Normal view

Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita 3 fakte penale për Ramën

7 January 2025 at 17:32

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish nga qelia pasi u mor në pyetje nga SPAK për aferën CEZ-DIA.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se në “seancë e sotme të pyetjeve reciproke në SPAK” i pyeti prokurorët se çfarë po bëhet në lidhje me hetimet për inceneratorët dhe u ka vënë në dispozicion disa dokumente, që sipas tij ngarkojnë me përgjegjësi kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi.

“1. Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më datë 7.12.2016, firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k për procedurën e konkurrimit, për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por që ne fakt kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin që Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte ne procedurën konkurruese.

  1. Edi Rama ka firmosur në kundërshtim me ligjin “Për koncensionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi, u njoftua zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncensioni negocim pa shpallje është e paligjshme.
  2. Firmën e paligjshme të Erion Veliaj për miratimin e koncensionit 30-vjeçar të inceneratorit fantazmë të Tiranës, në shmangie të vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në shkelje të ligjit”, thotë Meta në një postim në faqen e tij në Facebook.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita 3 fakte penale për Ramën appeared first on Euronews Albania.

Ilir Meta reagon pasi u mor në pyetje nga SPAK: Unë u përgjigja, ata jo

By: Besnik
7 January 2025 at 14:28

Ish-Presidenti Ilir Meta reagoi pasi u mor në pyetje nga SPAK paraditen e kësaj të marte. Në reagimin e tij, ai kërkoi ndjesë që nuk arriti ti përgjigjej pytjeve të gazetarëve qoftë edhe me pranga në duar.

Meta theksoi se kishte dhënë sqarime të qarta dhe ishte transparent në lidhje me çështjen e lobimit, duke treguar respekt të plotë ndaj ligjeve shqiptare dhe amerikane ndërsa prokurori dhe oficeri nuk i kishin dhënë shpjegime për dy pretendime të tij në lidhje me mënyrën e arrestimit dhe hetimet për çështjen McGonigal.

Reagimi i plotë

“Falenderoj mediat që më njoftuan dje se do të thirresha sot në SPAK, pasi ende nuk kam një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur.

Megjithatë, unë isha sot i gatshëm të shkoja në seancë, që në ora 10:00, siç u bë njoftimi vetëm nga mediat dhe vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK.

U kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u dha leja që kërkova, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre.

Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet që m’u drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin tim të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit.

Por më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre,  ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona.

Pyetja jonë e parë ishte se çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk.

Meqënëse ata ishin të interesuar për çështjen e lobimeve, pasi ju përgjigja të gjitha pyetjeve të tyre, si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, u bëra unë dy pyetje që kanë të bëjnë me interesin e lartë publik, konkretisht me çështjen e lobimeve të paligjshme.

Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër?

Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?”, shkruan Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ilir Meta reagon pasi u mor në pyetje nga SPAK: Unë u përgjigja, ata jo appeared first on Euronews Albania.

Dosja CEZ-DIA, Meta mbërrin në SPAK, nis marrja në pyetje

By: Besnik
7 January 2025 at 11:07

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka mbërritur në ambientet e SPAK nga qelia e tij Nr.5 e burgut “313”, përmes tunelit që lidh këtë institucion me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarme.

Meta është thirrur për të dhënë dëshminë e tij si person në hetim në lidhje me dosjen CEZ/DIA, e cila ka të bëjë me hetimet mbi dyshimet për abuzime në sektorin energjetik.

Siç parashikohet nga procedurat ligjore, Meta është shoqëruar në SPAK në prani të avokatit Genc Gjokutaj, për t’u pyetur nga prokurorët që po hetojnë rastin.

Dje, në një seancë të ngjashme, ishin thirrur edhe disa figura të tjera të afërta me ish-Presidentin. Mes të thirrurve për t’u marrë në pyetje ishin bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila është aktualisht në proces divorci, nëna e saj, Fatime Kryemadhi, dhe bashkëpunëtorja e ngushtë e çiftit, Ema Çoku.

Sipas informacioneve, as Monika, as Fatime Kryemadhi dhe as Ema Çoku nuk kanë pranuar të japin asnjë deklaratë përpara prokurorëve.

Kujtojmë që ish-Presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “Arrest me burg”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dosja CEZ-DIA, Meta mbërrin në SPAK, nis marrja në pyetje appeared first on Euronews Albania.

Prej 21 tetorit në burg, Meta lë sot qelinë për t’u paraqitur në SPAK

By: Besnik
7 January 2025 at 08:24

Ish-Presidenti i vendit Ilir Meta është thirrur këtë të martë për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), lidhur me dosjen “CEZ-DIA”.

Meta, i cili është arrestuar më 21 tetor 2024 dhe ndodhet në masën e sigurimit “Arrest në burg”, pritet të mbërrijë rreth orës 10:00 në ambientet e SPAK ndërsa ka reaguar në rrjetet sociale nga qelia. Sipas tij, hetuesit do të jenë ata që do të pyeten nga ai, duke e shpallur veten si të hapur për të marrë pjesë në seancë dhe për t’u përgjigjur ndaj pyetjeve të mediave të pranishme pas kësaj seance.

Në postimin e tij, Meta thekson se është thirrur nga “regjimi” dhe ka bërë akuza të forta në lidhje me arrestimin e tij duke e cilësuar si “rrëmbimin të paligjshëm dhe banditesk”.

“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.

Pa dyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, shkruhet në Facebookun e Ilir Metës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Prej 21 tetorit në burg, Meta lë sot qelinë për t’u paraqitur në SPAK appeared first on Euronews Albania.

❌