Normal view

Treshja gjykuese e Metës/ Hidhet shorti, caktohen togat e zeza

2 April 2026 at 11:23

Gjyqtarja Etleva Deda është caktuar me short elektronik si gjyqtare relatore për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka, u shpreh se dy gjyqtarët e tjerë do të jenë Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka.  Më 18 mars dosja ndaj të pandehurve kaloi për gjykim pas 7 muajsh seancë paraprake.

Hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi u mbyllën më 28 korrik të vitit 2025, ku përfshihen tre çështje, CEZ-DIA, lobimi i LSI në SHBA dhe hetimi pasuror.

Ndaj ish-Presidentit Meta janë ngritur tre akuza, korrupsion pasiv, deklarimi ose mosdeklarimi i formularëve dhe pastrimi i produkteve të veprave penale.

❌