Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdaySot News | Lajme

Samiti, liderët e Ballkanit mblidhen sot në Shkup, BE veçon Shqipërinë: Përkushtim ndaj reformave

30 June 2025 at 09:13

Takimi do të përfshijë fjalime nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, dhe do të fokusohet në forcimin e integrimit ekonomik dhe përshpejtimin e reformave në rajon. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se më 30 qershor dhe 1 korrik 2025 në Shkup, në hotelin “Hilton”, do të zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i fokusuar në Planin për Rritje. “Më 30 qershor ditën e hënë, duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet kryetarit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar”,-thuhet në njoftimin zyrtar.

Në orën 9:30 pritet të mbërrijnë dhe të mirëpriten zyrtarisht liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ora 10:00 shënon fillimin e panelit të parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor. Në këtë panel, fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos. Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor, me një fond prej 6 miliardë eurosh, u miratua nga Komisioni Evropian më 8 nëntor 2023 dhe bazohet në katër shtylla kryesore: Forcimin e integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; thellimin e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimin e reformave fundamentale; dhe rritjen e asistencës financiare për të mbështetur këto reforma. Për Maqedoninë e Veriut janë parashikuar 750 milionë euro nga ky plan.

DEKLARATA

Në prag të samitit të kryeministrave të rajonit që mbahet në Shkup të hënën dhe të martën, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, tha se procesi i zgjerimit është një proces transformues jo vetëm për ekonominë, por për të gjithë shoqërinë në shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Procesi i zgjerimit është një proces transformues jo vetëm për ekonominë, por për të gjithë shoqërinë në shtetet kandidate për anëtarësim në BE. Për të arritur sukses, në këto shtete ne na duhet një lidership i qartë, i cili do të mund t`i përballojë realisht këto reforma. Kjo jo gjithnjë është e lehtë sepse udhëheqësve politikë në këto vende do t’u duhet që të heqin dorë nga një pjesë e pushtetit të tyre. Duke i përafruar ligjet në shtetet kandidate me ato të BE-së sidomos kur bëhet fjalë për prokurimet, udhëheqësit e këtyre vendeve nuk do të jenë në gjendje që të vendosin vetë se cilat kompani i fitojnë tenderat”,-deklaroi Komisionerja Kos.

Samiti mbahet në një kohë kur ka nisur ndarja e shumave financiare në kuadrin e Planit për Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, një fond prej 6 miliardë eurosh. Sipas zonjës Kos, të gjithë grup-kapitujt me Shqipërinë do të hapen deri në fund të muajit shtator.

“Në rastin e Shqipërisë, të gjithë grup-kapitujt do të hapen deri në fund të muajit Shtator. Ekziston një mbështetje e fortë publike për BE-në në Shqipëri. Qeveria në Tiranë po demonstron një gatishmëri të fortë për të zbatuar reformat e integrimit. BE-ja mund ta akomodojë lehtësisht pranimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë. Megjithatë, për pranime të mëtejshme, do të na duhet që brenda BE-së të reformojmë proceset e vendimmarrjes aktualisht me unanimitet. Një shqyrtim përkatës për të evituar votimin me unanimitet për çështjet e zgjerimit është duke u zhvilluar tashmë dhe duhet që të përfundojë në vjeshtë”, – u shpreh Marta Kos.

Mali i Zi dhe Shqipëria, deklaroi sërish Komisionerja, mund të bëhen shtete anëtare të BE-së edhe përpara vitit 2030. Qeveria e Malit të Zi synon që të përfundojë negociatat teknike në vitin 2026 ndërsa ajo shqiptare në vitin 2027.

The post Samiti, liderët e Ballkanit mblidhen sot në Shkup, BE veçon Shqipërinë: Përkushtim ndaj reformave appeared first on Sot News | Lajme.

“Mirë se vjen në Shqipëri”/ Videoja e liderëve ‘bebe’ me ‘AI’ në Samitin e Tiranës bën ‘namin’ në mediat ndërkombëtare

17 May 2025 at 15:01

52 liderët e kontinentit evropian të kthyer në fëmijë përmes inteligjencës artificial teksa shprehen në gjuhën e tyre “Mirë se vjen në Shqipëri” është kthyer në një lajm ndërkombëtar, madje dhe si një tjetër mundësi për turizmin në Shqipëri.

Politico Europe: “Raportoi për reagimet e ndryshme të liderëve ndaj videos, duke përmendur se Kryeministrja italiane Giorgia Meloni qeshi me zemër, ndërsa Kryeministrja daneze Mette Frederiksen shfaqi një buzëqeshje të habitur. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mbeti serioz, por u pa një buzëqeshje e lehtë kur u shfaq imazhi i tij si foshnjë me mustaqe”.

Associated Press (AP): “Raportoi se liderët evropianë u surprizuan kur panë veten e tyre të paraqitur si fëmijë në një version të animuar të krijuar me inteligjencë artificiale gjatë hapjes së samitit në Tiranë”.

Cadena SER (Spanjë): “Theksoi se videoja e krijuar me inteligjencë artificiale tregonte liderët politikë evropianë si foshnja duke përshëndetur të pranishmit me fjalët “Mirë se vini në Shqipëri”, duke përfshirë figura si Emmanuel Macron, Ursula von der Leyen dhe Viktor Orbán”.

RTÉ Irlandë: “Publikoi një video që tregonte liderët e shteteve të paraqitur si foshnja në një klip të shkurtër, duke përfshirë reagimet e tyre gjatë shfaqjes së videos”.

Irish Examiner: “Raportoi për videon që tregonte liderët evropianë si foshnja duke thënë “Mirë se vini në Shqipëri” në gjuhët e tyre amtare, duke theksuar reagimet e ndryshme të të pranishmëve gjatë shfaqjes së saj.

Edhe në Itali thuajse të gjithë mediet i dhanë një peshë të rëndësishme të kësaj surprize, ndërsa në një kërkim në internet rezulton se video ka marrë një përhapje tejet të gjerë e në çdo gjuhë. Madje “The telegraf” ka zgjedhur të shkojë edhe më tej, përmes një kuizi ofron disa prej tyre duke i kërkuar ndjekësve të gjejnë se kujt i përket.

The post “Mirë se vjen në Shqipëri”/ Videoja e liderëve ‘bebe’ me ‘AI’ në Samitin e Tiranës bën ‘namin’ në mediat ndërkombëtare appeared first on Sot News | Lajme.

“Në Kanunin tonë thuhet se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit e mikut”/ Rama: Dreka nuk është asnjëherë falas, por…

16 May 2025 at 14:49

Në fund të sesionit të parë të Komunitetit Politik Evropian, kryeministri Edi Rama duke bërë batuta me liderët evropianë, pjesëmarrës në tryezë, përmendi Kanunin dhe mikpritjen. Rama tha se zakonisht dreka nuk është falas, por në Shqipëri është e kundërta, pasi në çfarëdo cilësie, do të jenë të mikpritur.

“Në Kanunin tonë të shkruar kohë më parë, ka një kapitull për mikpritjen.

Fillon me një citim që thotë se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Dhe kjo fjali është vërtetë e thellë. Është origjinë e faktit që ne mbaruam, arritëm në fund të Luftës së Dytë Botërore si vendi që në atë moment kishte më shumë hebrenj se në fillim. Erdhën si miq që u mbrojtën, që shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre.

The post “Në Kanunin tonë thuhet se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit e mikut”/ Rama: Dreka nuk është asnjëherë falas, por… appeared first on Sot News | Lajme.

“Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane

16 May 2025 at 14:08

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes shteteve të Evropës, duke përmendur potencialin e jashtëzakonshëm për të zhvilluar fushat e energjisë, teknologjisë dhe lëndëve minerale.

Ai ka nënvizuar se përpjekjet e Bashkimit Europian për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes janë “shumë domethënëse” në këto kohë kritike për sigurinë europiane.
Erdogan bëri thirrje që vendet e Evropës të konsultohen dhe të veprojnë së bashku për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për sigurimin e të ardhmes së sigurisë dhe stabilitetit të kontinentit.

Erdogan: I kënaqur që ndodhem këtu! Duhet të jemi të bashkuar. Ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bashkëpunuar në shumë fusha që nga energjia te lëndët minerale e teknologjia.
Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë europianë, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes, është shumë domethënëse.
Shumë luftëra e konflikte në të shkuarën na kanë treguar se për mbrojtjen e sigurisë, nëse përçahemi jemi më të dobët, e nëse bashkohemi jemi më të fortë.
Duhet të konsultohemi për hapat që do të ndërmarrim.

The post “Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane appeared first on Sot News | Lajme.

Masat e Policisë për Samitin e 16 majit: Ja akset që do të bllokohen

14 May 2025 at 22:31

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash në lidhje me mbarëvajtjen e samitit të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet në Shqipëria më 16 Maj.

Pas menaxhimit me sukses dhe sigurimit të rendit publik në dy evente shumë të rëndësishme, siç ishin zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë dhe tri etapat e para të “Giro d’Italia 2025”, garantimi i sigurisë së këtij Samiti, është sfida e radhës e Policisë së Shtetit. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pritjen, shoqërimin, sigurimin dhe përcjelljen me sukses të miqve tanë europianë.

Duke patur parasysh numrin e madh të delegacioneve të nivelit të lartë, Policia e Shtetit ka planifikuar dhe do të zbatojë masat e mëposhtme:

I.BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITIT

Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët: 

Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën  “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi  me  rrugën  “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën  e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”,  rrugën  “Urani Pano”  në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George Ë. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:

-Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;

-Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;

-Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;

-Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;

-Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Policia e Shtetit plan masash, akset

II.  BLLOKIME TE AKSEVE RRUGORE

Bllokime të plota të akseve rrugore:

Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës:

– Më datë 14.05.2025, nga ora 22:00 – 23.00,  do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja të autostrada e re “Thumanë- Kashar”, Autostrada “Tiranë-Durrës” -Mbikalimi i Kasharit- Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës).

– Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së  delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” –  Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit –  Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astir – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga  “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” – Rruga George Ë. Bush” – Rruga e Elbasanit –  Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re krahu i Astir – Autostrada “Tiranë-Durrës” –  Autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Policia e Shtetit plan masash, akset

Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin  e kalimit të delegacioneve.

Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve luten të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:

– Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:

-Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;

-Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;

-Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:

– Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;

-Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” – Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” – degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.

-Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të  kenë akses me daljet në rrugët alternative me  bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.

– Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Policia e Shtetit plan masash, akset

BLLOKIME TE PARKIMEVE

Në rrugë të caktuara të kryeqytetit, do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve për një periudhë të përkohshme. Kjo masë do të jetë e vlefshme përgjatë ditës së samitit.

Mjetet që shkelin këtë urdhër do të largohen me karrotrec dhe ndaj drejtuesve do të merren masat përkatëse administrative.

Më datat 15.05.2025 – 16.05.2025 do jenë të paaksesueshme parkimet publike/private:

Në Rinas, 2 parkimet tek zona VIP dhe 2 parkimet private përballë zonës VIP.

Në Tiranë, parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”, Godina “Torre Drini”, Qendra Tregtare “Toptani”, Kulla “Green Toëer”.

Nisur nga kufizimet, këshillojmë evitimin e lëvizjes me mjete personale në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.

KUFIZIME TE PJESESHME

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Policia e Shtetit plan masash, akset

Do të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit. Më datat 15.05.2025-16.05.2025, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve të automjeteve në akset rrugore:

1.   Hotel “MAK Albania” – Stadiumi “Air Albania” – Rruga “Dervish Hima” –  Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori”  -Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – aktivitet;

2.   Hotel “Marriot” – Rruga “Dervish Hima”- Rruga e Elbasanit- Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

3.   Hotel “Rogner” –  Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Rruga “Gjergj Filipi” -Rruga “Dervish Hima”, – Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

4.   Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet, Hotel Tirana Internacional në aktivitet;

5.   Hotel “Xheko Imperial” – Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Lek Dukagjini” -Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

6.   Hotel “Radison” – Rruga “Hamdi Garunja”-Rruga e “Ullishtes”-Rruga e liqenit të thatë-Unazë e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);

7.   Hotel “Hilton” – Bulevardi ”Gjergj Fishta”-Rruga  e Kavajës- Unaza e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

8.   Hotel “Ark Boutique” – Rruga “Ibrahim Rugova” -Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”-Rruga “Dervish Hima”,Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush” -Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);

9.   Hotel “Diplomat 1” – Rruga “Sulejman Delvina”-Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”- Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);

10. Hotel “Holiday In”, Rinas – Mbikalimi në Qafë Kashar – Autostrada Tiranë-Durrës -Mbikalimi i Kasharit- kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës);

(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).

11. Më datë 15.05.2025, nga ora 19:00 – 24:00, do të ketë kufizime të pjesëshme të aksit: “Rruga e Elbasanit – Rrethi i Saukut – Autostradë – Rrethrrotullimi i “TEG” – Rezervat e Shtetit.”

The post Masat e Policisë për Samitin e 16 majit: Ja akset që do të bllokohen appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌