Normal view

E gjeneruar kjo pamje e rrëzimit të raketës SpaceX mbi Hënë

12 August 2026 at 16:35

Pretendimi: Kjo video tregon momentin kur raketa SpaceX godet Hënën dhe lë pas një krater me diametër 30 m

Verdikti: E pavërtetë

———————————————————————

Një video që po qarkullon në media dhe rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon momentin kur raketa SpaceX godet Hënën dhe lë pas një krater me diametër 30 m.

Megjithatë, kjo video nuk shoqërohet me ndonjë referencë se nga është marrë, kur dhe si është filmuar.

Më 15 janar 2025, SpaceX lëshoi ​​një raketë Falcon 9, duke dërguar me sukses roverin Blue Ghost 1 të Firefly Aerospace në Hënë. Sa i përket vetë raketës, faza e parë e saj u kthye me sukses në Tokë, por faza e dytë mbeti në orbitën hënore. Në fillim të Gushtit 2026, NASA njoftoi se ajo do të godiste sipërfaqen e Hënës nën ndikimin e aktivitetit diellor dhe forcave gravitacionale. Njoftimi për shtyp i agjencisë hapësinore sqaroi se ndikimi nuk do të ishte i dukshëm me sy të lirë nga Toka, por shkencëtarët synojnë ta vëzhgojnë atë duke përdorur teleskopë dhe orbitarë me bazë tokësore. Marrja dhe cilësia e imazhit do të varen nga kushtet e ndriçimit, koha e futjes së orbitës dhe pozicioni i anijes kozmike.

Më 5 gusht, faza e dytë e Falcon 9 goditi sipërfaqen hënore. Asnjë nga anijet kozmike nuk ishte në gjendje të kapte momentin e përplasjes. Po atë ditë, specialistët në Observatorin Jugor Evropian njoftuan se teleskopi i tyre kishte zbuluar linja spektrale të atomeve të gaztë të natriumit dhe litiumit në shtëllungën e formuar nga përplasja. Këto gjurmë vazhduan për 5-10 minuta pas goditjes. Një teleskop në Kili gjithashtu regjistroi gjurmë të përplasjes.

Më 6 gusht, Instituti i Kërkimeve Ajrore të Koresë publikoi imazhe të marra nga anija kozmike Korea Patchfinder. Ajo fluturoi mbi vendin e përplasjes së raketës me Hënën disa herë, duke kryer gjithsej tetë seanca imazherike. Kjo i lejoi shkencëtarët të dokumentonin ndryshimet në terrenin përreth vendit të goditjes, dhe këto janë të vetmet fotografi të disponueshme mbi këtë temë deri më tani.

Sipërfaqja e Hënës para goditjes (majtas) dhe pas goditjes (djathtas)

Dr. Matt Bothëell, astronom publik në Universitetin e Cambridge, tha për Fullfact se nuk kishte “asnjë mënyrë që ndonjë teleskop ta dallonte raketën hyrëse.” “Vetë raketa ishte rreth 12 metra e gjatë, e cila në distancën e hënës – rreth 370,000 kilometra – do të kishte një madhësi këndore prej rreth 0.007 sekondash harku. Nuk ka teleskop në Tokë mjaftueshëm të madh për të dalluar diçka kaq të vogël. Të shohësh pikën hyrëse që shkon drejt hënës do të ishte fjalë për fjalë e pamundur për çdo teleskop që ekziston”, tha Dr. Bothëell.

Ndërkaq, video e mësipërme u përdor në rrjete sociale si ilustrim për njoftimet e përplasjes që në 3 gusht, dy ditë përpara përplasjes.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se versioni i parë i videos që u shfaq në rrjet duket të jetë një video më e zmadhuar e postuar në Prill 2026 nga faqja e Facebook Moon ëatchers Club.

Video e Moon ëatchers Club është e mbuluar me një nuancë më blu sesa versionet e fundit të videos, por vendndodhja e rrëzimit dhe pamja e tymit janë identike me atë që shihet në videon e pretenduar si rrëzimi i SpaceX.

Përshkrimi i faqes thotë: “Frymëzuar nga ngjarje të vërteta” dhe shumë nga videot e saj duket se janë klipe të gjeneruara nga programe të inteligjencës artificiale (AI) të “objekteve misterioze” që përplasen ose shfaqen në sipërfaqen hënore, zakonisht të mbuluara me të njëjtën nuancë blu.

Video u nda edhe nga miliarderi Elon Musk, themeluesi i SpaceX. Vetëm pothuajse një orë më vonë ai shtoi: “Meqë ra fjala, kjo është e rreme.”

Hëna goditet vazhdimisht nga mbeturinat hapësinore, përfshirë meteoroidet. Përplasjet artificiale janë më pak të zakonshme.

Megjithatë, ka një numër në rritje të objekteve në orbitën e Tokës, duke përfshirë objekte jofunksionale të ndërtuara nga njeriu si trupa raketash, satelitë të vdekur dhe fragmente nga lëshimet, shpërthimet dhe përplasjet që kërcënojnë të rihyjnë në atmosferën e Tokës ose të përplasen me satelitët funksionalë.

Ndërsa ekspertët thanë se përplasja e raketës SpaceX nuk përbënte rrezik për Tokën, studiuesit paralajmërojnë se dendësia në rritje e mbeturinave hapësinore mund të shkaktojë kaskadë përplasjesh të ashtuquajtura “sindroma Kessler”.

The post E gjeneruar kjo pamje e rrëzimit të raketës SpaceX mbi Hënë appeared first on Faktoje.al.

Asnjë provë për klonime fëmijësh nga Bill Gates në ishullin e Epstein

12 August 2026 at 15:15

Pretendimi: Miliarderi Bill Gates klonoi njëmijë fëmijë në ishullin privat të pedofilit dhe trafikantit Jeffrey Epstein

Verdikti: E paprovuar

—————————————————————————

Në rrjetet konspiracioniste, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon pretendimi i pazakontë se pronari miliarder i Microsoft, Bill Gates, “klonoi mijëra fëmijë” në ishullin e pedofilit dhe trafikantit famëkeq Jeffrey Epstein.

Si zakonisht, për të mbështetur këtë pretendim të jashtëzakonshëm nuk sillet ndonjë provë, burim apo referencë, aq më pak të jashtëzakonshme.

Megjithëse postimi i mësipërm pretendon se ishte bashkëpuntorja e Epstein, Ghislaine Maxwell, që e ‘zbuloi’ këtë, nuk ka asnjë dokument apo raportim mediatik që e konfirmon këtë. Burimi origjinal i këtij pretendimi duket se është thjesht një llogari në X, postimi i së cilës është përkthyer nga anglishtja në shqip.

Më herët këtë vit, Departamenti amerikan i Drejtësisë finalizoi publikimin e dosjeve që lidhen me trafikantin seksual Jeffrey Epstein, duke publikuar më shumë se 3 milionë dokumente

Milarderi dhe pronar i Microsoft Bill Gates shfaqet në fotot e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë si pjesë e dosjeve Epstein. 

Në rezidencën e Jeffrey Epstein në Manhattan në vitin 2011, nga e majta: James E. Staley, në atë kohë një drejtues i lartë i JPMorgan; ish-Sekretari i Thesarit Lawrence Summers; Jeffrey Epstein; Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft; dhe Boris Nikoliç, i cili ishte këshilltari shkencor i Fondacionit Bill dhe Melinda Gates.

Dosjet e botuara në 2026 përfshinin dy draft emaile që Epstein i shkroi vetes në korrik 2013, ku pretendonte se ai kishte lehtësuar takimet seksuale të Gates dhe e ndihmoi atë të merrte ilaçe për të fshehur një infeksion seksualisht të transmetueshëm nga gruaja e tij. Gates i mohoi pretendimet si “absolutisht absurde dhe plotësisht të rreme”, duke vërejtur se emailet nuk ishin dërguar kurrë dhe ishin shkruar vetëm nga Epstein.

Në asnjë nga dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë nuk përmendet klonimi i fëmijëve apo ndonjë provë që e mbështet këtë pretendim.

The New York Times raportoi në 2019 se Bill Gates ishte takuar me Epstein disa herë pasi Epstein ishte dënuar për krime seksuale në të kaluarën. The Times raportoi se, “duke filluar nga viti 2011, Z. Gates u takua me Z. Epstein në shumë raste” dhe se “punonjësit e fondacionit të Z. Gates gjithashtu bënë vizita të shumta në rezidencën e Z. Epstein”. Shkëmbimet u regjistruan dhe u raportuan nga gazeta, duke përfshirë edhe bashkëpunim të mundshëm filantropik.

Nuk ka prova se Gates ka vizituar ndonjëherë ishullin privat të Epstein. Në shkurt 2026, Gates foli për takimet e tij me Epstein dhe i kërkoi falje stafit të Fondacionit Gates. Komentet e tij u nxitën nga emailet dhe fotot e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë. Por asnjë nga këto publikime nuk tregon se Gates kishte vizituar ishullin e Epstein, dhe Gates vazhdon të thotë se nuk ka shkuar kurrë atje.

Jeffrey Epstein u arrestua më 6 korrik 2019 nën akuza trafikimi seksual që përfshinin dhjetëra vajza të mitura në rezidencat e tij në Upper East Side të Manhattanit dhe në Palm Beach të Floridës. Ai i kishte shpëtuar ndjekjes penale federale duke u deklaruar fajtor në vitin 2008 për akuzat për prostitucion në shtetin e Floridës, një marrëveshje që tani konsiderohet gjerësisht shumë e butë. Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut më 10 gusht 2019.

The post Asnjë provë për klonime fëmijësh nga Bill Gates në ishullin e Epstein appeared first on Faktoje.al.

Ky maroken që filmon notimin në det nuk kaloi kufirin drejt Ceutës

12 August 2026 at 10:20

Pretendimi: Kjo video tregon një emigrant maroken që filmon veten duke notuar drejt Ceutës dhe kalon në mënyrë të paligjshme në Spanjë.

Verdikti: E pavërtetë

————————————————————

Një video që duket se po tregon një djalë që filmon veten duke notuar po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, me pretendimin se ai është një emigrant maroken që po noton drejt Ceutës, enklavës spanjolle në Afrikën e Veriut.

Në fund të korrikut 2026, rreth 50 mijë emigrantë marokenë kaluan kufirin në enklavën spanjolle të Afrikës së Veriut, Ceuta, në një fluks masiv që i mbingarkoi autoritetet lokale. Autoritetet spanjolle kanë numëruar të paktën 72 të vdekur, ndërsa Shoqata Marokene për të Drejtat e Njeriut thotë se numri i të vdekurve është afër 130, përveç dhjetëra personave të zhdukur. Rreth njëmijë të mitur mbeten në Ceuta, duke qëndruar pa familjet e tyre në një vend të huaj.

Megjithatë, djali në video nuk është një prej këtyre emigrantëve.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme është postuar fillimisht në Instagram më 30 korrik nga përdoruesi @lgochi_____07.

Vërehet se përdoruesi, një notar i quajtur Yassine Igochi, ka etiketuar videon me vendndodhjen “El Jadida”, një qytet maroken rreth 400 km larg Ceutës. Përdoruesi ka postuar edhe video të tjera të tij duke notuar në det.

Në një video tjetër ai shpjegon se imazhet virale nuk janë filmuar në Ceuta, por në El Jadida. 

“Djema, siç mund ta shihni, unë jam në të njëjtin vend si në videon që u bë virale. Unë jam ende në El Jadida, në fakt nuk kam ikur kurrë që këtej […] Njerëzit mendojnë se është Ceuta, por nuk është Ceuta apo diçka e tillë. Unë jam thjesht në El Jadida, nuk kam ikur kurrë që këtej në tërë jetën time”, tha ai në arabisht. 

Në profilin e tij, notari ndau një deklaratë që i kishte dhënë medias marokene Al3omk, duke shpjeguar se kishte postuar video si zakonisht “derisa, pasi postova atë video, hasa sulme nga faqet e internetit jo-marokene”. “Kanalet zyrtare përhapën lajmin se kisha kaluar ilegalisht kufirin, por unë thjesht po notoja i qetë në qytetin tim. Nuk kam shkuar askund, as nuk kam kaluar në Spanjë apo diçka të tillë; unë thjesht po praktikoj pasionin tim për notin”, deklaroi ai.

Me anë të Google Maps dhe Google Street View, vendndodhja e notarit në video mund të konfirmohet më tej si qyteti El Jadida. Ndërtesa e dukshme në sfond të videos është struktura e njohur si ‘La Porta da Ribeira’, një nga portat historike të qytetit të vjetër portugez të Mazagan, tani El Jadida.

Faktoje ka përgënjeshtruar një numër pretendimesh të tjera rreth emigrantëve marokenë në Ceuta.

The post Ky maroken që filmon notimin në det nuk kaloi kufirin drejt Ceutës appeared first on Faktoje.al.

❌