Normal view

Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro

14 July 2026 at 08:38

Jared Kushner iu bashkua një konference të mbështetur nga BE-ja mbi Gazën nëpërmjet një lidhjeje video të hënën, ndërsa Brukseli nisi një iniciativë ndërkombëtare prej gati 900 milionë eurosh që synon rivendosjen e shërbimeve thelbësore dhe fillimin e rimëkëmbjes së hershme të territorit.

Takimi i Grupit të Donatorëve të Palestinës bashkon 65 delegacione dhe lançoi Iniciativën Ekipi i Gazës, me një paketë fillestare prej 883.6 milionë eurosh. Financimi do të mbështesë furnizimin me ujë dhe kanalizimet, largimin e mbeturinave, kujdesin shëndetësor, energjinë, bujqësinë dhe sistemet ushqimore.

Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Gazës të emëruar nga SHBA-ja, ka luajtur një rol qendror në zhvillimin e planit të pasluftës të Uashingtonit për territorin, duke përfshirë propozimet e tij për rindërtim, investime dhe qeverisje nën Bordin e Paqes. Një zyrtar i BE-së, të cilit i është ofruar anonimiteti për të folur lirisht për këtë çështje, konfirmoi se ishte përfshirë në telefonatën e së hënës pasdite.

Komisioni dhe Banka Evropiane e Investimeve propozuan të kontribuonin me 257 milionë euro në paketë, me Spanjën, Danimarkën, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Norvegjinë, Finlandën, Italinë, Holandën, Francën, Japoninë, Zvicrën, Suedinë, Belgjikën dhe Bankën Botërore që gjithashtu merrnin pjesë. Šuica tha se BE priste që vendet, përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Irlandën, të bashkoheshin gjithashtu “në muajt e ardhshëm”.

The post Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro appeared first on Euronews Albania.

Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin

30 June 2026 at 12:52

I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe këshilltari i lartë Jared Kushner mbërritën në Doha për t’u takuar me ndërmjetësuesit e Katarit, tha të martën ministria e jashtme e shtetit të Gjirit, ndërsa ekipi negociator i Uashingtonit u kthye në rajon për raundin e fundit të bisedimeve për t’i dhënë fund luftës me Iranin.

“Z. Steve Witfoff dhe z. Jared Kushner janë këtu në Doha për t’u takuar me ndërmjetësues, me zyrtarë të Katarit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majed Al Ansari.

Bisedimet do të jenë rreth të gjitha çështjeve rajonale… duke përfshirë, sigurisht, negociatat me Iranin, por edhe Libanin”, shtoi ai. “Ata nuk janë këtu për negociatat e tyre me iranianët.”

Irani njoftoi të hënën veçmas se do të dërgojë delegacione në Katar këtë javë, megjithëse Teherani këmbënguli se nuk ka rënë dakord të takohet me SHBA-në “në asnjë nivel” pasi sulmet në Gjirin Persik gjatë fundjavës sfiduan bisedimet në vazhdim.

Trump tha se Republika Islamike kishte kërkuar një takim me homologët amerikanë dhe se ata planifikonin të takoheshin në Doha të martën.

Një nga negociatorët kryesorë të Iranit mohoi se ishin planifikuar bisedime, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se Teherani po dërgonte delegacionin e tij në Katar, një ndërmjetës kyç në negociata, për të diskutuar kushtet e marrëveshjes së përkohshme pa përfshirë SHBA-në.

The post Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin appeared first on Euronews Albania.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec

By: fra nc
26 June 2025 at 11:17

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë zhvilluar një vizitë private në qytetin bregdetar të Vlorës gjatë ditëve të fundit. Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale, të cilat raportojnë se qëllimi i vizitës lidhet me investimet në sektorin e turizmit që ata do të bëjnë në bregdetin shqiptar.

Sipas të njëjtave burime, çifti ka vizituar ishullin e Sazanit, ku aktualisht është në fazë planifikimi ndërtimi i një resorti luksoz me pesë yje.

Gjithashtu, Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë qëndruar për disa orë edhe në zonën e Zvernecit, një tjetër pikë me potencial të lartë për zhvillim turistik. Edhe atje, raportohet se është në shqyrtim një tjetër projekt investimi në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve turistike.

Vizita e çiftit amerikan u mbyll me një darkë private në zonën e Lungomares 2, në një ambient të rezervuar enkas për një grup të ngushtë personash. Masat e sigurisë dhe konfidencialitetit kanë qenë të larta, duke ruajtur karakterin jopublik të takimeve dhe lëvizjeve të tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec appeared first on Euronews Albania.

Investime në Europë/ Dhëndri i Trump Jared Kushner zbulon projektin e ri në Shqipëri

17 May 2025 at 18:15

Jared Kushner, biznesmen, investitor dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump, ndan vizionin e tij për një projekt të ri ambicioz në fushën e pasurive të paluajtshme, me fokus të veçantë në Shqipëri. Ai flet për qasjen personale që ka ndjekur në zhvillimin e këtij destinacioni veror, duke e dizajnuar si një vend ku vetë ai dhe familja e tij do të dëshironin të kalonin kohën.

“E vetmja që e di me siguri është vetja ime, gruaja dhe familja ime. Pra, po e dizajnojmë këtë vend në mënyrë që të jetë një vend ku ne do të donim të kalonim verën. Dhe sa herë ua tregoj miqve tanë, ata më thonë: “Duam edhe ne një vend aty pranë.”

Po tërheqim disa nga markat më të njohura në botë që duan të bëhen pjesë e kësaj. Dhe mendoj se do të jetë e jashtëzakonshme. Pra, po e dizajnojmë si vendi ku ne vetë do të donim të kalonim verën, dhe nëse e realizojmë mirë, besoj se edhe shumë familje të tjera do të duan të kenë një shtëpi aty ose ta vizitojnë shpesh”, tha Kushner.

Për strategjinë e “Affinity Partners” dhe investimet në Europë, Kushner tregon se si prirja për të zbuluar vende me potencial të nënvlerësuar e ka udhëhequr drejt Shqipërisë. Ai thekson sukseset e hershme të fondit në Europë dhe besimin që ka në rritjen e mëtejshme të kompanive të teknologjisë dhe financës në kontinent.

“Kur isha në sektorin e pasurive të paluajtshme, gjithmonë më tërhiqnin tregjet që ishin të nënvlerësuara, por kishin të gjithë elementët e duhur. Në Nju Jork, isha në SoHo para se të bëhej shumë i njohur. Në Brooklyn para se të bëhej trend. Dhe në Jersey City para se të bëhej interesant. Të gjitha këto kishin të njëjtën gjë me Shqipërinë, themeli i duhur, por njerëzit nuk e kuptonin ende. Ndihesha sikur ishim dhjetë vjet përpara trendit. Po ashtu, përmasa, shkalla e mundësive dhe elementi qeveritar që ndihmon zhvillimin.

Kemi pasur shumë sukses në Europë. Nuk kemi bërë shumë, por kemi investuar në një kompani në Gjermani që tani ka dyfishuar vlerën. Rritja e tyre ka qenë e jashtëzakonshme. Po ashtu kemi investuar në Revolut, që është ndoshta platforma më e mirë e teknologjisë financiare që është ndërtuar ndonjëherë. Po rritet me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe jemi shumë krenarë për këtë”, theksoi ai.

Së fundmi, Kushner u pyet lidhur me ndikimin e politikës në strategjinë e investimeve, nësa ka ndryshuar qëkur  Presidenti Trump mori detyrën.  Kushner sqaron se strategjia e tij e investimeve ka mbetur e qëndrueshme pavarësisht lidhjeve politike.

Ai vë në dukje shkallën e madhe të investimeve dhe angazhimin personal në nisma ndërkombëtare.

“Vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë. Kemi investuar tashmë rreth 2.5 miliardë dollarë. Më shumë se gjysma është në SHBA. Kemi disa investime ndërkombëtare, ku mendojmë se tregjet dhe mundësitë janë të çmueshme gabimisht. Po shoh diçka edhe nga një interes personal. Nuk e di nëse do të kualifikohet për fondin, por kam ndihmuar shumë Steven për të promovuar Marrëveshjet e Abrahamit – për të siguruar që ekzistueset të funksionojnë dhe për të gjetur mundësi të reja”, pëfundoi Jared Kushner.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Investime në Europë/ Dhëndri i Trump Jared Kushner zbulon projektin e ri në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Arrestimi i kreut të Monumenteve, projekti i dhëndrit të Trump në Beograd i pasigurt

15 May 2025 at 12:06

Kompania Affinity Partners, në pronësi të Jared Kushnerit, ka njoftuar se tashmë është i pasigurt fati i projektit për ndërtimin e një hoteli luksoz në vendin ku sot ndodhet kompleksi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, në qendër të Beogradit, pas arrestimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Serbi.

Goran Vasiç, drejtor i përkohshëm i këtij institucioni, u arrestua më 13 maj, nën dyshimet se kishte falsifikuar dokumentacionin mbi bazën e të cilit Qeveria e Serbisë ia hoqi statusin e mbrojtjes kulturore objektit të Shtabit të Përgjithshëm, shkruan REL.

Kjo kishte hapur rrugën që, në vend të këtij objekti modernist, të ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XX, kompania e dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, të ndërtonte një hotel luksoz dhe objekte shumëkatëshe – projekt i kundërshtuar nga ekspertë dhe opinioni publik në Serbi.

Nga Affinity Partners i thanë gazetës amerikane, The New York Times, se nuk kanë pasur asnjë rol në procesin e rishqyrtimit të statusit kulturor të lokacionit.

“Sot, nga mediat, mësuam se një ish-zyrtar i Qeverisë serbe, pa asnjë lidhje me kompaninë tonë, dyshohet se ka falsifikuar dokumente në lidhje me statusin e mbrojtjes kulturore për projektin ‘Belgrade Square’”, thuhet në deklaratën e kompanisë, duke shtuar se “do ta hetojmë situatën dhe do të marrim hapat e mëtejshëm”.

Sipas kompanisë, punimet në këtë lokacion ende nuk kanë nisur, dhe fati i projektit është tashmë i pasigurt.

Prokurori serb për krime të organizuara njoftoi më 14 maj se ka marrë në pyetje të dyshuarin Goran Vasiç, i cili – sipas Institutit – ka pranuar veprën penale që i ngarkohet.

Qeveria e Serbisë më 15 maj 2024 nënshkroi një marrëveshje për “revitalizimin” e kompleksit me kompaninë e Kushnerit, Affinity Global Development, përmes së cilës ia ka dhënë tokën me qira për 99 vjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestimi i kreut të Monumenteve, projekti i dhëndrit të Trump në Beograd i pasigurt appeared first on Euronews Albania.

Projekti për Sazanin, Manjani: Jared Kushner ndërmjetës, investimi arab

By: Besnik
16 January 2025 at 22:53

Ylli Manjani ishte i ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, ku foli për shpalljen si  investitor strategjik të dhëndrit të Trump, Jared Kushner.

Manjani theksoi se nuk e shqetëson se kush po investon në ishullin e Sazanit, por që është e rëndësishme që çdo investim, veçanërisht në sektorin e turizmit, të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për shqiptarët dhe jo të kthehet në një efekt negativ, siç ndodhi sipas tij me rritjen e çmimeve për shkak të fluksit të turistëve.

Ai shtoi: “Po, ka pasur rritje të turistëve, por kjo ka sjellë dhe një rritje të çmimeve. Duhet që këto investime të bëhen në të mirë të vendit dhe, padyshim, duhet të realizohen.”

Një tjetër pikë që Manjani theksoi ishte se sipas Manjanit Jared Kushner në të vërtetë po vepron si ndërmjetës për një kompani arabe, e cila do të bëjë investimin në Sazan. Sipas tij, kjo kompani arabe kishte tentuar të investonte në Shqipëri edhe më parë, por ishte përzënë, dhe tani po kthehet përmes Kushner si ndërmjetës.

Eksperti i ftuar, Çoçoli, e pasoi duke shpjeguar se: “Kushner është djali i një sipërmarrësi të njohur. Kompanitë që kanë ndërtuar në vitin 2021 kanë financime nga një shtet arab, por ato janë një kompani e quajtur ‘Partnerët e Mirëbesimit’, me bazë në Miami, e cila është e zotëruar nga amerikanë, përfshirë Kushnerin. Megjithatë, nuk dimë ende saktësisht se sa aksione ka Kushner në kompaninë e dytë që do të realizojë investimin në Sazan, pasi nuk kemi informacion të plotë për këtë kompani”, tha Çoçoli.

Manjani theksoi se kjo kompani arabe kishte pasur përpjekje për të investuar në Shqipëri edhe më herët, por nuk ishte pranuar. Tani, përmes ndërmjetësimit të Kushnerit, po tenton sërish.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Projekti për Sazanin, Manjani: Jared Kushner ndërmjetës, investimi arab appeared first on Euronews Albania.

Eksperti i ekonomisë: Sazani mund të kthehet në një mini-Singapor

By: Besnik
16 January 2025 at 21:50

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli theksoi mundësinë e madhe që ishulli i Sazanit të shndërrohet në një mini-Singapor pas investimeve që priten të realizohen atje.

Sipas tij, ky projekt mund të sjellë një zhvillim të rëndësishëm në turizëm dhe ekonomi për Shqipërinë.

“Ne mund të shohim në Sazan një mini-Singapor, në kuptimin që mund të kemi një investim serioz dhe një zhvillim të rëndësishëm, duke e kthyer këtë ishull në një zonë me potencial të lartë ekonomik. Pas investimeve, mund të krijohen zona ekonomike dhe mundësira për rritjen e turizmit, i cili ka marrë një peshë të madhe në nivel ndërkombëtar, veçanërisht në rajonin e Mesdheut. Sazani ka qenë një aset i fjetur i Shqipërisë, që deri tani ka qëndruar në një gjendje letargjike, por tashmë ka mundësinë të shndërrohet në një qendër zhvillimi”, u shpreh Çoçoli.

Çoçoli tha se ky projekt mund të sjellë mundësi të reja për zhvillimin e rajonit dhe mund të kontribuojë në forcimin e ekonomisë së vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eksperti i ekonomisë: Sazani mund të kthehet në një mini-Singapor appeared first on Euronews Albania.

Kushner investitor strategjik, NYT: Projekti 1.4 miliardë $ dhe kthimi i Trump

By: fra nc
16 January 2025 at 11:29

New York Times i ka bërë jehonë vendimit të qeverisë shqiptare për dhënien e statusit të investitorit strategjik për Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump.

Media amerikane shkruan se Shqipëria ka miratuar paraprakisht një plan të propozuar nga Jared Kushner, për ndërtimin e një kompleksi luksoz hotelesh në ishullin e Sazanit. Sipas NYT investimi kap një vlerë prej 1.4 miliardësh dollarë.

“Miratimi nga Komiteti i Investimeve Strategjike të Shqipërisë – i cili drejtohet nga Kryeministri Edi Rama – i jep mundësinë zoti Kushner dhe partnerëve të tij të biznesit të vazhdojnë negociatat e përshpejtuara për ndërtimin e resortit luksoz në ishullin e Sazanit”, shkruan NYT.

Media amerikane shton se as zoti Kushner e as qeveria shqiptare nuk kanë pranuar të japin komente për mediat, por shton se kur janë pyetur më parë rreth këtij projekti, të dy palët kanë thënë se projekti nuk po ndikohet nga lidhjet e Kushner me Trump ose nga përpjekjet për të kërkuar favore nga qeveria amerikane.

“Fakti që një sipërmarrës i njohur amerikan tregon interes për të investuar në Shqipëri na bën shumë krenarë dhe të lumtur,” tha një zëdhënës i z. Rama vitin e kaluar në një deklaratë për “The New York Times”, vijon artikulli.

Artikulli i NYT ka dhënë detaje dhe nga dokumenti i firmosur nga qeveria shqiptare:

Affiniteti i Kushner, një kompani private investimesh me rreth 4.6 miliardë dollarë, e mbështetur kryesisht nga Arabia Saudite dhe fonde të tjera sovrane të Lindjes së Mesme, po ndjek projektin në Shqipëri së bashku me Asher Abehsera, një ekzekutiv në fushën e pasurive të patundshme me të cilin Kushner ka bashkëpunuar më parë për projekte në Brooklyn.

Sipas një dokumenti të fundit të publikuar online, qeveria shqiptare tani do të bashkëpunojë me partnerët e saj amerikanë për të pastruar ishullin nga çdo municion i mundshëm i groposur aty gjatë kohë që shërbente si bazë ushtarake.

Dokumenti, i datës 30 dhjetor, nënvizon se “qeveria shqiptare ka të drejtën të revokojë vendimin”, në varësi të negociatave përfundimtare të projektit.

Kompania e Kushner ka thënë se plani është të ndërtojë një „eco-resort” me pesë yje në ishull, duke shndërruar „një bazë ushtarake të mëparshme në një destinacion ndërkombëtar të gjallë për turizmin.”

Ivanka Trump, vajza e Presidentit Trump, ka thënë se po ndihmon në realizimin e projektit. „Ne do ta realizojmë,” tha ajo në një podcast vitin e kaluar.

Ky projekt është vetëm një nga dy marrëveshjet e mëdha të pasurive të patundshme që zoti Kushner po ndjek së bashku me Abehsera, të cilat përfshijnë qeveritë e huaja.

Ndërkohë, kompania e Kushner mori miratimin paraprak vitin e kaluar për të ndërtuar një hotel luksoz dhe në Beograd.

Serbia dhe Shqipëria kanë çështje të politikës së jashtme të cilat kërkojnë mbështetje të vazhdueshme nga SHBA, pasi të dyja kërkojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe zyrtarët në Uashington po përpiqen të bindin Serbinë për të forcuar lidhjet me Shtetet e Bashkuara, në vend të Rusisë.

Virginia Canter, e cila ka shërbyer si avokate për etikën në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratave të Obama dhe Clinton dhe gjithashtu ka qenë këshilltare për etikën pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar, tha se edhe nëse nuk ka pasur asnjë përpjekje për të fituar ndikim me zotin Trump, çdo marrëveshje qeveritare që përfshin familjen e tij krijon këtë përshtypje.

„E gjithë kjo duket si favorizëm, sigurojnë akses tek Kushner sepse duan të jenë në anën e mirë të Trump,” tha zonja Canter.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kushner investitor strategjik, NYT: Projekti 1.4 miliardë $ dhe kthimi i Trump appeared first on Euronews Albania.

Trump zgjedh babanë e Jared Kushner për ambasador në Francë

1 December 2024 at 08:12

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve Donald Trump njoftoi të shtunën se ka vendosur Charles Kushner si të zgjedhurin e tij për ambasador në Francë.

Kushner është një zhvillues i pasurive të paluajtshme dhe babai i Jared Kushner, bashkëshorti i vajzës së tij Ivanka Trump. Trump e fali Kushnerin gjatë mandatit të tij të parë, duke hequr dorë nga një dënim federal në vitin 2020.

Në një postim në faqen e tij të mediave sociale Truth Social, Trump tha se Kushner është “një lider i jashtëzakonshëm biznesi, filantrop dhe tregtar, i cili do të jetë një avokat i fortë që përfaqëson vendin tonë dhe interesat e tij”.

Emërimi duket të jetë pozicioni i parë i administratës që Trump i ka ofruar zyrtarisht një të afërmi që nga rizgjedhja e tij. Gjithashtu të shtunën, Trump njoftoi dy zgjedhje të tjera – duke zgjedhur ish ndihmësin, Kash Patel, për të udhëhequr Byronë Federale të Hetimit, një agjenci që Patel e ka kritikuar shpesh.

Dhe veçmas, Chad Chronister, sherif i kontesë Hillsborough të Floridas, u emërua si kreu i Agjencisë së Zbatimit të Drogës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump zgjedh babanë e Jared Kushner për ambasador në Francë appeared first on Euronews Albania.

WSJ për investimet e Kushner: Propozimi u diskutua me Ramën në një kafe në Davos

6 October 2024 at 10:39

Media prestigjioze Wall Street Journal i ka kushtuar një artikull të gjatë projekteve të Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Shqipëri, ku ata planifikojnë të zhvillojnë një kompleks turistik luksoz në ishullin e Sazanit.

Në artikull theksohet se ideja për këtë projekt i lindi dhëndrit të Donald Trump pasi kaloi një javë duke shijuar plazhet e bukura të Shqipërisë.

WSJ shkruan se Kushner i paraqiti propozimin kryeministrit shqiptar, Edi Rama, gjatë një takimi në Davos.

Sipas medias amerikane kryeministri Rama është optimist për këtë projekt, duke nënvizuar potencialin e Shqipërisë për të rritur turizmin dhe për të tërhequr investime të huaja.

Artikulli i plotë

ZVËRNEC, Shqipëri — Muaj pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë në 2021, Jared Kushner dhe Ivanka Trump kaluan një javë duke shijuar plazhet e Shqipërisë. Ata u ngjitën në shkallët e gurta të një teatri 2200-vjeçar të Butrintit, darkuan në një jaht me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe u “fiksuan” nga vizita në ishullin e vetëm të Shqipërisë. Aq shumë e deshën, sa menduan se do të ishte destinacioni i përsosur për të ndërtuar një hotel luksoz.

Udhëtimi në Shqipëri, u la aq shumë përshtypje, saqë kur Kushner u takua me Ramën disa muaj më vonë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, i bëri një propozim. Gjatë një kafeje, Kushner tha se ishte “shumë, shumë i hipnotizuar nga bukuritë e Shqipërisë”. Këto detaje i ndau kryeministri Edi Rama, i cili shtoi: Kushner më pyeti nëse do të kishte mundësi që të investonte në Shqipëri.

Rama dha bekimin e tij—dhe më shumë.

Kushner, 43 vjeç, tani po punon për një projekt që do të kushtojë 1 miliard dollarë. Ai po negocion detaje me qeverinë e Ramës për të ndërtuar vila ekskluzive në Sazan, ishullin ushtarak që ai vizitoi, e cila më parë shërbente si një bazë për nëndetëset sovjetike.

Ishulli është i mbrojtur ekologjikisht. Por një ligj i ri shqiptar lejon ndërtimin e hoteleve, për sa kohë që ato janë të paktën pesë yje.

Që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, ku shërbeu si këshilltar i lartë i vjehrrit të tij, presidentit të atëhershëm Donald Trump, Kushner ka ndërtuar një perandori të re biznesi duke u anuar në lidhjet gjeopolitike.

Kushner u mbështet në lidhjet me monarkët arabë për të mbledhur pjesën më të madhe të parave në fondin e tij privat prej 3.1 miliardë dollarësh. Kjo lëvizje ka ngjallur kritika nga republikanët dhe demokratët në Kongres.

Kompania e tij e re, Affinity Partners, është e mbushur me ish-zyrtarë të administratës Trump. Disa janë pretendentë për poste të larta qeveritare nëse Trump fiton këtë nëntor.

Në Ballkan, Kushner iu drejtua liderëve të Shqipërisë dhe Serbisë për të zhvilluar biznesin e tij me prona të paluajtshme në toka publike pa pasur nevojë të kalonte nëpër ankande. Në Serbi, ai po ndërton mbi një memorial që qeveria thotë se do t’u kushtohej të gjitha viktimave të agresionit të NATO-s. Mbledhja e fondeve të Kushnerit dhe marrëveshjet e pronave me vendet e tjera, po nxisin frikën se ai dhe anëtarët e tjerë të familjes Trump mund të përfitojnë duke kultivuar marrëdhënie me liderët botërorë.

Por për Kushner nuk është kështu.

“Unë nuk mendoj se dikush ka thënë ndonjëherë se kam thyer ndonjë rregull ose nuk kam ndjekur ligjet e vendeve se ku dua të investoj, apo se kam qenë shumë skrupuloz duke e bërë plane. Kam mësuar gjatë kohës sime në qeveri se nëse e kaloj kohën time duke u përpjekur të jetoj në një mënyrë që zbut shqetësimet e kaq shumë njerëzve që nuk i respektoj, të cilët janë të motivuar nga politikat partiake, atëherë thjesht do paralizohesha”.

I pyetur se nëse Trump rikthehet në detyrë, a do ketë komplikime, Kushner u shfaq edhe vetë i paqartë: Ndoshta. Ndoshta do të ketë më shumë gjykim mbi mua sot sesa një vit më parë.

Por, ai gjithashtu tha nuk po distancohet nga fushata presidenciale. Nga zyra e tij në Majami, Kushner luan një rol informal si këshilltar.

“Jam aty për të ndihmuar dhe këshilluar Trump dhe ekipin e tij!”

Ai gjithashtu pranon çdo thirrje për të dëshmuar nga senatorët dhe kongresmenët. Por shton se nuk e ka në plan të rikthehet në qeveri.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe vajza 42-vjeçare e ish-presidentit, Ivanka Trump.

Jeta në Miami

Pasi Trump u largua nga detyra, Kushner dhe Ivanka Trump ishin të etur për të filluar një kapitull tjetër në jetën e tyre. Çifti dhe tre fëmijët e tyre – 8, 10 dhe 13 vjeç – u larguan shpejt në Miami. Ata morën me qira një apartament prej 7,000 metrash katrorë ndërsa rinovuan një shtëpi prej 24 milionë dollarëshnë  Indian Creek Island, një fshat hiper-ekskluziv në gjirin Biscayne, ku afërsisht tre duzina shtëpi formojnë një perimetër në formë patkoi rreth një fushe golfi. Tom Brady dhe Jeff Bezos janë fqinjët e çiftit.

Familja i kalon fundjavat kryesisht jashtë, duke bërë ski dhe shëtitje me varkë në gjirin që rrethon shtëpinë e tyre. Sa i përket karrierës, ndryshe nga i shoqi, Ivanka Trump zgjodhi që të mbante një profil më të ulët biznesi sesa bëri para 2017-ës. Ajo nuk bën më marrëveshjet e markës ose zhvillimit të hotelit Trump. Ajo nuk është e përfshirë shumë as me Affinity, e cila  është në pronësi të plotë të Kushner-it.

Stafi dhe këshilltarët e Affinity përfshijnë Richard Grenell, i cili mbante poste në administratën Trump, duke përfshirë atë të ambasadorit në Gjermani dhe të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, dhe Kevin Hassett, ish-këshilltarin ekonomik të Shtëpisë së Bardhë. Lista përmban gjithashtu ish-zyrtarin e lartë të sigurisë kombëtare të Lindjes së Mesme, Miguel Correa.

Edhe Kushner pasi la Shtëpinë e Bardhë iu rikthyer dashurisë së parë; investimit në pasuritë e paluajtshme, duke nisur nga Ballkani Perëndimor. Kushner pa një mundësi për investim. Çmimet e apartamenteve po lulëzojnë në Serbi, ndërkohë që së fundmi turistët janë vërshuar masivisht në plazhet me kosto të ulët të Shqipërisë.

Affinity synon të krijojë mijëra njësi hotelesh dhe apartamentesh vetëm disa minuta larg një aeroporti të ri ndërkombëtar që po ndërtohet pranë qytetit të Vlorës.

Marrëveshja me Serbinë

Grenell, i cili si i dërguari i Trumpit për Ballkanin ishte i afërt me presidentin serb, kishte kohë që kishte parë objektin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave në qendrën historike të qytetit të Beogradit, të cilin qeveria ka kërkuar ta rizhvillojë. Por ishte e ndërlikuar.

Vendi u bombardua nga NATO në vitin 1999 në mes të një përpjekjeje për t’i dhënë fund fushatës së spastrimit etnik të presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç në Kosovë. Grenell, i etur për të sjellë investime amerikane në rajon, i telefonoi Kushnerit disa muaj pasi Trump la detyrën për t’u përpjekur ta “shiste” idenë e tij.

Kushner dërgoi një punonjës, i cili ishte “i mahnitur” nga gjallëria e Beogradit. Në maj, Serbia tha se ra dakord për të dhënë godinën me qira për investimet e Kushner, i cili do “hedhë” 500 milionë dollarë.

Si kusht për rizhvillimin e një vendi në Beograd që NATO bombardoi në 1999, Affinity do të duhej të ndërtonte një memorial për ato që qeveria serbe i quan viktima të agresionit të aleancës euro-atlantike. Ky inkuadrim ka ngjallur polemika.

Clark, Wyden dhe amerikanë të tjerë kanë kritikuar idenë. Nacionalistët në qeverinë serbe e kanë kundërshtuan planin, sepse e konsiderojnë godinën një “vend të shenjtë”. Por është e vendosur! Qeveria serbe tha se marrëveshja do të ndihmojë në tërheqjen e më shumë investimeve të huaja në vend.

Një Mesdhe i ri

Në të njëjtën kohë që planet e Beogradit po ecnin mirë, Kushner po vështronte bregdetin shqiptar. Pas pushimeve të tij në jaht në 2021 dhe kafesë së tij në Davos me Ramën, ai zhvilloi pamjet e tij në dy pika ideale. Zgjodhi Sazanin – një ishull malor dhe një tokë private në gadishullin e Zvërnecit, aty ku dynden flamingot.

Sazani do të jetë më ekskluziv. Ishte ideja e Ivanka Trump për të futur “Aman”. Marka menaxhon resorte ultra-ekskluzive me dhoma që kanë tendencë të kushtojnë mbi 1000 dollarë nata. Vlad Doronin, një miliarder me origjinë sovjetike që drejton Aman, fillimisht u befasua nga ideja, por në fund u nënshkrua pasi dërgoi dikë për të vëzhguar vendndodhjen e ishullit. E kontantuar nga media amerikane, zëdhënsja e Aman nuk pranoi që të komentonte lidhur me planet e ndërtimit.

Aktualisht qeveria shqiptare po rishikon planet, por Rama ka qenë mbështetës i projektit që në fillim. Ai e quan Kushnerin mik dhe të dy shkëmbejnë mesazhe në WhatsApp.

Muaj pasi Kushner prezantoi zyrtarisht planet, Shqipëria ndryshoi një ligj për të lejuar hotelet në zona të mbrojtura mjedisore, për sa kohë që ato janë pesë yje ose më lart. Qeveria ka thënë se ligji nuk kishte lidhje me Kushnerin dhe kishte për qëllim turizmin në të gjithë vendin, por politikanët e opozitës dhe avokatët e mjedisit kanë sulmuar legjislacionin dhe pretendojnë se një marrëveshje me Kushnerin ka për qëllim të fitojë favorin e Trump.

Rama tha se negociatat me Kushner nuk kanë të bëjnë fare me lidhjet e Kushnerit me Trump dhe përputhen me vizionin e tij për të ndërtuar bregdetin si një destinacion turistik i nivelit të lartë – duke u përmbajtur mbi tërheqjen masive të tij me të ardhura mesatare.

“Nëse ky investim ndodh, do jetë një xhevahir në kurorën e Mesdheut”, shtoi Rama/WSJ

 

 

 

 

 

The post WSJ për investimet e Kushner: Propozimi u diskutua me Ramën në një kafe në Davos appeared first on Euronews Albania.

Senati amerikan heton lidhjet e zyrtarëve serbë e shqiptarë me projektet e Kushner

26 September 2024 at 21:16

Një hetim i Senatit Amerikan ka zbuluar detaje lidhur me projektin e kompanisë “Affinity Partner” të Jared Kushner, dhëndrit të ish -presidentit Trump, për të investuar në një resort luksoz në Sazan e Zvërnec si edhe në Serbi.

Hetimi i kreut të Komitetit të Financave në Senatin Amerikan, Ron Wyden, D-Ore i cili është në vazhdim tregon se ishin zyrtarë qeveritarë në Shqipëri dhe Serbi iu afruan firmës për partneritete të mundshme në marrëveshjet e pasurive të paluajtshme.

“Affinity i tregoi Komitetit se zyrtarë qeveritarë në Shqipëri dhe Serbi iu afruan firmës për partneritete të mundshme në marrëveshjet e pasurive të paluajtshme. (Affinity nuk bëri të ditur identitetin e atyre zyrtarëve shqiptarë dhe serbë.) Affinity konfirmoi gjithashtu se këto qeveri të huaja do të kenë kontroll të plotë mbi të gjitha vendimet në lidhje me lejet, taksat vendore dhe licencat e nevojshme që projektet të ecin përpara, duke u dhënë atyre kontroll të konsiderueshëm mbi një investim fitimprurës të familjes Trump.

Affinity konfirmoi se një projekt i ardhshëm i Beogradit, në vendin e një ish-bombardimi të NATO-s, do të përfshijë një muze që është përshkruar si një monument për “viktimat e agresionit të NATO-s”.

Affinity konfirmoi se investitorët e saj mund të rinegociojnë marrëveshjet e tyre të investimeve ose të tërheqin të gjitha fondet e tyre pasi periudha e tyre fillestare pesëvjeçare e investimit të përfundojë në gusht 2026, në mes të një mandati të dytë të mundshëm të Trump në detyrë. Kjo do t’u jepte qeverive dhe subjekteve të huaja një ndikim të pazakontë mbi financat e familjes së presidentit në detyrë, në rast se ai zgjidhet, edhe përtej ndikimit që ata patën dhe ushtronin në mandatin e tij të parë”, thuhet mes të tjerash në hetimin e sentit.

Disa pika kryesore të hetimit përfshijnë:

– Affinity ngarkon Fondit Publik të Investimeve të Arabisë Saudite një tarifë vjetore prej 1.25% mbi 2 miliardë dollarë, dhe deri në 2% për investitorët e tjerë.

– Firma nuk ka prodhuar kthim nga investimet deri në korrik 2024, pavarësisht tarifave të larta.

– Ka varësi të madhe nga qeveritë e huaja, si Shqipëria dhe Serbia, për projekte të pasurive të paluajtshme, duke u dhënë atyre kontroll mbi vendime të rëndësishme.

– Një projekt në Beograd përfshin një muze për “viktimat e agresionit të NATO-s”.

– Investitorët e huaj mund të tërheqin fondet e tyre në vitin 2026, duke ndikuar në financat e familjes Trump.

– Lidhjet me qeveritë e huaja sugjerojnë se Affinity mund të jetë një skemë për të anashkaluar ligjet amerikane si FARA.

 

 

 

The post Senati amerikan heton lidhjet e zyrtarëve serbë e shqiptarë me projektet e Kushner appeared first on Euronews Albania.

❌