Witkoff mbërrin në Izrael për bisedime mbi Iranin
3 February 2026 at 14:00
I dërguari amerikan Steve Witkoff mbërriti në Izrael të martën për të zhvilluar bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë.
Televizioni izraelit Channel 12 raportoi se zyra e Netanyahut ka theksuar për portalin e lajmeve The Times of Israel se kryeministri izraelit do të takohet me Witkoff në orën 16:30 sipas orës lokale.
Bisedimet e të dërguarit amerikan në Izrael pritet të përqendrohen mbi Iranin dhe zbatimin e fazës së dytë të planit të armëpushimit në Gaza. Irani dhe SHBA-ja do të rifillojnë bisedimet mbi programin bërthamor të Teheranit në Stamboll të premten.