Normal view

Sporting me mendje te Joao Mario, “luzitanët” kërkojnë të përfitojnë 30 milionë euro nga transferimi i tij te Benfica

12 October 2024 at 21:16

“Fantazisti” portugez, Joao Mario u transferua me shumë bujë tek Inter, pas përfundimit të Euro 2016, për shifrën e 45 milionë eurove, mirëpo pavarësisht se nga “Zikaltërit” është larguar në vitin 2021, emri i tij vijon e përmendet brenda klubit italian.

Tre vite më parë, kampionët e Italisë prishën kontratën me mesfushorin portugez, i cili u transferua te portugezët e Benfica, mirëpo skuadra tjetër portugeze, Sporting Lisbon, nga ku Inter bleu kartonin e Joao Mario në vitin 2016 ka konstatuar se manovra e bërë ka aktivizuar një klauzolë që ka qenë prezente në kontratën e futbollistit në momentin që ky i fundit u transferua në Milano.

E thënë ndryshe “Zikaltërit”, nuk mund të transferonin “fantazistin” te një tjetër klub portugez pa derdhur fillimisht shifrën e 30 milionë eurove, në arkat e Sporting.

Prej 3 vitesh tashmë kampionët në fuqi të Liga NOS janë duke u përpjekur për të siguruar milionat e “vjedhura” nga “Zikaltërit” dhe prej disa kohësh tashmë çështja është dërguar nga Gjykata Sportive në Luzanë, KAS, me shpresën për të fituar milionat e kërkuara. /i.m /abcnews.al

Shkëlqeu në Serie A dhe Euro 2024, kampionët e Italisë vihen pas “yllit” zviceran

12 October 2024 at 20:36

I freskët nga emërimi si President i “Zikaltërve” të Inter, Giuseppe Marotta ka mbajtur njëkohësisht edhe detyrën e Administratorit të deleguar për çështjet sportive, teksa bashkë me specialistin Ausilio vijojnë punën për përforcimin e skuadrës, teksa nuk pritet të jetë aspak e lehtë duke parë nivelin e lartë të organikës, që kampionët në fuqi të Italisë posedojnë.

Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski ishin dy fytyrat e reja të “Zikaltërve” për sezonin e ri, për të kompletuar edhe më shumë organikën e Inzaghi, teksa tashëm vëmendja e drejtuësve “Zikaltër” është te kompletimi i krahëve, teksa i piketuari i 20 herë kampionëve të Serie A është anësori zviceran i Bologna, Dan Ndoye.

Ndoye është një futbollist shumë teknik, që përshtatet në të dy krahët dhe shquhet për prirjen shumë ofensive. Natyrisht ka defekte në fazën mbrojtëse, por ofron shumë më tepër në sulm dhe tek Inter janë gati ta marrin, nëse arrijnë të shesin Dumfries, pasi Bologna nuk pranon më pak se shumën e 20 milionë eurove. /i.m /abcnews.al

❌