Normal view

Yuri Kim vijon përsëri të punojë për Departamentin e Shtetit

14 July 2025 at 13:00

Pretendimi: Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim është shkarkuar nga posti i saj në Departamentin amerikan të Shtetit në korrik 2025

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————-

Më 11 korrik 2025, Departamenti amerikan i Shtetit filloi të pushojë nga puna mbi 1300 punonjës, si pjesë e planit të administratës Trump për të riorganizuar departamentin.

Ky lajm u pasua nga pretendimi i ngazëllyer, në mediat shqiptare, se ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ishte ndër të pushuarit nga DASh.

Si provë për këtë pretendim, sillet prania e Kim në një “protestë” të punonjësve të pushuar. Në video Kim shihet duke duartrokitur kolegët që patën ditën e fundit të punës, një traditë në disa institucione amerikane.

Megjithatë, Kim nuk u largua si pjesë e reformës në Shërbimin e Jashtëm të sekretarit të shtetit, Marco Rubio. Kjo sepse prej 1 marsit të këtij viti, znj. Kim pranoi të zhvendosej nga pozicioni i zv.asistentes së sekretarit të shtetit në një pozicion më të ulët si “këshilltare e lartë për Efiçencën dhe Llogaridhënien” në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike. Ky pozicion i Yuri Kim vijon të listohet ende në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit. 

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha për gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” në New York se Ambasadorja Kim vazhdon të jetë pjesë e administratës amerikane.

Megjithatë, ai tha se pas disa muajsh, Kim do të tërhiqet nga shërbimi diplomatik “pas një karriere të shquar 29 vjeçare,” duke theksuar se largimi i saj “nuk ka lidhje me riorganizimin e Departamentit.”

Kim u emërua si ambasadore në Shqipëri nga presidenti Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë. Pasi mbaroi mandatin si ambasadore në 2023, shërbeu si zv.Asistente Kryesore e Sekretarit të Shtetit.

Deri më 14 korrik 2025, ajo vijon të jetë Këshilltare e Lartë për Efiçencën dhe Llogaridhënien në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike sipas faqes zyrtare të Departamentit të Shtetit.

Faktoje ka përgënjeshtruar edhe më parë pretendime se ambasadorja Yuri Kim ishte shkarkuar nga Departamenti i Shtetit.

The post Yuri Kim vijon përsëri të punojë për Departamentin e Shtetit appeared first on Faktoje.al.

Heqja e “Non grata” të Berishës nuk konfirmohet nga DASH

13 May 2025 at 15:47

Pretendimi: SHBA hoqën nga lista e “non grata” Sali Berishën

Verdikti: Mungon konteksti

Statusi “non grata” i Sali Berishës me ardhjen e administratës Trump, u kthye në një çështjet më të diskutuara të fushatës zgjedhore. Tre ditë para zgjedhjeve të 11 majit, një deklaratë e një zëdhënësi të Departamentit Amerikan të Shtetit, e përcjellë nga gazetari amerikan Marc Caputo, u përkthye në Shqipëri si një fitore e udhëheqësit opozitar. 

Në një postim në platformën “X”, Caputo citonte DASH-in, duke shkruar se “E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA

Postimi përfshinte edhe një koment të Departamentit të Shtetit, edhe pse jo nga ndonjë zëdhënës i cituar nominalisht, mbi përjashtimet e mundshme për individë të caktuar nga përjashtimi i kufizimeve të udhëtimit në SHBA.

“Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare”

Më tej në reagim theksohej se SHBA nuk do të lejonte që vendimet e politizuara të epokës së Biden-it të pengonin interesat e saj në politikën e jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë

Përgjigja, ndonëse fliste për mundësi përjashtimesh dhe jo për heqje të shpalljes “Non Grata”, u interpretua gjerësisht në Tiranë si heqje e sanksionit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Tituj si “SHBA i heq Non Grata-n Berishës” apo “SHBA rrëzon non – gratën e Berishës” u shpërndanë me shpejtësi në portale dhe rrjete sociale, duke ndezur debatin publik vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve.

Për të verifikuar saktësinë e këtyre pretendimeve, Faktoje i drejtoi një kërkesë zyrtare Departamentit Amerikan të Shtetit me dy pyetje të drejtpërdrejta:

1.       A e ka hequr Departamenti i Shtetit statusin ‘Non Grata’ për ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha?

2.       A ka dhënë SHBA një përjashtim (waiver) për të lehtësuar udhëtimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara?

Në përgjigje të kërkesës për informacion, zyra e shtypit e Departamentit të Shtetit shkruan: “Departamenti nuk ka asgjë për të raportuar mbi këtë përcaktim në këtë moment”.

A close-up of a computer screen

AI-generated content may be incorrect.

Kërkesa zyrtare dhe përgjigja nga zyra e shtypit e DASH

Në këtë reagim Departamenti i Shtetit nuk konfirmon dhe as mohon mundësinë e ndonjë ndryshimi në statusin ‘Non Grata’ të Sali Berishës, si dhe nuk jep informacion për ndonjë përjashtim apo leje hyrjeje në SHBA. Në thelb, DASH mban një qëndrim “pa koment” mbi çështjen për momentin, duke lënë të kuptohet se pozicioni i mëparshëm i SHBA ndaj Berishës mbetet ende në fuqi.

Edhe në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit ende figuron vendimi për shpalljen “Non Grata” të Berishës duke konfirmuar se pavarësisht komenteve aktuale të administratës Trump, procedura zyrtare e shfuqizimit të vendimmarrjes të ish-Sekretarit të Shtetit Blinken, ende nuk është vënë në lëvizje. 

The post Heqja e “Non grata” të Berishës nuk konfirmohet nga DASH appeared first on Faktoje.al.

Statusi ‘Non Grata’ i Berishës, DASH i përgjigjet Faktoje.al

13 May 2025 at 11:00

Esmeralda Topi

Tre ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, një deklaratë e një zëdhënësi të Departamentit Amerikan të Shtetit, e përcjellë nga gazetari amerikan Marc Caputo, bëri jehonë të madhe në Shqipëri.

Në një postim në platformën “X”, Caputo citonte DASH-in, duke shkruar se “E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA

Postimi përfshinte edhe një koment të Departamentit të Shtetit mbi përjashtimet e mundshme për individë të caktuar.

“Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare”

Më tej në reagim theksohej se SHBA nuk do të lejonte që vendimet e politizuara të epokës së Biden-it të pengonin interesat e saj në politikën e jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë

Përgjigja, ndonëse fliste për mundësi përjashtimesh dhe jo për heqje të shpalljes “Non Grata”, u interpretua gjerësisht në Tiranë si heqje e sanksionit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Postimi i gazetarit amerikan u përhap me shpejtësi në Shqipëri. Vetë Berisha u tregua i kujdesshëm ndërsa politikanëndryshëm pranë Partisë Demokratike e interpretuan reagimin e DASH si heqjesanksionit ‘Non Grata’ për Berishën.

Tituj si “SHBA i heq Non Grata-n Berishës” apo “DASH rrëzon sanksionin ndaj Berishës” u shpërndanë me shpejtësi në portale dhe rrjete sociale, duke ndezur debatin publik vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve.

Verifikim

Për të verifikuar saktësinë e këtyre pretendimeve, Faktoje i drejtoi një kërkesë zyrtare Departamentit Amerikan të Shtetit me dy pyetje të drejtpërdrejta:

  • 1.       A e ka hequr Departamenti i Shtetit statusin ‘Non Grata’ për ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha?
  • 2.       A ka dhënë SHBA një përjashtim (waiver) për të lehtësuar udhëtimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara?

Në një reagim të shkurtër, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Faktoje.al:“Departamenti nuk ka asgjë për të raportuar mbi këtë përcaktim në këtë moment”

Në këtë reagim Departamenti i Shtetit nuk konfirmon dhe as mohon mundësinë e ndonjë ndryshimi në statusin ‘Non Grata’ të Sali Berishës, si dhe nuk jep informacion për ndonjë përjashtim apo leje hyrjeje në SHBA. Në thelb, DASH mban një qëndrim “pa koment” mbi çështjen për momentin, duke lënë të kuptohet se pozicioni i mëparshëm i SHBA ndaj Berishës mbetet ende në fuqi.

Edhe në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit ende figuron vendimi për shpalljen “Non Grata” të Berishës. Por zhvillimet e fundit sipas politologut Ermal Hasimja tregojnë se qendrimi zyrtar i SHBA-ve mund të ndryshojë duke lehtësuar ose ndryshuar plotësisht statusin ‘Non Grata’ të Berishës.

“Megjithatë, në raport me fushatën zgjedhore unë mendoj që nuk do ndryshojë asgjë. Ata që e votojnë ose nuk e votojnë Berishën nuk do të ndikohen nga statusi ‘Non Grata’ ose jo i tij”, thekson më tej Hasimja.

Qasja e Departamentit të Shtetit në raport me politikën e jashtme dhe aleatët strategjikë, përfshirë edhe Ballkanin ka ndryshuar me ardhjen e administratës Trump. Republikanët kanë kritikuar ashpër administratën Biden për lidhje të afërta me filantropin George Soros dhe për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve partnere. Ish sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, i është hequr leja e sigurisë nga administrata e re, ndërsa vetë Donald Trump e ka quajtur atë një “djalë të keq”.

Statusi “Non Grata”

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe anëtarët e familjes së tij u shpallën “Non Grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit më 19 maj 2021.

Njoftimi për shpalljen ‘non grata’ u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit asokohe, Antony Blinken, i cili shkroi në një mesazh në “Twitter” se Berisha dhe familja e tij u shpallën zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj dhe iu ndalohet hyrja në SHBA.

“Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante ish Sekretari Amerikan i Shtetit.

Berisha i ka mohuar deklaratat e Blinken dhe ka akuzuar publikisht kryeministrin Edi Rama dhe miliarderin George Soros për ndërhyrje në këtë vendim.

Përfundim

Reagimi zyrtar i Departamentit të Shtetit për Faktoje.al konfirmon se aktualisht nuk ka asnjë zhvillim të ri në lidhje me sanksionin ‘Non Grata’ të Sali Berishës. Interpretimet e fundit publike nuk mbështeten nga fakte apo dokumente zyrtare.

The post Statusi ‘Non Grata’ i Berishës, DASH i përgjigjet Faktoje.al appeared first on Faktoje.al.

DASH nuk ka ngritur një grup të posaçëm për 11 majin

5 May 2025 at 12:25

Pretendimi: Departamenti amerikan i Shtetit ka krijuar një grup të posaçëm për zgjedhjet në Shqipëri.

Verdikti: E paprovuar

—————————————–

Ndërsa zgjedhjet parlamentare të 11 majit afrohen, në rrjete sociale po qarkullon si “lajm i fundit” pretendimi se Departamenti amerikan i Shtetit “ka krijuar një grup të posaçëm për zgjedhjet në Shqipëri.”

Siç ndodh rëndom, pretendimi i mësipërm nuk shoqërohet me ndonjë burim, referencë apo provë që e mbështet atë.

Asnjë njoftim i tillë nuk shfaqet në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, as në nënfaqen përkushtuar Shqipërisë, përditësuar më së fundmi më 28 shkurt 2025.

Njësoj, faqja zyrtare e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë nuk përmend ndonjë program të tillë.

Departamenti i Shtetit dhe qeveria amerikane në përgjithësi nuk është prononcuar publikisht mbi zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Në fakt, vendi ka mbetur pa amabasador amerikan që nga fundi i mandatit të ish-ambasadores Yuri Kim në 2023.

Nuk ka prova deri më tani se një grup i posaçëm është ngritur nga DASh për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. 

Megjithatë, pas një ftese për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) ka dërguar një mision vëzhgimi në Shqipëri. ShBA është një nga 57 shtetet pjesëmarrëse në OSBE.

The post DASH nuk ka ngritur një grup të posaçëm për 11 majin appeared first on Faktoje.al.

Yuri Kim nuk u largua nga DASH në këmbim të mbylljes së hetimit

25 March 2025 at 13:19

Pretendimi: Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim është larguar nga Departamenti amerikan i Shtetit në këmbim të ndalimit të hetimit kundër saj

Verdikti: E paprovuar

——————————————-

Më 18 mars 2025, një numër mediash dhe portalesh shqipfolëse raportuan se ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim kishte pranuar të largohej nga Departamenti amerikan i Shtetit nëse hetimet ndaj saj ndalonin.

Pretendimi duket se e ka zanafillën në një artikull të Hashtag.al i cili i referohet “burimeve të kualifikuara [që] thanë për Hashtag.al se zonjës Kim ju ofrua një marrëveshje e tipit “shkarkim me negocim” të cilin ajo e pranoi.”

Në të vërtetë, në mars 2025, Kim u shkarkua nga posti i saj si Zëvendës Ndihmës Sekretare kryesore e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike. 

“Mesditën e së hënës së 17 marsit 2025 Yuri Kim shkeli për herë të fundit në Departamentin Amerikan të Shtetit,” pretendojnë artikujt e mësipërm.

Megjithatë, Kim nuk u largua nga Departamenti i Shtetit dhe vijon të listohet në faqen e tij zyrtare si “Këshilltare e Lartë për Efiçencën dhe Llogaridhënien” në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike.

Megjithëse duket se Kim ka pësuar një ulje në detyrë, duke mos qenë më pjesë e kryesisë së Byrosë në fjalë, por ajo mbetet pjesë e saj, dhe Departamentit të Shtetit, në një pozicion të ri që prej 1 marsit 2025.

Në fund të janarit 2025, gjithashtu, mediat shqipfolëse raportuan se ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte shkarkuar nga pozicioni i saj në Departamentin e Shtetit. Megjithatë, ky pretendim rezultoi i pavërtetë. Në atë kohë, Kim shërbente si Zëvendës Ndihmës Sekretare kryesore e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, detyrë të cilën e mbajti deri më 1 mars 2025.

The post Yuri Kim nuk u largua nga DASH në këmbim të mbylljes së hetimit appeared first on Faktoje.al.

Yuri Kim nuk u shkarkua nga detyra në Departamentin e Shtetit

20 February 2025 at 13:46

Pretendimi: Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim është shkarkuar nga posti i saj në Departamentin amerikan të Shtetit

Verdikti: E paprovuar

———————————————————————–

Në fund të janarit 2025, një sërë mediash dhe portalesh shqipfolëse raportuan se ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim është shkarkuar nga pozicioni i saj në Departamentin e Shtetit.

Megjithatë, në brendinë e artikujve, të kopjuar fjalë për fjalë nga njëri portal në tjetrin, zbulojmë se si burim për këtë lajm citohet një opinion i botuar në një blog online nga “analisti amerikan Michael Rubin.” Rubin citohet si të ketë bërë një kritikë të aktivitetit diplomatik të Kim. 

Artikujt vijojnë: “Mirëpo, ajo që është e sigurtë nga disa burime nga Washingtoni, thonë se ambasadoria Yuri Kim, e ka “humbur” postin e “Principal Deputy Assistant Secretary of State for Europe and Eurasian Affairs”. Post, ky, që ajo mbante nga Blinken.” 

Ky paragraf ndjek përmbledhjen e analizës së Rubin për të krijuar iluzionin se është në fakt pjesë e analizës.

Megjithatë, opinioni i botuar më 21 janar 2025 nuk përmban asnjë pretendim të tillë. Në fakt, Rubin duket se është frymëzuar për ta shkruar këtë analizë nga “thashethemet që Yuri Kim, e kritikuar për trajtimin e krizave në Nagorno-Karabakh dhe Shqipëri, mund të emërohet si ambasadore e SHBA-së në Filipine,” të cilat ngrenë shqetësime për Rubin.

Megjithatë, një muaj më vonë, më 20 shkurt 2025, Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka njoftuar shkarkimin, transferimin, apo emërimin e Kim si ambasadore në Filipine.

Yuri Kim vijon të listohet ndër krerët e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike si Zëvendës Ndihmës Sekretare kryesore.

Profili i Yuri Kim në faqen e Departamentit të Shtetit gjithashtu deklaron: “Yuri Kim është Zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë (EUR),” një post që ajo e mban nga 18 korriku 2023 e deri tani.

The post Yuri Kim nuk u shkarkua nga detyra në Departamentin e Shtetit appeared first on Faktoje.al.

Donald Trump nuk ka folur ende për Berishën

19 February 2025 at 14:33

Pretendimi: Presidenti amerikan Donald Trump ka folur kundër ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha lidhur me pastrimin e parave.

Verdikti: E pavërtetë

————————————————————–

Një artikull i portalit lexo.al, që ka marrë qindra pëlqime në Facebook, mban titullin “FLET Donald Trump sakaton Berishën: Pastrimi i parave, dhëndri i tij përfitoi miliona!.

Titulli i mësipërm dukshëm synon të përftojë klikime duke tërhequr interesin dhe vëmendjen e publikut me një lajm befasues në një kohë kur kreu i Partisë Demokratike e ka quajtur zgjedhjen e Donald Trump si president “një mrekulli për Amerikën dhe për të gjithë botën.”

Megjithatë, ky lajm është i rremë. 

Në brendinë e artikullit shpjegohet se bëhet fjalë për një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) mbi pastrimin e parave. Në të, përmendet hetimi i Berishës nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për korrupsion, krahas dënimit të ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

“Në vitin 2023 SPAK ndërmori veprime që përfshinin arrestime dhe sekuestrim të pasurive të ish-zyrtarëve të lartë. Në tetor SPAK njoftoi një hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i sanksionuar nga SHBA për korrupsion sipas parashikimeve të nenit 7031(c) të Aktit të Ndarjeve të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Përafërta 2021, për korrupsion nga i cili dhëndri i tij ka përfituar 5 milionë dollarë. SPAK arrestoi dhëndrin e Berishës për korrupsion dhe pastrim parash dhe i sekuestroi asetet. Në tetor gjykatat dënuan ish-ministrin e mjedisit Koka për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre, sepse një kompani i kishte paguar 1.47 milionë dollarë Kokës për punë të pakryera kurrë. Gjykata sekuestroi gjithashtu asete me vlerë 4 milionë dollarë.”

Raporti në fjalë është përpiluar në mars 2024, përpara se Donald Trump të merrte detyrën.

Kjo konfirmohet, çuditërisht, edhe nga vetë artikulli, në brendinë e të cilit shkruhet: “Sigurisht ky raport është hartuar nga administrata e Biden, pasi Berisha pretendon se me administratën e Trump do ta ketë ujë muhabetin.”

Megjithëse portali lexo.al ka abuzuar me titullin clickbait, përmendja e hetimit të Berishës nga SPAK në një raport të përpiluar gjatë administratës Biden është raportuar si goditje e Trump ndaj kreut të PD edhe nga një numër mediash dhe portaleshtë tjerashqipfolëse.

The post Donald Trump nuk ka folur ende për Berishën appeared first on Faktoje.al.

❌