Marrëveshja bërthamore me Trump, Irani akuzon Netanyahun: Po tenton të pengojë bisedimet me SHBA-në
Diplomati më i lartë i Iranit, Abbas Araqchi, ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se po përpiqet të diktojë politikën amerikane ndaj Iranit, pasi Netanyahu përsëriti thirrjen për shpërbërjen e plotë të programit bërthamor iranian.
Negociatorët iranianë dhe amerikanë përfunduan rundin e tretë të bisedimeve indirekte mbi programin bërthamor të Iranit më 26 prill, ndërsa një raund i katërt është planifikuar për më 3 maj, me shumë mundësi në një vend evropian.
Duke folur në Jerusalem një ditë pas bisedimeve, Netanyahu deklaroi se çdo marrëveshje me Iranin duhet të synojë eliminimin e plotë të kapaciteteve të pasurimit të uraniumit për armë bërthamore dhe të trajtojë gjithashtu kapacitetet raketore të Teheranit.
“Marrëveshja e vërtetë që funksionon është marrëveshja që eliminon kapacitetin e Iranit për të pasuruar uranium për armë bërthamore,” tha Netanyahu, duke shtuar se një marrëveshje e mirë duhet gjithashtu “të përfshijë parandalimin e raketave balistike”.
Duke reaguar, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, shkroi në X:
“Është tronditëse… se sa hapur Netanyahu po i dikton tashmë presidentit Trump se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë në diplomacinë e tij me Iranin.”
The post Marrëveshja bërthamore me Trump, Irani akuzon Netanyahun: Po tenton të pengojë bisedimet me SHBA-në appeared first on Sot News | Lajme.