Normal view

Protesta kundër SPAK, Blushi: Prokuroria po ndihmon Ramën për mandatin e katërt

By: fra nc
6 December 2024 at 12:23

Partia e Lirisë mbajti këtë të premte një protestë kundër SPAK-ut, ku hodhi akuza të forta për kapjen e sistemit të drejtësisë nga qeveria.

Në fjalën e mbajtur para protestuesve, Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se kjo forcë politike nuk po proteston që SPAK të japë drejtësi, por qëllimi është të denoncohet tradhtia që ky organ i akuzës po bën kundër Shqipërisë.

Blushi tha se PL është në një proces për de-sorosifikimin e reformës në drejtësi, e cila mbron korrupsionin qeveritar dhe po ndihmon Partinë Socialiste të marrë mandatin e katërt.

Blushi shtoi gjithashtu që arrestimi i kreut të PL, Ilir Meta është një goditje politike.

“Sot ne jemi këtu në këtë protestë të ligjshme para SPAK, jo për të kërkuar drejtësi, se në striofullën më të sigurt të Ramës ne nuk kërkojmë drejtësi, por për të denoncuar tradhtinë më të lartë që ky institucion duke ecur në rrugën e Esat Toptanit, Edi Ramës dhe George Soros ka bërë kundër interesit kombëtar. Jemi këtu për një mision, historik, patriotik dhe kombëtar për të nisur procesin e de-Sorosifikimit të sistemit të drejtësisë. Ky institucion ka vrarë besimin te drejtësia dhe funksionimi i shtetit ligjor duke u bërë njësh me partinë në pushtet, duke i shërbyer narkoregjimit për t’i garantuar një mandat tjetër 4-vjeçar në kurriz të shqiptarëve. SPAK është shkatërruesi përfundimtar i reformës në drejtësi,” tha Blushi.

Blushi shtoi gjithashtu se Prokuroria e Posaçme është tubi i oksigjenit për krimet zgjedhore të qeverisë.

“Ne jemi sot këtu se SPAK është bunkeri i fundit i narkoqeverisë që po i jep imunitet korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës dhe Rilindjes. Ne jemi këtu se SPAK-u është sot tubi i oksigjenit për narkoqeverisjen më të korruptuar të Europës. Jemi këtu sepse SPAK është mbrojtësi i krimit elektoral, duke mbyllur dosjet e Dibrës, Shijakut dhe Elbasanit. Edhe Metamorfoza e Shkodrës u hap pasi u grabit bashkia e Shkodrës.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta kundër SPAK, Blushi: Prokuroria po ndihmon Ramën për mandatin e katërt appeared first on Euronews Albania.

Protesta e Partisë së Lirisë: “Blindohet” SPAK, policia rrethon godinën

By: fra nc
6 December 2024 at 11:37

Partia e Lirisë do të zhvillojë një protestë këtë të premte, 8 dhjetor, në orën 12:00 para godinës së SPAK. Protesta ka të bëjë me arrestimin e Presidentit të Lirisë, Ilir Meta, të cilin Partia e Lirisë e cilëson si një goditje politike.

Për të siguruar rendin dhe shmangur përshkallëzimin e situatës, forca të shumta policie kanë rrethuar rgodinën SPAK. Aktivistët dhe përkrahësit e PL pritet të mblidhen për të protestuar kundër veprimeve që ata i shohin si të motivuara politikisht.

Kjo është protesta e parë që Partia e Lirisë organizuan pas arrestimit të liderit të saj më 21 tetor.

Por gjithashtu dhe protesta e parë që organizohet në Shqipëri kundër SPAK.

Më herët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike janë mbledhur përpara organit të akuzës, por në mbështetje të Berishës, kur ai kishte seancat gjyqësore.

The post Protesta e Partisë së Lirisë: “Blindohet” SPAK, policia rrethon godinën appeared first on Euronews Albania.

“Status dhe pensione dinjitoze”- Minatorët dhe pensionistët “rrethojnë” parlamentin

By: fra nc
5 December 2024 at 10:27

Minatorët dhe pensionistët kanë zhvilluar këtë të enjte një protestë jashtë ambienteve të parlamentit, ku po mbahej seanca e radhës plenare.

Bashkimi i Sindikatave të Pensionistëve dhe Minatorëve kërkon nga qeveria miratimin e statusit të minatorit dhe rritjen e pensioneve.

Protestuesit mbanin në dorë një banderolë të madhe ku shkruhej: “BSPSH kërkon statusin për minatorët dhe pensione dinjitoze për pensionistët.”

“Jemi këtu që ta bindim qeverinë shqiptare se kërkesat tona janë të drejta dhe duhet të realizohen. I bëj thirrje deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, të cilët duhet të ishin të shqetësuar për këtë protestë dhe duhet të ishin këtu bashkë me ne: merrni parasysh kërkesat tona! Të ngrihen dhe të kërkojnë në atë sallë miratimin e kërkesave që kanë paraqitur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe sindikata e minatorëve të Shqipërisë,” bëri thirrje një protestues.

Një tjetër protestues i bëri apel shoqërisë civile që t’u bashkohet kauzës së tyre.
“Gjithë shoqëria civile duhet të vijë këtu për të mbështetur pensionistët dhe minatorët,” tha protestuesi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Status dhe pensione dinjitoze”- Minatorët dhe pensionistët “rrethojnë” parlamentin appeared first on Euronews Albania.

A do ta mbështesë protestën e PL-së te SPAK-u? Flet Sali Berisha

By: fra nc
2 December 2024 at 13:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të hënë një konferencë me gazetarët, ku u pyet nëse do të merrte pjesë në protestën e planifikuar nga Partia e Lirsë përballë ambienteve të SPAK më 6 dhjetor.

Berisha tha se SPAK nuk është në axhendën e opozitës, por theksoi se PD mbështet “çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret dhe kundër cilit do”.

Sipas Berishës, fokusi i opozitës nuk duhet të jetë që të merret me SPAK-un, por me kreyeministrin Edi Rama.

“Ka një çështje në themel të debatit. Çështja në themel e debatit është se, SPAK nuk ka pse të jetë axhendë e opozitës, se opozita nuk duhet të merret me SPAK, por duhet të merret me Edi Ramën. Është shumë e drejtë që opozita të merret dhe po merret çdo ditë me Edi Ramën, por do të ishte fatale sikur opozita të injoronte SPAK, aktualisht prokurorinë politike të Edi Ramës. Nëqoftëse opozita injoron SPAK, opozita harron që është shndërruar sot në njërin nga institucionet më themelore të narkodiktaturës.

Nëqoftëse i japim përgjigje pyetjes, është ky regjim një narkodiktarurë apo jo, përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e Edi Ramës, atëherë duhet të besosh se kjo nuk është, Pëllumbesha Spirogjoka një vegël e Edi Ramës. E ka ndërruar dhe emër e mbiemër Elisa, nuk quhet më Elisa kështu dhe ashtu, por quhet Pëllumbesha Spirogjoka.

Duhet të besosh që haram Bega nuk është më një vegël e Edi Ramës, ata që mund të thonë se nuk është diktaturë. Duhet të besosh se Edi Rama nuk ka lidhje me djegësat e Tiranës, se Olsi Rama nuk ka lidhje me Xibrakën dhe se Altin Dumani nuk po mbyll dosjet e tij.

Por nëqoftëse nuk beson se këtu të gjitha pushtet janë në duart e një njeriu, atëherë duhet të jesh politikisht i verbër, ose i korruptuar në shkallën më të lartë, të injorosh faktin se këtu jeton në një diktaturë e cila shkon gjer në atë shkallë sa zvarrit njerëz rrugëve, ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti. Si? Si person në hetim, që në asnjë vend demokratik si të tillë nuk e arrestojnë dot, në asnjë vend demokratik, si person në hetim.

Pra ata të cilët pretendojnë se nuk duhet marrë me Skapin opozita, ata duhet ti japin përgjigje një pyetje themelore; a është kjo një narkodiktaturë apo nuk është. Këtë përgjigje e dhanë 108 parti politike nga të gjithë kontinentet e botës. Përgjigja u dha në mënyrën më përfundimtare; Shqipëria është narkoshtet i parë dhe i vetëm në Europë. Askush nuk mund ta mohojë këtë. Shqipëria është narkoshtet i parë dhe i vetëm në Europë. Lexoni rezolutën e internacionales demokrate të qendrës.

Pra pa diskutim që do të mbështetet çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret dhe kundër cilido. Nuk ka diskutim. Ndaj të gjithëve. Si jo. Detyrimi, akti lidhet direkt me Altin Dumanin. Pse lidhet direkt? Ligji e detyron prokurorin të përcaktojë dhe të ndjekë procedurën ndaj personit që ka marrë nën hetim, apo të pandehur.

Gjeti një rrugaç Edi Rama për të vënë ministër, ordiner. Dhe i them unë atij, se gradualisht shqiptarët do të mësojnë se çfarë përfaqësojnë ai.

Gjeti një tjetër drejtor policie, që krijoi aktet më të papara ndonjëherë në historinë e Europës dhe botës. Ata çdo lloj proteste e meritojnë dhe stërmeritojnë. Protesta para organeve të diktaturës, institucionet e diktaturës janë të ligjshme, të një rëndësie jetike, janë elementë thelbësorë të betejës për përmbysjen e saj”, tha Berisha.

The post A do ta mbështesë protestën e PL-së te SPAK-u? Flet Sali Berisha appeared first on Euronews Albania.

Mbi 100 protestues të arrestuar në Gjeorgji gjatë natës së dytë të trazirave

30 November 2024 at 19:47

Mijëra protestues janë kthyer në rrugët e Tbilisit për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Mbi 100 prej tyre u arrestuan pasi ata mbushën sheshin para parlamentit dhe u përpoqën të depërtonin brenda godinës, të zemëruar për kthimin mbrapa të qeverisë në negociatat me BE.

Policia përdori spërkatje me ujë për t’i larguar ata nga ndërtesa dhe më vonë u zhvendos për t’i detyruar ata më larg përgjatë rrugës Rustaveli, bulevardit kryesor të qytetit.

Disa nga protestuesit përdorën kosha plehrash dhe stola në përpjekje për të ndërtuar barrikada, ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës dhe sprej piper ndaj tyre.

Kjo shkaktoi një përgjigje të zemëruar nga presidentja pro-BE e vendit Salome Zourabichvilli, e cila ka qenë prej kohësh në kundërshtim me partinë pro-ruse Ëndrra Gjeorgjiane.

“Edhe një herë, ne jemi dëshmitarë të sulmeve brutale dhe joproporcionale ndaj popullit dhe medias gjeorgjiane, që të kujtojnë represionin e stilit rus”, tha ajo në një postim në X.

Përgjigja gjithnjë e më brutale e policisë u komentua edhe nga një anëtar i partisë opozitare Droa.

“Tani njerëzit tërhiqen zvarrë nga ndërtesat ku janë strehuar, nga farmacitë e kështu me radhë. Pra, nëse kishim ndonjë ndjenjë sigurie në protestat e mëparshme, tani nuk kemi nga mëngjesi, nuk kemi. keni ndonjë ndjenjë sigurie”, tha Marika Mikiashvili për Euronews.

Përleshjet mes policisë dhe protestuesve shpërthyen gjithashtu të premten vonë në mbrëmje në qytetin port të Detit të Zi, Batumi.

Fitore e diskutueshme e zgjedhjeve

Fitorja e diskutueshme e Ëndrrës Gjeorgjiane në zgjedhjet parlamentare të 26 tetorit, e cila u pa gjerësisht si një referendum për aspiratat e vendit për t’u bashkuar me BE-në, ndezi demonstrata masive dhe çoi në një bojkot të parlamentit nga opozita.

Opozita tha se votimi u manipulua nën ndikimin e Rusisë, e cila po kërkon të mbajë Gjeorgjinë në orbitën e saj.

Njoftimi i qeverisë se po pezullonte negociatat për t’u bashkuar me BE-në erdhi disa orë pasi Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që dënonte votimin e muajit të kaluar si as të lirë as të drejtë, duke përfaqësuar një tjetër manifestim të kthimit të vazhdueshëm demokratik “për të cilin është partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane. plotësisht përgjegjës”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbi 100 protestues të arrestuar në Gjeorgji gjatë natës së dytë të trazirave appeared first on Euronews Albania.

Kërkojnë rritje të pagave, mjekët në Kosovë sërish në protestë

By: fra nc
29 November 2024 at 14:13

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë më 5 dhjetor, ku një ndër kërkesat e tyre është rritja e pagave.

Sipas njoftimit të federatës, pas diskutimit të sfidave kryesore me të cilat po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë, kryesia ka marr vendim për protestë.

“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, si dhe injorimi i protestës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj kërkesave të FSSHK-së”, thuhet tutje.

FSSHK ka theksuar se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkojnë rritje të pagave, mjekët në Kosovë sërish në protestë appeared first on Euronews Albania.

“Duam siguri në shkolla”- Marshim në Tiranë për vrasjen e 14-vjeçarit te “Fan Noli”

By: fra nc
27 November 2024 at 11:41

Një protestë e tretë po mbahet këtë të mërkurë në Tiranë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin C. nga bashkëmoshatari i tij në shkollën “Fan Noli”.

Nxënësit, të shoqëruar edhe nga prindërit e tyre, kanë vendosur të kryejnë një marshim nga shkolla “Fan Noli”, në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Teksa mbajnë një banderolë të madhe në duar, ku shkruhet: “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, prindërit kërkojnë më shumë siguri në shkolla për fëmijët e tyre.

“Kërkojmë siguri në shkolla”, thotë një prind që ka marrë pjesë në protestë.

The post “Duam siguri në shkolla”- Marshim në Tiranë për vrasjen e 14-vjeçarit te “Fan Noli” appeared first on Euronews Albania.

Policia procedon penalisht deputetët e opozitës dhe dhjetëra protestues

27 November 2024 at 11:40

Policia e Tiranës ka dalë me një deklaratë ku thotë se ka nisur hetimet lidhur me protestën e zhvilluar dje nga opozita në disa akse rrugore të kryeqytetit. Sipas policisë janë arrestuar disa persona dhe proceduar disa të tjerë për veprime të ndryshme penale.

Po ashtu u procedua shtetasi Ervin Minarolli, sekretar në Partinë Demokratike dhe deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Luan Baçi, Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Asllan Dogjani, Albana Vokshi, Petrit Vasili, Petrit Doda, Isuf Çela, Andia Ulliri, Greta Bardeli dhe Lindita Metaliaj.

Gjithashtu, 64 shtetas të tjerë janë proceduar për mosbindje ndaj urdhrave të policisë dhe për prishje të rendit publik ku në flagrancë u arrestuan shtetasit S. N., banues në Tiranë, dhe I. H., 53 vjeç, ndërsa u procedua shtetasi I. H. pasi ka bllokuar një automjet dhe ka goditur drejtuesin e tij.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 26.11.2024, në disa akse rrugore në Tiranë, ka vijuar veprimet hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shoqërimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kanë organizuar tubimet, kryer veprime kundërshtuese dhe të dhunshme, që kanë penguar lëvizjen e automjeteve dhe bllokuar akset rrugore.

U arrestua në flagrancë shtetasi S. N., banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

U arrestua në flagrancë shtetasi I. H., 53 vjeç, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Ky shtetas, me veprime të dhunshme ka bllokuar lëvizjen e një automjeti tip “Benz”, duke bllokuar rrugën, dhe ka goditur drejtuesin e mjetit shtetasin A. G. Drejtuesi i mjetit u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

U procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., banues në Tiranë, me detyrë Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore pranjë subjektit politik Partia Demokratike, për veprëm penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

U proceduan shtetasit F. N., (deputet) për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, dhe G. B., O. B., L. B., B. N., L. G., S. K., P. V., A. D., A. V., O. B., P. D., I. C., A. U., G. B., L. M., dhe L. B., (deputetë) për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.

Gjithashtu u proceduan penalisht 64 shtetas për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Policia procedon penalisht deputetët e opozitës dhe dhjetëra protestues appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet protesta e opozitës, hapet qarkullimi në akset e bllokuara

26 November 2024 at 20:01

Protesta e radhës kombëtare e PD dhe opozitës është shoqëruar me përplasje të shumta mes protestuesve dhe policisë.

Me qindra automjete kanë mbetur të bllokuara për rreth 3 orë në zonën e Zogut të Zi, Pallatit me Shigjeta, sheshi Uillson, rruga e Elbasanit dhe në qendër pranë bashkisë për shkak të bllokimi të këtyre akseve nga ana e protestuesve të opozitës.

Në orarin zyrtar për të cilin opozita kishte kërkuar leje ditën e sotme, ora 20:00 ka nisur gradualisht zhbllokimi i qarkullimit në disa nga akset e bllokuara, fillimisht në zonën e Zogut të Zi, te Pallati me Shigjeta e sheshi Uillson.

Më tej, ishte ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi i cili përmes një fjale të mbajtur para bashkisë Tiranë njoftoi mbylljen zyrtarisht të protestës dhe ftoi protestuesit të marshonin drejt selisë së PD.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet protesta e opozitës, hapet qarkullimi në akset e bllokuara appeared first on Euronews Albania.

Hidhet gazlotsjellës dhe ndërhyn autoboti për të hapur kalimin te Sheshi Wilson

By: fra nc
26 November 2024 at 18:23

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar rrethrrotullimin e Sheshit Wilson në qendër të Tiranës.

Hedhja e gazit ka bërë që deputetët e opozitës, të cilët ishin afër, të largohen me shpejtësi, ndërkohë që autoboti me ujë avancoi i shoqëruar nga efektivë të shumtë të policisë, të cilët tentonin të hapnin rrugën.

Pas pozicionimit në një vend të përshtatshëm përballë protestuesve, autoboti nisi shpërndarjen e ujit me presion për të përçarë bllokadën e protestuesve.

Protesta e opozitës në Tiranë këtë të hënë u shoqërua me përplasje të forta mes mbështetësve të opozitës dhe uniformave të policisë në 5 pika kyçe të kryeqytetit.

Pas thirrjeve të shumta për lirimin e rrugës, policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar përpara Bashkisë së Tiranës.

Përplasje pati gjithashtu te rruga e Elbasanit, te rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe te Pallati me Shigjeta, ku protestuesit e opozitës kundërshtuan urdhrin e policisë për të lejuar kalimin e mjeteve, duke theksuar se kishin marrë lejen përkatëse për protestë

Pamje nga protesta:

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hidhet gazlotsjellës dhe ndërhyn autoboti për të hapur kalimin te Sheshi Wilson appeared first on Euronews Albania.

Hapet pjesërisht “Zogu i Zi”, Bardhi-policisë: Kapni bandën e Elbasanit, jo ne

By: fra nc
26 November 2024 at 18:12

Ka nisur të hapet pjesërisht kalimi në rrethrrotullimin e Zogut të Zi. Forcat e policisë kanë zhvendosur protestuesit e opozitës vetëm në një anë të rrethit dhe po përdorin gjysmën tjetër për të lejuar mjetet që hyjnë në Tiranë të kalojnë pa pengesa dhe të drejtohen më pas drejt rrugës së Durrësit.

Policia ka ndërhyrë dhe ka kërkuar hapjen e kalimit edhe te rruga e Elbasanit. Punonjësit e policisë po tentojnë në mënyrë graduale të hapin këtë aks, por janë hasur me rezistencën e mbështetësve të opozitës.

Nga ana tjetër, te aksi përballë bashkisë, policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar rrugën.

Përplasje fizike pati edhe mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të policisë në rrethrrotullimin e Sheshit Wilson, ku forcat e rendit kërkuan hapjen e rrugës, por protestuesit nuk e lejuan, duke theksuar se kishin marrë leje paraprakisht.

Kreu i Grupit të PD, Gazmend Bardhi, akuzoi policinë për përdorimin e dhunës ndaj protestuesve.

“Urdhërat për dhunimin e protestuesve i marrin në telefon, nuk ka makina, trafiku është devijuar. Çfarë është kjo, që dhunojnë qytetarët dhe deputetët e opozitës që protestojnë? Nuk ka arsye të rrethohen deputetët e opozitës me forcat e rendit. Nëse keni fuqi, shkoni dhe kapni bandën e Elbasanit, se keni pasur 5 nga 18. A keni fuqi?! Mos kapni deputetët e opozitës, por shkoni dhe kapni bandën e Elbasanit”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hapet pjesërisht “Zogu i Zi”, Bardhi-policisë: Kapni bandën e Elbasanit, jo ne appeared first on Euronews Albania.

Agravon situata në protestë, konfrontim fizik mes deputetëve dhe efektivëve

By: fra nc
26 November 2024 at 17:47

Protesta e opozitës në Tiranë këtë të hënë është shoqëruar me përplasje të forta mes mbështetësve të opozitës dhe uniformave të policisë.

Pas thirrjeve të shumta për lirimin e rrugës, policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar përpara bashkisë Tiranë.

Përplasje pati edhe në rrethrrotullimin e Sheshit Wilson, ku ndodhi një përplasje fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të policisë. “Mos më prek me dorë, ti si polic zbato ligjin”, dëgjohet të thotë deputeti Gazment Bardhi.

Situata agravoi më tej dhe kaloi në përplasje fizike, ku deputeti i PD-së, Bledion Nallbati, i shoqëruar nga Eno Bozdo u përfshinë në një konfrontim fizik me efektivët e policisë, të cilët kishin hyrë në mesin e protestuesve.

Pamje live nga protesta:

LEXONI GJITHASHTU:

The post Agravon situata në protestë, konfrontim fizik mes deputetëve dhe efektivëve appeared first on Euronews Albania.

“Hapni rrugën”| Përplasje fizike mes protestuesve e policisë në akset kyçe në Tiranë

By: fra nc
26 November 2024 at 17:21

Ka nisur me tensione protesta kombëtare e opozitës, e planifikuar këtë të hënë me bllokimin e akseve kryesore në kryeqytet.

Fillimisht pati përplasje mes protestuesve dhe disa efektivëve të policisë të veshur civilë në rrethrrotullimin e Zogut të Zi.

Një nga protestuesit e Partisë Demokratike i kërkoi një nga drejtuesve të mjeteve që të mos e prishte protestën dhe të mos përçante turmën e protestuesve. Në këtë moment ndërhynë efektivët e forcave të rendit të veshur civilë, të cilët kërkuan ta shoqëronin protestuesin në komisariat duke i thënë se nuk mund të bllokonte qarkullimin e mjeteve.

Ka qenë ndërhyrja e deputetëve të PD-së, të cilët i kërkuan policisë të mos preknin protestuesit, pasi për tubimin ishte marrë leje paraprakisht.

Tensione pati dhe në kryqëzimin e Pallatit me Shigjeta, ku pati shtyrje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Policia kërkonte që të lejohej kalimi i mjeteve, ndërkohë që protestuesit nuk e lejuan një gjë të tillë, duke pretenduar se kanë marrë leje paraprakisht.

Përplasje fizike pati dhe te rrethrrotullimi te Sheshit Wilson, te kryqëzimi te Rruga e Elbasanit, si dhe te Bashkia Tiranë, ku policia u bëri vazhdimisht thirrje qytetarëve që të hapnin rrugën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Hapni rrugën”| Përplasje fizike mes protestuesve e policisë në akset kyçe në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Nis me përplasje protesta e opozitës, bllokohen kryqëzimet kyçe në Unazën e Vogël

26 November 2024 at 17:04

Ka nisur me përplasje protesta e Partisë Demokratike dhe opozitës pasditen e së martës në Tiranë.

Një nga protestuesit e PD ënë zonën e Zogut të  Zi i kërkoi një drejtuesi mjeti të mos përçante turmën e protestuesve duke kaluar me automjet.

Në këto momente ka ndërhyrë një efektiv policie që ka shoqëruar protestuesin e PD duke i kërkuar të mos ndalojë qarkullimin e mjeteve. Pas kësaj ka ndërhyrë deputeti i PD, Oerd Bylykbashi që është përplasur me përfaqësuesit e policisë.

PD ka kërkuar 3 orë leje për të organizuar tubimet, duke nisur nga ora 17:00.

Ndërkohë policia, ka marrë masat për këto protesta, por u ka kujtuar organizatorëve se bllokimi i rrugëve është vepër penale.

Protesta do të zhvillohen në rreth-rrotullimin e Zogut të Zi, urës afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson”, pallati me shigjeta dhe rruga së Kavajës.

The post Nis me përplasje protesta e opozitës, bllokohen kryqëzimet kyçe në Unazën e Vogël appeared first on Euronews Albania.

Preket mësuesi: E vranë për 1 fjalë goje atë djalë bukurosh, aq i ri sa ishte

25 November 2024 at 17:51

Para Ministrisë së Arsimit ka nisur protesta e dytë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Prindër dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu si përgjegjëse për mosfunksionimin e sigurisë në shkolla në rastin tragjik të të miturit.

Njëri nga pjesëmarrësit në protestë, i cili siç tha ka qenë vetë mësues u shpreh se mungesa e sigurisë në shkolla është një kambanë alarmi e mungesës së shtetit në të gjitha institucionet.

“Është skandal, nuk është rasti i parë, shteti po vret popullin e vet. Pjesëmarrja… është lodhur populli. Nuk ka rëndësi, edhe 2 vetë të dalin në protestë, unë kam qenë mësues, të të vritet fëmija, nuk ka më…

Dramë, në shtëpinë time lot. Kam qenë mësues vetë, më dhimbje nuk ka më, për më tepër që ishte një fëmijë me shumë talente, një bukurosh me një të ardhme të shkëlqyer, janë jashtë kontrollit shkollat”, tha ai.

I mituri Martin Cani u vra me thikë pranë shkollë Fan Noli, 1 javë më parë nga 14-vjeçari M.L, pas një konflikti verbal që të miturit, të dy nxënës të shkollës në fjalë kishin pasur më herët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Preket mësuesi: E vranë për 1 fjalë goje atë djalë bukurosh, aq i ri sa ishte appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e 14-vjeçarit, nis protesta para MASH, kërkohet dorëheqja e ministres

25 November 2024 at 17:30

Para Ministrisë së Arsimit ka nisur protesta e dytë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Prindër dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu si përgjegjëse për mosfunksionimin e sigurisë në shkolla në rastin tragjik të të miturit.

Ndryshe nga marshimi i disa ditëve më parë ku pjesëmarrja ishte masive, pjesëmarrja në protestën e sotme ishte e vakët gjë që është vënë në dukje nga vetë protestuesit.

I mituri Martin Cani u vra me thikë pranë shkollë Fan Noli, 1 javë më parë nga 14-vjeçari M.L, pas një konflikti verbal që të miturit, të dy nxënës të shkollës në fjalë kishin pasur më herët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasja e 14-vjeçarit, nis protesta para MASH, kërkohet dorëheqja e ministres appeared first on Euronews Albania.

Protesta e opozitës, Berisha: PD nuk është për një lëvizje guerile kundër diktaturës

By: fra nc
25 November 2024 at 13:57

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të hënë një konferencë me gazetarët, ku foli në lidhje me protestën kombëtare që opozita ka planifikuar për ditën e martë në kryeqytet.

Berisha tha se protesta është në vazhdën e mosbindjes civile për të rrëzuar qeverinë, të cilës iu referua me termin “narkoshteti”.

Berisha theksoi se strategjia e opozitës nuk është dhuna, duke theksuar se “mosbindja civile nuk nënkupton një lëvizje guerile kundër diktaturës”.

“PD do vazhdojë me mosbindjen civile

Strategji tjetër është dhuna dhe forca.

Por PD nuk është për një lëvizje guerile kundër diktaturës. Është për mosbindje civile.

Se diktatura dy rrugë ka, ose mosbindje civile ose luftë guerile.

Ne jemi përcaktuar qartë për mosbindje civile.

Ne e vazhdojmë këtë me bindjen më të thellë se kjo diktaturë të ardhme nuk ka.

Një njeri që është marrë dikur me një diktaturë, e ka të qartë vështirësitë që qëndrojnë për rrëzimin e një diktature.

Por sot, rrëzimi i narkodiktaturës së vetme në Europë bëhet çdo ditë e më e mundshme.

Mos harroni një gjë, sa herë keni thënë me veten tuaj apo në studio se sa e izoluar është opozita shqiptare.

Dhe unë nuk them se e keni pasur gabim, jo.

Por ju e shihni me shpejtësi të rrufeshme kjo opozitë gjendet para një solidariteti të jashtëzakonshëm.

Ju garantoj se kjo nuk ndodh për sytë e saj të bukur.

As se është opozitë.

Por kjo ndodh për shkak të realitetit dramatik me të cilin lufton kjo opozitë.

Pra, po krijohet një ndërgjegje ndërkombëtare dhe do të krijohet gjithnjë e më e madhe kundër saj.

Narkoshteti i vetëm dhe i pari në Europë nuk ka të ardhme ndaj dhe ne vazhdojmë besimplotë në kauzën e drejtë.

Ne e mbrojtëm këtë kauzë atëherë kur askush nuk na mbështeste.

Po të vërtetën duhet ta mbrosh edhe në vetmi absolute.

Sot ne kemi një mbështetje që nuk e kemi pasur kurrë më parë dhe jam shumë mirënjohës.

Por ky është detyrim shumë i madh për në për të vazhduar këtë betejë me të gjithë potencialin tonë dhe të përmbushim misionin që kemi, përmbysjen e narkodiktaturës në Shqipëri”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta e opozitës, Berisha: PD nuk është për një lëvizje guerile kundër diktaturës appeared first on Euronews Albania.

Caktohet ora e protestës kombëtare të PD, Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve

By: fra nc
23 November 2024 at 14:22

Protesta e Partisë Demokratike do të zhvillohet të martën në orën 17:00. Lajmin e bëri të ditur Sekretari Organizativ i PD-së, Klevis Balliu, përmes një postimi në Facebook këtë të shtunë.

“Ditën e martë, në orën 17:00, Tirana do t’i kthehet qytetarëve. Kjo protestë do të sjellë kryeqytetin në duar të sovranit, ndërsa rrugët e korrupsionit do të bllokohen masivisht përballë Narkoqeverisë Rama,” shkruan Balliu.

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se, në kuadër të organizimit për protestën e 26 nëntorit, pasditen e kësaj dite, kreu i PD-së, Sali Berisha, do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e partisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Caktohet ora e protestës kombëtare të PD, Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve appeared first on Euronews Albania.

Berisha njofton protestën e radhës së opozitës: Të vërshojmë para parlamentit

By: fra nc
11 November 2024 at 12:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar protestën e radhës të opozitës. Gjatë një konference me gazetarët këtë të hënë, kryedemokrati theksoi se protesta do të mbahet përpara ambienteve të parlamentit, ditën kur do të votohet buxheti për vitin 2025.

Berisha theksoi se dita e miratimit të buxhetit do të shoqërohet me protesta të fuqishme dhe ftoi fermerët dhe bizneset e vogla të ngrejnë zërin e tyre dhe t’i bashkohen tubimit.

“Natyrisht, ne kemi zgjedhur që të paraqesim amendamentet tona në komisione dhe seancë plenare, të sigurt se ato nuk do të pranohen nga qeveria, e cila ka një synim kryesor, plaçkitjen maksimale të këtij buxheti nga organizata kriminale që kryeson Edi Rama. Por paraqitja e tyre është një detyrim solemn para shqiptarëve për të bërë avokatinë e tyre dhe për të qenë të obliguar që, në mbledhjen e parë të parlamentit, shumica e PD-së, ato ligje të votohen dhe të hyjnë në fuqi menjëherë. Sigurisht, miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit, ku qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre, do të jenë të pranishëm në ditën e plaçkitjes më të madhe të vitit, plaçkitjes së buxhetit në parlamentin e krimit,” tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha njofton protestën e radhës së opozitës: Të vërshojmë para parlamentit appeared first on Euronews Albania.

Opozita në Gjeorgji vazhdon protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve

6 November 2024 at 16:26

Opozita në Gjeorgji ka protestuar të mërkurën për ditën e katërt me radhë kundër rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, të cilat partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, pretendon se i fitoi, pavarësisht dyshimeve për manipulim të madh.

Opozita, e cila nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve, ka katër ditë radhazi që proteston në Tbilisi, pasi partia e miqësuar me Moskën, Ëndrra Gjeorgjiane, tha se i fitoi 54 për qind të votave.

As presidentja proevropiane e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se ka pasur manipulime të mëdha dhe ndërhyrje nga Rusia.

Protesta në Tbilisi të mërkurën u mbajt pasi një gjykatë në qytetin qendror të Gorit, më 6 nëntor, e hodhi poshtë një kërkesë nga vëzhguesit e zgjedhjeve për anulimin e rezultateve në disa qendra votimi në qytet, ku u gjetën shkelje të fshehtësisë së votës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit.

Një koalicion i organizatave vëzhguese, i njohur si Zëri Im, paraqiti një kërkesë në gjykatën e Gorit kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar anulimin e rezultateve në 14 qendra votimi të qytetit ku ishin dokumentuar shkelje.

Zëri Im ka thënë se vëzhguesit e tij nga 1.131 qendra votimi raportuan më shumë se 900 raste të shkeljeve të procedurave zgjedhore.

Por, gjyqtarja Nino Gogatishvili e hodhi poshtë kërkesën gjatë një seance që zgjati pesë orë, duke nxitur përfaqësuesit e Zërit Tim të deklarojnë se do të ankohen ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë, qindra njerëz u mblodhën pranë Gjykatës së Apelit, ku po dorëzohen ankesat ndaj vendimeve të gjykatave më të ulëta që kanë refuzuar kërkesat për anulimin e votave për shkak të manipulimit.

Udhëheqësit e opozitës nuk u lejuan të merrnin pjesë në seancat e Gjykatës së Apelit, gjë që i nxiti ata të protestonin pranë ndërtesës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Opozita në Gjeorgji vazhdon protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve appeared first on Euronews Albania.

❌