Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdaySinjali

Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia gjobit me nga 500 mijë lekë dy drejtues në Vlorë

11 July 2026 at 12:53

Dy drejtues mjetesh lundruese janë ndëshkuar me gjoba të larta nga Policia Kufitare, pasi u konstatuan duke lundruar në afërsi të zonave të frekuentuara nga pushuesit, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Aksionet janë zhvilluar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të kontrolleve për garantimin e sigurisë përgjatë vijës bregdetare.

Rasti i parë është evidentuar në plazhin e Semanit, ku drejtuesi i një mjeti lundrues tip “Jet Ski”, i identifikuar me inicialet E. D., është konstatuar duke lundruar pranë bregut, në zonën ku ndodheshin pushuesit.

Për këtë shkelje, ai është ndëshkuar me masë administrative në vlerë prej 500 mijë lekësh të rinj, ndërsa mjeti lundrues është bllokuar administrativisht.

Ndërkohë, gjatë patrullimeve në zonën e njohur si “Plazhi i Hidrovorit”, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një gomone që lëvizte në mënyrë të kundërligjshme pranë pushuesve.

Gjatë verifikimeve është zbuluar se drejtuesi i saj, shtetasi J. H., nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për mjetin lundrues.

Për shkeljet e konstatuara, ndaj tij është vendosur masë administrative prej 510 mijë lekësh të rinj, ndërsa edhe gomonia është bllokuar administrativisht.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese dhe operatorëve që ushtrojnë veprimtari në det të respektojnë rregullat e lundrimit dhe perimetrat e sigurisë, me qëllim shmangien e rrezikut për pushuesit.

Autoritetet kanë paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror dhe se ndaj çdo shkelësi do të merren masa të menjëhershme, në funksion të garantimit të jetës dhe sigurisë së qytetarëve në plazhe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia gjobit me nga 500 mijë lekë dy drejtues në Vlorë appeared first on Sinjali.

23-vjeçarja në Vlorë i jep fund jetës me fotoksinë, dyshohet se shkak ishte i fejuari

3 July 2026 at 07:32

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Xhyherinë, Vlorë, ku një 23-vjeçare, Ola Metani, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë dhe ka humbur jetën.

Dyshohet se ajo jetonte me të fejuarin e saj.

Në lidhje me vdekjen e saj ka reaguar edhe xhaxhai i saj i cili tha:

“O Ola e xhaxhit. Menduam që mjaft i kemi pasur lotët, por ikja jote na hidhëroi shpirtin. Ishte një lule e bukur dhe e tillë do të mbetesh gjithë jetën, o yll i bukur, që na loton zemrën dhe shpirtin. Lamtumirë, o yll i xhaxhit”, shkruan xhaxhai në Facebook.

Deri tani lidhur me ngjarjen policia nuk ka reaguar dhe nuk ka dhënë asnjë detaj.

Ndërkohë një mikeshë e saj shkruan se shkak mund të ketë qenë i fejuari.

Në një fshat të Vlorës ka vdekur një 23 vjeçare. Mendohet se shkak ka qenë i fejuari”, shkruan shoqja e të ndjerës në rrjetin social facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 23-vjeçarja në Vlorë i jep fund jetës me fotoksinë, dyshohet se shkak ishte i fejuari appeared first on Sinjali.

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Vlorë, dëme materiale

2 July 2026 at 08:26

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një ambient lokali në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen “Pavarësia”, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në ambientet e lokalit. Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një automjet që ndodhej i parkuar pranë lokalit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan Abcnews.al.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve të vendosjes së lëndës plasëse. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Vlorë, dëme materiale appeared first on Sinjali.

Përfshihet nga zjarri një apartament në Vlorë, nuk raportohet për të lënduar

16 June 2026 at 08:00

Një apartament në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia, pranë ish-Kombinatit, është përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 të mëngjesit sotëm në Vlorë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth.

Operacioni ka qenë i vështirë për shkak të lartësisë së katit ku ra zjarri, shkruan Tch.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në banesë kanë qenë të konsiderueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfshihet nga zjarri një apartament në Vlorë, nuk raportohet për të lënduar appeared first on Sinjali.

Të shtënat me armë zjarri në Vlorë: Një 37-vjeçari i plagosur, dalin detaje

5 June 2026 at 07:47

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur dje në mbrëmje në fshatin Sevaster të Vlorës.

Burime bëjnë me dije për A2CNN se i plagosuri është 37-vjeçari Shpati Kamberaj, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Sipas informacioneve paraprake, Kamberaj ka marrë një plumb në pjesën e femurit, në njërën këmbë. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se menjëherë pas ngjarjes, 37-vjeçari është transportuar fillimisht nga familjarët e tij deri në fshatin Kotë, ku është marrë nga një ambulancë dhe është dërguar drejt spitalit.

Pas mbërritjes në spital, ai është futur në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e plagës së marrë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e mundshëm, shkruan A2CNN.

Deri më tani, nuk ka ende informacion mbi motivet e plagosjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtënat me armë zjarri në Vlorë: Një 37-vjeçari i plagosur, dalin detaje appeared first on Sinjali.

❌
❌