Normal view

“Hajde se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë në Vlorë, çfarë u konstatua pas kontrolleve

1 April 2026 at 22:11

Një telefonatë e pazakontë ka alarmuar Policinë e Vlorës, pasi një person ka njoftuar sallën operative me fjalët: “Hajde se kam vrarë mamanë”.

Menjëherë pas këtij njoftimi, forca të shumta policie, përfshirë “Shqiponjat” dhe strukturat operacionale, janë nisur drejt vendit të dyshuar të ngjarjes, në zonën e Lungomares.

Megjithatë, pas kontrolleve paraprake, nuk është konstatuar asnjë rast apo provë që të konfirmojë një krim të tillë.

Sipas burimeve, personi që ka kryer telefonatën ka fikur telefonin menjëherë pas komunikimit. Policia është duke vijuar hetimet./abcnews.al

VIDEO/ I mituri përplas disa makina në Vlorë, mes tyre mjete të “Shqiponjave” dhe Policisë

1 April 2026 at 08:19

VLORË- Një ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme ka ndodhur në qytet, ku një i mitur rreth 14 vjeç, së bashku me shokun e tij 14 vjeç pasagjer, ka qenë në drejtimin e një automjeti.

Sipas informacioneve paraprake, ata dyshohet se kanë goditur disa automjete gjatë lëvizjes, çka ka bërë që të ndiqen nga patrullat e policisë së rendit dhe asaj rrugore në disa zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë ndjekjes, drejtuesi i mjetit ka përplasur një automjet të forcave “Shqiponja” dhe më pas një tjetër mjet policie, duke shkaktuar edhe dëmtimin e një efektivi, i cili ka marrë ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes, autori është larguar drejt banesës së tij dhe më pas është dorëzuar në komisariat. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al

❌