Normal view

Aksioni opozitar, analisti Endri Tafani: U ka ardhur njerëzve në majë të hundës, nuk i duan partitë politike

23 December 2024 at 22:38

I ftuar në një intervistë televizive, analisti Endri Tafani tha se ka një diferencë nga një protestë popullore, dhe një protestë e caktuar me një datë ku i jepet kohë partisë që të mbledhë strukturat.

Tafani: Ka një diferencë nga një protestë popullore, dhe një protestë e caktuar menjë datë ku i jepet kohë partisë që të mbledhë strukturat. Protesta është frymë dhe fryma e protestës ekziston. Problemi është se u ka ardhur njerëzve në majë të hundës.

Njerëzit nuk duan partitë politike sepse nuk i duan aty. Njerëzit nuk i duan më dhe kur nuk të duan nuk të vijnë nga pas. Kjo është arsyeja pse nuk vijnë aty.

The post Aksioni opozitar, analisti Endri Tafani: U ka ardhur njerëzve në majë të hundës, nuk i duan partitë politike appeared first on Sot News | Lajme.

Protestat nga opozita, këshilltari bashkiak i Tiranës për PD-në: Duhet thënë Lavdi Zotit që ka një grup që ngrihet

23 December 2024 at 22:15

I ftuar në një studio televizive, këshilltari bashkiak i Tiranës për PD-në, Xhonatan Pano tha se Rama dhe të tijët ka vjedhur dhe prandaj po protestohet.

Pano: Vetëm me mjete të mira mund të arrijmë qëllimet. Gjej një person në rrugë, se çfarë duhet të bëjë Rama dhe grupi i tij që ai është hajdut. Pse nuk e organizojnë të tjetër, se duhet thënë Lavdi Zotit që ka një grup që ngrihet.

Nuk mund të shkojmë në zgjedhjet e majit me këtë qeveri. Prandaj edhe zgjedhjet janë të rëndësishme. Ne kemi kërkuar edhe qeveri civile.

The post Protestat nga opozita, këshilltari bashkiak i Tiranës për PD-në: Duhet thënë Lavdi Zotit që ka një grup që ngrihet appeared first on Sot News | Lajme.

“Policia e Shtetit e qetë”, avokati Beqiri kritikon opozitën: Protestat janë akte kriminale, jo qytetari

23 December 2024 at 20:37

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në studion informative, u shpreh se opozita është një organizatë kriminale që bllokon rrugët dhe se njerëzit e tyre po firojnë çdo ditë.

Avokati përgëzoi Policinë e Shtetit për pjekurinë, qetësinë dhe zbatimin e ligjit.

” Kemi të bëjmë me një krim që të bllokosh rrugët vjen Kodi Penal, është vepër penale e rëndë dhe çdo qytetar që do e bënte, do arrestohej dhe do dënohej me burg.

Policia e Shtetit edhe pse tregohet e pjekur, e qetë, e zbaton si duhet ligjin, por problemi është që deri tashmë merren me qytetarët e thjeshtë. Duket se bllokimin e rrugës e bëjnë qytetarët e thjeshtë në të ashtuquajturën protestë sepse nuk është protestë, është një organizatë kriminale. Meqë nuk ka mjetet të tjera që t’i mbushi sheshet dhe kanë ngelur fillikat.

Këto janë akte terrorizmi, nuk kanë të bëjnë me qytetarizëm, shtet ligjor, me bashkëjetesën normale të qytetarëve të këtij vendi. Ju jeni 500-1000 veta që bllokoni rrugët, por Tirana ka mbi 1 milionë banorë që kanë halle. Si mundesh të bllokosh rrugët?”

The post “Policia e Shtetit e qetë”, avokati Beqiri kritikon opozitën: Protestat janë akte kriminale, jo qytetari appeared first on Sot News | Lajme.

“Ky dimër premton të jetë i vështirë”/ Çfarë po paralajmëron Berisha nga protesta: Nuk ndalojmë pa realizuar…

23 December 2024 at 17:55

Kreu demokrat Sali Berisha iu bashkua protestuesve të PD-së që janë mbledhur në rrugën e Elbasanit.

“Është një revoltë e qytetarëve kundër narko-diktatorit. Është një dimër i vështirë si për argatin e Tiranës ashtu edhe padronin e Beogradit.
Në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin, edhe në Tiranë, argati nuk ka të ardhme”, tha Berisha.

Ai përshëndeti qytetarët e Tiranës dhe i siguroi se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë.

“Nuk do të ndalojmë deri sa të realizojmë objektivat tona: Qeveri teknike dhe zgjedhje të lira”, tha Berisha.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Edi Rama nuk pranon kërkesat e opozitës, Berisha tha se ai do të rrëzohet.

“Do të rrëzohet me mosbindjen civile. Kemi aplikuar 15 forma të mosbindjes civile. Këta do të përfundojnë shumë keq”, tha Berisha.

Ai u shpreh se opozita ka sakrifikuar, ka bërë beteja, dhe është shpërblyer.

The post “Ky dimër premton të jetë i vështirë”/ Çfarë po paralajmëron Berisha nga protesta: Nuk ndalojmë pa realizuar… appeared first on Sot News | Lajme.

Bardhi ndiqte fjalimin e Berishës nga “Uillson”, batuta me Fatmir Mediun gjatë protestës: Pritëm dhe filluam pa ju

23 December 2024 at 17:51

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, ka ndjekur live nëpërmjet telefonit, nga sheshi “Uillson” ku ndodhej me pjesën tjetër të grupit, fjalimin e kryetarit Sali Berisha, i cili ndodhej në një tjetër nyje të bllokuar nga PD.

Bardhi e ka shfrytëzuar këtë moment edhe për të bërë batuta me Fatmir Mediun, deputetin republikan.

“Ju pritem sa ju pritem dhe filluam pa ju…!”, iu shpreh ai në lidhje telefonike.

The post Bardhi ndiqte fjalimin e Berishës nga “Uillson”, batuta me Fatmir Mediun gjatë protestës: Pritëm dhe filluam pa ju appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha i bashkohet protestës në rrugën e Elbasanit pas 333 ditësh izolimi

23 December 2024 at 17:33

Kryetari i PD, Sali Berisha i është bashkua protestës së thirrur ditën e sotme. Për herë të parë pas lirimit nga arresti shtëpiak, Berisha iu bashkohet militantëve në protestë.

Ish-kryeministri doli nga selia blu dhe iu bashkua protestës në rrugën e Elbasanit.

The post Berisha i bashkohet protestës në rrugën e Elbasanit pas 333 ditësh izolimi appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e thirrur nga PD, Rezart Kthupi: Për të treguar muskujt, dhe deformuar SPAK e për pushtet

23 December 2024 at 16:54

Rezart Kthupi nga partia “Djathtas 1912”, thotë se protesta e thirrur nga Partia Demokratike pasditen e sotme me bllokime rrugësh, është një protestë politike për të cilën nuk ka nevojë.

I ftuar në një studio televizive, ai tha se protestat duhet të jenë të qytetarëve, pasi partitë politike janë pjesë institucionale e shtetit shqiptar dhe nuk kanë arsye për të dalë.

Sipas tij, partitë veprojnë në mënyrë institucionale, ndërsa protestat janë mjet i qytetarëve.

“Vetëm dy protesta qytetare kanë prodhuar produkte në vendin tonë. Protestat politike janë për të treguar muskujt.

Kush është objektivi i protestës sot?  Nuk duhet ta thërrasin partitë politike protestën.

Partitë politike janë për të formësuar vullnetin shoqëror dhe transferimin e vullnetit shoqëror në qeverisjen e vendit.

Qytetarët shqiptarë janë shumë herë më të ndërgjegjshëm se ka korrupsion. Pse me protestat që sjell PD kufizohet?

Protestat politike nuk mund të prodhojnë produkt, se pala tjetër që është po politike, do të reagojë po politikisht.

Unë protestoj për një çështje të caktuar që pretendoj të më rregullohet. Berisha ka vetëm një qëllim SPAK.

Të gjitha protestat që bën, i bën për të ardhur në pushtet dhe për të deformuar SPAK.

Për këtë bëhet protesta, që unë të mbledh vota, të vij në pushtet dhe të prish atë që gjithë qytetarët shqiptarë e mbështesin.”

The post Protesta e thirrur nga PD, Rezart Kthupi: Për të treguar muskujt, dhe deformuar SPAK e për pushtet appeared first on Sot News | Lajme.

Protestat në Serbi: Vuçiç betohet mbi flamurin kombëtar dhe rikujton fjalimin në OKB

23 December 2024 at 14:17

Dhjetëra mijëra serbë u mblodhën të dielën në mbrëmje në Beograd për të protestuar kundër qeverisë së udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

Në daljen e parë publike në rrjetet sociale, presidenti serb u shprehu i hapur për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve që mendonin ndryshe.

Ai tha se dëgjimi i protestuesve do të ishte një lloj vlere që do të ndiqej në të ardhmen nga ekzekutivi.

U mbajt një tubim i madh. Një tubim i madh në Beograd. Policia thotë se ishin 28,000 deri në 29,000 njerëz. Një tubim jashtëzakonisht i madh.

Ata njerëz janë të orientuar opozitarisht, dhe gjithmonë kam qenë i gatshëm të dëgjoj çfarë mendojnë, si mendojnë dhe çfarë konsiderojnë të rëndësishme për t’u bërë për vendin tonë. Besoj se një numër shumë më i madh njerëzish mendojnë ndryshe, prandaj duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin. Kjo duhet të jetë një vlerë që do të tregojmë dhe një lloj marrëdhënieje të ndryshme për të ardhmen”, tha Vuçiç.

Për zotimet e dhëna Vuçiç u betua mbi flamurin serb dhe mbrojtjen që i ka bërë atij, duke rikujtuar seancën në OKB në muajin maj, ku ai u shfaq i përlotur duke mbajtur në krah flamurin serb, teksa organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi 11 korrikun si ditën ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të gjenocidit serb në Srebrenicë.

Këtë po e them këtu, para flamurit që po shihni, flamuri që mbajta në maj të vitit 2024 kur mbrojtëm Serbinë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, tha Vuçiç.

Kujtojmë se protestat masive në Serbi kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij po marrin përmasa masive, duke reflektuar pakënaqësinë e popullit ndaj qeverisjes së tij dhe situatës politike në vend. Demonstratat, të cilat filluan si reagim ndaj shembjes tragjike të çatisë së një stacioni hekurudhor në Novi Sad, kanë nxjerrë në pah probleme të thella si korrupsioni, keqmenaxhimi dhe mungesa e transparencës.

The post Protestat në Serbi: Vuçiç betohet mbi flamurin kombëtar dhe rikujton fjalimin në OKB appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e PD-së, ja se si do të pozicionohen deputetët dhe anëtarët e Kryesisë

23 December 2024 at 12:19

Njësoj si në protestën e 26 nëntorit, deputetët dhe anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike do të qëndrojnë në pesë zona kyçe në kryeqytet: Zogu i Zi, Ura te Xhamia në rrugën e Elbasanit, Sheshi Wilson, Pallati me Shigjeta dhe pranë Bashkisë së Tiranës.

Pjesa më e madhe e deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë do të jenë të pozicionuar në rrugën e Elbasanit.

Më poshtë është shpërndarja e deputetëve dhe Kryesisë nëpër pikat e protestës:

  1. Bashkia e Tiranës
    • Deget: 7, 9, 10, 14
    • Deputetë: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Ina Zhupa
    • Kryesi: Aldo Bumci, Belind Kellici, Besart Xhaferri, Grigels Muçollari, Ylli Asllani, Ervin Minarolli
  2. Rreth Rrotullimi Zogu i Zi
    • Deget: 11, Kamëz, Vorë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Kukës
    • Deputetë: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani, Fisnik Qosja
    • Kryesi: Floriana Garo, Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu, Jola Hysaj, Bislim Ahmetaj
  3. Rruga e Elbasanit, Ura te Xhamia
    • Deget: 1, 2, 3, 4, 8, Qarku Dibër, Qarku Elbasan, Qarku Korçë
    • Deputetë: Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula
    • Kryesi: Ivi Kaso, Jozefina Topalli, Edit Harxhi, Çlirim GJata, Florion Mima, Eleina Qirici, Mimoza Hajdarmataj, Megi Balliu
  4. Sheshi Wilson
    • Deget: 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlorë, Qarku Gjirokastër
    • Deputetë: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Eralda Bano, Ilda Dhori, Saimir Korreshi, Tritan Shehu
    • Kryesi: Enno Bozdo, Keltis Kruja, Indrit Hoxha
  5. Pallati me Shigjeta
    • Deget: 6, 13, 15, 16, Qarku Lezhë, Qarku Shkodër
    • Deputetë: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli
    • Kryesi: Luçiano Boci, Bardh Spahia, Ledina Mandia, Lorenc Luka, Klevis Balliu

Ky shpërndarje është pjesë e organizimit të protestës, e cila synon të bllokojë disa pika të rëndësishme të Tiranës, me një numër të madh deputetësh dhe liderësh të Partisë Demokratike të pozicionuar nëpër ato zona.

The post Protesta e PD-së, ja se si do të pozicionohen deputetët dhe anëtarët e Kryesisë appeared first on Sot News | Lajme.

“Patronazhistë të maskuar si policë në protestë”, Faik Basha zbulon çfarë ndodhi në protestën e fundit

22 December 2024 at 22:07

Faik Basha, Sekretar për Sigurinë Publike në Partinë e Lirisë, i ftuar në një emision televiziv, denoncoi se në protestën e fundit ka pasur patronizhistë të maskuar si policë, të cilët acaronin situatën.

“Qytetarët nuk i kanë kundërshtuar kurrë protestat. Unë kam qenë i pranishëm në disa kryqëzime të ndryshme të bllokuara dhe nuk kemi pasur acarim të qytetarëve. Unë nuk i numëroj rastet ku janë të përfshirë patronazhistët”, theksoi Faik Basha.

Më tej, ai shtoi: “Në protestën e fundit, policët ishin në krahun tonë. Disa patronazhistë, të maskuar brenda strukturave të policisë, nuk i bindeshin urdhrit të drejtuesit të tyre. Ai i udhëzonte që të tërhiqeshin kur kishte gra në rrezik, ato nuk zmbrapseshin. Kjo do të thotë që shteti nuk funksionon më”.

The post “Patronazhistë të maskuar si policë në protestë”, Faik Basha zbulon çfarë ndodhi në protestën e fundit appeared first on Sot News | Lajme.

“Tirana do të çlirohet nesër”, Balliu thërret qytetarët: Të bashkohemi kundër varfërisë dhe qeverisë së babëzisë

22 December 2024 at 15:57

Koordinatori Rajonal në PD, Klevis Balliu, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se në 23 dhjetor, ora 17:00, qytetarët do të çlirojnë Tiranën.

Referuar protestës së thirrur nga opozita, në kuadër të mosbindjes civile, Balliu thekson se nesër të bashkohemi kundër korrupsionit duke mbushur çdo rrugë dhe çdo shesh si asnjëherë tjetër.
“Nesër në ora 17:00 të çlirojmë Tiranën nga Sinaloa dhe Ndrageta

Është koha e rikthimit të shtetit ligjor, është koha e ndërtimit të Shqipërisë për shqiptarët.

Nesër të bashkohemi kundër korrupsionit duke mbushur çdo rrugë dhe çdo shesh si asnjëherë tjetër.

Kundër varfërisë kundër dhe shfrytëzimit nga kjo qeveri babezie.

Fitorja është me ne”, shkruan Balliu.

Opozita ka thirrur një protestë në kuadër të aksionit të saj, ndërsa është paralajmëruar bllokimi i rrugëve në të paktën 6 pika kyçe të Tiranës. Policia në anën tjetër i ka bërë thirrje organizatorëve që të mos bllokojnë rrugët, pasi kjo përbën vepër penale.

The post “Tirana do të çlirohet nesër”, Balliu thërret qytetarët: Të bashkohemi kundër varfërisë dhe qeverisë së babëzisë appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmi terrorist në Magdeburg, qytetarët gjermanë kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret

22 December 2024 at 13:37

Pas një sulmi terrorist tragjik në Gjermani, ku pesë persona humbën jetën dhe rreth 200 u plagosën, janë shpërthyer protesta të forta në qytetin Magdeburg. Më 20 dhjetor, një mjek saudit, Taleb al-Abdulmohsen, 50 vjeç, përplasi makinën e tij në një treg të hapur Krishtlindjes, duke vrarë katër gra të moshave 45 deri në 75 vjeç dhe një fëmijë nëntë vjeçar. Sulmi shkaktoi gjithashtu plagosjen e mbi 200 personave.

Pas këtij incidenti, rreth 700 protestues të ekstremit të djathtë mblodhën në Magdeburg, duke mbajtur pankarta me mesazhe si “Remigrimi Tani” dhe “Kushdo që nuk e do Gjermaninë duhet të largohet nga Gjermania”. Protestuesit kërkuan dëbimin masiv të refugjatëve, ndërsa disa prej tyre u përleshën me policinë.

Komentuesit në rrjetet sociale shpërthyen pas ngjarjes, duke e cilësuar al-Abdulmohsen si një terrorist islamik. Megjithatë, ministri i Brendshëm i Gjermanisë më vonë e identifikoi të dyshuarin si islamofob, duke hedhur dyshime mbi natyrën e sulmit.

Ky incident ka shkaktuar një valë protestash dhe tensione të forta në shoqërinë gjermane, ku shumë qytetarë shprehen të shqetësuar për sigurinë dhe ndikimin e emigracionit.

The post Sulmi terrorist në Magdeburg, qytetarët gjermanë kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e 23 dhjetorit, Këlliçi thirrje qytetarëve të Tiranës

22 December 2024 at 12:19

Opozita do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës nesër, më 23 dhjetor, në orën 17:00, si pjesë e aksionit të mosbindjes civile.

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ftuar qytetarët që të bashkohen me protestën, duke u shprehur se demokratët e Degës nr. 16 të Tiranës, së bashku me banorët e Astirit dhe Unazës së Re, do të jenë prezent në shesh.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë aksion, duke shkruar në rrjetet sociale: “E hënë, datë 23 dhjetor, ora 17:00, Tirana proteston!”

The post Protesta e 23 dhjetorit, Këlliçi thirrje qytetarëve të Tiranës appeared first on Sot News | Lajme.

Gjeorgjianët në ditën e 13 të protestave masive, degradon situata deri në dhunimin e gazetarëve nga policia

11 December 2024 at 09:40

Mijëra njerëz kanë protestuar në Tbilisi kundër pezullimit të bisedimeve të pranimit në BE. Policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës, ndërsa ka pasur dhunë edhe ndaj gazetarëve.

Protestat në Gjeorgji hynë në ditën e 13-të, pavarësisht arrestimeve dhe sulmeve fizike kundër aktivistëve dhe figurave të opozitës.

Protestuesit u mblodhën jashtë ndërtesës së parlamentit gjeorgjian në Tblisi, duke brohoritur dhe duke bllokuar rrugën të martën.

Policia ka arrestuar një numër në rritje njerëzish ndërsa intensifikohet shtypja e protestave antiqeveritare

Ëndrra Gjeorgjiane në pushtet mbajti kontrollin e parlamentit në zgjedhjet e diskutueshme të 26 tetorit, një votim i parë gjerësisht si një referendum mbi aspiratat e Gjeorgjisë për në BE.

Opozita dhe presidentja pro-perëndimore Salome Zourabichvili kanë akuzuar partinë qeverisëse për manipulim të votave me ndihmën e Rusisë fqinje dhe kanë bojkotuar seancat e parlamentit.

Protestat e opozitës morën një vrull të ri pas vendimit të Ëndrrës Gjeorgjiane të enjten e kaluar për të pezulluar bisedimet e pranimit në BE.

Më shumë se 300 protestues janë arrestuar dhe mbi 100 persona janë trajtuar për lëndime deri më tani.

Tbilisi aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE në mars të vitit 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës. Atyre iu dha statusi i kandidatit për në BE në dhjetor të vitit të ardhshëm, për kënaqësinë e shumë gjeorgjianëve që festuan në rrugët e Tbilisit.

Protestuesit thonë se do të vazhdojnë të protestojnë kundër kësaj padrejtësie, për aq kohë sa duhet, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

The post Gjeorgjianët në ditën e 13 të protestave masive, degradon situata deri në dhunimin e gazetarëve nga policia appeared first on Sot News | Lajme.

“Korrupsioni ka pushtuar shtetin”, Ngjela kritikon opozitën: Mosbindja civile është injorancë,Shqipëria ka nevojë për..

9 December 2024 at 19:42

Avokati Spartak Ngjela foli në një emision televiziv lidhur me mesazhet e SHBA-së në ditën kundër korrupsionit si dhe për ditën e 8 dhjetorit që lidhet me protestat e studentëve në 1990 dhe krijimin e PD-së.

Sipas tij, SHBA ka një rol kyç në luftën ndaj korrupsionit, duke mbështetur SPAK me ekspertizë dhe burime financiare.

‘E kam thënë. Ata e drejtojnë luftën ndaj korrupsionit. e ka thënë Blinken. Do heqim korrupsionin në Shqipëri. Ata e drejtojnë SPAK. Ne do na shpëtojmë vetëm ata. Korrupsioni e ka pushtuar shtetin. Shqipëria ka qenë drejt dekadencës. Ishte skemë e kundërshtarëve ndërkombëtarëve që të largohen shqiptarët nga Shqipëria. Ja që erdhi koha që kur nxori SPAK, do e zgjidhi këtë çështje.’

Avokati theksoi se proceset kundër korrupsionit janë të vështira dhe të ndërlikuara, por të mbështetura nga ekspertiza amerikane.

‘Ajo pjesë e opozitës e trembur. Pse nuk shkoni të shikoni SPAK? Ka ekspertë amerikanë atje. Nuk është kollaj lufta ndaj korrupsionit. SPAK e drejtojnë ata dhe e paguajnë. Korrupsioni po luftohet. Ka vajtur në rangje të larta. Dosjet janë të vështira. Dhe kur janë ekspertë të huaj e fusin perin në vijën e gjilpërës.’

Ngjela gjithashtu rikujtoi sfidat historike të Shqipërisë, duke e cilësuar periudhën pas vitit 1992 si një kohë dekadence industriale, e cila, sipas tij, u nxit nga faktorë të jashtëm si ish-Jugosllavia dhe të brendshëm, PD dhe Berisha.

‘E morën antishqiptarët pushtetin. Kam informacion. Në ‘92 ka ardhur anti shqiptaria këtu. 500 uzina dhe fabrika u eliminua. Na i bëri të qartë parlamentari serb që ishte i induktuar, që me 40 mijë dollarë shkatërruam Shqipërinë. Kush e shkatërroi? Ishim vend industrial. Beogradi vendosu me tanët këtu.’

Ai kritikoi idenë e mosbindjes civile, duke e cilësuar atë si një veprim të papjekur dhe të paligjshëm:

‘Mosbindje civile është injorancë. E dini çdo të thotë mosbindje civile? Është shkelje ligji. Do të thotë të thyesh shtetin, shoqërinë, vetëm një i marrë e thotë këtë. Ai që ka frikë të thotë revolucion thotë mosbindje civile. A më kuptoni? Si ti përgjigjem atyre?’

Ngjela përfundoi duke theksuar nevojën për institucione të forta dhe një angazhim të sinqertë kundër korrupsionit për të rimëkëmbur Shqipërinë.

The post “Korrupsioni ka pushtuar shtetin”, Ngjela kritikon opozitën: Mosbindja civile është injorancë,Shqipëria ka nevojë për.. appeared first on Sot News | Lajme.

“Rama i shqetësuar nga vota e diasporës”, Baçi: Opozita të lërë mënjanë egot dhe të bashkohet përballë kryeministrit

9 December 2024 at 17:29

Analisti Agim Baçi në një emision televiziv duke folur për mbledhjen e Kryesisë së PS-së dhe porositë e Kryeministrit për identifikimin e emigrantëve brenda dhjetorit, tha se vota e diasporës është e panjohur.

“Nëse diaspora ushtron të drejtën e votës mund të përmbysin çdo rezultat i prodhuar në Shqipëri. Është një votë e panjohur dhe nëse votojnë të gjithë ata që kanë të drejtën e votës, mund të prodhojnë rezultate krejt të tjera”, tha Baçi.

Ai tha se Rama e kërkon si kryetar i PS-së dhe jo si Kryeministër regjistrin për emigrantët me të drejtë vote.

“E vërteta është se vota e emigrantëve është e panjohura e zgjedhjeve të 11 majit. Është potencial që mund të ndryshojë qeverisjen”, tha Baçi.
Analisti tha se pas 3 mandateve, Kryeministri Edi Rama nuk ka më asnjë lloj morali që të justifikohet për ato që nuk ka bërë, nuk ka se kë të fajësojë.

“Gjatë gjithë kohës thotë: kundërshtar kemi vetveten. Pra Edi Rama nuk ka asnjë justifikim sepse nuk ka realizuar ato që ka premtuar”, tha Baçi.

Ai tha se Edi Rama duket se është i shqetësuar pasi e di pakënaqësinë e prodhuar për shkak të situatës ekonomike, por këtu shtoi edhe votën e diasporës, që nuk voton sikundër mund të votojnë qytetarët që janë në Shqipëri.

Përsa i takon opozitës, Baçi tha se duhet të zgjidhë raportet e brendshme. “Opozita duhet të vendosë se si do të dalë në zgjedhje, 2021 tregoi se një opozitë që nuk del bashkë në zgjedhje, favorizon Ramën. Ndaj edhe duhen gjetur rrugët më të mira, duhet të lihet mënjanë egoja personale”, tha Baçi.

The post “Rama i shqetësuar nga vota e diasporës”, Baçi: Opozita të lërë mënjanë egot dhe të bashkohet përballë kryeministrit appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta për lirimin e Metës/ Analisti Çupi komenton lëvizjet e politikanëve të akuzuar: Drejtësia do të vendosë…

6 December 2024 at 18:57

Disa mbështetës të kreut të PL-së, Ilir Meta kanë dalë në protestë para SPAK duke kërkuar lirimin e tij. Analisti Frrok Çupi komentoi protestën e zhvilluar në mbështetje të Metës, duke u ndaluar edhe tek akuzat që i janë bërë SPAK, herë pas here.

Ai u shpreh se asgjë nuk është e rastësishme dhe sipas tij drejtësia do të vendoset në radhë të parë mbi kriminelët e mëdhenj.

“Asgjë nuk ka të rastësishme sidomos në këtë çështje. Alarmi që lëshoi Dumani se ne kemi korrupsion por rrjedhje të informacionit edhe brenda në SPAK, nuk e di se si është marrë nga aleatët, por në Shqipëri nuk është marrë me seriozitetin e duhur. Pas kësaj lëvizën gurët sepse njerëzit brenda SPAK e ndjenë vetën të zbuluar. Aleatët e tyre politik që janë Berisha dhe Meta, tentuan të kërkojnë besnikëri. Të mos harrojmë që tentakulat e tyre i kanë të fuqishme në drejtësi. Protestat që u bënë kundër SPAK dhe reagimet e egra që e konsiderojnë bandë, janë i njëjti ekip. Si Meta si Berisha i bëjnë këto lëvizje për arsye se duan t’u japin garanci njerëzve që kanë në drejtësi “se na keni këtu”. Më tej mund të them që Dumani si shefi i SPAK ka ndërtuar një siguri të tillë që e drejta do të vendosët në radhë të parë mbi kriminelët mëdhenj”, tha më tej analisti Çupi.

The post Protesta për lirimin e Metës/ Analisti Çupi komenton lëvizjet e politikanëve të akuzuar: Drejtësia do të vendosë… appeared first on Sot News | Lajme.

Kundër pezullimit të negociatave me BE, qytetarët krijojnë kaos gjatë natës

30 November 2024 at 12:35

Disa mijëra persona protestuar për të dytën natë rresht në Gjeorgji kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar procesin e anëtarësimit në BE.

Manifestuesit u mblodhën përpara Parlamentit në kryeqytetin Tbilisi, me disa prej tyre që u përpoqën të kalonin barrierat metalike për të hyrë në godinë.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj djegës për t’i zmbrapsur. Veprimi shkaktoi reagimin e ashpër të presidentes pro-evropiane, e cila e quajti reagimin e policisë një “represion të stilit rus”.

Fitorja e partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, në zgjedhjet e tetorit shkaktoi protesta masive me opozitën që pretendonte se procesi kishte qenë i manipuluar.

Kjo bëri që euro-deputetët të kërkonin një mbajtje të dytë të zgjedhjeve nën mbikëqyrje ndërkombëtare.

Por kryeministri u përgjigj duke akuzuar BE-në për shantazh dhe duke pezulluar bisedimet e anëtarësimit deri në 2028-n.

Unioni ia dha statusin e vendit kandidat Gjeorgjisë në dhjetor të 2023-shit.

The post Kundër pezullimit të negociatave me BE, qytetarët krijojnë kaos gjatë natës appeared first on Sot News | Lajme.

“Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë”, kryeministri ironizon ‘mosbindjen civile’ të PD: ‘Anti-age’ që dalin rrugëve

30 November 2024 at 10:41

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar opozitën teksa rrëfeu se ku e gjen motivimin për performancën e tij.

Kreu i qeverisë, në podkastin e tij “Flasim”, u shpreh se e motivojnë “ata anti-age” që dalin rrugëve.

Kryeministri Rama rrëfu se sapo mendon “të rrijë të rri i çik rehat, nuk më lejnë dhe motivohem”.

“Mua performancën ma motivojnë, ata anti-age që dalin rrugëve dhe më motivojnë. Edhe kur them të rri i çik rehat, nuk më lejnë rehat dhe motivohem”, u shpreh shkurtimisht kreu i qeverisë.

The post “Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë”, kryeministri ironizon ‘mosbindjen civile’ të PD: ‘Anti-age’ që dalin rrugëve appeared first on Sot News | Lajme.

Pensionistët protestojnë sërish para Kryeministrisë, ultimatum Ramës: Vendosni minimumin jetik!

27 November 2024 at 15:30

Pensionistët dhe aktivistët e “Lëvizjes Bashkë” kanë protestuar sërish këtë të mërkurë për të disatën javë rresht para godinës së Kryeministrisë për të kërkuar pensione dinjitoze dhe minimumin jetik.
Ata kanë mbajtur fjalime para Kryeministrisë, ku kanë kërkuar rritje të pensioneve, pasi nuk iu del as për shpenzimet bazike, ndërsa kërkojnë që pensioni minimal të jetë 200 euro.

Pas protestës, “Lëvizjes Bashkë” ka reaguar në rrjetet sociale ku shkruan se pjesëmarrja e pensionistëve në protestën e sotme ishte shenjë e mirë se Edi Rama nuk ia ka dalë të mashtrojë njeri me thërrimet e fundvitit. Ata paralajmërojnë protesta edhe në qytetet e tjera, veç Tiranës.

“Pjesëmarrja e pensionistëve në protestën e sotme ishte shenjë e mirë se Edi Rama nuk ia ka dalë të mashtrojë njeri me thërrimet e fundvitit. Pensionistët janë edhe më të indinjuar nga hiletë e qeverisë, duke shtruar me forcë çështjen e pamjaftueshmërisë së pensioneve dhe mungesës së kujdesit social.

Folësit në protestën e sotme theksuan domosdoshmërinë e vendosjes së minimumit jetik dhe ngritjen e të gjitha pensioneve. Po ashtu u kërkua njohja e viteve të punës dhe e sakrificave të posaçme, sidomos të minatorëve që vazhdojnë të kërkojnë me ngulm miratimin e Statusit të Minatorit.

Fatkeqësisht edhe kjo protestë u bojkotua nga shumica dërrmuese e medias, në radhë të parë nga Radio Televizioni Shqiptar, i cili mbahet nga taksat e gjithë popullit shqiptar.
Protestat për pensione dinjitoze dhe minimum jetik do të vazhdojnë në Tiranë dhe do të shtrihen në qytete të tjera të vendit.” – shkruhet në postim.

The post Pensionistët protestojnë sërish para Kryeministrisë, ultimatum Ramës: Vendosni minimumin jetik! appeared first on Sot News | Lajme.

❌