Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Koha Jone

Arbeloa e nis me turp aventurën te Reali, eliminohet nga Albacete në Kupën e Mbretit

By: rozalb
14 January 2026 at 23:14

Debutimi i parë i Real Madridit nën drejtimin e Alvaro Arbeloas përfundon në mënyrën më të keqe. Në stadiumin “Carlos Belmonte”, madrilenët u mposhtën 3-2 nga Albacete dhe u eliminuan në fazën e 1/8-ave të finales së Kupës së Mbretit, duke shkaktuar një surprizë të madhe në futbollin spanjoll. Skuadra vendase kaloi në avantazh në minutën e 42-të me golin e Javi Villar. Reali reagoi në fundin e…

Source

Carabao Cup/ Arsenali fiton aktin e parë gjysmëfinal ndaj Chelsea-t

By: rozalb
14 January 2026 at 23:08

Chelsea i drejtuar nga Liam Rosenior pësoi një humbje në shtëpi në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup, duke u mposhtur 2-3 nga Arsenali i Mikel Artetës në “Stamford Bridge”. Një rezultat që i jep avantazh të konsiderueshëm “Topçinjve” përpara ndeshjes së kthimit, e planifikuar më 3 shkurt në “Emirates”. Arsenali e nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e 7-të me Ben White.

Source

Bayerni fiton me përmbysje ndaj Koln dhe blindon kreun

By: rozalb
14 January 2026 at 22:55

Bayern Mynih vazhdon marshimin e sigurt në Bundesliga, duke kaluar edhe pengesën Këln me fitoren 3-1. Kampionët në fuqi u detyruan të përmbysin rezultatin, pasi miqtë kaluan të parët në avantazh me Maina në minutën e 41-të, duke befasuar “Allianz Arena”. Reagimi i bavarezëve nuk vonoi. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Serge Gnabry barazoi shifrat, duke rikthyer qetësinë te skuadra e drejtuar…

Source

Interi vuan ndaj Lecces, Esposito i jep 3 pikët e arratisjes në krye

By: rozalb
14 January 2026 at 22:50

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu hedh një hap të rëndësishëm drejt shkëputjes në krye të Serie A, falë fitores minimale 1-0 ndaj Lecces në ndeshjen e prapambetur të javës së 16-të. Para publikut të “San Siros”, zikaltërit lënë pas barazimin 2-2 me Napolin dhe përfitojnë edhe nga ndalesa e rivalëve, të cilët u ndalën 0-0 nga Parma. Ndeshja ishte e luftuar dhe me raste nga të dyja palët.

Source

Thirrja për shqiparët: Të shpëtojmë Silvjan

By: redi
14 January 2026 at 22:13

Jeta e Silvjas ndodhet në rrezik të menjëhershëm. Ajo ka nevojë urgjente për një ndërhyrje kirurgjikale jetike, kostoja e së cilës arrin në 100.000 euro – një shumë e papërballueshme për familjen e saj. Familjarët dhe të afërmit bëjnë apel për ndihmë, duke ftuar qytetarët që të kontribuojnë sipas mundësive. Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë diferencën dhe t’i japë Silvjas shansin për të…

Source

VIDEO/ Kristi arratiset nga burgu, gardiani e ndjek nëpër oborr

By: redi
14 January 2026 at 21:51

Kristi ka arritur që të arratiset nga burgu. Ai ka këputur telat me të cilat ishte vendosur godina e burgut në oborrin e shtëpisë së Big Brother, dhe ka arritur që të dalë. Brikena nuk i është bashkuar planit, por ka qëndruar ‘në qeli’ për të shlyer dënimin e Vëllait të Madh.

Source

Yesterday — 14 January 2026Koha Jone

”Alba ka të drejtë, Limi po gënjen”, befason me qëndrimin Bia: Kur të dal…

By: redi
14 January 2026 at 21:45

Alba dhe Bia kanë vendosur të ulen dhe të sqarojnë situatën mes tyre. Përplasja e javës së kaluar, e cila kishte tërhequr vëmendje të madhe brenda shtëpisë, duket se ka marrë një kthesë më të qetë, me të dyja vajzat që kanë reflektuar mbi atë që ndodhi. Gjatë bisedës, Bia u shpreh e penduar për debatin dhe pranoi se përplasja kishte ardhur për një histori që tashmë i përket së kaluarës.

Source

Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti 2013

By: redi
14 January 2026 at 21:36

Ervin Salianji thotë se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013. Ai e lidh me në mënyrën e funksionimit, që ka mungesë në përzgjedhjen e lidershipit dhe që nuk ka gjuhë politike. Sipas tij jemi në vitin 2026, por shumica e figurave që garojnë dhe drejtojnë PD-në janë të njëjtët emra që kanë qenë aktivë edhe në vitin 2013. I ftuar në ”A2cnn”, Salianji pranoi se edhe ai…

Source

Samiti me SHBA-të për Groenlandën, ministri i Jashtëm danez: Ka ende mospajtim

By: redi
14 January 2026 at 21:21

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, dhe ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, po mbajnë një konferencë për shtyp në ambasadën daneze në Uashington. Ai thotë se Danimarka është entuziaste të bashkëpunojë me SHBA-të dhe se janë të përgatitur të shkojnë edhe më tej. Danimarka kërkonte mirëkuptim nga bisedimet e sotme, shton Rasmussen. Më tej e përshkruan takimin e…

Source

Gjin Gjoni tregon tre faktorët që e shtyjnë opozitën drejt qeverisë teknike

By: redi
14 January 2026 at 21:11

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka shpjeguar arsyet pse opozita ka intensifikuar kërkesën për një qeveri teknike. Ai theksoi se janë tre faktorë kryesorë që e kanë shtyrë PD-në drejt këtij qëndrimi. ”Aty janë faktuar të gjitha shkeljet dhe thuhet hapur se zgjedhjet ishin të parregullta. Ndryshe nga raportet e mëparshme, të cilat gjithmonë evidentonin një përmirësim krahasuar me…

Source

Pas qeverisë, Rama mbledh këtë të premte grupin parlamentar të PS

By: redi
14 January 2026 at 20:56

Pas qeverisë, kryeministri Edi Rama këtë të premte do të zhvillojë një mbledhje edhe me grupin parlamentar të PS. Punimet nisin me fjalën e Ramës, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi si dhe Taulant Ballës. Secili prej kryetarëve të Komisioneve do të mbajnë fjalën e tyre, ndërsa mbledhja vjen 3 ditë para nisjes së sesionit plenar.

Source

Arratisja e bujshme, të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit

By: redi
14 January 2026 at 20:40

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, disa të paraburgosur në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit dhe IEVP të tjera. Mësohet se zhvendosjet po bëhen nën masa të rrepta sigurie, ndërsa të paraburgosurit janë ata që akuzohen për krime të rëndë. Arsyet e kësaj lëvizje ende nuk dihen, por kjo vjen vetëm pak orë pas shkarkimit të drejtorit të kësaj IEVP-je, pas arratisjes së Altin Docit.

Source

Napoli ndalet sërish, nuk fiton dot ndaj Parmës

By: rozalb
14 January 2026 at 20:38

Ndeshje e prapambetur e javës së 16-të të Serie A mes Napolit dhe Parmës u mbyll me një barazim pa gola në “Maradona”, rezultat që i detyron napolitanët të kënaqen me barazimin e tretë radhazi në kampionat. Antonio Conte, i pezulluar dhe i detyruar ta ndjekë ndeshjen nga tribuna, vendosi të rikthente Lang titullar dhe i besoi fanellën nga minuta e parë edhe Mazzocchit. Nga ana tjetër…

Source

Sesioni i ri parlamentar, dialog politik dhe llogaridhënie qeveritare në Kuvend

By: redi
14 January 2026 at 20:37

Sesioni i ri parlamentar nis më 19 janar, dhe kryetari i Kuvendit ka bërë gati një plan veprimi të institucionit që drejton, duke marrë parasysh edhe rekomandimet e KE-së. Niko Peleshi synon të rrisë dialogun politik. Sjellja e deputetëve jo pak ka shqetësuar mazhorancën qeverisëse, prandaj Peleshi mendon se ka ardhur koha për të ndryshuar Kodin e Sjelljes që lidhet me takimet e deputetëve apo…

Source

”Bëjmë detyrat e shtëpisë në shkollë”, Rama tregon për nismën e re në Berat: Lehtësojmë ngarkesën e prindërve

By: redi
14 January 2026 at 20:09

Në shkollat e Beratit po zhvillohet me sukses programi “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, një nismë që synon përvetësimin më të mirë të dijes nga nxënësit, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mësuesve. Kryeministri Edi Rama thotë se programi synon gjithashtu të lehtësojë ngarkesën e prindërve dhe të forcojë marrëdhëniet shkollë-prindër-komunitet, duke krijuar një model bashkëpunimi të frytshëm dhe…

Source

Kë godet deputeti i PD, Luan Baçi, në Kupolën e sotme të Selisë Blu?

By: njeshi
14 January 2026 at 20:06

Nga Luan Baçi, deputet i PD- “Spak heton Kuvendin e 11 Dhjetorit të Partisë Demokratike, Kuvendin më të bukur dhe më të lavdishëm të saj! Ku u gjetën paratë? 4,400 delegatë × 10 mijë lek = 44 milionë lekë! Dalin dhe teprojnë, për një aktivitet të tillë të Partisë Demokratike! Besoj se çdo delegat, kaq lekë i ka dhe nuk ka detyrim, për të deklaruar burimin e këtyre të ardhurave!

Source

Reuters: SHBA mund të ndërhyjë ushtarakisht kundër Iranit brenda 24 orëve

By: njeshi
14 January 2026 at 19:57

Një ndërhyrje ushtarake e Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Iranit mund të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme, ka paralajmëruar një zyrtar europian, i cituar nga Reuters, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzohen ndjeshëm. Sipas burimit, situata është në zhvillim të shpejtë dhe vendimet ushtarake mund të merren në çdo moment. Ndërkohë, një zyrtar izraelit ka deklaruar…

Source

Kryeministri Kurti takim me ambasadorin William Walker në prag të përkujtimit të Masakrës së Reçakut

By: redi
14 January 2026 at 19:56

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti priti ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe bashkëpunëtorët e tij. Kurti shprehu mirënjohjen e tij për rolin historik të ambasadorit Walker në ekspozimin e krimeve gjenocidale të Serbisë ndaj popullit të Kosovës, si dhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm në shërbim të së vërtetës dhe…

Source

Amerika pezullon shqyrtimin e vizave, Flamur Noka akuzon qeverinë

By: redi
14 January 2026 at 19:42

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e fajësuar për një goditje të rëndë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Për të Shqipëria ndonëse është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, sot është përfshirë në listën e vendeve për të cilat DASH ka ndaluar procedimin e vizave. ”Departamenti i Shtetit ka ndaluar procedimin e vizave për 75 vende…

Source

❌
❌