është pritur mirë nga Veliaj, i cili nga burgu i Durrësit ka urdhëruar policinë Bashkiake në Tiranë që ruan institucionin e Bashkisë që mos të lejojnë hyrjen e Halilit në Bashki. Bashkia tashmë është e paralizuar dhe për momentin merr urdhra vetëm nga qelia e burgut të Durrësit.

Nga ana ligjore, kryeministri Rama nuk ka të drejtë komandojë apo shkarkojë asnjë pjesëtar të stafit të bashkisë.

I tronditur se kryengritja e Veliajt nga bashkia do të përhapet në Partinë Socialiste, kryeministri ka dalë dje në terren. Ai është parë i veshur me xhup duke kontrolluar kazanët e plehrave dhe punëtorët e mirëmbajtjes. Bashkia i ka dalë nga kontrolli dhe Rama nuk ka mekanizëm ligjor që ta marrë sërish nën sqetull. Ai mund të shkarkojë

vetëm kryetarin e bashkisë në rastin kur ai dënohet me vendim të formës se prerë. Por vetëm kryetarin dhe jo stafin e tij, pasi kjo është kompetence e këshillit bashkiak.

Pse e arrestoi Erdogan kryebashkiakun e Stambollit?

Ngjarjet duken të ngjashme, sepse Edi Rama e ka idhull Erdoganin dhe ndjek në politikë shembullin e tij. Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu është arrestuar nën akuzën e korrupsionit dhe terrorizmit. İmamoglu u ndalua pas kontrollit në shtëpinë e tij. Janë lëshuar urdhra arresti ndaj 100 personave të tjerë, përfshirë gazetarë dhe biznesmenë. Akuzat variojnë nga korrupsioni te terrorizmi.

Imamoglu i Partisë Republikane Popullore (CHP), përballet me dy hetime të veçanta që përfshijnë gjithashtu akuza për drejtimin e një organizate kriminale, ryshfet dhe manipulim tenderash.

Në një video të postuar në X para se të arrestohej nga forcat e rendit, Imamoglu, kryebashkiak në mandatin e tij të dytë dhe një kundërshtar i fortë i presidentit turk Erdogan, tha: “Qindra oficerë policie u shfaqën në derën time dhe hynë në shtëpinë time. Unë kam besim te kombi im. Ne po përballemi me një tirani të madhe. Por dua ta dini se nuk do të dorëzohem”.

Arrestimi i tij ka shkaktuar protesta masive dhe përplasje me policinë.

Ndalimi erdhi një ditë pasi Universiteti i Stambollit anuloi diplomën e Imamoglut, me pretendimin se është false. Sipas universitetit, diploma përmban “gabime të dukshme”. Diploma nga Universiteti Amerikan Girne (GAU) në Qipron Veriore e lejoi atë të regjistrohej në Universitetin e Stambollit në vitin 1990, por që mund të mos konsiderohet e vlefshme në Turqi.

Kjo lëvizje vjen gjithashtu disa ditë përpara se Partia Popullore Republikane (CHP) kryesore e opozitës të planifikojë të mbajë zgjedhjet paraprake, ku Imamoglu pritej të zgjidhej si kandidati i saj presidencial.

Marrja e diplomës universitare është një nga kërkesat për të kandiduar për president të Republikës  dhe Imamoglu kishte shpallur tashmë synimin e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Kryebashkiaku i Stambollit e quajti të paligjshëm vendimin e universitetit, duke argumentuar se bordi drejtues nuk kishte të drejtë të anulonte diplomën dhe një vendim i tillë i takonte vetëm  “Bordit të Drejtorëve të Administrimit të Biznesit”, fakultetit ku ai studionte.

Ja pse u revoltua Veliaj me Ramën

Në fillim pas arrestimit, Rama u duk sikur po e mbronte Veliajn dhe donte ta shpëtonte nga hetimi i SPAK, por kjo ishte vetëm sa për të mbuluar operacionin e marrjes në dorë të bashkisë, që është praktikisht nën pushtetin e keybashkiakut të arrestuar. Më pas doli në dritë se njerëzit e Ramës ishin të implikuar direkt në hetimin dhe arrestimin e Veliajt për korrupsion.

“Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje se fal, për 7 breza do ta shkrij”, është një nga citimet që dyshohet të ketë folur kryebashkiaku Veliaj me familjarët. Biseda është transkriptuar nga përgjimet e bëra në qelinë e paraburgimit. Përgjimi thuhet se është bërë me ndihmën e ministrit Ulsi Manja. Pas izolimit të Veliajt ka pasur dyshim të arsyeshëm që brenda institucionit ka pasur celular, i futur në mënyrë të paligjshme. Është vendosur kontroll nga Drejtoria e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë dhe grupi i gatshëm ka shkuar në qelinë e Veliajt dhe e kanë ‘përmbysur’. E vetmja mundësi kontakti me familjen, avokatin, e  njerëzit e besuar, ishte kabina telefonike brenda paraburgimit. SPAK ka marrë autorizim të veçantë për të përgjuar vëllain, bashkëshorten dhe njerëz që mund të flisnin me Veliajn. Këto prova janë përdorur për të lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’.

Makthi i Ramës se mos Veliaj i merr partinë

Shqetësimi I Ramës se mos Veliaj i merr partinë është arsyeja kryesore, përse u përgatit denoncimi anonim për kryetarin e bashkisë Tiranë që vuri në lëvizje SPAK. Ky rrezik është real për Ramën, prandaj përfundimihst e ka shitur dhe ka ndihmuar indirekt që të fundoset nga akuza. Në këtë kontekst, qysh para arrestimit, në ndarjen e posteve të drejtimit të fushatës elektorale, Veliajt iu hoq drejtimi i Tiranës. Ndërkohë, duke parashikuar se mundet të ketë një aleancë mes Berishës, Metës  dhe Veliajt, shihet se Rama po mundohet të faktorizojë Lulzim Bashën që të ngrejë aksionet brenda opozitës.

Rama në këto manovra për mbajtjen e pushtetit merr skemat e Erdoganit. Pas ndalimit të Imamoglu, guvernatori i Stambollit pezulloi të drejtën për të demonstruar në qytet deri më 23 mars “për të ruajtur rendin publik”. Sipas vëzhguesit të internetit NetBlocks, qasja në X, YouTube, Instagram dhe TikTok është kufizuar në vend.

Në të njëjtën mënyrë, kryemnistri Rama ka urdhëruar mbylljen e Tik Tok që hyri në fuqi disa ditë më parë. Gjendemi para një përplasje brenda pushtetit njësoj si në Stamboll dhe pritet të shohim përplasje më të mëdha para zgjedhjeve.

Po ashtu, nën shembullin e Erdogan, kryeministri ynë përgatitet të mbajë pushtetin pambarim dhe në këtë kuadër i duhet të fitojë sa më shumë deputetë që të ndryshojë kushtetutën dhe të marrë komptenca që nuk i ka. Pengesë mund t’i bëhet lufta e brendshme në PS.

Nuk është çudi që “kryengritja” e Veliajt në bashki dhe PS të shoqërohet me protesta si në Stamboll dhe të ketë tronditje të pushtetit të Ramën para zgjedhjeve.

Synon të mbulojë korrupsionin dhe dështimet, si po e përdor Rama integrimin në BE për fushatë

By: 27 ok
21 March 2025 at 10:13

Pas 12 vitesh në pushtet, kryeministri Edi Rama po u premton sërish shqiptarëve “ëndrrën europiane” në një përpjekje, që sipas kundërshtarëve të tij politikë, nuk është e bazuar në realitet dhe synon që të mbulojë skandalet korruptive dhe dështimin e qeverisjes.

Kur mbeten ende 3 javë nga hapja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka nisur të artikulojë tezat e tij në kërkim të një mandati të katërt në qeverisje. Të enjten, Rama publikoi në rrjetet e tij sociale një poster me numrin 5, që tregon renditjen e Partisë Socialiste në fletën e votimit, duke kërkuar votat në këmbim të premtimit për “pasaportën europiane” ndaj shqiptarëve.

“Me thjesht një votë për mua dhe PS më 11 maj, çdo prind ka në dorë t’u japë fëmijëve të vet pashaportën e qytetarit shqiptar të Bashkimit Europian, e të mos i lerë të rriten si qytetarë të dorës së dytë në mes të Europës,” propagandoi Rama në Facebook, duke përdorur si simbol edhe flamurin e Bashkimit Europian.

Duke e përdorur procesin e integrimit në BE si kartë elektorale, kryeministri Rama u bën thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste, si e vetmja forcë sipas tij që mund ta fusë vendin në BE, duke premtuar në mënyrë të njëanshme edhe përfundimin e negociatave në vitin 2027.

Procesi i integrimit është një proces më shumë teknik dhe varet nga përmbushja e kritereve që i vendosen qeverisë shqiptare nga Brukseli. Aktualisht, Shqipëria ndodhet në fillim të rrugës për anëtarësim, pasi në dhjetor u mor vendimi për çeljen e negociatave për grup-kapitujt e parë, të ashtuqujturat “Themeloret”, që përfshijnë sundimin e ligjit dhe institucionet demokratike.

Ky proces i zgjatur prej dy dekadash që nga marrëveshja e Stablizim-Asociimit në vitin 2005, është penguar ose ka mbetur pezull në të shumtën e rasteve për shkak të konflikteve të brendshme politike, mungesën e vullnetit për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe mosrealizimit të zgjedhjeve sipas standardeve demokratike.

Për opozitën dhe ekspertë të politikës, përdorimi i tezës së integrimit si tezë elektorale nga Rama nuk është i bazuar në realitet dhe tregon sipas tyre shterpësinë e një programi pas një kohe të gjatë në pushtet.

“Po përdoret procesi  i integrimit për fushatë në një moment kur jemi në fazën e hapjes së grup-kapitujve,” thotë Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit.

Tabaku i tha BIRN se opozita ka pasur një kërkesë të qartë për përfaqësuesit e Komisionit Europian që gjatë periudhës zgjedhore të mos ketë konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE për shkak të përdorimit të tyre në mënyrë elektorale.

“Procesi i integrimit nuk ka pasur ndonjë avancim në 12 vite dhe këta pretendojnë se atë që s’kanë bërë në 12 vite do ta bëjnë në 1 vit,” theksoi Tabaku, duke këmbëngulur se afati i premtuar nga Rama për pasaportën europiane në 2027 është jorealist.

“Nuk ka për ta marrë çfarëdo që të bëjnë, sepse ashtu siç tha Komisonierja për Zgjerimin; nuk ka rëndësi sa grup-kapituj hap, po sa prej tyre mbyll,” shtoi ajo.

Edhe Arlind Qori, kryetar i partisë “Lëvizja Bashkë” mendon se Rama e ka zgjedhur “në mënyrë të pandershme” procesin e integrimit si kartë elektorale dhe po e përdor atë për të mbuluar skandalet korruptive dhe dështimet e qeverisjes.

“Rama është një kryeministër shterpë në ide. Vizioni i tij zhvillimor nuk shkon dot përtej pastrimit të parave të pista në sektorin e ndërtimit. Ndaj këtë shterpësi dhe korrupsion orvatet ta mbulojë përmes gjesteve teatrale apo legjitimitetit fals që vjen prej organizimeve ndërkombëtare,” tha Qori për BIRN.

Sipas Qorit, një proces i shëndoshë i integrimit duhet të vijë prej përfshirjes së të gjithë shoqërisë dhe jo të instrumentalizohej për arsye elektorale. Gjithsesi, ai beson se premtimet për pasaporta europiane nuk do të japin rezultat në zgjedhje.

“Dikur luante rol edhe një foto me përfaqësues ndërkombëtarë. Tanimë jo. Qytetarët duan në radhë të parë që Shqipëria të bëhet e jetueshme, të kemi një model të qëndrueshëm zhvillimi dhe shërbime publike cilësore,” theksoi Qori.

Përdorimi politik i integrimit 

Kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me premtime të tjera, të cilat lidheshin me luftën kundër korrupsionit, shëndetësinë falas, përmbylljen e procesit të legalizimeve apo taksën progresive dhe forcimin e shtetit. Ai i fitoi zgjedhjet pas një koalicioni me Ilir Metën, ish-aleatin e Berishës në qeveri, por 4 vite më vonë në 2017-ën u kërkoi votat shqiptarëve për të qeverisur i vetëm, duke e akuzuar aleancën me Metën se kishte përdorur pushtetin si një ‘tepsi’ për korrupsion.

Ndërsa në vitin 2021, Rama përdori reformën në drejtësi si kalin e betejës elektorale, e cila sapo kishte nisur të jepte frytet e para pas ngritjes së institucionet e reja të drejtësisë.

Sot kur bilanci i kësaj reforme ka çuar pas hekurave për korrupsion disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës në ekzekutiv dhe së fundmi dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, kryeministri ka zgjedhur t’u ofrojë shqiptarëve “ëndrrën europiane”.

Në fushatën elektorale të vitit 2013, ish-kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha u fut në zgjedhje me një tezë të ngjashme dhe me avantazh vendimin e Bashkimit Europian për të liberalizuar vizat me Shqipërinë. Por Berisha i humbi zgjedhjet.

Sipas ekspertit të politikës, Ervis Iljazaj, pedagog i Shkencave Politike pranë Universitetit Europian të Tiranës, procesi i integrimit gjithmonë është përdorur nga politika shqiptare gjatë tranzicionit, sepse klasa politike luan me ëndrrën e shqiptarëve për t’u bërë qytetarë europianë.

“Edhe pse procesi i integrimit ka qenë i gjatë, rraskapitës dhe shumë i vështirë, përsëri shqiptarët kërkojnë të jenë pjëse e BE me të drejta të plota. Në këtë kuptim, edhe kësaj here procesi i integrimit po përdoret për interesa politike,” tha ai për BIRN.

Por, sipas Iljazajt, kartat e integrimit që po luan Rama nuk janë përcaktuese për konsensusin popullor. Ai beson se ka disa arsye se pse Rama krejt papritur e ktheu këtë proces në një tezë elektorale pas 12 vitesh në pushtet, që janë të lidhura me mungesën e ideve të reja të tij dhe me një faktor gjeopolitik që favorizon integrimin e Shqipërisë.

“Tashmë që Shqipëria ka çelur negociatat, konteksti gjeopolitik është i favorshëm dhe Rama kërkon ta përdorë si meritë të tij integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Iljazaj, duke theksuar edhe kontradiktën në qëndrimet e kryeministrit, të tipit:“kur Shqipëria merrte vendime negative nga BE ishte faji i Europës, ndërsa tashmë që integrimi europian ka shanse vërtet, kjo është meritë e Qeverisë”.

Iljazaj beson gjithashtu se Rama po e luan këtë kartë, pasi pas 12 vitesh në qeveri dhe me pushtet të plotë, nuk ka se çfarë të premtojë më. Nga ana tjetër, lojën politike me procesin e integrimit, ai e sheh si të dëmshëm për vetë procesin, i cili kërkon “bashkëpunim dhe jo konflikt”.

“Sigurisht që kjo qasje konfliktuale e politikës së brendshme ndikon në marrëdhëniet Shqipëri-Bruksel, pasi zyrtarët e BE kërkojnë një klimë bashkëpunuese për integrimin dhe jo përdorimin e kësaj çështje për arsye elektorale,” përfundoi Iljazaj. /Birn

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

By: 27 ok
21 March 2025 at 10:11

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme për kuqezinjtë, trajneri Silvinjo dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën në konferencën zyrtare për media nga stadiumi “Wembley” dhe folën për ndeshjen ndaj Anglisë.

Trajneri Silvinjo foli për përgatitjet e skuadrës për ndeshjen ndaj Anglisë dhe problemet në mbrojtje. Tekniku kuqezi theksoi se do të jetë një ndeshje e vështirë, por e gjitha për t’u shijuar. Pavarësisht kundërshtarit, trajneri i Kombëtares tha se lojtarët do të japin maksimumin në fushë, pasi në futboll mund të ndodhë gjithçka.

Problemet në mbrojtje? – Po, është e vërtetë, kemi pasur probleme të vogla gjatë javës. Pasditen e sotme do të kemi stërvitjen e fundit dhe kemi kohë edhe nesër paradite për të vlerësuar lojtarët. Kemi edhe opsione të tjera si Ajeti dhe Mihaj dhe do të marrim një vendim.

Përgatitja për ndeshjen me Anglinë? – Do të jetë një ndeshje e vështirë, por në të njëjtën kohë shumë e këndshme. Është e vërtetë që nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur, por besoj që kjo kohë duhet të mjaftojë për t’u përgatitur për një ndeshje të tillë. E kemi diskutuar këtë edhe në një mbledhje me trajnerët në FIFA. Sa e vështirë është të jesh trajner i një Kombëtareje, ke shumë pak kohë, dy ndeshje në tre ditë, ndërkohë duhet t’i menaxhosh të dyja ndeshjet. Mos të harrojmë që kemi një ndeshje tjetër ndaj Andorrës. Por kjo është ndeshja e parë dhe kemi menduar vetëm për Anglinë. Do të jetë e vështirë sepse nuk ka mjaftueshëm kohë, do të preferonim të kishim më shumë kohë për të bërë një stërvitje të gjatë, por kemi përdorur video dhe kemi folur me lojtarët. Mos të harrojmë një tjetër detaj: lojtarët shpesh vijnë të lodhur, jo vetëm nga Shqipëria, por nga të gjitha Kombëtaret, pasi sezoni është i gjatë. Por nuk duhet të ankohemi, sot do të zhvillojmë stërvitjen e fundit dhe nesër do të vendosim për formacionin.

Thomas Tuchel? – Futbolli është i pabesueshëm dhe gjatë 90 minutave mund të ndodhë gjithçka. Ne e kemi studiuar Tuchel-in, po ashtu edhe ekipin e Anglisë. E dimë si i pëlqen atij të luajë, ka shumë lojtarë të mirë në përbërje, por besoj se për të dyja ekipet, çdo gjë është shumë e qartë. Janë 90 minuta që duhen luajtur, për t’u shijuar, për të marrë përgjegjësi, por duke e respektuar gjithashtu kundërshtarin, pasi është një nga ekipet më të mira në botë. Por ne jemi të përqendruar dhe jemi përgatitur.

A keni presion në ndeshjen e nesërme dhe a do të ndryshoni diçka në mënyrën e lojës? – Tuchel është një trajner i mirë. Është i ri, por në të njëjtën kohë edhe fitues, ka shumë energji. Nuk ka rëndësi se si do të luajmë. Mund të luajmë me tre apo katër mbrojtës. Sistemi nuk ka shumë rëndësi sepse janë lojtarët ata që lëvizin në fushë. Janë një ekip me shumë cilësi të lartë fizike dhe teknike, luajnë mirë një kundër një. Ne do të tentojmë të bëjmë diçka të veçantë. Sigurisht që kemi punuar në aspektin e mbrojtjes dhe të sulmit. Do të tentojmë të bëjmë diçka të veçantë në aspektin e sulmit. Është ndeshja e parë, është sfiduese dhe e vështirë. Por le ta shijojmë, pasi jemi në një nga stadiumet më të bukura në botë. Është momenti për ta shijuar.

Eksperienca në Angli, nisur nga kjo sa e kuptoni futbollin anglez? – Po, kam luajtur në Angli kohë më parë. Zabaleta ka kaluar rreth 10 vjet në Angli. E kuptojmë ritmin e lartë që ka kampionati anglez. Është një nga ligat më të forta të botës, luajnë në nivele shumë të larta. Në ekipin Kombëtar ka lojtarë shumë të mirë me shumë cilësi. Këtu nuk flasim për konkurrencë, por duhet të tentojmë të punojmë në lidhje me sulmin, sepse me një ekip si Anglia nuk duhet të luash vetëm për të mbrojtur, por duhet të krijosh një lloj strategjie, pasi ritmi është shumë i ndryshëm. Ne kemi punuar, kemi folur me lojtarët, kemi përdorur videot dhe jemi përgatitur për 90 minutat nesër.

Lewis-Skelly i Arsenal? – Është lojtar shumë i mirë, mendoj që ka një të ardhme shumë të mirë. Është kënaqësi kur shikon lojtarë të rinj që thirren në Kombëtare dhe fillojnë të luajnë me një ekip si Arsenali. Dua ta uroj Artetën si trajner. Ka lojtarë shumë të mirë. E shijoj shumë punën dhe futbollin që ata bëjnë.

A mund të jetë Silvinjo një Kristofer Kolombi që do të zbulojë Amerikën? – Ne punojmë së bashku. Nuk ka rrugë tjetër. Duhet të vendosim zemrën dhe shpirtin në fushë. Ka vetëm një rrugë, duhet të luftojmë për çdo pikë. Çdo metër në fushë është i rëndësishëm. Ne kemi lojtarë të mirë, nga aspekti fizik dhe me përvojë. Duhet të luftojmë që të ecim përpara.

Çfarë mendoni ju se i mungon Anglisë? – Është një pyetje e vështirë. Unë e respektoj shumë ekipin anglez. Më kujtohet në vitet 2000-2001 një ndeshje mes Anglisë dhe Brazilit 1-1 këtu në Wembley, një atmosferë fantastike e tifozëve. Është e vërtetë që i ka munguar një performancë e mirë në ndeshjet finale, por kemi parë performanca shumë të mira në Europian dhe Botëror. Futbolli është i tillë, keni lojtarë shumë të mirë dhe perspektivë për të fituar.

Kapiteni i ekipit tonë kombëtar, Berat Gjimshiti rikthehet në skuadër pas një mungese në Nations League, teksa shprehet se e ka gjetur ekipin me një atmosferë mjaft pozitive. Ai nënvizoi në konferencën për media se Shqipëria do të provojë gjithçka nesër në fushë ndaj Anglisë, ndërsa vlerësoi me nota të larta kundërshtarin.

Gjimshiti tha ndër të tjera se ekipi është përgatitur mirë gjatë këtyre ditëve dhe do të luftojë si grup për të ndalur ishullorët.

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, rikthehet në skuadër pas mungesës në Nations League dhe u shpreh se ka gjetur një atmosferë mjaft pozitive. Në konferencën për media, kapiteni kuqezi vlerësoi kundërshtarin me nota të larta, por theksoi se Shqipëria do të provojë gjithçka në fushë ndaj Anglisë. Gjimshiti tha ndër të tjera se ekipi është përgatitur mirë gjatë këtyre ditëve dhe do të luftojë si grup për të ndalur ishullorët.

Si e gjetët atmosferën në skuadër pas rikthimit – Gjeta një atmosferë shumë të mirë. Një frymë të re, ka disa lojtarë të rinj, janë talente, përmirësojnë ekipin. Në stërvitje kam parë që çdokush jep maksimumin në fushë që të arrijë një qëllim që nuk ka ndodhur kurrë. Besoj kjo është gjëja më e rëndësishme.

A mund të arrihet kualifikimi në Botëror? – Thonë që ëndrrat nuk janë të mundura, por besoj që disa ëndrra edhe realizohen. Dhe pse jo. Nuk besoj që më herët njerëzit mendonin se Shqipëria do të kualifikohet dy herë në Europian. Ne jemi një ekip më i vogël se Anglia, por kemi një qëllim. Duhet të provojmë sepse mundësitë i kemi, të japim gjithçka dhe në fund shikohet rezultati. Por duhet të japim gjithçka në fushë dhe pastaj nëse arrijmë, është një sukses.

Sa e vlerësoni ndeshjen duke pasur parasysh kundërshtarin? – Forca e Anglisë dihet, nuk dua të flas për lojtarët individualisht. Ne jemi përgatitur mirë, trajneri na ka thënë se çfarë duhet të bëjmë në fushë dhe do jemi të përgatitur të japim gjithçka në fushë. Ajo që është më e rëndësishme është që ekipi të bëjë atë që di të bëjë në fushë. Kemi pasur pak ditë në dispozicion për t’u përgatitur, por jemi përgatitur shumë mirë dhe do të shohim nesër.

Do ia dilni të bllokoni Harry Kane? – Individualisht nuk besoj se duhet të flasim për lojtarët e Anglisë. Ekipi ka një punë të vështirë nesër, jo vetëm Gjimshiti apo kush do luajë nesër. Si ekip duhet të ndalim sulmin e Anglisë. Nuk do jenë duele individuale, por do jete duel skuadrash dhe besoj se nëse e përballojmë mirë, do e kenë të vështirë.

Sa mendon që do e përballojë Shqipëria sfidën e nesërme, duke marrë parasysh që Anglia hyn si favorite? – Besoj se Anglia jo vetëm kundër nesh, por edhe ndaj ekipeve të tjera hyn favorite në fushë për të fituar. Nuk besoj se Anglia do të na nënvlerësojë sepse edhe ata e dinë që kemi bërë disa gjëra të mira si kombëtare. Futbollit nuk i dihet, besoj se nuk do të na nënvlerësojnë.

Çfarë keni mësuar nga Europiani dhe që do ta aplikoni në ndeshjen e nesërme? – Besoj se kemi bërë një Europian të mirë, edhe pse nuk kaluam më tej. Kishim kundërshtarë shumë të fortë, të nivelit botëror, si Anglia nesër. Duhet të kemi përqëndrim 100% gjatë gjithë ndeshjes. Në Europian pësuam gola shpejt në ndeshjet ndaj Italisë dhe Kroacisë për shkak të pa përqëndrimit 100% në fushë.

Sa i keni shanset për të kaluar grupin? – Është herët për të folur për shanset. Ndoshta pas katër ndeshjesh mund të përcaktohet më mirë. Por ne nuk do të hyjmë në fushë pa një qëllim. Ne do të japim gjithçka në fushë.

❌