Normal view

Për “pazar” në Serie A, PSG kërkon “bomberin” e Inter

27 November 2024 at 18:36

Vetëm një sezon, në “Meazza” i mjaftoi për të treguar vlerat e tij.

“Bomberi” francez, Marcus Thuram mund të jetë i sakrifikuari i radhës, në merkaton e “Zikaltërve”, të Inter, me “gjigantët” e Paris Saint-Germain, që janë duke kërkuar vazhdimisht informacion për 26-vjeçarin, të cilin në “Parc des Princes” e shohin si zëvendësues perfekt të Kylian Mbappe.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, në Francë e Itali, pavarësisht se në krye të listës, së PSG është Victor Osimhen , edhe francezi po fiton gjithnjë e më shumë terren, mirëpo “Zikaltërit” nuk pranojnë më pak se 80 milionë euro për kartonin e tij dhe së dyti nuk është në listën e të larguarve të Inter.

Ndërkaq, kujtojmë se Thuram zbarkoi në Milano, falë këmbënguljes së vazhdueshme, të Drejtorit Sportiv, Pierro Ausilio, i cili siguroi shërbimet e francezi, me parametra zero, nga gjermanët e Borussia Monchengladbach, e që atëherë 27-vjeçari është kthyer në një pikë referim në sulmin e Simone Inzaghi, duke shënuar plot 25 gola e asistuar 19 të tjerë, në 61 paraqitje me “Zikaltërit”. /i.m /abcnews.al

Champions League/ Inter i falet autogolit në “Meazza”, Bayern mund PSG në “finalen” e parakohshme

26 November 2024 at 22:50

Ishin padyshim fitore të mëdha ndaj kundërshtarëve goxha të vështirë.

“Zikaltërit” e Inter dhe “Bavarezët” e Bayern Munich kanë arritur të sigurojnë triumfe të mëdha në javën e 5-të të fazës së parë të UEFA Champions League, duke u afruar edhe më shumë me raundin e 1/16-ve.

Kështu, në “Guiseppe Meazza”, djemtë e Simone Inzaghi kanë mundur me rezultatin minimal 1-0 gjermanët e RB Leipzig, pas autogolit të Castello Lukeba dhe po me të njëjtin rezultat triumfuan edhe “Baverzët” e Bayern Munich ndaj PSG, pas rrjetës së koreano-jugorit, Kim Min-Jae.

Falë këtyre rezultateve, Inter ngjitet në vendin e parë të renditjes me 13 pikë, Bayern Munich në vendin e 11-të me 9 pikë, ndërsa PSG e Leipzig mbeten në vendet 26 e 33, me 1 e 0 pikë. /i.m /abcnews.al

❌