Normal view

Kryeministri izraelit urdhëron IDF-në të shtojë kontrollin në Rripin e Gazës në 70%

By: nik
29 May 2026 at 07:14

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se ka udhëzuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të rrisin kontrollin mbi Rripin e Gazës në 70%. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një konference të enjten, ku theksoi se Izraeli aktualisht po “shtrëngon Hamasin” dhe kontrollon 60% të territorit të Rripit. Ai shtoi se ky kontroll ishte rritur nga 50% në 60%, dhe direktiva e tij është të shkohet…

Source

Netanyahu nis palestrën dhe u përgjigjet kritikëve: Jam në formë shumë të mirë

By: redi
1 May 2026 at 20:44

Benjamin Netanyahu publikoi një video duke u stërvitur në palestër, për të hedhur poshtë dyshimet mbi shëndetin e tij pas deklaratave të Naftali Bennett. Ai konfirmoi se kishte kaluar një trajtim për tumor në prostatë në vitin 2024, por tha se ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme dhe se analizat e fundit janë normale. Netanyahu theksoi se është në gjendje të mirë dhe vazhdon aktivitetin e tij të…

Source

Negociata me Libanin, Netanyahu: Sa më shpejt të jetë e mundur

By: redi
9 April 2026 at 19:32

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka udhëzuar kabinetit të tij që të fillojë “negociata të drejtpërdrejta” me Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke thënë se bisedimet do të përqendrohen në çarmatosjen e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis dy vendeve. “Në dritën e kërkesave të përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin…

Source

A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetet e luftës “të lehtë” të premtuar nga Netanyahu kundër Iranit?

By: nik
6 April 2026 at 13:43

Kur Benjamin Netanyahu mbërriti në klubin Mar-a-Lago të Donald Trump më 29 dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri izraelit erdhi me një kërkesë dhe një nxitje jo aq të fshehtë. Pas muajsh rimbushjeje të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketave të tjera pas konfliktit 12-ditor të qershorit, në të cilin SHBA-ja u bashkua për të bombarduar objektet bërthamore të Teheranit, Izraeli ishte gati të…

Source

SHBA apo Izraeli? Reuters: Trump miratoi operacionin në Iran pasi Netanyahu argumentoi arsyet për tu hakmarrë ndaj Khameneit

By: redi
23 March 2026 at 20:22

Më pak se 48 orë para se të fillonte sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, kryeministri Benjamin Netanyahu foli në telefon me Presidentin Donald Trump rreth arsyeve të nisjes së një lufte komplekse dhe të largët kundër së cilës udhëheqësi amerikan dikur kishte bërë fushatë. Si Trump ashtu edhe Netanyahu e dinin nga informacionet e inteligjencës në fillim të javës se Udhëheqësi Suprem iranian…

Source

Situatë vërtet e paprecedentë – si mund të falet një kryeministër që nuk është dënuar?

By: nik
30 November 2025 at 17:08

Kjo është një situatë vërtet e paprecedentë. Një kryeministër izraelit, në mes të një procesi gjyqësor që po vazhdon prej vitesh, kërkon falje edhe pse ende nuk është dënuar. Dhe ai po e bën këtë me mbështetjen e presidentit amerikan, vullneti i mirë i të cilit – në kontrast me dënimin në rritje ndërkombëtar – tani qëndron në zemër të politikës së qeverisë izraelite.

Source

Në gjyq për korrupsion, Netanyahu i kërkon presidentit të Izraelit ta falë me dekret, pa mbaruar gjyqi!

By: nik
30 November 2025 at 13:45

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili po përballet me një gjyq të gjatë për korrupsion, i ka paraqitur një kërkesë zyrtare presidentit të vendit për ta falur. Në një deklaratë me video, zoti Netanyahu, i cili është i vetmi kryeministër në detyrë në historinë e Izraelit që del para gjykatës, tha se çështja e ka përçarë vendin dhe se një falje do të ndihmonte në rivendosjen e unitetit…

Source

Akuza për gjenocid, Turqia lëshon urdhër-arrest ndaj kryeministrit izraelit

By: redi
7 November 2025 at 20:55

Turqia ka lëshuar një urdhër-arrest për “gjenocid të dyshuar” ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij. Sipas deklaratës së zyrës së prokurorisë së Stambollit, mes 37 personave të listuar ndodhen ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ministri i sigurisë kombëtare, Itamar Ben Gvir, dhe shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerallejtënant Eyal Zamir.

Source

“Pse je gjithmonë kaq negativ?” Biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu pas miratimit të planit nga Hamasi

By: melisa
5 October 2025 at 17:42

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu patën një bisedë telefonike të ngarkuar emocionale pas miratimit me kusht të planit amerikan të paqes nga Hamasi. Trump, i entuziazmuar nga ky zhvillim, e kontaktoi Netanyahun për t’i përcjellë këtë lajm, por përgjigja e udhëheqësit izraelit ishte e ftohtë dhe skeptike. Sipas raportimeve të Axios…

Source

Trump: Netanyahu e ka pranuar planin e paqes për Gazën

By: redi
29 September 2025 at 21:22

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në një konferencë shtypi nga Shtëpia e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, prezantoi planin me 20 pika për të vendosur paqe në Gaza. Ata zhvilluan një bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani. Palët diskutuan mbi propozimin për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, mbi perspektivat për një Lindje…

Source

Tensionet pas su*mit në Katar, Rubio takon Netanyahun në Jeruzalem mes kritikave ndërkombëtare

By: redi
15 September 2025 at 12:11

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi një takim të profilit të lartë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem, ku në fokus ishte kriza diplomatike e shkaktuar nga sulmi izraelit në Katar – një vend mik i ngushtë i SHBA-së. Incidenti ndodhi javën e kaluar në Doha dhe kishte si objektiv disa figura të larta të Hamasit. Ky veprim ka ngjallur reagime të ashpra në…

Source

Bombardoi Katarin, Netanyahu: Marrim përgjegjësi të plotë

By: redi
9 September 2025 at 16:30

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu pranon sulmin e kryer në Katar. “Veprimi i sotëm ndaj kryetarëve terroristë të Hamasit ishte një operacion totalisht i pavarur i Izraelit. Izraeli e nisi, e realizoi dhe mban përgjegjësi të plotë”. Izraeli bombardoi disa zona në Doha dhe tha se objektivi ishin zyrtarë të lartë të Hamasit. Shteti i Katarit ka dënuar me ashpërsi sulmin izraelit që…

Source

Netanyahu: Izraeli do të marrë kontrollin e plotë të të gjithë Gazës

By: redi
7 August 2025 at 20:36

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u duk se konfirmoi planin izraelit për të marrë kontrollin e të gjithë Rripit të Gazës, përpara një takimi kyç të Kabinetit të Sigurisë së vendit. “Ne synojmë që për të garantuar sigurinë tonë, të eleminojmë Hamasin, t’i mundësojmë popullsisë të çlirohet nga Gaza dhe ta kalojmë atë nën një qeverisje civile që nuk është Hamasi dhe askush që mbështet…

Source

Netanjahu merr vendimin, Izraeli pushtim të plotë në Gaza

By: redi
4 August 2025 at 21:09

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmon vendimin për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet ushtarake në zonat ku besohet se mbahen pengje. “Ne po angazhohemi për të çliruar Gazën nga tirania e këtyre terroristëve”, tha Netanyahu në një video-adresim të postuar në X. “Shumë banorë të Gazës vijnë tek ne dhe thonë Na ndihmoni të çlirohemi.

Source

Trump: Nuk mbaj asnjë qëndrim për njohjen e Palestinës

By: redi
28 July 2025 at 17:30

”Nuk mbaj asnjë qëndrim për njohjen e një shteti palestinez”,-tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump teksa fliste me gazetarët jashtë resortit të tij Turnberry në Skoci, së bashku me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe gruan e tij Victoria. Trump shtoi se e dinte që Starmer kishte një qëndrim për këtë çështje. ”Vuajtjet dhe uria e papërshkrueshme” e popullsisë palestineze “në Gaza” janë në…

Source

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

By: redi
1 July 2025 at 20:52

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme. Trump pritet të takohet me Netanyahun të hënën dhe u tha gazetarëve gjatë një vizite në Florida se do të jetë “shumë i prerë” me të për nevojën e një armëpushimi të…

Source

Netanyahu falënderon Trump dhe Amerikën për mbështetjen ndaj Izraelit

By: redi
18 June 2025 at 21:31

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderon Presidentin amerikan Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër Iranit. Në një videomesazh të ndarë nga zyra e tij, Netanyahu falënderoi Trumpin për “mbështetjen që SHBA-të na kanë ofruar në mbrojtjen e qiejve të Izraelit”. Ai tha se të dy udhëheqësit kanë folur rregullisht…

Source

Kryeministri Netanyahu mbledh sonte kabinetin e sigurisë së Izraelit

By: redi
18 June 2025 at 15:41

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thirrur në mënyrë urgjente mbledhjen e kabinetit të sigurisë së Izraelit. Takimi pritet të zhvillohet sonte në mbrëmje, ku do të diskutohet mbi konfliktin me Iranin. …

Source

Qeveria në krizë, partitë opozitare gati projektligjin për të shpërndarë Parlamentin

By: redi
11 June 2025 at 17:29

Debati mbi përjashtimin e hebrenjve ultra-ortodoksë nga shërbimi ushtarak kërcënon të destabilizojë qeverinë e koalicionit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Udhëheqësit e partive opozitare të Izraelit kanë paraqitur një projektligj në Knesset për ta shpërndarë atë, gjë që mund të hapë rrugën për zgjedhje të reja të parakohshme. ”Ky vendim ishte unanim dhe është i detyrueshëm për të…

Source

Netanyahu konfirmon paqen në Gaza: Izraeli pranon propozimin amerikan për armëpushim

By: redi
29 May 2025 at 18:10

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, pohon lajmin e madh që Izraeli ka pranuar një propozim të ri për armëpushim, i paraqitur nga i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Grupi Hamas njoftoi më herët se kishte marrë propozimin e armëpushimit nga ndërmjetësit ndërkombëtarë dhe po e shqyrtonte me kujdes. Deri tani, përpjekjet për një armëpushim të qëndrueshëm kanë hasur në…

Source

❌