Normal view

Ekskluzive/ Ish-lojtari i Real Madrid firmos në Vlorë, Flamurtari godet në merkato

11 July 2025 at 19:22

Flamurtari vijon përforcimet në prag të sezonit të ri futbollistik, ndërsa një tjetër futbollist i është bashkuar kuqezinjve.

Këtë herë drejtuesit e klubit kanë udhëtuar deri në Spanjë për të gjetur një mesfushor, teksa gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Jose Rodriguez Martinez, i cili më herët ka mbajtur veshur fanellën e Real Madrid.

30-vjeçari ishte prej kohësh në survejim nga drejtuesit kuqezi, të cilët arritë ndhe akordin me lojtarin. Rodriguez ka një karrierë të pasur ku krahas Real Madrid, ka luajtur dhe për Deportivo La Coruna, Galatasaray, Mainz, Malaga, si dhe me skuadra të tjera të njohura në kontinentin e vjetër. Ai cilësohet përforcimi i duhur në repartin difensiv, pasi mund të aktivizohet si mbrojtës qendre dhe mesfushor “6”.

Gjatë qëndrimit në Madrid ofertat ndaj Rodriguez ishin të shumta, ku asokohe lojtari u bë i njohur për refuzimin që i bëri Arsenalit, por dhe marrëdhëniet e mira me trajnerin Mourinho.

Më poshtë është dhe skeda e lojtarit 30-vjeçar, i cili ka veshur dhe fanellën e ekipeve zinxhir të kombëtares iberike, por jo skuadrën A.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekskluzive/ Ish-lojtari i Real Madrid firmos në Vlorë, Flamurtari godet në merkato appeared first on Euronews Albania.

Mbytja e turistes në Vlorë, flet mjeku: Nëna s’mbijetoi, vajza erdhi në gjendje kome

By: fra nc
11 July 2025 at 15:11

Një grua ukrainase ka humbur jetën këtë të premte në Vlorë pas një incidenti të rrezikshëm në det, ku rrezikoi të mbytej dhe vajza e saj 18-vjeçare. Gruaja ndërroi jetë në spital, ndërsa vajza ndodhet në gjendje të rëndë dhe është intubuar.

Mjeku Edmond Breshani, i cili ka asistuar rastin, shpjegoi se vajza dhe nëna u paraqitën në spital në gjendje kome. Nëna, 44 vjeçe, ishte pa shenja jete dhe nuk u arrit të rikthehej në jetë për shkak të dëmtimit të thellë nga mbytja.

Vajza 18-vjeçare u paraqit në gjendje kome, me frymarrje të ngadalësuar, puls të dobët dhe tension të ulët, sipas mjekut. Ajo u intubua dhe dhe gradualisht, filloi të merrte frymë dhe të reagonte, ndërsa tensioni i është stabilizuar dhe ajo ndodhet në reanimacion.

“Vajza 18 vjeçe dhe nëna 44 vjeçe kanë ardhur në spital rreth orës 12:00 në gjendje shumë të rëndë, në koma. Pacientja mbi 40 vjeçe ishte pa shenja jete, pa puls dhe pa ton zemre.

Ekipi i urgjencës që e asistoi që në plazh zbatoi protokollin për pacientët e mbytur. Pacientja mbi 40 vjeçe ishte pa shenja jete kur erdhi në spital. Komunikuam më parë me ekipin e urgjencës që po vinte dhe zbatuam të gjitha protokollet, por ajo nuk arriti të kthehej në jetë, pasi zemra kishte dalë jashtë funksionit për shkak të uljes së oksigjenimit nga uji i madh dhe rëra që kishte marrë.

Vajza 18 vjeçe ishte në gjendje kome, me frymarrje të ngadalta, puls të dobët dhe tension 5. Ajo u fut në intubim dhe u bë ringjallja me oksigjenim sipas protokollit. Gradualisht filloi të merrte frymë vetë dhe të reagonte e të zgjohej.

Tensioni i është stabilizuar në 11 dhe ndodhet në reanimacion me frymarrje të drejtuar dhe i janë bërë të gjitha mjekimet e nevojshme, po ashtu po i bëhet aspirimi.

Për momentin vajza 18 vjeçare është në gjendje më të qëndrueshme dhe ka shanse për mbijetesë. Ambulancat dhe mjekët ishin në dispozicion dhe asistuan që në momentet e para të ngjarjes”, tha mjeku.

The post Mbytja e turistes në Vlorë, flet mjeku: Nëna s’mbijetoi, vajza erdhi në gjendje kome appeared first on Euronews Albania.

Goditet “çerdhja” e prostitucionit në Vlorë, shpallet në kërkim spanjollja

By: fra nc
11 July 2025 at 14:37

Policia e Vlorës ka goditur një rast të shfrytëzimit për prostitucion të disa personave të huaj. Sipas një njoftimi zyrtar, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një shtetase spanjolle, e cila dyshohet se në një apartament me qira në qytetin bregdetar organizontet aktvitet prostitucioni.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shfrytëzimit të prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale,” thuhet në deklaratën e Policisë.E shpallur në kërkim është A. A., 43 vjeçe, banuese në Spanjë. Sipas hetimeve paraprake, ajo kishte marrë me qira një apartament në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, ku dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion shtetase të huaja.”-thuhet në njoftim.

Më tej policia bën të ditur se në kuadër të këtij operacioni, po ndiqen penalisht në gjendje të lirë tre shtetase venezuelase, R. L., 25 vjeçe, K. C., 30 vjeçe dhe H. S., 30 vjeçe, të cilat jetonin në Vlorë dhe ushtronin aktivitetin në apartamentin e marrë me qira.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goditet “çerdhja” e prostitucionit në Vlorë, shpallet në kërkim spanjollja appeared first on Euronews Albania.

Drama në plazhin e Vlorës: Ndërron jetë turistja ukrainase, vajza e saj në intubim

By: Besnik
11 July 2025 at 14:33

Një grua nga Ukraina ka humbur jetën këtë të premte në Vlorë, pas një incidenti të rrezikshëm në det, ku ajo rrezikoi të mbytej së bashku me vajzën e saj.

Gruaja nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital ndërsa vajza e saj ndodhet në gjendje të rëndë, e intubuar.

Sipas informacioneve, një qytetar nga Vlora u erdhi në ndihmë nënës dhe vajzës në momentet kur ato po rrezikonin të mbyteshin në det duke arritur ti nxjerrë në breg në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shkak të faktit se viktima është shtetase e huaj, trupi i saj do të dërgohet drejt morgut të Tiranës për procedurat përkatëse.

Ngjarja ndodhi mesditën e së premtes, kur nëna dhe vajza ishin futur në det për t’u larë, por rrymat dhe dallgët i rrezikuan seriozisht.

Sipas rrëfimeve të qytetarëve të pranishëm, ambulanca mbërriti me rreth 30 minuta vonesë.

Çfarë thotë mjeku

Në një deklaratë për mediat, mjeku Edmond Breshani ka dhënë detaje se si 44-vjeçarja ukrainase humbi jetën dhe për gjendjen e vajzës së saj 18-vjeçe, duke thënë se për momentin e reja duket në gjendje më të qëndrueshme dhe ka shpresa që të dalë nga kjo situatë.

“Vajza 18-vjeçe dhe nëna 44-vjeçe kanë ardhur në spital rreth orës 12:00 në gjendje shumë të rëndë, në koma. Pacientja mbi 40 vjeçe ishte pa shenja jete, pa puls dhe pa ton zemre.

Ekipi i urgjencës, i cili e asistoi që në plazh, zbatoi protokollin për pacientët e mbytur. Pacientja mbi 40 vjeçe ishte pa shenja jete kur mbërriti në spital. Komunikuam më parë me ekipin e urgjencës që po vinte dhe zbatuam të gjitha protokollet, por ajo nuk arriti të kthehej në jetë, pasi zemra i kishte dalë jashtë funksionit për shkak të uljes së oksigjenimit nga uji i madh dhe rëra që kishte marrë.

Nuk arritëm dot ta rikthenim në jetë dhe njoftuam policinë.

Vajza 18-vjeçe ishte në gjendje kome, me frymarrje të ngadalta, puls të dobët dhe tension 5. Ajo u fut në intubim dhe iu bë ringjallja me oksigjenim sipas protokollit. Gradualisht filloi të merrte frymë vetë dhe të reagonte, duke u zgjuar.

Tensioni i saj është stabilizuar në 11 dhe ndodhet në reanimacion me frymarrje të drejtuar dhe i janë bërë të gjitha mjekimet e nevojshme, po ashtu po i bëhet aspirimi.

Për momentin, vajza 18-vjeçe është në gjendje më të qëndrueshme dhe ka shanse për mbijetesë. Ambulancat dhe mjekët ishin në dispozicion dhe asistuan që në momentet e para të ngjarjes”, tha mjeku.

Rreth orës 12:00, në plazhin “Uji i Ftohtë”, kanë rrezikuar të mbyten në det, 2 shtetase të huaja ukrainase (nënë e bijë). Ato janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. pic.twitter.com/hoGw40IjNs

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 11, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post Drama në plazhin e Vlorës: Ndërron jetë turistja ukrainase, vajza e saj në intubim appeared first on Euronews Albania.

Nxori nga deti nënën e vajzën që po mbyteshin, flet heroi i Vlorës: U hodha i vetëm

By: Besnik
11 July 2025 at 13:08

Fitim Bozhegu është personi që nxori nga deti një grua dhe një vajzë që po mbyteshin në Vlorë.

Ai tregon për Euronews Albania se një grua thërriti për ndihmë dhe ai menjëherë u fut në det për t’i shpëtuar këto persona, për të cilët kjo grua kërkoi ndihmë.

“Erdhi një grua dhe më tha: Ndihmë se po mbyten dy fëmijë.’ Unë u futa në det dhe i nxorra deri në breg sa mundesha. Njëra ishte në moshë të madhe, tjetra fëmijë. Ambulanca mbërriti pas 30 minutash, ne u dhamë ndihmë me frymëmarrje dhe goditje në gjoks. Ishin thellë në det dhe mezi i kapa. Kur i nxorrëm ishin në gjendje të rëndë. Unë isha vetëm, me vështirësi i nxorra dhe i ndihmuam,” tha Bozhegu.

“Sapo mbërrita aty, konstatoj një grua të madhe në moshë dhe një vajzë, dhe me shumë vështirësi arrita t’i nxirrja në gjendje të rëndë në breg të detit. Njëra ishte rreth 50 vjeçe, tjetra rreth 19 vjeçe. Pritëm për 30 minuta ambulancën dhe u munduan t’u bënin frymëmarrje dhe ndihmë të çastit. Në bregdet, pasi i nxora gjendja e tyre ishte shumë e rëndë. Ishin të huaja dhe një burrë erdhi për të më ndihmuar, sepse ishte e vështirë t’i nxirrja vetëm”. Njëra ishte me shenja jete, tjetra jo shumë. Kam katër herë që shpëtoj njerëz, kam shpëtuar një grua greke dhe një fëmijë. Jam 49 vjeç,” përfundoi ai.

Nga informacionet e fundit dhe paraprake që vijnë nga Spitali i Vlorës, nënë e bijë janë të intubuara. Vajzës i është rikthyer pulsi, ndërsa gjendja e nënës paraqitet më e rëndë. Nga burime të pakonfirmuara thuhet se ato janë shtetase nga Ukraina.

Nxori nga deti nënën e vajzën që po mbyteshin, flet “heroi” i Vlorës: U hodha i vetëm pic.twitter.com/ALzxqDPx5G

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 11, 2025

Një grua tjetër dëshmitare tha se ishin tre vajza që ikën shumë larg dhe dukeshin si të huaja.

“Policia erdhi shpejt, por ambulanca u vonua pak. Pas rreth 10 minutash, i nxorën. Kishte edhe një vajzë të vogël që kërkoi ndihmë dhe iu dha ndihmë shumë shpejt me frymëmarrje. “Unë vetëm lutesha,” përfundoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nxori nga deti nënën e vajzën që po mbyteshin, flet heroi i Vlorës: U hodha i vetëm appeared first on Euronews Albania.

Ngjarje e rëndë në Vlorë: Dy gra rrezikojnë të mbyten, intubohen në spital

By: fra nc
11 July 2025 at 12:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në plazhin e Lungomares, Vlorë, ku dy persona kanë rrezikuar të mbyten.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një vajzë të re dhe një grua, të cilat janë nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të dyja janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Vlorës, ku mësohet se janë intubuar nga mjekët për shkak të gjendjes së rënduar.

Shërbimet mjekësore po bëjnë përpjekje për t’u dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të stabilizuar gjendjen e tyre.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ngjarje e rëndë në Vlorë: Dy gra rrezikojnë të mbyten, intubohen në spital appeared first on Euronews Albania.

❌