Normal view

Dubai në alarm maksimal, njoftime urgjente për kërcënim me raketa tronditin qytetarët

By: redi
4 May 2026 at 18:51

Një alarm urgjent sigurie ka shkaktuar shqetësim mes banorëve në Dubai, pasi shumë qytetarë kanë raportuar se kanë marrë një njoftim paralajmërues në telefonat e tyre celularë rreth orës 17:00 më 4 maj 2026. Sipas mesazhit të shpërndarë, thuhej se “për shkak të situatës aktuale, ekziston mundësia e kërcënimeve të mundshme”, duke i këshilluar qytetarët të marrin masa mbrojtëse dhe të kërkojnë…

Source

Shqiptarët anuluan 70% të rezervimeve për Dubai, ”ngrijnë” pushimet në Turqi

By: redi
18 March 2026 at 18:53

Anulime masive të rezervimeve nga shqiptarët drejt destinacioneve që vetëm një vit më parë ishin ndër më të preferuarat, siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia. Sipas operatorit turistik Besnik Vathi, vetëm gjatë 10 ditëve të para të konfliktit është shënuar një rënie drastike. ”Unë mund të them që për në Dubai për shembull mund të jenë anuluar diku te 2000 persona.

Source

Mbyllja e aeroportit të Dubait prek mijëra pasagjerë

By: nik
16 March 2026 at 16:44

Mbyllja e fundit e aeroportit të Dubait ka ndërprerë planet e udhëtimit për mijëra pasagjerë. Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait njoftoi të hënën, në orën 01:36 GMT, se kishte pezulluar fluturimet pasi një dron goditi një depozitë karburanti aty pranë. Shumë fluturime të Emirates që ishin tashmë në ajër u ridrejtuan, ndërsa të tjera që prisnin të niseshin u anuluan. Pesë fluturime nga aeroportet e…

Source

Dy dronë iranianë shpërthejnë pranë aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur

11 March 2026 at 09:43

Katër persona janë plagosur pasi dy dronë ranë pranë Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, njofton zyra e medias në Dubai. Sipas raportit, një shtetas indian ka pësuar lëndime të moderuara, ndërsa dy shtetas ganezë dhe një shtetas bangladeshi kanë pësuar lëndime të lehta. Autoritetet bëjnë të ditur se trafiku ajror vazhdon të funksionojë normalisht, pa ndërprerje.

Source

Ndërpriten fluturimet drejt Lindjes së Mesme pas sulmeve SHBA-Iran: Dubai dhe Doha mbyllin aeroportet

By: nik
28 February 2026 at 19:56

Fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Lindjes së Mesme janë anuluar, ndërsa aeroportet në Dubai dhe Doha kanë pezulluar të gjitha shërbimet, pas fillimit të sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit. Kjo situatë vjen pas goditjes me raketa të disa qyteteve në Iran dhe sulmeve hakmarrëse që kanë shënjestruar bazat ushtarake amerikane në Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt…

Source

RENEA, në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026”

10 February 2026 at 10:49

Forcat RENEA kanë marrë pjesë në Dubai në “SWAT Challenge Dubai 2026”. Kryeministri Edi Rama ndau momente nga pjesëmarrja e forcave shqiptare dhe shkruan: “RENEA në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026”🇦🇱 Në Dubai po zhvillohet “SWAT Challenge Dubai 2026”, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale Për të pestin vit radhazi…

Source

ChatGPT do të shfaqë reklama: OpenAI nis testimin

By: nik
9 February 2026 at 22:12

OpenAI ka nisur testimin e reklamave në shërbimin e saj të chatbot-it, ChatGPT, duke prekur nivelet falas dhe “Go”. Reklamat do të shfaqen qartësisht të shënuara dhe vizualisht të ndara nga përgjigjet, të optimizuara bazuar në të dhënat e përdoruesit si tema e bisedës dhe ndërveprimet e mëparshme. Ato nuk do të ndikojnë në përgjigjet e chatbot-it, dhe përdoruesit mund të parandalojnë reklamat e…

Source

Ministrja e Shëndetësisë, Sala në forumin WHX Dubai 2026: Sfida kryesore mbetet integrimi i sistemeve

By: redi
9 February 2026 at 16:27

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala mori pjesë në WHX Dubai 2026, një nga forumet më të rëndësishme globale për shëndetësinë dhe inovacionin. Ajo prezantoi rrugëtimin e Shqipërisë në shëndetësinë digjitale, nga një sistem i bazuar kryesisht në dokumente letre, drejt platformave kombëtare digjitale që sot përdoren çdo ditë nga mjekët dhe institucionet shëndetësore.

Source

RENEA në elitën botërore të forcave speciale ”SWAT Challenge Dubai 2026”

By: redi
9 February 2026 at 15:38

Nga data 7 deri më 11 shkurt, në Dubai po zhvillohet “SWAT Challenge Dubai 2026”, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale, ku matin aftësitë njësitë më elitare nga e gjithë bota. Për të pestin vit radhazi, Policia e Shtetit përfaqësohet në këtë arenë botërore nga Njësia Elite e Forcave Speciale RENEA, e cila këtë vit konkurron me dy ekipe, RENEA “A” dhe RENEA “B”…

Source

Modelja më e bukur në botë!

By: redi
7 November 2025 at 21:52

Anok Yai me origjinë sudaneze, është një fenomen i vërtetë në botën e modës. Ajo studionte biokimi dhe po shkëlqente, derisa një fotografi i ndryshoi përjetësisht rrjedhën e jetës. Sikur fati të kishte dashur ndryshe dhe ajo të kishte përfunduar fakultetin ku po merrte notat më të larta, bota do të kishte fituar njërën prej mjekeve më të bukura. Anok Yai hoqi dorë nga mjekësia për të ecur në…

Source

Rama: Vladimir Myrtezai dhe e bija Noel kanë sjellë në COD një ekspozitë për të mos u humbur

By: redi
15 October 2025 at 22:02

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mbrëmje për ndjekësit disa momente nga ekspozita që piktori Vladimir Myrtezaj dhe e bija, Noel mbajtën në COD në Kryeministri. I pranishëm ka qenë edhe vetë kreu i qeverisë. ”Vladimir Myrtezai dhe e bija Noel kanë sjellë në COD një ekspozitë për të mos u humbur”,-shkruan Rama në një postim në Facebook, teksa fton qytetarët.

Source

Hungarezi László Krasznahorkai, “një Dante i shekullit XXI” që laurohet me Nobel në Letërsi

By: berti
9 October 2025 at 15:29

Nga Albert Vataj László Krasznahorkai është, jo vetëm fitues i Çmimit Nobel për Letërsi 2025, shkrimtari i fundit i apokalipsit dhe i parë i përjetësisë, një autor që ndërton letërsinë si proces shpirtëror. Po, ai nuk shkruan për t’u kuptuar, por për t’u përjetuar. Në universin e tij, çdo fjalë është një përpjekje për të mbajtur botën që po shembet, çdo fjali një përshpëritje e njeriut që ende…

Source

Inteligjenca Artificiale në shëndetësi, ministrja Sala në Londër: Receta elektronike dhe gjurmim digjital i barnave

By: redi
2 October 2025 at 17:31

Digjitalizimi i plotë në shëndetësi, receta elektronike dhe gjurmimi digjital i barnave (track and trace) janë e vetmja rrugë për një shëndetësi bashkëkohore. Këto janë disa nga pikat që synon të realizojë mnistrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala. Ajo ishte e pranishme në samitin dyditor “Inteligjenca artificiale në shëndetësi”, organizuar në Londër nga “The economist”.

Source

SPAK merr të pandehur një tjetër kryebashkiak të PS-së

By: redi
24 September 2025 at 15:38

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai. Mësohet se Isai është marrë i pandehur për “shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike. Denoncimi nga kryebashkiakut të Kolonjës është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga një avokat në Korçë, Esmerald Xhafa, i cili e akuzonte Isain për korrupsion dhe shpërdorim detyre në disa vepra penale.

Source

U dhu*ua në dasëm, Shpat Kasapi del me video: Jam mirë si molla

By: redi
11 August 2025 at 21:19

Pas incidentit që u përfol në një dasmë në Shkabaj të Prishtinës, Shpat Kasapi ka bërë sërish reagim në rrjetet sociale, duke publikuar një video të re. Ky është reagimi i tij i dytë publik, pasi më parë kishte folur për situatën, por duket se ka dashur të qetësojë edhe më shumë fansat dhe të vërtetojë se është në gjendje të mirë. Në videon e fundit, Shpati u shfaq i qetë dhe me humor, duke thënë…

Source

VIDEO/ ”N’terr të jetës, ju jeni vetë drita”, Tayna prek publikun në ”Sunny Hill” për betejën e saj të heshtur

By: redi
2 August 2025 at 16:06

Tayna e cila u ngjit mbrëmë në ”Sunny Hill Festival” nuk dhuroi vetëm një performancë spektakolare muzikore, ajo ndau një copë nga shpirti i saj. Për herë të parë ajo foli për një periudhë të errët të jetës së saj, një kohë kur kishte ndalur së bërë muzikë dhe nuk ishte e sigurt nëse do të kthehej ndonjëherë në skenë. ”Nuk e kam dit a kam me knu më, edhe nuk e kam ditë a kam me ju pa më qysh po…

Source

💾

Vajza mbyt me tel babanë, bashkë me nënën i pastruan trupin. E inskenuan ngjarjen si aksidentale

By: redi
24 July 2025 at 17:36

Tronditës është krimi i kryer në familjen Rama në Fier. Vajza Emanilda Rama, 26-vjeç ka mbytur me tel babain e saj, Anesti Rama 56-vjeç. Sipas njoftimit të Policisë, ajo e raportoi ngjarjen në Komisariat si aksidentale. Në këtë krim është përfshirë edhe nëna e vajzës. ”26-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe…

Source

Rama: Nëse krijojmë kabinet qeveritar me AI, do të jetë historike

By: redi
18 July 2025 at 16:03

Një kabinet qeveritar me Inteligjencë Artificiale, dhe kryeministri Edi Rama nuk i ndahet këtij plani. Në përfundim të takimit me përfaqësues të teknologjisë në Berat, Rama kërkoi prej zhvilluesve që nëse arrijnë të krijojnë model të Inteligjencës Aritificiale për ministrin, do të jetë ide e mirëpritur. Sipas Ramës, kjo do të jetë pikënisja për të pasur të gjithë kabinetin me Inteligjencë…

Source

Kaos në Doha, mijëra pasagjerë të bllokuar

By: redi
24 June 2025 at 18:09

Fluturimet në Doha dhe Dubai u ndërprenë të hënën, ndërsa mijëra udhëtarë prisnin në radhë për orë të tëra dhe të bllokuar duke u përballur me vonesa të gjata dhe anulime fluturimesh, pas mbylljes së përkohshme të hapësirës ajrore një ditë më parë. Katari, Bahreini dhe Kuvajti mbyllën hapësirën e tyre ajrore vonë mbrëmë pasi Irani goditi një bazë ushtarake amerikane në kryeqytetin e Katarit…

Source

Dubai jo më strehë e kri*inelëve shqiptarë, ja të fortët që u sollën në Tiranë

By: redi
23 June 2025 at 13:22

Grupet kriminale shqiptare gjetën një bazë të re për t’u fshehur dhe për të dirigjuar nga atje trafikun e kokainës dhe vrasjet me pagesë të rivalëve në vendlindje. Dubai dhe Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe deri para pak kohësh dukeshin të pathyeshëm, por realiteti i vitit të fundit tregoi se ky vend nuk mund të jetë më “fole” e krimit shqiptar. Disa emra të rëndësishëm që SPAK i kërkonte…

Source

❌