Normal view

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

10 July 2025 at 18:35

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg.

Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim Cakrani, kërkon në Kushtetuese lirimin nga qelia.

Meta kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg më 27 shkurt. Gjithashtu, ish-presidenti i Republikës kërkon edhe shfuqimin e vendimit të mëparshëm, atij të 19 nëntorit 2024, kur Apeli në GJKKO e la në burg.

Meta mbahet i izoluar në burgun 313 në Tiranë, prej 21 nëntorit 2024. Kreu i PL-së po hetohet për aferën CEZ/DIA, gjatë kohës kur bashkëqeveriste forca e tij LSI me Partinë Demokratike, si dhe për lobingjet në Uashington.

The post Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia appeared first on Euronews Albania.

“Ndalohen ushtrimet fizike”, Ilir Meta dënohet nga Komisioni Displinor i burgut

10 July 2025 at 17:47

Ish presidenti Ilir Meta njofton se është dënuar sërish nga Komisioni Displinor i burgut të Durrësit me një ndalesë 14-ditore nga ushtrimet fizike të përbashkëta.

Përmes rrjeteve sociale, kreu i Partisë së Lirisë thotë se argumenti i penalizimit është se ka shkelur një pikë të rregullores që thekson se nuk lejohet “komunikimi me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve”.

Deklarata e plotë e Ilir Metës:

Sot u njoftova për një dënim të ri i bazuar mesa duket në një Rregullore të “re”.

Juristi i IEPV “Jordan Misja” më solli për t’u njohur me dënimin e ri, normalisht siç shkruhej atje të marrë “njëzëri” nga Komisioni Disiplinor, që të ndalohesha edhe 14 ditë nga ushtrimet fizike të përbashkëta.

Argumenti ishte se kisha shkelur në mos gaboj pikën c të pikes ç të Rregullores ku nuk lejohej komunikimi me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Për këtë i referoheshin një komunikimi përmes telefonit të avokatit tim Kujtim Cakrani me gazetaren Znj. Aida Toncica në MCN TV, në 2 korrik 2025.

Kur më dënuan herën e parë u thashë se ju nuk po më dënoni pse kam folur pas orës 20:00, por për faktin pse iu përgjigja gazetares Znj. Beti Njuma.

Jo, më thanë, nuk ka lidhje me këtë por me shkeljen e rëndë të orarit me 20 minuta.

Kur fola live në ora 12:00 të drekës (brenda orarit) shpikën Rregulloren e “re” se nuk mund të flitet me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Tani kemi jo vetëm Prokurori të Posaçme, jo vetëm Gjykata të Posaçme, por edhe “leje të posaçme” për të folur.

Këta që nuk pyetën as për lejet e posaçme që Prokuroria e Posaçme u dha zyrtarisht deputetëve të Partisë së Lirisë për të më takuar do më japin mua leje të posaçme për të folur kundër “Ramaduros”.

Këta që nuk kanë lejuar asnjë gazetar vendas dhe të huaj që të më takojë do më japin leje të posaçme mua.

Këta që vetë më kërkuar që më 11 Maj të votoja në ora 10:00 se donin mediat të më filmonin dhe që “çuditërisht” ua bënë të pamundur kameramanëve dhe gazetarëve duke i vonua për “arsye të kontrollit të sigurisë” që të më filmonin.

Këta që dy javë më lanë motrën dhe tre fëmijët te dera e burgut pa më takuar dhe që herën e tretë kur erdhën të katërt u shpikën rregulloren se njëri duhej të rrinte jashtë se nuk lejoheshin katër siç ndodhte gjithmonë, tani do më japin “leje të posaçme” që të çmontoj të gjithë këtë proces monstruoz criminal të fabrikuar me shpifje dhe kallzime të rreme prej shumë vitesh.

Të dëshpëruar se gjatë 9-muajve në paraburgim nuk arritën të më krijojë asnjë provë të re këtu pavarësisht nga provokacionet e panumërta, kujtojnë se do më nervozojnë me çmendurira të tilla, pjellë e një koke të çmendur e të droguar nga pushteti i vjedhur që nuk mbulohet dot me operacionin “tokë e xanun” e as duke blerë e korruptuar ndërkombëtarët me çanta me dollar si McGonigalin e plot të tjerë.

As ndalimi i komunikimit tim telefonik me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushin, nuk do i qetësojë dot makthet e “Ramaduros”,

Fytyrën e vërtetë kriminale të “Ramaduros” e tregojnë sjelljet kriminale ndaj komunitetit të mrekullueshëm të Thethit.

“Toka e xanun” nuk e mbulon dot “pushtetin e xanun” me burgosje opozitarësh dhe ndihmën e karteleve të drogës.

Ata njerëz të mrekullueshëm janë në tokat e tyre brez pas brezi dhe nuk e meritonin këtë pabesi dhe poshtërsi se me sakrificat dhe mikpritjen e tyre i dhanë emër Shqipërisë në botë.

Ndërsa i pabesi e di se në mandatin e katërt karrigia e tij nuk ka më katër këmbë nga pasha e rënduar e vjedhjeve, korrupsionit dhe krimeve.

The post “Ndalohen ushtrimet fizike”, Ilir Meta dënohet nga Komisioni Displinor i burgut appeared first on Euronews Albania.

Përurohet shtatorja e Josif Budos në Kavajë, Berisha: Rama burgos kundërshtarët

By: Besnik
10 July 2025 at 13:00

Të mërkurën në Kavajë u inaugurua shtatorja e Josif Budos, me rastin e 35-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë.

Kryetari i PD vlerësoi lart sakrificën e Budos duke e cilësuar si një akt që frymëzoi mbarë shqiptarët drejt lirisë.

Berisha u shpreh se dëshmori Josif Budo do të jetë frymëzim në betejën për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe rikthimin e besimit tek shqiptarët.

“Gjaku dhe sakrifica sublime e Josif Budos u shndërruan në dritë dhe frymëzim për mbarë shqiptarët. Kavaja, qyteti i kryengritjes së parë antikomuniste, e priti diktaturën me trimëri dhe qëndroi e pamposhtur,” deklaroi Berisha. Sot çdo shqiptar duhet të nderojë Josif Budon dhe sakrificën e tij me një betim solemn se nuk do të pajtohemi kurrë me këtë regjim. Josif Budo do të na frymëzojë në përpjekjen për të rikthyer dinjitetin, shpresën dhe besimin e shqiptarëve,” tha Berisha.

Josif Budo

Në fjalën e tij, Berisha kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si një “diktator modern” që po largon të rinjtë dhe po shkatërron kombin.

“Kombi është i rrëzuar përdhe. Sot jemi dëshmitarë të një politike spastrimi etnik që tejkalon precedentët historikë,” shtoi ai.

Berisha përmendi edhe burgosjen e Ervin Salianjit, duke e konsideruar atë si viktimë të përpjekjeve për të mbrojtur kryeministrin Rama dhe Fatmir Xhafën ndaj akuzave.

“Çfarë mund t’i bëjë një armik më shumë një kombi se sa ai që burgos kundërshtarët e tij? Ervin Salianji u dënua vetëm sepse denoncoi mbrojtjen që i bëhej Geron Xhafës për trafikun e Vlorës,” tha Berisha.

Në fjalimin e tij, Berisha foli edhe për arrestimin dhe burgosjen e aleatit të tij Ilir Meta, duke e krahasuar me rastin e poetit Havzi Nela.

“A ka ndonjë dallim mes varjes në litar të Havzi Nelës në vitin 1988 dhe trajtimit brutal të kundërshtarëve politikë në ditët e sotme? Ndërsa ai vdiq, edhe ky terrorizon një popull të tërë,” theksoi Berisha.

Kujtojmë që më 10 korrik 1990, në Kavajë u vra nga forcat sampiste, Josif Budo, duke u bërë dëshmori i parë i lëvizjes antikomuniste në Shqipëri në fillim të viteve ’90.

Ky krim e nxiti dhe më shumë protestën e kavajasve ndaj regjimit në pushtet dhe në qytet zbarkuan tankse dhe forca të shumta për të ruajtur rendin. Sofika Cara, dëshmitare okulare e ngjarjeve, sjell zhvillimet e atyre ditëve tronditëse.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përurohet shtatorja e Josif Budos në Kavajë, Berisha: Rama burgos kundërshtarët appeared first on Euronews Albania.

❌