Normal view

Takohet sot me shqiptarët e Britanisë së Madhe, kryeministri Rama pritet në Londër me protesta

24 November 2024 at 12:32

Një protestë po zhvillohet në Londër pak para nisjes së takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Britanisë së Madhe.

Një grup shqiptarësh po protestojnë jashtë godinës ku pritet të mbahet takimi, ndërsa kanë denoncuar se janë paguar 25 mijë paund për të marrë me qera godinën.

Qytetarët mbajnë në duar pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ndërsa janë raportuar edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë britanike.

The post Takohet sot me shqiptarët e Britanisë së Madhe, kryeministri Rama pritet në Londër me protesta appeared first on Sot News | Lajme.

“2 milion shqiptarë me zemër në protestë”, Spahiu kritikon heshtjen e ministrave: Në Shqipëri tragjeditë harrohen

21 November 2024 at 22:15

Në një emision televiziv këtë mbrëmje vijoi debati mbi rastin tragjik të vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli këtë të hënë. Sot u organizua një protestë e prindërve tek Ministria e Arsimit.

Kreshnik Spahiu mendon se sot të gjithë shqiptarët ishin me zemër në atë protestë, por sipas tij është e pamjaftueshme nëse ministrat nuk marrin përgjegjësi për atë që ndohd.

‘Mendoj se sot në protestë kanë qenë 1 mijë veta, por me zemër ishin 2 milion shqiptarë. Shpreh revoltë, ndjej keqardhje që pas çdo tragjedie në mbrëmje fshihen ministrat përgjegjës në sektorin që mbulojnë. Kjo është revoltë që nuk duhet të shkojë në një hapësirë boshe. Nuk e kuptoj si ministrat prej vitesh gëzojnë privilegjet. I fshihen mediave, llogarisë. Si ka mundësi përgjegjësitë që mbulojnë sektor për tu përgjigjur, kur ndodh një skandal nuk janë prezent. Vlerësimi i çdo eksperti i rëndësishëm, por i pavlefshëm nëse nuk merret në konsideratë nga organet ligjzbatuese. Në Shqipëri ngjarjet mbivendosen sepse çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Harrojmë atë që ndodhur 6 ditë më parë. Harrojmë ministrin përgjegjës për ngjarje javën e kaluar. Ata vazhdojnë privilegjet. Po ju them ngjarje, u bë gjithë ajo protestë për vrasjen në Pogradec, aq ishte. 2 ditë zhurma e madhe.’

The post “2 milion shqiptarë me zemër në protestë”, Spahiu kritikon heshtjen e ministrave: Në Shqipëri tragjeditë harrohen appeared first on Sot News | Lajme.

“Po i bëjnë varrin vetes”/ ‘Shpërthen’ Beqiri: Protestat bëhen për hallin e Berishës, Metës, Nokës jo për qytetaret

31 October 2024 at 08:54

Avokati Idajet Beqiri, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ deklaroi se protestat e PD dhe PL nuk bëhen për qytetarët, por për hallet me drejtësinë që Berisha, Meta, Noka dhe Vokshi. Sipas tij, shqiptarët e kuptojnë se këto protesta s’kanë hall as te qeveria teknike, sepse po të ishte për vjedhje votash e bënte PD-ja në 2009 dhe në 2013 kur i vodhi votat ashiqare.

“Këto protesta bëhen për hallet e Berishës dhe Metës dhe të atyre që janë me procedime penale. Ka hall Flamur Noka me pasuritë që po i hetohen. Edhe Albana Vokshi është nën hetim për paratë që kanë blerë pallate e vila. S’kanë halle për publikun. Bllokojnë rrugën, marrin peng jetën e qytetarëve. Nuk janë halle të publikut si do lirohet Berisha. Nuk janë protesta e as mosbindje civile. Protestat kanë mesazhe për kategoritë sociale që duan të mbështesin. Bëjnë protesta të dhunshme, se e dinë që s’ka qeveri teknike. Duan qeveri teknike në tavolinë. Kjo nuk bëhet. Ka ligje dhe Kushtetutë. Duhet ta bësh me ligje, jo duke bllokuar rrugët.”, tha Beqiri.

The post “Po i bëjnë varrin vetes”/ ‘Shpërthen’ Beqiri: Protestat bëhen për hallin e Berishës, Metës, Nokës jo për qytetaret appeared first on Sot News | Lajme.

“Opozita po lufton përballë një regjimi që vjedh”, plas debati në studio mes gazetarit dhe deputeti të PD-së: Kemi..

29 October 2024 at 18:56

Gazetari Ardit Rada dhe deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, debatuan në lidhur me protestën e opozitës, në kuadrin e mosbindjes civile, dhe nëse ngjall ose jo besim me këto forma opozita te qytetarët.
Gazetari Rada tha se “duhet kredibilet i figurave dhe krasitje brenda opozitës. Ka figura të konsumuara, por ka edhe figura aktive që do të donin një derë të hapër si organizatorë në terren apo edhe si drejtues të opozitës”.
Ai tha se format e protestave me bllokime, izolime, krijime trafiku, nuk ngjallin simpati për qytetarët.

Por Dogjani tha se përballë opozitës është një regjim, që vjedh votat, që bën korrupsion, të përdor krimin e organizuar, që nuk lejon zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dogjani tha se nuk mund të akuzohet opozita për atë që ndodh në këtë vend.
Pjesë nga debati

Ardit Rada: Unë jam një nga zërat kritikë të aksionit opozitar, pasi besoj se opozita e ka pasur gjithë kohën e duhur për të propozuar ligje, për të amenduar ligje. Fjala vjen, ndodhin 20 vrasje për dy muaj, çfarë e pengon opozitën të propozojë amendimet e Kodit Penal? Doli skandali i Onkologjikut, çfarë e pengoi opozitën të thërriste qytetarët në protestë?

Asllan Dogjani: Ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet, ne kemi kërkuar interpelanca, nuk e zgjidh problemin Kodin Penal. Ne kemi ndër ligjet më të ashpra, dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen. Ata marrin në konsideratë korrupsionin, bëjnë ligje me porosi. Kemi rastet e ligjeve për lojrat e fatit dhe kanabizimin, u bënë ligje duke paracaktuar se kush do i marrë.

Ardit Rada: Po pse nuk i keni thënë ju me emra, ky ligj bëhet për filanin apo për filanin?

Asllan Dogjani: Ne i kemi denoncuar, por nuk jemi prokurori. Ai kishte ardhur në Qeveri pa koalicion, por ai i ka bërë thirrje gjithë kriminelëve që ta mbështesin. E patë se kush e kishte futur Jurgis Çyrben në Kuvend? Grupet kriminale.

The post “Opozita po lufton përballë një regjimi që vjedh”, plas debati në studio mes gazetarit dhe deputeti të PD-së: Kemi.. appeared first on Sot News | Lajme.

FNSH ndërhyn në protestë? Balliu thirrje policisë: Mos u merr me ne por me…

By: xhoana
29 October 2024 at 18:53

FNSH ndërhyn në protestë? Balliu thirrje policisë: Mos u merr me ne se…

Vazhdon që të mbahet mosbindja civile e Partisë Demokratike edhe në ish-Sheshin Shqiponja në Tiranë.

Gazetari Osman Stafa gjatë raportimit për mediat, bën me dije se FNSH është në gatishmëri dhe ndoshta mund të ndërhyjë në këtë protestë. Në lidhje me këto zhvillime, foli edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu. Balliu tha se PD ka lajmëruar publikisht për protestën, duke shtuar se policia duhet të merret me krimin e organizuar e jo me opozitën.

The post FNSH ndërhyn në protestë? Balliu thirrje policisë: Mos u merr me ne por me… appeared first on Sot News | Lajme.

“Denoncuesi në burg, mafia në pushtet”, pankarta për Salianjin në mosbindjen civile të opozitës

29 October 2024 at 18:37

Opozita po zhvillon protestën e parë të mosbindjes civile që shtrihet në të gjithë Shqipërinë duke bllokuar 6 pikë kryesore të qarkullimit në vend.

Qytetarët e shumtë që kanë bllokuar pikën hyrëse në kryeqytet, te ish-sheshi Shqiponja mbajnë në duar pankarta pikante që përshkruajnë narko-regjimin e Edi Ramës.

Në një pankartë ata ata shkruajnë se Salianji që denoncoi lidhjet e qeverisë me narkotrafikun gjendet në burg ndërsa Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama gjenden në pushtet.

Kujtojmë se opozita kërkon qeveri teknike, lirimin e liderëve të opozitës, Berisha, Meta dhe deputetit Salianji.

The post “Denoncuesi në burg, mafia në pushtet”, pankarta për Salianjin në mosbindjen civile të opozitës appeared first on Sot News | Lajme.

Opozita paralajmëron protestë masive dhe bllokim rrugësh/Baçi i përgjigjet presionit të Policisë:Qytetarët na kërkuan..

28 October 2024 at 22:43

Në një emision televiziv deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka zbuluar detaje nga organizimi i protestës së thirrur nga selia blu për ditën e nesërme, e cila do të nisë në orësn 17:00 dhe zgjat deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

“Ne kemi njoftuar për protestën, vendet ku do të bëhet dje orët e përcaktuara. Është në të drejtën tonë dhe pas njoftimit askush nuk ka na ndalon dot që ne të protestojmë. Qytetarët absolutisht që do dalin në protestë, aty ku kemi thënë vendet dhe kemi miratuar. Çdo përballje me policinë do të jetë kosto për policinë dhe jo për qytetarët. Në momentet kur sovrani njofton se del në protestë, atë ditë pushtetin e kanë qytetarët dhe nuk e ka as Edi Rama, as policia e Edi Ramës”, tha Baçi .

Opozitarët kanë kërkuar leje nga policia e shtetit për protestën që parashikon bllokimin e akseve rrugore në 6 pika të rëndësishme të vendit si Kthesa e Kamzës, rrethrrotullimet e Shkozetit, Bradasheshit, Levanit dhe Rrogozhinës, si dhe kryqëzimi i Milotit.

Paralajmërimi i policisë ka qenë i ashpër për organizatorët e protestës pasi bllokimi akseve rrugore është vepër penale parashikuar nga Neni 293 i Kodit Penal dhe sipas autoriteteve cilido që do të bllokojë rrugët do të përballet me pasojat që parashikon ligji.

Por, Luan Baçin duket se nuk e tremb kjo thirrje e kryepolicit Ilir Proda dhe është shprehur se këtë formë presioni e ka ushtruar përherë qeveria Rama kur opozita ka njoftuar zhvillimin e tubimeve.

“Sa për presionet e këtij drejtorit të policisë, zotit Proda, apo çdo drejtuesit tjetër, do t’ju këshilloja të rrinë sa më larg protestës, madje nuk ka nevojë as për sigurinë e protestuesve dhe qytetarëve sepse PD e ka treguar se sa herë organizon protesta vetë, është në krye të tyre dhe absolutisht situata është nën kontroll. Protesta do të zhvillohet, do të jetë e fuqishme, bllokuese, është sensibilizuese dhe aspak në dëm të qytetarëve. Para se të vendosnim për një mënyrë të tillë protestimi, kemi pasur shumë kontakte me qytetarët në bazë qarqesh dhe kanë qenë vetë qytetarët që kanë dhënë këtë mendim për të bërë një formë të tillë proteste. Presionin e ka pasur zakon kjo qeveri, ky kryeministër dhe jo Drejtori i policisë. Drejtorët e policisë venë e vijnë. Sa drejtorë policie ka ndërruar Rama deri tani, pra nuk është një deklaratë e drejtorit”, deklaroi Baçi në “Debat” nga Alba Alishani .

The post Opozita paralajmëron protestë masive dhe bllokim rrugësh/Baçi i përgjigjet presionit të Policisë:Qytetarët na kërkuan.. appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta për mbetjet e rrezikshme/ Bylykbashi thirrje të fortë ndaj Prokurorisë: Të sekuestrojë konteinerët

By: xhoana
27 October 2024 at 12:44

Në hyrje të portit të Durrësit po protestohet nga opozita dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, kundër kontenierëve që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, dhe që pritet të mbërrijnë mëngjesin e së hënës në këtë port.

Nënkryetari i PD, Oert Bylykbashi u shpreh se prokuroria duhet të ishte këtu për të sekuestruar kontinierët.

Bylykbashi është shprehur se kjo është një skemë krimi gjigande dhe ky port është përbashkues i interesave të politikës dhe krimit.

“Mbetjet toksike po vijnë në Portin e Durrësit dhe e bëmë këtë protestë për të caktuar qartë qëndrimin jo vetëm të PD por edhe të qytetarëtve të Durrësit dhe Shqipërisë që janë kundër këtyre mbetjeve. Kjo është një skemë krimi gjigande dhe ky port është përbashkues i interesave të politikës dhe krimit. Porti është grabitur për të ja dhënë mikut të Ramës dhe kur ndodh kjo asgjë nuk mund ta pengojë kalimin e mbetjeve toksike.

Këto mbetje u pikasën nga Rrjeti i Baselit dhe zbuluan skandalin duke i bllokuar në një vend tjetër dhe po i kthejnë pas për të helmuar shëndetin e qytetarëve të Shqipërisë.

Ajo që na shqetëson ne përveç mungesës së transparencës është shëndeti dhe rreziku i saj nga këto mbetje toksike. Ky është prokuroria që duhet të jetë këtu e gatshme për të sekuestruar kontinerët dhe të arrestojë personat që janë përfshirë drejtpërdrejtë këtu deri te ministrat.”- tha Bylykbashi.

The post Protesta për mbetjet e rrezikshme/ Bylykbashi thirrje të fortë ndaj Prokurorisë: Të sekuestrojë konteinerët appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta në hyrjen e portit të Durrësit/ 200 kontenierë në anijen “Moliva”, ja kur pritet të hyjë në port

By: xhoana
27 October 2024 at 11:11

Anija “Moliva” me 200 kontenierë që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, pritet të hyjë në radë në portin e Durrësit mëngjesin e së hënës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj, referuar burimeve nga Dogana, shprehet se kjo është e vetmja anije që transporton mbi 200 kontenierë dhe është e vetmja që vjen në port.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, përfaqësues të PD dhe shoqërisë civile, po protestojnë në hyrjen para portit.

Ata kanë shpalosur një pankartë ku shkruhet “ Mbetjet janë të rrezikshme, qeveria toksike”.

Mbetjet, që dyshohet se janë të rrezikshme, kanë krijuar debate të shumta.

Dërgesat po kthehen nga brigjet e Singaporit. Me origjinë nga Shqipëria, dyshohet se ngarkesa përmban pluhur toksik të furrës së çelikut. Kjo sasi dyshohet se doli nga Porti i Durrësit më 4 Korrik të këtij viti, me destinacion final Tajlandën dhe tranzit Singaporin.

Por fillimisht ngarkesa me mbi 800 tonë peshë, ndaloi në Itali për t’u ndarë në dy pjesë, në anijet e kompanisë ndërkombëtare “Maersk”; respektivisht “Compton” dhe “Candor”.

The post Protesta në hyrjen e portit të Durrësit/ 200 kontenierë në anijen “Moliva”, ja kur pritet të hyjë në port appeared first on Sot News | Lajme.

Caktohet ora për protestën/ PD tjetër skenar, më 29 tetor bllokime rrugësh në disa qytete të vendit

25 October 2024 at 20:35

Partia Demokratike ka caktuar orën dhe ka miratuar skenarin e protestës së 29 tetorit. Në një mbledhje të mbajtur në seli mes deputetëve dhe krerëve të degëve, u vendos që protesta të mbahet në orën 17.00. Plani është që ndryshe nga protesta e kaluar, këtë herë të shtrihet edhe në rrethe.

Ish-deputeti Belind Këlliçi, i ftuar në një emision tha se synohet që të paralizohet qarkullimi në 5-6 qytete kryesore të vendit. Ndërkohë fokusi sipas tij do të jetë Tirana, ku me gjasë do të kemi të njëjtin skenar si ai që pamë pak ditë më parë.

Mësohet se në qarqet kryesore plani është që të bllokohen pjesët hyrëse apo dalëse. Bëhet fjalë për rrethrrotullimin tek Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit

The post Caktohet ora për protestën/ PD tjetër skenar, më 29 tetor bllokime rrugësh në disa qytete të vendit appeared first on Sot News | Lajme.

Gratë hidhen në protest në Turqi, ja kërkesat e tyre

13 October 2024 at 11:24

Qindra gra kanë protestuar në qytetet turke kundër vrasjes së grave, pas raportimit të dy rasteve në Stamboll.
Qindra persona kanë bërtitur zëshëm kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe partisë së tij me rrënjë islamike, AKP.

“Ju jeni një Qeveri që lejoni vrasjen e grave”, ka thënë organizatorja e marshit, Gunesh Fadime Ahsahin, para turmës.
Gulizar Sezer, nëna e një gruaje të re që është vrarë, ka thënë se duhet t’i jepet fund “masakrimit të vajzave tona”.
Trupi i vajzës së saj është gjetur ne qershor, pasi fillimisht është gjuajtur në det, i mbështjellë në një tepih.
Protesta tjera janë mbajtur në Ankara dhe Izmir, sipas Federatës për të Drejta të Grave.

Protesta të ngjashme janë mbajtur çdo ditë gjatë javës, në qytete të ndryshme, kryesisht nëpër kampuse universitare.
Protestat kanë shpërthyer prej vrasjes së dy vajzave të reja në javën e fundit, brenda 30 minutave.
I dyshuari për vrasje e ka vrarë më pas edhe veten.
I dyshuari dhe dy gratë kanë qenë të moshës 19-vjeçare, kanë thënë zyrtarët.

Erdogan, që paraprakisht ka fajësuar alkoolin dhe rrjetet sociale për vrasje të tilla, është zotuar të mërkurën që të forcojë sistemin gjyqësor dhe të luftohet krimi.
Turqia regjistron me vite raste të vrasjes së grave.

Një grup monitorues ka thënë se vetëm këtë vit janë kryer 299 vrasje të grave, në shtetin me 85 milionë banorë.
Më 2021, Turqia është tërhequr prej një konvente të Këshillit të Evropës për parandalim të dhunës ndaj grave, e njohur si Konventa e Stambollit.
Konventa obligon autoritetet kombëtare që të hetojnë dhe ndëshkojnë dhunuesit e grave./REL

The post Gratë hidhen në protest në Turqi, ja kërkesat e tyre appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 9 October 2024 Sot News | Lajme

“Rreziku i dhunës në protestat e opozitës”, profesori Ervin Karamuço shton alarmet: Një grup “Delta” nga Vlora ka…

9 October 2024 at 20:26

Profesori Ervin Karamuço, duke folur për protestën e opozitës, tha se ka dyshime se ka pasur si qëllim kryesor djegien e selisë së Partisë Socialiste.

Ai theksoi se ka qenë një grup “Delta” nga Vlora, të cilët kanë lëvizur nga bashkia drejt selisë së PS, dhe kjo  ka bërë të mundur largimin e turmës nga godina e PS.

“Ajo që nuk ndodhi ishte djegia e PS. Unë e dija se do ishte e rastësisht, por nga debatet që janë bërë këto dy ditë, kam vënë re që kanë pasur qëllim djegien e selisë së PS. Ka qenë zhvendosje e një grupi Delta të Vlorës, të cilat kishin ardhur për tu dislokuar si forca shtesë, të cilat nga bashkia kanë lëvizur nga bashkia drejt selisë së PS, që kanë bërë të mundur parandalimin e djegies së Partisë Socialiste”, tha ai.

The post “Rreziku i dhunës në protestat e opozitës”, profesori Ervin Karamuço shton alarmet: Një grup “Delta” nga Vlora ka… appeared first on Sot News | Lajme.

“Bardhi, më emocional se çduhet”/ Gjikondi reagon ashpër: Opozita po përdor gjithçka vetëm për të krijuar tension fals

9 October 2024 at 18:43

Juristja Brizida Gjikondi, në një intervistë në  një emision televiziv u shpreh se opozita po përdor gjithçka vetëm për të krijuar tension fals.

Sa i përket deklaratave të SPAK lidhur me mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC, se janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme, Gjikondi tha se kjo u sqarua shumë qartë nga institucioni.

Me tej shtoi se Gazmend Bardhi e bëri të bujshme, dhe se ka synuar që të zhbëjë punën e SPAK.

“Deklarimi i SPAK ka qenë shumë serioz dhe gjithëpërfshirës. Flet edhe për politikanë dhe figura të tjera publike. Zoti Bardhi bën sikur është emocional dhe shumë i acaruar kur i shkelen të drejtat, e bëri të bujshme dhe e shpërndau kudo. Të gjitha figurat publike që marrin këto mesazhe është mirë të ja lënë SPAK të hetojë dhe jo t’i shpërndajnë. Por po përdoret gjithçka për të krijuar tension fals, destabilitet. Nuk do ta përjashtoja që edhe segmente të tyre të sajonin këto gjëra për të qenë pjesë e vëmendjes. Janë ta manipuluara apo jo, ky nuk duhet të flasë për të ja lë SPAK-ut. Po këta po përpiqen të zhbëjnë punën dhe provat e SPAK, çdoherë e më shumë. Ne e dimë që SPAK ka arritur të zbërthejë sistemin signal që kanë dalë shumë prova për ngjarje të mëdha kriminale dhe këto duan të zhvlerësojnë punën e SPAK. Zoti bardhi është edhe jurist dhe e di që nuk mund të paravendosë për llojin e provave. Përderisa e ka çuar në SPAK, duhet të lë SPAK-un të flasë. Këta duan me çdo mënyrë të jenë në qendër të vëmendjes, me hir apo me pahir. Ne e pamë protestën dhe aty pashë një politikë pedofilë, djallëzore që kishte marrë fëmijë që nuk i kap ligji dhe për t’i përdorur për vandalizëm. Dhe më vjen shumë keq që shumë institucioneve që merren me fëmijët nuk folën”, u shpreh Gjikondi.

The post “Bardhi, më emocional se çduhet”/ Gjikondi reagon ashpër: Opozita po përdor gjithçka vetëm për të krijuar tension fals appeared first on Sot News | Lajme.

Spahiu: Protesta e PD ishte qesharake si tifozat e Partizanit dhe Tiranës, me djegie pemësh, thyerje xhamash

9 October 2024 at 18:30

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi aktet e dhunës në protestën e PD-së të hënën. Sipas tij hedhjet e fishekzjarreve dhe thyerja e xhamava ngjason me veprimet e ultrasve të futbollit pas një ndeshje derbi, si ajo mes Tiranës dhe Partizanit. Për të ato veprime nuk kanë lidhje me veprime politike të një partie që shpall si aksion mosbindjen civile.

‘Me një fjali: Kur popullit i rrit pritshmëri vjen një zhgënjim. Erdhi në radhë të parë tek elektorati. Prisnin protestën më gjigande në histori, që do rrëzonte regjimin. Në fakt ajo ishte protesta më e vogël, më e dobët, më e paorganizuar, më e dështuara në historinë e protestave të demokratëve. Ajo i përngjan reagimit pas ndeshjeve të grupimeve të ultrasve të Partizanit apo Tiranës.

Që djegin pemë, thyejnë xhama apo godasin me fishekzjarrë. Nuk ka fare lidhje me konceptin politik të mosbindjes civile. Do të thotë të mos njohësh institucionet. Ka ndodhur në vitin 1991, gjithë Shqipëria u fut në grevë. Ka ndodhur dhe në 97 ku e rrëzuan me dhunë pushtetin. Të dalin 3 mijë persona të bëjnë xhiro të përdorin fishekzjarrë, nuk ka lidhje me institucionet që ishin të mbyllura. Gjithë administrata dhe drejtuesit ishin në shtëpi duke parë shou. Ose ishte një teatër dhe lojë, por në thelb i kanë hapur krahun kundërshtarit.

The post Spahiu: Protesta e PD ishte qesharake si tifozat e Partizanit dhe Tiranës, me djegie pemësh, thyerje xhamash appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 8 October 2024 Sot News | Lajme

“Ose do digjej polici, ose qytetari”, plas debati në studio mes gazetarit dhe deputetes:Ja pse na u hodh gaz lotsjellës

8 October 2024 at 21:56

Në një emision televiziv ka patur debat lidhur me protestën mes gazetarit Mentor Kikia dhe deputetes demokrate Albana Vokshi, lidhur me ngjarjen ku mori flakë një qytetar nga bomba molotv.

Gazetari Mentor Kikia tha se se djegia e qytetarit me molotov, për shkak se polici e shtyu në drejtim të tij, është e rëndë. Por shtoi se dy rrugë ishin: ose do të digjej polici, ose ai do e largonte dhe do digjej qytetari.

“Ishte një veprim që duhet dënuar, por nëse nuk do e largonte do të digjej polici”, tha Kikia.

Më pas ka ndërhyrë Vokshi duke thënë se policia nuk mbron qytetarët.

“E dini ju pse na u hodh gazi në mënyrë joproporcionale te Parlamenti? Sepse u dogj ajo fotografia e Edi Ramës te selia e PS-së dhe për Edi Ramën fotoja është më e rëndësishme se mbrojtja e qytetarëve”, tha Vokshi.

Më tej ajo tha se protesta është analizuar, duke shtuar se aksioni opozitar do të vijojë.

“Nuk do të ketë aksion vetëm në Tiranë, nuk do jenë të përqendruara vetëm në Shqipëri, por do të kemi kontakte edhe me ndërkombëtarët. Duhet ta pranojmë se kemi defekt në këtë drejtim”, tha Vokshi.

The post “Ose do digjej polici, ose qytetari”, plas debati në studio mes gazetarit dhe deputetes:Ja pse na u hodh gaz lotsjellës appeared first on Sot News | Lajme.

“Ishte revoltë qytetare”, Vokshi për protestën e opozitës: Molotovi është më e pakta ndaj atyre që kanë shkelur…

8 October 2024 at 21:39

Deputetja demokrate Albana Vokshi, është shprehur se protesta e një dite më parë e opozitës, ishte revoltë qytetare.

E ftuar në një emision televiziv, ajo u shpreh se molotovi është më e pakta ndaj atyre që kanë shkelur Kushtetutën.

 

 

“Ministri i Brendshëm tha se është ushtruar dhunë ndaj institucioneve dhe Partisë Socialiste. Pra kemi një parti-shtet.

Ai qytetari që u plagos, z. Emiri u dëmtua nga molotovi që hodhi policia në drejtim të qytetarëve. Ne pa u afruar te Parlamenti u hodh gaz, pa pasur asnjë shkak.

Ne u sulmuam me gaz, ndërsa po afroheshim te Parlamenti. Policia ka hedhur gaz në mënyrë jo proporcionale. Nuk pati asnjë akt dhune, molotovët u hodhën në dyert e blinduara të Kryeministrisë, çfarë ndodhi? Pati dëme? Asnjë dëm.

Molotovi ishte më e pakta që mund të ndodhte ndaj atyre që ka grisur dhe shkelur Kushtetutën. Policia mbrojti një foto të Edi Ramës që po digjej, ndërkohë që nuk mbronte qytetarët”, tha Vokshi.

The post “Ishte revoltë qytetare”, Vokshi për protestën e opozitës: Molotovi është më e pakta ndaj atyre që kanë shkelur… appeared first on Sot News | Lajme.

“Kishte informacion se do digjej Bashkia”, Gazetari zbulon detaje: Policia gjeti 3 çanta me…

8 October 2024 at 21:21

Gazetari Eni Ferhati ishte këtë të martë i ftuar në një emision televiziv për të folur rreth protestës së ditës së djeshme të mbajtur nga opozita.

Ferhati i cili e ndoqi protestën nga terreni tha  se policia kishte marrë informacione se do tentohej të digjej bashkia, ndaj edhe masat më të shumta të mara nga policia ishin pikërisht në atë zonë, ndërkohë që në Selinë e Partisë Socialiste, masat e marra ishin minimale.

Sipas Ferhatit policia ka patur fat ditën e djeshme pasi ka arritur të kap në kohë, tre çanta me Molotov të pashpërthyer.

“Policia ka patur edhe një fat shumë të madh. Kur protestuesit u zhvendosën drejt bashkisë së Tiranës, gjatë konfrotimit fizik mes policisë dhe protestuesve, janë gjetur, pas ii ranë në tokë, dy çanta me 17 molotov të palasura. Ato u sekuestruan menjëherë nga policia. Frika më e madhe dhe forcat më të mëdha të policisë ishin te bashkia e Tiranës, se kishte informacione edhe nga shërbimi informative, që turma do synonte të digjte bashkinë e Tiranës. Nuk kishte asnjë informacion për djegien e Selisë së Partisë Socialiste. Te selia kishte masa minimale të policisë, sepse nuk mendohej se do kishte protestë atje. Përveç dy çantave me 17 bomba molotov është gjetur edhe një çantë tjetër me 8 molotov të paplasur, diku mes zonës së Ministrisë së Brendshme dhe Parlamentit”

Ferhati u ndal gjithashtu te gabimet që ka bërë policia në këtë protestë.

“Vura re dy gabime të policisë. Gabimi i parë ishte kur policia nuk mori masa për të shmangur një ballafaqim të protestuesve me qytetarët, këtu i referohem momentit ku turma pasi u vendos te kryeministria marshoi në drejtim të unazës dhe u fut te rruga që të çon drejt partisë socialiste apo kryqëzimit të Myslym Shyrit dhe Gjykatës së Lartë. Ai ishte një moment ku kishte frikë edhe nga policia edhe nga protestuesit, pasi mund të kishte konflikt mes qytetarëve që mbetën në trafik dhe protestuesve. Ky është një gabim i policisë, që unë dyshoj se ka qenë i qëllimshëm, sepse informacioni ishte që protesta do ishte e lëvizshme. Momenti i dytë është përdorimi i pakriter, i paarsyeshëm i palogjikshëm i gazit lotsjellës. Aty nuk pati asnjë veprim të dhunshëm, sapo iu afruan protestuesit u lëshua disa herë gaz lotsjellës. Aty kishte qarkullim automjetesh. Një Fëmijë pati problem serioze nga ky gaz”,-tha gazetari.

The post “Kishte informacion se do digjej Bashkia”, Gazetari zbulon detaje: Policia gjeti 3 çanta me… appeared first on Sot News | Lajme.

“Berisha synon të rrisë dozën e presionit edhe mbi qeverinë”, Nazarko: Qëllimi real i saj, për të frikësuar ndonjë..

8 October 2024 at 21:14

Mbrëmjen e kësaj të marte në një emision televiziv, u diskutua protesta e opozitës, e cila përveç dhunës dhe hedhjes së molotovëve nuk prodhoi asgjë tjetër.

Komentatori politik, Mentor Nazarko tha se zgjedhja e protestës për të hënën u bë për një qëllim të vetëm, që lidhet me rritjen e pakënaqësisë popullore dhe për të ushtruar një presion ndaj qeverisë.

Sipas tij, qëllimi kryesor i saj ishte për të frikësuar ndonjë veprim, i cili ka karakter hetimor dhe procedural ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai theksoi se pavarësisht kësaj, nuk sheh asnjë skenar apo sinjal, që mund të çojë në realizimin e kërkesave të opozitës e cila kërkon qeveri teknike.

“Qëllimet e dukshme të kësaj proteste, që mund të ishte zgjedhur të bëhej dita e diel, por u zgjodh një ditë, që ishte ditë punë aktive, me qëllim për të rritur efektin e pakënaqësisë popullore. Doktori duhet të ishte kujdesur që mos të ishte këtu. Berisha synon të rrisë dozën e presionit edhe mbi qeverinë në mënyre graduale. Unë mendoj se qëllimi real i tij, është për të frikësuar ndonjë veprim, i cili ka karakter hetimor dhe procedural ndaj tij. Mendoj se kjo është arsyeja reale. Nuk shoh asnjë disponimi perëndimor për qeveri teknike. Edhe nga ata që kanë qenë aleatë, si CDU”, tha ai.

Kujtojmë se pas protestës, CDU-ja gjermane me një gjuhë të qartë e ka konsideruar Sali Berishën si fajtor për frymëzimin e dhunës në protestën e 7 tetorit në Tiranë.

Zëdhënësi për çështjet evropiane të grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Gunther Krichbaum, nënvizon se çdo akt dhune është krejtësisht i papranueshëm dhe tërësisht i padenjë për një vend që synon të bëhet anëtar i BE.

Kjo u komentua nga Mentor Nazarko, i cili tha se:

“Gunther Krichbaum kishte zgjedhur fjalë të forta për Berishën, që thoshte se me këtë akuzë, një udhëheqës evropian duhet të ishte në burg dhe jo në shtëpi komode siç është z. Berisha. Së dyti, ka thënë se PD duhet t’i nënshtrohet procesit të reformimit duke vendosur në krye një lider të besueshëm dhe së treti tha se SPAK është një institucion që gëzon mbështetjen e BE dhe SHBA dhe akuzat e tij duhet të adresohen në mënyrë të drejtë dhe institucionale. Berisha është njohur si prishës festash. E mbani mend kur ishte Samiti në dhjetor, Berisha zgjodhi ta bënte pikërisht atëherë protestën sepse do që Shqipëria do të hyjë në hartën e krizave dhe pasardhësi i tij, Rama, të mos marrë merita historike, siç është çelja e negociatave”, tha ai.

The post “Berisha synon të rrisë dozën e presionit edhe mbi qeverinë”, Nazarko: Qëllimi real i saj, për të frikësuar ndonjë.. appeared first on Sot News | Lajme.

Molotovët e PD-së/ “Po shkërmoqet si parti”, Ibsen Elezi reago ashpër:Kërkojnë të maskojnë pjesëmarrjen e ulët me dhunë

8 October 2024 at 17:42

Protesta e mbrëmshme e opozitës me molotov dhe kaos në qytet u komentua sot në një emision televiziv Adriatik Doçi si dhe me ish kreun e PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.

Ky i fundit shprehet për Arbër Hitajn se PD përdor dhunën dhe kaosin pasi do të kompensojë vakumin e krijuar nga mungesa e njerëzve në protestë.

‘Mosbindja civile ka brenda politikën. Mosbindje dhe protestë, me akte civile jo të dhunshme me përkrahje masive ti kundërvihesh një qeverie. Kjo është ajo çka deshi Berisha në thelbin e vet. Ajo çka Berisha propozon nuk është mosbindje civile, është aksion politik në formë të dhunshme. Opozita prej një kohe të gjatë ka një rënie të ndjeshme në numra, dhe nuk mund të organizojë mosbindje civile. Kur ka protesta të vogla. E vetmja për të mbushur vakumin është dhuna. Vetëm në zgjedhjet për Këlliçin kanë marrë pjesë 8 mijë votues.

Numri është nën 4 mijë protestues që dalin. Nuk ngjallin besim edhe brenda PD. Berisha, përsëriste vazhdimisht që 40 mijë përkrahësit e tij, ndërkohë që nga 11 dhjetori degradimi tek Rithemelimi e kanë ulur në shifra 10 herë deri në 4 mijë protestues. PD është në shkërmoqje të vazhdueshme. Kanë rënë rregullat, rritet vetëm roli i kryetarit. E kanë çuar Basha dhe Berisha bashkë.’

Ndërsa Toska e sheh si një gjë të mirë atë që ndodhi dje dhe është i mendimit që diçka e tillë duhet të përsëritet.

‘Pjesa që Ibseni e ke ngre si shkërmoqje që të mos organizojë më. Nuk është PD në këtë gjendje. Ka valë mosbesimi ndaj lidershipit.

Nuk ka rënë numri i pjesëmarrësve. Më vjen keq goditja e selisë së PS. Pyeta dhe më thanë që ka ndodhur në mënyrë rastësore nga disa protestues. Nuk sulmuan selinë, u goditën disa pemë. Opozita deri tani është akuzuar e fjetur që nuk ngjall besim, pas kësaj proteste sipas sondazheve është rritur me 5 pikë. Edhe pjesa e majtë dhe gri po mundohen të vrasin presionin.

Kjo është misioni i opozitës të vras frikën, që njerëzit të votojnë të lirë. Vrasja e kësaj frike do e bëjë opozite të ketë më shumë aksion. Për mua ishte e mirë. Sepse nuk pati dëme njerëzore. Dikur në protestat e Bashës kishte 20 apo 30 protestues të arrestuar. Nuk pati dëme njerëzore. Çdo gjë është brenda një lufte politike. Kjo lloj proteste duhet të jetë gjithnjë e vazhdueshme.’

Doçi thekson se dje ishin vetëm ata pak që janë të frikësuar nga hetimet e SPAK dhe janë bërë bashkë.

‘Mosbindja është rezistencë ndaj së keqes me mjete paqësore. Ajo e djeshmja ishte karikaturë e këtij koncepti. Besoj që nuk është një protestë për të vrarë frikën,. Por të mblidhen të frikësuarit nga SPAK dhe për të ushtruar trysni ndaj SPAK, kush më pak kush më shumë kanë një llogari të hapur në SPAK. Mosbindja civile ka nisur që në 2013.’

The post Molotovët e PD-së/ “Po shkërmoqet si parti”, Ibsen Elezi reago ashpër:Kërkojnë të maskojnë pjesëmarrjen e ulët me dhunë appeared first on Sot News | Lajme.

DW/ Kërkesa për qeveri teknike opozita nis ‘mosbindjen civile’

8 October 2024 at 17:26

‘Kjo është revoltë, hapi i parë i mosbindjes civile”, të tillë e cilësoi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, protestën mbarëkombëtare të opozitës, që u mbajt pasditen e 7 tetorit në Tiranë. Mijëra protestues iu përgjigjen thirrjes së Partisë Demokratike, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama dhe formimin e një qeverie teknike, që do ta çojë Shqipërinë në zgjedhjet parlamentare në pranverën e ardhshme.

Përplasjet e para nisën në sheshin përpara Kryeministrisë kur protestuesit tentuan të thyenin kordonin e policisë që ruante godinën qeveritare, duke e goditur atë me molotov. Më pas turma e demonstruesve, të drejtuar nga anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratikë dhe deputetë, shkoi drejt Selisë së Partisë Socialiste, duke i vënë flakën posterit të kryeministrit Rama që qëndronte në hyrjen kryesore të godinës, si dhe portës së jashtme. Nën akuzat për uzurpim të shtetit dhe drejtësisë nga ana e socialistëve, protestuesit demokratë iu drejtuan godinës së Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës. Hedhja e sendeve të forta dhe molotovëve në drejtim të institucioneve shtetërore solli një përplasje të fortë mes opozitarëve dhe policisë së shtetit, teksa kjo e fundit u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t’i ndaluar dhe shpërndarë ata.

Thirrje për lirimin e deputetit Salianji

Protesta e opozitës, e cila ndryshe nga herët e tjera nuk pati fjalime politike në podium, u thirr nga forumet e larta të Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit dënoi me një vit burgim deputetin e saj, Ervin Salianji. Deputeti Salianji kërkoi në vitin 2018 dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të atëhershëm, Fatmir Xhafa, për akuzat për veprimtari të paligjshme të vëllait të tij, akuza këto që rezultuan më pas të rreme. Deputeti Salianji, i dënuar me një vit burg, vuan dënimin prej më shumë se një jave, ndërsa e ka apeluar këtë vendim në Gjykatën e Lartë. Partia Demokratike e cilëson këtë vendim të drejtësisë shqiptare si të motivuar politikisht.

Javën e kaluar deputetët e së djathtës protestuan edhe në Kuvend, duke djegur karriket e sallës plenare. Demokratët bëjnë thirrje gjithashtu për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, i cili ndodhet nën hetim për korrupsion. “Kjo ishte vetëm dita e parë e mosbindjes civile” – u shpreh nga Selia Blu, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ‘’ne do të jemi këtu të vazhdojmë derisa synimet tona të arrihen” – njoftoi ai më tej në përmbyllje të protestës.

Protestues dhe policë të plagosur

Përplasjet e ashpra të së hënës, mes protestuesve të opozitës dhe forcave të rendit sollën të dëmtuar nga të dyja palët. Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, 10 punonjës u plagosën nga sulmet e protestuesve, dhe se janë marrë masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në këto sulme. Aktualisht një protestues është arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Po ashtu 7 protestues janë dëmtuar gjatë përplasjeve dhe i janë drejtuar Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore./ DW

The post DW/ Kërkesa për qeveri teknike opozita nis ‘mosbindjen civile’ appeared first on Sot News | Lajme.

❌