Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdaySinjali

Interi përshpejton bisedimet për transferimin e Djed Spence

18 July 2026 at 14:39

Interi po lëviz me shpejtësi për të siguruar shërbimet e mbrojtësit anglez Djed Spence.

Sipas Gazzetta dello Sport, Tottenham ka vendosur një çmim prej të paktën 35 milionë eurosh për 25-vjeçarin, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij të fundit.

Trajneri Cristian Chivu e vlerëson Spence për faktin se mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, ndërsa vetë lojtari thuhet se është i gatshëm për një transferim te Interi.

Nëse marrëveshja nuk arrihet, klubi italian ka në listën e alternativave edhe Nahuel Molina dhe Vanderson.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Interi përshpejton bisedimet për transferimin e Djed Spence appeared first on Sinjali.

Interi kërkon përforcim në mbrojtje, objektivi kryesor Bremer

28 May 2026 at 07:10

Interi po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Juventusit, Gleison Bremer, gjatë merkatos verore.

Skuadra zikaltër pritet të bëjë ndryshime në repartin defensiv, pasi Francesco Acerbi dhe Matteo Darmian mund të largohen, ndërsa ende nuk ka siguri për të ardhmen e Alessandro Bastoni, Stefan De Vrij dhe Yann Bisseck.

Trajneri Cristian Chivu thuhet se ka kërkuar përforcime në qendër të mbrojtjes dhe drejtuesit e klubit kanë kthyer vëmendjen nga rivali i madh, Juventusi.

Sipas raportimeve nga Italia, Interi është i gatshëm të tentojë afrimin e Bremerit për t’i plotësuar kërkesat teknikut rumun.

Mbrojtësi brazilian po mendon një largim nga Juventusi gjatë kësaj vere, pasi kërkon një sfidë të re në karrierë. Klauzola e tij e largimit raportohet të jetë rreth 58 milionë euro, megjithëse bardhezinjtë mund të pranojnë një shumë më të ulët për shkak të problemeve fizike që lojtari pati sezonin e kaluar.

Përveç Interit, interesim për Bremerin kanë shfaqur edhe disa skuadra nga Liga Premier. Braziliani pritet të jetë pjesë e Kombëtares së Brazilit në Kupën e Botës 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Interi kërkon përforcim në mbrojtje, objektivi kryesor Bremer appeared first on Sinjali.

❌
❌