Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Java News

Juristi Dervishaj për “Ballukun” në GJK: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

By: A R
23 January 2026 at 12:58

Juristi i njohur, Bledar Dervishaj ka komentua seancën e zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, sa i takon kërkesës së Kryeministrit, Edi Rama për vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të Zv.Kryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Referuar qëndrimit të mbajtur në këtë seancë nga Prokuroria e Posaçme, Dervishaj shkruan në reagimin e tij se ajo nuk u ngrit në nivel Kushtetues dhe se argumentet e paraqitura vlejnë vetëm për gjykatat e zakonshme, dhe jo përpara trupës kushtetuese.

Çështja objekt shqyrtimi përpara Gjykatës Kushtetuese, vijon më tej Dervishaj, nuk ka asnjë lidhje me argumentet e dhëna nga SPAK, ndërsa e mbyll reagimin e tij duke thënë se Prokuroria ka hyrë në një terren që nuk e zotëron dot.

Postimi i Dervishaj

Mbrojtja që Prokuroria e Posacme i bëri sot veprimtarisë së saj dhe vendimit të GJKKO-së, nuk u ngrit në nivel Kushtetues, por thjesht dhe vetëm tek rreziku i helmimit/prishjes së provave, etj. Këto lloj argumentesh vlejnë vetëm për gjykatat e zakonshme, por jo përpara trupës kushtetuese.

Çështja obekt shqyrtimi përpara Gj.Kushtetuese ska asnjë lidhje me argumentet e dhëna nga Spak.

Çështja objekt gjykimi është krejt tjetër gjë, terren të cilin SPAK nuk e zotëron dot, pavarësisht se e ka shkelur keq në rastin konkret.

GJKKO pushon hetimet për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

By: A R
23 January 2026 at 12:49

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pushuar çështjen në ngarkim të ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Çështja kishte ardhur nga prokuroria e Beratit dhe lidhje me trasferimin e dy oficerëve.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci, raporton se pavarësisht verifikimit nuk u gjetën prova për paligjshmëri nga ana e ish-kreut të Policisë.

Sjellim ndërmend se Rrumbullaku u largua nga drejtimi i Policisë së Shtetit në shtator të vitit 2024 dhe e mbajti këtë detyrë për dy vjet.

Vrasja për aksidentin me makinë, lihen në burg të dyshuarit. Vokrri: Nuk mbaj mend ta kem goditur me çekiç

By: A R
23 January 2026 at 12:41

Gjykata e Tiranës vendosi të mbyllë në paraburgim 3 të dyshuarit për vrasjen e Petrit Ndout. Në masën “arrest në burg” u lanë Andis Vokrri, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula. Gjatë seancës ata kanë mohuar që të jenë të përfshirë në ngjarje. I dyshuari kryesor, Vokrri, pretendoi se ka pasur një konflikt fizik dhe verbal por nuk kujtonte të këtë goditur me çekiç Ndoun dhe pretendon se nuk ka pasur një të tillë me vete.

Dy të arrestuarit e tjerë, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula dyshohen për “moskallëzim krimi”, shkruan A2. Ata kanë pretenduar se janë larguar nga vendi  i ngjarjes nga frika, ku kishin ndaluar për shkak të një problemi me gomën dhe ndaj nuk e kanë njoftuar policinë.

Çfarë ndodhi?

Një konflikt mes drejtuesve të dy automjeteve i ka marrë jetën një 57-vjeçari gjatë natës në aksin rrugor Thumanë–Krujë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bushnesh, ku dyshohet se pas një përplasjeje mes makinave ka nisur edhe një konflikt fizik.

Si pasojë, 57-vjeçari Petrit Ndou, banues në Pukë, ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe një çekiç, i cili dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Sipas hetimeve paraprake, viktima dyshohet se është goditur në kokë me çekiç nga 28-vjeçari, Andi Vokrri, banues në Mamurras. Ky i fundit është arrestuar nga Policia, ndërsa janë marrë dëshmi edhe nga persona që kanë qenë dëshmitarë okularë të ngjarjes. Dëshmitare okulare në vendngjarje ka qenë bashkëshortja e viktimës, e cila ka rrëfyer të gjithë dinamikën dhe se bashkëshorti i saj Petrit Ndou u qëllua me çekiç nga i riu pasi ndaluan makinat.

Burime policore bëjnë me dije se autori i dyshuar ka qenë duke udhëtuar me automjet, së bashku me familjarë të tij. Autori dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Krujës, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë, arrestohet hajduti serial, sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e vjedhur

By: A R
23 January 2026 at 12:33

Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer disa vjedhje gjatë 2 ditëve të fundit dhe gjatë vitit 2025. Në pranga ra Klajdi Muhametaj, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e vjedhur, veshje që dyshohet se ka përdorur 43-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sende të forta që ai përdorte për hapjen e dyerve.

“Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Objektivi”, si rezultat i të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: K.M., 43 vjeç banues në Tiranë”, tha policia

Muhametaj është i dyshuar si autor i 6 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, konkretisht:

-më datë 21.01.2026, dyshohet ka vjedhur me thyerje, një shumë parash dhe disa dokumente, në zyrat e postës shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke;

-në datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025, ka vjedhur shuma parash dhe produkte, në 4 lokale në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se ai i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe sende të forta që përdorte për hapjen e dyerve.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

By: A R
23 January 2026 at 12:27

Prokuroria e Posaçme ka mohuar lajmet në lidhje me sekuestrimi e telefonit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Në programin e transparencës, pyetjes se nëse Ilir Prodës i është sekuestruar telefoni, SPAK ka kthyer përgjigje duke u shprehur:

“Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk e ka sekuestruar telefonin e Drejtorit të Policisë së Shtetit”, thotë SPAK.

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Janar 2026

By: A R
23 January 2026 at 12:20

Dashi

Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund. Beqaret do realizojnë takime vërtet interesante te cilat mund t’ua shndërrojnë jetën përgjithmonë. Situata financiare do konsolidohet tej mase. As vete nuk do e kuptoni sepse gjithçka do vendoset ne rregull.

Demi

Do ju kushtoni rëndësi te madhe edhe detajeve te vogla sot juve te dashuruarit dhe gjerat do ecin për mrekulli. Do i harroni njëherë e mire problemet dhe mosmarrëveshjet e dikurshme. Beqaret do vërtiten gjate gjithë kohës ne kërkim te dashurisë, por nuk do e gjejnë atë. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume edhe sikur gjendja te jete e qëndrueshme.

Binjaket

jeta sentimentale e çifteve do jete e favorizuar ne çdo moment. Do dashuroheni me ëmbëlsi me atë qe keni ne krah. Priten dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite për beqaret. Shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht për ta. Ne planin financiar përfitoni nga atmosfera e qete për te riorganizuar gjendjen sepse me vone do jete e pamundur.

Gaforrja

Te dashuruarit do kalojnë një dite shume normale dhe aspak problematike. Ne mbrëmje mund te ketë edhe ndonjë darke romantike. Ju beqaret nuk duhet t’iu besoni plotësisht atyre qe do iu joshin sepse disa janë eksperte te gënjeshtrave. Do vuani me vone nëse nxitoheni. Ne planin financiar situata do ndërlikohet edhe me tepër për shkak te shpenzimeve te detyruara.

Luani

Merkuri nuk do krijoje kushtet e favorshme sot për te dashuruarit dhe nga ana tjetër do i nxite ata te debatojnë me njeri-tjetrin. Dita do jete delikate. Beqaret do jene te pafat dhe nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Financat do jene shume te mira. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe do ju mbeten edhe disa para për t’i hequr mënjanë.

Virgjeresha

Dite e mrekullueshme dhe e mbushur me kënaqësi pa fund kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni te bekuar nga yjet ne çdo moment. Beqaret do kenë një dite plot angazhime dhe nuk do kenë mundësi për te dale neper takime. Financat do jene ne një gjendje me te mire se kohet e fundit, por ende nuk është koha për te bere investime te tejskajshme.

Peshorja

Do jeni mjaft ne humor gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do përgatisni surpriza pa fund për partnerin. Shpeshherë do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Beqaret do qëndrojnë serish te vetmuar dhe do e vuajnë tej mase këtë. Mos e fajësoni gjithë kohës veten për gjendjen delikate te financave, por mundohuni te gjeni nga një zgjidhje.

Akrepi

Dite shume e turbullt dhe e mbushur me mosmarrëveshjet te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar. As beqaret nuk do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe kane kohe qe e pëlqejnë dhe kjo do i mërzitë. Jupiteri do iu beje me te organizuar ne planin financiar. Situata do vije duke u përmirësuar.

Shigjetari

Venusi do e mbroje sot jetën tuaj ne çift. Klima do jete e ngrohte dhe ju do jeni mjaft seksuale. Do jeni te kuptueshëm dhe do toleroni mjaft. Edhe beqaret me ne fund do vendosin pak rregull ne jetën e tyre. Tregohuni sa me te hapur ndaj takimeve dhe mund te ndeshni personin e ëndrrave. Projekti qe kishit menduar për te përmirësuar financat do te realizohet.

Bricjapi

Jeta sentimentale e çifteve do jete e favorizuar. Iu jeni nder ata qe i jepni një rëndësi te madhe asaj dhe e gjeni kohen kurdoherë. Do ndiheni mire sot. Edhe jeta e beqareve do jete me e animuar. Do keni takime interesante te cilat mund t’iu ndryshojnë rrjedhën e gjithçkaje. Mos e lini zgjedhjen e problemeve financiare për me vone, merruni sot sepse situata mund te ndërlikohet.

Ujori

Gjate kësaj dite do flisni për disa tema delikate me partnerin tuaj. Ai do iu kuptoje dhe do iu mbështesë ne gjithçka. Edhe ata qe kane pasur probleme do mund te vendosin paqen. Dita për beqaret do jete shume e këndshme. Do keni takime interesante me persona qe ia vlen te krijoni një lidhje. Financat do jete te qëndrueshme, por gjithsesi nuk është momenti i duhur për te bere transaksione.

Peshqit

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni vesh për çdo gjë me personin qe keni ne krah dhe priten veç gjera te mira te ndodhin. Për beqaret do ketë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Financat do jene mjaft delikate. Do ju duhet durim dhe mund për ta stabilizuar situatën sa me pare.

Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

By: A R
23 January 2026 at 12:11

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga panairi ndërkombëtar i turizmit në Madrid, ku Shqipëria po përfaqësohet mes më shumë se 160 vendeve nga e gjithë bota.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama thekson se vendi ynë po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme nga tregjet ndërkombëtare, duke u vlerësuar si një destinacion turistik autentik dhe gjithëvjetor, në një event ku marrin pjesë mbi 10 mijë kompani të sektorit të turizmit.

“Në panairin e turizmit në Madrid, që është dhe pikëtakimi i profesionistëve të turizmit, ku marrin pjesë mbi 160 vende nga e gjithë bota dhe më shumë se 10,000 kompani, Shqipëria po merr një vëmendje të jashtëzakonshme nga tregjet ndërkombëtare si një destinacion turistik dhe autentik gjithëvjetor”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit (FITUR) në Madrid, një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për industrinë e turizmit, u çel një ditë më parë, ku i pranishëm ishte dhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja.

Ky i fundit deklaroi se stenda shqiptare është konceptuar nën moton “Albania All Senses”, me pjesëmarrjen e një numri të gjerë agjencish turistike, partnerësh, shoqatash, si dhe përfaqësues nga bashkitë dhe strukturat që merren me promovimin e turizmit, kulturës, traditës, folklorit dhe artizanatit shqiptar.

Tentuan të fusnin drogë në burg, në pranga polici dhe familjari i të paraburgosurit

By: A R
23 January 2026 at 12:04

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB), pas një hetimi të thelluar disa-mujor të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka finalizuar me sukses një operacion kundër veprimtarisë kriminale në IEVP Elbasan.

Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit datë 22.01.2026, bazuar në vendimin nr. 784, datë 19.12.2025, u ekzekutua masa “Arrest me burg” ndaj tre personave nën hetim:
N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan
E.K., familjare e një të paraburgosuri
G.S., i paraburgosur në IEVP Elbasan

Hetimi, i zhvilluar me metoda speciale, zbuloi një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në institucion me qëllim përfitimin financiar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal, akuzohet se ka kryer vjedhje me armë në Spanjë

By: A R
23 January 2026 at 11:57

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pronës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja, si rezultat i sigurimit të informacionit në rrugë operative, mbi vendndodhjen e shtetasit të kërkuar për llogari të Spanjës, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve, me Interpol Madridin, nëpërmjet Interpol Tiranës, finalizuan operacionin e koduar “Aksi”.

Në kuadër të operacionit, u kap teksa lëvizte me automjet, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi A. I., 45 vjeç.

Në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Spanjë i kanë caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 45-vjeçari drejtonte automjetin tip “Benz”, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. Ndërkaq, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. I., në Spanjë.

Monitorimi, ndotja në Ballkanin Perëndimor është më e larta në Evropë

By: A R
23 January 2026 at 11:49

Kur mendojmë për qytetet më të ndotura në botë, na vijnë në mendje imazhet e Delhit ose Pekinit, por të dhënat e reja kanë zbuluar probleme të mprehta të ndotjes më afër zemrës së Evropës.

Një studim i publikuar nga gazeta britanike The Guardian konstaton faktin se ndotja nga grimcat në Ballkanin Perëndimor është më e larta në Evropë.

Nivelet e ndotjes në këtë rajon llogariten madje se janë ndër më të lartat në botë. Dioksidi i karbonit në dimër në shtetet ballkanike rezulton të jetë mbi 30 herë më i madh se ai që shohim normalisht në Evropën Perëndimore.

Një nga pjesët më të vështira të studimit ishte kalimi i shumë kohës në trafik nga ekspertët e mjedisit, duke ngarë makinën në rrugët e ngushta lart e poshtë kodrave të kryeqytetit boshnjak. Disa mbrëmje ishin dukshëm të mbuluara me mjegull në perëndim. Kishte erë të qartë tymi druri dhe qymyri në zonat e banuara.

Ekipi shqyrtoi një pjesë të përzierjes së ndotjes nga grimcat, që tejkaloi udhëzimin ditor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për 66% të kohës dhe shpesh ishte më shumë se tetë herë më e lartë.

Vendet më të ndotura ishin zonat e banimit, ku ndotja e ajrit dominohej nga ngrohja e shtëpive, duke përfshirë djegien e drurit, qymyrit dhe mbeturinave, së bashku me sasi të larta të hidrokarbureve që shkaktojnë kancer. Një flotë e vjetër automjetesh i ka shtuar problemet me ndotjen kryeqytetit boshnjak.
Një automjet mesatar në Sarajevë është 19 vjeç, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar makinat kanë moshë mesatare 10 vjeç.

Për të dalë nga kjo situatë emergjente, ekspertët u kanë rekomanduar autoriteteve boshnjake izolimin e shtëpive, ngrohjen qendrore, si dhe reduktimin e përdorimit të sobave në nëntë zona prioritare të Sarajevës.

Këto plane janë të nevojshme për të ulur ngrohjen me lëndë djegëse të ngurta në ato zona me 90% deri në vitin 2033.

Hiqej si avokate, Prokuroria e Fierit çon në gjyq një qytetare

By: A R
23 January 2026 at 11:39

Hiqej si avokate dhe premtonte zgjidhje të shpejtë të çështjeve ligjore, duke përfituar para nëpërmjet mashtrimit, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasen K.K.

Prokuroria e Fierit përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim, shtetasen K.K. për veprën penale ‘Mashtrimi’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Fshehja e të ardhurave’.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.768 të vitit 2025, regjistruar mbi bazën e kallëzimit të disa shtetasve dhe transmetimit në mediat investigative ku paraqiteshin shqetësimet se e pandehura K.K., duke u prezantuar si avokate, kishte arritur të merrte vlera monetare nëpërmjet mashtrimit, u evidentua se e pandehura, e cila për një periudhë të gjatë kohore është prezantuar si avokate, ka përfituar shuma monetare nga disa qytetarë, duke u premtuar zgjidhjen e çështjeve të ndryshme ligjore, administrative dhe gjyqësore, përfshirë legalizime pronash, procedura pensioni, çështje pronësie, përfaqësim në procese gjyqësore civile etj.

Nga verifikimet e kryera rezulton se këto shërbime, nuk janë realizuar, megjithëse vlerat monetare janë marrë nga e pandehura. Pagesat janë kryer në forma të ndryshme, përfshirë dorëzime në dorë, transferta financiare dhe pagesa të deklaruara si kapar apo shpenzime procedurale.

Në disa episode, viktimat janë siguruar nga e pandehura se procedurat ishin në vijim dhe se çështjet do të përfundonin brenda afateve të caktuara, ndërkohë që më pas komunikimi me të është ndërprerë dhe nuk është dhënë asnjë rezultat konkret. Në raste të tjera, rezulton se janë dhënë informacione të pavërteta mbi ekzistencën e proceseve gjyqësore apo aplikimeve administrative, të cilat, pas verifikimit pranë institucioneve përkatëse, nuk kanë rezultuar të jenë bërë prej saj. Të mashtruar nga e pandehura në këtë procedim janë evidentuar 8 shtetas kryesisht qytetarë të Lushnjes dhe Fierit.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se e pandehura ka kryer veprime në dukje të një përfaqësimi ligjor në një kohë kur nuk kishte status aktiv për ushtrimin e profesionit të avokatit, si dhe ka përfituar të ardhura nga ky aktivitet pa i deklaruar ato pranë organeve tatimore. Nga të dhënat e administruara, rezulton se për disa vite ajo ka ushtruar aktivitet ekonomik faktik, ndërkohë që figuronte me status pasiv në regjistrat tatimorë, duke mos deklaruar të ardhurat e përfituara dhe duke shmangur detyrimet përkatëse tatimore.

Do të presë rreth 800 nxënës, Rama ndan pamje nga rindërtimi i gjimnazit në Laknas

By: A R
23 January 2026 at 11:30

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes pamjet nga punimet për rindërtimin nga e para të gjimnazit “Sulejman Elezi” në fshatin Laknas të Kamzës, që do të mirëpresë rreth 800 nxënësve.

“Mirëmëngjes, dhe me punimet që vijojnë në Laknas për ndërtimin nga e para të gjimnazit ‘Sulejman Elezi’, i cili do të mirëpresë mbi 800 nxënës në kushte dinjitoze, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama, krahas pamjeve të punimeve për rindërtimin e gjimnazit.

Sjellim ndërmend se punimet për këtë kantier kanë nisur një vit më parë. Sipas qeverisë, gjimnazi i ri do të ketë: Klasa bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor, terrene sportive për aktivitete fizike, hapësira të gjelbra për shlodhje dhe mjedis më tërheqës, panele diellore për të garantuar energji të pastër dhe efikasitet energjetik.

Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

By: S T
23 January 2026 at 11:24

Nga Arian Leka

Në librin “Treni ADN”  (Intergrafika, 2024) Dhimitër Anagnosti shfaqet jo si poeti që mëton një vend në poezi, por si autor që e ka poezinë si vazhdim të domosdoshëm të jetës së vet krijuese. Qasja ndaj poezisë, si hapësirë arti e pashijuar, e vendos autorin në sporvën e një dallimi thelbësor, që veçon poetët episodikë nga ata që shkruajnë nën “ankthin e domosdoshmërisë” apo nga kërkesa për ta lënë me shkrim dëshminë e tyre. Tashmë ambicia artistike e Anagnostit është qetësuar falë fronit prej korifeu në kinematografi, por nevoja ekzistenciale e tij për t’u shprehur edhe përmes vargjeve është shtysa që e fton jo thjesht të dëshmohet, por për të dëshmuar edhe përmes poezisë.

“Treni ADN”  vjen si një libër ku poezia, kinemaja, kujtesa dhe etika njerëzore bashkohen në një zë unik, që nuk konkurron me traditat, por bashkëbisedon me të. Kërkimi i efektit kalimtar, si një libër kurshtie prej “kineastit që shkruan poezi” është e tejkaluar, pasi Anagnosti e di se historia e artit ka regjisorë të shquar, të njohur edhe në poezi, mes tyre Jean Cocteau, Andrei Tarkovsky, Pier Paolo Pasolini apo Alejandro Jodorowsky, që e poetizuan filmin dhe që e kanë poezinë pjesë të së njëjtës ndjeshmëri artistike. Në këtë këndvështrim “Treni ADN” kërkon vëmendje falë peshës së përvojës që sjell dhe urtësisë së zërit autorial në këtë formë të poezisë vizuale, që lidh kinemanë me poezinë shqiptare.

Titulli i librit është metafora qendrore, që kërkon ta përjetojmë jetën dhe leximin e kësaj vepre si udhëtim. I pandalshëm, hapësirë ku individi – udhëtar takohet me veten, me trashëgimitë, për të pohuar se qenia e tij përbëhet nga kujtesa personale, kujtesa e fisit dhe e gjithë njerëzimit. Treni metaforik ecën mbi spiralen binare të ADN-së, duke mbartur me vete paraardhësit dhe bashkëkohësit kujtesën, “dhimbjen krenare”, peshën e gabimit të brezave, por dhe buzëqeshjen e shpresën.Për Anagnostin jeta është njëherazi udhëtimi gjenetik, historik dhe shpirtëror dhe individi, një nyje në thurimën e trashëgimisë.

*

Anagnosti hyn në poezi jo si pjesë e ndonjë brezi letrar, por si një autor që mbërrin pasi tradita është formuar. Me gjuhën e një arti tjetër ai ka “shkruar” të njëjtin “tekst”, pasi filmat e tij janë poezi vizuale, ndaj çmohet si “poet i kinematografisë”, duke bërë që filmografia dhe poezia e tij të jenë njëkohësisht sociale, personale dhe politike. Tematika e tij, vargjet dhe meditimet, përkon me “territore letrare”, ku më herët të tjerë kanë lënë gurë kufiri të dallueshëm.

Migjeni, me ankthin social, revoltën e papërmbajtur, klithmën morale dhe energjinë e bllokuar në vete; Lasgushi lirik, që e ndërton metafizikë mbi muzikën, simbolin dhe peizazhin e idealizuar; Arapi, deti i të cilit është hapësirë lirike, dashuri, çlirim, magjepsje dhe bukuri; Rreshpja poeti finosh i ekstazës së thyer, i vizionit të shfrenuar, i përfytyrimit të paparashikueshëm, që lëndon me butësi; Agolli, me përditshëminë, idilën e qytetit, idilin rural dhe me etikën e njeriut të zakonshëm apo Kadareja me obsesionin ndaj historisë, qasjet ndaj diktaturës, mitim dhe fajin kolektiv, duket se kanë lënë jo shumë hapësirë për pasardhësin. Por edhe kur duket se porta është mbyllur, rrezet gjejnë një hapësirë për të hyrë.

Anagnosti shkel territore të ngjashme të së njëjtës gjeografi poetike: temat e vuajtjes, hipokrizisë, padrejtësia, zhënjimi, gëzimet e befta, shoqëruar me buzëqeshje të mençur apo lodhjen nga jeta. Ai nuk klith. Vizualish, klithma e tij afron me pikturën “Britma” e Edvard Munch-ut. Shpërthimet mungojnë, por ka rrëfim pas betejës, ku limiti njerëzor dëshmohet si poetikë e pas-revoltës, e njeriut që e di se grushti nuk mjafton.Vargu “O, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh” merr formën “U lodha, u lodha, u lodha!” Ky ndryshim regjistri është thelbësor, pasi Anagnosti sjell vargjet e energjisë së shteruar.

Prej këtej mund të shihet se, në aspektin metafizik “Treni AND” vjen pa lirizmin e fjalës ornamentale, të temperuar me kujdes, për të nxjerrë prej saj kuptime dhe tinguj. Natyra te Anagnosti është ankth qiellor, një horror kozmik, shenjë paralajmëruese, një ogur që ndjell e nuk ndjell mirë me atë “Hënë të stërmadhe, diell të stërmadh, të kuq si gjaku i mpiksur!”, me një telefon që bie për të dëgjuar dialogun: “-   Sapo mbërrita, po jam shumë e lodhur… –   …..Çlodhu, zemër….!” Kjo është pamja e sjellë nga autori që kërkon thellë në kuptimin e frikës dhe mendon se ekzistencializmi i përshtatet njeriut të sotëm më shumë se simbolizmi.

Optimisti etik i paraardhësve ia ka lënë vendin zhgënjimit të heshtur që, edhe pse e pranon pajtimin e njeriut me jetën, nuk rri dot pa bërë pyetje, shpesh pa përgjigje: “A ia vlen pajtimi?” “Vdekje! / E di që do vish. / Si vdekja e di! / Dhe shumë gjëra / Si vdekja i di!”. Pyetjet kthehen në dilema, dilema e njeriut që nuk e pranon si zgjidhje të qenurit i ngushëlluar ngushëllimin. Pyetjet pa përgjigje janë sprova e njeriut që e ka tejkaluar optimizmin si detyrim social dhe e sheh jetën si balancë të brishtë mes mashtrimit, shpresës dhe vetëmashtrimit: “Vetëngushëllim, a vetëmashtrim?!”. Gjithë sa janë thënë më herët përmes formave “unë vdes për…” (atdheun, nderin, dashurinë, ty”, te Anagnosti marrin trajtë më pranë Dostovjevskit “unë vdes!”, “jam i vdekshëm” dhe kjo ka rëndësi.

Peizazhi, si poezi e natyrës, te “Treni ADN” është i pranishme dhe, po aq sa toka e qielli, në tekste shfaqet edhe deti. Kjo hapësirë krijimi te Deti i Anagnostit është kufi i qenies, vendi ku toka mbaron dhe fillon misteri, aventura e jetës me shumë dilema. Ky det vjen bashkë me një “masiv shkëmbor…ngritur përpjetë duke dalë nga ujërat e thella të Jonit blu”, ai ka thellësi kërcënuese, pafundësi që të gëlltit, prani të heshtur e së panjohurës që, njëlloj si njeriu, nuk kthen përgjigje, por këqyr dhe hy në komunikim. Qasja e lidh Anagnostin më shumë me poetikën filmike, sesa me traditën e lirikës së peizazhit detar, por i jep gjithashtu edhe rastin të shprehet e të nderojë, përmes detit, një poet si Frederik Rreshpja, me vargjet: “Këtu prehet poeti / Prehet “lumi”, prehet “deti” / Prehet qielli i lumë / Me ylber e me furtunë / Prehet dhimbja, çmenduria, mirësia / Prehet zemra, dashuria!” Të dy ndajnë temën e dhimbjes dhe të vetmisë, jo stilin. Anagnosti e mban imazhin nën kontroll, si te “Rekuiemi”, ku lexohen vargjet:“Askush s’derdhi lot për ty / S’kishin lindur ata sy /Turp për ne / Lavdi për ty!”. Kësisoj, Anagnosti bëhet dëshmues i etikës klasike, me fjalë të kursyera, me gjykim të prerë, më shumë skalitje se shkrim.

Anagnosti mund ta ndjejë kultin e gjuhës, të kujtesës dhe të kulturës së etnosit, të cilat i nderon, pa krijuar mitin e tyre. Për të kujtesa është barrë, brengë, që do gjuhë të qartë për t’u shprehur, pa alegori, si rrëfime të ndërgjegjes. Kjo optikë nuk kërkon të jetë poezi në kuptimin tradicional. Autori e ndien veten udhëtar, ai që kërkon, humb dhe gjen rrugën, pa u bërë drejtuesi që prin, shprehur në distikun: “Brezat ikin / Brezat vijnë…” Vargjet bëhet pranim i vetëdijshëm i fatit dhe i fatalitetit njerëzor, qëndrim ky që i jep librit tërheqjen e veçantë të leximit si ditar përvojash, pa revoltë romantike. Vargje të tillë si: “Koha dy masa ka / Arkivolin dhe djepin në krah” e shndërrojnë udhëtimin në mekanizëm biologjik e metafizik njëherësh. Ky është “treni” që ecën mbi shinat e njerëzore, ku lindja dhe vdekja janë episode, sekuenca, kadro të një filmi, për të mos thënë se janë vetë kinemaja letrare, ku Anagnosti na fton për të ndjekur këtë flim me fjalë, sa shpirtëror dhe reflektues.

*

Nuk është e rastit që poezitë shfaqen në filmat e Anagnostit. Edhe në këtë libër kineasti është i pranishëm. Për fjalën dhe kompozimin e poezisë ai përdor të njëjtat teknika: rakursi, zgjedhjen e këndit të xhirimit, montazhin, fiksimin e detajit dhe zgjedhjen e pamjes më të rëndësishme në skenës masive. Këto përvoja janë vendimtare për strukturën e “Treni ADN”, si përmbledhjeje imazhesh të pasuruara nga mendimi dhe poezinë vizuale brenda tij, të tilla si “Meditim”.

 

Poezia e Anagnostit fillimisht sheh, para se të flasë. Autori nuk përshkruan, por kuadron, ai nuk rrëfen gjithë sa sheh syri, por zgjedh me kujdes e më pas montazhon “dublën” më të arrirë.Përshkrimi i maleve të Akrokeraunës dhe Jonit aty ndërtohet mbi dy rakurse, që poeti e përdor me vetëdije, si në vargjet e poezisë “Mali i vetëtimave”: “Kreshta përpjetë / Mbi kokë retë / Këmbët në det”. Peizazhi natyror përmbyset, për t’u shndërruar në peizazh njerëzor: “Këmbët në det / Koka te retë / Mbi kokë rrufetë!” Janë kompozime pamore të thjeshta në dukje, por të sakta, ku lartësia dhe thellësia e imazhit krijojnë tensionin ekzistencial, krijuar me vetëdijen e regjisorit: “Pamja është mahnitëse nga të dy pikëshikimet apo rakurset / do të thoshte një kineast apo piktor”, shkruhet në këtë prozë poetike.” Aty bota shihet nga dy kënde: lart dhe poshtë (det-mal / qiell-tokë.)

Kjo gjendje e bën poezinë e Anagnostit  të funksionojë si filmi poetik, ku vargu është prerje, ndalesë, fokus, detaj. Ajo që e shquan këtë libër të Anagnostit është sinqeriteti brutal, etika pa retorikë dhe moralizim. Ky sinqeriteti i pagrimuar, pa mbrojtje retorike, edhe pse shpesh qesëndisës, i dhimbshëm, por jo cinik, e bën autorin të mos i qaset lexuesit me ton predikues, por të mbërrijë si dëshmitar, i përunjur, i lodhur nga përvojat, prej të cilave lehtësohet kur i ndan me lexuesin. Moralizimi rri larg, për t’ia lënë hapsirën dëshmisë. Flitet haptazi për lodhjen, frikën, pendesën dhe vdekjen, por edhe përjetësinë, gëzimin, por edhe tragjikomedinë e lojës së jetës. E gjitha pa patetizëm, duke e ruajtur veten dhe vargun nga çdo formë sentimentalizmi.

*

Njeriu që ka jetuar gjatë zgjedh të pohojë të vërtetën e tij, jo të prodhojë vargje dhe rima. Në poezinë “U lodha”, ai shkruan si në rrëfimore, pa e mbrojtur veten nga e vërteta rraskaptëse e konvertimit njeri që gënjen e mashtron, që shtiret, flet e dëgjon, të cilin e ka lodhur edhe puna që do. “Jeta lodhje pa mbarim! Gjumi pushim! Vdekja shpëtim?” Pohimi do të ishte i rrezikshëm nëse pyetja fundore nuk do të ishte i zhveshur nga patetika. Ai e njeh jetën nga brenda, menditon mbi lodhjejen si  hipotezë, pa menduar dorëzimin, vdekjen – një takim me veten në zonë kufitare, ku ballafaqimi me të vërtetën kërkon heqjen e maskës, larg teatralitet, pa mitologji urbane.

Një qasje e tillë rri pranë njeriut të zakonshëm, një tjetër veçanti librit, dhe këtë njeri autori e njeh. Janë figurantë të jetës së përditshme: prindërit, pensionistët, gjyshër, një grua shtatzënë, saroshë hedonistë, fëmijë anonimë, vogëlushi Rei, Marigoja dhe Joni i vogël dhe “amaneti ndaj nipit të parë, binjakë, bijat, fëmijët tanë dhe të botës, testamente, dëshira, urime dhe pengje, por edhe emigrantë, tigra e zogj në kafaz, telefona që bien ose nuk bien më dhe mikroskena nga jeta përbëjnë etikën humaniste të autorit, siç lehohet në vargjet:“Kur nuk erdhën më shumë u mërzita… ‘/ Kthehuni ju lutem! / T’u kërkoj dhe ndjesë!” Ndeshim këtu poezinë etike, ku pendesa lind nga mungesa, jo nga predikimi, si përvojë intime, jashtë doktrinave. Autori i sheh vogëlsitë e jetës si metafora të mëdha të fajit të përditshëm njerëzor.

 

*

Duke lexuar, kupton se poezia dhe proza e këtij libri është një arkiv kujtese, që herë shprehet me rima, herë me vargje me ritëm e herë si mendim i paformatuar. Nga një vështrim tjetër “Treni AND” është libër i kujtesës kolektive, memuaristikë, që përmbledh historinë kulturore shqiptare me një lakonicitet solemn, pa folklorizëm dhe pa retorikë patriotike të zbrazët, duke bërë bashkë përditshmërinë me çaste të përjetësisë. Gjuha shqipe, Skënderbeu, Prenk Jakova, Agim Qirjaqi, Roza me “Medean” në amfiteatrot e Greqisë, diktatura, genocidi, nënshtrimin, pirati Gjon, familjarët, Kosovën, martirët e artit, fabula të vogla jete, pa lejuar që poezia e kujtesës, të shndërrohet në ideologji poetike për triumfin e jetës, si një detyrim.

Në poezinë “Gjuha shqipe” shkruhet: “Me gjak martirësh / E gatuar”, duke e përmbledhur pa retorikë folklorike, por me respekt solemn, historinë kulturore shqiptare ndaj gjuhës që, sipas autorit “bëri shtet”. Avitje të tilla, të menduara, zor se arriheshin pa një tjetër element dallues të këtij komunikimi poetik: qetësia tragjike e zërit autorial, brenda një recitali të trishtuar me njeriun “për të tjerët peng / për vete liri?!”.

Anagnosti nuk kërkon të jetë modern, as provokues. Ai shkruan si artisti-njeri, që ka parë, ka humbur dhe ka kuptuar. Nuk ngre tonin për të bërtitur, ngre fjalën, si ai që ka shndërruar jetën në përvoja. Kjo e bën të qëndrueshëm vargun e tij, ia bën të besueshme ndjenjën dhe thellësisht humane dëshirën për t’ia besuar lexuesit rrëfimin.

I organizuar në stacione jete, me titujt “Loja e jetës”, “Frymë e shpirt”, “Njerëzit vdesin, idhujt mbesin”, “Kurthi magjik”, “Treni AND”, “Pasqara qiellore, kjo vepër e pjekurisë krijuese të Dhimitër Anagnostit nuk e kërkon, por e meriton vëmendjen.

 

Spanja refuzon Bordin e Paqes, Sanchez: Bie në kundërshtim me OKB-në

By: A R
23 January 2026 at 11:22

Spanja ka vendosur të mos marrë pjesë në nismën Bordi i Paqes, të krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Vendimi u njoftua nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili argumentoi se kjo nismë është jashtë kuadrit të Kombeve të Bashkuara dhe nuk përfshin Autoritetin Palestinez.

“Ky bord është jashtë kornizës së Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka përfshirë Autoritetin Palestinez. E ardhmja e Gazës dhe e Bregut Perëndimor, madje e gjithë Palestinës, duhet të udhëhiqet nga vetë palestinezët, në dialog me Izraelin dhe në zbatim të zgjidhjes me dy shtete”, tha Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës.

Sanchez akuzoi gjithashtu administratën amerikane se po shkel ligjin ndërkombëtar dhe po dëmton rëndë marrëdhëniet transatlantike mes SHBA-ve dhe Bashkimit Europian.

“Realiteti është se qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk po respekton ligjin ndërkombëtar dhe po e tensionon marrëdhënien mes SHBA-ve dhe Bashkimit Europian si kurrë më parë. Për këtë arsye, Europa duhet të forcohet nga brenda dhe të hapet më shumë ndaj pjesëve të tjera të botës”, tha Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës.

Kryeministri spanjoll theksoi se Europa kërkon një rend botëror të bazuar në rregulla, ligj ndërkombëtar dhe jo në imponim të forcës apo interesa private.

Ndërkohë, presidenti Trump tërhoqi edhe ftesën për Kanadanë, duke njoftuar publikisht në X se Otava nuk do të jetë pjesë e kësaj nisme.

Nisma Bordi i Paqes u prezantua nga Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, si një strukturë që do të ndërmjetësojë armëpushime, do të organizojë sigurinë dhe rindërtimin në zonat e dala nga lufta.

Megjithatë, në ceremoninë e prezantimit munguan aleatë tradicionalë të Shteteve të Bashkuara, si Kanadaja, Britania e Madhe dhe të gjitha vendet e Bashkimit Europian, me përjashtim të Hungarisë dhe Bullgarisë.

Në bord janë përfshirë Izraeli, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 70 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçarja nga Kina

By: A R
23 January 2026 at 11:15

Një 45-vjeçare nga Kina është proceduar penalisht pasi tentoi të dalë nga Republika e Shqipërisë me rreth 70 mijë euro të padeklaruara, përkatësisht 61 755 euro dhe 10 000 dollarë.

Paratë iu gjetën gjatë kontrollit në vijën e dytë, të cilat synonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjit.

Autoritetet sekuestruan shumën monetare dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e veprimtarisë së kinezes.

The Guardian: Trump shkakton zemërim me pretendimin se trupat e NATO-s shmangën vijën e frontit në Afganistan

By: A R
23 January 2026 at 11:08

Donald Trump ka shkaktuar zemërim te deputetët britanikë dhe veteranët, pasi pretendoi se trupat e NATO-s qëndruan larg vijës së frontit gjatë luftës në Afganistan, shkruan sot The Guardian.

Presidenti amerikan i bëri këto komente në një intervistë për Fox News, ku përsëriti sugjerimin e tij se NATO nuk do ta mbështeste SHBA-në nëse kjo do ta kërkonte.

Deklaratat e tij u dënuan gjerësisht nga i gjithë spektri politik në Britani, me kritikët që përmendën 457 vdekjet e britanikëve në Afganistan dhe theksuan shmangien e shërbimit ushtarak nga ana e Trump-it gjatë luftës në Vietnam.

Në total, 3,486 trupa të NATO-s humbën jetën në konfliktin 20-vjeçar, prej të cilëve 2,461 ishin personel ushtarak amerikan. Kanadaja pësoi 165 vdekje, përfshirë edhe civilë.

Danimarka, e cila ka qenë në përplasje me SHBA-në për shkak të synimeve të Trump-it ndaj Groenlandës, pati 44 vdekje luftarake në Afganistan, numri më i lartë për frymë jashtë SHBA-së.

Në intervistën për Fox News, Trump tha: “Ne kurrë nuk kemi pasur nevojë për ta. Ata do të thonë se dërguan disa trupa në Afganistan… dhe e bënë, por qëndruan pak më mbrapa, pak larg vijës së frontit.”

Calvin Bailey, deputet i Partisë Laburiste dhe ish-oficer i RAF-it që shërbeu përkrah njësive speciale amerikane në Afganistan, tha se pretendimi i Trump-it “nuk ka asnjë lidhje me realitetin e përjetuar nga ata prej nesh që shërbyen atje”.

Deputeti konservator Ben Obese-Jecty, i cili shërbeu në Afganistan si kapiten në Regjimentin Royal Yorkshire, tha se ishte “trishtuese të shihje sakrificën e kombit tonë dhe të partnerëve tanë të NATO-s të nënvlerësohej kaq shumë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara”.

Tan Dhesi, kryetar i Komisionit të Mbrojtjes në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se komentet e presidentit amerikan ishin “të tmerrshme dhe një fyerje për ushtarakët tanë të guximshëm britanikë, burra dhe gra, që rrezikuan jetën për të ndihmuar aleatët tanë, me shumë prej tyre që bënë sakrificën supreme”.

Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme, Emily Thornberry, i përshkroi komentet si “shumë më tepër sesa një gabim” dhe “një fyerje” ndaj familjeve të atyre që kishin humbur jetën.

SHBA mbetet i vetmi vend që ka aktivizuar ndonjëherë nenin 5 të NATO-s për sigurinë kolektive, i cili u vu në zbatim pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Takimi i dytë i Platformës së Paqes së Ballkanit mbahet sot në Stamboll

By: A R
23 January 2026 at 11:00

Takimi i dytë i Platformës së Paqes së Ballkanit do të mbahet sot në Stamboll, nën mikpritjen e ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve nga burime të Ministrisë së Punëve të Jashtme, takimi në fjalë pritet të organizohet me pjesëmarrjen e ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Po ashtu, është planifikuar që ministri Fidan, në margjinat e takimit, të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologët e tij.

Në takimin e dytë të Platformës së Paqes së Ballkanit, që do të mbahet në Stamboll si dhe në takimet dypalëshe, pritet që Fidan të theksojë rëndësinë e parimit të përgjegjësisë rajonale, duke konfirmuar se Platforma e Paqes së Ballkanit nuk është alternativë e proceseve ekzistuese rajonale dhe ndërkombëtare, por ka karakter plotësues dhe mbështetës.

Fidan pritet të vë në pah vullnetin e Turqisë për krijimin e një baze bashkëpunimi të mbështetur në projekte konkrete që do të kontribuojnë në paqen, dialogun dhe prosperitetin në Ballkan. Ai pritet të tërheqë vëmendjen për rëndësinë e zhvillimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) në një kornizë gjithëpërfshirëse që merr parasysh ndjeshmëritë rajonale.

– Platforma e Paqes së Ballkanit

Platforma, e themeluar me nismën e Turqisë, është krijuar me qasjen e përgjegjësisë rajonale me synimin për të rritur dialogun, besimin dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit dhe për të kontribuar në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për çështjet rajonale.

Në këtë takim të Platformës, pritet të diskutohen një gamë e gjerë temash, përfshirë çështjet rajonale, menaxhimin e përbashkët të kufijve dhe luftën kundër migrimit të parregullt, bashkëpunimin dhe koordinimin në proceset e BE-së, sigurinë energjetike, digjitalizimin, industrinë, rininë, teknologjinë, korridoret e transportit dhe ndërlidhjen.

Takimi i parë i Platformës së Paqes së Ballkanit ishte mbajtur më 26 korrik 2025, gjithashtu në Stamboll.

– Bashkëpunimi shumëpalësh i Turqisë në Ballkan

Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së Turqisë me vendet pjesëmarrëse në Platformën e Paqes së Ballkanit është rreth 7 miliardë dollarë ndërsa investimet e saj totale në këto vende arrijnë në rreth 8.9 miliardë dollarë.

Turqia është pjesë aktive e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili bashkon 13 vende të Ballkanit, duke nxitur bashkëpunimin rajonal.

Mekanizmat trepalësh të konsultimit të krijuar me nismën e Ankarasë, Turqi-Bosnjë e Hercegovinë-Kroaci dhe Turqi-Bosnjë e Hercegovinë-Serbi përbëjnë shembuj konkretë të rëndësisë që Turqia i kushton dialogut, pajtimit dhe ndërtimit të besimit në Ballkan.

Turqia vazhdon gjithashtu të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal përmes pjesëmarrjes në misione ushtarake si Forca Paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Misioni i Forcës Paqeruajtëse të Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë (EUFOR Althea).

Turqia kishte marrë për një periudhë njëvjeçare komandën e KFOR-it nga Italia në tetor 2025./AA

Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren: Të pandehurit iu hoq e drejta për të përfituar nga amnistia sepse…

By: A R
23 January 2026 at 10:52

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i është drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) me një kërkesë zyrtare për fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Eglantina Mikani, për shkelje të rënda procedurale në trajtimin e një çështjeje penale ndaj shtetasit R.F i akuzuar për veprën “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Sipas dokumentacionit të përcjellë nga Ministria e Drejtësisë, vendimi penal është shpallur më 14 dhjetor 2022, ndërsa vendimi i arsyetuar dhe dosja përkatëse janë depozituar në sekretarinë gjyqësore vetëm më 7 mars 2024, pra me një vonesë prej 14 muajsh e 24 ditësh, në kundërshtim flagrant me afatet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.

Ministri Lamallari vlerëson se kjo vonesë e pajustifikuar ka prodhuar pasoja konkrete juridike, pasi vendimi ka marrë formë të prerë më 20 maj 2024, duke i hequr të pandehurit mundësinë për të përfituar nga amnistia e parashikuar në ligjin nr. 33/2024.

Në kërkesën drejtuar ILD-së argumentohet se veprimet e gjyqtares bien ndesh me parashikimet e Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë dhe me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale, të cilat detyrojnë gjyqtarët të shpallin dhe arsyetojnë vendimet gjyqësore brenda afateve ligjore, pa përjashtime dhe pa vonesa të pajustifikuara.

“Në zbatim të neneve 71/2 të ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, nenit 6, pika 10 e ligjit 8678/2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, dhe nenit 119/2 të ligjit Nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, kërkohet fillimi i hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Eglantina Mikani”, thuhet ndër të tjera në shkresën e firmosur nga Lamallari.

Ky është rasti i dytë që nga marrja e detyrës në të cilin Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i drejtohet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për hetim disiplinor ndaj një gjyqtari për shkeljet procedurale që cenojnë të drejtat e qytetarëve dhe besimin e publikut te drejtësia. Kujtojmë që në muajin dhjetor ministri Lamallari kërkoi nga ILD hetim disiplinor për gjyqtarin e Lezhës, Ilir Përdeda, i cili gjithashtu për një vit nuk e zbardhi vendimin e dhënë prej tij.

Ministria e Drejtësisë po ndjek me vëmendje edhe raste të tjera në gjyqësor dhe do t’i adresojë menjëherë në institucionet përkatëse, duke konsideruar se respektimi i afateve procedurale dhe standardeve ligjore është thelbësor për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe për garantimin e drejtësisë së barabartë për çdo qytetar.

Pikëpyetjet mbi drejtësinë e re në rastin Veliaj

By: Java News
23 January 2026 at 10:45
Nga Hermes Kafexhiu
Asgjë personale me prokurorin!

Ne jemi mësuar të hedhim vrerë dhe të ndërtojmë skema të një tollovie mediatike ku një shumatore gazetarësh dhe analistësh të rreshtuar si SPAK-istë të ftohur në tamarre, siç do të thoshte gjyshja ime, paragjykojnë çdo shkrim që ndërtohet personalisht mbi një prokuror të SPAK.

Një nga problemet e gazetarisë sot është që nuk janë në proporcion me kritikën që ndërtojnë mbi politikanin njëlloj dhe me atë ndaj prokurorëve special.
Unë e di që shpesh ndonjëri siç unë në këtë rast, ndërrmer me konsistencë një kritikë, siç unë prej kohësh shkruaj për SPAK dhe dyshimet mbi drejtësinë dhe veçanërisht Olsi Dadon, do të ketë nga ata që do na fusin në llogoreve të shërbyesve të Veliajt tjetrit e tjetrit.

E shpjegoj këtë tenativë për të kompleksuar palët sepse, ajo që do duhet të thuhet është se ata nuk janë shënjtor dhe kanë po aq pushtet sa një një politikan për ta keqpërdorur, aq më tepër kur kanë monopolin jo të vendimeve politike, por vendimeve për të kërcënuar lirinë.

Kërcënimi i lirisë, mund të bëjë këta prokurorë të ndërrmarin privilegje që nesër të jenë shumë të vështirë për tu zhveshur nga klani që ndërtojnë.
Ky është rasti i Olsi Dados.

Po unë nuk do të bëj thashethemnajën e gazetarisë, por do të ngre disa pyetje gazetarie mbi emërimin e Olsi Dados në drejtësi dhe aq më tepër emërimin e Olsi Dados në SPAK.

Emërimi i Ols Dado-s si prokuror në vitin 2008 nuk është thjesht një histori e kaluar administrative. Padia e depozituar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kundër institucionit të Presidentit dhe prokurorit të posaçëm, ekspozon një krizë të thellë besimi në funksionimin e shtetit të së drejtës. Veliaj pretendon se Dado nuk kishte përmbushur kriteret minimale ligjore për t’u emëruar prokuror dhe se të gjitha aktet e tij procedurale ndaj tij tani rrezikojnë të konsiderohen të pavlefshme që nga momenti i parë.

Në thelb qëndron një pyetje me peshë institucionale, si është e mundur që një emërim që nuk plotësonte kriteret ligjore të kohës, pa shkollë magjistrature dhe me përvojë të pamjaftueshme, të lejohet të hyjë në sistemin e drejtësisë dhe pastaj të përdoret si bazë për vendime serioze kundër një zyrtari të lartë publik?
Ky rast ngre shqetësime të forta mbi mekanizmat e kontrollit dhe përgjegjësinë e institucioneve që duhet të ruajnë integritetin e sistemit.

Ankesat e Veliajt nuk kufizohen vetëm te mungesa e kritereve formale. Ai ka bërë pretendime të forta për konflikt interesi dhe përdorim të funksionit për përfitim personal, duke argumentuar se Dado përdori detyrën për të favorizuar interesa private dhe pastaj, kur nuk u plotësua kërkesa, ndërmori veprime hakmarrëse.
Edhe nëse këto pretendime nuk janë ende të konfirmuara në gjykatë, ato ngrenë shqetësime reale për mënyrën se si funksionon drejtësia dhe për ndikimin që individë të caktuar mund të kenë mbi proceset institucionale.

Çështja nuk është thjesht ligjore, ajo është edhe politike dhe publike. Debati i hapur, shpesh i ashpër, ka krijuar presion mbi institucionet dhe ka përzier rolin e drejtësisë me narrativat politike, duke vënë në provë neutralitetin e sistemit. Kjo situatë nuk është rast i izoluar, por një reflektim mbi boshllëqet e mekanizmave të kontrollit disiplinor dhe etik të prokurorëve dhe mbi aftësinë e institucioneve të drejtësisë për të vepruar pavarësisht presionit.

Rasti ekspozon një mungesë të dukshme koordinimi dhe kontrolli institucional në dy fronte, aktet e emërimit dhe hetimet aktuale.
Si mund të kalojë një emërim që nuk plotëson kriteret elementare ligjore dhe të përdoret si bazë për vendime të rëndësishme penale?
Pse mekanizmat e kontrollit dhe vlerësimit profesional nuk kanë reaguar më herët?
Nëse ekzistojnë pretendime për konflikt interesi, pse sistemi disiplinor nuk ka ndërhyrë proaktivisht për të shmangur përplasjen publike dhe cënimin e besimit në drejtësi?

Edhe mbi të gjitha Shkolla e Magjistraturës a do duhet shumë thjesht në raport me historikun e punës së saj në vite të kthej një përgjigje zyrtare se a e ka pasur shkollën e Magjistraturës Olsi Dado kur është emëruar?
Në fund të ditës, çështja nuk është vetëm një padi kundër një individi. Ajo është një provë për sistemin institucional shqiptar dhe për aftësinë e drejtësisë së re të rifitojë terrenin e ligjshmërisë dhe integritetit.

Nëse një akt emërimi mund të vlerësohet i pavlefshëm dekada më vonë, çfarë do të thotë kjo për gjithë aktet e tjera që kanë pasur të njëjtën bazë?
Nëse institucionet nuk marrin përgjegjësi dhe nuk sigurojnë standarde të qarta, besimi publik në sistemin e drejtësisë do të vijojë të dëmtohet. Ky nuk është vetëm një rast i izoluar, është një test i hapur për aftësinë e shtetit të të drejtës për të vepruar me integritet dhe pa ndikuar nga presionet politike apo interesat personale.
Nevoja e madhe për të shënuar drejtësinë e munguar të shqiptarëve, ka bërë që të nxitojmë aq shumë, sa siç do gjë e nxituar në këtë botë, lë për të dëshiruar.

Problemet e Kinës: Rritje më e dobët dhe rënia rekord e numrit të lindjeve

By: A R
23 January 2026 at 10:37

Kina po përjeton një rritje më të dobët ekonomi, e njëkohësisht po bie nataliteti në nivel rekord. Deri në vitin 2100, popullsia e vendit mund të bjerë në 1.4 miliardë.

Ekonomia e Kinës po përjeton një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes ekonomike: Sipas të dhënave nga Byroja e Statistikave të Pekinit, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 4.5% në tremujorin e fundit të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo shënoi rritjen më të dobët tremujore për ekonominë e dytë më të madhe në botë që nga fundi i kufizimeve të rrepta të vendosura për shkak të pandemisë rreth tre vjet më parë. Në tre tremujorët e mëparshëm, rritja ishte më e lartë: përkatësisht 5.4%, 5.2% dhe 4.8%.

Për të gjithë vitin 2025, u regjistrua një rritje prej 5%. Kështu, u arrit objektivi i parashikuar nga qeveria kineze prej “rreth 5%”. Por në të njëjtën kohë, kjo është një nga normat më të ulëta vjetore të rritjes në dekadat e fudit.

Tregtia e jashtme mbështet ekonominë – pavarësisht Trumpit

Ekonomistët e shohin arsyen kryesisht në kërkesën e dobët të brendshme: tregu i ngushtë i punës dhe çmimet në rënie të pasurive të paluajtshme kanë një efekt depresiv tek konsumatorët. Investimet janë ngadalësuar gjithashtu.

Investimet në asete fikse ranë me 3.8% në vitin 2025 krahasuar me vitin e kaluar. Rënia në sektorin e pasurive të paluajtshme është veçanërisht e qartë: investimet në pasuri të paluajtshme ranë me 17.2%.

Ekonomia vazhdon të mbahet e qëndrueshme nga tregtia e jashtme. Pavarësisht tensioneve të vazhdueshme me SHBA dhe pasigurive të reja në politikën tregtare, Pekini javën e kaluar njoftoi një suficit tregtar rekord prej 1.2 trilion dollarësh për vitin 2025.

Mosmarrëveshja tregtare me Uashingtonin çoi në një rënie të ndjeshme të eksporteve drejt Shteteve të Bashkuara me 20 përqind, si dhe në një rënie të importeve nga Shtetet e Bashkuara me 14.6 përqind. Megjithatë, tregjet e tjera ishin në gjendje të kompensonin këto humbje.

Ekspertët: Ngadalësimi i rritjes do të vazhdojë

Organizatat ndërkombëtare presin një ngadalësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike të Kinës në vitet e ardhshme. Banka Botërore parashikon një rritje prej rreth 4.4% për vitin 2026, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar – rreth 4.5%. Banka amerikane e investimeve Goldman Sachs është pak më optimiste me një parashikim prej 4.8%, por gjithashtu thekson se eksportet e qëndrueshme ka të ngjarë të mbeten shtylla kryesore.

Në të njëjtën kohë, Goldman Sachs paralajmëron për problemet e vazhdueshme strukturore.

Në Kinë, ndërtimi i një ekonomie të drejtuar nga konsumi dhe shërbimet do të zgjasë “vite, nëse jo dekada”, shkroi në një analizë të kohëve të fundit kryeekonomisti i bankës për Kinën, Hui Shan.

Përveç kësaj, sektori i pasurive të paluajtshme ende nuk ka arritur nivelin më të ulët dhe tregu i dobët i punës vazhdon të ulë blerjet tek familjet.

Kriza demografike – rënia rekord e lindjeve

Kësaj i shtohet edhe kriza demografike. Sipas shifrave zyrtare, popullsia e Kinës ra me 3.39 milionë në vitin 2025, në 1.405 miliardë sot. Kjo shënon vitin e katërt radhazi të rënies dhe rënia është përshpejtuar. Ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 11.31 milionë, numri i lindjeve ka rënë në një nivel rekord prej 7.92 milionë.

Sot, lindin vetëm 5.63 fëmijë për 1,000 banorë. Kjo është shifra më e ulët që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949. Disa nga arsyet për këtë janë kostoja e lartë e rritjes së fëmijëve, strehimi i shtrenjtë, por edhe pasiguria ekonomike midis të rinjve. Numri i dasmave gjithashtu vazhdon të bjerë.

Në vitin 2016, qeveria kineze shfuqizoi të ashtuquajturën politikë të një fëmije, e cila u prezantua në fillim të viteve 1980 për të kontrolluar rritjen e shpejtë të popullsisë. Nga viti 2021, çiftet lejohen të kenë tre fëmijë. Megjithatë, OKB-ja pret që popullsia e Kinës të tkurret nga 1.4 miliardë në 800 milionë deri në vitin 2100. Për të siguruar një fuqi punëtore të mjaftueshme, qeveria planifikon të rrisë gradualisht moshën e daljes në pension.

Ky zhvillim i ndërlikon planet e Pekinit për të rritur konsumin e brendshëm. Humbja e afërt e qindra miliona punëtorëve po ushtron presion shtesë mbi fondet e pensioneve tashmë të shteruara.

❌
❌